Identifikohu



Regjistrohu

Bronx - bukë e kripë e zemër të bardhë

bronx.jpg

Stefan Capaliku
Shekulli

Shënime udhëtimi

Ditari i New York-ut

Diçka si Lapraka në Tiranë apo si shumica e qyteteve industriale të ndërtuara gjatë Shqipërisë komuniste. Ajo që më interesonte ishte një pjesë e komunitetit shqiptar e emigracinit të ri e të vjetër: kosovarë, shqiptarë të Malit të Zi e të Shqipërisë. E veç kësaj më interesonte gjithashtu edhe një kishë katolike shqiptare e pagëzuar me emrin e Zojës së Shkodrës. Pra mjaft argumenta për të marrë një rrugë me tren e për ta braktisur për një ditë Manhatanin

XI. Bronx - bukë e kripë e zemër të bardhë

1. Kuriozitetin për të shkuar në Bronx e kisha po aq sa edhe për Manhatanin. E dija mirë se ndryshimi mes tyre ishte i madh, por kjo s’më shqetësonte aspak. Nuk më interesonte pejsazhi urban. Atë e kisha vënë re për të parën herë në 1994 dhe, siç qeshë i bindur, nuk kishte ndryshuar. Diçka si Lapraka në Tiranë apo si shumica e qyteteve industriale të ndërtuara gjatë Shqipërisë komuniste. Ajo që më interesonte ishte një pjesë e komunitetit shqiptar e emigracinit të ri e të vjetër: kosovarë, shqiptarë të Malit të Zi e të Shqipërisë. E veç kësaj më interesonte gjithashtu edhe një kishë katolike shqiptare e pagëzuar me emrin e Zojës së Shkodrës. Pra mjaft argumenta për të marrë një rrugë me tren e për ta braktisur për një ditë Manhatanin. Antoni më kishtë dhënë numrin e një miku të tij prej Hoti, Prelës. Me Prelën u takuam lehtë. Ai kishte dalë te stacioni ku ndalova bashkë me baxhanakun e vet Kolën dhe me një furgon të bardhë që ja ka dhënë firma e ndërtimit ku punon.

-Në fillim po pijmë një kafe a çka të don zemra tjetër, - tha Prela, - mandej shkojmë te kisha.

Hipa te furgoni i Prelës dhe mbas pak u ndalëm para një bari mbi të cilën qe shkruar “Portofino”. Prela po më çon te nje bar italian, thashë me vete. Si çdo shqiptar që e ndjen veten rehat me stilin dhe kulturën italiane. Sa mirë!

Kur hymë brenda mbeta. Një kafene e mbushur dingas me burra. Tym duhani si do Zoti dhe një ekran i madh televizioni me siglën e Top Chanel dhe lajme në shqip.

-Ku jemi këtu Prel? Në Bajzë, a?

2. “Our Lady of Shkodra Church” gjendet në 361 W. Hartsdale Avenue në Westchester Co, diku më shumë se gjysëm ore me makinë nga kafeneja italo-shqiptare “Portofino”.

Me Prelen e me Kolen arritëm kur mesha ishte kah fundi. Hyra dhe pashë diku rreth 500-600 frymë, o ndoshta më shumë. Ishte mesha e orës 11. Sërish burra. Gra jo më shumë se 20% e atij kallaballëku e pak fëmijë.

Mbaroi mesha e të gjithë dolën me u përshëndetë me shoqishojn para kishës, ku dhe gjendej parkingu i madh e i mbushun me makina luksi, thuajse të gjithë ato shqiptarë punonin bankiera apo kishin bizneset e tyre në lulëzim e sipër.

Duke i ndenjur derës përballë e shikuar me kujdes portretet, sytë më zunë një tip që e njihja. Fëtyrën e tij e kisha parë herët, këtu e pembëdhjet vjet më parë në Shkodër, me gjasë me rastin e vizitës së Papa Gjon Palit të Dytë. Fëtyrën e këtij burri të shkurtër e kujtoj të hipur në një makinë të hapur, të madhe e të zezë e me një flamur amerikan, tamam para hyrjes së Kishës së Madhe. Po tamam. Nuk kisha gabuar. Ky ishte ish-kongresmeni amerikan Joseph J. DioGuardi.

Joseph J. DioGuardi pat ardhur në Westchester County me prindërit e tij emigrant, vëllain e motrën më 1957. Prindërit e tij kishin origjinë shqiptare dhe ai vetë qe marrë e merret seriozisht me çështjet shqiptare.

