Burime të stërmëdha nafte në Shqipëri?
Kohët e fundit mediat shqiptare dhe të huaja kanë njoftuar se rezervat e naftës të gjetura në Shqiperi janë shumë më te mëdha nga ç’mendohej deri më tani. Por, pas këtij lajmi mund të fshihet një spekullim i rrezikshëm financiar. Ato që mund të rrezikoheshin nga kjo loje do të ishin xhepat goxha të shpuar të taksapaguesve shqiptarë. Një gazetar italian, Michele Altamura*, përpiqet të analizojë situatën nga ky këndvështrim i veçante, në artikullin e botuar në daten 13 janar në sitin rinascitabalcanica.com dhe që unë e përktheva dhe përgatita për Peshkun pa Ujë. Të më falin lexuesit për gabime të mundshme që vijnë si pasojë e kohës së paktë në dispozicion. Unë nuk garantoj vërtetësine e atyre qe shkruhen në këtë artikull dhe nuk perfaqesoj mendimet e shprehura ne te, por mendoj se sido që të jetë, mund t’ja vlejë që të lexohet.
Në Shqipëri zbulohen vendburime nafte me aftësi për të prodhuar mbi 3 miliard fuçi. Shfrytëzimin e këtyre puseve të pasur do ta bëj shoqëria zviceriane e naftës, Manas Corporation, e cila, dhjetorin e kaluar, arriti të siguronte konçesionin qeveritar për aktivitetet e kërkimit, zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, falë marrëveshjes të ratifikuar midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjisë, të përfaqesuar nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe DWM Petrolum AG, e kontrolluar nga Manas. Pohimin e pranisë së një sasie te tille masive nafte e bëri Gustavson Associates LLC, shoqëri amerikane që ofron një shërbim konsulence inxhinjerie dhe financiare në nivel ndërkombëtar, e cila pohon se “rezervat e naftës të gjetura në Shqipëri janë shumë më të mëdha nga c’mendohej deri më sot”, përveç ekzistencës të një vendburimi të nëndheshëm prej 3 trilion metrash kub rezervash gazi natyror. Duke konsideruar çmimin aktual të naftës, vendburime te tilla do të ofronin një rendiment prej më shumë se 32 miliard dollarësh, dhe, sipas ekspertëve, Shqipëria do të bëhej një nga të paktat vende të rajonit me një sasi të tillë të konsiderueshme rezervash të hidrokarbureve.
Studimi u krye në një territor që shtrihet mbi një sipërfaqe prej 4000 kilometrash katrore, nga Durrësi deri në Shkodër, në blloqet A-B e D-E. Bëhet fjalë per zonën jugore të Tiranës, që paraqet një naftë të ngjashme me atë te Kakran-it; dhe për zonën veriore të Tiranës, qe shtrihet mbi blloqet B, D dhe E, përfshi zonën e Rinasit.
E njëjta zonë ka qenë objekt kërkimesh nga ana e AlbPetrol, Shell, INA, Premier Oil, dhe Coparex, të cilat megjithatë kanë braktisur projektin e nxjerrjes duke dhënë si arsye “luftën civile në Shqiperi dhe konfliktin në Kosovë”. Duket e çuditshme që paqëndrueshmëria politike e rajonit të ketë ndalur aktivitetet e nxjerrjes, duke konsideruar që pjesa më e madhe e pikave nevralgjike të nxjerrjes së naftës janë të karakterizuara nga luftra dhe konflikte.
