Login



Register

Bukuroshet e Pekinit

chb.jpg

Lojrat Olimpike te verës “Bejizhing (Pekin) 2008″ janë për Kinën shanci i shumëpritur për t’i demonstruar botës potencialin e saj ekonomik, energjinë për zhvillim, pasurinë e traditës së lashtë kulturore dhe Kinën moderne, lojtare protagoniste në ekonominë e re globale. Me pak fjalë gjatë kësaj olimpiade Kina ka për qëllim të habisë botën mbarë. Dhe për këtë qëllim i ka marrë të gjitha masat, jo vetëm të mbarëvajtjes, sigurisë, transportit dhe hotelerisë por edhe të tjera masa, të tilla që nuk i kishim menduar.

bejizhing-stadium.jpg31 arena të reja sportive janë ndërtuar në Pekin, krahas 59 qendrave stërvitore. 6 Stadjume të përmasave gjigande që kushtuan mbi 2.5 miljardë dollarë amerikanë janë tashmë gati për lojrat në rrethinat e qytetit. Ndër ta, Stadjumi Kombëtar i Pekinit është më mbresëlënësi, si guri i unazës, ky është krenaria e komitetit organizues. I quajtur me përkëdheli “Çerdhja e zogut” për shkak të arkitekturës së “Herzog & de Meuron”. Stadjumi ka kapacitet prej 100,000 vendesh, përdor 36km rripa prej çeliku për të ndërtuar “çerdhen”, dhe ka kushtuar 325 miljonë Euro. Sistemi i metrosë së Pekinit që deri më tash ka patur 64 stacione, do të ketë mbi 140 të tillë pas shumëfishimit të linjave brenda qytetit dhe zgjatjes së tyre deri në Aeroportin Ndërkombëtar.

Hoteleria gati, rregulli dhe siguria gati, arenat olimpike gati. Por ka edhe përgatitje të tjera, më pak të publikuara në mediat. Askush nuk do të mund të tallet më me gabimet ortografike të anglishtes që në Kinë ndodhin aq shpesh. Një grup zyrtar i mbiquajtur “English Police” i është përveshur punës për të korigjuar gabimet e shkruara të anglishtes nëpër bizneset private të Pekinit.

modele.jpgPor ajo që të bën më shumë përshtypje është mënyra sesi zyrtarët kinezë kanë vendosur që mbresat e mira t’i kthejnë në kujtime të paharueshme duke vënë në përdorim atë më të vjetrën e armëve; Bukurinë femërore. Rreth 100,000 vajza të reja nga provinca të ndryshme të Kinës po përzgjidhen për të zbarkuar në Pekin para Olimpiadës. Fitueset e garave lokale të bukurisë të inkurajuara dhe mbështetura nga forumet rinorë të Partisë Komuniste do të luajnë rolin e mikpritesve për vizitorët e huaj. Shumë prej tyre do të zëvendësojnë Kinezët e thjeshtë (jo aq të bukur) në aeroporte, sportele hotelesh, dyqane dhe restorante. Disa prej tyre thjeshtë “do dalin xhiro”.

Ngado të hedhësh sytë do përplasesh me bukuroshet, e kjo, shpresojnë zyrtarët kinezë, do ta bëjë eksperiencën në Kinë, të paharrueshme. Kurse për vajzat mundësia për tu transferuar nga provinca për në kryeqytet është fat i madh. Si dikur në Shqipëri, në Kinë akoma dhe sot nuk lejohet lëvizja e lirë e njerëzve.

Rreth 4000 nga 100,000 Bukuroshet e Pekinit do të kenë rrole kyçe. Ato do të shoqërojnë vizitorët VIP dhe fituesit e medaljeve të arta. Do të shërbejnë si guida turistike nëpër qytet, do të dalin shëtitje me kampionët e ndoshta do të darkojnë dhe argëtohen me ta. Për këtë arsye vajzat janë testuar në Anglisht, Histori dhe Kulturë - por jo vetëm kaq - ato janë testuar edhe për virusin HIV. Kur dëgjova këto menjëherë më erdhën në mend fjalë si “kurtizane” apo dhe “konkubinë”. Organizatorët kinezë nuk tregojnë se cilat janë kriteret e përzgjedhjes së vajzave, por ato kanë disa të përbashkëta që flasin vetë për kriteret: janë të bukura, të reja dhe elegante. Asnjë mbi peshë, asnjë mbi moshë, asnjë mashkull.

kina-buzeqesh.jpgNga mijra e mijra aplikantet, 400 kanë nderin më të madh, janë prezantuese të medaljeve të arit. Këto kandidate po i nënshtrohen përgatitjeve shumë të rrepta. Që nga mënyra sesi hedhin hapat, si rrotullohen, si flasin e si buzëqeshin, vajzat e medaljeve do të jenë Fytyra e Kinës në miljona ekranet televizivë kudo në botë. Por edhe këto syresh, përpara se të perfeksionojnë buzëqeshjen kanë bërë analizat e gjakut. Janë të përkryera në çdo aspekt.