Siç mora vesh më vonë prej kryetarit të këshillit të Kishës, Mark Shkrelit, ai gjendej aty për të biseduar me komunitetin katolik shqiptar të New Yorkut e ndoshta edhe për të mbledhë fonde për ndërtimin e katedrales në Prishtinë.

3.

-Boll marre po më vjen që të prita me këtë furgon e si mora dikujt një veturë përsmbarit, - tha Prela tek po ktheheshim për Bronx.

E qetësova Prelën dhe i thashë se ndjehem më mirë në këtë furgon me të e me Kolën, se në shumë makina të tjera bashkë.

Mu duk se ai u ndje mirë prej kësaj dhe ia nisëm muhabetit ala shqiptarçe.

-Më len te stacioni ku më more Prel.

-Jo për atë Zot! Ti po vjen te shtëpia, se kam do raki Shqipnijet e po bajmë do muhabet ma ndejshëm.

E pashë se i shndritën sytë tek thoshte këto fjalëMë erdhi mirë. Shumë mirë. Ja çfarë na ka ngelë të ruajm fort në këtë globalizim marramendës: mikpritje dhe bujari. Do Zoti e na ndihmon të mos i humbasim.

Këto sërish i thashë me vete se e kuptova se nëse ishte dikush që s’kishte nevojë t’ia thoja ishin Prela me Kolën.

XII. Në Boston… I love New York

1.

Në Boston u nisa heret në mëngjes me tren. Nga Penn Station i New Yorkut në South Station të Bostonit, plot katër orë. E zgjodha këtë qytet mbasi Steven më tha se kishin planifikuar për mua Washington DC. E meqënëse unë në Washington kisha qenë njëherë më 1994 atëhere mendova të zgjedh një tjetër qytet. Zgjodha Bostonin. Pse? Po ja, thashë, kam dëgjuar aq shumë të flitet për të: Universiteti i Harvardit, ngulmimet e para shqiptare, Imzot Fan Noli, kisha ortodokse shqiptare, At Artur Liolini etj.

Siç thashë u nisa në mëngjes herët. New Yorku po zgjohej. Nuk po zgjohej nga gjumi, por nga një lloj dremitje e lehtë, një lloj “gjumi dreke” edhe pse ishte natë. Hyra në metro për të shkuar në Penn Station. Frymë njerëzish ndën tokë. Ekspresi që të çon në rrugën 34 erdhi menjëherë. Njerëzit populluan vagonet: disa me sy gjysëm të mbyllur nga “dremitja”, disa me flokë të shpupurishur, të tjerë me këpucë të zgjidhura, gra pa tualet.

Për aq sa i duhet një treni të shkojë nga rruga 14 deri te 34 ndodhën gjëra të thjeshta: fërkime sysh dhe hapje e tyre në masë të plotë; këpucë që lidheshin;

flokë që kriheshin; pulla xhaketash që mbërtheheshin; buzë grashë që lyheshin…

Treni për Boston u nis fiks. U ula dhe nxora një hartë të Bostonit. Çudi, qeshë mësuar me hartën e Manhattan-it, me formën e organit seksual mashkullor, mbi të cilin dikush me vizore kishte hequr vija pingule me njëra-tjetrën në formën e një tatuje. Jo. harta e Bostonit qe krejt ndryshe. Si një guackë rrumbullake e vendosur krejt përballë dhe shumë afër oqeanit, thua ta kenë nxjerrë ujërat e tij. Ja dhe South Station, ja edhe hoteli mu në mes të qytetit “Millenium Bostonian”. O.K do ta bëj në këmbë rrugën sado e gjatë të jetë dhe u përpoqa të imagjinoj diçka të ngjashme me rrugët e Manhatanit.

2.

Në Boston sërish treni arrin fiks. Dal. Nxjerr sërish hartën dhe nis të orientohem. Bën ftohtë, por ka diell. Duke shikuar hartën dikush afrohet dhe pyet nëse kisha nevojë për ndihmë. Hera e parë në Amerikë që dikush afrohet pa e kërkuar. Këndshëm. Po, i them, dhe ai më shpjegon menjëherë drejtimin.

-Është larg prej këtu?

-Jo, - thotë ai, - vetëm pesë minuta.

Vetëm pesë minuta dhe unë arrij në vend. Si ka mundësi?! Ç’është kjo hartë?!

Hy brenda në hollin e hotelit dhe recepsionisti ngrihet në këmbë duke buzëqeshur dhe më pyet menjëherë:

-How are you today?

