Login



Register

Biznes me bunkerët dhe varrimin e Enver Hoxhes

Aimona Vogli (Gazeta Shqiptare)

E kush do të kishte thënë se atë çka shqiptarët do ta “blasfemonin” për rreth 17 vitet e pas-diktaturës, një ditë do të bëhej një ndër atraksionet më të mëdha për turistët e huaj që vizitojë çdo vit vendit tonë. Dhe jo vetëm për ta. Në këtë kategori që tregojnë interes për gjithçka dëshmon monizmin janë bëjnë pjesë edhe të rinjtë shqiptarë që studiojnë jashtë. Kujtimet nga jeta, e sidomos nga vepra e Enver Hoxhës, gota të kuqe me portretin e tij të stampuar, bunkerë të minimizuar që shërbejnë si mbajtëse stilolapsash apo si tavlla duhani, buste të ish-diktatorit, fjalimet e famshme që mbaheshin në jubile apo përvjetorë të regjistruara në kaseta, por në veçanti, imazhet e fiksuara në celuloid të ceremonisë madhështore të varrimit të tij, janë kujtimi i preferuar që të huajt dëshirojnë të marrin me vete nga Shqipëria. Ndryshe nga shqiptarët, të cilët kishin, ç’kishin nga “thesaret” e diktaturës i dogjën ose i kthyen në ornamente zbukurimi, të huajt duan të gjithë nga një kujtim nga ajo epokë 50-vjeçare, kur Shqipëria shkëputi thuajse krejtësisht kontaktet me vendet e tjera të botës dhe jetoi në një ishull të izoluar që tashmë po zbulohet.
Bunkerët
Në dyqanet që ndodhen në rrugën e “Barrikadave”, e njohur ndryshe rruga e pallateve 9-katëshe, ndodhen dyqane të shumta që ofrojnë suvenire “Made in Albania” për të gjithë ata turistë që duan të marrin një copëz Shqipërie me vete, por dhe për të gjitha ata që duan ta bëjnë të njohur atë në vendet ku banojnë, ose shkojnë për takuar miqtë e tyre. Interesant është fakti se shpesh në vend të qeleshes, ose punimeve artistike me dorë, preferohen relike të minimizuara nga koha e komunizmit. Dhe zgjedhja është ndër më të larmishmet. Për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë duket se më të preferuarat janë bunkerët e zvogëluar në një format tavoline, të punuar në alabastër që kanë mbi to flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare, si dhe të tjerë me mbishkrimin “Albania”. Disa mund të përdoren si mbajtëse stilolapsash në tryezën e punës, ndërsa disa të tjerëve, po t’u ngresh kapakun e bunkerit, mund të shfrytëzohen shumë mirë si tavull duhani. “Të huajt preferojë zakonisht bunkerët e vegjël, punim alabastre. Disa nga këto kanë flamurin të stampuar sipër e disa të tjetër dhe emrin ‘Albania’, këto suvenire blihen krahas atyre të zakonshme, ndoshta dhe më shumë. Për momentin disa nga këto na janë shitur të gjitha”, - na tregon një shitëse në këto dyqane. Gjithashtu, dhe një tjetër dyqan suveniresh që ndodhet në sheshin “Avni Rustemi”, këto objekte janë një ndër pikat më të forta të shitjes për turistët. Ato janë të ekspozuar dhe në banakun e dyqanit. “Turistët e huaj janë shumë të interesuar për këto lloj suveniresh”, - na tregon shitësja. “U duken shumë kurioze, duke qenë se bëhet fjalë për një pjesë të errët të historisë të Shqipërisë të cilën ata e njohin pak. Sot në mëngjes ishte një grup turistësh amerikan, të cilët ishin shumë të dhënë pas tyre”, - përfundon ajo.
Bustet
E kush nga ne shqiptarët nuk ka pasur një të tillë mbi tavolinën e punës, në bufenë e shtëpisë, etj. Të gjithë i ruanim me një fanatizëm të theksuar, bustet e “xhaxhi Enverit”, të cilat nëse nuk i kishim në shtëpi, mund dhe të na cilësonin si “armik”. Me ardhjen e demokracisë, të gjithë ne nxituam që bustet t’i kthenim shpejt në shkumës. Por sot, ato janë ndër suveniret më të kërkuara që turistët duan të marrin me vete kur largohen nga vendi ynë. Këta të huaj, “të etur” për detaje nga historia e Shqipërisë, krahas bukurive të kulturës dhe traditës shqiptare, preferojnë të marrin me vete dhe një bust të vogël në allçi ose në alabastër, të njeriut i cili udhëhoqi për 50 vjet Shqipërinë. I përjetësuar në një copë allçi, ose alabastër, busti i ish-diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha, duket se ngjall ende shumë kureshtje për të huajt.
