Britanikët e duan Ermonelën
Rrëfimi i sopranos që mahniti mijëra spektatorë në Operën Mbretërore të Londrës.
Nga Londra
Muhamed Veliu
Për publikun britanik deri një javë më parë sopranoja Ermonela Jaho ishte një emër i panjohur. Kur Piter Catona drejtor i “Royal Opera House” në Londër doli përpara 2500 spektatorëve duke anonçuar se rolin e Violetës në “La Traviatën” e Verdit nuk do ta interpretonte siç pritej, sopranoja Anna Netrebko për arsye shëndetësore, por një shqiptare, një lajm i tillë do t‘i befasonte të gjithë. Emri zëvendësues i ruses, Netrebko, ishte Ermonela Jaho e cila kishte udhëtuar nga Nju Jorku duke mbërritur në këtë opera vetëm dy orë përpara shfaqjes. Kaq u desh që në sallë të nisnin pëshpërimat, mërzitja deri diku zhgënjimi të cilat shqiptarja do t‘i shuante shumë shpejt. E ndërsa publiku ishte vënë në siklet pasi vallë a do të mundte sopranoja shqiptare të zëvendësonte me dinjitet sopranon Netrebko me një pamje shumë të bukur dhe flokë bionde, prapa perdes ku priste Jaho i dukej vetja sikur bota po i lëvizte nën këmbë. Kishte të drejtë. Ishte përballë një prove jashtëzakonisht të madhe nga e cila deri diku varej edhe karriera e saj e ardhshme të paktën nëse synonte rikthimin në “Royal Opera House”. Se çfarë ndodhi atë natë ku pa asnjë lloj prove, pa njohur aktorët e tjerë ajo u ngjit në skenën e kësaj opere mbretërore për herë të parë ekskluzivisht për “Shqip” Ermonela Jaho e rrëfehen me detaje. Ka disa momente që ka mbaruar shfaqja e radhës. Me shpejtësi ajo fshin nga fytyra grimin, ndërkohë një nga producentët i tregon se jashtë operës te hyrja e artistëve një turmë njerëzish presin të marrin autografe prej saj. Pasi ka mbaruar rituali i dhënies së autografeve, madje edhe fotografimit me disa prej adhuruesve të saj të rinj, ulemi për një kafe në Somerset House buzë lumit Tamiz. E lodhur, por e gëzuar nga një tjetër sukses sopranoja 33-vjeçare thotë se në Londër e planifikonte të vinte më vonë. Por kjo ardhje ishte tejet e papritur. “Royal Opera House” është një nga operat më të rëndësishme në botë. Të interpretoja/ këtu ishte një ndër arritjet e mia. E kisha parashikuar pak më vonë jo kaq shpejt. Fati që nuk parashikohet asnjëherë më dha këtë mundësi. Emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme, pasi erdha në mënyrë shumë të papritur, pa prova, pasi mendoja se deri në momentin e fundit do të këndonte kolegia ruse. Lajmin që do të këndoja ma dhanë sapo shkela në aeroportin “Gatwick”, nis të rrëfejë Jaho. Sipas saj, kur ka mbërritur në “Royal Opera House” i dukej vetja si një robot, e mpirë nga emocionet. Gjithçka do të ndryshonte kur drejtori i kësaj opere ka përmendur origjinën e sopranos Jaho, e cila kishte zëvendësuar “yllin” e asaj nate sopranon Netrebko. Rreth këtij momenti Ermonela thotë: “Nisa të dridhem. Më dukej sikur kisha harruar fjalët. Nuk më kujtohet asgjë. Ku jam duke shkuar, si e mora këtë guxim, kurajë…. por nuk kishte kthim prapa. Ankthin tim e shtuan edhe pëshpëritjet e publikut që kishin ardhur të dëgjonin Anna Netrebkon, e cila është e famshme në Londër. Kur hyra në skenë e ndieja ftohtësinë e publikut, madje deri atje sa kostumi që kisha veshur për këtë rol më dukej 10-fish më i rëndë se pesha normale. Mezi merrja frymë. Salla më dukej shumë e madhe, nuk po orientohesha të gjeja të dashurin e Violetës që është Alfredo, një nga rolet kryesore të “La Traviatës”. Kështu fillova të interpretoja frazë pas fraze, duke parë publikun