How I am today?!!! I do not know. How was I yesterday? E dini? E pyeta recepsionistin me mendjen time.

Asgjë. Lashë çantën në dhomë dhe dola ta përceptoja edhe më mirë hapësirën e re. Thuajse askush në rrugë për mua që vija nga New Yorku. Por duhet të kishte njerëz sepse një kalimtar u kthye dhe më foli:

-Nice weather, - tha ai

-Yes. Nice weather,- thashë unë

Më pas dy vajza që po ecnin bri meje. Njëra syresh sërish u kthye nga unë dhe më tha:

-Exscuse me for my mouth.

Si duket ajo paskësh thënë me zë të lartë ndonjë shprehje jo fort të edukuar, por të cilën unë as që e kisha marrë vesh.

-Asgjë. S’keni pse të më kërkoni të falur. Ju keni një gojë të bukur- thashë unë prapë me mendjën time dhe i dhashë vetëm një buzëqeshje gjysëmindiferente.

Pastaj darka. Pastaj askush në rrugë. Pastaj gjumi i thellë.

3.

Të nesërmen shi në formë çikrrash akulli, erë e tërbuar nga oqeani. E pamundur të ecësh në rrugë. Dorëzoj dhomën dhe dal. Bileta ime e kthimit është në orën 10 të darkës. Pra unë duhej të shtyja në këtë qytet fntazmash gjithë ditën. I ritelefonoj Greg Williams, profesorit të dramës nga Bostoni, emrin e të cilit ma pat dhënë Matt, e me të cilin që një ditë më parë kishim lënë të takoheshim. Atij i kish dalë një punë e papritur.

Atëhere sërish në South Station. Kërkoj që të spostoj orarin e biletës dhe të nisem më herët. Më duhet të paguaj për këtë një taksë të përafërt me çmimin e një bilete të re dhe nuk hezitoj.

Kësaj rradhë më shumë se katër orë me tren. Me të njëjtin tren që më kish çuar në Boston. S’është e lehtë të rihysh në New York, them me vete dhe më në fund arrij.

Penn Station i mbushur dingas me njerëz. Dal mbi tokë dhe prapë rrugët e mbushura me njerëz. Eci. Diku para Bibliotekës së Madhe, disa zezakë po japin një shfaqje në rrugë: muzikë e përformuar me kërcime fantastike.

Eci prapë dhe s’kam të ngopur. Shtyhem dhe përplasem butë me njerëz. Është kohë e bukur, por askush s’më thotë “Nice weather” e as “How are you today”.

Jam në shtëpinë time.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

24 Komente »

  1. its thotë:

    26 Prill 2008 @ 1:34 pm

    Kjo eshte nje perle e gazetarise bashkekohore. Nje rreze drite ne erresiren e mediave shqiptare. Nje diamant ne qymyrin lajmeve.

    Une sugjeroj Capalikun per Pulitzer!
    Capaliku for Presdient. Capaliku njeri gjenial, MATO!!!!

  2. eT thotë:

    26 Prill 2008 @ 1:48 pm

    eeehhh

  3. Ll Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Prill 2008 @ 2:59 pm

    Ky “ditari i New Yorkut” meriton te vihet perbri “ditarit te Ciljetes” qe botohet tek Korrieri. Cilesia eshte e njejte, ndersa idete/mendimet e shprehura jane njetrajtshmerisht te paafta te te ngjallin edhe interesin me te vogel.

  4. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    26 Prill 2008 @ 3:06 pm

    A eshte kjo Barnes Avenue? ne kryqezim me Lydig Ave? (e mbaj mend nga shqiponja… :) )

    PS Sa per shkrimin, eh, eshte pune dreqi kur dikush para teje ka shkruar “Rrefenja nga Amerika” dhe e ka cuar steken lart fare…

    Sorry Capaliku… nice try, though…

  5. kolektiviza thotë:

