Identifikohu



Regjistrohu

Biznesi: Kriza energjetike po na falimenton

Panorama
Kriza energjetike po falimenton edhe bizneset më jetike të vendit.

Niko Zherdi, presidenti i Shoqatës së Tregtarëve në një prononcim për gazetën ka përcjellë të gjithë shqetësimin e bizneseve që tregtojnë produkte ushqimore në vend. Sipas tij, këtë vit ndryshe nga vitet e tjera tregtarët gjenden në një situatë të vështirë financiare, kjo pasi kërkesa e konsumatorëve ka rënë ndjeshëm. Por sikur të mos mjaftonte kjo, këtë verë mungesa e energjisë elektrike për disa orë në ditë ka vështirësuar punën e këtyre tregtarëve, pasi shumë prej produkteve të tyre, duke qëndruar për orë të tëra në temperaturë të lartë, dalin jashtë përdorimit. Sipas Zherdit, vetëm pak ditë më parë 5 pronarë dyqanesh në tregun ushqimor pranë ish-Uzinës Dinamo ishin të detyruar që ta mbyllnin aktivitetin e tyre, pasi në kushtet e krijuara e kishin të pamundur që të vazhdonin aktivitetin e tyre tregtar. Ky treg funksionon prej disa vitesh dhe është tregu kryesor, nga ky furnizohen jo vetëm Tirana, por edhe shumë qytete të tjera të vendit. Aktualisht në këtë treg ushtrojnë aktivitetin e tyre gati 350 biznese. Por ky vit nuk ka qenë aspak i mbarë për ta, pasi shumë prej tyre rrezikojnë falimentimin. Kriza energjetike ka prekur pothuajse të gjithë ekonominë vendase. Vetëm pak ditë më parë ishin prodhuesit e bukës ata që paralajmëruan falimentimin e aktivitetit të tyre. Falimentimi i këtyre bizneseve jetike do të kishte një impakt mjaft negativ për ekonominë e vendit, sepse kjo do të rriste edhe më shumë numrin e të papunëve në vend.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

1 Koment »

  1. Cheney thotë:

    3 Gusht 2007 @ 3:29 pm

    hallall..

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.