që pas ç‘do dueti duartrokisnin”. Kaq është dashur për Jahon, e cila më pas ka dashur t‘i injektojë atij publiku që e priti me zhgënjim pasionin, gjaknxehtësinë që ka shqiptari që në art është një thesar i vërtetë duke përcjellë emocion. Më pas, gjithçka për Jahon ka qenë një normalitet me alternimin në mënyrë perfekte me aktorët e tjerë për tri aktet e operës që ka zgjatur më shumë se tri orë. Në fund lot, jo lot të detyrueshëm nga vdekja Violetës siç e kërkon skenari, por lot gëzimi. Ermonela Jaho ia kishte dalë mbanë provës më të rëndësishme në karrierën e saj të interpretimit tejet spontan në “Covent Garden” ku ndodhet kjo operë duke shkrirë ftohtësinë e akullt të publikut anglez. Ishte pikërisht ky publik që do të ngrihej i tëri në këmbë duke e rikthyer Jahon disa herë në skenë për t‘i përshëndetur ata si pasojë e duartrokitjeve të pafundme. E njëjta skenë do të përsëritej për tre net me radhë në atë skenë ku kanë kënduar e duartrokitur emrat më të mëdhenj të operës botërore, tashmë mes tyre një shqiptare që linte gjurmët e saj sikurse dy bashkëkombësit e saj, Inva Mula dhe Sajmir Pirgu, po në të njëjtën skenë. Përballë njerëzve që duartrokisnin derdhnin lot apo bërtisnin “bravo bravo”, Ermonela Jaho thotë se nuk e besonte që ia kishte dalë mbanë kësaj sfide apo aventure pak rëndësi ka emri. “Isha krenare që unë si shqiptare arrita diçka në këtë skenë, pasi është diçka që nuk ndodh përdit”, thotë Ermonela. Ajo ka më se të drejtë, por nuk fsheh pezmatimin që në atë shfaqje të kishte shqiptarë disa, prej tyre ku edhe ambasadorit Zef Mazi ajo i kishte nisur bileta falas për ta parë bashkëkombësen e tyre. Pas të gjithë këtij rrëfimi emocionues pyetja se çfarë dyersh të tjera hapi ky sukses për të në Londër është më se i natyrshëm. Tashmë emri i shqiptares Jaho u bë i njohur, bëri zhurmë, kritikët shkruan disa shkrime për interpretimin e saj që pa dyshim është një arritje më vete. Ky sukses do të përkthej me fitimin e disa kontratave të tjera për të ardhur përsëri në Londër. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Drejtori “Royal Opera House” pas gjithë atij suksesi të shqiptares së imët me zë brilant do të bënte vetëm një pyetje. Ermonela kur do të vish përsëri në operën tonë. Përgjigjja e saj ka qenë shumë sinjifikative. “Me kënaqësi, më lër të shikoj ditarin”. Jaho do të rikthehet gjatë vitit në vazhdim në Londër me operën “Carmen”. Ndërkohë, ekskluzivisht për lexuesit e “Shqip” ajo tregon një lajm me të vërtetë të veçantë. Së bashku me Sajmir Pirgun në vitin 2010 do të interpretojnë “La Traviatën” ku ajo do të luajë Violetën, ndërsa Pirgu Alfredon. Pra, dy rolet kryesore në duart e dy shqiptarëve të talentuar për të cilën ajo mezi pret. “Të arrish në “Royal Opera House” me dy rolet kryesore të “La Traviatës” siç jemi ne dy shqiptarë pavarësisht se emrat tanë janë Ermonela apo Sajmir, unë si shqiptare do të ndihesha sikur fluturoja. Do të na duket vetja si puna e diellit që shkëlqen mbi këtë Londrën shpeshherë gri”, thotë ajo duke buzëqeshur. Po të shikosh veprimtarinë artistike të Ermonela Jahos, çdo soprano në moshën e saj do ta kishte zili. Por fatkeqësisht, ajo nuk është shumë e njohur në vendlindje ku që në moshën 17-vjeçare u duartrokit si një Violetë e vogël në “La Traviata”. “Mbase nuk jam shumë interesante për mediat atje që më kanë mbyllur shpeshherë derën kur kam pasur ndonjë koncert apo arritje në skenat botërore”, përgjigjet Ermonela. Ajo sqaron se