Britania shtrëngon dhënien e vizave
Britania shtrëngon dhënien e vizave
Nga Londra
Muhamed Veliu
Përsëri ndryshime në ligjin britanik të emigracionit me ndikim negativ në marrjen e vizave për bashkim familjar apo atyre martesore tek emigrantët shqiptarë në Britani, të cilët aplikojnë në Ambasadën Britanike në Tiranë. Ndryshimet e fundit e bëjnë pothuajse të pamundur për shqiptarët, që kanë jetuar ilegalisht në Angli, të pajisen me vizë martese me shtetase britanike apo evropiane nga Ambasada Britanike në Tiranë. Efektet e këtij ligji po ndihen dita-ditës nga shqiptarët, të cilët janë dëbuar nga Anglia apo janë kthyer në mënyrë vullnetare, kryesisht për t‘u martuar me shtetase nga BE-ja apo për të kryer bashkim familjar. Ata po ndeshen me refuzimet gjithnjë e më të shpeshta, kur aplikojnë për këto lloj vizash.
Ndryshimet
Mësohet se amendimet e reja, që mbajnë firmën e ministrit Liam Byrne, konsistojnë në paragrafin 320 (7b) të këtij ligji. Ato prekin personat që kanë qenë në Angli më parë ilegalisht dhe tani aplikojnë për vizë pranë ambasadave të këtij vendi. Sipas paragrafit 320 (7b) të “Rregullave të emigracionit”, të gjithë aplikantëve do t‘u refuzohet viza, nëse ata kanë mashtruar në një aplikim të mëparshëm gjatë 10 viteve të fundit. Përveç kësaj, aplikantëve duhet t‘u refuzohet viza për periudhat e specifikuara si më poshtë, nëse ata: 1) kanë kërkuar leje-qëndrimi duke mashtruar; 2) kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar (duke kërkuar azil); 3) kanë qëndruar më shumë se afati i vizës për më tepër se 28 ditë ose për çfarëdo periudhe, nëse janë larguar me shpenzimet e shtetit, duke përfshirë këtu “Programin e rikthimit vullnetar” apo programe të njëjta, ose kanë thyer kushtet e vizës duke punuar ilegalisht. Sipas faqes online të Ambasadës Britanike në Tiranë, sqarohet se aplikimet do të refuzohen për periudhat e mëposhtme, duke marrë si pikënisje datën që aplikanti është larguar nga Mbretëria e Bashkuar: 1) një vit, nëse janë larguar vullnetarisht dhe jo më shpenzimet e shtetit britanik; 2) pesë vjet, nëse janë larguar vullnetarisht me shpenzimet e shtetit nëpërmjet “Programit të rikthimit vullnetar”; 3) dhjetë vjet, nëse ata janë larguar me forcë apo dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, hartuesit e këtyre ndryshimeve kanë bërë një përjashtim në paragrafin 320 (7b), me qëllim që të nxisin njerëzit që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht për t‘u kthyer dhe të kërkojnë vizë hyrjeje sipas rregullave të emigracionit. Për të përfituar nga ky përjashtim, oficeri i emigracionit duhet të bindet që aplikanti është larguar vullnetarisht nga Mbretëria e Bashkuar në periudhën 17 mars 2008, data e shpalljes së ndryshimeve, deri në 1 tetor 2008. Personi nuk është përpjekur të pengojë dukshëm rregullat e emigracionit. Kjo nënkupton që shkelja e rregullave të emigracionit nga ana e një individi ka qenë aq serioze saqë do të ishte refuzuar mbi bazën e paragrafit të vjetër 320 (11) të rregullave të emigracionit. E drejta e ankimit (apelit të vendimit për refuzim vize, që kryhet në gjykatat e emigracionit në Angli) është në përputhje me kategorinë e vizës që kërkon aplikanti. Të gjithë aplikantët do të kenë të drejta të kufizuara ankimi mbi bazën a aktit për të drejtat e njeriut apo aktit të marrëdhënieve racore.