Regjistrimet
Një tjetër “kujtim” nga koha e diktaturës që zgjidhet shpesh si dhuratë dhe kjo jo vetëm nga të huajt, por dhe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, janë dhe incizimet që janë realizuar në atë kohë. Kërkesat janë nga më të ndryshmet dhe fillojë që nga fjalimet e mbajtura nga Enver Hoxha nëpër jubile, përvjetorë apo pleniume të ndryshme. Ndërsa në top-listën e materialeve të kërkuara renditet regjistrimi në celuloid i ceremonisë madhështore të varrimit të Enver Hoxhës, të shoqëruara me koment dhe ku shfaqet një popull i tërë që vajton për ish-udhëheqësin e tyre. “Kërkesat më të shumta për këto materiale, janë kryesisht nga të rinjtë që studiojnë jashtë, e veçanërisht ata që jetojnë në Amerikë. Kanë një interes shumë të madh për të blerë këto lloj materialesh. Një tjetër gjë që kërkohet shumë, krahas regjistrimeve, janë dhe broshurat e shkruara për fjalime në atë kohë”, - na tregon shitësja, e cila shkëputet për pak çaste për t’u shërbyer një grupi turistësh, të cilët sapo kanë mbërritur.
Gota porcelani me foton e Enverit
Ata që kanë një sens të zhvilluar humori dhe që në një farë mënyre mund të dëshirojnë të keni për darkë ish-diktatorin, Hoxha, mund të zgjedhin gotat në material porcelani, ku gjendet e stampuar fotografia e buzëqeshur dhe emri i tij me një sfond në ngjyrë të kuqe. Ky suvenir interesant spikat në mes të gotave të tjera me pamje nga Shqipëria dhe normalisht, është shfrytëzuar si një model publicitar për të tërhequr ata të huaj që duan të marrin me vete shumë gjëra për Shqipërinë. Fotot janë zgjedhur me kujdes në albumin e pasur të ish-diktatorit dhe bëjnë pjesë në galerinë e shkrepjeve më të mira.
Kaseta “Enver Hoxha, tungjatjeta”
E për të plotësuar kërkesat e tyre për gjetjen e materialeve që i përkasin pikërisht kohës së diktaturës komuniste, turistët drejtohen dhe nëpër pikat shitjeve të disqeve dhe DVD. Çuditërisht, krahas CD me këngë të ndryshme popullore, me bazë etnosit dhe folklorin shqiptar, turistët kërkojnë dhe DVD, por dhe video-kaseta ku mund të shikohen imazhe nga ish-diktatori, ose fjalimet e tij dhe paradat që organizoheshin në Shqipëri. “Enver Hoxha, Tungjatjeta” është një përmbledhje imazhesh, të shoqëruara me këngën, që të gjithë shqiptarët e njohin shumë mirë. Ajo është ndër ato vepra në të cilën dëshmohet kthimi në kult i figurës së tij.
Çmimet
Vlera e këtyre suvenireve varion e kushtëzuar nga madhësia si dhe nga materiali i përdorur për prodhimin e tyre. Bunkerët, të cilët pas transformimeve të shumta që kanë pësuar nga “istikame lufte” në çantat e turistëve, kanë një çmim simbolik, i cili ndryshon në varësi të madhësisë dhe materialit me të cilin është punuar. Përgjithësisht për bunkerët përdoret alabastër dhe çmimet nisin nga 500 lekë të reja për më të vegjlit, e deri në 1000-1500 lekë për ato më të mëdhenjtë. Kjo, gjithmonë në varësi të madhësisë. Edhe për bustet e Enver Hoxhës, çmimi është në varësi të materialit të përdorur: allçi ose alabastër, si dhe të përmasave që ka ai. “Ato fillojnë nga 1000 lekë, ka dhe nga 1500 e më shumë, kjo është gjithmonë në varësi të materialit dhe madhësisë së bustit. Ata me allçi janë më të shtrenjtë”, - na tregon Zyraja, shitëse në një nga dyqanet e suvenireve që ndodhen tek pallatet 9-katëshe. Por edhe materialet e tjera e kanë një çmim. Ceremonia e varrimit të diktatorit, megjithëse në një kasatë që nuk është fare cilësore, kushton plot 1 mijë lekë të reja. Broshurat ndryshojnë në varësi të situatës kur është mbajtur fjalimi. Kushtojmë më shtrenjtë nëse bëhet fjalë për një plenium dhe më lirë kur bëhet fjalë për jubile apo përvjetor. Por të interesuarit nuk i kursejnë paratë. Për ta ka rëndësi të gjejnë një relike sa më të vjetër të Enver Hoxhës, dëshirë kjo që është kthyer në një biznes mjaft fitimprurës.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