Sikur kjo të mos mjaftonte, kujtojme se si puna e palodhur dhe e pandërprerë e ekspeditës shkencore të bërë gjatë regjimi komunist nuk dha asnjë rezultat. Shumë nga kërkuesit që në atë kohë morrën pjesë në eksplorimin shkencor të Patosit në vitin 1975, me qëllimin për të gjetur vendburime të stërmëdha nafte, u arrestuan dhe u dënuan si “sabotatorët e naftës”, duke qenë se kishin disinformuar regjimin ose, kishin dështuar në misionin e tyre. “5 Marsi i vitit 1975 shënoi në fakt tragjedinë e kërkuesve shqiptarë të naftës – siç dokumentohet në dëshmine e Petraq Xhaçkës, një nga inxhinjerët e grupit të eksplorimit – dhe kështu u dënuan me vdekje për arsye politike dy gjeologët, Koço Plaku dhe Milto Gjikopulli, dhe me izolim nga 15 deri në 25 vjet burg kërkuesit që bashkëpunuan, ndërsa punëtorët e thjeshtë u vunë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga Sigurimi i Shtetit”. Ai që u godit më rëndë ishte Instituti i Studimeve Shkencore të Naftës, i cili iu nënshtrua persekutimeve në kuptimin e plotë të fjalës dhe internimeve për gabimin e kryer, duke shënuar atë që do të kujtohej nga populli shqiptar si “sulmi ndaj sabotatorëve të naftës”.
Nje kapitull i trishtueshëm i historisë shqiptare, që megjithatë dëshmon se si në këto vitet e fundit nuk është ndalur kurrë së kërkuari naftë, duke shpuar mbi 4.666 puse nafte, nga te cilet 3.123 janë në punë, ndërkohë që 981 puset e tjera janë mbyllur ose braktisur, por pa sjellë kurre në pah një sasi të konsiderueshme nafte te parafinuar ose gazi. E megjithatë, amerikania Gustavson Associates pohon se Shqipëria zotëron mbi tre miliard fuci nafte, në një thellesi mesatare – dhe jo të tepruar – prej 3500 metrash, të mbajtur nga një shtresë qymyrgurore. Lind pyetja pra se pse, në këto vite, megjithë teknikat e përparuara të eksplorimit, një sasi kaq e madhe nafte nuk është nxjerrë në dritë, ndërsa sot, firmoset, në favor të një shoqërie zviceriane, një marrëveshje konçesioni qeveritar që vlen “potencialisht” 32 miliard dollarë.
Lajmi nuk mund të mos prekte opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar, po të konsiderojmë përpjekjet e regjimi të Berishës për të zgjidhur krizën kaq te vuajtur energjitike. Është e rëndësishme që të kujtojmë planin energjitik të Qeverisë Shqiptare, që ndërsa lajmëron ndalimin e punimeve të ndërtimit të Tec-it të madh – termocentrali i Fierit i financuar nga Banka Botërore – nga ana e Ndërmarrjes Elektrike Tiçineze (AET), parashikon veprën e ristrukturimit te digave dhe hidrocentraleve të ndërtuara përgjatë lumit Drin me nje studim faktibiliteti që i është kërkuar po të njëjtës ndërmarrje zviceriane për mbi 1 milion euro.
Duke konsideruar që Shqipëria po grumbullon një seri te pafund kërkimesh dhe studimesh faktibiliteti, pjesa më e madhe e të cilave financohet nga shoqeria zviceriane, pa çuar deri në fund planet e saj të investimeve, lind me të drejtë dyshimi se pas këtyre projekteve fshihen mekanizma krejt të tjerë. Ju referohemi në fakt operiacioneve financiare që perdorin të ashtëquajturat “Kolaterale” ose “Bonde”, të pashfrytezueshme ose jo të vlefshme, të destinuara siç duket për financimin e projekteve infrastukturore ose energjitike, duke i bërë te padallueshme faktikisht nga një kontratë financiare e cila ka për qëllim të krijojë para nga asgjëja. Fonde të tilla më pas do bëhen pjesë e kapitalit të shoqërive dhe bankave, duke i fryrë kështu bilancet e tyre.
Nje hipotezë e tillë nuk është edhe aq larg nga realiteti, po të konsiderojmë se deri më sot nuk është gjetur ende aq naftë sa të justifikojë investime, dhe nuk janë ndërtuar çentralet e medhaja për të shpëtuar Shqipërinë nga kriza energjitike. Nuk duhet të harrojmë se, pak ditë nga lajmerimi i Petrobras-it, (shoqëri naftënxjerrëse braziliane), rreth disa vendburimeve të stërmëdha nafte, Etleboro zbuloi tregtimin nëpër qendrat financiare zviceriane të “kolateraleve” të pavlefshme, që megjithatë ishin shitur si të rregullta. Bëhet fjalë veçanërisht për bondet Petrobras. Lajmi i “kolateraleve” Petrobras sidoqoftë ridimensionoi shpejt lajmin e lëshuar nga shoqëria naftënxjerrëse braziliane, duke shkaktuar tek investitorët dyshime legjitime.