në Shqipëri i është dukur vetja e parëndësishme, madje edhe në një interpretim të sajën tre vjet më parë në Tiranë kur po interpretonte në skenë i dërguan një letër anonime ku i thoshin se ajo ishte askushi dhe nuk e meritonte të interpretonte në atë skenë. Natyrisht që ka ndier keqardhje siç edhe e pranon, por karriera e saj brilante nga viti në vit në skenat botërore, ishte përgjigjja më e mirë për këtë letër. Për herë të parë gjatë intervistës në “Shqip” sopranoja Ermonela Jaho rrëfen edhe anën tjetër të saj, Ermonelën jo artiste në jetën e përditshme. Ajo është e martuar me një bashkëshort me background artisti të cilin e dashuroi që në bankat e shkollës në Tiranë. “Jeta private mbetet private. Jam martuar me një shokun e klasës shqiptar dhe jetojmë bashkë shumë të lumtur në Amerikë. Ai ka studiuar për Muzikologji në Tiranë, por emigroi në Amerikë pas fitimit të Green Card duke e filluar nga e para. Ai u specializua për Elektronikë dhe tani punon për IBM duke mos e lënë pasionin për artin të cilin e ndajmë bashkë. Bashkëshorti është një ndihmë e madhe, pasi më të shumtën e kohës jam nëpër botë me koncerte dhe ai për mua është një mbështetje e rëndësishme. Ervini më bën të ndihem me këmbë në tokë”, tregon Jaho për jetën e saj private. Suksesi i saj në Londër theu akullin e publikut britanik, duke i bërë që ata ta duan këtë soprano. Kjo vërehet jo nga dëshira e ne shqiptarëve për ta pasur Ermonelën përsëri në Londër e shërbyer si një ambasadore në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Angli. Mjafton të lexosh komentin e një operalogu britanik, i cili në faqen e tij në internet shkruan. “Bravo Ermonela Jaho, Anna Netrebko tani mund të shkoni në shtëpi”. Nuk ka dyshim se nga tani e tutje emri Ermonela Jahos do të mbahet mend gjatë. Për një arsye të vetme. Ajo i suprizoi të gjithë duke bërë që emri i ruses Anna Netrebko të mbetej vetëm si kujtim në broshurat apo posterat e shfaqjes.


29 Janar 2008 @ 7:19 pm
Ja keshtu, Blend (te drejtohem si “ish-gjollogjiks”). Keta jemi ne. Ne qe bejme nga 100 plus komente cic-mice per ato qegllat ne shpine, per kuptimin e litarit te hatlla e trete, majtas….
29 Janar 2008 @ 7:28 pm
Asnje profet s’eshte njohur si i, tille, ne vendin e tije:
29 Janar 2008 @ 7:45 pm
Nuk besoj tu kene cu ndonje pusullke (a u shofshin ato kurset kunder anaLLfabetizmes) te themi Ivna Mules apo Tedi Papavramit a ku di une… dhe shume mire qe nuk u eshte derguar, se mo me keqkuptoni….
Po fajin e ka Gill, sidoqofte…
29 Janar 2008 @ 7:51 pm
Bravo Ermonela!
29 Janar 2008 @ 8:03 pm
Ermonela ky yll Shqiptar qe na ben krenar !
29 Janar 2008 @ 8:11 pm
Blend, po te dal hakut. Ktu e ke, bro. Boj cer te dush tani. The ball is on your field….
http://intermezzo.typepad.com/intermezzo/2008/01/la-traviata.html
29 Janar 2008 @ 8:23 pm
emigranto, will do. Ia paska bere fora. Bravo vajza, mesa duket qelluam pikerisht ne kohe te jemi deshmitare te nje SUPERNOVA. Me vjen mire qe prezantimi i saj tek Peshku (flm. Alma) perkoi me kete njohje nga publiku i sofistikuar i Operas boterore.
Nuk ka me dyshim tani qe Ermonela do arrije maja me te larta se Mula apo Papavrami, dhe eshte pikerisht kjo cilesia prej Hirusheje e historise se saj qe e ben personazh kaq te dashur.
Who knew?
29 Janar 2008 @ 8:26 pm
Bravo Bravo Bravo Ermonela!!!
Kjo me te verte eshte ylli shqiptar qe ndricon nje skene me talentin dhe bukurine e saj, packa se ne vendlindje yje te tilla si Jaho nuk vleresohen fare!