66 Komente

  1. Rrapushi thotë:

    30 June 2008 @ 8:55 am

    ja vlen me ble sot se mas 3-4 mujve do rriten keq fort cmimet.

  2. Zana Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 June 2008 @ 9:24 am

    Bile ka rrezik qe keto lloj souveniresh te behen me tollona.Prandaj shpejtoni..

  3. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 June 2008 @ 11:58 am

    More jam budallalepsur une, apo Peshku po i ben “fresk” NOSTALGJISE!

    Na mbytet me kujtimet per POL POTIN SHQIPTAR. :( :(

  4. Novruzi thotë:

    30 June 2008 @ 1:48 pm

    Bile ka rrezik qe keto lloj souveniresh te behen me tollona.Prandaj shpejtoni..

  5. Vlore1920 Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 June 2008 @ 4:14 pm

    po te jete e mundur une doja ate provezen ku toger Berisha merrte ujin e holle te komandantit :)

  6. adriatik thotë:

    30 June 2008 @ 5:08 pm

    E cfare shteti demokratik kemi ne kur nen hunden e tij te qelbur kryhet tregeti me kenget , librat, kasetat, cd-te dhe albumet e Enver Hoxhes?
    Te behet tregeti gjoja nen emrin e turizmit duke i shitur bunkeret ne miniature, eshte nje sakrilegj sepse se shpejti ne bote do perhapen bunkeret e tij. Ne fund te fundit mbetem pak i ngushulluar qe nuk po shiten fisheket dhe perdhat e tij.

  7. Pjer Thomas thotë:

    30 June 2008 @ 7:51 pm

    Ato dyqanet e suvenirve aty tek 9 kaçet, i mbajne me shtrenjt se ne çdo vend çmimet e suvenirve apo kasetave. Doja te bleja Skenderbeun apo nene Terezen, mirpo trembesh direkt nga çmimi i kripur.

  8. lumidrin thotë:

    30 June 2008 @ 8:49 pm

    Nuk eshte e thene - ” TURIST I HUAJ = I ZGJUAR”
    Ke gomar, e zog gomarit sa te duash.

  9. Artian thotë:

    30 June 2008 @ 9:48 pm

    E cfare shteti demokratik kemi ne kur nen hunden e tij te qelbur kryhet tregeti me kenget , librat, kasetat, cd-te dhe albumet e Enver Hoxhes

    Po demokracia kete bylmet ka,fiton ai qe eshte me i zoti,me i afti,Enveri eshte mall qe blihet,Sali edhe ta falesh nuk e mer njeri !!

  10. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 June 2008 @ 10:06 pm

    Po bust Saliu mund te blihet gjekundi? Po atyre bunkerave do ti vene dhe ndonje shkrim “Gerdec” nga siper qe ti ken si kujtim te asaj dite kur u futen ne bunkera te shpetonin jeten?