    26 Prill 2008 @ 3:52 pm

    Stefani i ka shkruar keto copeza per blogun e programit rezidencial tek APEX ART ku dhe ishte i ftuar per nje periudhe nje mujore. Meqe APEX nuk pranon aplikime per programin, cdo i ftuar eshte i rekomanduar nga nje artist, kurator, kritik apo nga ndokush tjeter, Stefani erdhi ne NY i rekomanduar nga Adrian Paci qe vite me pare ka qene rezident ne Apex fale kuratorit gjerman Rene Block. Rezidentet e Apex art vijne nga e gjithe bota dhe u perkasin fushave e gradave te ndryshme, por ne te shumten jane artiste te arteve pamore dhe jo letersise dhe drames sic eshte Stefani. Dhe me beri cudi qe Paci kishte perzgjedhur Stefanin kur nga kjo mundesi mund te kishte te kishte perfituar shume me shume nje artist i arteve pamore, por sic duket kjo ishte nje zgjedhje e bazuar mbi faktin qe jane te dy nga Shkodra. Teksa ndiqja blogun dhe nepermjet tij aktivitetin e vizitave lart e poshte te komunitetit shqiptar ne NY e Boston u binda qe rezidenca e tij ishte nje budallik me ok dhe qe Stefani s’kishte piken e interesit mbi NY si qender e artit por ishte ketu thjesht per pushime e te takohej me miq te vjeter. Te vjen keq kur mendon sa shume do kishte vlejt kjo eksperience per kedo artist nga Shqiperia per tu bere ndopak pjese e botes se artit ne NY: per te vizituar muzete, galerite, per tu njohur me artiste nga e gjith bota dhe lidhur kontakte me to. Por jo, vjen Stefani e shkruan pacavure qe si lejohen c’do kujt turisti nje mujor ne NY e jo me nje poeti e shkrimtari te madh nga Shqiperia.
    Ne prezantimin qe beri ne Apex Art pervec nje barcalete me suxhuk qe se mbaj mend, na la nje shije te hidhur e te deshperuar kur mendonim qe ku pervec se prezantimit te vetes, prezanton dhe artistet Shqiptare ne pergjithsi e Shqiperine vete. Arroganca dhe mendjemadhesia qe vura re un mund fare mire te ishte fale faktit qe nuk e fliste mire anglishten por me duket se ishte thjesht sepse si plasi bytha. PO c’pret nga dikush qe vjen ne NY e harxhon kohet duke bredh neper Bronx pa nam e nishan e shkruan pacavuret e me siperme. Gjynah!

  6. ardagreat thotë:

    26 Prill 2008 @ 3:54 pm

    Fotografija eshte hyrja e parkingut publik ne Arthur Avenue dhe eshte nje simbol i nje shqiptari vrare nga shqiptaret.Eshte nje zone e kontrolluar nga italianet te cilet me lehtesi dhe pa paragjykime kane pranuar biznesin shqiptar dhe simbolet shqiptare shume me heret se sa pranimi yne ne BE.Capaliku u diplomua per gjuhe letrare shqipe dhe tentoi te shkruante ne gegerisht,lexoj kete shkrim dhe dyshoj qe eshte shkruar nga ai me duket sikur dikush tjeter ka perdorur emrin etij.Kisha Katolike qe pershkruhet ne shkrim eshte nje mrekulli e te qenurit shqiptar.Ne kete kishe punoj vite me rradhe xhaxhai i Mel Gibson dhe eshte domethenes fakti qe njerezit vijne prej se largu vetem qe te degjojne meshen ne shqip,i sugjeroj autorit te vizitoje kishen e Detroitit ku varianti mashkullor i nene Terezes Anton Kcira udheheq komunitetin shqiptar dhe jo vetem ate katolik.
    P.S.Stef shko jep mesim tek Akademija e Arteve dhe lexojua shkrimet Kacit dhe Petritit se ata me vertet do te kenaqen.

  7. lulian kodra thotë:

    26 Prill 2008 @ 4:25 pm

    Hahahaha! Kolektivize besnike, te forte e paske helmin.

    Per kuriozitet tashti. Autokritike katolike, pendese kamuniste, apo apollogji Bronksiane per Bostonin ishte kjo, moderator i nderum nga Bostoni.

    P.S. Pershendetje mga Londra e socialeve.

  8. anonymus thotë:

    26 Prill 2008 @ 4:29 pm

    ard… thote: Fotografija eshte hyrja e parkingut publik ne Arthur Avenue dhe eshte nje simbol i nje shqiptari vrare nga shqiptaret

    Jo, jo vllajo! E ke gabim! Po ta shikosh me kujdes, nuk e ka ate portretin ne mes te shqiponjes, qe ka ajo ne Arthur. Kjo eshte ne kryqezimin e Kingsbridge dhe Jerome Ave. Anash asaj Berdonglles s’modhe! :)

    Shnet! :)

  9. Asterion thotë:

    26 Prill 2008 @ 5:08 pm

    Ky shkrim m’u lexue si ditari i nji t’arratisuni nga The Bronx Zoo.

