Boll u tallët!

trafik.jpg“(R)reth 200 vdekje në vit në Shqipëri, janë të lidhura vetëm me ndotjen e ajrit, ndërkohë që mendohet se edhe numri i njerëzve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme për shkak të ndotjes së ajrit është shumë më i lartë…..ekspertët që kanë kryer hulumtime për ndotjen e ajrit në Tiranë, paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë në kryeqytet do të jetë 1- 2 vjet për çdo banor” thotë Ministri i Shëndetësisë. – Ecni më shumë në këmbë, thotë Bashkia.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, së bashku me Ministrin e Shëndetsisë ishin të ftuar dhe morën pjesë të Martën në një takim të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetsisë mbi ndotjen e ajrit në Tiranë. Me ç’duket autoriteteve Shqiptare s’u bëhet shumë vonë për ndotjen në vend, kështu që kemi nevojë për OBSh-në që të vijë të organizojë takime të këtilla. Megjithatë, përfshirja e OBSh-së në këtë muhabet nuk garanton vëmendje të plotë qeveritare, për shembull Ministri i Mjedisit paçka se ishte i ftuar s’mori pjesë. Mbase kjo ndotja s’është edhe aq problematike, mbase ka qënë jashtë shtetit, mbase ka qënë i zënë me pritje-përcjelljen e ndonjë votuesi. Eh, Ministrat kanë halle shumë. Nejse.

Në takim Ministri i Shëndetsisë paraqiti shifrat e përmendura më sipër. S’janë ndonjë gjë e padëgjuar, ngelën njerzit duke folur për ndotjen e ajrit në Tiranë. Nëse s’e besoni dilni në bulevard tek Pallati i Kongreseve në orën 8 të mëngjesit dhe hidhini sytë nga qendra. Do të shikoni sesi i rri sipër një re tymi e hirtë, që e zymton edhe ca më tepër qytetin këto ditë vjeshte. Nejse.

Gjithashtu në takim, Kryetari i Bashkisë së Tiranës hodhi, ndër të tjera, idenë që ndotja vjen nga trafiku kështu që zgjidhja vjen duke ecur më tepër. Po, duke nxitur këmbësorin dhe duke e bërë motoristin të paguajë për parkimin, ose thjesht për kalimin në zonat e dendura të Tiranës. S’e ka keq, në teori të paktën.

Në praktikë ama ndryshon puna. Ndryshon se në Tiranë transporti urban i privatizuar ka përfunduar copë copë. Autobuzët janë pis, të pakët, të mbimbushur. Tani që për dreq kanë rifilluar edhe shkollat janë plot në mëngjes, ndërsa në darkë numri i tyre përgjysmohet. Kur më bie rasti të hipi në autobuz në mëngjes ndjej zili për sardelet në kutiçkat e tyre, të paktën ato janë të renditura në mënyrë të rregullt, ndërsa në autobuz njerzit ngjeshen sikur janë grimca pureje. Pure sardelesh.

Rrugët e Tiranës janë të rrezikshme për këmbësorët i dashur Kryetar. Po, janë qamet të rrezikshme se për ters semaforët herë punojnë, e herë s’punojnë. S’është faji jot besoj, me to duhet të merret KESh por ç’ti bëjë edhe KESh-i, kemi patur thatësirë të paparë në dy shekuj këtë vit. Po përveç semaforëve që s’punojnë janë edhe ato dreq mbikalimesh që s’ekzistojnë. Po, mbikalime në Tiranë s’ka. Çuditërisht, sa për gallatë ka një mbikalim në Ndroq dhe një pak para se të mbërrish tek “Plepat” në Durrës. Kushedi sa njerëz kalojnë aty çdo ditë, mbase me dhjetëra mijëra derisa justifikohet nevoja e një mbikalimi. Sikur të kishim edhe disa dhjetëra, mbase edhe qindra mbikalime në Tiranën me një popullsi sa e sa herë më të madhe se të Ndroqit s’do ishte keq.

Mirë që rrugët janë pa mbikalime por janë edhe zhul. Zhul, ore zhul me baltë. Në ditë me shi edhe tek “Blloku” të dalësh, llangosesh me baltë sikur ke dalë në arë. Ose ne si qytetarë duhet të investojmë në çizme të gjata gome, ose dikush (Bashkia, Deputët e zonave, qeveria, ose jashtëtoksorët) duhet të rregullojnë trotuaret. Ëhë, tani që e mbarova fjalinë e di përgjigjen; do investoj në një palë çizme gome.

Nejse Z Kryetar i Bashkisë se mos të duket sikur e kam kapur vetëm me ty. Këtë idenë e ecjes më shumë s’e the vetëm ti por edhe Ministri i Shëndetsisë, edhe ata specialistët e OBSh-së. Vërtet Reiz Çiço në TV Klan tu vërsul vetëm ty duke ta ironizuar idenë, e duke mos thënë gjë për ata të tjerët, por fundja të gjithë e dimë se nga i anon luga TV Klanit tani për tani. Edhe ata të tjerët nuk ja futën më plot jo. E keqja është se të gjithë, edhe ti si Kryetar, edhe ai si Ministër i Shëndetsisë, edhe ata specialistët e OBSh-së jeni plot me ide të mira por që çuditërisht nuk zbatohen kurrë. Se fundja ku banoni ju Z Kryetar i Bashkisë së Tiranës? Po ju Z Ministër i Shëndetsisë si vini në punë çdo ditë (në këmbë????). Aman more mirë që s’bëni gjë për të përmirsuar jetën e atyre që u keni marrë votën por pse edhe talleni me ne? Boll ore, boll. Bëjeni më mirë si ai Ministri tjetër, ai i Mjedisit që as që e vuri ujin në zjarr për takimin mbi ndotjen e ajrit në Tiranë. Të paktën ai ishte më i sinqertë, e shprehu troç që s’i intereson.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

46 Komente

  1. boll thotë:

    31 October 2007 @ 2:06 am

    Pas levizjes Mjaft… lind edhe levizja “Boll”… dhe sa sinonime na duhen per te na degjuar zerin :( !!!!