  11. manjola thotë:

    30 June 2008 @ 10:14 pm

    O Çimo*, në se busti i Skenderbeut shitet pas 500 vjeteve të ndarjes nga ne**
    i Enverit pas 25 vjeteve..
    te Sales pas sa koheve i bi me e ble ?

    * ti merr vesh nga arithmetika
    ** nga ata desha me thon
    PS:mos m’thuj mas 20′ se i bi t’ja ken bo gati..

  12. manjola thotë:

    30 June 2008 @ 10:20 pm

    rri Çimo rri se po pys Njajnshtajnin

  13. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    30 June 2008 @ 10:36 pm

    Ja u ka larë trurin dhe turistave Enveri :P apo jo MANOla?

  14. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 4:04 am

    Syri i neruaer dhe shume i neruar!
    A ka mundesi more FAKTIKISHT te biesh dicka per Pol-Potin SHQIPTAR qe vrau e preu MILJONA ?
    Shume dakort!
    Po pse more nuk merr njeri mundimin dhe te shkruaje …:
    Prej vitit 1945 (dhjetor) kur u njoh LIGJERISHT si anetare e OKB dhe deri ne vitin 1985 (diten qe vdiq Pol-Poti Shqiptar :P ) jane EKZEKUTUAR me ose pa urdher te ENVERIT…
    Viti 1948 - 3 miljone
    viti 1950 - 1 miljone
    viti 1973 - 6 miljone…e keshtu me rradhe se sa te flasinm per mua gjera pa vlere sepse me duket se jane JETE njerzish jo nr.arithmetikor….
    Dhe ne se ka mundesi te theksosh se sa jane Patriote ish KOMUNISTE
    dhe sa antikomuniste?
    Ne se ke mundesi do te isha shume mirnjohes per te kuptuar me te VERTETE natyren KRIMINALE te ketij ish REGJIMI ku nje nga pjellat e ish SEKRETAREVE e kemi K/minister te pa “pushkatuar” fizikisht por te coroditur Menderisht qe ju ka turullosur jo me pak se “pika e diellit”

  15. Mjmuni Hirko thotë:

    1 July 2008 @ 5:29 am

    Per nje mije euro (per cope) ofroj:

    Filxhan caji te Hekuran Isait
    Cibuk i gdhendur me dore, Shefqet Peci ( eshte pak i ciflosur)
    Kuti duhani te Haki Toskes
    Mbajtese syzesh te Pilo Peristerit
    Cante shkresash te Prokop Murres

    Grada ushtarake te ndryshme te viteve ‘60 duke filluar nga 200 euro copa.

    Nese te interesuar, lini mesazh.

  16. MAjmuni Hirko thotë:

    1 July 2008 @ 5:30 am

    .. harrova A-ne

  17. Syribukur Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 8:47 am

    Idris,

    une te vleresoj shpesh per komentet qe ben, megjithese po shpesh nuk ndaj te njejtin mendim.

    Ti je aq i pjekur, zgjuar, mencur e me pervoje jete, saqe numrat nuk kane shume rendesi. Me qarte: 1, 10, 100, 1000, 1 milion apo X milione, nuk i heqin asnje presje faktit qe Shqiperia dhe Shqiptaret perjetuan nje nga DIKTATURAT ME TE EGRA te shekullit te 20-te.

    Kam shkruar pak, po fare pak ama edhe te shkrimi tjeter: “Shqiperia midis Stalinit dhe Titos”.

    Fakti qe nje ish-sekretar, sot eshte K/minister, nuk ndryshon asgje ne thelbin e Diktatures. Ky madje eshte nje argument me teper se cilet kane qene e c’perfaqesojne pinjollet e Diktatures.

    Nese do shifra, ka arkiva te burgjeve, te gjykatave, prokurorive, Ministrise se Brendeshme, Sigurimit te Shtetit. Mund te pyesesh Ramiz Aline, Sulo Gradecin, etj.