Heqja e nënshtetësisë britanike
Zbulimi i mashtrimit te disa emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe ka ardhur për vetë fajin e personave mbajtës të pasaportave britanike. Ata kanë paraqitur në ambasadë certifikata lindjeje të noterizuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që vërtetojnë se nuk kanë lindur në Kosovë, ashtu siç shkruhet në pasaportat e tyre, por në Shqipëri. Kjo është bërë për efekt të sjelljes së bashkëshorteve apo dërgimin e garancive për familjarët për t‘u pajisur me vizë. Të tilla raste janë raportuar nga Ambasada Britanike në Tiranë tek “Home Office”, që ka ngritur një departament të veçantë për hetimin e rasteve, ku nënshtetësia britanike është marrë me mashtrim. Në një prononcim për mediat, kjo ambasadë vitin e shkuar tha se “qeveria britanike nuk do të tolerojë abuzimin e sistemit të emigracionit dhe sa herë që të zbulohen raste abuzimi do të kryhen hetime të hollësishme dhe do të merren masat e duhura. “Nëse do provohet që një individ e ka fituar nënshtetësinë britanike ‘duke mashtruar, falsifikuar apo fshehur fakte materiale‘, për shembull duke u hequr si shtetas i një vendi tjetër, atëherë ligji lejon që atij t‘i hiqet nënshtetësia”. Në të njëjtën mënyrë, nëse një individ e ka fituar statusin e refugjatit dhe si rrjedhim lejen e qëndrimit për në Britani duke mashtruar, për shembull duke u hequr si shtetas i një vendi tjetër, atëherë është e mundur që atij t‘i anulohet ky status refugjati dhe leja e qëndrimit”. Këto sanksione i parashikon neni 41 i ligjit britanik për shtetësinë të vitit 1981. Për këtë çështje pritet një vendim përfundimtar nga “Home Office”, e cila do të këmbëngulë deri në gjykata që këtyre personave, përveç heqjes së nënshtetësisë, të përballen me drejtësinë. Proceset e tilla do të marrin në shqyrtim përse është bërë mashtrimi, gjendjen familjare, statusin e punës dhe kontributin në shoqërinë britanike.
Testi ligjor
Deri më tani, “Home Office” ka çuar në gjykatë një shqiptar, për të cilin ka vërtetuar se ka përfituar nënshtetësinë me mashtrim. Për të është ngritur akuza për dhënie të deklaratës së falsifikuar, kur ka aplikuar për nënshtetësi britanike. Ekspertë të emigracionit e shikojnë këtë rast si një “Test Case” (rast testimi) nga Home Office. Nëse shqiptari e humb këtë rast, atëherë për “Home Office” kjo bëhet një “Case Law” (precedent ligjor), e cila do të merret si shembull për rastet e tjera. Për këtë rast mësohet se avokatët e shqiptarit do të argumentojnë në gjykatë se ai ka dy fëmijë që kanë lindur në Londër dhe se ata si familje kanë dhjetë vjet që jetojnë në këtë vend. Burime nga “Home Office” pohojnë se ky institucion po përgatit një politikë të re, posaçërisht për këto raste, pasi e kanë kuptuar se problemi ka qenë më i madh se sa e kanë menduar.


11 May 2008 @ 1:26 pm
en Angli ka me mijera Zezake si jane rregistruar si te “Zimbabwese” me mijare musliman si te “irakut, iranit afganistanit, palestines etc” me mijara Rus si te “lithuanise, estonise, latvis etc” dhe serb-croat-maqedonas-boshnjaks si te kosoves.
Anglia i urren ne maksimum shqiptaret! Shqiptaret denohen me shume se cdo rrace tjeter ne Angli bile 0.4 here me shume dhe me denim me te gjate se Afro-Karibeanet. Shqiptaret denohen me ‘maximum’ gjithmone.
Shpikin ligje vetem te aplikohen ne shqiptaret.
Shkurt muhabeti ata na dikriminojne. E mbani mend kur prishen mbremjen e “29 Nentorit” ne Cardiff …vetem pak (ose hic) protesta u bene per ate rremuje qe beri policia vetem te gjeje 6 emigrante illegal ne 100 esa veta, me pak se munde te gjenin ne rruge - tren - apo autobus
Kur ua kan bere zezakeve jane bere protesta ne cdo mundesi -qeveri - rruge - gazeta - libra etc etc
Pse do e mbajme ate ambasade anglese ne atehere …vetem si strehim per spiunet angles???