  2. ados thotë:

    31 October 2007 @ 8:49 am

    Sanksione,curfew,gjoba….ligje,edukim mbi te gjitha…

  3. Cheney thotë:

    31 October 2007 @ 8:59 am

    S’ke ci komenton shkrimit, i ka thene te gjitha.

    Autori? e kam nje ide te lehte po thjesht per ti thene faleminderit publikisht.. :)

  4. Artan thotë:

    31 October 2007 @ 10:13 am

    Levizja e lire e njerzeve ,nga malet dhe kodrat me ajer te pastert,ne plurin e lire dhe me shumic te qyteteve tona. e sa te lumtur jemi sot !

  5. DND thotë:

    31 October 2007 @ 11:03 am

    mire e the,- ky kryebashkiaku dhe keto ministrat tane qe dalin e na thone qe ndotja e arjit vjen nga makinat (qe per ironi te tyre i kemi me luksoze se c’do vend tjeter) akoma kujtojne se po ja hedhin?! … na udhezojne te ecim ne kembe tani kur ne po mbytemi me balte e s’gjejme ku te ecim me makina jo me kembe!! Sikur te dalin nje here ne muaj ti lajne ato rruge, ti mbyllin ato humnera (se kanale s’quhen me), te bejne nen ose mbi kalime si i ka tere bota do te qe me mire… ndotja nuk vjen nga makinat por nga ato.

  6. Lumja thotë:

    31 October 2007 @ 11:19 am

    Stres i madh eshte bere tirana :
    Stres ne kembe, stres me makine, stres me autobus, STRESSS me biciklete, Stres me motorr.
    Besojeni apo jo, na merr malli te dalim gjekundi. Jemi bere njerez lagjesh.
    Do te me takosh ? Hajde ke lagjja ose ke puna,mos me bej te shkoj gjekundi tjeter per te te takuar :-) Ehe, para se te futesh ne shpi, beji mire e mire pazaret se kush rri e zbret prape. Se te vesh supermarketi qe eshte ne krahun tjeter te rruges, gjithsej 20m larg duhet te behesh me balte.
    Se te marresh makinen, mos mendo parkim ne qytet, keputja jashte qytetit. JAshte qytetit per pazar, jashte qytetit per kafe, jashte qytetit per playground per kalamajte, jashte qytetit per dreke/darke.
    Se te kur le takim me njeri , shtoji nja gjys ore trafik.
    Se plaka ka qejf te ta nxjerri kalamanin ne lulishte(ta zeme se ka) gjate dites, lulishtja eshte nja 4 min larg, por ka kryqezim makinash qe duhet kaluar per te shku atje. Jo jo i thua plakes, nuk do ta cosh ne lulishte. Mbaje brenda ne shpi se kam frike kur mendoj qe kalon kryqezimin me femijen perdore. Leje pastaj pusetat e hapura, rruget ne ndertim qe nuk rrethohen as me nje shirit, mund te thyesh koken e mos gjendesh gjer ne mengjes.
    E ctju themi me teper. Dhe tamam kryetari dhe ministri tallin t.r.a.pin me ne dhe ne thone ecni ne kembe, dhe na thone mos parkoni dhe gati gati na thone qe e paskemi ne qytetaret fajin qe tirana eshte kaos dhe pluhur.
    Po ik p.i.r..dh.u.n.i more !

  7. ados thotë:

    31 October 2007 @ 11:29 am

    Lumemadhe…we are so sorry :P

  8. una thotë:

    31 October 2007 @ 11:57 am

    E bukur kjo thenie e ketyre qe na udheheqin… gjeniale ne te vertete! Nuk eshte asnje fjale e nxjerre nga goja e tyre, me e cuditshme.. Gjithesesi mire kjo qe po te dalesh ne kembe ke pluhurin qe te behet si zhavorr ne goje, e kur del me makine stres ku ta parkosh ate etj etj, por mos harrojme se ajo qe nuk duroj dot une me teper kur dal ne kembe eshte taksirati i vesheve dhe i syve qe duhet te degjojne lloj lloj fjalori qe shpesh here mezi e kuptoj nga dialekti…. dhe i syve qe duhet te shikosh kopete e njerezve qe ecin pa “sinjale” e qe luajne kuka fshehurazi me hundet e tyre… mos te permendim njerezit qe sherbejne si fshirese xhamash mu ne mes te ures se madhe dhe si per ironi ngjitur me punonjesit e policise, dhe nese nuk i dorovit keto “fshirese” digitale prit sekrecione neper xhama….

  9. adriatik thotë:

    31 October 2007 @ 11:59 am

    Kur e cuan bretkocen e Ezopit ne hurin e turres se zjarrit, ajo thirri fort: Solon, Solon, Solon! (nje fabul plus nje histori).

  10. Danieli thotë:

    31 October 2007 @ 2:55 pm

    E cfare ti shtosh me teper ketij shkrimi…..?! Une do te thoja vetem nje gje: Mendohuni mire kujt ja jepni voten o te uruar se po e hani cdo vit e me keq.