29 Janar 2008 @ 8:56 pm
cfare eshte e vecante eshte fakti se Ermonela paska shkuar e kenduar vetem duke e ditur nje dite me pare; pa prova, lidhje me orkestren, dirigjentin etj etj.
kjo gje eshte mahnitese, e po t`i shtosh edhe ato fjale qe ishin thene per te ke ai blogu qe solli emigranti si link, te ben qe Ermonelen vertet ta urosh nga zemra
29 Janar 2008 @ 9:02 pm
Ne fillim ka pat emocione dhe i eshte dridh zeri lostT-o. Por sidoqofte shif elementin e Hirushes te kjo:
29 Janar 2008 @ 10:44 pm
Cunat e peshkut duhet ta vendosnin kete ke lajmet kryesore. Nuk ndodh shpesh nje ngjarje e tille.
Ja edhe nje tjeter superkoment per Ermonele ne linkun e meposhtem.
http://www.musicweb-international.com/SandH/2008/Jan-Jun08/traviata1701.htm
30 Janar 2008 @ 12:24 am
Bravo Ermonela Jaho, Anna Netrebko tani mund të shkoni në shtëpi - wow! Fama e Ermoneles me sjell aq shume emocione. Em-o po i flitsha ne pune disa robve per talentin e kesaj. Po hap llafin e mire dhe kur po flisja njeri prej kolegeve me tha, “je shume e emocionume”, edhe i thashe po eshte e vertete
Nejse, mezi po pres qe ta shikoj kur te kendoje ne NYC! Ishalla po bej ene foto ene t’ua sjell Ermonelen nga afer
30 Janar 2008 @ 12:36 am
Ermonela me thote se gjate ketij viti do te jete ne METROPOLITAN OPERA NYC. Do t’ju njoftoj disa muaj me pare me te dhenat perkatese se ku mund ti gjeni biletat dhe ta ndiqni.
Te tille artiste na bejne me te vertete krenar.
Ndjehem teper me fat qe pata rastin ta takoj dhe intervistoj zonjen Jaho.
Ajo pervec te qenurit artiste eshte nje zonje me kuptimin e plote te kesaj fjale.
30 Janar 2008 @ 12:40 am
Press78, faleminderit per informacionin. Nese do arrij ta takoj ketu ne NYC do jete vertet nje kenaqesi per mua si adhuruese e Operes, por me teper kur degjon te flitet kaq mire per nje talent Shqiptar, deshira per ta pare dhe ta fotografuar nga afer shtohet me shume.
30 Janar 2008 @ 4:40 am
lexova pershkrimin dhe komentet ke linku qe solle, em-o, hallall ja boft zoti; eshte shume rol i veshtire ai.
30 Janar 2008 @ 4:47 am
pas talentit te Ermoneles nuk di si ta pertypesh kete lajmin e Korrierit…. po keto tallen se ndyshe nuk arrij ta kuptoj kete krenarine!
Nik Pjeternikaj flet shqip ne filmin hollivudian
Pas “The sopranos” dhe “Law and order”, shqiptaret tani prezantohen si mafioze edhe ne ekranin e gjere. Filmi me i fundit i Joaquin Phoenix dhe Mark Wahlberg, “We own the night”, ka nje moment ne te cilin tregohet nje bos i mafies shqiptare, duke testuar drogen qe do te bleje dhe pasi e provon thote ne shqip: “Shume mire, jepini parate”. Shumekush qe ka pare kete sekuence, sidomos shqiptaret qe jetojne e punojne anekend botes, iu eshte bere qejfi kur, duke pare nje film te huaj ne kinema, degjojne te flitet shqip. Vijme nga nje vend i vogel e gjera te tilla na bejne te ndihemi te vleresuar ne syte e botes. Po kjo nuk mbetet me kaq! Aktori qe interpreton mafiozin shqiptar ne film eshte faktikisht shqiptar. Nik Pjeternikaj ka pasur te tjera role te vogla ne nje seri filmash te njohur si: “Shaft”, “Unfaithful”, “Autumn in New York”, “Bait”, “A perfect fit” etj. Nje tjeter emer shqiptar ky, qe na ben te krenohemi per origjinen tone.
30 Janar 2008 @ 4:51 am
Amon, o parrulle, se sa u bona gati me u cu; c’merresh me rronxho bonxho, pash Zotin!…
Naten me gjith men!