  10. maverick thotë:

    26 Prill 2008 @ 5:28 pm

    Vjen nje provincial nga Shqiperia ne New York, dhe te vetmet gjera qe i bejne pershtypje jane
    hyp e zdryp ne trena dhe fakti qe ne Amerike njerezit te pyesin “si je SOT”. Prisja te thoshte dicka per Manhatanin, dhe e vetmja gje qe kishte per te thene ishte dukej ne forme organi mashkullor biles dhe per te thene kete do te duhej ta bente kur ishte ne tren…. (ishte kohe e bukur, larg nga shqiperia, dhe Stefani kish filluar te ndjeher ‘a bit horny’.

    vaj medet per “intelektualet” shqiptare…

  11. Ameriqia thotë:

    26 Prill 2008 @ 5:31 pm

    W.TH.F ishte ky shkrim kshu.
    Hyp e zdyp nga kerri e nga treni, futu m’kafe dil nga kafja, futu m’kishe e dil nga kisha, edhe do lloqe shqpitaresh ne NYC qe merrem me thashetheme dhe zihen per politike.
    Prof. Capaliku, gzohem shume qi paske ba qejf ne amerike.
    Por shkrimi ishte …. w.th. f ??

  12. ardagreat thotë:

    26 Prill 2008 @ 7:57 pm

    anonymous you are right

  13. buda thotë:

    27 Prill 2008 @ 9:32 am

    ku ishte pershkrimi i Boston se ky me shume po pershkruan trenat?
    Sic duket tiparet me idiote te shoqerise tone te importuara dhe jashte vendit nuk e shqetesojne autorin por ne te kundert sic duket ndihet ‘krenar’ kur i gjen ne bronx…
    “Një kafene e mbushur dingas me burra. Tym duhani si do Zoti dhe një ekran i madh televizioni……
    ku dhe gjendej parkingu i madh e i mbushun me makina luksi, thuajse të gjithë ato shqiptarë punonin bankiera…”

  14. Pjer Thomas thotë:

    27 Prill 2008 @ 12:59 pm

    S’eshte çudi qe ai kalimtari qe i ofroi ndihme te ket qene ndonje shqiptar :-)

  15. Marta Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Prill 2008 @ 5:20 pm

    Shkrimi si stil shkrimi s’eshte dhe aq i keq, por nga ana tjeter te mendosh sa shume gjera dhe burime mund te shfrytezoje nje program resident ne NY ose Boston dhe mbresat me the medha qe te ngelen kur ulesh te shkruash jane ato te shkrimit mesiper eshte — DISAPPOINTING!

    Jo per t’i rene daulles time, por mua per shembull nje nder gjerat qe me ka emociunuar me shume ne fillim ne NY ishte vajtja ne NY Public Library dhe fakti qe gjithe ajo literature shtrihej para meje dhe me kujtohej koha kur ne fakultet mbanim leksionet shenim se se kishim degjuar ndonjehere fotokopjen….

    Yes, “times have changed,” dhe me sa duket Capaliku eshte me kozmoplitan sec isha une nja 10 vjet te shkuar, se s’i mungon kurioziteti per te udhetuar te pakten, por prape shume DISAPPOINTING!!

  16. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Prill 2008 @ 5:47 pm

    Tym duhani si do Zoti

    … eh mer thuj…

    good catch, buda… :)

    PS. Capaliku sikur puno mceftas per Philip Morris… :D :P

  17. Blendi Salaj Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Prill 2008 @ 6:51 pm

    Pershkrimi i Bostonit ishte per te qare hallin. Na e quajti edhe qytet fantazmash pa le…Boston qe eshte metropol me 4.4 miljone banore (te gjalle), me nja 30 a 40 universitete, muzeumet e klasit boteror, qendrat shkencore, komunitet historik dhe bashkekohor shqiptaresh etj…

    Stefani kishte ardhur jabanxhi nje dite me shi, pa lene takim me asnje te njohur, dmth vjen kukuth ne Boston dhe i eshte dukur qytet-fantazmash…

    Duhet planifikuar ca me mire vizita presor se keshtu i con dem ato para qe kushtoi treni e hoteli.

