Brenda “Bechtel”-it
Në Reps të Rrëshenit, gjithçka është kthyer në kantier ndërtimi. Punohet 10 orë në ditë për autostradën Rrëshen-Kalimash. Ndërsa në kamp, jeta gëlon si në qytet. Si e kalojnë kohën 2.400 punëtorët dhe deri në ç’pikë kanë arritur punimet.
Reportazh/Çfarë po ndodh me rrugën Durrës-Kukës
nga Repsi, Renato Kalemi
“Edhe në pyjet me borë ka jetë”, na mësonte dikur një film shqiptar. Sot, diku mes maleve të veriut të Shqipërisë, ekziston një vend që i gëzohet 24 orë në ditë energjisë elektrike, ujit dhe…internetit falas. Si në asnjë pjesë tjetër të territorit shqiptar, me ketë vend jo shumë të largët, por të harruar, me një peizazh magjepsës “të dehur” nga uji që buron prej maleve, KESH-i është treguar vërtet dorëlëshuar. Me arsye, ama! E përveç dritave dhe ujit, edhe teknologjia ka mundur t’i gjejë vendin vetes. Një antenë e vendosur diku majë një mali, për shërbimin e internetit “wireless”, furnizon gjithë zonën falas. Mëkat që rreth e rrotull gjen fare pak kompjutera, shumica të llojit laptop. Një paradoks në dukje absurd për realitetin e sotëm shqiptar. Që nuk ka si të mos bjerë në sy kur druvarët e një duzinë gjeologësh të dikurshëm të filmit, janë zëvendësuar nga kantieri më i madh e më modern i ndërtimit që ka parë ndonjëherë vendi.
Ndodhemi në Reps të Rrëshenit, në vendin më të “privilegjuar” sot në Shqipëri, veç 100 kilometra nga Tirana. Prej disa muajsh, kjo qytezë veriore, e humbur mes shkëmbinjve malorë që përshkohet tej për tej nga lumi Fan, është shndërruar në një kantier gjigand ku jetojnë dhe strehohen 2.400 njerëz: Inxhinierë, menaxherë dhe punëtorë të thjeshtë. Ata po ndërtojnë segmentin më të vështirë rrugor, Rrëshen-Kalimash 61 kilometra të gjatë, të autostradës kombëtare Durrës-Kukës-Morinë, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën. Jemi bash në vendin ku shoqëria ndërtuese “Bechtel-Enka”, një bashkëpunim amerikano-turk, ka ngritur kampin-qytet dhe drejton punën për projektin “Albanian Motorway”, më masivin të kryer ndonjëherë në Shqipëri. Politikën, sherret dhe akuzat i kemi lënë pas, për të vërejtur me sytë tanë se ç’do të thotë në terren, të çash tej e tej malësinë e veriut shqiptar në mbretërinë e dimrit. Që është shtruar këmbëkryq në këto anë.
Ndryshe nga ndonjë parashikim “në letër”, rruga nga Rrësheni në Reps “të vjedh” mbi një orë kohë. Ndonëse distanca është jo më shumë se 20 kilometra, terreni tejet i vështirë, balta dhe gropat, e zmadhojnë atë pesëfish. Sapo mbërrin në Shpal, duhet të lësh aksin kombëtar, të devijosh djathtas dhe për gjysmë ore të shfaqet kampi i punëtorëve. Në pak minuta ne lamë pas qytezën e Blinishtit, ndërsa nga larg dalluam mbetjet e burgut famëkeq të Spaçit. Por synimi ynë ndodhej diku tjetër, pak minuta larg asaj ndërtese ngjyrë gri, gojëshqyer e që shikon vëngër gjithkënd që kalon atypari. Fuoristrada Toyota, (vetëm një makinë e tillë mund të të çojë shëndoshë e mirë në destinacion), devijon përsëri djathtas, këtë herë përfundimisht për në Reps.
Nuk mund të gabosh mbi vendndodhjen: Kamionë gjigandë që transportojnë papushim materiale; ekskavatorët, trailerat, makineritë e shpimit të tokës dhe makinat e furnizimit me naftë që ecin njëra pas tjetrës, na e përforcojnë idenë se ndodhemi afër kampit. Disa punëtorë na udhëzojnë shkurtimisht drejt tij.
“Ju lutem prisni sa të njoftojmë për mbërritjen tuaj”, flet njëri nga rojet e postbllokut, në hyrje të qytezës-kamp. Një të huaji i nevojitet leje e posaçme për të kaluar matanë traut dhe këtë ne e kemi siguruar që më parë. Megjithatë rregullat janë të rrepta, siguria tepër e lartë, prandaj duhet njëfarë kohe përpara se të parkojmë makinën përballë ndërtesës metalike ku punon i gjithë stafi i dy kompanive, nga inxhinierët, tek drejtuesit e lartë të projektit.
E para që na pret, teksa zbresim nga automjeti, është kroatja Iva Zagar, shefja e Marrëdhënieve me Publikun. Prej dy muajsh gjendet në Reps, jeton në kampin-qytet ashtu si dhe 200 punonjës të tjerë të stafit, duke u kujdesur që ndonjë fundjavë t’ia kushtojë njërit prej klubeve më të njohura të ish Bllokut në Tiranë. “Këtu në kamp nuk kemi shumë gjëra për të bërë. Janë thuajse të njëjtat fytyra dhe çdo ditë të njëjtat gjëra. Por kemi 24 orë drita, ujë dhe internet”, thotë duke qeshur, ngaqë është informuar mbi gjendjen e energjisë elektrike në të gjithë Shqipërinë. Për këto tre elementë bazë, me sa duket, Repsi ia merr në kthesë Tiranës, të cilën Iva e viziton sa herë kërkon t’i shkëputet ditëve të njëjta në kamp. “Gjithsesi edhe këtu është shumë bukur, apo jo?”, pyet pa u munduar ta fshehë surprizimin e saj me peizazhin natyror. Ne i japim plotësisht të drejtë, duke përfytyruar për pak çaste se si do të shndërrohet ky vend me të mbaruar autostrada. “Pas 10 vjetësh do ma kishte qejfi ta vizitoja sërish. E imagjinoni dot panoramën?”.
Në ndërtesën e stafit të inxhinierëve puna është në kulmin e saj. Të gjithë punonjësit, të huaj dhe shqiptarë, me shikimin e ngulur para laptopit, tek ndonjë skicë apo projekt, ngrejnë kokën ndërsa u kalojmë pranë. Në Reps stafi kap shifrën 191 vetë; në Kukës ka vetëm 67; në Thirrë, ku edhe po ndërtohet tuneli që të nxjerr në Kalimash (i gjatë 5.5 km) ka 32; ndërsa në Tiranë, zyrat qendrore të dy kompanive, përfaqësohen nga 4 njerëz. Numri i punonjësve të thjeshtë aktualisht arrin në 2.400, nga të cilët 1.600 shqiptarë dhe 800 të huaj, të tërë nga Turqia. Por, në pikun e punës, që mendohet të jetë pranvera dhe vera e vitit të ardhshëm, kompania do ta shtojë numrin e punëtorëve deri në 3.500 vetë. Sakaq projekti ka ndikuar masivisht edhe në jetën e banorëve të zonës. Një pjesë e mirë e tyre janë punësuar për hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve, që shërbejnë për transportimin e materialeve nga kampi në vendet ku ndërtohen urat. Një investim i cili e ka shuar disi varfërinë dhe shtuar aftësitë profesionale të fuqisë punëtore lokale. Madje punëtorëve u është ofruar një trajnim i mirëfilltë për të gjitha aspektet e ndërtimit, përfshirë sigurinë dhe përdorimin e mjeteve të punës.
“Disa nga punëtorët e kanë mësuar gjithçka dinë nga eksperienca e këtushme. Komuniteti përfiton mjaft nga prania jonë”, thotë Bulent Ozluoglu, menaxheri i punimeve të dheut, njëkohësisht trajner i ekipit të futbollit të dy kompanive. Ka ardhur nga Stambolli në Shqipëri për të marrë pjesë në projektin e autostradës. Familjen e ka lënë në Turqi dhe nuk e fsheh për asnjë çast mallin për ta. I tregojmë peripecitë tona për të mbërritur në destinacion dhe me të qeshur rrëfen se kur erdhi për herë të parë në Reps, ngatërroi rrugën duke iu drejtuar ish burgut të Spaçit. “Më pas e mësova se çfarë kishte qenë. Ja që ka edhe më keq se ju”, pohon me shaka. Autostrada është projekti i katërt në të cilin Bulenti merr pjesë dhe e klasifikon si më sfiduesin nga të gjithë. Vështirësitë janë të shumta, por më të mëdhatë lidhen me pjesën gjeografike e logjistike të ndërtimit të autostradës. “Çdo gjë na duhet ta transportojmë nga kampi për në vendin ku kryejmë punimet. Kjo na merr shumë kohë sepse trupat prej betoni, pjesë përbërëse të urave, kërkojnë mundim të madh në zhvendosje”. Rënia e shkëmbinjve, rrëshqitjet e dheut gjatë punës apo uji që buron nga malet, janë disa nga vështirësitë me të cilat përballen ditë për ditë punëtorët. Për të mos folur për kohën e keqe me shi dhe borë, që jo pak herë ka vonuar punimet. “Javën e shkuar punuam fare pak, pikërisht për këtë arsye”, shton Ozluoglu. Rreth 1.200 mjete ndezin çdo ditë motorrët për të punuar dhe secila prej tyre kanë mbërritur këtu me kilometrazh zero.
“Kaq shumë makina Repsi nuk i ka parë kurrë ndonjëherë”, na thotë një banor i zonës. Edhe ai, prej disa muajsh, është pjesë e forcës punëtore për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, si shumë banorë të tjerë në fshatrat përreth. Ndoshta kur autostrada të ketë përfunduar një herë e mirë, do të ketë se çfarë të rrëfejë me krenari.