Shqipëria, duke patur parasysh dobësine e vetë, duhet që të tregohet sot shumë e kujdesshme ndaj këtyre lojrave financiare, sepse ato rrezikojnë të mbushin arkat e shtetit me “letër pa vlerë” si garanci për financimin e projekteve te rëndësishëm. Borxh që më tutje do të paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë, që në këtë rast janë “te verteta”, dhe jo fallco si titujt e dhënë si garanci nga financuesit privatë.
____________________________________
*)Michele Altamura eshte bashkethemelues i Etleboro akronim i “Elaborazioni Telematiche Libere Economiche Basi Operative Ricerche ad Oltranza” nje organizate pa qellime fitimi qe mbledh dhe shperndan lajme duke u bazuar ne konceptin e rrjetes (te ndryshme nga web-i). Nga nje lexim i manifestit te saj, duket sikur karakterizohet nga ideologjite e ekstremit te majte dhe te “Teorise se komplotit”.
Shkrimet e ketij autori shkembehen midis Etleboro dhe Rinascita Bacanica ne te cilin ai eshte zevendes drejtor ashtu si edhe shume artikuj te tjere dhe duket sikur te dyja keto site jane e njejta gje. Rinascita Balcanica eshte gjithashtu nje rrjet informacioni qe publikohet ne dy portale, ai italian dhe ai serb Evropa Nacija.
Ne artikujt e tij ai ka hetuar dhe kritikuar shpesh here skandalet e multinacionales te stermadhe amerikane te ndertimit te veprave inxhinjerike dhe te konsulences, Bechtel. Ai nuk eshte gazetari i vetem qe ben kete. Kjo korporate eshte prej kohesh ne syrin e ciklonit qe nga Eurotunnel e deri tek Big Dig ne Boston.
Pasi me daten 6 janar gazeta Korrieri publikoi nje artikull te Fulvia Novellino-s, “Bechtel e lidhur me Bin Ladenin”, (“Bechtel : il vero volto del terrorismo”) te marre nga Rinascita Balcanica, Gazeta 55 botoi me date 12 janar artikullin “Bechteli dhe republika e bashkëtingëlloreve” me autor Pirro Sulin ne te cilin ndertohej nje teori “absurde” - sipas Rinascita Balcanica - ne te cilen kjo e fundit pershkruhej si nje strukture e degezuar e sherbimeve sekrete te Beogradit nepermjet Republika Srpska, nje central informacioni i financuar dhe i drejtuar nga Michele Altamura, i cilesuar si nje zedhenes propogandist i partive serbe. Rinascita Balcanica iu kunderpergjigj me artikullin La tela: una grande centrale di informazioni.
Te dhenat e mesiperme i shtova, sapo u informova, per ndershmeri ne raport me lexuesit. Kam pershtypjen se e verteta nuk qendron as nga Rinascita Balcanica dhe as (aq me teper) nga Gazeta 55. E verteta sipas mendimit tim, mbi te gjitha ne kohet qe jetojme, eshte rezultati i gjykimit personal ose nje mesatare e kendveshtrimeve te ndryshme qe na ofrohen ose qe ne gjejme.
olsib


18 Janar 2008 @ 10:05 am
Hmmm, “Rinascita” eshte nje faqe haptas Pro-Serbe dhe Anti-Shqiptare keshtu qe cdo lajm qe aty duhet pare me shume kujdes. Megjithate ne pergjithsi shkrimi nuk ben gje tjeter vecse keshillon maturi, gje e natyrshme per kedo qe do ti futej nje projekti kaq te madh.
