Bravo, fillim i mbarë
Këto ditë lufte të egër politike e errësire energjitike, nga Tirana vijnë pak lajme të mbara prandaj me kënaqësi po veçoj më poshtë njërin prej tyre. Bashkia e Tiranës nisi një shërbim interneti falas nëpërmjet një rrjeti ajror rreth Qendrës Ndërkombtare të Kulturës. Sipas Kryetarit të Bashkisë Edi Rama:
Qëllimi i kësaj iniciative nuk është të mbetet vetëm në një zonë të Tiranës, por mendohet të shtrihet në disa zona të saj, ku të rinjtë të mund të klikojnë në faqet e tyre të preferuara. Projekti synon të shtrihet edhe në parqet e kryeqytetit dhe pranë Bashkisë së Tiranës, me qëllim që të rinjve t’u ofrohen të gjitha lehtësitë për të cilat ata kanë nevojë.
Nisma të këtilla janë fatkeqsisht tepër të vonuara e nuk mundesh veçse të ëndërrosh se sa shumë më tepër mund të ish bërë nqs drejtuesit tanë politikë s’do të ziheshin si qentë gjithë ditën (për tu puthur më vonë natën) për karriket e tyre të ndyra. Se në një kohë kur Maqedonia arrin të mbulojë gjithë vendin me një rrjet ajror interneti ne s’mund të gëzohemi veçse me një mbulim të një copëze të vockël rreth Piramidës. E kush e ka fajin për këtë? Fatkeqsisht ai dreq faji është gjithnjë jetim….
Kjo nismë e Bashkisë është me të vërtetë për tu lavdëruar e për tu mbështetur veçse tani duhet të punohet për ti siguruar lidhje interneti jo vetëm atyre që jetojnë a punojnë rreth Piramidës e që s’ja kanë shumë nevojën internetit falas (se kush ka kompjuter të lëvizshëm s’e ka shumë të vështirë të sigurojë edhe lidhjen e internetit) por edhe atyre që 1) s’kanë jo vetëm kompjuter të lëvizshëm por as kompjuter e edhe atyre që 2) kanë kompjuter në shtëpi por s’kanë lidhje interneti. Për të parët shteti (e me këtë kuptohet si pushteti vendor ashtu edhe ai qendror) duhet të sigurojnë qendra lidhjeje falas ose me çmime të ulëta (ku mbeti nisma e Kryeministrit për internetin në shkolla????) e shembuj se si mund të bëhet kjo ka plot; për shembull në Rusi qeveria siguron lidhje falas me të gjitha faqet qeveritare në ndërtesat e postës. Për të dytët duhet ca më tepër punë e duhet krijuar një rrjet ajror si në Maqedoni që të mbulojë të gjithë vendin e që të jetë i përdorshëm nga të gjithë.
Ka shumë punë për të bërë në Shqipëri. Shpresoj që nisma e Bashkisë të jetë fara e vogël që do të shndërrohet në një pemë të madhe mbi të gjithë Tiranën e Shqipërinë.
Llukan Tako
12-12-06
*************************************
Lajmi nga faqja e Bashkisë së Tiranës:
Projekti i Bashkisë për internetin ëireless/ Tani internet pa pagesë përreth QNK-së
Bashkia e Tiranës promovoi sot projektin e Internetit pa pagesë dhe Ëireless (pa kabëll, me antenë) për të rinjtë e kryeqytetit. Nëpërmjet shërbimit të Internetit Ëireless pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e cila është edhe pika e parë ku është instaluar ky lloj sistemi, të rinjtë do të mund të navigojnë në internet duke siguruar kështu aksesin në informacion në çdo orë të ditës apo të natës.
Kryebashkiaku Edi Rama, i cili së bashku me një grup të rinjsh, testoi lidhjen e internetit në hapësirën përreth QNK-së, u shpreh për mediat:
“Kjo është hapësira e parë e internetit pa pagesë për të gjithë të rinjtë. Të vetëdijshëm që ne duhet t’i përgatisim të rinjtë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe të shekullit të ri dhe njëkohësisht të vetëdijshëm se nëpërmjet teknologjisë së re të rinjtë do të aftësohen që këto sfida t’i përballojnë me punë të kualifikuara dhe me njohje të të gjithë asaj që është logjika e sotme e botës së re, ne kemi iniciuar këtë projekt, i cili do të shtrihet në të gjitha parqet e kryeqytetit. Gjithashtu ky projekt do të shtrihet edhe në hapësirat e bibliotekave të rikonstruktuara, madje edhe në vetë hapësirën e Bashkisë së Tiranës, ku ne do t’u garantojmë të rinjve internet pa pagesë.
Në këtë mënyrë, besoj se kemi të drejtë të jemi të krenarë. Unë sot jam krenar që Bashkia e Tiranës garanton sot këtë shërbim përmes këtij projekti, i cili do të shtrihet në kohë, por njëkohësisht jam krenar edhe si prind sepse mund t’i ofrojmë gjeneratës të re të fëmijëve tanë atë çka kjo gjeneratë ka nevojë për të përballuar sfidat e mëdha të së ardhmes”.
Qëllimi i kësaj iniciative nuk është të mbetet vetëm në një zonë të Tiranës, por mendohet të shtrihet në disa zona të saj, ku të rinjtë të mund të klikojnë në faqet e tyre të preferuara. Projekti synon të shtrihet edhe në parqet e kryeqytetit dhe pranë Bashkisë së Tiranës, me qëllim që të rinjve t’u ofrohen të gjitha lehtësitë për të cilat ata kanë nevojë.
Ky projekt vjen në vazhdën e prioriteteve të Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve miqësore për të rinjtë nëpërmjet integrimit të shërbimeve bashkëkohore dhe krijimit të hapësirave të reja për ta.
12.12.2006
http://www.tirana.gov.al/?cid=1,62,1009


12 Dhjetor 2006 @ 5:23 pm
Tani nuk duhet te iki deri te Insomnia ose Flex per wireless kur te jem ne Tirane.
12 Dhjetor 2006 @ 5:32 pm
lezecem, kush ka then qe rama e sala stonojne ne lidhje me njeri tjetrin? Perkundrazi njeri do sjelli pentiumet 3 edhe 2 tjetri po e paraprin me wireless networks ne disa zona te tiranes.. Tani ndershmerisht dikush duhet te siguroj karroca dore qe studentet te levizin PC e tyre nga shtepia gjer te keto zona wireless pasi sbesoj se studenti mesatar ne tirane ka $1500 per te blere lapitopin..Gjithsesi, ndonese me pelqejne levizjet drejt teknologjise, me vjen icik inat kur keto i faturohen nje pjese te shoqeriese qe sdo kete mundesi ti shijoje ne te vertete..
12 Dhjetor 2006 @ 5:33 pm
tani qe e mendoj mire, karroca te dores( nga ato te llacit) duhet ti sjelli Ilir Meta, ai ka lidhje te forta me ca firma ndertimi..Edhe ket here Gjinushi ngeli jashte ndarjes se meritave..
12 Dhjetor 2006 @ 5:41 pm
mos te harrojme qe jemi ne fushat elektorale , cdo levizje eshte e shtyr nga fushata , si per PS si per PD!
mejithate , persa i perket lajmit per wireless , me duket pa i cuditshem , nuk besoj qe ne tirane me shumse 50 studente te kene laptop!
12 Dhjetor 2006 @ 5:45 pm
Kjo nisma eshte e kopjuar nga Bashkia e Stockholmit

Nuk tallem, keta kane bere nje wireless network ne qender te qytetit, por idete normalisht i kane pak me te avancuara, jo vetem per studentet, por keta thone qe dhe zyrtaret kur te jete kohe e mire, le te marrin laptopet e te dalin te punojne ne lulishte se kane me shume rendiment dhe i jep kenaqesi puna ashtu. Sidoqofte per t’u perkrahur, ishalla nuk i ikin dritat routerit se do ngelemi te piramida duke luajtur solitaire
12 Dhjetor 2006 @ 5:50 pm
pershendes Llukanin per guximin:”për shembull në Rusi qeveria siguron lidhje falas me të gjitha faqet qeveritare në ndërtesat e postës.”

por dhe swed nuk mbetet prapa kur na krahason me stocholmin.
12 Dhjetor 2006 @ 5:54 pm
e.T. nuk tallem per zotin, jo se po bej ndonje krahasim, po e kisha fjalen qe e kane kopjuar ata tonet.
12 Dhjetor 2006 @ 5:57 pm
swed mos u merzit..
12 Dhjetor 2006 @ 5:58 pm
C’a te them une, duhet te enderrosh shume qe te arrish pak
12 Dhjetor 2006 @ 6:10 pm
shum e vertet… .
emisioni “vende e popuj”nuk do ishte i keq ne keto dite.