Jeta në qytezën-kamp mund të quhet deri diku monotone. Zyrtarisht puna fillon në orën 7.00 të mëngjesit, për t’u mbyllur në 17.30. Dhjetë orë punë, e cila ndahet në 2 turne, paradite dhe mbasdite, me një pushim njëorësh në drekë, për të ngrënë atë që përgatisin çdo ditë kuzhinierët turq, në mencën mu në qendër të kampit. “Nuk jemi në restorant, por ushqimi është i mirë”, thotë pa ankesa Iva. Veç gjellëve të ndryshme dhe ëmbëlsirës që zakonisht serviren në drekë, mëngjesi shpesh kalohet me vezë dhe drithëra, ndërsa darka është më e lehtë. Alkoli është i ndaluar në kamp, por megjithatë ndonjë birrë në mbrëmje mund dhe të lejohet. “Nuk duam që punëtorët të na vijnë të dehur në punë”, shton Ozluoglu. Andaj pija më e preferuar e tyre është çaji. Në lokalin e kampit, pjesa më e madhe e punëtorëve që shohin televizor janë turq. Dhe secili prej tyre ka nga një filxhan çaji në dorë, teksa ndjekin kanalin turk Superstar. Kurse stekat e cigareve blihen çdo ditë në Reps. E njëjta gjë përsëritet dhe në dy kampet e tjera. Njëri prej tyre ndodhet në Thirrë, aty ku çdo ditë gërmohet për të hapur tunelin që do ta lidhë zonën me Kalimashin.
Xhon Dagllas, menaxheri amerikan i mjedisit, sigurisë e shëndetit në kamp, një burrë tërësisht i thinjur, afër të gjashtëdhjetave, ka gjithçka nën kontroll. Siguria në punë, shëndeti i punëtorëve dhe mirëmbajtja e mjedisit, janë 3 elementë mjaft të rëndësishëm të kampit, e njëkohësisht të paparashikueshëm, andaj dhe ai është tepër serioz kur flet mbi këto çështje të detyrës së tij. “A mund të kemi zero aksidente në punë? Po, është e mundur! Por, për t’ia arritur këtij qëllimi duhet që punëtorët të mësohen me kujdesin më të madh”, shton ai. Para se të fillonin punë, të gjithë punëtorët i janë nënshtruar një seminari se si duhet të veprojnë në raste të rrezikshme për jetën e tyre. “Ata duhet të kuptojnë të jetojnë sipas rregullave, sepse ndryshe mund të vriten. Shpesh i pyesim nëse kanë diçka për të na thënë. Sa më shumë të dimë për ta, aq më shumë do mund të bëjmë për t’i ndihmuar”. Makineritë që përdoren për ndërtimin e autostradës janë të pamëshirshme dhe si të tilla nëse të kapin, të vrasin. Për këtë arsye raportohet edhe aksidenti më i vogël, për të ulur rrezikun tek të tjerët. “Të jetosh në një kamp është stresuese. Njerëzit si ne vdesin 10 vjet para kohe për shkak të jetës që bëjnë”, shton ai me keqardhje.
Për të mposhtur këtë stres, punëtorëve dhe stafit të kompanisë u janë krijuar disa kushte, të cilat e minimizojnë deri diku monotoninë. Pasditeve të vona kafeneja shoqërohet nga trokitja e dominove apo nga komentet mbi lojën e shahut. Sallat e televizorëve kryesisht dominohen nga kanalet satelitore turke apo transmetuesit tokësorë shqiptarë. Në dimër këto janë elementët e argëtimit për punëtorët, të cilët gjithsesi shkojnë shpejt për të fjetur sepse e nesërmja mbetet gjithnjë një ditë e re pune. Stafi i inxhinierëve, menaxherëve dhe administratës, mund të qetësohen në palestrën e forcës, duke luajtur ndonjë lojë bilardo, apo duke parë thjesht televizor. Një kohë e veçantë i kushtohet stërvitjes së ekipit të futbollit. Trajneri Bulent Ozluoglu, është i ashpër kur flet për këtë pikë. Por, ekipit “Bechtel-Enka”, nuk i ka dalë aspak keq: Në 4 ndeshje të kampionatit që po zhvillohet në Tiranë (në fushat e kalçetos) kanë mundur të fitojnë 3 dhe të barazojnë 1. “Jemi duke fituar. Këta janë djemtë e mi”, thotë ai entuziast, ndërsa na tregon fotografinë e ekipit. Por, edhe qyteza-kamp e ka një problem: Berberi. Në kamp nuk ka një të tillë dhe punëtorëve u duhet të shkojnë deri në Reps për t’u qethur. Qari i një parrukiereje mirditore. “Kemi një zonjushë që u pret flokët. Por, e imagjinoni dot se janë 2.400 burra që shkojnë atje për t’u qethur. E shkreta ajo”, qeshin të gjithë.
Përpara se t’i hipim sërish makinës (një Mitsubishi e kantierit) dhe t’i drejtohemi Thirrës, vishemi njësoj si punëtorët: Xhupa në ngjyrë të portokallinjtë, kokore të verdha, syze transparente, kufje për veshët dhe maskë që nuk lejon thithjen e pluhurit. Të gjitha këto mjete do t’i përdorim kur të hyjmë brenda në tunel.
Terreni është tejet i vështirë, por të paktën nuk bie shi. Rrugët janë mbuluar nga lluca dhe herë pas here makina xhiron gomat. Ka trafik. Kamionë që shkojnë e vijnë, të mbushur plot me materiale; ekskavatorë që lëvizin dheun; sërish transportueset e naftës na zënë rrugën dhe kalojmë minuta të tëra derisa shkëmbehemi në ato rrugë të ngushta, të rindërtuara nga e para, që makinat të mund të kalojnë disi më lirshëm. Diku në ndonjë pjesë anësore mali na zënë sytë makineri të tjera. Duket sikur hanë me dhëmbë rrugën ku do të kalojë autostrada e re. Punëtorë që konsultohen me njëri-tjetrin dhe ndonjë kalimtar që na përshëndet gjithë kuriozitet.
“I shikoni ato 9 pemët e larta atje tej?”, na pyet inxhinieri i urave, Ermir Gaçi. “Duhet të bëjmë kujdes të mos i prishim sepse kanë një domethënie për njerëzit që jetojnë këtu. Simbolizojnë 9 fise”. Në atë vend po ndërtohet njëra nga 27 urat që do të ketë segmenti Rrëshen-Kalimash. Ermiri ka shtatë muaj që punon në Reps dhe duket se e ka mësuar mirë rrugën që të çon për në Thirrë.
Një e nga një kalojmë fshatrat Shtrungaj, Bisak, Klos dhe Xhuxhë. Dhe gjatë gjithë rrugës tonë (që i kap dy orët) kalimtarët më të shpeshtë që na përshëndesin janë disa nxënës shkolle, me çantat në krahë, që mundohen të zgjedhin rrugën për të mos u zhytur në llucën e tmerrshme. Por, pa sukses. Ndonjëri prej tyre na e bën me shenjë për ta marrë në makinë, por vendi nuk mjafton. Çdo ditë përshkojnë të njëjtin itinerar për të shkuar në shkollën që nuk është afër. “Komuniteti paguhet për ta mirëmbajtur këtë rrugë”, thotë Iva. E cila është e çuditur nga fakti pse banorët e këtyre zonave, përveç dy ditëve të para të shtrimit të rrugës, nxjerrin gratë e tyre për të bërë punën e burrave. Kroatja nuk ka faj. Ndoshta nuk ka dëgjuar për një poezi të famshme të Çajupit, që e shpjegon më së miri fenomenin.
Në Thirrë ka dëborë dhe bën shumë ftohtë. Më kot nuk i thonë majë mali. Ora shënon 2 e drekës, punëtorët sapo kanë rinisur punën dhe këtu ka vetëm profesionistë. Pothuajse që të gjithë janë turq, përfshirë edhe inxhinierët. Me një anglishte të çalë mundohemi të merremi vesh për punën që ata kryejnë çdo ditë aty. Mali “Qafa e Kumbullës” po shpohet tej për tej, nga të dyja anët, derisa Thirra të lidhet me Kalimashin. Në pjesën ku jemi ne, gërmimet kanë shkuar në 272 m për njërën korsi dhe 331 për tjetrën. Nga krahu tjetër, është shpuar më shumë: 588m me 441m. “E bukura e hapjes së tunelit është se mund të punojmë edhe kur jashtë bie dëborë”, bën shaka inxhinieri turk, Selçuk Girgin. Është vetëm 24 vjeç, por ka marrë përsipër një detyrë të rëndësishme, pas eksperiencës në ndërtimin e metrove në Stamboll. Dëbora ka bllokuar rrugën kombëtare, andaj edhe drejtuesi kryesor i punimeve në tunel, amerikani Kris Dikson, ka mbetur në Kukës. Me keqardhje na lajmëron se nuk mund të jetë i pranishëm.
Brenda në tunel është zhurmë e madhe. Sytë duan njëfarë kohe sa të mësohen me dritën e dobët. Një makinë gërmuese gjigande vijon punën: Hedh në tokë shkëmbin dhe njëkohësisht punëtorët vendosin mbajtëset e hekurit e më pas një sasi të madhe betoni. Gjithçka bëhet aty për aty. Në secilën anë të dy tuneleve gërmohen 4 metra shkëmb në ditë. Pra mali shpohet 16 m në të katër anët e tij dhe deri tani janë gërmuar plot 1.6 km tunel nga 11 km gjithsej. “Çdo gjë bëhet shkallë-shkallë. Kështu kemi edhe siguri më të madhe”, plotëson Ali Açikbash, një tjetër inxhinier turk.