30 Janar 2008 @ 4:54 am
the usual flatulence… parrulle
30 Janar 2008 @ 5:02 am
Lost … i cant get over it being so “usual”… something we get used to
30 Janar 2008 @ 5:06 am
in that case you should write them; i was being dismissal, as the standards of some albanian newspapers are not bound to change, yet.
30 Janar 2008 @ 5:15 am
ja kam var dhe un qepen me kohe … akoma me keq se gazetat jane njerezia qe “iu eshte bere qejfi kur, duke pare nje film te huaj ne kinema, degjojne te flitet shqip. ”
this is not the stuff of newspaper fantasy… they exists, a healthy unassuming bunch as we ever saw one
sa prej tyre dine per koncertin e Ermoneles apo per ekspozitat e Ad Pacit ne NY? strangely enough being albanian doesnt go both ways!
30 Janar 2008 @ 7:17 pm
PA, po ka lloj lloj shqiptaresh dhe nje pjese e mire fatkeqesisht do ndjeheshin krenar me kete aktorin qe luan nje rol mafioz dhe flet dy llafe shqip ne nje film, ku tregon hapur se si jane shqiptaret, dhe nje pakice di per artistet e vertete qe e ngrejne lart emrin shqiptar dhe jane nderi i nje kombi.
30 Janar 2008 @ 10:40 pm
Ejjjj, ja ku i paska mbledhur Ermonela peseri dashamiresit e saj.
Me sa duket, “Peshku” do te jete nje vater e ngrohte per te rejat e sopranos sone, kudo ne bote.
Faleminderit z. Veliu, per kete artitull
Suksese Mona!
Na ndero ashtu sic na ke nderuar deri me sot!
Te uron me zemer, Alma!!
31 Janar 2008 @ 12:52 pm
Soprano shqiptare… hmmm ’soprano’…. ku e kam degjuar kete mbiemer… se kush foli dhe per mafian shqipe …. hmmm
BEJ SHAKA, thjesht beri qark te shkurter shembulli i aktorit ne Hollywood dhe profesioni i Ermoneles.
Pa dyshim kam fjalet dhe urimet me te mira per Ermonelen!
Ermonela, vazhdo tu tregosh atyre qe s’na njohin mire apo pellasin se shqipet merren vetem pune te keqija, “se per vete akoma s’jemi mire, por bota ka respektuar nga individe shqiptare si ty; per aftesite, punen dhe vlera humane fantastike”.
Sa per ate ‘letren anonime’ kam nje shpjegim:
Ermonela, zeri yt nuk degjohet mire tek TOB sepse atje ka nje arkitekture ku nderthuret stili Zgjyre me akustiken Dallavero-Cop-Cop qe ze nje volum sa nje apartament 2 1 me 2 ballkone. =)
Zeri yt qenka bere per ta degjuar bota mbare!
Bravoooooo….
31 Janar 2008 @ 1:09 pm
Ku mund ti gjej une tjeter perla si kjo? This is why I like “Peshku pa uje”!!!
31 Janar 2008 @ 2:04 pm
exi, se harrova: je grup!!!
31 Janar 2008 @ 2:28 pm
Britaniket duan Ermonelen
————————
Ne e duam me shume se ata..Ne e adhurojme!!!
31 Janar 2008 @ 2:54 pm
@emigrant: rrofsh lali!
kam pershtypjen se nuk jeton ne Shqiperi duke te ‘paragjykuar’ nga nickname. une jetoj ne ketu dhe degjoj e shoh lloj-lloj ‘letrash anonime’. Fakti qe shqipja jone nuk po shkon, por po zvarritet per te hyre ne EU, tregon se atdheu yne eshte mbushur plot me shkruesa letrash e po braktiset nga njerez ‘te hajrit’.
Prandaj u bera cinik kur pershkrova TOB.
Tek e fundit, ne nuk kishim per ta marre vesh sa vlere ka Ermonela nqs do vazhdonte te vinte verdalle te korridoret e kafet e TOB. apo jo ??
por dua dhe te them dicka tjeter: fakti qe Ermonela eshte bashkekohese e Inva Mules tregon se tek ne nuk lindin artiste 1 here ne 100 vjet apo eshte e rastesishme. Imagjinoni sa individe te tille mbulohen sot nga ‘letrat anonime’! Imagjinoni ku do ishim sot!
nuk rri dot pa e uruar prap gocen tone: Braaavvoooooo……
31 Janar 2008 @ 2:59 pm
Ados, ne na takon ta duam, se e kemi tonen :D…
Por kur e do dhe e vlereson i huaji, tek ne dhjetefishohet ai adhurim qe me te drejte thua.
