Bukë prej plehrash…
Ajo zgjat dorën si për të penguar prej sëlargu aparatin fotografik. “Mos më nxirr. Jam duke fituar vetëm bukën e gojës”, shfajësohet me zë të ngjirur ndërsa trupi i lëkundet në peshën e një thesi të pistë që mban mbi shpinë. Ajo vetë është e pistë. Mbi flokët korb të zeza, shkëlqejnë copëra qesesh plastike të mbetura aty prej betejës së fundit me eskavatorin që varros pasurinë e saj prej plehrash. Nuk është më shumë se 10 vjeçe dhe jeton mes tymit e plehrave në Sharrë, ndoshta që prej lindjes së saj…
Peisazh i shkëputur prej ferrit
Një si punë buldozeri, që më shumë duket një sajesë e përbidshme pasi rreth zinxhirëve e gjithçkaje i janë ngjitur qeska, copa të grisura dhe shumë blozë, lëviz përtueshëm duke shtyrë me turij pisllëkun e fushës, ku blidhen plehrat e kryeqytetit. Pas tij vijnë njerëzit që mezi duken mes resë së tymit që shkaktohet nga djegia dhe një tufë zogjsh, qensh e gomerësh të rrjepur si lebrozë, të gjithë duke rrëmuar në plehra. S’kemi më shumë se dy minuta që kqyrim pejsazhin ose më mirë paformësinë e gjithë kësaj që duket e ngjashme me ferrin, megjithëse shpirtrat që vijnë vërdallë janë të gjithë të gjallë…
“Këtu nuk ka vdekur asnjë njeri që prej 7 vjetësh”, thotë Edmondi, po kështu të paktën ia dëgjuam emrin, ndërsa shokët bënin shaka me të, në gjuhën rome. “Për Zotin”, betohet ai duke parë që ne shtrëbrojmë buzët sa prej mosbesimit aq edhe prej tymit, katranit, erës së bajgave e gjithçkaje tjetër që na hyn në hundë. Duke hapur krahun për të përfshirë fushën e plehrave dhe një grumbull barakash shton duke shtrembëruar fjalët: “Ja në gjithë këtë zonë. Kemi fituar inumitet edhe fëmijët, janë bërë më të fortë”…
Uturima e motorrit të një makine të madhe, largon prej nesh fëmijët kuriozë dhe dy tre të rinj që kishin ndaluar, për të pirë një cigare, tymi i sëcilës zor se binte në sy mes mjegullës që ngrinin mbetjet që digjeshin. Të gjithë rendin pas makinës së plehrave, në pritje të “xhevahireve” që ajo do të derdhë enkas për ta. E sado paradoksale të duke, mbërritja e një makine të tillë këtu është një festë e madhe, mund ta kuptosh lehtë nga brohëritjet e fëmijëve që kapen pas hekurave të saj. Minuta më vonë një nga fëmijët kthehet dhe na tregon me mburrje lodrën, një rraketake e prishur, që kishte gjetur ndërsa makina zbrazej. “Edhe rrobat, edhe këto këtu i kam gjetur,” thotë ndërsa kap me dorë pantallonat dhe kërkon që t’i bëjmë fotografi…
Sharra ja kthen borxhin Tiranës
Ndërsa ne shkrepim andej këndej aparatin dhe ruhemi të mos shkelim keq edhe pse s’kemi shumë shance për të shpëtuar, karro të tërhequr nga kuaj, motorçikleta të vogla të cilave u janë montuar karroceri, të gjitha të mbushura me thasë nisen sërish drejt Tiranës. Kështu brenda një ore a më pak, Sharra ia kthen borxhin kryeqytetit, duke i kthyer plehrat me gjithë erën e tyre të rëndë, por kësaj radhe për t’i ricikluar. Madje ato janë të ndara, shishet dhe kavanozët veç, qeskat veç, bidonat plastikë në një anë dhe kartona e letra në anën tjetër. Të gjitha kthehen pas dhe të gjitha shiten. “Këtu bëhen miliona”, thotë Edmondi, të cilin e kemi zgjedhur udhërrëfyes. E ndërsa ne vazhdojmë të mos e besojmë, ndoshta për shkak të theksit me të cilin e flet shqipen. Ai vendos të japë prova: “Çdo njeri në Sharrë fiton 7 deri 8 mijë lekë në ditë dhe këtu punojnë 200 veta (rreth 1.4 milion lekë në ditë), të gjithë si familje nga më i madhi te më i vogli.” Po ky sipas tij është vetëm fitimi i punëtorëve të thjeshtë, i atyre që fusin turijtë dhe numërojnë me duar gjithçka të gjetur, pasi pjesën më të madhe të parave e fitojnë grumbulluesit e parë apo ata që marrin plehrat nga punëtorët dhe llokmën e madhe e marrin grumbulluesit e mëdhej.