Afati i përfundimit të autostradës ende nuk është përcaktuar. Kjo për faj të terrenit të vështirë dhe faktit se kompania përballet me të papritura të reja çdo ditë. Megjithatë, gjithçka duket se po shkon sipas parashikimeve. Sot, Repsi dhe zona përreth është shndërruar në një kantier të mirëfilltë ndërtimi. Nesër, të gjithëve do të na bjerë rruga andej dhe ka shumë arsye: Për aq kohë sa na u desh nga Repsi në Thirrë, do të kemi kapur Kukësin. Ndoshta edhe dritat, edhe uji, edhe interneti do të vazhdojnë të shërbehen 24 orë në ditë, në humbëtirën mes maleve të egra, që do të zbuten e nënshtrohen nga një super-autostradë.
Segmenti “Rrëshen-Kalimash”
Gjatësia totale 60.8 km
Gjerësia e rrugës 26 m
Karrexhatat 2 x 7.5 m
Pista të shtruara 2 x 2 m
Shpejtësia e trafikut 80-100 km/h
Tuneli Dy shpime paralele nga 5.5 km
Ura 27 gjithsej, 4 km në total
Botuar ne Revisten “Klan”
Nëntor 2007

22 January 2008 @ 5:38 am
Nje nga ndryshimet kryesore ndermjet nje ndertuesi te huaj dhe atij shqiptar -
Shtypi shqiptar ka filluar te ndryshojne dukshem cilesine e reportazheve!
22 January 2008 @ 11:26 am
Cudi, te gjitha reportazhet nga Kalimashi u nenshkruakan “Nga Repsi, …..”. Ja edhe nje tjeter me i ri nga Gazeta Standard e djeshme:
Rrëshen-Kalimash, aty ku “Fani” të tregon rrugën drejt Kosovës
NGA REPSI, ERLIS ÇELA
Gazeta Standard
21/01/2008
Të kaptosh malet për të arritur “Tokën e premtuar” të shqiptarëve, Kosovën. Gjarpërimi i lumit Fan në luginën mes maleve të Mirditës është pak a shumë edhe gjurma e rrugës së re që po ndërtohet në Segmentin nga Rrësheni në Kalimash. Një udhëtim i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë na jep mundësinë për të parë punën në këtë objekt dhe përparimin e arritur deri tani nga firma zbatuese e projektit. Të nisur nga Tirana me një autobus luksoz dhe të shoqëruar përgjatë gjithë rrugës në një eskortë e policisë, ne përfaqësuesit e medias, mbërrijmë fillimisht në qytetin e Rrëshenit. Një qytet i vogël që i ngjan gjithë qyteteve të kësaj përmase në Shqipëri, të ofron pikë së pari qetësinë dhe ajrin e pastër. Pasi kemi rrufitur kafenë e mëngjesit nën shikimin kureshtar të mirditorëve, të cilët si duket rrallë u bie rasti të shohin aq deputetë dhe gazetarë në një ditë që të vizitojnë qytetin e tyre, nisemi drejt Repsit. Repsi, një qytezë e ngritur në mes të maleve me disa pallate tipike të stilit komunist, në fakt duket se e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm kur shërbente për strehimin e minatorëve. Në fund të kodrës mbi të cilën është ndërtua Repsi ndodhet dhe kampingu kryesor i firmës “Bechtel-Enka”. Që në momentin e parë kur shikon godinat e ndërtuara prej paneleve të ngjyrosura me të bardhë dhe blu të kampingut, kupton se aty po ndodh diçka e ndryshme nga gjithë projektet e tjera të infrastrukturës që janë ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri. Me siguri ishin të përgatitur për të na pritur, dhe i gjithë kampingu kishte filluar të vihej në lëvizje që me mbërritjen e grupit të deputetëve që merrnin pjesë në udhëtim, disa minuta përpara. Që nga qyteti i Rrëshenit dhe deri në Reps mund të shiheshin shenjat e para të punimeve në rrugë. Strukturat e disa urave ishin tashmë të ngritura dhe buldozerët ishin në punë për të përshtatur pllajat e maleve dhe kodrave me lartësinë e këtyre urave, në mënyrë që rruga të ndërtohej mbi një trashe të drejtë dhe pa kthesa. Në kamping na presin drejtuesit e projektit, amerikanë dhe turq të cilët në bisedat e tyre dhe në shpjegimet që na japin nuk harrojnë për asnjë çast të theksojnë se kjo rrugë është mahnitëse dhe se bashkimi i dy kompanive liderë në botë, “Bechtel” dhe “Enka” ka ndërtuar disa mrekulli të tilla në botë. Pas një mini-koktej të shtruar në ambientet administrative të kampingut, përfaqësuesja e marrëdhënieve me publikun e projektit, Iva Zagar, na jep disa të dhëna në lidhje me projektin dhe me volumin e punës që është kryer deri më tani. Në fund të kësaj porositemi nga përfaqësuesi i sigurisë së jetës në projekt që të veshim kapelat dhe jelekët e sigurisë para se të nisemi për në kantierin e Thirrës ku po ndërtohet tuneli.
Udhëtimi për në Thirrë
Pasi kemi marrë instruksionet e duhura në lidhje me sigurinë gjatë qëndrimit në kantier, nisemi drejt hyrjes së tunelit. Tashmë kemi lënë autobusin tonë luksoz dhe vazhdojmë rrugën me disa automjete të prodhimit amerikan ngjyra gri, që në pamje të parë të ngjasojnë me mjetet e transportit të të burgosurve të shfaqur në filmat e Hollivudit. Për të gjithë atë që ishin ankuar nga rruga e keqe e përshkruar nga Rrësheni deri në Thirrë, pjesa tjetër deri në hyrjen e tunelit ishte një tmerr i vërtetë. Një rrugë mali e paasfaltuar me kthesa të shumta dhe gjarpërime pa fund që ndonjëherë nga lartësia ku kalonin të futnin edhe frikën. Udhëtimi ynë nga kampingu i Repsit deri në Thirrë zgjati më shumë se dy orë dhe ndonjëherë dukej sikur nuk kishte të mbaruar. Gjatë udhëtimit në atë terren ku zhurma e ujit të lumit dhe hija e maleve që të rrethojnë janë bashkëudhëtarët, kupton se bëhet fjalë për diçka jo të zakontë. Shoqëruesja jonë, Iva, na tregon disa kulla karakteristike të asaj zone, duke u ankuar se me pronarët e tyre kanë lindur shumë probleme shpronësimi. Sipas saj, pengesat për sa u përket shpronësimeve të banorëve, shtëpitë e të cilëve preken nga rruga, pengojnë në ritmin e punimeve dhe krijojnë vonesa të parashikuara më parë. Por në fakt gjëja e parë që i shkon njeriut ndërmend kur shikon ato kulla qindravjeçare, nuk është aspak shpronësimi i pronarëve, por madhështia dhe pamja e tyre mistike që të shoqëron. Të ndërtuara me gurë dhe me dritare tipike të vogla, me çatitë e tyre të pjerrëta për të përballuar borën e shumtë dhe me historinë që mbart çdonjëra prej tyre, të bëjnë të mendosh nëse do të kishte mundësi të shmangej shembja e tyre. Panorama e mrekullueshme e luginës së Fanit dhe kullat malësore që qëndrojnë madhështore të paktën edhe për disa kohë, janë prova e vërtetë se e bukura nuk është ekskluzivitet i metropoleve. Megjithëse virusi i modernitetit kishte prekur edhe këto kulla në disa raste. Rrasat e gurit në disa raste ishin zëvendësuar nga llamarinat dhe antenat e shumta satelitore prishnin pamjen e tyre. Pas një udhëtimi prej më shumë se 2 orësh dhe disa ndalesave që shërbyen për të informuar deputetët e Kuvendit shqiptar mbi fazat e punimeve, mjeti alla-amerikan që na transportonte ne mbërriti në Thirrë, në hyrjen jugore të tunelit. Drejtori i projektit na orientoi të futeshim me kujdes në brendësi të tunelit dhe më pas të gjithë, deputetë dhe gazetarë, morëm hovin për të parë se deri ku kishte shkuar shpimi i tunelit në malin e Qafës së Kumbullës. Që në hyrje të tunelit, vëreje se kishte një angazhim shumë të madh të mjeteve dhe punëtorëve të kompanisë. Shoqëruesit tanë na sqaruan se kishin përqendruar më shumë mjete dhe punëtorë në ndërtimin e veprave të artit, pasi ato konsideroheshin si më të vështirat për t’u ndërtuar. Aty mësuam se puna në tunel ishte organizuar me dy turne nga 12 orë, për të mos humbur kohë dhe për të përfunduar shpimin në afatin e caktuar. Tuneli që fillon në Thirrë dhe përfundon në Kalimash ka një gjatësi prej 5.5 kilometrash. Në fakt bëhet fjalë për dy tunele paralele me këtë gjatësi, të cilët lidhen me njëri-tjetrin me minitunele sigurie. Puna në tunel kishte ecur me ritme të kënaqshme dhe sipas drejtuesve të firmës, pritet të përfundojë në kohë. Kur hyje në brendësi të tunelit kuptoje vërtet se sa vepër e veçantë do të jetë kjo rrugë. Aty dukej qartë se deklaratat politike nga Tirana nuk mjaftojnë për të kuptuar atë çka ndodh në të vërtetë me këtë rrugë. Kjo gjë u vu re edhe nga entuziazmi i madh që përfshiu parlamentarët shqiptarë, të cilët pasi panë punimet impresionuese, nxituan të bëjnë deklarata për rëndësinë e saj, madje në disa raste duke dalë edhe nga vija politike. Aleancisti Neritan Ceka, i cili ishte i vetmi kryetar partie nga opozita që merrte pjesë në këtë vizitë, u shpreh i entuziazmuar se me ndërtimin e kësaj vepre nuk po bëhet thjesht një rrugë, por po ndërtohet realisht kombi shqiptar. Ndërsa deputeti i PBDNJ-së, Leonard Solis, që njihet për kritikat e tij në drejtim të qeverisë nuk arriti t’i rezistojë entuziazmit dhe euforisë kur deklaroi se pas asaj që kishte parë do të kërkonte rikthimin e imunitetit të ministrit Lulzim Basha. Në fakt a e kishte hak kjo rrugë të quhej si urë që do të lidhte kombin shqiptar. Duke parë atë pengesë të madhe natyrore që po i nënshtrohej ndryshimit nga dora e njeriut nuk të mbetet gjë tjetër vetëm se të pohosh me plot gojën, po, kjo është një arterie që do lidhë kombin shqiptar.