12 Dhjetor 2006 @ 8:51 pm
Sa lehtë është ti mashtrosh shqiptaret. Tani një muaj para zgjedhjeve kanë vendosur wireless në një hapësirë më të vogël se sa 1 km katrorë. Ky wirless si kam unë mendoj do të kishte kapacitet për ta mbuluar këtë hapësirë. Ajo që është më e keqja është se ky rrjet do të dal nga funksionimi disa ditë pas zgjedhjeve dhe nuk do të riparohet deri në zgjedhjet tjera 2011. Kështu ka ndodhur me shatërvanët që u inauguruan disa ditë para zgjedhjeve të fundit lokale.
13 Dhjetor 2006 @ 2:24 am
o swed po Stockholmi nga kush kryeqytet e ka kopjuar? Jo per gje po cereku i kryeqyteteve te botes ka hotspote neper qendrat me te medha sociale. Per mua ky interneti falas do i sjelli shuume benefite atyre qe kane laptop dhe nje karte wireless. Po shume. Ato do kenaqen dmth. Problemi eshte qe numri i ketyre eshte shume i vogel kur e krahason me popullsine e tiranes. Sidoqofte nuk e di sa eshte kosto e krijimit te nje hotspoti te tille po besoj se nuk do e kalonte 100$ ne muaj (kjo e bazuar ne experiencen shume te vogel qe kam me wireless kshu qe mund ta kem gabim). Sidoqofte nqs kosto eshte rreth ~1200$ ne vit ja vlen si projekt. Nga ana tjeter krahasimi i nje projketi te parealizueshem si ai i Berishes per pentiumat tre dhe dy nuk mund te krahasohet me nje projekt qe sidoqofte relizohet packa se ndihmon vetem nje pjese te vogel te popullsise (ama me nje kosto proporcionalisht te vogel).
13 Dhjetor 2006 @ 4:23 am
plane si ai i berishes vetem profane te teknologjise mund ti perkrahim. po kush ia ka shtene ne vesh per pentium 2 e 3 dhe ai e ka ngeren dhe e thote pa e ditur se kjo ehste nje gafe. nuk gjendem me as hardware e as software, dhe actually costoja te shkon me shume te mbash ne kembe antikuare sesa …
sa per hotspot mos u gezoni para kohe, shiheni si do veje e cfare trafiku e mirmbajtje do kete. shume skeptik jam duke ditur albania and the rest …
sa per clienta… mos haroni qe wireless sot ehste available neper telefona dhe ne albania vertet qe kapen me me tefundit ne teknologjine celulare (hardware, jo sherbimet se ne ate pike jemi ne epoken e paraluftes te gjirit).
happy surfing
13 Dhjetor 2006 @ 6:35 am
Keto inisiativa jane vetem per t’u pershendetur.Ndoshta nuk kane shume zbatim praktik, por sidoqofte jane “hapi i rradhes” (next mile). Ne mos tjeter, do te nxisin palen tjeter te beje dicka me teper. Per mu’ , kjo esht thelbesore.
13 Dhjetor 2006 @ 7:27 am
Ne pergjithesi laptopet e tanishem kane wireless built-in. Ketej i kap per rreth 700 $ e siper. Nuk di cmimet e Evropes. Zona wireless ne qytezat universitare te US kane pas ekzistuar qysh para te nja 3-4 vjetesh me sa mbaj mend une. Keto “hot spot-e” duhet te shperndahen ne gjithe Tiranen; te krijohet tradite nje here, pa korrentin nje dite do e zgjidhim. Uroj qe perdoruesit e internetit ne keto zona ta perdorin ate per sa me shume informacion e sa me pak porn.
13 Dhjetor 2006 @ 9:25 am
Nje nisme serioze do te ishte ajo e mbulimit te gjith Tiranes..
13 Dhjetor 2006 @ 10:05 am
Ky nuk eshte fillim i mbare por fillimi i fundit.
Keto nisma te bashkise tani ne prag te zgjedhjeve vendore jane qesharake personalisht nuk me bejne pershtypje fare.
Me ngjajne me shtrimet e rrugeve qe ne fillim shtrohet rruga pas dy vjeteve hapet rruga per tu shtruar kanalizimet por dale se skemi mbaruar pas nja dy vjeteve shtrohen trotuaret dhe prape hapen per tu bere kanalizimet.
13 Dhjetor 2006 @ 10:29 am
Paska zgjeruar horizontin sepse 7 vjete mbeti vetem tek asfaltimi dhe riasfaltimi i rrugeve 1-1,5 km .
13 Dhjetor 2006 @ 10:32 am
ehhhhhh shqiptaret e shkrete i gezohen nje wlan-i
kjo eshte per mua nje prove me teper per paaftesine e kirebashkiaakit
13 Dhjetor 2006 @ 10:39 am
Nardo, te pakte hapen e rregullohen kanalizimet..
13 Dhjetor 2006 @ 10:48 am
Cheney,
Ashtu duket por ne te vertete nuk eshte rregulluar gje.
Le qe per nje pune qe mund te behej njehere te vetme eshte bere 6 here me rezultatin zero.
Ty si te duket me e drejte te hapet rruga te behen kanalizimet apo te shtrohet rruga pastaj te hapet te behen kanalizimet dhe ne fund te shtrohen prape?
Kete te dyten e ka qare kryebashkiaku jone.
13 Dhjetor 2006 @ 5:50 pm
Nardi, nuk e dija se kryebashkiaku kishte si detyre menaxhimin teknik te infrastruktures ne Tirane(jo te gjith jane sal berisha qe slene gje pa bere e pa e mabaruar).. Nga ana e menaxhimit teknik, une mund te te them se nese rruga eshte cope dhe kanalizimet jane planifikuar ne nje kohe me te pasme, per shume arsye(monetare, krah pune, prapambetje inxhinjerike etj etj) rruga rregullohet per favor te kalimtareve dhe makinave dhe riparohet perseri kur mbarojne ehde kanalizimet..Te pelqen kjo llogjike, apo mendon se duhen lene rruget cope? eshte si te thuash mos u la se sje sheruar nga zemra akoma..
Mos u merr me gec-vece nardi..
13 Dhjetor 2006 @ 6:03 pm
Bravo Abissnet qe vec ndihmes per internet falas per shkollat e mesme tani po i jep internet falas dhe studenteve
13 Dhjetor 2006 @ 6:10 pm
Cheney, Emigrant, shof qe nihilistet jane shtuar shume kohet e fundit. E sakte apo me duket mua?
13 Dhjetor 2006 @ 6:13 pm
cheney… mendoj se nuk je shume i sakte ne idete me siper… Kryebashkiaku i tiranes apo cdo rrethi duhet te jete ne gjendje te zgjedhe njerezit e duhur qe kur te mendojne te rindertojne nje rruge ta bejne tamam qe nga fillimi.. jo Hap dhe mbyll dhe hic… po balte aty…Nuk mund te ndertohet rruga pa pasur nje projekt dhe pa menduar per kanalizimet.. kete e di dhe vete Edi.. po problemi eshte se Edi tani do te duket sikur po nderton shume shume dhe po ia fut ndertimeve dhe pa projektuar tamam rruget dhe kanalizimet… gje qe ben me shume stres.. pluhur… ngadalsim ne trafik… humbje parash… pra nuk eshte aq kollaj te thuash s ka gje qe bashkia ben gafa te tilla….
Tani nqs do ta krahasojme Edin me kryebashkiakun me perpara atehere eshte teme tjeter…. por ama te mos i kemi keto standarte kaq te ulta.. mendoj se Edi ka bere dicka por ama kjo s do te thote qe te mbyllim syte kur ben gabime apo gafa dhe harxhon parate kot.. sa andej sa ketej… Per mendimin tim wireless eshte B.S. sepse shqiperia ka plot probleme te tjera… rruget i ka cope… plehrat jane gjithandej.. pluhuri eshte per qejf… makinat jane shume te vjetera…dhe Edi merret me internetin…kjo si ajo ideja e sales.. do te kemi pentium ne cdo klase….perralla me mbret..
Abi
13 Dhjetor 2006 @ 6:16 pm
ABI, une kam nje mendim, me mire ta krahasojme me Rudi Giulianin Edin, dhe atehere ta shofi ai pisi se sa pak ka punuar per Tiranen.