Punët janë të ndara mirë edhe këtu ku duket se mbizotëron kaosi total. I vetmi “armik” i “njerëzve të plehrave” është buldozeri që përpiqet të ngulë në dhe gjithçka derdhet nga makinat e që është mbledhur në kazanët e kryeqytetit, por ai me atë ngadalësinë e tij prej makine të vjetër, zor se ia del mbanë para shkathtësisë së qindra duarve që i heqin m’u para thikës atë që për ta është buka e ditës.
Fushatë e korruptuar në fushën e plehrave
S’ka kaluar shumë që kur kemi mbërritur në këtë anë të Tiranës dhe jemi më pesimistë se kurrë, e sigurisht kemi dhimbje koke. “E di kur do të bëhet Shqipëria, ja kur ato kodrat të mbushen të gjitha plot”, thotë një burrë gjatosh me flokë kaçurrela të gjata e duar tërë zift, duke treguar nga ajo si biçim lugine ku ndodhen varrezat e Sharrës. “Kur të ketë aq varre atëherë do të hyjmë në Evropë,” shton për të qenë të sigurtë që e kemi kuptuar parashikimin e tij të zymtë prej “Nostradamusi plehrash”. Më tej duke na parë në sy, si duke pritur me doemos pohimin tonë vazhdon: “Lëre çfarë thonë presidentët (politikanët)”…
Një djalë më i ri, që thotë se ka ardhur aty vetëm për të takuar miqtë e tij, na tregon se këtu kishte ardhur një nga “presidentët” (ai duket se ka rënë në dashuri me këtë fjalë të zbuluar aty për aty se e përdor gjithëandej), dhe u kanë premtuar nga 100 euro për familje të gjithëve në Sharrë, që këta t’u japin votat. “Erdhën barakë më barakë dhe sollën nga ca fletë, po unë u thashë: -Çfarë i duam ne këto, a keni ndonjë lek,” tregon ai duke u mburrur haptazi me përgjigjen që ka dhënë. Sipas tij përfaqësuesit e fushatës u kanë premtuar krerëve të familjeve para, por të gjitha vetëm pasi të dalin rezultatet e votimeve. “Ashtu thonë ata, por lekët i fusin në xhep”, tregon i riu që pasi na kishte thënë se quhej Zabit, pranon më vonë se ka gënjyer për emrin, duke na bërë të ndjehemi jo fort mirë ndërsa ai zbardh dhëmbët. Sidoqoftë këtu edhe pse njerëzit flasin për politikën, nuk ka postera, ndoshta sepse edhe posteri është pjesë e kosumit të përditshëm të industrisë së riciklimit dhe që të gjithë mund të kenë përfunduar në ndonjë nga thasët, që janë nisur tashmë sërish për në fabrikën e letrës.
Nja dy orë më vonë
Ndërsa kemi shpeshtuar ritmin me të cilin pijmë cigaret, për të mbytur në një farë mënyre erën e ziftit dhe plasmasit të djegur, ne vendosim që të kthehemi në kryeqytet. Një nga miqtë që bëmë aty për aty në Sharrë na del garant për të na kthyer në qytet, në moment mendojmë se ai ka makinë, por zhgënjehemi dhe duket se ai thjeshtë do të na tregojë rrugën tepër të thjeshtë deri në Kombinat. M’u këtu arrijmë të kuptojmë se vërtetë kemi qenë në një fushë plehrash. Jo se kombinati shquhet për ndonjë pastërti të veçantë, por se këtu për shkak të nuhatjes së fortë të taksistit, ne mësojmë që kemi marrë me vete edhe erën e rëndë të Sharrës. Në fakt nuk para ndjehemi shumë të bezdisur e në siklet, për më shumë që tani e dimë se plehrat na kthehen të gjitha në kryeqytet jo vetëm për t’u ricikluar, por edhe si tym i pandërprerë “aromatik”, që nuk davaritet kurrë dhe që përherë na qëndron pezull mbi Tiranë.