Pershendetje!
31 Janar 2008 @ 3:05 pm
Edhe une e dua Ermonelen…

S’marr veshe shume nga operat,por megjithate prape e dua..
31 Janar 2008 @ 8:14 pm
Hehehe ketu eshte mbledhur grupi i adhuruesve te Ermoneles. Nuk ka se si te mos jete ndryshe kur ajo te magjeps me zerin dhe aktrimin e saj si soprano. Po shikoja videot e saja tek faqja personale www.ermonelayahoo.com dhe te heq trurin me menyren e interpretimit te saj. Eshte e mrekullueshme!!!
Emigrant, po shikoja per ndonje koncert ketu ne NYC por s’thoshte asgje. If by any chance you happen to hear anything before me, pls let me know. I would appreciate that! Thanks in advance
1 Shkurt 2008 @ 2:04 pm
Belle, E. Jaho eshte kthyer se fundi nga Londra. I tregova per jehonen e ketushme, per te cilen nuk dinte gje. Pjese nga e-maili i saj fundit:
… do I lexoj (komentet, shen. im) sepse ne kete menyre me bene mire edhe mua, me karikon me ate energji positive qe vetem ne gjuhen tende ka ate vlere mbi mua, qofte pozitivisht ashtu edhe negativisht.
Une jam kthyer sonte nga Anglia dhe jam akoma pak e trullosur.
Por meqenese ti shkruan aty (tek Peshku, shen. im), me gjithe zemer dhe me nje sinqeritet te madh falenderoj te gjithe shqiptaret qe kane shkruar per mua dhe vleresimi I tyre me ben te ndihem me pak jetime, dhe e kam fjalen per perkrahjen e publikut shqiptar….
1 Shkurt 2008 @ 3:49 pm
Emigrant,
Meqense paske mundesi ta kontaktosh Ermonelen, le te behet edhe kjo pjese e mirenjohjes per te. I bera nje permbledhje per tipat e ketushem (ne memedhe) dhe e shperndava publikisht sot ne Tirane. Me pak baza nga permbledhja e ketushme dhe klikimet rreth shfaqjes se saj ne Londer, u mundova t’ju them publikisht (jo vetem virtualisht) bashkekombasve se i detyrohemi nje duartrokitje, falenderim dhe mirenjohje kesaj bartesje te heshtur te madheshtise artsitike dhe njerezore shqiptare.
______________________________
Faleminderit Ermonela.
Tingëllon ëmbël, sinqertë por edhe fuqishëm në shqip. Tek e fundit është po aq e përzemërt, në mos edhe më detyrim-ndjenjëse sesa “Thank You Ermonela” që ishte shkruar me gërma të mëdha në website-in www.intermezzo.com
Ermonela Jaho është zëri i ri i Shqipërisë, “mysafirja e mirëpritur” siç u quajt në Londër, “ylli i ri që po lind”, siç pranuan me zë të lartë kritikët britanikë të Operës.
Në 17 Janar sopranoja e re shqiptare ishte thirrur me urgjencë nga Royal Operah House në Londër për të zëvendësuar rusen A. Netrebko në rolin e Violetës tek Opera “Traviata”. Sipas kritikëve britanikë, rusja ishte “sëmurur” nga bronshiti pak orë para shfaqjes; dhe vetë drejtuesit e Operës ishin sëmurur akoma më keq nga sëmundjet e saj të përsëritura, që më tepër se gjithçka, sipas tyre janë kaprico të tepruara të lokalistes që Jim Pritchard e quan ”arrogante” në vlerësimin e tij.
Në po të njëjtin artikull në “musicweb internacional”, sarkastiku Pritchard falënderon kapricon e sëmurë të ruses, sepse ajo i hapi më në fund rrugën një ”zbulimi të ri” që erdhi nga Shqipëria. Ermonela Jaho ka vite që jeton dhe këndon në skenat operistike në SHBA, është e njohur edhe në shumë skena në Evropë, por në Angli ajo ishte po aq e panjohur sa edhe…në Shqipërinë e saj.