  11. Abi thotë:

    31 October 2007 @ 3:07 pm

    Shqiperia ka shume, shume probleme per c do tematike…. Ketu eshte kapur pluhuri…. po pse ky pluhur eshte vetem si arsye e makinave.. (ecni me shume thone gomeret), pse eshte vetem arsye e ndertimeve…(ndalon lejet per ndertim gomeret e tjere)… pse eshte vetem nga prishja e rrugeve…(nuk kemi fonde thone gomeret e tjere qe kane fituar tenderat)….pse eshte vetem nga nafta dhe benzina e ndotur ..(nuk kemi monopole thone gomeret e tjere)…. Qe te gjitha bejne nje pluhur te trashe injorantesh, intrigash, INTERESASH dhe vendosin te injorojne pluhurin qe krijohet mbi njerezit.
    Gjithsesi shkrmi ishte shume i mire dhe i sakte por cfare sjell… nje vrime ne uje….fatkeqesisht Shqiptaret nuk ndryshojne lehte…

    Abi

  12. Abi thotë:

    31 October 2007 @ 3:18 pm

    Sa me “pelqen ” kjo thenia e Danieli…. “Mendohuni mire kujt ja jepni voten o te uruar se po e hani cdo vit e me keq.”

    Krijon nje distance te papare… dhe shume domethenese pse Shqiptaria nuk ndryshon..

    Abi

  13. ITS thotë:

    31 October 2007 @ 4:08 pm

    Good Morning Albania!

    http://www.youtube.com/watch?v=GpeZOd3miPU

  14. Dajoshi thotë:

    31 October 2007 @ 4:13 pm

    Nuk besoj qe te gjithe ata qe perdorin makina e bejne ngaqe nuk ecin dot ne pluhur. Kemi p0rdhe ne shqipot, na duhet makina me u hap b^thesh edhe per 1 km rruge dhe ja ngulim fajin bashkise per parkimin kur na ha edhe gjys ore per ta gjet te shkretin. Keni hall se mos thithni pluhur, kapni nje maske te thjeshte nga ato qe perdoren ne ndertim dhe qe ju mbulon hunden dhe gojen dhe me kete rast beni edhe nje proteste ne heshtje ndaj pisllikut. Ah, po pastaj do dali se si do ja beni palltos luksoze apo skarpinave 20 cm? Prape makina nuk shpeton gje. Per mendimin tim kaosin dhe pluhurin ne kryeqytet e sjellin makinat qe vijne perdite nga rrethet, me shume se gjysma e te cilave jane te amortizuara tej limiteve logjike dhe qe perdorin nafte. Akoma sheh ne rruge Fiat 131 apo Ritmo me targa nuk e di nga bien. Unaza e madhe do bente shume pune dhe po ashtu edhe mbikalimi tek Zogu i Zi. Puna e ndotjes rregullohet fare lehte me rregullimin e trafikut qe ne hyrje te TR dhe me heqjen nga qarkullimi te makinave me nafte qe jane mbi 10 vjet te vjetra. Kjo nuk behet kurre sepse ne krye te ministrive kemi koqe kanare qe e kane mednjen vetem te luftojne me vendoret. Edhe njerezit qe jane shnderruar ne egersira ndikojne tmerresisht keq me ecjen e tyre kaotike neper rruge. Por a mund ti besh me faj???!! Semafori nuk punon, polici i bie bythes me tabelen qe mban ne dore, dritat qe ikin e vijne etj……… Ne fund fare mendoj pikenisja e gjithe ketij degjenerimi sanitar te TR eshte zbritja nga malet e hordhive gjysem te egra me ne krye kryeministrin e sotem. Ju qe i zgjodhet mbajini me shendet. Nga gjithe kjo mutsihane zhuli, Edi Rama automatikisht eshte me miri (nga halli).

  15. Abi thotë:

    31 October 2007 @ 4:40 pm

    Uau Dajosh….. mos ke qene gje ne Shqiperi qe je bere kaq Optimist?

    Abi

  16. artan thotë:

    31 October 2007 @ 4:46 pm

    Lume,sa ka vajt dendesia per km/katror,ja vle me marr shtepi ne Tirone e, apo me e lene Tironen,??nuk di c`fare te boj,me ke do rrish atje,ku te rish, si te shkosh ne pune ,ku te punosh,ku te defrehesh,ku te bosh pazar e te kenoqesh,dhe je a sigurt per ushqimet qe blen ,ku te pish nji birre qe t` shkoj per smbari ne bark,ku ta zgjidhesh hallin qe ke dhe kush do ta zgjidh,dhe a je i sigurt si do ta zgjidhesh, a ke besim kur ecen ne trotuar,uhh none, po me pat nje femer a i shok, ku me e cu me ec e mi tregu natyr te bukur,a ndonje muzeum e te flasesh per yjet dhe te humbasesh nga realiteti,ku cdo nate, te dalin ne ender politikanet qe jane bere si robet e shtepise,dhe nji muabet bohet edhe diten …Ramaaaaa,Salaaaaa,Sallaaaakuuuuu,Xhaferiiiiii,Toooooopiii, uf none … me ta shpif…kur do ti harojme ne keta ?!!? te bejme jeten tone …

  17. Lumja thotë:

    31 October 2007 @ 5:00 pm

    Artan,
    Mesohesh me te gjitha. Aq mesohesh sa fillon te pelqen.
    Dajosh, te te vije turp qe shprehesh ne ate menyre.
    Hordhite qe permend ti jane shqiptare qe kane te drjete njelloj si ti e une te jetojne ne tirane, te jene afer qytetit, te jene te barabarte.
    Por hordhi kane qene paraardhesit e tu, qe i zbriti enveri ne TR dhe la trecerekun e shqiperise te haje m..t neper male.
    Turp te kesh

  18. Dajoshi thotë:

    31 October 2007 @ 5:17 pm

    Lume, pse u preke moj zonje??!! Dhe c’ma kujton enverin, amon po nje muhabet, nuk mund te shash dicka te sotmen se direkt nenkuptohet nje lidhje me te shkuaren. C’mu rrujt mu ke solli enveri para 50 vjetesh???? Mua me duhet si eshte sot, me duhet qyteti qe kam patur dikur qe ma kane marre te tjeret. Po u vare ke historia te ma gezosh pluhurin dhe ca me keq se aq, po edhe po u perpoqe te justifikosh ata qe permenda une prape e gezofsh rrumpallhanen. Te rrofte solidariteti me “popullin” tend. Dhe mos me thuaj qe kurre s’ke permendur neper dhembe “na mbyten maloket” te pakten 1 here keta 15 vjetet e fundit.