Çështje të riciklimit
Sidoqoftë largimi prej Sharrës nuk është aq i lehtë, veç aromës që nuk të hiqet as prej ndonjë dushi të ashpër, mendja fillon menjëherë të na bëjë truke të ndryshme. Kështu nëse porosisim një birrë na shkon në mendje se shishja, mund të jetë e njëjta me të cilën kemi pirë edhe më parë një birrë tjetër, ose që kanoçja, në të cilën na ka ardhur një freskuese më parë ka qenë amballazh pesticidesh. Po në të vërtetë kush e di si dreqin është historia e shishes me të cilën jemi duke pirë, veç vajzës me kaçurrela s’dihet sa herë e ka ngritur nga plehrat për ta futur në thesin e saj, për t’ia kthyer sërish fabrikës, e cila e mbush dhe na e servir sërish në tavolinën e barit, duke i hapur punë kamarierit i cili detyrohet ta hedhë për të kushedisatën herë në kosh, në mënyrë që ne sërish ta gjejmë herën tjetër plot. Kuptohet e gjithë kjo pasi shishja ka kaluar në duart e vajzës me gërsheta të pista e cila deri atëherë mund të mos i ketë më gërshetat, por do të vazhdojë të nxjerrë prej plehrave bukën e saj të përditshme.
Shkurt 2007

28 August 2007 @ 5:00 am
E shkruar në shkurt,por mua më zuri e ftohta!Dhe ku?Në një vend që kurrë s’ka dimër.Por ky artikull,me të vërtetë,më futi krupën dhe të ftohtë në shpirt.I kam parë,shpesh,ato pamjet e Sharrës dhe më ka kaluar ajo ndiesia e atij fëmijës së klasës së parë që mëson atë fjalinë:Shabani sharron me sharrë.Ndjeva sikur ma sharruan shpirtin.Llahtara më erdhi nga ai riciklim i pistë.Të ricikolsh kanaçet dhe shishet,vaj medet!Dhe ku?Në Shqipëri ku mungesa e ujit është aq e ndjeshme.Më vjenkeq,që autori e ka vonuar këtë artikull kaq domethënës.Po më mirë është edhe vonë se sa kurrë.
28 August 2007 @ 7:41 am
fare pak organizim dhe gjithcka ndryshon
Po pak fare e!
28 August 2007 @ 8:11 am
xami shitet rreth 22 euro per ton
28 August 2007 @ 11:23 am
Dje ne kafe mora nje shishe uje dhe pasi e shperndava ne gotat e tavolines, realizuam qe mbante ere. Nuk e identifikuam dot nese mbanin ere gotat, uji apo akulli.
Ndotja ne Shqiperi ka arritur ne nivele te patolerueshme…perdite jetojme episode te tilla dhe gjithmone e me shume zgjedhim formen me te lehte te reagimit: dorezohemi!!!
Nuk ka uje: blihen depozita dhe nese uji nuk kalon fare ne rrjet, blihet dhe ai (me autobot);
Nuk ka drita: blihen gjeneratore, bateri, etj.
Cdo gje qe na rrethon (ambienti, objektet, ushqimi) eshte e piset: ca behen me fiksime, ca i fusin nje mendje te lehte…
Nderkohe kalojme edhe ca viruse te cuditshme (por ama forcohemi), qe as mjeket nuk i kuptojne.
Mungesa e ketyre faktoreve jetike na ben te ndihemi absurde kur ndonjehere na qellon diskutojme per gjera paksa me komplekse…
Nejse s’po e zgjas me me gjera qe dihen…
Pyetja eshte: pas fazes se ndergjegjesimit cfare faze vjen??? Une mendoj (shpresoj?!) qe duhet te jete ajo e protestes…
28 August 2007 @ 1:16 pm
Drezohuni!