18 Janar 2008 @ 7:12 pm
e di si eshte puna? Shell e Coparex kane harxhuar $25 milione USD ‘prospecting independently’ zonat qe tashme i ka ne dore Manas Petroleum (prej Genc Rulit). Se si i ka rene ne dore ky material Manas nuk e di. (prap Genc Ruli)
Sidoqofte, kopetente ne kete mes qe flasin shqip jane bashkepunonjesit shqiptare te ekipit studimor te Manas: Selami Meco i Universitetit te Tiranes, dhe Agim Mesonjsi (gjeonologjist)
18 Janar 2008 @ 7:38 pm
Beni disa veprime aritmetike ,nje shumzim te thjeshte te kapacitetit te fucive me nr. e tyre dhe nxirni perfundimin
Almanaku 2005 thote 0,2 bilion fuci x 160 litra=32 bilion litra: 1000=32 miljone ton:1miljon ton ne vit(apo sa?)=32 vjet
Te “stermedhate” thone 52 biljon fuci x160:100=52 miljon ton:1 miljon ton ne vit (apo sa?)=52 vjet
Ka njeri ketu te flase me shifra para se te nxjerrim perfundime?????
18 Janar 2008 @ 9:02 pm
Po cfare rezerva kemi ne o qyqare..Kjo eshte politike financiare..Ne kohen e Hoxhes shponin dite e nate e mezi gjenin nga nje pus nafte..qe te kishte rezerva te konsiderueshme,se ishte fjala per te care bllokaden..Ne ate kohe ishin me dhjetra specialiste qe punonin ne Institutin e Naftes e te Gazit dhe P.Xhaxhka qe permendet me lart ishte me te vertete nje shkencetar..njeri nga specialistet me te mire.Kam degjuar se me teper ka rezerva ne detin Adriatik sesa ne toke..Nga cfare sirtare doli kjo harte e kush e studjoi..??? Me siguri i zgjuari Genc Ruli..
18 Janar 2008 @ 9:23 pm
Ne kohen e Hoxhes i dashur ,jane bere studime serioze nga expert Ruse, Kinez ne bashkepunim me ata shqiptar.
18 Janar 2008 @ 9:57 pm
Opa ja dhe nje tjeter ceshtje u zgjidh nga peshkataret…dhe fajin e ka…ladies and gentleman…Genc Ruli!!
Tani shakate e Idrizit menjane (Almanaku i 2005-es qenka burimi…almanaku per femije mbase)…vetem ne Patos ka shume me teper se ato 0.2 biljon fuci nafte (qe faktikisht jane 165 miljon). Ky numer eshte numri qe dihet me siguri te madhe dhe qe eshte ne gjendje te nxirret me konditat e sotme. Edhe vende si Arabia Saudite per shembull…kane rezerva me te medha se ato qe quhen “proven oil rezerves”…edhe sikur ato rezerva te njihen e te jene studiuar…po qe per aresye politike apo ekonomike nuk perfshihen ne publikime. Ne Shqiperi…eshte me teper problemi se nuk ekzistojne mundesite ekonomike per zhvillimin e ktyre rezerva te tjera…po qe njihen me kohe.
Shell kur i beri analizat dhe zbuloj ato rezerva…per disa aresye nuk vendosi ti zhvilloj. Kishte aresye politike…qe ne si popull idiot i shkaktuam vet…kishte dhe aresye ekonomike…se kostoja e nje fucie nafte ne ate kohe ishte e ULET…dhe nuk kishte interes Shell-i te shpenzonte aq pare sa duheshin ne Shqiperi (ku infrastruktura ishte zero), dhe ne konditat e veshtira te Shqiperise…per nje fitim qe ne ate kohe ishte i vogel.
Por sot fucia e naftes eshte 100 dollar!! Vetem per kte…sot eshte fitimprurse.
Dhe ka te bej edhe me cilsine e naftes…qe mbase ne kohen e Shell-it mendoheshe se nuk ishte aq i larte (pra si ai ne Patos qe eshte nafte e rende…qe shitet ne Itali vetem me 50 dollar per fuci)…ndersa tani thone qe 1.4 miljard fuci jane nafte e lehte qe shitet me 100!