Lypsat dhe njerëzit e rrugës që tani kanë nisur të transportohen jashtë kryeqytetit kinez, por do të ishte interesante, sido që e pamundur, të mësojmë ç’kanë ndërmend të bëjnë me të shëmtuarit e Pekinit. Pyetjet nëse veprime të tilla janë etike nuk bëhen në një vend si Kina, ku përfaqsimi dinjitoz i shtetit është për popullin detyrë dhe nder. Të shëmtuarit, jashtë! Tash për tash kaq mjafton. Ashtu sikur mjafton ky episod interesant për të provuar se megjithë progresin e vrrullshëm dhe fuqinë në rritje, Kina mbetet endè një adoleshente me komplekse imazhi.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

33 Komente

  1. AR31 Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 9:30 pm

    Nje nga fenomenet me ne mode sot tek shtresat e pasura ne Kine, eshte kush ka me teper te dashura. Do te serviren me duket me keto siper gjate lojrave olimpike.

  2. akull-naja thotë:

    8 February 2008 @ 9:33 pm

    Pekin.:)

  3. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 9:35 pm

    Ma mbushe mëndjen për të shkuar në Kinë Blendo :) A mund të shtosh burimet nga i more të dhënat?

  4. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 9:35 pm

    Pekin ka qene para 1949. Ia ndroi PKK-ja, eshte Bejzhing. :)

  5. akull-naja thotë:

    8 February 2008 @ 9:43 pm

    Por ne kemi fjalën e bukur shqipe, Pekin.:P Në fakt që prej 1949 quhet prapë Beijing, që lexohet Peking nga vëllezrit tanë kinezë. Për më tepër, lexo “Koncert në fund të dimrit”. Dhe për më saktë: http://en.wikipedia.org/wiki/Beijing#Names :)

  6. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 9:46 pm

    Ja, ma nderroi admini ma beri Pekin. lol. Une thjesht nuk e perdor kete emer, tash m’duket sikur e ka shkrujt tjeterkush. :D Po s’ka prob. E pur si muouve Bejzhing!

    Dori. Burimet e te thenave nuk i kam ne liste te detajuar sepse ky shkrim mori spunto nga nje bisede private dhe shumica e informacionit eshte cka akumuloj pa ndonje qellim, megjithate kam bere ca kerkime dhe perfshire fakte nga:

    International Olympic Commitee (Olympic.org, zyrtare)
    AP
    Wikipedia
    The Times
    Men’s Journal

  7. boyan krkic thotë:

    8 February 2008 @ 9:47 pm

    po pse asnje mashkull, cfar mund ti prishej imazhit kinez nqs femrat atlete europiane ose afroamerikane te shoqeroheshin nga modele kineze meshkuj ;P :D

  8. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 9:53 pm

    akull, po e di pra qe e kane ndru ca here, por zyrtarisht e ka Bejzhing - dhe ka nje ndryshim ne susbtace midis dy emrave.

    Por edhe sikur, duhet te jete PEKING me G-ne fund. Pasi Pekini i vetem qe gjej eshte nje fshat rural ne shtetin Illinois, ne ShBA.

  9. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:05 pm

    Edhe në Shqipëri ka Peqin…

  10. Perparim Hysi thotë:

    8 February 2008 @ 10:05 pm

    Jam i sigurt qe vec “bumit”ekonomik,Pekini do kete bum medaljesh ne Olimpiade.Sa per bukuroshet,jane mademi ne balle te ketyre lojerave te pritshme.

  11. belle_fleur Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:06 pm

    modele kineze meshkuj — hahahaha e forte :)

    Blendi, shkrimi interesant ne lidhje me Kinen e cila po ben cdo perpjekje per t’i treguar botes qe ata jane ndryshe dhe me teper te kene nje imazh sa me te mire ne syrin e botes. Me kujtoi kohen kur e komunizmit kur do vinte ndonje “i madh” nga byroja politike dhe behej nje pastrim i gjithanshem i fshatit/qytetit me qellim qe te dukeshim sa me te pranueshem per ta.