28 deputetë udhëtuan drejt Repsit
Nga opozita të pranishëm ishin
Neritan Ceka dhe Durim Lamaj
Të dhënat e projektit
Segmenti 1 Rrëshen - Reps 19.5 km
Segmenti 2 Rrëshen - Thirrë 26.5 km
Segmenti 3 Thirrës - Kalimash 14.8 km
Gjatësia Totale 60.08 km
Gjerësia e Rrugës 26 m
Karrexhatat 2 * 7.5 m
Shpejtësi e planifikuar e trafikut 80-100 km/orë
Tunele: Dy shpime paralele, 5.5 km secili
274 ura, 4 km total
Volumi i punimeve
Vazhdon puna në 18 ura, nga 27 gjithsej
9.5 milionë m gërmime
55000 metër m beton arme
Deri tani janë shpuar rreth 2.6 km tunel në të dyja anët
2955 të punësuar aktualisht
2000 të punësuar shqiptarë
1200 mjete pune
Ura më e lartë, 80 metra
90 për qind e nënkontraktorëve janë shqiptarë
22 January 2008 @ 11:33 am
Ndoshta eshte thene diku, por si paguhen punetoret e thjeshte, e sa inxhinieret?
22 January 2008 @ 12:58 pm
Po ndryshon pak e nga pak infrastruktura ne Shqiperi. Ky eshte nje lajm pozitif qe do i rrisin shanset per nje bashkim me te shpejte me Evropen perendimore qe ka filluar te asfaltoje e te betonizoje natyren qe nga vitet 50-te. Tani e tutje nuk do pyetet me per alpet, natyren e mrekullueshme te maleve. Vetem ndertime me qellim qe t’i pelqejme te tjereve.
22 January 2008 @ 1:03 pm
Me sa kam lexuar une rrogat jane mbi 300 Euro per punetoret e thjeshte dhe mbi 1000 per inixhinieret.
Dicka interesante: Nokia ka njoftuar se fundi se do hape nje kompleks te madh per prodhim telefonash ne Rumani. Rroga e punetoreve atje do varioje nga 170-270 Euro muaji.
Rumania eshte ne BE sic e dime, Shqiperia jo, por rrogat tek ne ose jane te ngjashme me keto vende, ose ne disa raste edhe me te medha.
22 January 2008 @ 2:07 pm
Nese gerrmimi i 11 km tunel (5.5 per çdo ane) behet me 16 m/dite (2 makineri nga 2 ane paralele, nga 4 m/dite secila = 16 m/dite), atehere i bie qe me keto ritme, tunelet te jene perfunduar ne Korrik 2009.
Nuk e di si e ka parashikuar projekti, por duhet pare edhe data e perfundimit komplet e rruges.
22 January 2008 @ 2:46 pm
-
Llukan, kjo tregon mendoj une nivelin e “larte” invesitigativ te gazetaureceve shqiptare, qe shkruajne artikuj nga hollet e Sheratonit e Rognerit, apo shume-shume nga selite e PD-PS… gjithe ky debat per Kalimashin dhe gazetareve tani qe shkuan atje iu duket sikur jane ne vijen e pare te luftes ne Irak… hajde kerko cilesi ti pastaj…
22 January 2008 @ 3:43 pm
Perpara se te behen akuza per “gazetarucet”, qe s’di se ku i paska gjetur para-shkronjesi, ne fillim duhet te lexosh mire ate qe te serviret. Ne Reps vertet nuk eshte si ne Irak (para-shkronjesi e dika mire kete!!!), por te pakten gazetaret shqiptare, te cileve edhe ne Reps te Rreshenit u duket sikur kane kaluar kufirin (sepse aq shume reportazhe u ngarkohen nga shefat e tyre?!), marrin mundimin ta shkruajne nga vendi i ngjarjes dhe jo nga hollet e Sheratonit apo Rognerit (para-shkronjesi paska mbetur paksa ne vitin 1999 me luften e Kosoves). Per te mos shtuar ketu se artikulli i mesiperm eshte botuar ne nentor 2007, pra rreth 4 muaj me pare, dhe nuk eshte ne valen e shkrimeve qe po shkruhen rendom sot ne te perditshmet shqiptare. Para-shkronjesin e keshilloj te informohet mire, sepse dhe gazetaret ndihen keq kur shohin se pikerisht opinioni publik qe ata mundohen te informojne, nuk na qenka i informuar.
22 January 2008 @ 3:44 pm
olti, flm per informacionin.
standardet e pagesave brendaperbrenda BE-ut ndryshojne; ne Gjermani ne Bochum me duket ka shume pakenaqesi me kete mbylljen e fabrikes se Nokias. Ne Rumani fuqia punetore kushton me lire, ndaj dhe Nokia po e ben kete levizje.
22 January 2008 @ 4:24 pm
@ rhcp,
Pike se pari une si parashkronjes jam aq i informaur sa mund te me lejoje ato qe shkruan mbrapashkronjesi im dhe bashke-shkronjesit e tij gazetare. Dhe ajo qe me transmetojne keta shkronjes eshte (ne te shumten e rasteve) shkrime te nje cilesie te tille si ai qe me zuri syri tek Korrieri i sotshem ne internet “Valevitet per 7 ore ne degen e pemes”. Sjell ne vemendjen e mbrapashkronjesit tim se behej fjale per nje fatkeqe e cila kishte zgjedhur t’i jepte fund jetes se saj duke u vetevaruar. Tani per ate PALO GAZETARUC(E) qe e ka shkruar kete menxyre e kisha fjalen une. Personalisht mendoj se nje njeri i tille nuk e meriton ta quash NJERI e jo me gazetar qe jo e jo…
-
Persa i perket asaj nese te gjithe mund te futen ne te njejtin thes kjo eshte pune tjeter, dhe kerkoj ndjese nese kjo nuk ishte e qarte ne postimin e meparshem… gjithsesi i qendroj mendimit tim se shumica e gazetareve (me hir a pahir - lexo me deshiren e shefave apo jo) jane poshte nje niveli te kenaqshem…
22 January 2008 @ 4:37 pm
me qe paske kaq shume kritika ti ftjkt per nivelin e gazetareve ne Shqiperi pse nuk punon vete ne media qe ta ngresh nivelin. per te kritikuar eshte shume e lehte. Mua me dukesh se ti nuk e njeh fare realitetin e mediave ne shqiperi.
22 January 2008 @ 4:40 pm
Pinturikio, une nuk kam pse punoj ne media mer daj, une jam KONSUMATOR dhe si i tille kam kritika ndaj cilesise se asaj qe me ofrohet… nuk besoj se eshte kaq e veshtire per tu kuptuar
22 January 2008 @ 4:53 pm
Dhe si konsumator i mire qe (ma do mendja) duhet te jesh, je ne gjendje te zgjedhesh ate cka don ti. Sipas logjikes tende, gazetaret ose jane te gjithe si Larry King ose s’ka tjeter… Gabohesh! Sipas teje, ose ka Leonardo da Vinci ose te gjithe jane zero me xhufke. Ketu, konsumator i dashur, hyn procesi i perzgjedhjes se informacionit… Shof se Korrierin s’do ta lexosh me (meqe je llahtarisur), ky eshte hapi i pare i perzgjedhjes… Por, serish mos i fut te gjithe ne te njejtin kazan… Si konsumator qe je, te takon te perzgjedhesh ate qe te duket ty si me e drejte! Kritikat e tua shprehi duke braktisur ate media qe te llahtaris. Kjo eshte menyra me e mire e reagimit te nje konsumatori.
Mos merr persiper te kritikosh dicka per te cilen di shume pak apo e sheh nga nje pozicion krejt te papershtatshem.
22 January 2008 @ 4:59 pm
erm, “gazetaret ose jane te gjithe si Larry King ose s’ka tjeter”, Larry King gjete si model gazetarie??
22 January 2008 @ 5:05 pm
Rrogat ne Shqiperi vertet jane te krahasueshme me rrogat ne vendet e tjera perreth si Romania, Bullgaria dhe Maqedonia…rrogat e puntorve me kualifikim po flas. Ajo qe na mungon neve eshte kerkese per puntor me kualifikim. Porjekte si kto…krijojne pune…dhe si ato per te cilat ne bejme 2-3 protesta ne dite.
Artikull interesant…
22 January 2008 @ 5:12 pm
@ rhcp,
Nuk dua ta zgjas shume me kete replike … sinqerisht… por shoh qe keni nje tendence te theksuar t’ju imponoheni te tjereve
Ju mor Zoteri/Zonje nuk keni asnje te drejte (sot e gjithe diten) te me tregoni mua se cfare duhet te kritikoj apo jo!!! Kjo eshte jashte cdo lloj rregulli etike komunikimi… nga e gjeni kete te drejte une nuk e kuptoj, po ashtu sic nuk kuptoj tendencen e medias per t’iu imponuar opinionit publik ne pergjithesi..