  19. Idris thotë:

    31 October 2007 @ 5:20 pm

    Jane teorite e reja te Bab Saliut.Jo fshati te rrethoje qytetin por ..
    Psikologjia e rrumpallhanes e ka ritur dendesine e qytetareve anormale sidomos ne Tirane.
    Nga matjet e fundit (te nivelit top Secret)del se dendesia me e madhe e anormalitetit deri ne prag te cmendurise eshte gjetur prane selive te Partive sidomos PS dhe PD.
    Ka dhe zera qe ne katet e larta te K/Ministrise kurohen nga BE,EU,NATO etj organizma njerez te semure rende nga MANIA e MADHESHTISE dicka si vargjet
    Nuk na tremb balta
    nuk na tremb shiu
    Jemi race e forte
    Race Qeveriu

  20. Lumja thotë:

    31 October 2007 @ 5:24 pm

    E qekur te perkiska ty qyteti kshu ???
    Une permend me ze lart, na mbyten horrat, kurvat, katunaret, injorantet, maloket sa here me behet.
    Por kjo sdo te thote se kane faj ata qe lane fukarallekun dhe te ftohtin, pse sheshet e tiranes u zaptuan nga pallatet me 1000Euro m2.
    Sdo te thote qe kane faj ata qe skane leke te blejne makine horrash apo kurvash pse po ndotet ajri i tirane.
    Sdo te thote qe kane faj hallexhinjte qe vijne ne TR per te gjet nje sherbim shendetesor, teknik, administrtativ me te mire apo qe nuk ekziston neper rrethet e tyre pse tirana ka aq shume trafik dhe makina te keputura nga rrethet.
    Ty duhet te te rruhet qe cke me te se ke solli Enveri ne ate kohe. Sepse ishte koha e izolimit, dhe skishte mudnesi te levizje i lire.Dhe gjithe ajo na u kthye mbrapsh si shuplake e rende.
    Dhe ti qe pate fatin te lindesh ne qytet, prane detit, prane mbretit nuk ke te drejte te paragjykosh te tjeret.
    Se ti spate asnje merite, pate vetem FAT

  21. Idris thotë:

    31 October 2007 @ 5:30 pm

    Edhe Kavajotet thone :
    “O zot men me jep sa te lidh oshkurin e brekeve te tjerat mi jep fat…
    Dhe mos te harrojme se DJEPI i DEMOKRACISE ne SHQIPERI eshte Kavaja sipas MIXHES

  22. Lumja thotë:

    31 October 2007 @ 5:32 pm

    Ke nejt gjate ne Kavaje Idris ?

  23. Dajoshi thotë:

    31 October 2007 @ 5:39 pm

    Mire e ke zysh Lumja, une jam shkaku i gjithe kesaj gjullurdie. “Fukarenjte” e maleve kane te drejte te vijne te ndertojne shtepi tek fusha e futbollit ku une luaja kur isha i vogel, kane te drejte te me vjedhin shtepine kur behen komshiu im, kane te drejte te me tregojne dhembet kur une i konfrontoj se po fusin duart tek depozita ime e ujit, kane te drejte kur bejne shurren tek shkallet e pallatit tim, kane te drejte kur i hapin makinat shekullore pjese pjese mu para pallatit dhe derdhin vajin e makines si me qene uje…..eh moj zysh. Eshte faji im qe linda ne qytet dhe qe s’jam aq trim dhe i pacipe sa ti marr pronen tjetrit dhe ta shkel me kembe…….. rri o lume, mjaft me teori. Ata qe vrasin femije per larje gjaku te 100 vjeteve me pare, nuk meritojne me teper se ajo qe i etiketova une me siper.

  24. Lumja thotë:

    31 October 2007 @ 5:47 pm

    Jo te keqen zysha nuk tha njeri se eshte faji jot.
    Por keto gjera qe thua ti nuk i bejne vetem ato te malit, as vetem ato te fushes. I ben nje pjese e madhe e shqiptareve.
    Dhe nqs ti i ve kete etikete cdokujt qe ka nje origjine te caktuar ben gabim dhe ofendon pa te drejte.
    Shiko, ka pas raste qe kane ndodhur ndonje avari elektrike apo e ndonje lloji tjeter atje ne perendim ku jeton zoterote. Dhe u jane prish komoditetet. Ju ka shkit truri ne mungese te kushteve normale per te jetuar
    Dhe eshte pare shume mire se si jane transforuar ne kafshe te pacipa ato njerezit e “kulturuar” atje tek ti, ne me pak se 2-3 ore.
    Njeriu si gjen ben i dashur.
    Eshte tjeterkush qe ka detyrimin te rregulloje levizjen e lire te popullsise, te ruaje infrastrukturen, te ruaje ambintet publike, te denoje per shkelje.
    EPo mire ti qenke i bute dhe respekton pronen dhe tjetrin se ste ka munguar gje. Po do te te shikonim ty dhe mua nese do ishim ushqyer me buke e uje per 20 vjet se sa edukate e respekt do na kish ngelur.

