Identifikohu



Regjistrohu

Buxhetorët, 10% e rrogës për Gërdecin

Qeveria nxjerr lekët e dëmshpërblimit për viktimat e tragjedisë nga rrogat e administratës së saj

gazeta Shqip

Qeveria shqiptare ka planifikuar që të vjelë 10 për qind nga rrogat e secilit prej buxhetorëve të saj, në mënyrë që të paguajë dëmin që ka shkaktuar në fshatin Gërdec pas shpërthimit tragjik të një jave më parë. Edhe pse nuk ka asnjë bazë ligjore për këtë “vendim” të pashkruar, por tashmë në ekzekutim e sipër të qeverisë, ata që punojnë në shtet do të kenë 10 për qind më pak nga pagesa e përhershme. Në listën e kontribuesve do të jenë mësuesit, ushtarakët, policët, mjekët e infermierët, punonjësit e administratës së institucioneve të varësisë etj.

Duke e zhveshur çështjen nga aspekti altruist i saj, juristët mendojnë se kjo nuk është shenjë e mirë për shtetin ligjor. “Kjo është shkelje. Nuk ka asnjë bazë ligjore që buxhetorëve t‘u mbahet nga paga e tyre qoftë edhe një për qind e pagesës për qëllime filantropike apo të tjera”. Kështu shprehet një prej juristëve, i cili ndonëse punon në një institucion shtetëror do të duhet që të “vuajë” këtë “altruizëm të detyruar” qeveritar me paratë e punonjësve të saj. Ndërkohë që justifikimi për paratë e munguara të emergjencave civile duket se nuk mungon as këtë herë. Institucionet shtetërore, në mënyrë “të pavarur”, kanë vendosur që të kontribuojnë për të ndihmuar ata që u lënduan dhe u dëmtuan pas shpërthimit të fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec të Vorës.

Por sipas vetë punonjësve, miratimi i tyre nuk është marrë aspak. Madje as që janë pyetur edhe në rast se ndonjëri do të kishte kundërshtime. Kështu ka ndodhur me uniformat blu, apo me një numër të madh pedagogësh, shefat e të cilëve kërkojnë që me këtë rast të manifestojnë “devotshmërinë” e tyre në ditë të vështira për partinë në pushtet. Gjithashtu, juristët bëjnë me dije se për raste të tilla fatkeqësish dhe dëmesh që duhen përballuar nga shteti, në përputhje me ligjin ka fonde të caktuara. Ato janë fondet rezervë që çdo shtet serioz duhet t‘i ketë të garantuara për qytetarët e tij në raste fatkeqësish natyrore apo “babëzish për përfitime të shfrenuara në kurriz të njerëzve”, si në rastin e Gërdecit. Fatura e dëmeve po “përtypet” ende në Ministrinë e Financave dhe zyrën e emergjencave civile, që pas raportimeve të pushtetit vendor duhet të përballet me rreth 4 mijë objekte të dëmtuara ose të shkatërruara tërësisht, apo me plot 400 biznese që rrezikojnë falimentimin, nëse shteti nuk ndërhyn për t‘i rikuperuar dëmet. Sipas raportimeve të deritanishme vetëm 200 objekte kanë dëmtime të lehta që nënkupton faktin se shumat e dëmet janë vërtet të mëdha.

Megjithatë, askush nuk mund t‘i detyrojë buxhetorët që të heqin dorë nga 10 për qind e pagës së tyre mujore, për të mbuluar “arkën e rrënuar” të qeverisë, për të cilën ata punojnë. Madje, protesta e tyre nën zë shkon edhe ca më tej. “Vetë i vrasin dhe ne na mbajnë rrogën”, shprehet një mësuese, e cila për shkak se duhet të ruajë vendin e punës, nuk mund të dalë dot e vetme përballë kryeministrit, për t‘i treguar atij përgjegjësitë që ka qeveria në rastin e kësaj tragjedie. Po kështu, të tjerë pohojnë se kontributi i tyre financiar për të dëmtuarit e kësaj tragjedie, në mënyrë të lirë ka shkuar dhe po shkon në llogaritë bankare, që tashmë janë bërë publike për këtë çështje. Por kurrsesi ata nuk bien dakord me faktin që qeveritarët t‘ia hedhin edhe këtë herë po në kurriz të qytetarëve, që duhet të paguajnë edhe faturat e gabimeve të krerëve të tyre.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente »

  1. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Mars 2008 @ 7:05 pm

    Në listën e kontribuesve do të jenë mësuesit, ushtarakët, policët, mjekët e infermierët, punonjësit e administratës së institucioneve të varësisë etj.