Edhe njehere tjeter, si gazetar(e) qe jeni mos i ngaterroni gjerat, une nuk kam pse ta njoh tregun e medias dhe menyren s’i organizohen gjerat ne redaksine tuaj (a paguheni per shkrim, per numer fjalesh, apo keni pagese fikse, a jeni te siguruar apo jo, etj, etj). Une shoh dhe vleresoj vetem produktin final (ne kete rast gazeten). Se si i seleksionoj une gjerat nuk te hyn ty ne xhep (megjithese duhet te perpiqesh te informohesh sa me shume edhe per kete - per te miren tende)…
_
P.S. Dhe me duket sikur e thashe qe nuk hyjne te gjithe ne te njejtin thes … valle gazetaret nuk dine te lexojne ato qe shkruajne te tjeret …
22 January 2008 @ 5:14 pm
“Kemi një zonjushë që u pret flokët. Por, e imagjinoni dot se janë 2.400 burra që shkojnë atje për t’u qethur. E shkreta ajo”
hahahhaha shume e bukur kjo
22 January 2008 @ 5:14 pm
Reportazh i bukur dhe i gjalle.Na jep nje ide te pergjitheshme per punimet..por me vjen keq per nje gje..qe nga kjo veper e madhe ku po derdhet me shume euro se sa uje ne lumenjte rreth zones… nuk po perfitojne punetoret e pa pune shqiptare. Mesa duket te gjithe punetoret qe punojne ne kete veper jane te huaj. Ja arritem edhe kesaj dite kur ne te rrijme pa pune kafeneve dhe te huajt te na ndertojne rrugen…me nje fjale ne ” jemi bosa”.Milionat e euorove qe dalin po nga ne si popull po i perfitojne te huajt dhe kjo nuk me duket gje e voge.Kjo me shqeteson shume dhe nuk mendoj se eshte nje zgjidhje e menduar mire….Nuk e di cfare mendojne peshqit per kete ?
Ne kemi shume punetore dhe specialiste te cilet do te ishte mire te kontribonin dhe te perfitonin nga kjo rruge…Kujtoj se digat mbi lumin Drin jane ndertuar nga shqiptaret sigurisht punetore dhe specialiste dhe nuk besoj qe jane vepra te vogla..Ka njeri ndonje te dhene sa % shqiptare punojne ne rrugen e re qe po ndertohet ?
22 January 2008 @ 5:29 pm
Cili eshte qellimi i kesaj rruge??? A do behet porti i Durresit dicka apo a do te hyje dicka e madhe nga Kosova??
Mua me duket si nje rruge e thejeshte e cila duhet te behet dhe nuk e kuptoj se pse eshte kaq bombastike.. Sepse le te themi qe mbaroi neser ku eshte qari?? ne Durres asnje gje nuk eshte rregulluar (kushtet turistike). Porti po eshte shume i vogel, ??
22 January 2008 @ 5:31 pm
ftjkt, sa shume e ruan gjakftohtesine!
rhcp, edhe me keto nicket qe keni zgjedhur sikur po testoni marrdheniet e gjuhes me qiellzen.
Qe te mos biesh ne kurthin e thirrjes urgjente per pergjigje (ndodh gjithmone ne rastet sefte ose kur temat jane perzemer), ndoshta do ishte me mire te lexoje më me vemendje c’thote ftjkt-i. Sado qe jane speca me te kuq se flamuri yt, akuza dhe emertimi i tij per “media-levruesit” (meqe termat e tjere i keni konsumuar te dy me siper),qendrojne qe c’ke me të. Ashtu sic qendron edhe perjashtimi qe e detyrove tre here të ta perserise se ftjkt i perjashton pergjithesimet.
Sa per rrugen e re qe do te na coje e sjelle nga Kosova…ashtu, drite, gjalleri e zhurme pune pastë perhere!
22 January 2008 @ 6:01 pm
Artikulli…
22 January 2008 @ 6:03 pm
Jane 2 miljon Shqiptar ne Kosove…dhe rruga s’eshte aspak e thejsehte se e lidh Tiranen me Prishtinen per 3 ore. Autostrade me 4 korsi qe kalon neper male me shpejtesi udhetimi 100km/h …s’eshte aspak e thjeshte.
22 January 2008 @ 7:07 pm
Grupi.Faleminderit per shifrat.Reportazhin e lezova shpejt dhe mesa duket pjesen e numurave e kam kaluar shpejt pa i kushtuar shume vemendje..se mu be mendja vetem turq ngaqe ata permendeshin me teper..Keshtu po 1600 punetore shqiptare..E terheq verejtjen e mesiperme.Te pakten e dime se 1600 shqiptare gjate dites jane jashte kafeneve…
Sigurisht qe rruga eshte e rendesishme dhe te mirat do ti shohim me vone.
Diku kam digjuar se “Perandoria romake u be e fuqishme se ndertoi rruge”.
22 January 2008 @ 7:19 pm
Reportazh/ Kë të zgjedhim mes deklaratave boshe të Erjon Braçes e kompanisë së tij dhe punës që po bëhet në terren?…
Në rrugën që bashkoi shqiptarët dhe përçau PD-në
Nga Kalimashi Saimir Kola www.saimiri.2pt.net
Rruga Durrës-Kukës-Morinë, një rrugë për të cilën është folur aq shumë, është debatuar po aq shumë, sepse dinin fare pak ose nuk dinin fare se çfarë po ndërtohej me të vërtetë dhe se çfarë vlere ka ajo. Përditë shkruanim deklaratat që e kishin cilësuar të padëshirueshme. Por ajo që ne pamë ishte krejt ndryshe. Thjesht do ta përshkruaja me një fjalë: Madhështore. U nisëm një ditë nga kryeqyteti, u larguam nga akuzat dhe kundërakuzat. I lamë pas të gjitha; edhe imunitetin e hequr të Bashës, duke udhëtuar drejt Kalimashit, aty ku gjithçka ishte kthyer në kantier ndërtimi. Pasi mbërritëm në Rrëshen, bëmë dhe ndalesën e parë, vetëm sa për të shijuar një kafe. Por të gjithë pyesnim veten se sa larg ishte kjo rrugë dhe sa kilometra na duheshin. Teksa u nisëm nga Rrësheni për në Reps, përballë dukeshin pjesët e përfunduara të kësaj rruge, të cilat kalonin përgjatë kodrave të kësaj zone. Një terren tejet i vështirë, sa mendoja se asgjë nuk mund të ndërtohej këtu. Por jo.
Ne ishim deri në skajin që mund të shkohej dhe e pamë me sytë tanë atë që është duke u bërë, e pamë edhe në perspektivë, edhe në realitet. Ne pamë me sytë tanë punëtorët, këmbët e urës, tunelet. Pamë edhe se si na u rrëqeth trupi kur këto të gjitha po i shihnim në lartësitë mbi 1000 metra. Ishte një udhëtim i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ishin ftuar të gjithë gazetarët. Derisa shkuam atje, folëm shumë për atë që po bëhej. Ajo që pamë nuk ishte gjë tjetër, veçse diçka që ndoshta as e kishim menduar. Ca mendonim se kjo s’bëhet kurrë. Është iniciativë e një të çmenduri”,- por kur shikonin gjithë atë punë që po bëhej e gjithë ata punëtorë të s’pushonin një herë, thjeshtë na mbetej të thoshim “edhe mund të bëhet”. Durrës – Morinë nuk është një autostradë, nuk është një rrugë, por një kryevepër. Është një ëndërr që me djersën e qytetarëve tanë është duke u bërë realitet dhe përderisa është kështu, edhe politika e deklaratave dhe akuza që ka vite që e mban peng vendin, këtë radhë është shumë e qartë - “duhet të hapë krahun”. Nëse nuk është e zonja të ndihmojë zhvillimin e vendit, të paktën të mos pengojë. Kemi dëgjuar të flitet që është një vepër madhore. Kishim dëgjuar se është e veçantë, por ajo me të cilën u përballëm, e kalon këtë veçanti, e bën thjesht vepër kolosale dhe madhështore.
Milot - Rrëshen
Nuk është as më pak e as më shumë se sa një mrekulli e natyrës që ndoshta për herë të parë në gjithë jetën e saj, do të njihet edhe nga bota. Është pikërisht terreni për ku do të kalojë autostrada më e madhe në vend - ajo nga Durrësi në Morinë. Gjurmët e kësaj autostrade fillojnë në fushën e Patosit në perëndim të qytetit të Laçit jo më shumë se tre kilometra nga qyteza e Milotit, por pa hyrë në të. Dhe vazhdon gjatë gjithë gjatësisë së saj bregut të lumit mat në gjurmët e hekurudhës deri në vendin ku lumi në fjalë bashkohet me degën e tij më të madhe Fanin e Madh. Në këtë vend autostrada e lë mënjanë shoqërinë e saj me lumin Mat, duke ndjekur Fanin e Madh, gjithkund bregut të tij në gjurmët e hekurudhës Milot – Rrëshen. Do të kalojë shumë afër qytetit të Rubikut dhe Kishës 900-vjeçare, duke e bërë këtë vend të ngritur në gurë të bardhë, ndoshta një pikë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Nga Miloti deri në Rubik janë afërsisht 28 km rrugë. Pas Rubikut, autostrada do të kalojë rrëzë çdo fshati deri në hyrje të Rrëshenit, për një gjatësi rreth 10 km. Edhe në këtë segment autostrada do kalojë në gjurmët e hekurudhës. Kjo autostradë nuk kalon në qytetin e Rrëshenit, por kalon shumë afër tij, rreth 1.5 kilometra. Në vendin e quajtur Ura e Fanit, aty ku Fani i madh bashkohet me Fanin e Vogël, autostrada do të lërë hekurudhën dhe do të ndjekë bregun e këtij të fundit, deri në pikën më skajore të Mirditës, në Kalimash. Nga vendi ku hyn në rrethin e Mirditës, deri në pikën që del nga ky rreth, kjo autostradë përshkon një gjatësi rreth 86 kilometra. Gjatë gjithë gjatësisë së saj ndodhet vetëm lumi dhe male të larta nga 500 deri në 2000 metra, duke i servirur udhëtarëve një pamje mahnitëse; bjeshkë, borë, pisha, gurë e për më tepër, kudo rreth saj fshatra të vegjël me shtëpi karakteristike të krahinës deri në 500-vjeçare. Deri në Rrëshen gjithkund duken punimet dhe tashmë kushdo që sheh atë që është bërë, e kupton fare lehtë se çfarë do të thotë kjo. Por kur fillon e kalon qytetin e sheh me sy atë që është duke u bërë, fjala “kuptohet” dhe mbase duhet zëvendësuar me atë “mrekulli”. Janë dy gjëra që të mahnitin - mrekullitë e natyrës së kësaj zone, e cila më parë njihej vetëm nga banorët dhe tjera, nëse tashmë je në një makinë që po udhëton drejt Kalimashit, të jesh i sigurt se je dëshmitar i ndërtimit të një qytetërimit që vetëm në televizor mund ta kesh parë.