Po nesje u vendos ktu te peshku qe s’eshte e vertet…
18 Janar 2008 @ 10:04 pm
Ne fakt dhe mua me vajti mendja per nje gje te tille kur lexova artikullin per nafte para disa ditesh ketu. Sepse sot jane te njohura justifikimet e investimeve mbi bazen e te ardhure a fondi aluzionist , siç i kam quajtur une para disa vitesh. Biles dhe fryerja e brutos se kapitalit artificialisht , ka marre perpjestime te medha vitet e fundit nga kompani, fondacione e banka te ndryshme, gje qe ka implikuar dhe qeveritare per te mos thene qeveri.
Megjithate , ç’pune na prishi neve ky njoftim (mendova para disa ditesh) , ne fund te fundit zgjohet interesi investitorve, hidhet ca para pa detyrime paraprake apo pasprake, punohet, zgjerohet GDP/PBB, forcohet caze ekonomia.
18 Janar 2008 @ 11:55 pm
Ja futi njoni pord..es dhe kishte disa te huaj perreth.C’bone more i tha tjetri..na turpnove se kemi dhe keta te hujt..Hec mo se nuk dijne shqip at ja kthen tjetri..Keshtu dhe ne duke ja futur…fjaleve do ti bejme te huajt te interesohen per naften tone. Po po te themi se kemi rezerva per 3 miliard fuci i bie qe me 28.000 km2 qe jemi te notojme mbi nafte..E mo te huaj jane nuk dijne shqip..
Hajde te bejme me faj Jeminin e bujqesise per punen e naftes atehere.
18 Janar 2008 @ 11:56 pm
Hmmm…Po amerikanet c’thojne ?!
18 Janar 2008 @ 11:58 pm
Amerikanet jane bere gati te “sulmojne” Shqiperine per ti marre naften…
19 Janar 2008 @ 12:41 am
Qafir,
”Shell e Coparex kane harxhuar $25 milione USD ‘prospecting independently’ ” Vec Shelli ka harxhuar aty tek 80 melonat.
Grupi thote:
”Ne Shqiperi…eshte me teper problemi se nuk ekzistojne mundesite ekonomike per zhvillimin e ktyre rezerva te tjera…po qe njihen me kohe.”
grupo qe kur njihen o burre? dhe c’fare njihet? Dhe ti nga i di?
”Kishte aresye politike…qe ne si popull idiot i shkaktuam vet…kishte dhe aresye ekonomike…se kostoja e nje fucie nafte ne ate kohe ishte e ULET…dhe nuk kishte interes Shell-i te shpenzonte aq pare sa duheshin ne Shqiperi (ku infrastruktura ishte zero), dhe ne konditat e veshtira te Shqiperise…per nje fitim qe ne ate kohe ishte i vogel. ”
As e paske idene fare se si planifikon Shell &Co.. Se cbejne per nafte..
19 Janar 2008 @ 2:27 am
Kur pashe lajmin para ca ditesh tek google ishte nga Tanjugu, dmth meperpara kishte dal aty se tek mediat e tjera, prandaj edhe po komentoj.
19 Janar 2008 @ 5:14 pm
…qe ne si popull idiot…Paskemi pat fat ne qe kemi ikur
:(
:) 
:D 
E ci do arsyet e tjera:
- Almanaku per femije.
- Arsyet ekonomike te kostos.
- Infrastruktura ishte zero.
- Cilesia e naftes nuk vlente
- Naften tone e merr Italiani
Dhe e fundit fare por e nje rendesie nderkombetare :
-Idrizi me Almanaket e tij dhe nxitjen per te bere LLOGARI eshte armiku nr 1 qe pengon nxjerrjen e naftes.
Mbi keto arsye mbeshtetur ne faqen 203 dhe 205 te PETROLIFERES une GRUPI ___________________Urdheroj________________________
Qe sot e tutje kush shtet nafte nxjerres del ne treg me nje cmim NEN 100 USD per fuci deri ne zbulimin ,perpunimin dhe shitjen e naftes SHQIPTARE ne nje kohe prej 30-50 vjet e shpall Armik Personal.
Ne se nje argument mbeshtetet ne probleme qe as vet nuk i kupton se
cfare do te thush…vaj hallit O GRUP.
Dhe lexo me vemendje kam perdorur Vetem ato qe ke menduar e shkruar TI.Tjeter here do te bie dhe mendimet e shkrimet e mija…
Tjeter