11 May 2008 @ 4:01 pm
e kush ta ka fajin qe su be protesta? Kjo tregon qe shqiptaret atje jane dakord me trajtimin qe marrin sepse e pranojne qe jane: genjeshtare, imorale, etj etj
11 May 2008 @ 4:18 pm
Keq me vjen ta them,por cdo gje qe shkruan ky tipi me lart nuk duhet marre seriozisht.Ky vetem gazetar nuk eshte.Ky eshte i njejti qe leshonte lajme bombe,se shqipetareve u ka dale amnisti ne Britani (disa here) duke genjyer ashiqare.
Eshte i njejti tip qe ka shkruajtur artikuj kunder shqipetareve ne gazeta britanike.
Eshte i njejti tip qe kontaktonte Home Office duke i shpjeguar se shqipetaret mashtrojne duke kerkuar azil si kosovar.
Eshte gazetari me medioker qe mund te egzistoj.
Me habit fakti qe top-channel ka nje korenspondent te tille.
11 May 2008 @ 6:18 pm
Po kush duhet marre seriozisht athere shpifjet e tua zoterote?
ja ku e ke komunikaten e shtypit te ambasades britanike qe ti & co duhet ta merrni seriozisht.
Ne fakt nuk ka se si te ndodhe ndryshe kur komuniteti shqiptare ne angli eshte i mbushur plot me te tille idiote si puna jote.
AMMENDMENT TO THE UNITED KINGDOM’S IMMIGRATION RULES (27/03/08)
From 1 April 2008, under Paragraph 320(7b) of the Immigration Rules, all applicants will have their visa application refused if they used Deception in a previous visa application within the last ten years.
In addition an applicant must also have their application refused (for the periods specified below) if they have:
sought leave to enter or remain by deception;
were an illegal entrant;
overstayed for more than 28 days (or any period if left at public expense, including through an Assisted Voluntary Return or similar programme); or
breached their conditions of stay (e.g. worked illegally).
Applications will be refused for the following period from the date the applicants left the UK:
I year if they left the UK voluntarily, and not at public expense;
5 years if they left the UK voluntarily, at public expense (e.g. Assisted Voluntary Return);
10 years if they were removed or deported from the UK.
Ministers have however announced a concession to paragraph 320(7B) to encourage people who are in the UK illegally to leave and apply for entry clearance under the Rules. To qualify under this concession the Entry Clearance Officer must be satisfied that the applicant:
left the UK voluntarily between 17 March 2008 (date of announcement) and 1 October 2008 inclusive;
Has not contrived in a significant way to frustrate the immigration rules. (This means that a person’s breach of our immigration laws was so serious that they would have been refused under the old paragraph 320(11) of the immigration rules.
Rights of appeal are in line with the category of entry clearance applied for. All applicants will have limited rights of appeal under the Human Rights Act or Race Relations Act.
VISA SECTION
BRITISH EMBASSY, TIRANA
26 March 2008
11 May 2008 @ 6:35 pm
or ti Qafir, thuaj ‘kush ua ka fajin’ jo “kush ta ka fajin” se Une nuk jam 100esa veta!
Mua personalisht nuk me rruhet se ska te beje me mua as vizat e as policia e cardifit. Por mua me vjen keq pse shqiptaert trajtohen keq, kudo qe te jene, dhe pa pike dallimi se cfare tipash jane ato tip Shqiptaresh, te mire te keqij …shqiptare jane dhe ne sy te te tjereve Une dua ti mbroj njesoj
Une nuk jam gazetar, por e kam bere (dhe do e bej) problem ate punen e Cardifit (une jetoj ne Londer jo Cardiff) me akademike qe merren me probleme rracore dhe ethnike, dhe ne nje Provim dhe Essay (permende pak)
Dhe ti matematikagji i famshem si e bere ate ekuacion qe i bere Shqiptaret “genjeshtare, imorale, etj etj” perfaqesuesi i Shqiptareve te Anglise je ti keshtu?