  18. ela thotë:

    28 Prill 2008 @ 7:16 pm

    s’morem vesh asnje pershtypje, gjithe shkrimi qe pershkrim mekanik i nje udhetimi pa detaje fare dhe mbyllja qe pa kuptim, s’u kuptua nese mbresat qene te mira apo jo dhe cili qytet i pelqeu me shume dhe pse

  19. WASU Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Prill 2008 @ 7:16 pm

    Me ben pershtypje hipokrizia e ketij njeriu. I ve synim vetes te vizitoje qytete e vende te huaja per te, po qe para se te mberrije aty, i ka vene “blinders” anash syve sic ua ve karrocieri kuajve per te mos pare gje tjeter pervec nje kendi 10 gradesh perpara. Thote qe eshte i ndergjegjshem qe nuk pret te gjeje Manhattan aty ku shkon, po gjithsesi, kur ne te vertete nuk e gjen Manhattanin, zhgenjehet dhe ia fut vrapit per ne shtepi.

    Nga ana tjeter, i ben kaq pershtypje te mire bujaria dhe miqesia e shqiptareve qe takon ne Bronx, po nga ana tjeter percmon miqesine e te huajve qe takon gjate rruges. S’e kuptoj, me kete mendjengushtesi, pse e merr mundimin te dale nga guacka e vet ne Manhattan…

  20. jay-z thotë:

    28 Prill 2008 @ 9:34 pm

    tashti, per Bostonin s’ke dhe ca thua…aq, nje qyteze eshte (lol)

    seriozisht, kte ta vesh ne koloseumin e romes dhe nuk do arrije te ndjeje historine e botes.. po do shkruaje ndonje brockull. Si mund te mos gjeje dot robi ato muze, galeri, teatro etj qe bejne NYC apo edhe Boston qytete qe terheqin me mijra artiste…qe nga “starving artists” deri tek de niro etj…
    Edhe une kam ndjesine qe ky njeri s’ka ardhur me mendje te hapur, qe te thithe cfare ofrojne qytete te ketij rangu, por si menderisht i lodhur per te procesuar vrullin e nje mega-metropoli si NYC.

    Me beri pershtypje ai pershkrimi i NY ne mengjes, si nje qytet qe mundohet te marre veten nga orgjia e nates se shkuar..nga te kete udhetuar ky valle, pse nuk shprehet lirisht?

  21. Milloshi Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Prill 2008 @ 1:30 am

    E ka cu Prela ne strip bar bo ska tregu kodoshi.

  22. ergi thotë:

    29 Prill 2008 @ 8:58 am

    Nuk eshte shkrim pa vlera. Edhe aty ka cfare te mesosh. Une e lexova deri ne fund. Nuk me pelqeu ai krahasimi i formes se Manhatanit me organin e seksit mashkullor. Nuk e kuptoj se duhet ta bente. Ndoshta e ka konsideruar si gjetjen e shkrimit. Stefani duhet te udhetoje edhe me shume akoma. Dhe te mos dale kot fare ne rruge, por t’i vere vetes objektiva. Per Bostonin mund te shkruash libra pa fund dhe jo te rrish nje gjysem dite dhe te paguash para extra per t’u larguar sa me pare. Pse Stefan e bere kete?

  23. Eddie thotë:

    5 Maj 2008 @ 12:00 am

    Problematizoi dhe vlerat tona mikpritese ndaj globalizimit pa le… LOL

  24. Milloshi Shkruaji mesazh privat thotë:

    9 Maj 2008 @ 4:35 am

    Vleresoi edhe mikepritjen globale te problemit thuaj, po pse hi ne sy do na hedhi ne ky? Sa vjec ishte faturino a e gjeti njeri se e kishte shkrujt shume shpejt kodoshi.
    Per Bostonin kenge thur tere jeten se nuk ta vjedhin bicikleten. Shef burra me pantallona te shkurtra dhe kepuce ortopedike qe lexojne gazeten me kembe mbi karrige. Ke goca te bukura irlandeze, spanjolle, korcare, belge. Makina qe pastrojn boren qe te shkojne studentet ne bibloteke. Ka kisha te bukura me xham akulli dhe me parkingje te vizuara. Ka zogj qe fluturojne me lart se linjat e telefonit. Shikon shkolla te stolisura me statuja me llafe turpi. Ka teatro me bileta me sherbim elektronik ku ta sjellin kafen me cajnik. Pagun nji dollar me pa nji femer e shif me sy e plas me zemer. Pataj ne Boston eshte me shume ftofet sesa mrena jashte. Edhe stadiumet jane me drita, ste pelqen bejzbolli lexon libra. Autostradat me shume kalime te te cojne ne pune dhe me pushime.
    Edhe qente jane vegjetariane, po te kafshun te pagujn qerane.
    Bostoni edhe pallatin e lojrave me dore e ka me shkalle dhe ashensore.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.