Identifikohu



Regjistrohu

Boks.Jorgen Çetaj, kampion Evrope

Nga Londra
Muhamed Veliu

Jorgen Çetaj e mban fjalën. Bën realitet deklaratën e tij për “Shqip” se do të kthehej në Angli nga kampionati evropian i të rinjve me titullin e kampionit të Evropës. Ashtu ka ndodhur. Boksieri Çetaj është kurorëzuar kampion Evrope për kadetë në peshën 75 kilogramë gjatë këtij kampionati të zhvilluar në Sardenjë.

Gjashtëmbëdhjetëvjeçari shqiptar, që stërvitet për klubin “Walcot” vetëm për një pikë ka mundur favoritin për të fituar këtë titull, italianin Xhulio Skiavon: vendimi gjyqtarëve 15-14 shpalli fitues shqiptarin premtues të dorezave. Që në raundin e dytë kur ra gongu, Çetaj ishte superior ndaj bashkëmoshatarit të tij italian, që e kuptoi se po i ikte nga duart titulli. Raundi i tretë do të fliste tërësisht për shqiptarin, i cili hidhet në sulm, duke i dhënë disa goditje të forta kundërshtarit, që nuk e lejuan atë të kundërpërgjigjej dhe të fitonte titullin e kampionit të Evropës.

Gjatë një deklarate, ai tha se “të jesh kampion Evrope është me të vërtetë diçka fantastike”. Më tej, Çetaj shprehet se që në fillim e mendoi se kishte mundësi të mira për të fituar këtë kompeticion, por kurrë nuk e mendonte se ky titull do të bëhej i tiji. “Kur pashë në finale se sa i madh ishte kundërshtari mendova: O Zot. Ai është më i madh se unë, kishte krahë të gjatë. Ai ishte një boksier i fortë”, tregon Çetaj. “Në përfundim të raundit të dytë, trajneri im më inkurajoi të boksoj fort. Mblodha veten, duke lëshuar goditje drejt kundërshtarit. Edhe ai nuk qëndroi pasiv. Mora dy goditje të forta në fund dhe kjo ishte e gjitha që ai mund të bënte. Ishte një duel i vështirë, jam i lumtur që e menaxhova situatën duke dalë fitimtar”.

Brenda katër muajve Çetaj është shpallur kampion i Anglisë në Londër, më pas ai do të fitonte kompeticionin “Boks për katër shtete”, ku u shpall kampion i Britanisë. Së fundmi, erdhi edhe triumfi si kampion i Evropës.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment »

  1. Iliriani thotë:

    1 Tetor 2007 @ 7:54 pm

    Gjetan Keta, kampion Evrope në Thai & Kickboxing

    Gjetan Keta, kampion Evrope në Thai & KickboxingFiton turneun e zhvilluar në Tiranë dhe fiton të drejtën e pjesëmarrjes në Botërorin e TajlandësGjetan Keta është shpallur kampion i Evropës në Thai & Kickboxing në peshën 72 kilogramë. Sportisti nga Bulqiza ka triumfuar në turneun e zhvilluar në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë me rregullat e K-1, të organizuar nga “World Muay Thai Council” së bashku me palestrën e sportit në Gjermani, “Kickboxen Deutschland”. Pas kësaj arritje, Keta ka fituar të drejtën që të marrë pjesë në kampionatin botëror që do të zhvillohet në muajin nëntor në Tajlandë. Një shans i mirë ky për të tentuar një tjetër arritje prestigjioze, por mbi të gjitha për të siguruar edhe një vend në Lojërat Olimpike Pekin 2008, ku do të jetë i vetmi sportist që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë disiplinë.Fakti që Thai & Kickboxing zbriste për herë të parë në vendin tonë, ka zgjuar interesimin e mjaft tifozëve, të cilët kanë mbështetur nga afër Gjetan Ketën, por edhe janë njohur me një sport, i cili është shumë popullor në disa vende të botës. Në turneun evropian kanë marrë pjesë shtatë sportistë, të cilët janë ndeshur me eliminim deri në finale, ku më i miri është shpallur sportisti dhe njëkohësisht vëllai i mjeshtrit të kësaj disipline, Ismail Keta (kampion i Gjermanisë në Kickboxing në vitin 1999 dhe kampion i Bajernit në Thaibox, nënkampion bote në Thaibox nën flamurin shqiptar në vitin 2001 në Austri). Fillimisht Gjetan Keta ka hasur në rrugën e tij turkun Halabi, të cilin e ka mposhtur me “knock-out”, ndërsa në finale ai ka pasur përballë polakun Pratniki. Raundet e sfidës që vlente titullin kampion ka qenë tejet elektrizuese dhe e luftuar deri në fund. Gjithsesi, Keta arriti të shpallet fitues me pikë, pasi vendimi i gjyqtarëve ishte në favorin e tij.Për t‘ia shtuar edhe më shumë spektaklin mbrëmjes së djeshme në ring hipën edhe kampionia e botës në Kickboxing, gjermania Sharlote Von Baumgarde që u ndeshet me italianen Vilms. Në momentin kur konkurrentët për titullin evropian pushonin, janë zhvilluar edhe dy ndeshje promocionale në Thaibox. Turku Uçar (nxënës i Ismail Ketës në palestrën “Kickboxen Deutschland”) u ndesh kundër grekut Kristodolus, ndërsa në peshat e rënda gjermani Roder u përball me kongolezin Lunga.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.