Po deshe i themi Robert Papes se e sjell ai edhe Giulianin e Bloombergun ne Tirane qe t’ja tregojne qejfin Rames
13 Dhjetor 2006 @ 6:29 pm
Abi, a ke marr pjese nonjehere ne nje ndonje lloj planifikimi, konceptimi, disenjimi, ndertimi etj, qofte edhe ne ndertimin e nje karroce me guzhinjeta? A i di pengesat ne kete fushe? Ne vizatim, zbatim etj?..Nuk ta them per te ulur vleren e argumentit tend por sic thash me lart nuk mund te lesh siperfaqen e rruges copa(meqe ra fjala teknikisht rruga nuk eshte vetem ai 10 cm asfalt) me arsyen se pas 2 vjetesh do rregullosh kanalizimet.. ti thua pse srregullojme kanalizimet, une nuk e di, por mbase sepse skemi, lek, mjete krah pune etj etj
Nje shembull, Rruga Tefta tashko eshte rregulluar 3 here qekur erdhi edi rama ne krye te bashkise, gjer atere sishte hedhur nje lek ne kete rruge, vrima vrima si djath zvicerian(fillon atje te ish posta, te sheshi Avni Rustemi e shkon gjer te ministria e jashtme). 2 vjet pasi beri asfaltimin, rregulloi edhe kanalizimet ne pjese te saj, dhe e riasfaltoi..
nuk shoh asnje problem perkundrazi…
13 Dhjetor 2006 @ 6:30 pm
Swed, te duket, jane thjesht nihilst wannabes
13 Dhjetor 2006 @ 7:20 pm
cheney… ti ke mendimin tend dhe une timin…Tani nqs e marrim ne kam qene une ne drejtimin e nje projekti ku ndertohet dicka.. pergjigja eshte Jo.. por ama kam qene ne drejtimin e projekteve te tjera…. cdo pune apo c do projekt ka probleme teknike.. financiare.. te saj.. prandaj llogjika qe beni ju per mua nuk qendron..C do fushe ka pengesa… pastaj nuk eshte se po ben ndonje zbulim shkencor qe te flitet per pengesa kaq te madhe sa i shikoni ju…Me beso nuk eshte Edi qe ben projekte.. nuk eshte edi qe ben analizen e tokes dhe di perberjen keshtu qe jep sygjerime per llojin e betonit dhe shtresat qe duhen bere.. nuk eshte qe ben pagesen c do punetori… prandaj ka gjithe ato punonjes bashkia…. Edi administron.. nqs nuk eshte i zoti te administroje atehere te iki.. eshte kaq e thjesht… Por une nuk jam duke justifikuar Edi Ramen apo Sali Berishen apo Fatos Nanon kur bejne gabime sepse puna e tyre nuk eshte e lehte… nqs nuk e benin dot te ikin nga pozicioni…
Ju thoni qe s kemi leke per kanalizime… mor vella si mund te ndertosh
rruge nqs nuk ke kanalizime per uje te paster dhe uje te piset.. e ke idene se c fare epidemie mund te hapet nqs nuk i ben keto kanalizime tamam…. E keni parasysh ju qe kete vere ne shqiperi ra epitedmia e te verdhit qe ngjitet menjehere dhe ra ne shume njerez… nga plehrat qe rrine gjitheandej ….. dhe qe te gjithe e dimi sa te mire i kemi spitalet.. shume njerez shtroheshin pertoke….Pra ta kam fjalen nuk ndertohet kati i 10 i nje ndertese pa bere themelet…. apo do te themi s kemi leke per themele prandaj po bejme katin e 10…. Per mua ky argument nuk qendron fare… nqs ju nuk jeni dakord… s ka problem.. gjithkush e shikon me syte dhe eksperiencen e vet…
Swed…nqs do ta krahasosh Edin me Rudi G… krahasoje nuk na hyn ne pune se me ke e krahasojme… e rendesishme per mua eshte qe te vihen re te mirat dhe te keqiat ashtu sic jane.. Sic e kam thene Edi Rama ka bere per tiranen .. mbase me shume se ndonje Kryebashkiak tjeter … por kjo s do te thote qe tia pranojme c do gje qe ka bere si te mire ndonese gabimet bejne mu….boll me me idealizma.. c do njeri ben veprime te mira dhe te keqia…dhe kur vjen puna tek rruget .. dicka po rregullohet por ama shume shume ngadale.. me shume pluhur.. me shume kosto te larte… me shume balte…
Abi
13 Dhjetor 2006 @ 7:23 pm
”gjithkush e shikon me syte dhe eksperiencen e vet…”
Amin!!
13 Dhjetor 2006 @ 7:44 pm
Une Abi krahasoj Edi Ramen me paraardhesit e vet dhe e ve dhe perpiqem ta krahasoj dhe me Olldashin pak a shume. Per ta qe kane qene perpara besoj e pranon dhe ti qe kane qene zero. Sa per Olldashin, thuhet qe eshte ministri me i suksesshem i kesaj qeverie, kete e kam pohuar dhe une ne nje teme tjeter dhe kam thene qe eshte me i suksesshmi sepse te tjeret nuk bejne asgje, me pak fjale jane sa per numerore topi. Sesa i suksesshem eshte nje minister i brendshem, duket jo vetem nga xhepistat qe jane futur ne burg, por nga sa eshte ulur numri i krimeve, sa eshte rritur zbulueshmeria, sa nga ata qe ka cuar ne gjykate jane denuar etj etj. Dhe meqe mbulon dhe pushtetin lokal ky minstri jone, suksesi i tij duket te puna qe eshte bere deri tani per organizimin e zgjedhjeve, qe Shqiperia s’ka lista zgjedhesish akoma, qe certifikatat jane jashte parametrave te pranueshem etj etj. Kaq per sukseset e Olldashit. Te kerkosh nga kryetari i bashkise se Tiranes qiqra ne hell sic kerkojne shume, si psh kanalizime, eshte shume kollaj, por diskutimi ne te tilla raste behet i tille, kishte x para, rruga ben x-1, pse nuk beri dhe kanalizimet me ato qe ngelen por i futi ne xhep. Do kishte nje fare baze. Se cfare eshte e mire kur rinderton nje qytet e dine edhe femijet e tetevjecares tani, sesi administrohet nje qytet dhe sesi mblidhen taksa e ku investohen keto taksa, dhe si behen projekte e si merren leke nga donatoret, kjo eshte e veshtire. Pyet dy ish kryetaret demokrate te bashkise se te siguroj qe akoma nuk e dine.
Dhe e fundit, koston shume te larte une nuk e di se nga e gjeni ju, po qe se vazhdoni te besoni akoma perrallat e dardhave nga dhjete mije euro dhe kumbullave nga pesembedhjete mije euro, atehere eshte vertete problem pa zgjidhje per ju qe mund t’i besoni keto.
13 Dhjetor 2006 @ 7:56 pm
Duket qe ne vetem kur ka fushata punojme !!!
Po le ta vite tek Universiteti, te pakten nje sens do e kishte…
Mgjth sa pa gje mire e ka bere.
13 Dhjetor 2006 @ 8:21 pm
Une do te thoja djema , se kjo eshte nje sukses i teknollogjise apo me sakte i asaj firme (Abissinet, ne mos gaboj) qe mbulon territorin e Shqiperise per lidhje kompiuterike/interneti. Te tjeret jane aktore apo me sakte e perdorin/shfrytezojne (ne kuptimin e mire) teknollogjine qe u afrohet dhe postin per nje te mire/nevoje/domosdoshmeri dhe pakez fame, siç e perdori Berisha numrin/lidhjen telefonik 0800, e cila aplikohet ne te gjitha vendet thuajse, sikurse dhe interneti ne Bibloteke apo qendra te tjera, falas. Pjero.
13 Dhjetor 2006 @ 8:31 pm
Nardi me duket se fillimi i fundit te Edvinit duhet kerkuar me tej ne koh, tani jemi tek fundi i Edvinit.