  25. Idris thotë:

    31 October 2007 @ 5:53 pm

    Edhe une nuk e pelqej shfrimin e DAJOSHIT;po pse kaq inat me njoni tjetrin?Ata njerez jane nje realitet dhe si i tille tani kerkohen QARJE HALLI dhe jo Q,rje Halli.
    Iku mo.Erdhen!U vendosen.Po jetojne.
    Te keqen e pasqyrojme si rezultat i te mbjellurave nga teorite e rrumpalles dhe per me keq nuk kuptohet se JETA nuk mbaroi me kaq.
    Mbase nonji i kapur per dore nga teta Edukatorja i lexon keto te Peshkut pasi ka kalu edhe nga dora e TETA Zyshes,edhe nga dora e xhaxhi Profesoreve dhe ne situata te peraferta thote:
    -Shif ,shif,qe kur i paskan thone keto PESHQIT….
    Kom kalu shpesh ne ca vargje i njof me frymzim Kavajot…..Po mos mu merzit .Une i kam te gjitha fajet.I pranoj dhe s’du me te kerku falje :D :D :D D

  26. krasta krau thotë:

    31 October 2007 @ 6:20 pm

    Dajosh… mire me shendet.. Te fala ke nga hordhite qe te kane marre qytetin…
    Ketu flitet per tymin dhe ndotjen apo jo… une e mas me kollen e mengjesit…, me trashesine qe ze mbi televizor pluhuri sa here hap dritaren ne mengjes… Eshte e temerrshme dhe askush nuk merr mundimin te ndryshoje diçka… dhe ne fund ‘dajoshet” qe e kane ne xhep fajtorin dhe e nxjerrin direkt nga xhepi…”fajin e kane hordhite”… O burra te shajme hordhite dhe e zgjidhem pune, tani nuk ka me pluhur… se pisanjoset i zhdukem.. ata qe na zaptuan qytetin… Hajt te te rroje qyteti dajosh… se ne te tjeret ne kemi vend ne qytetin tend, po veç ne tendin ama…

  27. krasta krau thotë:

    31 October 2007 @ 6:21 pm

    Nje korrigjim: Te te rroje qyteti dajosh se ne te tjeret nuk kemi vend ne qytetin tend…

  28. Dajoshi thotë:

    31 October 2007 @ 6:29 pm

    Krasta, ti interpretoje si te duash mesazhin tim, me keqardhje shoh qe e ke sperdredhur, pak rendesi ka per mua. Nese ti je nje bukeshkale si ata qe une kam zene ne goje me siper, ne esfel vafsh edhe ti. Une variantin tim te perballimit te situates e kam permendur por ti duket s’ke dashur te lexosh aq gjate. Vazhdo rrugen trim.

  29. deni thotë:

    31 October 2007 @ 6:35 pm

    Lume me fal per komentin, por me duket se nga shume fjali tregon se te mungon nje lidhje shkak-pasoje kur flet per “hordhite” e kam fjalen. Te mos bejme kot pacifistin liberal tani, ardhja e fshatareve ne qytet ne keto 20 vjet ishte katastrofike per nga permasa, jo nga ideja, se gjithandej ndodh. U be si revansh, kete do te thote dhe Dajoshi me duket, apo jo Dajo?

  30. Edi thotë:

    31 October 2007 @ 7:16 pm

    Problemi lume me keta qe kane ardh tashti eshte se jetojne sikur te jene akoma ne mal. Nuk dun me ia dit qe ne qytet duhet te jesh qytetar. Dhe si rruhet njeri se kane ngrene presh tere jeten. Justifiko ti cdo gje qe bejne po mos harro qe ti do i pagush te gjitha. Token qe zune ti do ua pagush pronareve me taksat. Metri katror ne tirane do shkoj 2000 euro se tirana eshte e rrethume dhe s’mund te zgjerohet me, vetem nese do shtrihet pertej bathores. Po legalizimet qe u bene pa bere nje plan urbanistik, se keta projektet i bejne pasi fillojne ndertimet, neser kur do dun cerdhe shkolla e kinema, do te duhet me pagu prap ti lume per kompesimet e tokave qe do shpronesosh. Paguj lume paguj dhe per inat te enverit kalo i er nga lleshi.