  12. bacterius thotë:

    8 February 2008 @ 10:12 pm

    po pse asnje mashkull, cfar mund ti prishej imazhit kinez nqs femrat atlete europiane ose afroamerikane te shoqeroheshin nga modele kineze meshkuj ;P

    Me gjithe mend pyet? Si thua ti, cfare nami i mire mund ti dali kines kur keto sportistet afrikane qe jane mesuar me mase zezaku, te perballen me Kinezet, per te cilet po mos kishe teleskop nuk do u gjeje dot “bishen”? Pse gazi i botes do behen Kinezet?

  13. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:15 pm

    Leje se kan njel pa femra meshkujt pa prona andej. O mush Kina komuniste me bordello. Imagjino, po te mos ishin ato bordello te kanalizonin energjine, 400 milione katunare kineze do kishin bo nomin.

  14. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:26 pm

    Po ne shqip eshte pekin mer Blend. Ka te drejte Aklli.

  15. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:29 pm

    O my God, kjo e gjitha do jete kaq perfekte (as qe e vej ne dyshim kete), sa mund te te dali perfeksionizmi per hundesh… do te marri malli per nje gje asimetrike. Keta kinezet mgjthqe aq te vjeter si popull, tani me ngjajne si dhenderri i ri qe duhet ti hapesh rruge se nuk sheh nga syte. Kina me ngjan si e mbytur ne vale hormonale kapitaliste. Edhe ai rregulli i verber aziatik (i njoh mire se i kam pat edhe ne shkolle, edhe tani ne pune) eshte me strikt se teutoni. Me kujtohet kur u be nje ndeshje futbolli ne Japoni, e jepte TV; bar si i asaj fushe nuk kishte te dyte, as Wembley, asgje. U komentua 10 minuta nga spikeri…

  16. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:29 pm

    E di mer si eshte shqip, po prap gabim eshte. :D Dakord, dakord, per funksion te lexuesit Pekin i bie.

  17. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:30 pm

    Blend, this was good, man!

  18. kolektiviza thotë:

    8 February 2008 @ 10:31 pm

    eh Qafiro e mbake mend ate emisionin qe pam bashk per bordellot e Kines e revolucionin seksual atje

  19. Qafir Arnaut Shkruaji mesazh privat thotë:

    8 February 2008 @ 10:39 pm

    po pra mona ene tina:)

  20. Boyan krkic thotë:

    8 February 2008 @ 11:11 pm

    “”Me gjithe mend pyet? Si thua ti, cfare nami i mire mund ti dali kines kur keto sportistet afrikane qe jane mesuar me mase zezaku, te perballen me Kinezet, per te cilet po mos kishe teleskop nuk do u gjeje dot “bishen”? Pse gazi i botes do behen Kinezet?”"

    Po ca ben kshu bre bacterius car jan kto sqarime te teperta tashi, esht njesoj sikur t’ja kepusi njeri “mos fos si e jeme Zeqos maj thanes” edhe ti pastaj ti sqarosh publikut kush ishte Zequa, ke kishte komshi me the te thashe.. :D

  21. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 February 2008 @ 12:04 am

    belle_fleur, pse shkon deri tek komunizmi, s’e bënë pastrimin e Tiranës kur erdhi Bushi?

  22. Peshku Fluturues thotë:

    9 February 2008 @ 1:29 am

    O Blendo! A na gjen dot nje bilete te “karshia”?! :)

  23. Idris thotë:

    9 February 2008 @ 2:00 am

    Mos u fryni kot se koti .
    Kujtoni ca i tha rrema -Fadil Hases.
    “Ty s’ta var mami do ne dashnore ti”.Mani men si ja kishte punu ajo hispanikja ke tregimi LL.? U duket sikur jane NICK per Bloge kinezkat… :) :) :)
    Si ju i kane ne vend te tespijeve….
    E mi Lume c’na bone…Fillun shesin tangerllik keta… :( :(
    Te ishe ti te pakten i kishim konkuru me ate gjene tende … :D :D :D

  24. adriatik thotë:

    9 February 2008 @ 4:37 am

    oh, sa qejf i kam kinezkat!

