Bode harron te beje pazar!
Kristi Pinderi
15 Shkurt 2008
Ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh dje se nuk do të ketë kompensim për rritjen e çmimeve pasi sipas tij, duhet që më parë këtë rritje çmimesh ta konfirmojë INSTAT. Ky reagim i ministrit që politikat financiare i mëson nga kryeministri në konferencat për shtyp që ky i fundit performon para gazetarëve, tregon edhe njëherë në mënyrë tragji-komike se qeveria shqiptare nuk jeton fare me realitetin e mbi 3 milion shqiptarëve.
Por surpriza e kësaj here është fakti se ministri me origjinë nga Progri i Devollit, duket se nuk paska më asnjë busull orientimi, pasi me deklaratën e tij të fundit doli kundër edhe vetë kryeministrit të tij, i cili ka folur kaq shume per nje skemë kompensimi.
Nëse do të duhet ta marrim seriozisht reagimin e pabesueshëm të ministrit, atëherë të gjithë së bashku do të duhet t’i sqaronim këtij politikani, I cili paguhet me lekët e shqiptarëve se e ka gabim!
Zoti Ministër! Po të dilni nga apartamenti tuaj, që ndodhet në Pallatet e Lanës (bulevardi Zhan D’Arc, ap. 37) dhe po të zbrisni poshtë, do të gjendeni para një mini-tregu me fruta e zarzavate dhe para një furre buke.
Por meqë Ju, nuk keni kohë jo më që të bëni 100 metra rrugë në këmbë, por as që të koordinoheni me shefin tuaj si dhe me zëvendësat tuaj që pardje deklaruan të kundërtën e asaj që ju thatë dje, atëherë shkuam vetë poshtë pallatit tuaj dhe pyetëm për çmimet e ushqimeve.
Dhe ja si na rezultojnë ato, z. Ministër:
Një kilogram portokalle, tek tezga djathtas pazarit te pallati juaj kushtonte 120 lekë. Mollët, si ato që kultivohen nga anët tuaja, kushtonte 140 lekë, mandarinat 130. Domatet ishin edhe më të shtrenjta, ndonese te pabera mire z. Ministër: kushtonin 190 lekë.
Kastravecat, super të kërkuara: 250 lekë, me një vlerë 50 përqind më të lartë se një vit më parë. Spinaqi, nëse e preferoni si ushqim, kushtonte dje 110 lekë.
Në total, frutat zoti Bode u shitën dje, poshte pallatit tuaj, perballe Drejtorise se Policise ne Tirane, 38 përqind më shumë se një vit më parë, zarzavatet 22 përqind më shumë.
Për të mos folur pastaj për shpenzimet për ujin dhe qëratë që janë rritur në 47.2 përqind këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa lëndët djegëse dhe gazi, kanë një rritje prej 90 përqind nga viti kur u bëtë ministër. Rritje kjo, në kohën kur shqiptarët mezi gjenin njëri-tjetrin në errësirën që qeveria juaj ua pruri në shtëpi. E në të njëjtën kohë, kur shefi juaj se ç’fliste për ca strategji nukleare apo dhe për prodhimin e etanolit përmes drithërave që pastaj ta shndërronte në energji.
Ahh, meqë jemi te drithrat: Një bukë standarte, 800 gramëshe zoti Bode, poshtë pallatit tuaj, kushtonte dje 100 lekë, nga 60 që ishte kur e morët ju firmën e Presidentit për të qenë ministër i Financave. Po kjo sasi buke, u tregtua dje në një fshat të largët të veriut me çmimin 150 lekë!


15 February 2008 @ 6:15 pm
I dashur Krist, ti nuk e di se kryeministri yne apo mavria siç e quaj une, flet i shtyre nga emocionet, ndersa ministri flet nga llogjika. Ti pret qe dhe ministri te flasi i prekur nga emocionet , kur financat jane bosh, dhe se s’mund te marresh borxh per rimbursime/subvencionime.
16 February 2008 @ 1:51 am
po njeri flet i shtyre nga emocionet, tjetri sdi si te flase! C’te bejme mo Pjer???? Ke ndonje ide? Apo te shkojme edhe te qajme financat qe sipas teje jane bosh???? Paskemi falimentuar dmth!!!! Kot sa llapim, me pak fjale
Do i jepja, te pakten 50 lek cdo dite, sinqerisht e kam! Per portokallet, do pyesja me pare gjyshen, nese do i mjaftonin, nese jo, sbesoj ti jepja ndonje lek berishes. Domatet, do ia lija atij ne dore: po te donte, le t’i blinte
Spinaqin, nese nuk e blinte, do ia kerkoja me zor!!!! Makar dhe pa e kompensuar, se me pelqen aq shume mo Pjer, se ke idene!