  31. Latex thotë:

    31 October 2007 @ 7:20 pm

    deni,

    kjo puna e “hordhive” keshtu sic e shtroni ju (ti me dajoshin), eshte gabim moralisht dhe ligjerisht. Sepse sistemi komunist i ka detyruar njerezit me force te rrojne atje ku hante pula strall (literally), s’do te thote tani se nuk paskan te drejte te zbresin ne qytet se na i “prishkan” qetesine apo “ajrin” dajoshit. Eshte e drejta e levizjes se lire te pakten brenda vendit tone. Ne shqiptaret ankohemi pse te huajt s’na lejojne te levizim lirisht ne vendet e tyre, dhe tani c’nuk themi per patriotet tane qe duan te levizin brenda vendit te tyre. E drejta e tyre per te levizur eshte budallallek te mohohet. Por qe kjo duhet bere me rregull e me ligje pa diskutim. Problemi eshte se shqiptareve nuk u pelqejne shume te ndjekin ligjin, as atyre qe jane ne ngarkim per te kontrolluar zbatimin e ligjit, as ata qe duhet te mesohen ta respektojne ate. Administrata, ne Shqiperi eshte vendi per t’i bere ligjet si Maliqi. Po s’me dhe gje, ta bej une ligjin si te kem qejf. Ne qofte se dicka mund te behet fare thjeshte per 5 minuta, me burokracine shqiptare mund te presesh edhe 5 vjet. Le pastaj kur kerkohet te merret ne mbrojtje njera pale e politikes kundrejt tjetres. Eshte absurde. Sidomos kur mendon se duhet te jete institucioni i bashkise ai qe duhet te vere rregull per kete problem, dhe dajoshi na nxjerr kryetarin e bashkise te lare. Dajosh ti do pa je naiv te besosh se vertet Edi Rama s’ka marre asnje para per ato lejet e ndertimit! Une njoh personalisht njerez qe merren me ndertime ne Shqiperi qe ma kane konfirmuar kete. Pagesa(ryshfeti) per kesi gjerash, eshte pjese e mentalitetit te te berit biznes ne Shqiperi. Pse nuk e denoncojne keta njerezit ne fjale E. Ramen - do thuash ti. Sepse ai eshte njeri me pushtet. Sepse prokuroria nuk mund te hape ceshtje kunder tij, te pakten jo me kete prokuror te pergjithshem. Sepse pushteti gjyqesor ne ate vend eshte i korruptuar. Sepse tek e fundit eshte ne interes te biznesmeneve qe kjo pune te vazhdoje keshtu. Lumja ka shume te drejte kur thote per gabimin e objektivit tuaj, mos i bini kot samarit kur s’keni c’i beni gomarit. Ka shume te tjere qe do te ishin pergjegjesit e vertete te ndotjes se qyteteve ne Shqiperi e te mjaft problemeve te tjera. Lerini keto teorite budallaqe te fushave te futbollit kur ju luanit kur ishit i vogel. Kur isha i vogel edhe une luaja ne oborrin e shtepise se gjyshit dhe haja fiqte me te mire ne lagje, po ja qe gjyshi e shiti shtepine dhe une tani vetem mund te rroj me kujtimin e fiqve. Dhe pastaj cfare? Ma paskan fajin ata “fshataret” qe blene shtepine e gjyshit?
    Vetem shqiptaret perdorin nje gjuhe kaq diskriminuese ndaj bashkepatrioteve te tyre fshatare. Bile vetem shqiptaret i kane dhene kesaj fjale ngjyrime te tjera, qe nenkuptojne idiot, i prapambetur, i perbuzshem, etj. Une mund te te garantoj per nje gje, qe sikur Tirana te kishte ngelur me ato banore qysh te kohes se Zogut, do te ishte me mbrapa nga ana kulturore dhe ekonomike se shume zona te tjera te Shqiperise.

  32. INA thotë:

    31 October 2007 @ 7:27 pm

    Latex,
    Two thumbs up!!! Good!!

  33. Dajoshi thotë:

    31 October 2007 @ 7:50 pm

    latex, nuk jam plotesisht kundra teje, por edhe ti qellimisht nuk kupton ose ben sikur nuk kupton thelbin e muhabetit dhe kjo me duket ca harxhim kohe. Nuk po i mohon njeri dikujt levizjen apo rilokalizimin, por sic permend edhe ti vendet e botes, nuk te le kush te zesh nje cope toke dhe te besh c’te duash me te ne emer te forces. Fusha e futbollit eshte e vertete qe u zu dhe u pushtua me shtepi ku rriteshin pulat. kjo eshte me vogla. Lexoje ate qe thote edi, keta njerez edhe ne qytet edhe ne emigracion jetojne akoma me ligjet e malit. I kam vete ketu ne NY dhe i shoh, perendimi nuk i ka dhene asnje ndryshim, morpo kurrfare diference, i njoh mire. Sa kohe qe nuk me hyjne ne hise mua, pak me behet vone per ta. Por ne TR me kane hyre ne hise, dhe prandaj reagoj. Ti si emigrant ke pranuar ambjentin ku jeton dhe mundohesh ti pershtatesh atij ambjenti. Keta miqte kur kane pushtuar TR kane dashur ta kthejne ne ate ambjentin e tyre, pa respektuar ate qe ekziston dhe kane dashur te bejne me force. Orpo hic nuk i justifikoj se kane vuajtur nen enverin, po aq kemi vuajtur te gjithe. Varfanjaket me dy pare mend jane fisnike, ata pa mend shnderrohen ne kafshe.
    Per Ramen as me hyn ne xhep a ka vjedhur apo jo, nuk jam prokuror. Mund te jete i korruptuar, me duhet puna qe ben, nuk e kam aq te gjate jeten sa t’ja dedikoh hetimeve ndaj vjedhjes dhe korrupsionit. Nga mutsihanja shqiptare ai ka dale me i hajrit deri tani, lexoje mire latex “NGA HALLIIIIIII”. Pranoj ramen me mire se malokun qe eshte ne fron. Tung.

  34. Edi thotë:

    31 October 2007 @ 7:51 pm

    Latex:
    Po me lal s’kane faj ata po ata qe i lejn. S’po thote njeri ndryshe. Po si i behet qe mos ta lesh Salen me i lon.