11 May 2008 @ 7:10 pm
Problemi i Cardiff-it eshte problem qe s’ka te beje shume me rracen shqiptare, se sa me mashtrimin e shtetit te Mbreterise te Bashkuar nga njerez te rraces Shqiptare. Ketu i futesh nje problemi moral e jo rracor. Sa per moral, ti e di mire qe rob mo t’poshter e pa bosht veshtire se gjen.
11 May 2008 @ 7:14 pm
press78 pse te djeg miza?
duket kultura jote kur perdor fjale te tilla si IDIOT*
A mund te mohosh ndonje gje rreth atyre qe kam thene? Te gjitha ato qe kam shkruajtur me lart ky gazetar i ka bere,biles ka bere edhe me shume se aq.Mos me ler te vazhdoj……….
Ky korenspondenti yne nga londra eshte ai qe beri ate shkrimin rreth shqipetareve qe martohen me te huaja kryesisht me polake ,ne nje gazete angleze,duke thene se shqipetaret paguajne para per keto martesa etj etj.Nje menxyre te vertete.
Kur shqipetaret tani shkojne per te aplikuar per nje pasaporte ne ambasaden angleze shikohen me dyshim dhe aplikimi i tyre paragjykohet.
Tani te lutem shume ,mund te me thuash se si dole ne konkluzion qe une jam idiot?
I terheq vemendjen administartorit ketu,fyerjet personale nuk duhen lejuar.
PS.Pyete pak ate Gazetarin,Vete a eshte regjistruar sio Kosovar ai apo sio Shqipetar kur ka shkuar ne Angli,dhe a e heq veten per Kosovar apo per Shqipetar atje??
28 June 2008 @ 9:14 pm
rroft britania shteti nr 1 ne bote
28 June 2008 @ 9:24 pm
Krye…
Top channel mban si gazetar Muhametin se i tille televizion eshte… Televizion rrugecerish, thashethemesh dhe idjotesish.
Muhamet Velia vete, eshte regjistruar si Kosovar ne Angli, dhe para 2 (me duket) vjetesh ka perfituar pasaporte britanike, mbi bazat qe eshte vetedeklaruar si kosovar.
Home Office, nese do te ndjeke ceshtje te tilla, le te kape te parin Veline, qe me shkruan edhe lart e poshte lajme te tilla, apo na del e na i jep intervista Raggeh Omarit per kafsherine e shqiptareve ne Angli…
Velia te arrestohet i pari dhe t’i revokohet pasaporta; madje te denohet me burg, sipas ligjit Anglez.
28 June 2008 @ 9:38 pm
#
astrit thotë:
28 Qershor 2008 @ 9:14 pm
rroft britania shteti nr 1 ne bote
#
28 June 2008 @ 9:42 pm
28 June 2008 @ 9:46 pm
Se pari, ky se eshte nje paragjykim!Mos u nxeh! ato qe thua ti per ligjin e ri,jane te verteta!
28 June 2008 @ 9:46 pm
Pse me ndjek ky flamuri gjerman, e?
Urime gjermaneve ne finalen e neserme, atehere!
Viva UK!
28 June 2008 @ 9:50 pm
Muhamet Veliu, eshte gazetar i nderuar,te tjerat jane xhelosira ala shqiptarce!
28 June 2008 @ 9:56 pm
Ne komentin e mesiperm :
28 June 2008 @ 10:31 pm
“artian”
28 June 2008 @ 10:35 pm
Pse valle, Beli? Pse s’u shkon ne mendje te gjeni nje arsye? Se me fal por anglezet, per sa i njoh une (dhe jam i bindur shumica e njerezve ne kete bote) njerez te arsyeshem jane, madje shume me teper se shqiptaret. Ka raste qe veprimet e shqiptareve jane shume te veshtira te shpjegohen fare, por hic fare kur t’betohem…
Jeni bere me keq se zezeqerit ne Amerike mor te shkrete, per kete me vjen vertet keq se ju kam patriote. Te qaheni, ankoheni, dhe per te bere viktimen jane bere ves i dyte i shemtuar i shqiptareve.
Ne fakt ke te drejte per kete, se po te ishin 100 ne 100 ilegale, s’do te behej rremuje hic
. Ju pifsha ne kupe per mendjen qe keni!
28 June 2008 @ 10:42 pm
Nuk e ka fajin anglezi, jo…