Ja si Edi Rama i akuzon zyrtarisht amerikanët si fashistë, që kanë bërë genocid mbi banorët e Tiranë
Nga Kastriot Myftaraj - Në rrugën “Kont Urani“ në Tiranë, midis Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, rreth 50 metra prapa Ministrisë së Arsimit, gjendet një pllakatë e madhe përkujtimore me këtë përmbajtje: “Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 dhanë jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin.Në 60-vjetorin e rënies. Nga qytetarët e Tiranës“. Kjo pllakatë përkujtimore, e cila siç del nga përmbajtja e saj, është vendosur në tetor të vitit 2003, është- po të përdor një shprehje të Winston Churchill “një gjëagjezë brenda një enigme“. Nuk thuhet se në ç’ mënyrë janë vrarë këta qytetarë të Tiranës të cilëve u shprehet mirënjohja, duke luftuar kundër fashistëve, apo janë ekzekutuar nga këta të fundit për raprezalje. Nuk thuhet as se sa ka qenë numri i këtyre qytetarëve të vrarë. Çka e shton dhe më tepër misterin është fakti se edhe pse kjo pllakatë është vënë vetëm para tre vitesh, në 2003, nga Bashkia e Tiranës, në krye të së cilës atëhere, ashtu si edhe sot është Edi Rama, për ngjarjen nuk u bë publicitet. Edi Rama nuk e gjeti të arsyeshme që të bëjë një ceremoni me rastin e vënies së kësaj pllakate. Për të nuk u mbajt asnjë fjalim. Mediat televizive dhe të shkruara, që nuk lenë fjalë të Edi Ramës të bjerë në tokë dhe as shëtitje të tij nëpër rrugët e Tiranës pa e fiksuar dhe ia përcjellë shikuesve dhe lexuesve këtë herë heshtën. Sigurisht që një dorë e fshehtë duket se u kujdes për këtë gjë. Madje pllakata u vu natën, pa bujë, si në mënyrë vjedharake. E gjithë kjo aferë ka mbetur e errët për opinionin publik shqiptar edhe tash, më tepër se tre vite pasi është vënë pllakata. Në rast se në këtë vend ishin vrarë disa qytetarë të Tiranës në luftën kundër fashizmit, pse gjatë kohës së komunizmit, ku nuk mbeti vend ku kishte ndodhur diçka e tillë, pa u vënë pllakata, nuk u bë kjo gjë e tillë dhe mbeti që ta bëjë Edi Rama në vitin 2003? Për të zbërthyer enigmën duhet të zbuluar se për cilën ngjarje bëhet fjalë. Në tekstet e historiografisë shqiptare të kohës së komunizmit, posaçërisht në të 3112 (tre mijë e njëqind e dymbëdhjetë) faqet e librit me katër volume “Historia e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të Popullit Shqiptar”, i botuar në kohën e komunizmit, dhe ku tregohet lufta që u zhvillua në Shqipëri deri në detaje, nuk thuhet asgjë për ndonjë episod luftarak ose reprezalje që të ketë ndodhur në qytetin e Tiranës në 13 tetor 1943, ku të jenë vrarë njerëz në luftën kundër fashizmit. Përndryshe historiografia komuniste, në vitin 1988, për datën 13 tetor 1943 përmend vetëm një ngjarje në të cilën pati të vrarë: bombardimin e aviacionit aleat (britaniko-amerikan) mbi instalimet ushtarake gjermane përreth qytetit të Tiranës, posaçërisht aeroportit. Kjo historiografi na thotë për këtë ngjarje: “Vetëm pak bomba ranë në aerodrom. Shumica goditën lagjet e qytetit duke shkatërruar shumë shtëpi dhe vrarë qindra veta nga populli”. («Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të Popullit Shqiptar», Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë KQ të PPSH, Shtëpia botuese «8 nëntori», Tiranë 1988, vol. III, f. 363) Në 14 tetor 1943, Enver hoxha dhe Spiro Moisiu, në cilësinë e krerëve të ushtrisë partizane, i çojnë këtë letër shefit të misionit ushtarak aleat në Shqipëri: “Misionit ushtarak anglez në Shqipëri Zotit Major Sejmër Zoti major Më 13 tetor aeroplanët amerikanë bombarduan aerodromin e Tiranës, por fatkeqësisht bombarduan edhe një lagje të tërë të qytetit. Gjithë lagjia është shkatërruar dhe dëmet janë të pallogaritshme. Veç kësaj, morali i popullit ulet duke parë që aeroplanët aleatë bombardojnë popullsinë civile dhe armiku përfiton nga kjo për të shtuar propagandën kundër aleatëve. Ne ju lutemi ta bëni të ditur në Kajro këtë ndodhi, duke lypur që t’ i çohet atij që i përket vërejtja jonë në mënyrë që veprime të tilla, për të ardhur keq, të mos përsëriten më mbi popullsinë civile port ë përsëriten me një forcë më të madhe kundër objektivave ushtarake të armikut Komisari politik Enver Hoxha Komandanti i Shtabit të Ushtrisë Nacional-çlirimtare Shqiptare Major Spiro Moisiu“.(shih: «Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare», «8 nëntori», Tiranë 1976, Vol 1, dok. 61, f. 135-136). Pra, është e qartë se ngjarja 13 tetorit 1943, që përkujtohet në pllakatën e vënë nga Edi Rama në vitin 2003 është bombardimi i aviacionit amerikan. Incidenti është ekzagjeruar shumë nga Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu, të cilët, sipas porosive të Kominternit, donin t’ i bënin aleatët perëndimorë praktikisht fajtorë për krime lufte. Prandaj Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu pretendojnë sikur nga bombardimi ishte shkatërruar një lagje e tërë e Tiranës. Në fakt dëmtimet e njerëzve dhe banesave nga bombardimi qenë shumë më të pakta se ç’ pretendohet. Vetë heshtja e regjimit komunist për këtë ngjarje gjatë gjysmëshekulli është elokuente. Regjimi komunist që nuk la gjë të zezë pa thënë për “imperializmin anglo-amerikan”, duke na dhënë shifra për Luftën e Vietnamit me numrin e shtëpive të shkatërruara dhe njerëzve të vrarë nga bombardimet amerikane, nuk do të hezitonte që të vinte një pllakatë ku të thoshte se këtu aviacioni amerikan kishte vrarë kaq njerëz dhe shkatërruar kaq shtëpi. Por regjimi nuk e bëri këtë gjë sepse do të bëhej qesharak, ashtu siç bëhet Edi Rama sot kur ve pllakatën, pasi përreth pllakatës e gjithë zona me një perimetër prej një kilometri është i mbushur me shtëpi të ndërtuara para datës së bombardimit, të cilat janë ende të paprekura, ashtu siç ishin ditën kur u ndërtuan dhe shumë shtëpi të tjera që nuk janë më, nuk janë sepse janë prishur për të ndërtuar pallate, në kohën e komunizmit, ose pas vitit 1990. I vetmi “bombardim” që ka lënë pasoja në këtë zonë është ai i Edi Ramës me leje ndërtimi abuzive në saje të të cilave janë shembur shumë shtëpi të vjetra dhe janë ngritur vend e pa vend pallate të reja. Si provë që nuk pati shkatërrime sa ç’ pretendohet është fakti se dhe ndërtesa ku është vënë pllakata, ironikisht është një ndërtesë e para vitit 1943. Targeti i këtij bombardimi nuk ishte qyteti i Tiranës por instalimet ushtarake gjermane jashtë tij dhe në rradhë të parë aeroporti i vjetër i Tiranë, që përdorej nga gjermanët për qëllime ushtarake dhe nga ku ngriheshin gjuajtësit e shpejtë gjermanë që msynin avionët transportues aleatë, që si gjithë transportuesit (qenë ndjeshëm më të ngadaltë se gjuajtësit), që hidhnin nga ajri furnizime për forcat antifashiste në Shqipëri. Megjithatë gjatë këtij bombardimi dy-tre bomba ranë gabimisht në qytet, duke shkaktuar dëme në njerëz dhe ndërtesa, por kurrsesi aq sa ç’ pretendohet nga Enver Hoxha dhe autoritetet progjermane shqiptare, që kishin arsye për të ekzagjeruar dëmet. Numri i të vrarëve, ashtu si dhe dëmtimet, u ekzagjeruan nga shtypi zyrtar i kohës, i kontrolluar nga gjermanët dhe kjo është e kuptueshme. Është shumë sinjifikuese se si autoritetet profashiste shqiptare të vitit 1943, ashtu dhe komunistët në kohën kur ndodhi ngjarja dhe më pas, ishin në sintoni të plotë për të ekzagjeruar pasojat e këtij bombardimi. Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu në tetor 1943, në letrën që u çonin aleatëve, bënë të vetin versionin e dhënë nga shtypi zyrtar shqiptar i kontrolluar nga gjermanët për qindra të vrarë dhe shkatërrimin e një lagjeje të tërë (“Bashkimi i kombit”, 14 tetor 1943). Kuptohet se komunistët dhe nazistët i bashkonte urrejtja kundër anglo-amerikanëve, ndonëse për shkaqe të ndryshme. Numri i të vrarëve ka qenë shumë më i vogël se ç’ pretendohet nga fashistët dhe komunistët dhe jot ë gjithë ata që u vranë qenë antifashistë. Mes të vrarëve kishte edhe shumë gjermanë (oficerët gjermanë nuk jetonin në kazerma por në shtëpitë private në qytet), si dhe njerëz që që ishin në shërbim të pushtetit shqiptar progjerman të kohës. Bombat që binin nga qielli nuk bënin dallim mes antifashistëve dhe të tjerëve. Njerëzit që u vranë nga ky bombardim, kur nuk ishin gjermanë, ose njerëz në shërbim të pushtetit pro tyre, nuk janë të rënë në luftën kundër fashizmit, siç thuhet në pllakatë, por viktima. Ata janë viktima dhe jo dëshmorë, edhe pse shumë nga ata që u vranë në këtë ditë janë shpallur në mënyrë abuzive dëshmorë në kohën e komunizmit. Gjëja më skandaloze në pllakatë është fraza “dhanë jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin”. Sipas logjikës së Edi Ramës që ka vënë pllakatën, i bie që “fashistët” në këtë rast të jenë amerikanët dhe britanikët. Kjo është saktësisht gjuha me të cilën Enver Hoxha i quante amerikanët dhe britanikët pasi u prish me tan ë vitin 1946 dhe filloi t’ i quante amerikanët dhe britanikët si “imperialistë fashistë”, duke i quajtur si rrezikun kryesor për Shqipërinë, gjë për të cilën la si testament gjeopolitik dhe librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Enver Hoxha nuk shkrojti një libër me titullin “Rreziku sllav për Shqipërinë” ose “Rreziku grek për Shqipërinë” (madje për sa u përket grekëve ai shkrojti librin “Dy popuj miq”). Sigurisht që të huajtë që vizitojnë Tiranën dhe njihen me këtë pllakat do të mësojnë se në historinë e kryeqytetit shqiptar vrasjen më masive e kanë bërë amerikanët. Derisa gjermanët janë akuzuar për vetëm 84 të vrarë në Tiranë në 4 shkurt 1944 (gjithsesi emrat e tyre nuk u thanë kurrë), amerikanët janë akuzuar për disa qindra (500 sipas shtypit zyrtar progjerman shqiptar të vitit 1943). Synimi është të atakohet reputacioni i SHBA-ve mes shqiptarëve. Gjithashtu, Edi Rama dhe krahu i tij, me këtë pllakatë u thonë serbëve, rusëve dhe grekëve se ne i shohim amerikanët si armiq dhe vrasës, dhe edhe pse momentalisht jemi të detyruar që të shtihemi sikur i kemi miq, ne i urrejmë dhe kur të vijë momenti i përshtatshëm do t’ i dëbojmë ata, edhe me ndihmën tuaj. Ky nuk është i vetmi rast kur aleatët amerikano-britanikë akuzohen për krime lufte kundër shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ismail Kadare në romanin, praktikisht autobiografik, “Kronikë në gur” na jep një tablo false të bombardimit të Gjirokastrës nga aleatët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1940-1944, sipas së cilës del se Gjirokastra duhej të qe zhdukur nga faqja e dheut dhe të qe “Drezdeni“ i Shqipërisë. Në këtë libër Kadare shkruan: “Aeroplanët anglezë vinin çdo ditë rregullisht. Ata vinin pothuaj në një orë të caktuar dhe tani dukej sikur njerëzit u mësuan me bombat si me një orar të keq. Takohemi nesër në kafene, pas bombardimit. Do të ngrihem nesër që me natë; besoj se sat ë vijë koha e bombave do të kem larë e ta kem fshirë shtëpinë”. (Ismail Kadare: “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 143) Më tutje Ismail Kadare shkruan: “Nga bombardimi i parë u vranë 62 njerëz”. (Ismail Kadare: “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 82) Një personazh i romanit thotë: “Edhe ky anglezi në vend që t’ i hedhë bombat mbi kazermat e italianëve ose mbi aeroport, i vërvit mbi qytet”. (Ismail Kadare: “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 94) Ismail Kadare thotë se atij i dukej çudi kur për një ditë nuk kishte bombardime: “Gdhiu e hëna. Për çudi atë ditë anglezët nuk erdhën për të bombarduar”. (Ismail Kadare: “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 98) Ismail Kadare përshkruan skena histerie kolektive të urrejtjes kundër aleatëve në Gjirokastër: “U rrëzua avioni i parë mbi qytetin tonë. U gjend krahu i pilotit. Qyteti ynë nuk kishte parë kurrë një imazh të tillë apokaliptik. Turma ngrinte lart krahun e këputur të pilotit anglez. Ajo kishte kapur të pakapshmen, trupëzimin e së keqes, vetë dorën e fatit mizor, i cili ka kaq ditë që po na godet pa mëshirë”. (Ismail Kadare: “Kronikë në gur”, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë 1978, f. 102) Atëhere si është e mundur që, pas gjithë këtyre bombardimeve, Gjirokastra, që atëhere ishte një qytet fare i vogël prej vetëm 12 mijë banorësh nuk u zhduk nga faqja e dheut dhe sot të përmendej si një qytet i zhdukur, si Troja ose Kartagjena? Kuptohet se me këto që ka shkruar Ismail Kadare ka dashur që të kultivojë urrejtjen kundër botës anglosakse. Një version krejt të rremë të ngjarjes së 13 tetorit 1943 në Tiranë jep edhe Kastriot Dervishi, i cili në librin e vet të botuar këtë vit “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005” shkruan: “më 13 tetor 1943, është bombarduar Tirana nga aleatët në rrugën e Durrësit e Kavajës duke përfshirë edhe aeroportin”. (cituar sipas: Kastriot Dervishi: “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005”, Shtëpia botuese “55”, Tiranë 2006, f. 497-498) Siç shihet “historiani” Kastriot Dervishi, e përmbys rendin e ngjarjeve, duke dalë edhe më antiamerikan se Enver Hoxha. Dervishi thotë se objektivi i parë i bombardimit ishte qyteti, pra popullsia civile, pastaj edhe aeroporti, që ishte object ushtarak. Dhe të mendosh që ky Kastriot Dervishi, që shkruan kështu, pas botimit të këtij libri, para pak javësh, është emëruar drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Një falsifikator i tillë nuk ka vend në administratën shqiptare dhe Berisha është drejtpërdrejt përgjegjës për këto gjëra. Por me sa duket Berisha nuk u ndaka dot nga fryma e librit të Mero Bazes “Realitete shqiptaro-amerikane”(1997), të cilin e ka porositur dhe paguar vetë. Pllakata e vënë nga Edi Rama në rrugën “Kont Urani” duhet të hiqet sa më parë si një gjë poshtëruese për SHBA-të, që cilësohen në pllakat si fashistë, si dhe për vetë shqiptarët. Edi Rama që ve pllakata të tilla antiamerikane, nuk ve asnjë pllakatë për të përkujtuar 22 të pushkatuarit nga regjimi komunist, pas incidentit të sajuar me bombën tek ish-ambasada sovjetike, që atëhere ishte në ndërtesën ku është sot Ministria e Arsimit, pra vetëm pak metra larg vendit ku Edi Rama ka vënë pllakatën për ngjarjen e 13 tetorit 1943.
13 Dhjetor 2006 @ 8:41 pm
Ne ketej nga Shqiperia nuk i kemi te gjitha te keqijat si berisha, bathoren dhe maloket qe e rrethojne. E kemi dhe nganje laptop mos u beni merak ju qe mendoni se ketu ka vetem 50 cope. Shiko se kam qene edhe ne vende me te mira ( ne disa qytete te njohura ne bote dhe nuk kishin access point te lirshem ). Ne vend qe te mireprisni inisjativa te tilla ia fusni kot. Sa per T.D po i them se mos te behet merak se ne mes te parkut rinia do ti vendosim bustin e Azemit, ku te gjithe e dine se kush ishte dhe tani nderohet si hero kombetar
13 Dhjetor 2006 @ 9:02 pm
Kush eshte ky Kastriot Myftaraj, a di gje njeri te me shpjegoje. Ca shkarrashkrime ia kam lexuar ketu te peshku, se ja bien vazhdimisht gjithe qejf si me qene hallve me shume sheqer, po me teper nuk di per te. Mos na leni me vdeke injorante.
13 Dhjetor 2006 @ 9:04 pm
Hahhha, si se njoke ti emigrant shkrimtarin e sales me emrin kastriot!!!
Ky ka qene dhe eshte i degjuar ne shqiperi, ka arrit deri aty sa thote qe verioret e shqiperise s’kane asnje te perbashket me jugoret.
13 Dhjetor 2006 @ 9:09 pm
Vlora, e kam sinqerisht qe nuk e njoh. Eshte gazetar? Shkrimtar? (a ka botuar ndonje liber?) - jemi larguar ka kaq kohe dhe po qe se eshte firme e njhur, do skuqesha qe pse s’e njoh. Ku shkruan ky njeri? Di qe s’le gje pa thene kunder I. Kadarese (se e sjellin nje takem ketu te peshku sikur me qene Leon Tolstoi dhe gati sa nuk te thone: He cfare do me ti, kete e ka thene edhe vete Kastriot Myftaraj bre!).
13 Dhjetor 2006 @ 9:10 pm
Peshq, a shifni ju gjekundi qe ai te akuzoje amerikanet e aleatet per genocid? Se kam pershtypjen qe o une s’di shqip, ose TD lexon midis rreshtave te pllakatave. Ajo pllakate thote ate qe duhet:
“Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 dhanë jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin.Në 60-vjetorin e rënies. Nga qytetarët e Tiranës“
Ka ndonje te keqe ketu? Ata u vrane ne kohe lufte, pa dshje ok, po me duket se s’ben ndonje koment kjo pllakata.
13 Dhjetor 2006 @ 9:16 pm
Ky tipi emigrant eshte gazetar, thone qe eshte konvertuar ne katolik ndaj e shan pa pushim kadaren.
Ka shruar dhe nje liber me duket me titull”Nacjonalizmi shqiptar, nga X(nje emer ketu) te Baleta” me duket se s’jam shume i sigurt.
Eshte vellai i nje Arber Ahmetaj ambasador i sales para 97.
Ka shkruar shume te “Bota Sot” dhe s’le gje pa vjell per jugoret.