  35. eT thotë:

    31 October 2007 @ 8:09 pm

    kam përshtypjen se dajosh nuk e ka fjalën për fshatarët por për katnarët.
    katnar është nji mënyrë të qëni.
    për katnarët thuhet : “katnar e burr me ndru shtat lëkurë sbëhet njeri kurrë”
    as në tiranë, as në Romë, Paris e gjetkë..
    katnari që ndryshe quhet dhe muzhik, dermanin ja bën vetëm Stalini, Enveri etj
    konkluzion
    katnar ska asgjë të përbashkët me : fshatar, katundar, malsor, malok

  36. Pjer Thomas thotë:

    31 October 2007 @ 9:13 pm

    Djema e vajza, mos u grindni kot, se ne fund te fundit fajin e kane politikberesit e ketyre 17 vjeteve , forcat politike qe kane udhehequr vendin keto vite. Po te shohesh dhe ne bote, ne vendet ne zhvillim , siç jemi ne, sheh se fshatare te shumte shperngulen nga fshati per ne kryeqytet apo qytetet kryesore. Keshtu po ndodh ne Kine, keshtu ka ndodhur ne Meksike, Brazil, Marok, Algjeri, Pakistan, Indi etjera vende, nderkoh qe vendet e zhvilluara e kan kapur me kohe kete problem dhe e kane rregulluar/disiplinuar, duke bere nje shperndarje te sakte te njerzeve kudo, e duke investuar dhe ne zonat rurale, ndersa Shqiperia dhe vendet qe permenda , te tera investimet i kane perqendruar ne kryeqytet dhe qytetet kryesore.
    Nuk e di a organizohen dhe ne Shqiperi ; E djela pa vetura, ku ne qytet eshte e ndaluar te ecesh me makine, te djela qe organizohen nje here ne 3-4-5-6 muaj , sipas qytetit. Nje nga gabimet e bashkise se Tiranes (pra Edi Rames) ishte qe gropen e Sejdise (qe ishte gati) nuk e ktheu ne nje parking me kate , per tere makinat apo fugonat, qe vijne verdalle per nje cop parking ne rruge.

  37. lumidrin thotë:

    31 October 2007 @ 9:29 pm

    Levizja e lire, nje e drejte per te gjithe.
    Ne perendim injoranca,racizmi,fyerja kolektive denohen me ligj.

  38. Cheney thotë:

    31 October 2007 @ 11:50 pm

    E zgjidhet dhe punen e cilsise se ajrit…

    Meqenese tirret kaq shume lesh ne ca tema selektive te peshkut dhe rreth ca tematikave te realitetit Shqiptar une propozoj qe adminet te ngrene disa kombinate per perpunim leshi. Seriozisht qe njerzit do ndiheshin me mire dhe disa temave do i jepej frymemarrja qe i mungon.

  39. LlTako thotë:

    1 November 2007 @ 12:06 am

    Problemi i levizjes se lire eshte nje teme qe kryesisht s’ka te beje me ndotjen e ajrit dhe qe s’ka pse te perzihet ketu. Kjo s’do te thote qe s’ekziston, por qe thjesht ndotja e shkaktuar nga te ardhurit e pas ’90s ne Tirane nuk mund te krahasohet me ndotjen e shkaktuar nga makinat, punimet ne rruge, pallatet, plehrat, etj, etj.

    Ore teorikisht s’e kane keq ata qe folen atje ne ate takim, problemi qendron tek oqeani mes teorise se tyre, dhe asaj qe zbatojne ne praktike. Kane pasur plot 17 vjet te bejne dicka e s’kane qullosur gje, e pra tani ne kete gjendje eshte qesharake ti kerkosh me shume qytetarit. Ndryshimi, permirsimi duhet te vije nga lart sepse gjendja eshte aq e rende sa permirsimet e vogla vullnetare s’do bejne gje.

  40. krasta krau thotë:

    1 November 2007 @ 1:34 am

    Ok dajosh… ti thjeshte e merr dhe krahinizon te keqen… nuk ka fare problem… krahinizimi dhe rracizmi sigurisht jane teori shume te fuqishme provinciale, kulmi i tyre ishte nazizmi, por ka pasur edhe kulme te tjera qe kane bere po kaq epope… Nuk kam nge te te sqaroj se si fenomene te ngjashme kane populluar parisin, londren dhe vazhdojne te popullojne boten… As te te shpjegoj konceptet koloniale te zhvillimit te qendrave urbane ne kurriz te periferive…
    Se fundmi e kuptoj revolten tende, por thjeshte po shfryn ne anen e gabuar, germo me thelle dhe do te kuptosh tjeter kund eshte faji… Te pershendes

    Per ndotjen.. Jam dakort me ty Llukan… teorizimet e vena ne praktike do te na kishin zgjedh shume gjera.. Sikur t eishin realizuar te gjitha premtimet e bukura sot do ishim ehu sa larg asaj qe jemi, qofte edhe me ndodjen…

  41. john thotë:

    1 November 2007 @ 6:55 am

    jo mo vlla se e ke kuptu gabim se nuk e kane se tallen e kane se ju kane rrjedhur trute komplet jane injorante e vec flasin nuk kuptojne se cfare thone.ai i mjedisit nuk e kane ftu se ta kish dit ai se kish pas mbledhje kish ardh menjihere se merrte dietat o budall.un si ve faj njeri,faj i ve qytetareve idiote qe lane pune e ckishin per periferite e plerat e tiranes.e mbajtshi me shnet

  42. Dajoshi thotë:

    1 November 2007 @ 4:11 pm

    Krasta, pershendetje dhe peace. Nese je ndjere i fyer te kerkoj ndjese. Cdo njeri ka opinionet e veta qe krijohen nga situatat qe ndesh, si rrjedhim edhe opinioni im eshte i bazuar ne eksperienca. Lidhja indirekte e ndotjes se mjedisit me te ardhurit qendron tek suporti qe keta te ardhur i kane dhene kafsherise se paafte ne pushtet, kane sherbyer si benzine….nejse, mendimi im ky.
    Per rregullimin e gjendjes e vetmja gje qe kerkohet eshte harmonizimi i punes se pushteteve, lokal dhe atij qendror. Me pak deshire te mire, duke lene ca menjane “luften” kunder korrupsiont dhe duke i shpallur lufte pisllikut. Por kjo do shekuj te arrihet. Edhe indiferenca e njerezve nuk ndihmon, s’ka asnjelloj proteste, asnjelloj reagimi. Kur njerezit nuk ndihen, politikanet flene gjume.