Në trasenë e segmentit Ura e Fanit - Reps
Pak metra nga vendi i quajtur Ura e Fanit ndodhen dy fshatra, Ndërfana dhe Ndërfushasi. Në afërsi të këtyre dy fshatrave, arkeologët, disa dekada më parë, gjatë gërmimeve të tyre gjetën një pllakë ku ishte e gdhendur fjala “Komb”. Sipas tyre, ky është edhe dokumenti i parë në të cilin për herë të parë është përdorur fjala Komb. Traseja e rrugës kalon mbi këto dy fshatra dhe ndjek drejtimin drejt një tjetër fshati që ndodhet rreth 5 kilometra nga Rrësheni dhe pikërisht Gëziqi. Diku aty nga kilometri i shtatë që i korrespondon fshatit Gëziq, situata fillon të marrë një tjetër karakter, terreni është më i vështirë dhe tashme firmës ndërtuese nuk di duhet vetëm të hapë trashenë e autostradës, por edhe të shumë rrugëve lidhëse për të arritur në vendin ku tashmë janë duke u zhvilluar punimet. Në shumë vende janë hapur trase të zgjeruara, ku me dhjetëra traktorë dhe mjete të tonazheve të rënda lëvizin pa pushim. Tashmë në shumë vende, në segmentin nga më të vështirët në Ballkan, ka filluar të shfaqet traseja. Janë me mijëra ton dhe që kanë zënë vend për mbushje, mijëra metër kub male që janë shuar, e veç këtyre pothuajse çdo 5 kilometra kjo firmë ka ngritur kantiere ndërtimi. Me pak fjalë, punëtorët janë në luftë me malet dhe me gurët. Terreni është tmerrësisht i vështirë dhe i frikshëm. Pasi kalon Gëziqin, qytetërimi nuk ka më asnjë lloj kuptimi, deri në të ashtuquajturin “Qytezë e Repsit” syri nuk të kap qoftë edhe një shtëpi për kilometra të tëra. Por, po të jesh jashtë makinës, nuk të shpëton dot një zhurmë që vjen andej nga lugina e thellë e Fanit të Vogël dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse zhurma që krijojnë makineritë që po thërrmojnë gurin. Është një punë që mendja njerëzore thjesht do ta konsideronte sfilitëse, por pavarësisht kësaj, gjithçka është duke u bërë. Për shkak të terrenit me një luginë mjaft të thepisur dhe me shumë kthesa, përgjatë gjithë segmentit janë duke u ndërtuar ura të vogla, aq sa me të drejtë punëtorët thonë se po bëjnë kilometër dhe urë.
Urat nga Rrësheni në Reps
Një ndër këto ura që është duke u ndërtuar është pikërisht ajo në afërsi të Repsit. Deri më tani janë ndërtuar vetëm këmbët e kësaj ure që është rreth 100 metra e gjatë dhe një lartësi prej rreth 20 metrash, ndërkohë që kjo është vetëm njëra nga urat më të larta dhe më të mëdha që janë duke u ndërtuar përgjatë gjithë segmentit. Një ndër punëtorët që ka ndërtuar këto këmbë të urës është edhe Pjetër Vokrri. Ai shprehet se prej disa muajsh po punon në këtë sektor, si shofer me një automjet të rëndë dhe pagesa është e kënaqshme. Ndërkohë ai shton më tej se së bashku me të, për ndërtimin e këtyre këmbëve kanë punuar katër turq dhe një amerikan. Të gjithë kanë të njëjtën uniformë dhe është mjaft e vështirë që ta dallosh kombësinë e tyre. Vokrri shprehet se në këtë segment është duke u punuar me makineri të fjalës së fundit të teknologjisë. Çdo problemi që lind është e pamundur që firma të mos i gjejë mjetin që e zgjidh problemin: “Më tej vijojnë proceset e tjera deri në përfundimin e këmbës së urës. Rregullat e sigurisë janë nga më të lartat. Për asnjë rast nuk mund të heqim kapelat mbrojtëse apo këpucët e posaçme, pasi, në të kundërt, mund të marrim karton të kuq. Nëse gjatë një muaji merr tre të tillë, përjashtohesh në mënyrë automatike nga puna”,- shprehet Vokrri. Me sa duket, firma është e përqendruar në përfundimin e të ashtuquajturave vepra arti, pa urat, pasi edhe punëtorët më të shumtë janë të përqendruar në punë të tilla. Qindra makineri shkojnë dhe vijnë, të gjitha me një destinacion të caktuar. Prej muajsh, qyteza e Repsit, një vend nga i cili kush mundte, ikte sa më parë, tashmë ka marrë një tjetër pamje. Tanimë nuk mund të bëhet fjalë për një qytezë, por për një kantier ndërtimi. Pothuajse të gjithë banorët e saj janë të punësuar me rroga të mira dhe me një përkujdesje për t’u pasur zili nga çdo punëtor që punon në firma të tjera ndërtimi në të gjithë vendin. Kjo qytezë, tani për tani është një ndër më të populluarat në veri, me mijëra punëtorë me kombësi të ndryshme, të akomoduar në kampin e ngritur nga “Bechtel-Enka”.
Repsi, qyteza ku ndihet shumë ritmi i zhvillimit
E parë nga larg, të ngjan si një miniqytet me ndërtesa një dhe dykatëshe, me shumë njerëz që lëvizin dhe që, në fakt, ka fizionominë e një baze ushtarake, por, në fakt, nuk është ashtu. Kjo që sheh nuk është gjë tjetër, veçse versioni më i fundit i qytezës së Repsit. Me pallatet e vjetra lart, pak metra më poshtë lumit Fan, ndodhet ajo miniqyteza e lartpërmendur - kampi i punëtorëve. Aty ka gjithçka, duke filluar nga gjeneratorët e mëdhenj që prodhojnë energji për qindra makineri, kondicienerë e furra e deri edhe tek impianti satelitor, internet e televizion. Monitorimi i punës bëhet edhe me kontrolle të drejtpërdrejta nga terreni, ashtu edhe nga sateliti. Me këtë të fundit vëzhgohet puna në tunel. Gjithçka shënohet, kontrollohet në mënyrën më perfekte të mundshme. Ky kamp është ndërtuar enkas për punonjësit e rrugës, e pozicionuar poshtë qytetit të vjetër, shumë pranë rrjedhës së lumit Fan. Në të hyrë të qytezës, roja të ndalon dhe pasi të mban pasaportën ose një dokument identifikimi, të pajis me një karton me varëse për në qafë, në të cilën shënohet një numër. Pasi kalon portën e këtij qyteti në miniaturë, por që brenda tij gëlojnë rreth 2000 punonjës me profesione nga më të ndryshmet, të shfaqet para syve një ansambël disi i paparë në qytetet e vendit tonë. Ndonëse këtu janë kujdesuar deri në detajin më të vogël për një jetë sa më normale, sheshi kryesor është i mbushur me fuoristrada të bardha, thuhet se janë rreth 60 të tilla. Shoferët qëndrojnë në gatishmëri për çdo rast kur kërkohet që ato të vihen në shërbim. Ajo që të bie në sy më shumë në këtë parking janë disa autobusë të gjatë, të sjellë enkas nga Amerika. Për një kohë të gjatë ata kanë udhëtuar me traget nga Amerika deri në Pire. Me tej, kanë ardhur në rrugë tokësore, janë zhdoganuar dhe pajisur me dokumentacionin përkatës në përputhje me ligjet e vendit tonë. Shumë prej tyre lëvizin në segmentet e kësaj rruge duke transportuar punonjësit nga qendrat e punës për në kamping. Ndërsa dy të tillë sjellin punonjës nga Tirana për në Reps dhe i ridërgojnë sërish në Tiranë.
Nëse ka njeri që i mungon prej ditësh rrugëve të qytetit të Rrëshenit, fare lehtë mund ta kërkosh dhe ta gjesh pikërisht këtu. Shumë shoferë, mekanikë, tornitorë janë punësuar në këtë vend. Megjithatë, në këtë shesh mund të shijosh tingujt e disa prej gjuhëve të botës, kryesisht anglisht dhe turqisht.
Paulin Laska, nga Rrësheni, është shofer në njërin nga mjetet që gjenden aty. Ai thotë se “qëndroj në gatishmëri dhe kur të ketë punë, ndez menjëherë fuoristradën. Gjatë kohës kur nuk jemi në punë, qëndrojmë duke biseduar me kolegët, duke pirë kafe ose çaj.” Ai thotë se pijet alkoolike janë kategorikisht të ndaluara dhe nëse dikush arrin të fusë një të tillë, largohet menjëherë nga puna. Laska thotë se kushtet e jetesës janë shumë të mira. Dhomat e fjetjes janë me kondicionerë dhe mjaft të pastra. Në asnjë rast nuk mungon uji dhe dritat. Drejtuesit e firmës janë kujdesur për sinjal televizori, interneti etj. Madje, këtu nuk mungojnë edhe ambientet e tjera të çlodhjes dhe argëtimit.
Në njërën nga godinat janë vendosur zyrat e administratës. Në katin e parë të saj, në një sallë të madhe janë me dhjetëra punonjës, inxhinierë, teknikë juristë etj. Të gjithë përpara kompjuterëve të lidhur përmes internetit marrin e japin në punën e tyre. Janë kryesisht të rinj dhe të reja, të cilët kanë mbërritur në këtë vend nga Tirana, Lezha por më së shumti nga Mirdita. Në hyrje të saj recepsionistja është nga qyteza e Repsit. Një vajzë plot energji që njeh mirë gjuhen angleze, mban lidhje të drejtpërdrejta me përgjegjësen amerikane të kësaj zyre, Lilin, e cila në çdo moment gjendet e angazhuar dhe në komunikim me eprorët amerikanë, të cilët janë përgjegjësit për ndërtimin e kësaj rruge, ndër më të vështirat në Ballkan.
