Bulevardi i Tiranës, pasuri kulturore e Europës

Oliverta Lila (Gazeta shqiptare)

Tiranën e konsideron si rastin më ekstrem të shqetësimeve urbane. Ka ardhur në Tiranë për të prezantuar një ekspozitë arti, por në përvojën si arkitekt nuk mund të anashkalojë “kundërshtitë” e kryeqytetit shqiptar. Profesor Mark Swenarton, dekan i Departamentit të Arkitekturës në ‘Oxford’, tregon përshtypjet që i ka bërë qyteti në ndryshim. Ndodhet në Tiranë me rastin e çeljes së ekspozitës “Art &Arkitekturë/Qyteti/Realiteti dhe Vizione”, një ndërthurje punësh të studentëve të Arkitekturës dhe Arteve të Bukura të “Oxfordit” dhe studentëve e artistëve shqiptarë. E vlerëson si pasuri të trashëgimisë evropiane bulevardin e madh, ndërsa është i bindur se prirja drejt modernes nuk vjen nga ndërtesat e larta.
Gjatë kohës që merreshit me përgatitjen e ekspozitës, ju keni pasur rast të vizitoni edhe Tiranën. Çfarë përshtypje ju lë nga pikëpamja arkitekturore kryeqyteti shqiptar në ditët e sotme?
Nga ajo që shoh, Tirana ka një rast ekstrem të problemeve dhe shqetësimeve urbane që prekin shumë qytete. Kjo vjen nga tendenca për modernizim të shpejtë, kërkesave të jashtëzakonshme për shtëpi, infrastrukturës që mungon, problemeve të trashëguara dhe rritjes galopante ekonomike. Fenomene të tilla nuk kanë kaluar pa u cekur sidomos nga studentët shqiptarë. Ngucja e njerëzve dhe mungesa e shërbimeve publike (Flasim për parqe, monumente, vende pushimi, çezma etj), të gjitha këto janë të kapura sidomos në punët e artistëve shqiptarë. Ndërsa studentët e Arteve të Bukura të “Oxfordit” janë fokusuar në idenë e qyteteve si distopi, aty ku njerëzit janë si të huaj me njëri-tjetrin e pa marrëdhënie sociale. Por këto janë realitete që nuk i shmangesh dot, janë realitete nga të cilat fillon puna jonë dhe këtë e tregojnë dhe punimet e studentëve.
Një ekspozitë arti dhe arkitekture që nënvizon problemet…
Artet e bukura nënvizojnë problemet, i nxjerrin ato në pah, ndërsa arkitektura jep një shembull zgjidhjeje të këtyre problemeve kaq të rënda edhe në ditët e sotme.
Ju ka bërë shumë përshtypje Bulevardi i madh i Tiranës. Ku mbështeten vlerësimet tuaja?
Të fillosh të mendosh për qendrën e Tiranës do të thotë të vlerësosh e të shijosh akset kryesore. Po flasim kryesisht për bulevardin, i cili është një ndër planifikimet para luftës nga më të mirët në Europë. Unë mendoj që ky bulevard duhet të jetë pjesë e trashëgimisë evropiane të kulturës. Qasja ime për të menduar rreth fytyrës së ardhme të Tiranës, mbështetet mbi faktin se si të ruhet dhe të përqaset, të gjendet balanca mes trashëgimisë dhe zhvillimit të qytetit, pa e dëmtuar këtë të fundit. Gjëja më e rëndësishme kur bëhet një master-plan, është marrja parasysh e ushqimit të vlerave ekzistuese që ka ky qytet. Cilësia kryesore e Tiranës është bulevardi i madh dhe tri qendrat( Sheshi “Nënë Tereza”, sheshi “Skënderbej” dhe ndoshta në të ardhmen dhe stacioni i trenit).
Ju e keni shqyrtuar tashmë planin francez për qendrën e Tiranës në moketin e ekspozuar në Galerinë e Arteve. Çfarë mendimi do të ndanit si arkitekt?
Po të flasim për sheshin “Skënderbej”, më duket zgjidhje e përshtatshme që kullat e larta janë të zhvendosura nga sheshi duke krijuar një lloj gjerdani që rrethon një margaritar. Çështja e diskutueshme mbetet lartësia e tyre. Nëse do të ndërtohen në këtë shkallë, kjo lartësi ka rrezikun që t’i bëjë ndërtesat e ministrisë të duken si xhuxha. Nga ana tjetër, një nga cilësitë e këtij sheshi është se sheh malin e Dajtit dhe kurorat e maleve. Nëse këto ndërtesa do të ishin kaq të mëdha, kjo pamje filmike do të reduktohej. Por nga ana tjetër, më duket e panevojshme ndërtimi i kullës shumëkatëshe brenda te Muzeu Kombëtar. Duket se është më shumë një gjetje e shtyrë nga simetria që duhet t’i jepet sheshit. Për mendimin tim, kur ke një bulevard kaq të gjatë e të gjerë me një identitet dhe simetri kaq të fuqishme, nuk ke nevojë që në çdo pjesë të ketë simetri perfekte. Simetria është vet bulevardi. Po ashtu, ideja për të futur një shumëkatëshe në mes të kryeministrisë nuk justifikohet dot përmes simetrisë, ndonëse në mënyrë gjeometrike kanë dashur t’i kundërvihen kullave binjake. Është e pakuptueshme që në mes të një ndërtese me një identitet ndryshe të kesh një shtesë kaq të çuditshme. Duhet bërë një punë studimore jashtëzakonisht voluminoze për të caktuar fytyrën e qytetit në të ardhmen. Për të qenë modern, jo gjithçka zgjidhet me kulla të larta. Qendra e Tiranës është pjesë e trashëgimisë evropiane të planifikimit urban mes dy luftërave botërore dhe prishja e saj do të jetë prishja e trashëgimisë evropiane.
Çdo i huaj që ndalon në kryeqytetin shqiptar, nuk mund të anashkalojë ngjyrat e ndërtesave. Cila ka qenë përshtypja juaj e parë?
Përshtypja e parë që mu krijua ishte ngjyra e artë që ka Tirana, e verdhë e artë në të cilën janë përfunduar shumë ndërtesa. Lidhjen për këtë zgjedhje e bëj kollaj me atë perëndim shumë të fuqishëm të diellit në Tiranë, që ndriçon shumë ndërtesa. Ndoshta e kanë marrë frymëzimin nga ky tipar.
Në Galerinë e Arteve është prezantuar ekspozita e parë si bashkëpunim i studentëve dhe artistëve të ‘Oxfordit, me ata të Shqipërisë. Do të vazhdojë ky projekt?
Ne na janë dashur dy vjet për të arritur në këtë projekt, e pasi kemi bërë gjithë këtë mundim, do kishim dëshirë që ky projekt të vazhdonte. Në të ardhmen do të donim të sillnim studentët tanë të arkitekturës që të bënin një punë më të prekshme me ndërtesat dhe jo domosdoshmërish artistike. Jo të gjitha ndërtesat janë të bukura. Ne bëjmë edhe një që është e orientuar nga ana sociale, problemet, gjëra që kanë të bëjnë me shoqërinë që e na prekin shumë.
E kanë vizituar studentët periferinë?
Besoj se e kanë parë, por nuk kemi bërë studime në detaje. Nëse merr një copë të Tiranës tamam si një copë torte, e sidomos nga periferia dhe ia jep studentëve, nga pikëpamja arkitekturore, do të kishim rezultate shumë interesante.
Si e shihni lidhjen mes artit dhe arkitekturës?
Mendoj se arkitektët marrin frymëzim të drejtpërdrejtë nga puna e artistëve. Ndoshta duket pak e habitshme, por është e vërtetë. Gjithmonë e më shumë kjo po ndodh në Britani në projekte në shkallë të madhe, e sidomos në projekte publike.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente

  1. Tironsi thotë:

    9 July 2008 @ 11:51 am

    Ndërsa studentët e Arteve të Bukura të “Oxfordit” jane..

    Pse eshte me thonjeza Oxfodri ketu? Ca dmth?

  2. Moza thotë:

    9 July 2008 @ 11:54 am

    Per ta theksu mer, se mos te kalon pa e vrejt mire qe eshte Oksford :P

  3. Artian thotë:

    9 July 2008 @ 12:27 pm

    Pasuri kultore e bulevardit ,eshte mendim personal i nje personi,por kjo nuk do te thote ti japesh doren e fundit me nje titull:
    Bulevardi i Tiranës, pasuri kulturore e Europës
    Pastaj ai bulevard eshte bere nga Italianet..lajthaj ate kemi pas1

  4. berberi thotë:

    9 July 2008 @ 12:53 pm

    Kam pershtypjen se Tirona duhet te jete kryeqyteti i vetem ne bote qe nuk ka qofte edhe nje Hale publike ku njerzit te shurrojne jo ne brek apo cepave te ndertesave si qent e rruges. Pra Tirona duhet te shpallet si qytet Hale nderkombetar.

  5. ftjkt thotë:

    9 July 2008 @ 2:24 pm

    Pra Tirona duhet te shpallet si qytet Hale nderkombetar.