  25. akull-naja thotë:

    9 February 2008 @ 1:36 pm

    Blend,
    populli anglofon i thot Beixhing (beijing), gjermanofoni Peking, kurse ne latinot i themi Pekin (sq), Pékin (fr), Pechino (it), Pekim (pg), etj. Qashtu posöj! :D (sa më dhemb kur i bëj kto kokat, po më mirë se të hamë kokat tona pastaj…:))

    Shkrimi është shumë i mirë, por… Perkujdesja e Kinës mbi imazhin e vet mund të trajtohet me ironi, po a s’është ironike të shihet kësisoj nga perëndimorët, që treçerekun e energjive e shpenzojnë për imazh? Vetëm se në Kinë, gjithçka është e centralizuar dhe bëhet në shkallë të gjërë.

    E sa për lypësit, do ish vërtet interesante të dinim nga përfunduan. Dhe unë pyesja veten ku kishin përfunduar lypësit në Zvicër se nuk shihja asnjë derisa dallova në një stacion treni, një tabelë, me siguri relike, ku shkruhej në tre gjuhë: Ndalohet lypja.

    p.s. dhe lexo “Koncertin” të thom!:P

  26. B smart Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 February 2008 @ 2:44 pm

    Urime per info-n Blend.

  27. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 February 2008 @ 3:51 pm

    B-smart, Flm. Shoh qe shkruan nga Kina, je i/e mirpritur te shtosh mbi temen po pate. Sa per fotot, nis nje link te thjeshte te faqes, dhe i regullojme pastaj.

    akull-naja, ke shume te drejte, ka nje qendrim ironik (kjo seshte gje fare…) në perëndim përsa i përket popujve aziatikë. Une nuk jam përpjekur ta përcjell këtë qëndrim, por fenomeni është ironik në vetvete prandaj shfaqet i tillë. Shpresoj këtë ta kuptojë dhe Z. Idris.

    Kina ka probleme me imazhin e vet. Nuk flas aq për paraqitjen fizike sesa me një mungesë sigurie, deri diku mungesë stime. Në Kinë adhurohet çdo gjë Perendimore, dhe shihet me skepticizëm çdo gjë kineze, e brendshme.

    E dini psh qe vajzat e reja ne metropolet kineze me shumicë i ndërrojnë në gjendjen civile emrat tradicionalë me emra perendimorë? Ivonë, Mandy, Anna, Jess të tillë emra zgjedhin. Edhe djemtë ashtu bëjnë.

    Shikoni dicka interesante qe flet per bindjen ndaj imazhit perendimor. keta dy studente te bardhe pozojne me pagese gjate nje inagurimi sikur gjoja janë partnere perendimore te firmes qe po kryen projektin. Kjo behet thjesht per imazh. Pasi nje firme me ortake perendimore shihet si legjitime, no questions asked!

  28. Pjer Thomas thotë:

    9 February 2008 @ 9:03 pm

    Mu mbush mendja, do iki ne Kine :-)

  29. Ec mo!! thotë:

    14 February 2008 @ 8:26 am

    Mire ardhshi.

  30. Ec mo!! thotë:

    14 February 2008 @ 8:32 am

    E dini psh qe vajzat e reja ne metropolet kineze me shumicë i ndërrojnë në gjendjen civile emrat tradicionalë me emra perendimorë? Ivonë, Mandy, Anna, Jess të tillë emra zgjedhin. Edhe djemtë ashtu bëjnë.

    Me sa di une kjo nuk eshte e vertete, emrat i nderrojne por jo ne gjendjen civile, kete nderrim emrash e bejne ata persona te cilet kane marredhenie me bizneset jashte Kines ose me te huaj per efekt qe keta te huaj ti mbajne mend emrat. Sepse nuk me duket e lehte qe te mbani mend dhe ti shqiptoni ashtu sic duhet emra te tille si: XIAO MING , XU SU , ZHANG ZHAO etj. P.sh germa X ne kinezce shqiptohet SH, dhe germa ZH shqiptohet XH.

  31. artian thotë:

    25 May 2008 @ 9:08 pm

    Kur fillova pune,njoha nje kinez qe e quanin David..
    -me fal i thash, vertet te quajne Davit se nuk me duket emer kines-i thashe.
    -Sa te q.i koken une me emrin tim, me mire futi nje Davit ,dhe e ke me te lehete komunikimin…

  32. bobi thotë:

    7 June 2008 @ 10:06 pm

    alamet stadjumi

  33. mjellma thotë:

    14 August 2008 @ 7:25 pm

    ka gjithqka per disa vajza magjike ne bot e cila esht kurajoja e vajzes dhe gjithqka tjeter bukuria etj…

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.