Drejt komunës së Fanit
Rruga për në komunën e Fanit, ndër më të vështirat në Mirditë, tashmë është shumë e mirëmbajtur. Kanë qenë vetë drejtuesit e firmës “Bechtel-Enka”, të cilët kanë ndërhyrë për rehabilitimin e saj, jo vetëm për t’i ardhur në ndihmë komunitetit, por sepse aty kalojnë makineritë e tyre për në frontet e punës. Gjatë gjithë këtij segmenti po punohet pa pushim kryesisht në ura. Në shumë vende është ndërprerë rruga ekzistuese, por ndërtuesit e rrugës janë kujdesuar që kalimi të mos pengohet. Në fshatin Shtrungaj është edhe kantieri më i madh në këtë segment. Disa traktorë të rëndë kanë përpirë malin, duke përftuar një shesh të madh ndërtimi. Njëri prej traktoristëve nga Lezha thotë se “kam punuar gjithnjë me mjete të tonazhit të rëndë. Por pagesa është jo shumë e kënaqshme. Ndonëse kemi kushte të mira, 140 lekë ora, i bie që ne të marrim në ditë vetëm 1400 lekë gjithsej.” Shiu që sapo ka filluar ka mbledhur në një çadër punonjës shqiptarë dhe turq. Rruga që do të bashkojë dy pjesët e të njëjtit komb, duket se më parë ka bashkuar ndërtuesit nga kombësi të ndryshme.
Pas komunës së Fanit
Pas komunës së Fanit, mos mendoni se ka vetëm male! Atje ka sërish qendra të tjera, në të cilat punohet. Miniqyteza ka kudo gjatë gjithë rrugës. Më së shumti, syri të sheh këmbë urash, pasi edhe këto të fundit për shkak të terrenit, siç është parashikuar, do të jenë të shumta. Nga qendra e komunës së Fanit deri tek hyrja e tunelit duket se është një rrugë që nuk mund ta përshkosh për më pak se 40 minuta. Ka shumë kthesa e po aq edhe rrëpira, male të larta, sa sado ta ngresh kokën, nuk ia sheh dot majën. E ndërsa je duke udhëtuar drejt tunelit, në të majtën tënde është e pamundur që të mos shohësh kurorën me borë të maleve të lartë. Kjo pamje mbetet edhe në verë, pasi lartësia aty është mbi 2000 metra mbi nivelin e detit. Zona është pak e populluar dhe asnjëherë nuk mund të thuash se “jam në këtë apo atë drejtim”. Kthesat janë të shumta, por kjo vetëm sa i përket rrugës së vjetër, pasi autostrada, e cila në këtë segment në pjesën më të madhe të saj do të jetë urë, është thuajse në vijë të drejtë. Gjatë gjithë rrugës, nuk e shohim dot hyrjen e tunelit për arsye se ajo është shumë më lart nivelit të rrugës që të çon tek ai. Rreth dy kilometra para se të shkosh në hyrjen e tunelit, është një tjetër miniqytezë që më shumë ngjan me një stacion të transmetimit satelitor se sa me një kamp punëtorësh. Gjithçka është e vënë në mënyrë perfekte dhe askush nuk mund të bëjë një veprim që e prish këtë perfeksion. Askush nuk mund të lëvizë pa masa mbrojtëse, pa bejxhin e tij, askush nuk mund të largohet nga puna pa u shënuar. Po ashtu askush nuk fillon dot punë pa u regjistruar. Nëse një punëtori në mëngjes i jepet detyrë të punojë lart në këmbën e urës, prej andej zbret vetëm për vaktin e ngrënies dhe të pushimit. I kaluam afër kësaj qendre dhe ajo që të bënte më shumë përshtypje janë vetëm kushtet e punës, kudo kondicionerë dhe ajrues. Tuneli shikohet vetëm kur je 200 metra larg tij. Në fakt, nuk është vetëm një tunel, por dy që zgjatohen paralelisht me njëri-tjetrin. Në brendësi kanë edhe lidhje me njëri-tjetrin, ndërkohë që është parashikuar që në segmente të tij të ketë edhe dhoma kontrolli dhe urgjence. Gjithçka është e parashikuar deri në detaj. E gjithë puna është përqendruar në mbarimin e veprave brenda afatit, pasi gjithçka varet nga lloji i formacionit të terrenit. Por, gjithsesi, tuneli ka përparuar shumë, rreth 1250 metra nga secila anë, ndërkohë që makineritë e shpimit nuk pushojnë një sekondë. Punëtorët shprehen se “këtu vetëm punohet. Ku dimë ne sa ca është vjedhja këtu. Ne dimë të themi se deri më tani, askush nuk është plagosur, askush prej nesh nuk është neglizhuar dhe secili ka pasur përkujdesjen e duhur. Këtu punohet me të gjitha turnet e madje është punuar edhe ditën e Vitit të Ri”. Ndërkohë që pasi u futëm në tunel, sigurisht që menduam se do kishte pluhur apo erë mbytëse. Në fakt, ajri ishte i pastër, si jashtë tij. Tuneli do të mbarojë në qershor.
Të dhëna teknike
Segmenti 1 Rrëshen – Reps 19.5 km
Segmenti 2 Reps – Thirrë 26.5 km
Segmenti 3 Thirrë – Kalimash 14.8 km
Segmenti 3 përfshin një tunel me dy shpime paralele 5.5 km të gjatë secili, që kalon përmes Malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel do të jetë ndër më të gjatët në rajon.
Gjatësia Totale Rrëshen – Kalimash 60.8 km
Gjerësia e rrugës 26 m
Karrexhatat 2 x 7.5 m
Pista të shtruara 2 x 2 m
Shpejtësia e planifikuar e trafikut 80 – 100 km/h
Vëllimi i punimeve
Tunele: Dy shpime – 5.5 km secili që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës
Ura: 27 – 4 km në total
Sipërfaqja do të ndërtohet me gjashtë traversa 40 metërshe, me peshë 165 ton secila.
Projekti i Autostradës në Shqipëri
Ky projekt parashikon ndërtimin e një autostrade prej 61 kilometrash, me katër korsi, e cila fillon në Rrëshen, në Shqipërinë qendrore dhe zgjatet në verilindje deri në Kalimash afër Kufirit me Kosovën.
Projekti po zbatohet nga “Bechetel – Enka”, nën një kontratë me çmim njësi të caktuar të nënshkruar me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të Shqipërisë.
Projekti i Autostradës në Shqipëri është projekti më i madh infrastrukturor i zbatuar ndonjëherë në këtë vend. Pas përfundimit autostrada Rrëshen – Kalimash do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km që lidh bregun e Adriatikut me kufirin me Kosovën. Autostrada e projektit në fjalë do të jetë një segment i rëndësishëm i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri, sepse realizon një lidhje jetike me Kosovën dhe Rajonin. Ndërtimi i autostradës është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë sepse lidh tregjet e Evropës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet portit të Adriatikut në Durrës.
Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrjen dhe turistët në malet e Shqipërisë veriore.
Faza aktuale e punimeve
“Bechetel – Enka” po punon përgjatë 61 kilometrave të autostradës. Po vazhdon puna për ndërtimin e 18 nga 27 urat e planifikuara. Përpjekjet e jashtëzakonshme të projektit kanë rezultuar 9.5 milion metër kub gërmime, prej të cilave 3.5 metër kub janë përdorur për mbushje si dhe janë hedhur rreth 55 000 metër kub betonarme.
Në të njëjtën kohë, BEJV po punon në tërë hyrjet e tunelit prej 5.5 km që kalon mes Malit Qafa e Kumbullës dhe deri më sot janë shpuar pothuajse 2.5 km.
Për të arritur këtë përparim të konsiderueshëm në punime, skuadra e punëtorëve po përdor rreth 1200 mjete pune.
Sfidat me të cilat po përballet BEJV
Projekti i autostradës në Shqipëri është një ndërmarrje e madhe infrastrukture, në të gjitha pikëpamjet dhe vetëm madhësia e saj është një sfidë në vetvete. Në pikën kulmore të punës, projekti do rreth 4000 punonjës. Ndërtimi i rrugës do të kërkojë një vëllim të jashtëzakonshëm gërmimi e mbushjeje, ndërtimi i tunelit do të kërkojë pothuaj një milion metër kub gërmime. Terreni malor, i cili përbëhet prej lloje të ndryshme materialesh, duke filluar nga argjile deri në shkëmb të fortë, që zhvendoset vetëm me shpërthim, parashtron një numër vështirësish teknike, të cilat janë përballuar me sukses nga skuadra e Projektit. Kur planifikohet dhe realizohet transporti i njerëzve dhe mjeteve të punës në vendin e punimeve, kur kryhen gërmime dhe shpërthime duhen marrë parasysh edhe vështirësitë e terrenit, si pjerrësia e luginave , zhavorri që mbulon rrugët e pjerrëta e që rrezikon kalimin shtretërit e lumenjve dhe malet e larta. Projekti fillestar për 27 strukturat që kalojnë mbi pjerrësinë dhe pjerrësitë e luginave përgjatë autostradës parashikojnë se disa prej tyre do të jenë deri në 80 metër të larta.
22 January 2008 @ 7:23 pm
I’m an expat working for Bechtel-Enka on the Rreshen Kalimash project.
Whilst I can’t pretend to understand all of the above, the general gist of what has been written here has been explained to me by an Albanian friend.
It’s my belief that this project will be extremely beneficial for the people of Albania (and Kosovo). It will also prove to be a remarkable feat of engineering incomparable with the infrastructure presently existing in Albania. It will give invaluable experience and opportunities to the Albanian people and companies working on such a project. The price may seem high, but in reality the incredibly challenging location and schedule justify the percieved expense. I think the media are only just beginning to realize the magnitude of what is being constructed. I think most journalists here are used to searching for stories of corruption and a travelling 3 hours into the mountains to look at a building site didn’t seem too appealing….