Jo qe nuk bie ndermend qeverise apo bashkive te bejne ndonje politike ne lidhje me mbeturinat diferencimin e tyre apo riciklimin por me kujtohet qe para disa vitesh do te mireprisnim edhe plehrat e italise,ne Kashar sikur sna dalin te tonat po nuk ngopemi deshirojme edhe te 60 milion italianeve(e ekzagjerova me kete shifer po nejse thjesht fakti);
Me poshte doja tju nenvizoja ca fakte kuotidiane qe ndodhin ne shqiperi,
po te vini re kur bleni qumeshtin e katunareve ata gjithmone i kane shihet plastike,nga ana tjeter qe thjesht materia nuk eshte aq e shendetshme per te resistuar, mos te flasim se kush ka pire dhe jo tek ato shishe me perpara( te le shum per te deshiruar) pastaj fakti qe qumeshti ne shqiperi nuk pasterizohet kjo eshte teme tjeter por kontribuon bashke me shishet plastike te gjetura tek……..per te shumuar bakteriet.
Shpesh here me ka ndodhur qe persona autonom qe nga pamja e jashtme i pershtaten ketij te tilli profesion shetisin neper lokale apo ne kazanat publike per te mbledhur shishe apo kanaçe, feedback-u i tyre dihet shum mire se ku qarkullon dhe 1 prej ndalesave jemi edhe ne konsumatoret.
Jemi ne nje kohe ku ne bote flitet per ngrohje globale, jemi ne kohe kur qeverite perendimore po fillojne te adoptojne politika drejtuar aziendave monopole per te ulur amballazhjen e produkteve te tyre per te ulur rendimentin e mbeturinave. Qeveri lungimirante! Po per nenen Shqiperi cmund te themi, cka bere bijte e saj qeveritare per ta mbrojtur nga pislliqet dhe ndotjet, nuk eshte nevoje te skrutoj per te gjetur ndonje ligj, politke apo reforme thjesht impakti me realitetin mjafton dhe tepron.
Dhe deshperimisht nqse duhet te bej nje krahasim edhe aty dalim jashte globit se po te haeshim me ndonje vend afrikan apo ecuadorian edhe aty dalim te humbur per llogjiken e thjesht se nuk konsumojne gjera re amballazhuara aq sa per eshte problematike edhe per ata.
28 August 2007 @ 2:40 pm
Per keto duhet te ngreni zerin o njerez dhe jo kur ju therret Paloka ne miting……. Ahh more te uruar qe nuk keni per te nxene ndonjehere! Me kujtohet kur haheshin si qente anetaret e KPD-se socialiste dhe u ngrit nje delegate nga Berati dhe ju tha: Aman vetem ju mos u grindni me njeri-tjetrin dhe mos u ndani se ne populli i thjeshte jetojme edhe pa uje edhe pa drita edhe pa investime……… Ajo zonja e “nderuar” ishte e zgjedhura e se majtes per Beratin…….. Imagjinoni se cfare largpamesie qe kane drejtuesit tani te “nderuar” ………
28 August 2007 @ 8:16 pm
Gene besoj ne ate qe thua… po kush ta beje se… Diku kete ishte nje teme, ku do te investonit ne shqiperi… Une them ne Riciklim… se jane te sigurte milionat e kam me fakte…
Nga ana tjeter ka nje problem madhor ky rast, ne kete vend shfrytezohen dhe punojne te mitur dhjetra te mitur qe mbledhin kanace apo fusin hunden para eskavatorit per te nxjerre buken e perditshme dhe kjo eshet e temerrshme… Shqiperia duhet te filloje te kujdeset menjehere per shtresat e varfera, perndryshe vite me vone do te kemi probleme vertet serioze….