    Vazhdon tragji-komedia Berishiane…vet i vrasin dhe mesuesit dhe punonjsit i paguajn.

    Po…nga rrogat e deputetve, ministrave dhe kryeministrave dhe topxhinjve e topallve…do ju hiqet ndonje 10% apo jo??

    Besoj se kte do ta quajne “Taksa e EDVIN-it”…per ate Qipriotin se mos ma ngaterroj dikush per Edin tone te dashur.

  2. shefi kuadrit thotë:

    24 Mars 2008 @ 9:25 pm

    Nuk e di se sa e vertete eshte kjo po nese eshte eshte budallallek me brire. Askush nuk mund ti mbaje nje nepunesi pare nga paga ne menyre te tille arbitrare. E hedh shtetin ne gjyq dhe e ben per nje lek. Shteti nuk duhet te perftoje nga dhimbja popullore per tu sjelle si shtet tipik komunist.

  3. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Mars 2008 @ 10:10 pm

    Shefo, seriozisht e ke??
    hahahaaaaaa ç’mke bërë për të qeshur hahahaaa :)

  4. toko thotë:

    24 Mars 2008 @ 10:28 pm

    Ha ha ha Une tani e lexova Ne fillim nga titulli thashe se ishte vullnetarizem i buxhetoreve por nuk qenka keshtu ha ha ha Qiviria do tu mbaj rrogen me detyrim. Mbase Berisha ka parasysh qe tere buxhetoret “vjedhin”, tere administrata e tij eshte “fajtore” per kete mynxyre dhe tani kerkon qe te paguajne “fajtoret”.
    Ne fakt nuk e ka keq Mbase doktoret mesuesit policet, shoferet e ministrave dhe roja tek dera e ministrise jane te koruptuar kush me shume e kush me pak vjedh dicka nga ky shtet pa zot ne emer te ekonomise se tregut, por per Gerdecin nuk mund te paguajne mesuesit e doktoret ashtu si per nivelin e ulet te arsimit nuk mund t paguajne ushtaraket apo per pacientet e vdekur se nuk kane te paguajne doktorin nuk mund te paguaj roja i deres se ministrise. Kjo quhet rishperndarje e fajit. Sic behet rishperndarja e te ardhurave nepermejt taksave. Faji dhe korupsioni jo vetem egziston ne shqiperi por eshte ligjeruar. Paguaj 10% se vjedh. Takse mbi korupsinin. ha ha ha

  5. buli3go thotë:

    24 Mars 2008 @ 10:33 pm

    Pajtohem me shefin. Shteti duhet te beje nje eficence Parreto, pra te gjeje nje menyre per te permiresuar poziten e nje pale pa cenuar poziten e pales tjeter. Perndryshe, duhet te beje kompensimin e demit qe do te pesonin buxhetoret.

  6. Ardi thotë:

    24 Mars 2008 @ 10:56 pm

    Parate e pista qe ka mbledhur Berisha nga gjaku dhe ‘97 ti terheqe nga llogarite bankare qe ka ne Qipro dhe te ndihmoje Gerdecin.

  7. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    24 Mars 2008 @ 11:48 pm

    Ministria e Financave e ka pergenjeshtruar sot kete lajm….

  8. Anisa thotë:

    25 Mars 2008 @ 12:30 am

    Ll, vertet, eshte pergenjeshtruar?

  9. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Mars 2008 @ 10:22 am

    Po, nepermjet nje njoftimi te shperndare neper gazeta.

  10. tung thotë:

    25 Mars 2008 @ 10:27 am

    kesaj i thone vullnetare me polic[qe thoshim dikur]

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.