Blerim i vonë (lirika)
1.Shpirti im
Shpirti im,mbushur lirika,seç buisi pak si vonë
Në se pak unë u mbollisa,qe një kohë,e gjithë:zezonë!
Sepse ikje kot së koti,mu si qeni,-thonë,-në vreshtë!
Epo s’isha Don Kishoti,atë kohë ta zija heshtë?!
Edhe heshta,edhe heshta:të rrah gjoksin?Krejt e kotë!
Nuk guxoj të shkruaj vjersha:qe një kohë,aman,o Zot!
Sepse shkrimi qe dëshmi,s’ka se ç’duhej dëshmitari?!
Shkurt e shkurt lexues të mi:drejt përdrejt tek Haznedari.
Ky përditë lëpinte kosën,s’ishte kosë,po qe hanxhar
Mos më pyesni për Golgotën:më mirë vdekur se sa gjallë?!
Ndaj buisa pak si vonë,ndaj kaq shumë unë u mbollisa
Më mirë kurrë a më mirë vonë:kështu heshtjes iu vu pika.
17 gusht 2005
2.Obsesion
Malli i beftë më pushtoi,më pushtoi dhe nuk më lë
Një copë plak të dashuroj,mos më pyesni si a hë?!
Si,pa dashje,vjen më kap:vjen më kap dhe s’më lëshon?!
Dhe ma bëri mendja”fap”(se dhe mendja fluturon!)
Fluturon si të jetë zog,është bërë zog dhe ka vënë krahë!
Vjen aty ku s’jemi tok,vjen aty se kam sevda!
Kam sevda dhe ma do zemra,ma do zemra ta kem vetë
Por dëshirat mbetin ëndrra:ah,moj ëndrra,më bëtë petë!
Më bëtë petë e po hollohem,jam tamam si fije bari!
Si qiriri po kullohem,po kullohem veç nga malli
Malli i beftë më pushtoi,mua,tani,në pleqëri
Jua them troç:ju dashuroj edhe dua t’ju marrë në gji!
Nuk është trill i një të marri,por buron thellë nga zëmra
Aq i madh më është malli,sa,mua tëng ma bëka zëmra!
Dua të marrë në gjirin tim,që nga malli sa s’pëllcet!
Ah,ta dish,o shpirti im!Ti më je e shtrenjtë,vërtet…
25 gusht 2005
3.Për ty
“Ajo ishte kaq e bukur, e lëmuar,
plot pasione dashurie.”
Lomens
Sentencën e kam shkruar për ty,
Se aq shumë,moj,të shkon për shtat
Ti sikur ke lindur veç për dashuri
Ndaj,për ty,dhe imi varg!
Por unë kurrë,ndoshta,nuk arrij
Që portrettin tuaj ta skalis
Tek shkruaj,duket se po mbërdhij
Sikur tak dhe më pushtoi një ngricë!
Mbërdhij,me të vërtetë,i tëri
Si të jem i zhytur në dëborë!
Se pas jush jam dhënë,i tëri
Sa dhe frymë,tash,marr me zor!
Kam një neps të shijoj atë brishtëni
Ato ije aq të buta dhe të ngrohta
Se ti je e lindur veç për dashuri
Ti,për mua,je krejt bota…
3 gusht 2005
4.Hojeza jote-mjaltë
“Hojzen”tënde mjaltë
Gati me lugë hëngra
Sikur më zunë djajtë
Ding e ding u “dënda”
Ding e ding:u “dënda”
Dhe,më pas,u “shëmba”
Sado që u “shëmba”
Pse prapë ma ka ënda?!…
1 gusht 2005
5.”Parfumi”i buzëve
Parfumi i buzëve të tua:
Erë bari të njomë-larë nga një shi maji!
Por këtë”parfum” e dua,moj,e dua
Dhe aq shumë e dua,sa s’e kam kollaj.
Qe “dehës” ai parfum dhe më ra në kokë
Siç të bje në kokë vera e vjetër
Ja,kështu e kujtoj,kur u puthëm tok
Dhe që mos harroj:po e hedh në letër.
15 korrik 2005
6.Ashtu
Ashtu si kalin që ndjellë tagjia
Më ndjellin sytë e tu
Ç’ka bërë,ç’ka bërë Perëndia?
Gjen tjetër sy kështu?
Dy sy blu mbushur me qiell
Si qiell i pastër-ar!
Një shpirt më hyn,një tjetër del
Ndaj puth sytë me mall.
15 korrik 2005
7.Si…
Si një psherëtimë e ndrydhur,gjatë
Shpërthen kjo ndjenja ime!
S’e them me fjalë dhe as me kartë
Se ç’ndjej,o shpirtja ime!
Është ndjenjë e thellë dhe krejt e artë
Merr vesh,o mikja ime?!
Për masë matet veç me karat
Se del nga zemra ime.
Kam zemër të brishtë si pëllumbi
Regëtin kjo zemra ime
E thellë kjo ndjenjë,s’i gjendet fundi
Për ty,o shpirtka ime.
13 korrik 2005
8.Ti
Ti je një bukuroshe në lulëzim
Që veçmas mua më dalldis
Ta dish,ta dish ,o shprti im!
Pa ty jam si në krizë.
Se herë më ngjan me livadh alpin
Ku vonë harliset bari
Me ty,kolisur shprti im
Për ty më dogji malli.