Nga niveli duket i lexuar, po eshte i lexuar per steprapthi do thoja une.
13 Dhjetor 2006 @ 9:20 pm
Swed.. ju flisni per dicka tjeter dhe une per dicka tjeter….
Ne rradhe te pare une nuk bera krahasime te Edi Rames me Olldashin.. prandaj gjithe ai shkrimi juaj persa i perket Olldashit mendoj se nuk ka fare lidhje me ato c ka kam thene une…(ju keni shprehur mendimin tuaj per ate minister..ok..)…Persa i perket parardhesve te vet.. sic e kam thene dhe une.. mendoj se Edi ka bere me shume, pra ka qene me i sukseshem… Por ama pika qe po shtrohet nuk eshte ke do te zgjidhje.. Edin.. Olldashin apo Qazimin (po ja fus kot ketu..).. pyetja eshte .. A jane bere mire keto ndertime rrugesh (dhe kjo erdhi nga diskutimi i nardit me cheney).. PO OSE JO.. dhe pse..
Une mendoj qe jane bere ndertime…dhe per kete i kam dhene vlere.. e kam votuar.. por ama kjo s do te thote qe te jem qorre dhe te pranoj dhe kur Edi ben gabime .. te them s ka gje se mbase kushtonin shume po te hapeshin kanalet per ujrat….Ketu eshte e gjithe puna…Mendoj se kur ndertohet nje rruge.. gjerat te behen tamam me kanalizime qe jo pas 1 apo 2 vitesh te hapet prap rruga.. se nuk ka kuptim gjithe ai investime..(besoj se ketu jemi dakord qe rruget nuk behen falas..)..Nqs do ta shohesh nga ana ekonomike ju siguroj une qe as edhe nje investime nuk ju kthen kapitalin dhe fitim brenda 1 apo 2 viti…(ketu ne amerike nqs kalon dy vitet e para te bisnesit quhesh i sukseshem sepse mbijetove jo me fitime..)prandaj them qe eshte humbje gjithashtu nga ana financiare nqs rruget behen dhe hapen prap se nuk ishin bere kanalizimet…
Ju thoni”Te kerkosh nga kryetari i bashkise se Tiranes qiqra ne hell sic kerkojne shume, si psh kanalizime, eshte shume kollaj, por diskutimi ne te tilla raste behet i tille, kishte x para, rruga ben x-1, pse nuk beri dhe kanalizimet me ato qe ngelen por i futi ne xhep..” Jam dakord me pjesen e dyte se persa i perket te pares.. nuk me duken qiqra ne hell te kerkosh ndertimin e kanalizimeve…(mbase e kam une gabim dhe po kerkoj shume qe ne shqiperi te kete kanalizime..te kete kanalizime per ujra te pishem dhe pislleqet)
Me pas ju thoni “”Se cfare eshte e mire kur rinderton nje qytet e dine edhe femijet e tetevjecares tani, sesi administrohet nje qytet dhe sesi mblidhen taksa e ku investohen keto taksa, dhe si behen projekte e si merren leke nga donatoret, kjo eshte e veshtire. Pyet dy ish kryetaret demokrate te bashkise se te siguroj qe akoma nuk e dine.
Dhe e fundit, koston shume te larte une nuk e di se nga e gjeni ju, po qe se vazhdoni te besoni akoma perrallat e dardhave nga dhjete mije euro dhe kumbullave nga pesembedhjete mije euro, atehere eshte vertete problem pa zgjidhje per ju qe mund t’i besoni keto. “”
Me falni nga dikush tjeter dhe e prisja kete koment por nga ju…eshte si te thuash ..dhe femijet e dine se c fare eshte e mire kur ndertohet nje qeveri e forte… por eshte e veshtire kur mblidhen taksat…ku investohen keto taksa…si behen projektet e medha…keshtu qe atehere tia justifikojme gabimet qeverise se Saliut sepse ne fund te fundit kjo eshte pune e veshtire……Me falni por une nuk ia fal as Saliut dhe as Edit nqs i bejne punerat gabim sepse as qe e caj koken se ke parti perfaqesojne… bere gabim ne detyren qe ke … denohesh… s me intereson fare se kush je.. eshte kaq e thjesht…
Dhe e fundit ju flisni per kosto…. une nuk thashe qe ka kosto te larta.. perdora te njejta fjale sipas idese se cheney .. qe thoshte nga kostot e larta prandaj nuk ka leke per kanalizime… pra nuk eshte se dola me ndonje perfundim tim.. thjesht nuk u kapa fare tek ajo pike qe thoshte cheney dhe e mora si te vertete… mbase ka shume kosto te hapesh kanale????buh???
Gjithsesi … mbase nuk do te zgjidhim as edhe nje gje dhe as nje pale s ka per te pare anen tjeter, por ama mendoj se ka shume ndryshim te pranosh qe Edi Rama ben dhe ka bere gabime…. (gje qe une po e them..) dhe te thuash po ja e krahasojme me Olldashin dhe ai nuk eshte i mire…Keto jane dy tema te ndryshme….
Abi
13 Dhjetor 2006 @ 9:23 pm
ps. sa pak qenkam zgjatur.. sorry..
13 Dhjetor 2006 @ 9:24 pm
Vlonjat, falemnderit!
13 Dhjetor 2006 @ 9:39 pm
Abi, kur do te votosh per dike, zakonisht njerezit bejne krahasime, asgje pa nje baze krahsuese nuk merr vleren reale. Dhe ketu konsiston krahasimi im me Olldashin&Co.
Persa i perket temes se kanalizimeve, kisha parasysh jo vetem kanalizimet qe permend ti, por edhe rrjetat e energjise elektrike, te telekomunikacionit etj, te cilat nuk jane “hap nje kanal” por po ti mbledhesh bashke jane goxha para. Dhe tjetra qe i shtohet kesaj, une nuk e di se si i bejne rruget atje ne amerike, por te garantoj qe keto lloj instalimesh per te cilat flas une, behen edhe ne trotuar me vone, pa shkatuar kaos ne trafik dhe pa pritur nja 10 vjet sa te behen parate per ti bere te gjitha njeheresh.
Sa per ate punen e taksave dhe te vendit ku shkojne, mund te te them qe mesa kam degjuar, dhe e besoj, qeveria e PD-se ka mbledhur me shume sesa qeverite paraardhese, por po qe per ti investuar, besoj qe nuk dine ku ti investojne dhe atyre ne nje fare menyre “i kane zene deren parate”. Te investosh 480 MEuro per rrugen Durres-Kukes, mua me duket as me shume as me pak, idiotesia me e madhe qe mund te beje nje qeveri, dhe qe e ben me qellime puro populiste. Ka nevoje per shume e shume gjera te tjera Shqiperia perpara nje autostrade me 4 korsi, ne te cilen do kalojne gjithsej 1500 makina ne dite (shifra nuk eshte imja eshte e studimit te fisibilitetit). Pra nuk e kundershtoj veten sic mendon ti.
Per koston, kete me poshte e ke thene ti me duket:
c do njeri ben veprime te mira dhe te keqia…dhe kur vjen puna tek rruget .. dicka po rregullohet por ama shume shume ngadale.. me shume pluhur.. me shume kosto te larte… me shume balte…
nuk e krijova une.
13 Dhjetor 2006 @ 10:06 pm
Swed po e vazhdoj diskutimin sepse ta vleresoj mendimin jo per te kundershtuar per qejf….
Une nuk po flas per te votuar…kur te votoj atehere keni shume te drejte do ta krahasoj me kundershtarin e tij dhe atehere do te marr gjerat parasysh nga te dy palet… Por ajo qe po themi ne kete teme nuk eshte per ke do te votosh… Po diskutojme.. eshte mire apo keq kur rruget ndertohen dhe prishen brenda dy vitesh sepse gjerat nuk ishin bere mire qe heren e pare…. Une mendoj qe nuk eshte mire qe nje cope rruge te ndertoheh 500 here sepse nuk i bene mire planet ….
Ju thoni qe ne shkrimin tuaj ju keni pasur parasysh jo vetem kanalizimet por edhe telekomunikacionin.. shume mire… atehere te merren dhe keto parasysh para se te ndertohen rruget…. jam shume dakord…
Ju thoni disa nga keto ndertime behen dhe pa bere kaos ne rruge…. tani te jemi realist ju po thoni qe ne shqiperi mund te ndertohen trotuare pa pike problemi pa pluhur.. pa balte… pa kaos.. une pervete nuk e besoj kete sepse ne shqiperi nuk ka shume rregulla levizjesh.. trafiku… dhe mbi te gjitha nuk ka shume trotuar..sidomos me keto ndertime…dhe faktet kane treguar qe rruget ne shqiperi sjellin kaos.. te bllokohesh ne trafik ne tirane psh…. kur vjen nga durresi qe te futesh ne qender.. nje tmerr..