    Deshe me thone… Si qyteti me “puritan” ne Bote qe i vjen “ndot” nga emrat qe ndiqen nga nje mbiemer i tille si ‘publik’ . P.sh. ne NUK kemi WC publike, shtepi publike, kemi shume pak parqe publike, dhe sherbimet publike i kemi cope-cope, etj, etj… Shkurt muhabeti, kemi nje publik FUTJA KOT

  6. Grupi thotë:

    9 July 2008 @ 4:51 pm

    dhe rritjes galopante ekonomike.

    Deri ne Oksford paskan vajt Birishainet…

    Pastaj ai bulevard eshte bere nga Italianet..lajthaj ate kemi pas1

    Eshte e kohes se Zogut…para Italianve. Arkitekt kan qen Italian.

    ku njerzit te shurrojne jo ne brek

    Berber vish ndonje diper here tjeter…te eshte ber mendja vetem m** e sh*…shurup…se ky muhabeti i WC-ve publike eshte hera e 17 qe e degjoj ke Peshku. O njerez…KU keni pare WC publike ju?? Une ne Amerike s’kam par ne asnje vend….edhe te kishe..do ja lija vetem berberit ti perdorte. Boll me budalleqe.

  7. Artian thotë:

    9 July 2008 @ 5:28 pm

    Grup..sa per dieni,nuk ka rendesi koha por bulevardi se bashku me godinat e ministrive,eshte projektuar nga nje italian pikerisht per ti dhene formen e spates me dy tehe,simbol i fashizmit Italian

  8. Dajoshi thotë:

    9 July 2008 @ 5:33 pm

    berbero, te vetmet hale publike ne NYC i ke ne subway dhe neper ca parqe. Duhet te jesh trim i krisur te kerkosh te perdoresh keto hale, shanset jane do dalesh i kafshuar ne vend te keq nga ndonje mi gjirizi sa nje mace ose riskon infektimin me sida vetem me prekjen e dorezes se deres. Per ti dhene pergjigje pyetjes se ku shurrojne keto miliona njerez neper rruge po te them qe perdorin lokalet, pizerite, kafenete etj.

  9. Artian thotë:

    9 July 2008 @ 5:53 pm

    Kur te bohet Tirona ,me Shoping center,me stacione te medhoja treni,me aeroporte,me markete te medhoja,s`do kete problem.Eshte njoni ketu ne Amerike nga Lofkendi,nje fshat andej nga Fieri,qe e zuri te shkretin,por ishte larg nga “Rest room” “Bath Room” “Gents” “Washing Room” I deshperuar tha :

    ..a te keqen o Lofkend qe e ben vend m`vend..!

    Ore eshte problem i madh ajo pune,duhet me think! :)

  10. Adam thotë:

    9 July 2008 @ 6:29 pm

    Eshte e madhe USA qe ta shohesh ti grupi.Fol per lagjen ku jeton.

  11. berberi thotë:

    10 July 2008 @ 12:04 pm

    O djalosh mos me fol per Ameriqine se me duket nuk e ke pare sa duhet. Aty te vene hale edhe ne autobuz o derzi!

  12. eT thotë:

    10 July 2008 @ 12:14 pm

    O njerez…KU keni pare WC publike ju??

    unë Tiranën e kam lënë me 17 WC publike.
    Ps . duke përfshirë ato të pallatit të kulturës, pallatit Ali kelmendi..
    Ç’i kan bo ?

  13. Moza thotë:

    10 July 2008 @ 12:19 pm

    Sa mire i paske numuru eT.
    Paske qene frekuentus i rregullt me sa duket. :-) I ke pas shenu dhe ne harte.

  14. eT thotë:

    10 July 2008 @ 12:22 pm

    Mimi, kur te shkruaj : “Kujtimet e vegjelise” o t’i përmënd një e nga një. :D Ps: dhe 11 kinema

  15. Moza thotë:

    10 July 2008 @ 12:25 pm

    Mos i len kusur, te gjitha permendi !
    Mos harro dhe gjirin e kurvave dhe Ver Llapen ! :-)
    Qe ti msojme dhe ne jabanxhinjte attraksionet e vjetra te Tajrones :P
    P.S. Apo veri nuk eshte i vjeter ? Eshte i demokracise ?

  16. mitsubishi thotë:

    10 July 2008 @ 3:04 pm

    KU keni pare WC publike ju?

  17. Male thotë:

    10 July 2008 @ 3:17 pm

    Ky titulli me kujton te njejtin deshperim qe permbledh shprehja e nje anglezi qe thoshte (dhe e kishte me tere mend): Anglia ka klimen me te mire ne bote.
    Wishful thinking.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com