Hërë-herë ti me je si pllajë
Ku lirshëm unë zë kullos
Tani më thuaj:-E kam kollajë
Që mendja mos më loz?
M’u ndez flaka e rrebelimit
Po digjem pak nga pak
Ç’i bëre,mike,Përparimit
E dogje dhe tani,plak…
12 korrik 2005
9.Soditje
Hapur buzët mu si gonxhe
(kështu hapen lulet!)
Unë të shoh,moj bukuroshe
Syri mbi ty sulet.
Sulet-sulet i hazdisur
I mbushur është-plym!
Përmbi buzën e ormisur
Syri gjen qetim!
Sepse prehet dhe gjen strehë
Atje gjen “rehat”
Ato buzë,moj,si i ke
Janë të ëmbla-mjaltë.
Janë si mjaltë pa vënë në zjarr
Ah,sa më kënaqën!
Dhe tani për to ndjej mall
Sado që u plakëm.
14 korrik 2005
10.Ato buzë
Ato buzë të fryra,plot epsh
Gati,mua,më rrufitën!
Jo,jo të tilla s’mund të gjesh
Për to pranoj “koritën”.
Se buzë të tilla keq të ndjellin
Të ndezin,të shtojnë nepsin
Kur mua,plakun,më këndellin
Të rinjtë,s’do mend:i ndezin.
Të ftojnë ato,të vënë në ngasje
Rehat nuk e fle gjumin.
Për buzë të tilla,pranoj”përplasje”
Pse mos,si plak,dhe turpin…
14 korrik 2005
Përparim Hysi,dërguar për”peshkupauje” më 9 shtator 2007
12 September 2007 @ 5:43 pm
u kenaqa. rrofsh Papi !
12 September 2007 @ 5:51 pm
Nga dale Papi se na i prishe peshqit ,apo nuk jane dhe pa uje. kush duron eren ..
12 September 2007 @ 6:47 pm
tek “obsesion” vargu ka nje ritem qe me kujton kryevepren e Agollit”ketu s’do jem/do jem larguar/ne toke i tretur si te tjere/ne kafenene e preferuar/nuk do me shohin me kamariere/”Nuk e di se pse me pelqjne krijuesit e “mocem” kur flasin lirshem per ndjenjat e tyre shume personale,ndjehet ai tyli i holle nga ku vetem mund te admirosh dhe jo te marresh pjese.Te tjerat,kane nje lloj vargu dhe ritmi qe nuk me terheq.
ps.thuaj nje fjale te mire per mua brigadiereve dhe kontrollorit te cilesise se faqes letrare te “peshkut..”se me kane thyer note ne sjellje dhe nuk me publikojne me;))))
12 September 2007 @ 7:09 pm
Perparim, vjersha “Shpirti im” me pelqeu ne menyre te vecante.
Do ti referohem sa here qe dikush do te kerkoje heroizmin si nje kusht te domosdoshem ne vleresimin e dikujt.
Shume falemnderit qe ndan me ne lirikat tuaja!
13 September 2007 @ 1:25 am
Perparim, si ne mjaft raste nuk doja te thosha ndonje gje kushedi çfare por u detyrova nga kurioziteti. Natyrisht qe me pelqyen te gjitha vjershat. Doja te pyesja pse ke vene dy here “zemra” tek “obsesion”, ishte e veshtire te gjeje rimen apo eshte ndonje figure qe une s’kam dijeni. Po keshtu doja te thosha edhe per “ime” tek “Si” dhe “i teri” tek “Per ty”.
Me duket shume i arsyeshem ky fenomen “denda” dhe “shemba” tek “Hojeza jote-mjalte”. Ne se mundesh, harxhoje pak kohe.
Faleminderit per emocionet pozitive qe na dhuron.
13 September 2007 @ 2:58 am
Ju faleminderit për konisderatat të gjithëve.Dorian,më vjenkeq dhe më çudit se nuk e di pse kanë vepruar kështu(në është e vërtetë?!).Unë kam parë mesazhe edhe të vrazhda dhe nga na e administratorëve nuk janë prerë.Megjithatë,besoj se kjo”prerje” do ketë qenë krejt e rastit dhe nuk kanë pse të pengojnë.
Adriatik!Jam prudent me vërejtjet e tua dhe them që,radhën tjetër,do e kem”mendjen në mësim?!”.Sidoqoftë,e kuptoj dashamirësinë tënde.
13 September 2007 @ 10:43 am
#1..good
13 September 2007 @ 2:47 pm
Sa te madh e ke nepsin per ato “brishteni”…Me pelqeu shume kjo fjale e gjetur.Me pelqyen shume …Je dashnor i vertete Hysi
16 September 2007 @ 6:07 pm
Bukur, veç kam pershtypjen se ndonje nga keto vjershat i kemi lexuar dhe me perpara, ose ndoshta kane ngjashmeri me njera-tjetren.
16 September 2007 @ 10:16 pm
Pjer!Nuk ke lexuar me pare ndonje prej tyre,dhe,ne te ngjan si dicka e lexuar me pare,eshte vec pune ritmi apo vargu.Sidoqofte,te faleminderit.Dhe mos u cudit kur se afermi mund te lexosh te tjera dhe do te duken si te ngjajshme.