Me pas ju kaloni tek qeveria e tanishme dhe keni bere nje analize se si jane mbledhur para.. dhe se ku do te hidhen dhe se si ju nuk mendoni se eshte investimi i drejte….. Kjo eshte teme tjeter.. Ne nuk po analizojme qeverine tani.. Pse c do gje e ktheni me qeverine… Ne po analizojne Edin .. dhe faktikisht per ndertin e rrugeve.. eshte kaq sakte diskutimi… Se po te marrim ne analize qeverine e berishes atehere po shkojme dhe tek ajo e tosit.. dhe hadje te dalin ne drite…
Nuk e di po mbase ju ose nuk doni ta pranoni ose nuk po me kuptoni…
Edi Rama ka bere shume ndryshime per Tiranen… nuk po ia mohon njeri… Edi Rama eshte person i ndryshem nga Olldashi.. Nuk po analizoj Edi Ramen me Olldashin… E vetmja konstatim qe po bej eshte “Edi Rama ka bere plot gabime kur ka ndertuar rruget ne shqiperi… sepse c do nje vit apo dy i hap prap dhe i nderton se kesaj here i duhen bere kanalizime…. ngaqe ka dhene leje per ndertimin e ketyre rrugeve pa analizuar te gjitha anet.. si kanalizimi, rrjetat e energjise, telekomunikacioni…mendoj se ka bere gabim qe i kushton c do qytetari… jo vetem se ka paguar taksat por gjithashtu dhe pluhuri… koha qe rrine ne trafik.. balta…etj” Kaq po them… Fjalia e mesiperme nuk do te thote qe une po them qe olldashi eshte me i mire, apo qe qeveria e sales nuk po ben gabime apo s po i hedh ato leke ku duhen… te gjitha keto jane tema te tjera…
Abi
ps.kam thene kosto te larte… dhe nenkuptoj jo vetem monetare…qe sic e them ka kosto… sepse behet ndertimi i rruges tre here ne nje kohe te shkurter… por edhe pluhur, balte, irritim nga qytetaret…
14 Dhjetor 2006 @ 1:16 am
Abi, tema ne fakt eshte per ate rrjetin wireless te Piramida, s’ka lidhje fare as me rruget, as per ke duhet votuar. Po meqe sic thote populli muhabet sjell muhabetin, permenden lloj lloj gjerash. Dhe une per vete nuk mbroj Ramen per rruget e per kanalizimet se e kam merak Ramen, por sepse ka bere me te miren e gjerave ne rrugen ne te cilen i ka gjetur. Dhe kam pershtypjen qe ideja jote eshte qe nuk ka bere me te miren. Sidoqofte, une perseris “me te miren ne rrugen ne te cilen i ka gjetur”. Qe ka me mire, nuk e ve ne dyshim, por qe do preferoja kete zgjidhje, edhe per kete jam i bindur. Jam me i kenaqur me 30 km rruge te asfaltuara, sesa me 15km te asfaltuara dhe kanalizimet perkatese.
Kanalizimet qe ti kerkon me ngulm, behen pasi te jete mbyllur faza e ndertimit, sepse atje ku nuk ka pasur me ndertime per tu bere, jane bere dhe kanalizimet.
14 Dhjetor 2006 @ 10:42 am
Abi, te dhash rrugen tefta tashko si shembull te mirfillte per te hedhur poshte ate qe po thoshit.. ( nuk e ve aspak ne dyshim se ti di te perpilosh bilance, aplikosh strategji investimi etj, por mos insisto ne nje gje qe sic e thua vet nuk je e sigurte) Edi rama ka plot gjera te tjera per te cilat i duhet kerkuar llogari..Eshte iniciative qesharake dhe e deshtuar te vazhdosh ta fajsosh ne kete pike..
14 Dhjetor 2006 @ 10:50 am
Cheney,
Me shpjego pak kete rrugen e fundit qe ka bere shtrimin e bulevardit kryesor gjysmen e ka shtruar dhe gjysmen e ka lene se i kane mbaruar fondet.
Kur filloi ta shtronte u zotua se do te ishte gati ne 31 dhjetor dhe ai eshte nga ata qe punon dhe naten ne shi bore dhe bresher vetem per te miren e Tiranes por sesi i mbarojne fondet te shkrete.
14 Dhjetor 2006 @ 10:55 am
shko le ne suedi nje here nje rruge te pamabruar?
ose nise pallatin me dokumente per 6 kate dhe mbaroje me 9 kate ???
pastaj flasim bashke
14 Dhjetor 2006 @ 10:57 am
Eh mor eizo vllai po per aq e kish projektin ai per gjysem rruge , gjysmen do ta mbaroj kur te marre mandatin tjeter.
E me nga nje gjysem rruge cdo mandat uuuuuuuuuuu sa perpara do shkojme.
14 Dhjetor 2006 @ 11:00 am
Nardi, cfaredo te te shpjegoj une, duket se ty nuk do te mbushi mendjen sepse ke linje te qarte e te paster mendimi dhe argumentimi(e kapem ramen mat te 200 metra rruge). Ne kete linje shpresoj te gjykosh edhe arritjet e qevrise sone(cilaaaaat?????????) kur te vije koha per votbesimin plebishitar..
14 Dhjetor 2006 @ 11:05 am
Nuk po flasim per pushtetin qendror por per ate vendor.
E nqs ty keto 200 m rruge nuk te bejne pershtypje me bejne mua se u bllokua Tirana nja dy muaj vetem nga punimet e asaj rruge (eshte bulevardi kryesor o trung nuk eshte rruge dytesore).
Dhe kur nje kryetar bashkie qe ka mbi supe dy mandate nuk di te menaxhoj fondet per 200 metra rruge se faktikisht i dolen per 100m dhe 100m e tjere i la pashtruar per cfare me duhet mua si qytetar.
Apo per ta pyt ca ke bo mire, mire, ca ke bo si eshte koha a do kemi shi apo jo?
14 Dhjetor 2006 @ 11:12 am
Nardi, ne baze te eksperiences tende ne kete fushe sa duhet te zgjasi rindertimi i kesaj rruge?? Me thuaj pra? Cilat jane kerkesat dhe standartet e tua dhe me ke e krahason ti Edin? Sa duhet te zgjasin rruget? Ke ndonje afat kohor per projekte te tilla? Une do thosha sa me shpejt aq me mire, dhe besoj ne kete pike jemi dakort..Por te gjykosh 6 vjet qeverisje per kohen qe i hengri per te rindertuar 200 metra qe nuk ishin prekur asnjehere nga paraardhesit e tij mu me duket disi imorale ne lidhje me kete ceshtje? Edhe njehere, jo per te mbrojtur Edin se ai ka ber gabime te tjera, por nuk eshte kjo rruga per te kerkuar llogari, eshte dicka mikroskopike!!! Ti leme te mbushurat menjane?
14 Dhjetor 2006 @ 11:18 am
1.Rindertimi i nje rruge percaktohet nga projekti.
2:Projekti behet ne baze te fondeve.
3. Afatin e percaktojne ata qe do ta ndertojn
4.U caktua qe do te mbaronte ne 31 dhjetor nga vete kryebashkiaku.
Te lutem ma shpjego se pse nuk doli fondi dhe pse nuk mbaroi ne afat?
P.S Gjashte vjet qeverisje kete ka bere si pelhura e Penelopes thur e cthur gjithe diten. Nuk po kerkoj llogari personalisht po bej opozitarin ne lidhje me Kryebashkiakun duke i vene ne pah difektet e punes se tij qe per mua jane te shumta. (dhe nuk jam duke e share as hajdut as kriminel por po sjell fakte).
14 Dhjetor 2006 @ 11:28 am
Mire nardi, Tani po punoj ne Sakhalin 2. Projekti u parashikua, me teprica, te kushtonte $12 bilion, tani ka arritur afer $22 bilion. Parashikimi eshte estimim e gjerat nuk shkojne asnjehere sic duam ne.. Nese kjo eshte ajo qe te paska hidheruar ty nga gjith qeverisja e Rames, atehere une mendoj se ai e meriton mandatin tjeter..
14 Dhjetor 2006 @ 11:34 am
Nqs kjo do te kish ndodhur nje here te vetme dhe une mund te kisha menduar si ty, madje po te kish ndodhur ne fillim te mandatit te pare do te isha dakord me ty.
Por jo ne fillim te mandatit te pare ai punoi goxha mire i lyu ca pallate i hoqi ca plehra por vrulli filloi duke i rene.
Nje mandat i dyte per mua do te thote pergjegjesi akoma me e madhe perpara qyetetareve dhe jo rehatim ne kolltukun qe mendon se te takon me te drejte.
Por kur keto rruge qe i mbarojne fondet shtohen kur keto rruge qe shtrohen prishen shume shpejt kur keto pallate nga 6 katesh behen ne 12 kate po sikur ka dicka qe nuk shkon ketu.