  43. una thotë:

    1 November 2007 @ 6:15 pm

    Pershendetje,
    Dajoshi ka shume te drejte ne cdo germe te atyre qe ka shkruar keto 2 dite, nese te tere qe kemi dhene mendimin tone, ose bedatuar me njeri-tjetrin, e njohim mire Tiranen dhe problemet e saj, qe me i madhi eshte pluhuri, pislleku etj etj, te tere do ti shtrengonim doren dajoshit. te tere e dime qe ok ne shkojme neper bote dhe gati njesoj e bejme sic e bene dhe te ardhurit ne tirane, por ama kur ne jemi jashte i pershtatemi menyres dhe rregullave te tyre, kete gje dueht te bejne dhe te ardhurit ne Tirane, se Tr eshte kryeqytet te dashur, jo qytet.. Nuk mendoj se ndonjeri nga ju nuk i ka pare “te ardhurit” qe pasi hane banane neper rruge i hedhin lekurat ne mes te rruges, kjo jo se nuk ka kosha se dhe nse sdo kishte kosha, nje tiranas e fut ne cante mbeturinen, nuk e perplas, mos te permendim pastaj tokat qe mire qe kane ndertuar e vila te “mjeret” por jane marre dhe shtrengim duarsh nga kushiriri i tyre qe per “ironi te fatit” e kemi ne krye…
    Ju thoni qe vete ja dhate voten, te tere edime qe ne TR me shume kane mbetur te ardhur sesa vendas, keshtu pa me thoni si mund valle te mos votohet kusheriri malesor…

  44. john thotë:

    2 November 2007 @ 5:53 am

    O UNA! Ti malsoreve tu lash banjot OK! sdu me ofendu kerrkend,por ju tironcat sec ju ka hy nji damlla keto vitet e fundit e ju duket kush di c’eshte tirana.Se e bot ju tironcat tironen.Ju nji gjo bot’ at xhamine e shpifme ne mes te sheshit.Ska ardh njeri ne Tirane per tironcat por per nje mundesi me teper.Kush i blen ato apartamentet e reja ne godinat e larta?kush i ka ndertu shumicen e bareve e klubeve a tironca ee? E fuska tironsi ne cant mbeturinen, ca je tu fol mi.Me gjyku ti pjesen tjeter te Shqiperise.Se ke lind ti ne Tirane e cka?Asgje! Kurse ai qe ka ardh ka investuar,ka luftuar,ka fillu jeten nga e para e ka arritur te kete me mire se ty e ty ne s’te pelqen murit bjeru. Kane dale ca zhulsa ju duket sikur cka jane.A kushuri malsor po te duket Edi Rama? A nuk e ka ai tash kaq vjet Tiranen,pse spo ja heq pluhrin,apo dhe aty e ka fajin i ardhuri.Tu vjedh an e kend.kane zbrit pezaket ne asfalt e po ju duket vetja te zgjutt e botes.O Zot kur flasin keta qe sdilni dot ne qender te qytetit deri dje se ju duhej vize.Me falni nese kam reaguar pak ashper,por te tregohet rracist dhe shqiptari qe po na urrejn kado qe shkojme spo na lene rehat-kjo sdurohet.E me qen far shqiptari me u anku hajde me,por zhapa bananeje si kjo bah!

  45. Cheney thotë:

    2 November 2007 @ 1:10 pm

    E paskan fshire koemtnin e fundit te ‘Una’ gjithsesi:

    Me ben cudi..

    Ju qe trumpetoni qe jeni Tironsa qe ne kohen kur ketu qesh ul turku kembekryq, ju na e dh’ete me shume se te gjith te tjeret bashke kryeqytetin tone, modelin parafabrikat kolkozo-komunist; jo shume me keq nga cishte gjithsesi. Ishit ju qe i shitet tokat tuaja, me vetdije te plote, duke e ditur se ai pallati i ri, do ulej ngjit, b*th me b*th me ate pallatin e vjeter.

    Una,

    Ajo lekura bananes eshte organike, ne mos ta hane mizat, do ta shqyejne elementet. Po si tja bejme hallit qe ju ‘Tironsit’ matrapaz e te pangopur, shitet vilat bashke me kopshte per 300m2 dyqan e 300m2 apartamente duke na marre frymen te gjitheve.

    Po, a eshte per te fol keshtu? Jo nuk eshte. Nuk kemi pse shahemi, kush je ti e kush jam une, ate e ka bere te qarte Konica! Tani kemi nje problem, mes te tjerash, qe duhet zgjidhur..

  46. Cajupi_junior thotë:

    17 November 2007 @ 2:09 pm

    Fishkellim jo e kot !

    Un quhem “Mushkri” dhe shshpesh preferoj
    n’Tym e Terr pran t’mos jetoj,

    Per cudi .. ishte bukur njiher
    Atmosfera “Atje” kishte tjeter vlere!

    Pritej e percillej prej t’ndryshme filozofish
    Ajri pothuaj kish Zerro-Tarif.

    Sot….”me sa duket” Ajri eshte ndot
    teshtitjet shkaktohen jo vetem prej Ajrit t’ftoht,

    Nji Ajer i shendetshem kerkon jo vetem Vleresim e t’pastrin Ambjent
    Qe n’Hapsiren Jete…mos t’ket shpesh orientim Non Sens !

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com