28 August 2007 @ 10:31 pm
Krasta, mos më thuaj se s’ta kam thënë: “kushedi se sa herë ka për ta sharë nënën Edmondi”
Jo për gjë, por pas këtij artikulli, kryeministri do të çojë kontroll policinë financiare, për të pare se i paguajnë taksat për aktivitetin e tyre ata që ‘punonin’ mbas buldozierit
28 August 2007 @ 10:45 pm
Krasta pergezime, reportazhi ishte shume i mire sido qe vjen nga muaji shkurt, ne Shqiperi koha kalon shume ngadale, ose hiç fare, keshtu qe mbetet aktual. Me pelqeu qe nuk permban kurfare toni politik dhe as ndonje “dhenie mendsh” sic behet shpesh. Mjaft ishte ky pasqyrim i realitetit te kalamajve te plehrave…
Dikur Tirana kishte nje “Liza Qymyri” qe bridhte kosh me kosh, tani ka shume…
28 August 2007 @ 11:05 pm
Krasta pergezime per shkrimin ,por edhe per blogun,e vizitova dhe me pelqeu shume.Pozite tuaja shume te bukura edhe ato te te tjereve ,zgjedhje e bukur.Me te vertete plehrat problem i madh.I organizimit ,por edhe i edukimit…..
28 August 2007 @ 11:10 pm
E ke tregu veten si nje Kusar i vertete. E kam lexuar ne print kete shkrim. Do te uroja ta lexonin edhe shume kolege te tjere qe te mos i kerkonin lajmet dhe subjektet vetem brenda unazes se Tiranes por te dilnin ndonjehere verdalle dhe te kerkonin ndonje personazh…apo ndonje subjekt per tu thene.
28 August 2007 @ 11:13 pm
Prill 2007.Mengjes.Nje kenaqesi e vjeter per te udhetuar per ne Durres,sidomos ne Prill.Ai gjelberim i hijshem duhet te jete i konceptuar e shkrire me struktura bashkekohore te studimeve urbanistike te Instituteve e Ministrise Mjedisit,Transportit,Ekoinomise ,e kushedi sa ministrive qe mpleksen e gershetohen ne te njejtin funksion me vartesi te shumellojta,por sidoqoftete varura nga nje Kryeminister me origjine shendetsore.D.m.th nje kend veshtrimi e kerkese llogarie shume domethenese,per te miren qytetare.
Tmerr.E perfytyroni dot ne kushte te disniveleve te ulta te tenperaturave dhe mungeses se ererave nje mjegull gjigande me ere te kalbur,f…,m… e me pak fjale “era drejtim qeverises”, kishte mbuluar komplet zonen e Tiranes dhe shtrihej ne zonen e kodrave te Selites deri ne Pallatin e Brigadave.
Nuk eshte cudi qe shume kerkojne te largohen ne menyre alarmante nga ai drejtim qeverises,nuk eshte cudi qe semundjet kanceroze te mushkerive ne Tirane kane rritje me dhjetfish, nuk eshte cudi qe kjo gjendje do vazhdoje perderisa kanceri i shoqerise shqiptare(menyra qeverisese) do te roje e perparoje dhe LULEZ-oje nen hijen e Berishes dhe mentaliteteve te sikareve te tij per punen,jeten,njerzit te ardhmen dhe perparimin.
Dhe Liza pas punes LAHEJ dhe nuk mbante ERE qeveri
28 August 2007 @ 11:13 pm
Endrus nuk shkon berishi deri atje, se ka ku i merr taksat per plerat kot te behen pis financieret thua ti :D… Qe edmondi me ka sha, se ve ne diskutim une se qe aty me shifte shtremet dhe me thoshte kur “sdo hapesh biznes riciklimi pse i fut hunet” dhe qe thua ti mjere hunda ime :P….
Bled flm, “liza qymyri” qenka personazh intersant…
29 August 2007 @ 12:02 am
Llokmen me te madhe nga menaxhimi i plehrave e merr Tony Soprano!
29 August 2007 @ 12:09 am
its???? edhe ka mundesi sidoqofte…
29 August 2007 @ 6:39 am
Llokmën do ta marrin njerëz me shpirt pune si Miranda (një shkrim i Penarit më duket i disa ditëve më parë), që jo vetëm kishte investuar (me një impiant klasifikimi dhe ndarje të mbeturinave që mund të ricikloheshin), por ndryshe nga qeveria, kishte punësuar edhe një ing. kimik në ndërmarrjen e saj…
Atje tek ajo duhet të marrë shëmbull qeveria