Ermonela i ka bërë të gjithë të duartrokasin gjatë në përfundim të një interpretimi të shkëlqyer dhe ”plot emocion e ndjeshmëri të një Violete që mbushi shumë sy me lot”, citohet Pritchard. Znj.Jaho ishte thirrur vetëm në momentin e fundit për të zëvendësuar zërin e sprovuar të ruses Netrebko; nuk pati kohë të mësohej as me orkestrën, as me bashkë-tenorët, as me dirigjentin. Ajo hyri në skenën skeptike, të ftohtë dhe shpërfillëse të Royal Opera House në Covent Garden dhe i sfidoi të gjithë. Ashtu qetë, pa zhurmë, pa pretendime, pa parashikime, por me një pasion, përkushtim, ëmbëlsi dhe profesionalizëm që theu të gjitha parashikimet jomiqësore të kritikëve dhe ndjekësve të stërvitur të operës në Angli. Shumë gazeta dhe faqe interneti vazhdojnë të shkruajnë për debutimin e shqiptares së panjohur, por të fuqishme dhe shumë premtuese.
Ermonela Jaho hyri në skenën prestigjioze britanike rastësisht. Planet për aty i takonin mesit të këtij viti, siç thotë vetë ajo në disa intervista. Por duket se rastësia vazhdon të tregojë mbretërinë e saj edhe me këtë shembull, ku protagonistja Ermonelë bëhet papritur shqiptarja më e dashur për anglezët. Komentet për zërin dhe interpretimet e saj janë të shumtë. Kurse në intervistat e saj, Znj. Jaho tregon lidhjen e përhershme që ndjen me Shqipërinë ku ajo e mësoi për herë të parë Traviatën, apo edhe dëshirën e saj për t’u rikthyer e mirëpritur këtu.
Të gjithë ia kemi borxh nga një duartrokitje. Edhe nga një falënderim për misionin e saj të heshtur. Edhe një mirënjohje të madhe për pjesën e saj në imazhin ndryshe që prezanton për Shqipërinë.
Ermonela duhet të ketë patjetër talent të veçantë, përderisa kritikët rreken të besojnë nëse pas shkëlqimit të saj në Londër me vetëm pak orë prova për rolin, ajo është a) njeriu më i shpejtë në botë për të mësuar të renë; b) bën prova të pareshtura duke pritur që t’i shfaqen rastet e tilla; c) ka aftësi të jashtëzakonshme që të përshtatet me rolet që i shkojnë fare natyrshëm. (sipas vlerësimeve të musicweb international)
Londra ishte fitorja e radhës për vajzën e talentuar nga Tirana. Ajo është tashmë e kërkuar dhe e njohur në të gjitha rrethet operistike. Më e pakta që mund t’i themi kësaj sopranoje të talentuar dhe “zonje të vërtetë” siç i drejtohen adhuruesit e rinj britanikë, është që t’i themi njëzëri dhe me shumë mirënjohje “Faleminderit Ermonela! Shqipëria të përshëndet shumë!” D
Do të ishte mesazhi më i mirë i mbështetjes dhe mirënjohjes për suksesin e saj dhe për mënyrën e padiskutueshme të pozitivitetit me të cilën Jaho po prezanton Shqipërinë.
Faleminderit dhe suksese të mëtejshme, Ermonela!
1 Shkurt 2008 @ 10:21 pm
T_red, patjeter!
Do i jap pak kohe sidoqofte, qe ajo ta shohi vete kete faqe.
PS E ke qare! Me beso qe asaj do i mbushen syte kur ta shohi! Si edhe zemra, natyrisht.
3 Shkurt 2008 @ 7:42 pm
T_red, here we go; pjese nga e-maili i saj pasi lexoi komentet:
Persa u perket komenteve tek peshku pa uje….edhe tani qe te shkruaj jam teper e emocionuar dhe nuk mbaj dot lotet….nuk ngopem se lexuari e rilexuari dhe nuk besoj dot….
E kam zemren plot….nuk arrije dot te gjej fjalet e duhura ….
Nuk e besoj dot akoma… Jam e mbuluar me lote dhe do doja ti perqafoja te gjithe me rradhe dhe faleminderit….
…kjo ka qemem terapia ime qe me ka munguar prej shume vitesh.
Blend & Llukan & Pemar, nje falemnderit e vecante per ju!