Po sa mire do ishte sikur, ate buken te ma blinte Bode, e akoma me mire sikur te ma blinte Berisha, cdo dite. Ketij te fundit vallai, edhe do ia kisha gjetur nje mundesi qe t’ia kompensoja buken, po, per Zotin
16 February 2008 @ 1:59 am
Se po mendoja tani: s’do ish keq sikur njeri nga keta te dy, te me paguante cdo muaj dritat! Sa mire! Pastaj, sikur Berisha te me blinte edhe ca rrush
Se harrova: po sikur ai Genc Ruli, pasi te me paguante dritat atje te rradha e njesise bashkiake, te shkonte vrap e te me blinte nje nje torte..????
he mo he, kaq pak kerkoj….
nje torte nga genc ruli….! dhe nje kg rrush nga Sala
16 February 2008 @ 1:59 am
se buken, ia bej hallal Bodes! E paguaj vete!
16 February 2008 @ 2:00 am
oops, jo te njesia bashkiake se pastaj do i merrte leket e Rulit Rama. Te ajo kioska ku paguhen dritat, doja te thoja
16 February 2008 @ 2:14 am
Me tej shkrimi vazhdon me paraqitjen e ngritjeve (spektakolare duhet te them) te cmimeve. Krist, une ende nuk e kuptova se pse e ka Bodja gabim. Ai nuk tha qe cmimet nuk jane rritur. Hm? Dakord, ka nje mungese komunikimi midis tij dhe Berishes qe eshte pare publikisht kur ketij te fundit i flet goja para mendjes.
Por Bode eshte pergjegjes per financat, jo per ekonomine. Eshte ai ministri qe ha qofte qe pergjigjet per ekonomine. Rritja e cmimeve eshte fenomen ekonomik. Financiare eshte gafa e Berishes. Ku ta gjesh te ishte nje gafe, jane gafa seri, “The Gaffather”.
Ne rast se Bodja eshte realist per financat e shtetit dhe del kunder Berishes, nuk ka ndonje gabim ne kete mes. Pastaj nuk jam i sigurt qe problemi zgjidhet me kompensime. Prandaj per te dyte here nuk gjej gabim tek Bode. Keto rritje cmimesh une per vete i gjej shenje te nje ekonomie te dobet, te ngathet, konsumatore qe prodhon fare pak dhe importon thuajse gjithcka. Problemi eshte me i madh se rritja e cmimeve, prandaj nje “kompensim” alla Stricia la Berisha nuk do na coje me larg se aty ku ishim, po lere se nuk e ka keq Bodja.
16 February 2008 @ 3:22 am
Nuk e dija qe Llukani ishte bere drejtor tek MJAFTI
16 February 2008 @ 3:26 am
16 February 2008 @ 3:31 am
http://www.mjaft.org/njerez.php
16 February 2008 @ 4:00 am
Ore asnjehere nuke kuptohet qarte ??? C’fare Ju ka bere Levizja Mjaft qe duhet sulmuar ne cdo kohe e ne cdo hap si per individe ashtu edhe ne Blok.
:(
.
Cfare i ka bere dem PD apo PS kjo levizje pervecse ka nxitur frymen e qendrimin kritik ndaj veprimeve qe lene pasoja te demshme tek Qytetaret?
Perse qendrimet e Mjaft duhet te jene te majta ose te djathta ?
Ato jane te vlefeshme ! Kushdo mund ti shfrytezoje si nga e mjta ashtu dhe nga e djathta me nje kusht… edhe atehere kur K/Taret e ketyre forcave perfaqesojne “shekullarizmin”
Per mua vleresimi qe beri z.Bush megjithse per objekt tjeter,eshte vleresimi me i drejte per thelbin e kesaj LEVIZJE:
-Vjen nje kohe dhe MJAFT dmth_________MJAFT_____________
Dhe ne Memedhembje ky MJAFT po e kalon cakun megjithe nderhyrjet plot inteligjence e “zjarrfikse” te Mjaftit,perpjekje e organizime qe e shtyjne protesten drejt QYTETARISE.C’fare kerkohet prej kesaj levizje qytetare ?
Te organizoje ceta e batalione apo demokratet e Mamurrasit per te marre pushtetin?
16 February 2008 @ 11:27 pm
“Emerkot”
E c’lidhje ka se ku punoj me ceshtjen qe po diskutohet? Po, punoj qe prej pak ditesh tek Mjaft dhe s’eshte ndonje gje e fshehte, sic e shikon edhe tek faqja e Mjaft-it.
Ndonje gje per temen kishe?
17 February 2008 @ 5:32 pm
te dashur lexues e pjesemarres ne kete blog!
kolege!
sepse te gjithe ne jemi punedhenes! punedhenes te Bodes, te Berishes, te Xhuvelit, te Ndokes…. e te shume zyrtareve te tjere nga me absurdet qe ka pare historia, e nga me te patreteshmit qe mund te kete provuar stomaku. e nuk po them per stomakun e shqiptarit qe vuan nga ulcera kronike pas ketyre viteve demokraci te papjekur mire! e keta te punesuarit tane kane kuraje te dalin para tv sahanlepires e te leshojne komente te tilla! jam dakort me Klajdin: Bode duhet te na paguaje se paku njehere pazari, se paku jo neve po zgjedhesve te tij, atyre me te varferve.
ah, Bode s’qenka minister i ekonomise po i financave? nese do ishim ne nje quiz do zgjidhja opsionin e trete: asnje nga te dyja!!!!