Nje mandat i trete do te ishte i tepert sepse tashme bashkine e ka zene apatia kane vene bark vella eshte rrit mireqenia nga fondet qe zhduken ne ajer.
14 Dhjetor 2006 @ 11:36 am
Nardo, me fal qe po te nderhyj ne diskutim, por po me ben pershtypje nje fakt. Ti jeton ne Shqiperi dhe kerkon qe punet te behen si ne Norvegji. Nuk e di se cfare eksperience ke me administraten, por nje projekt i mire kalon neper disa faza, kete jam i bindur qe e di se dukesh qe ke formim dhe s’je profan. Fillon qe nga specifikimet teknike, tek percaktimi i afateve, tek fondet etj etj, me shume detaje te tjera midis ketyre. Tani me thuaj, si mund te zbatohet cilesisht nje projekt, kur nuk projektohet si i tille qe ne fillim. Qe te behej nje pune e sakte, per mendimin tim duhej qe te paguheshin konsulente private per projektet, specifikimet e tenderave etj. Por ne Shqiperi kete pune s’ta lejon ligji, dhe keto te famshmet ente prokurues i bejne te gjitha vete, me njerez qe kane me shume njohuri teorike sesa njohin projektin si te tille me gjithe komponentet e vet. Dhe kjo nuk ndodh vetem me Bashkine e Tiranes, por me cdo lloj prokurimi publik, keshtuqe eshte pak e tepruar ti qepesh bashkise per mosrespektim afatesh. P.sh. shiko rruget nacionale ose projekte te tjera, i kerkohen donatoreve para dhe i thuhet qe do behen per 2 vjet (shembull) dhe pasi kalojne tre akoma s’kane filluar. TEC-i i Vlores psh. duhej qe ne mes te vitit tjeter te kishte mbaruar, sipas skedules qe ju paraqit donatoreve, por akoma s’ka filluar.
14 Dhjetor 2006 @ 11:44 am
Po kjo nuk do te thote ta justifikosh punen e tij Swed sepse momentalisht ai eshte dhe ne krye te opozites dhe po te kishte vullnetin e mire per te bere dicka mire me grupin parlamentar mund te ndikoje ne ligje dhe projektligje aq me teper qe ja di punes sikletet.
Por nuk ka asnje vullnet te mire nga ana e tij nuk asnje deshire per ti bere gjerat ndryshe pervecse te na paraqesi perdite fjalime te kote demagogjira pa bereqet.
Per mua nuk meriton nje mandat te trete do te ishte e tepert.
Une kam shprese te ndryshimet dhe nuk mendoj se nje karrige duhet ti perkase vetem nje njeriu qe me punen e tij ka treguar se nuk e meriton.
14 Dhjetor 2006 @ 11:48 am
Zot i votes tende je, shprehe kur te vije koha. Shpresoj qe te gjitheve ti njihet vullneti i tyre ne kete pike…
14 Dhjetor 2006 @ 11:52 am
Patjeter qe do ta shpreh Cheney dhe per me te mirin.
14 Dhjetor 2006 @ 11:57 am
Amin!! Mos harro edhe per zgjedhjet pas kesaj!! Shresoj te besh te njeten analize te paster teknike!! Ndrushe u shkri dhe shtylla kurrizore.
14 Dhjetor 2006 @ 12:00 pm
Ej cheney nje gje nuk kupton ti une do votoj per te sjell nje ndryshim per mire te Tiranes dhe opozitarin do ta bej prape me ate qe do vij pas Rames. Nuk do te flej gjume se e sigurova birin e partise ne nje poste te sigurt.
Mjafte bere ironikun.
14 Dhjetor 2006 @ 12:10 pm
spo bej ironikun por ne nje shkalle me te larte ne shkalle qeverisjeje te republikes se shqiperise perbetohesh per Qeverine Sali berishes kur ajo nuk ka permbushur te njejtat kritere(vetem se disa here me te medha) per te cilat tikryqezon ramen. Lexo mire me lart. Kam then se Rama ka ber gabime por keto qe ju permendni jane te paperfillshme sepse nuk bien direkt mbi ramen, sepse nuk kane te bejne me rolin e tij si kryetar bashkie, nuk kane te bejne me vizionin dhe detyrat qe i titullohen nje kryebashkiaku qe eshte njekohesisht edhe kryetar opozite. Une do ta varja Ramen per cohonesh sepse ne kete 1 vit e gjysem i eshte nenshtruar berishes dhe fatkeqsisht ka ren nen presionin e tij, ne nje plan me te gjere se ai i zogut te kuq.. Berisha ne menyre te sukseshme ka nderprere hovin e zhvillimit te tiranes( dhe te shqiperise) ne kete 1 vit e gjysem dhe eshte pikerisht mosditja e te berit oponence nga nje keshtjelle si ajo e bashkise se tiranes qe me deshperon ne lidhje me Ramen..
14 Dhjetor 2006 @ 12:10 pm
Edhe njehere shpresoj ti besh kete lloj oponence edhe sales..Spo ma jep fjalen rreth kesaj me duket..
14 Dhjetor 2006 @ 12:16 pm
Ne kete rast u shpreha per Ramen si krybashkiak dhe nuk e preka fare si krytar te opozites.(qe ruajna Zot nga gafet qe bejne)
Une do ti bej oponence Sales kur opozita te pastrohet nga ata persona per te cilet une votova kunder ne tre korrik.
(jam dakort qe politika shqiptare ka nevoje per pastrim radikal ne dyja krahet).
Tani po iki Cheney se na theret detyra degjohemi neser me kismet.
15 Dhjetor 2006 @ 1:09 am
Bravo nardi , nuk mund ti shtoj ose ti heq as edhe nje presje postimeve te tua .
15 Dhjetor 2006 @ 11:53 pm
Besoj se kjo nisma e bashkise se Tiranes eshte mjaft koherente me ate c’ka ka bere bashkia gjithe keto vite…pavaresisht nga bindja politike, nuk mund te mohohet gjithsesi progresi i tiranes (mua nje here me pelqejne te djathtet e nje here te majtet, varet nga ato qe realizojne dite pas dite). Tmerrohem kur kujtoj Tiranen si qytet i Bangladeshit…ta shofesh tani ka jete, ka optimizem, ka ngjyra, ka lulishte (dhe jo kioska abuzive te pista), ka nje administrate qe per mire apo per keq punon. Nuk dyshoj se edhe te djathtet ndoshta kane deshire ne kete moment te bejne per Tiranen(dhe Durresin) por le ta nisin duke dhene shembullin per ndonje gje tjeter ku te majtet kane deshtuar turpshem (p.sh rruga Kukes Morine). Sa per lidhjen e internetit ne ambientet publike edhe ketej nga Torino bashkia ka bere dicka te tille (ne shume dinamika Torino i ngjan Tiranes)…lexoni po patet deshire linkun e meposhtem (ne shqip):http://www.comune.torino.it/sq/aktualitet/lidhje-interneti-brenda-t.shtml… pra besoj se nje bashki progresiste natyrshem ben gjera te tilla dhe besoj se deri tani ajo e Tiranes e ka justifikuar veten si te tille (me vepra dhe jo me llafe)
17 Dhjetor 2006 @ 6:44 pm
me falni t’ju merzis pak te gjitheve por kjo puna e wireless ishte nje show mediatik ne prag fushate de facto dhe de juro. une e provova dhe normalisht qe nuk kishte se si te funksiononte. sidoqofte i cova nje kartoline Rames te kutia postare tek bashkia. mora vesh me pas qe edhe gjate prezantimit tek ato foto ku ju e shihni interneti nuk kishte funksionuar por ishin perdorur disa karta wirelessi vodafone qe cdo gje mos te kthehej ne bumerang.
17 Dhjetor 2006 @ 6:47 pm
flavio thotë:
17 Dhjetor 2006 @ 6:44 pm
“me falni t’ju merzis pak te gjitheve por….”
e verteta nuk te merzit flavio,genjeshtra po.
12 Gusht 2007 @ 11:47 pm
flavio thotë:
17 Dhjetor 2006 @ 6:44 pm
me falni t’ju merzis pak te gjitheve por kjo puna e wireless ishte nje show mediatik ne prag fushate de facto dhe de juro. une e provova dhe normalisht qe nuk kishte se si te funksiononte. sidoqofte i cova nje kartoline Rames te kutia postare tek bashkia. mora vesh me pas qe edhe gjate prezantimit tek ato foto ku ju e shihni interneti nuk kishte funksionuar por ishin perdorur disa karta wirelessi vodafone qe cdo gje mos te kthehej ne bumerang.
Me thoni disa lokale ne tirane ku punon wireless. Mua me ka funksionuar mire vetem interneti tek quo vadis ndersa ne zona te tjera me duket kot…
2 Nëntor 2007 @ 7:55 pm
Po sikur te kishte internet wireless ne konvikte dhe ne fakultete? Do te ishte shume here me praktike dhe me e thjeshte per studentet dhe per te rinjte, apo jo?