I am incredibly proud to work on this project as it is wonderful to work on something that means so much to the people of the area and the wider Albanian population.
Anyway…back to work……
22 January 2008 @ 7:44 pm
ftjkt…
Problemi fillon qe me menyren se si ju i perceptoni gjerat… persepari duke etiketuar si gazetaruc dhe si te paafte qe shkruajne nga rogneri gazetaret qe kane shkruajtur dy artikujt me siper… cka eshte e pandershme, per shkak se qe te dy kane qene deri ne Reps dhe une ju siguroj qe nuk eshte aq e kendshme sa e shihni ju prej ketu…
Persedyti ju duke i mbledh problemet dhe duke u ngjit stampen gazetaruc nuk eshte se thoni ndonje gje te madhe, vec se fyeni ne nje fare menyre nje kategori njerezish qe mire apo keq, mbajne ne kembe medien ne Shqiperi… Nuk besoj qe ka shume ketu te peshku, qe do pranonin te punonin gazetare dhe as mendoj qe ka shume nga ata qe do ishin ne gjendje ta benin gazetarin (reporterin e thjeshte), per arsye qe vijojne qe nga rroga…
Persetreti Korrieri eshte nje gazete tabloid dhe titulli i korrierit, do te ishte i njejte edhe te Bild (gazeta me e shitur ne gjermani) apo Sun apo ku di une cili tabloid boteror (Kujtoni psh Nderi i humbur i Katerina Blumit, frymezimi i te cilit vjen pikerisht nga ky lloj gazetarie)… Une nuk e pelqej fare si model (per kete nuk e lexoj ose e shmang sa mundem te lexuarit e saj) te te berit lajm, por kjo eshte diçka qe nuk eshte ne doren time dhe qe pergjithesisht ka te beje me lexuesin qe tenton nje medie… Ju mund te zgjidhni te mos informoheni nga nje tabloid, por kjo nuk e rrezon ate si model te te berit gazetari (qofte kjo e papelqyeshme)
Persekaterti… puna e nje gazetari eshte dicka pertej dhe nuk ka fare per qellim qe te beje lexuesin te ndjehet mire dhe i lumtur… Ajo qe ben nje medie pergjithesisht, pertej informacionit eshte te shkaktoje ndjesi dhe ne baze te parimit “Lajmi i keq eshte lajm i mire”, i cili nuk ka te beje me gazetarucet shqiptare por mbare gazetarine, arrin pergjithesisht te shkaktoje ndjesi te keqija dhe jane pikerisht keto qe vene ne levizje rrotat e ndryshimit dhe permiresimit, per t’i bere njerezit te ndjehen me mire…
Po gazetaria ne Shqiperi eshte per t’i qare hallin (duke filluar nga morali deri te profesionalizmi) …por po keshtu eshte mjekesia, apo profesorlleku, biznesi privat apo arti… etj
Une nuk them mjekuce, apo shkrimtaruce apo ku di une dhe arsyeja baze eshte qe perpiqem ti shof gjerat drejt ashtu sic jane ne terren (aty ku ka vlere edhe forma e pageses apo sasia e saj apo aty ku une jam gazetaruci dhe kam perballe mjekun sharlatan dhe biznesmenin harbut e te pashkolle) dhe duke i dit kushtet mizerabel njeriu behet ndoshta me i “meshirshem” ne kritiken e tij, ndoshta eshte mire qe te perpiqemi t’i permiresojme gjerat me aq sa mundemi dhe jo duke etiketuar perselargu… nga kafe interneti apo nga karrigia me rrota e shtepise, cka detyrimisht na bene te padrejte dhe njekohesisht joobjektive…
22 January 2008 @ 8:32 pm
Shyqyr qe u dhane te dhena direkt nga kantieri i punes. Mire do te ishte qe tyneli , urat dhe pjese te rendesishme te autostrades te filmohen nga ndonje tv, jo me ore por me dite.
22 January 2008 @ 8:45 pm
-
Kraste, gabim te madh ben edhe ti edhe une nese nuk i quajme te tille…
Per te tjerat me duket e tepert ta vazhdojme kete diskutim…
-
P.S. Personalisht besoj se e njoh Shqiperine, rruget, dhe problemet e saj shume mire por nuk eshte vendi per te kaluar ne gjera personale… Hajt shnet…
22 January 2008 @ 9:19 pm
Jane artikuj qe dashje pa dashje te “thithin”. Shumeinformues.Problemore dhe me te vertete te dobishem ne stilin e prurjes.”Shume urime per TY”
Dicka po rilind, po fillon nje “berthday” Hiqeni ate artikullin e dyte te pakten pjesmarrjen e pallavramentareve. Ne se keni mundesi.
Dua te them se disa fryrje si “propogande boshe” per te treguar rendesine e kesaj Autostrade jane te “varfera” dhe duhen kapercyer.
Kjo rruge eshte me te vertete nje nga gjerat me madheshtore te mardhenieve midis shqiptareve te SHQIPERISE dhe shqiptareve te KOSOVES dhe si e tille kerkon analiza e super analiza te vecanta,
Do ti ftoja Gazetaret,qe pertej informimit te shtyheshin edhe ne probleme te parapergatitjes se punetorit shqiptar per tu perqasur me standarte europiane.
Cilat jane kontrattat per ta? Si apsqyrohet vjetersia ne pune ne raport me ligjet shqiptare? Si rregullohen mardheniet e tyre kur te mbaroje vepra ? A e kane te organizuar sindikaten ? etj etj qe:
- duke u nisur nga mbaresia ne prurjen e gazetareve te shprehur kete artikull,bindem se eshte plotesisht mundesia per ta bere edhe kete hap.
Meqenese edhe ne prurje te metejshme eshte diskutuar per gjetje ekonomike qe ofron kjo sipermarrje,do te ftoja gazetaret le te shtrojne e japin mendime si ne rastin padashje te “berberanes”.
URIME.
22 January 2008 @ 10:17 pm
Gazetaria
Eshte sport i rende te besh gazetarin. Dikush ia arrin, dikush çirret por askush nuk e degjon me.
Para 6 muajsh isha ne Shqiperi dhe dola tek baraka prej llamarin ne nje kend pallati per te blere nje gazete, si per te nisur mire mengjesin. Por sapo u afrova, ajo qe binte ne sy ishte erosi i perzier me shume copa letrash qe i rrinin anash si per shoqeir. Po, gazeta erotike, sportive, dhe duhej t’i trazoja pak copat e letrave - edhe pse gishtat fillonin te ngjyheshin me boje, per te gjetur gazeten qe doja te bleja. Me kete dua te them qe shtypi ne Shqiperi eshte pertoke, por akoma ka disa gazetare qe nuk i mohohet aspak puna, te cilet perballen me nje ekonomi harbute, me shperndarje monstruoze dhe me rroga…
Lexoj, si dhe çdo njeri nga ne, shtypin nepermjet internetit. Nganjehere mundohem te kuptoj shqipen e disa gazetareve, te cilet bejne vetem perkthime nga interneti, por shpesh shoh dhe shkrime serioze dhe qe te bejne te reflektosh.
Nje mode e re esht eperhapur keto dy vitet e fundit: Blogu. Ne blogje gjen informacione dhe nga Shqiperia, prandaj jane me te keshillueshme sepse nuk kane shume kapedane me shkop ne dore.
23 January 2008 @ 12:33 am
Mbase eshte shkruar diku, por une se kam lexuar.
Sa eshte kostoja e ketij projekti?
Cila eshte shtysa ekonomike per nje projekt te tille?
Kush i kontrollon standartet e ndertimit dhe sa vjecare eshte garancia qe zbaton firma ndertuese pas mbarimit te punimeve?
Kush kompani sigurimesh e mbulon kompanine qe po ben ndertimin?
Per sa kohe mendohet te shlyhet borxhi i marre per ndertimin e rruges?
Ju lutem me ndriconi!
23 January 2008 @ 1:06 pm
Mbase eshte shkruar diku, por une se kam lexuar.
Sa eshte kostoja e ketij projekti?
Cila eshte shtysa ekonomike per nje projekt te tille?
Per keto pyetje, sot e gjithe diten, po bertet opozita shqiptare dhe ministrit Basha i eshte hequr imuniteti i deputetit… E verteta eshte se kjo rruge nuk ka projekt dhe kostoja e saj nuk eshte deklaruar fikse. Do ta marrim vesh kur te mbaroje dhe sigurisht kjo do te doje disa vjet.
23 January 2008 @ 2:17 pm
I morem mesysh,
Eshte rrezu nje makine e firmes dhe ka vdekur nje punetor turk me duket.
23 January 2008 @ 2:23 pm
deshmor i pare i rruges patriotike besoj ..
23 January 2008 @ 3:06 pm
Rruga do te jete shume e mirre sigurisht por kostoja… ,perderi sa nuk ka
projekt dhe preventiv eshte sa i do by..tha Bechtel-it dhe Lul-it se bashku…
Nqtse lajmi i makines eshte i vertete sigurisht qe na vjen shume keq per punetorin e aksidentuar.
25 January 2008 @ 7:05 pm
…..“Kemi një zonjushë që u pret flokët. Por, e imagjinoni dot se janë 2.400 burra që shkojnë atje për t’u qethur. E shkreta ajo”
—————————————

25 January 2008 @ 7:25 pm
diku me larte ben ato pyetje te cilat jane ,pikerisht ato, qe me te vertete Shqiptaret duhet te dijne (shif..me..lart )
Ktu kan rastin kta ” Perfaqsusit e Qivirise” te pergjigjen ,( natyrisht qe jo te na bejne ktu bla…bla…bla, por te pergjogjen konkretisht, edhe pse nga kjo qeveri s’exziston agje konkrete !)
25 January 2008 @ 7:34 pm
Brian, thank you!