    Une po te jap nje fakt qe e kam perjetuar ne vete te pare.
    Atje ku jetoja (ne Shqiperi) perballe kisha nje fqinj. Me nje nga djemte e fqinjit ishim moshatare. Ishim ne te njejten klase, ne shkolle te mesme.
    Pas vet-vrasjes se Mehmet Shehut, disa muaj me pas, jam zgjuar i tromaksur nga gjumi ne oren 2 te mengjesit.Te fqinji kishte ardhur policia dhe civile te tjere te Sigurimit te Shtetit. Ishin edhe Kryetari i Keshillit te Lagjes dhe Kryetari i Frontit demokratik. Poshte pallatit ishte nje kamion ushtrie. I moren, njerin prej tyre e terhoqen zvarre se s’donte te largohej nga shtepia, i hipen ne kamion dhe i cuan ne nje “fshat te ri socialist”.
    Faji i tyre i vetem ishte se ishin kusherinj te 3-te te Liri Geges. e meqe pas zbulimit te Poli Agjentit, filloi nje vale e re spastrimesh, u erdhi rradha edhe fqinjeve te mij. Kryefamiljari punonte mekanik, e shoqja edukatore ne cerdhe. Bashke-moshatari im, humbi pergjithmone shkollimin. Ishte nje nga nxenesit me te mire te klases.

    Kaq, mjafton per mua, qe atij qe ishte nr.1 i Diktatures, te mos i permendet me emri, e jo me t’i thurren himne.

    Ajo nate eshte ngulitur thelle ne kujtese e ne ndergjegje. Kam qene vetem 17 vjec. Per shume kohe humba gjumin. Ndersa shoku im humbi te ardhmen. Kaq.

  18. Artian thotë:

    1 July 2008 @ 9:25 am

    Eshte e vertet, se ne kohen e Diktatures ka patur edhe me keq raste me gjithmend tragjike, nuk mund te mohoj njeri kete..shume vete qe kane pesuar keto tragjedi ne te vertete, nuk bejne shume zhurme ,ndihen te lodhur nga mundimet,por e keqja dhe absurdja eshte, qe shumica, qe nuk jane prekur nga diktatura, perkundrazi jane perkedhelur,bertasin me shume,bejne zhurme me shume , jo per reflektim te vertete por per interesa e tyre personale,lakmi per pushtet dhe merita te pa merituara!Fytyrat e ketyreve te fundit jane drejtuar nga qielli dhe peshtyjne larte e me larte,kush e hedh peshtymen me shume,por peshtyma e tyre,ku bie?
    Te vertetet pa buje,vertet heshtin dhe heshtja ndonjehere flet me shume se zhurma!Pasi prek vertet me shume shpirtin dhe mendjen!Reflektimi vjen pikerisht nga kjo prekje,dhe jo nga spekullimi me fjale!

  19. adriatik thotë:

    1 July 2008 @ 1:50 pm

    As qe mund te pranoja kurre qe te permbyseshin raportet midis te presekutuarve per disidence dhe atyre qe kane qene neper burgjet e diktatures per vjedhje, perdhunime dhe krime ordinere. Me gjithe respektin qe kam per ate njeri qe ka kryer denimin per faje penale dhe krime ordinere, as qe mund t’i krahesoj me me personalitetet politike dhe dhe disidente qe me guximin e vet qytetar dhe moral i kundervihen regjimeve te cdo kohe.
    Edhe me i mjerueshem me duket fakti monstruoz qe tellallet e soc-komunizmit u bene ne kohen e Enver Hoxhes edhe me te shenjte nga ai dhe ne kohen e sotme te ashtuquajtur demokraci, kthehen dhe hane me nje uri patologjike te gjitha ato zhapa sharqini qe i pshurren ne ate kohe. Po me ate zell qe i thuren lavde udheheqesit per cdo pune te rendomte (sikur Enveri u mbarste edhe grate) po me ate zell patologjik vazhdojne te menderosin vendet e shenjta (sipas zgjuaresise se tyre topmutore) per te cilat dje na presekutuan deri ne absurd.

    Gjithemone, shqiptaret me nje ekuiliber emocional normal dhe konstrukt shpirteror po te tille, do te vuajne kurdohere nga vellezrit e tyre te zgjedhur jenicere (shumica) qe ne te dy sistemet behen me te shenjte se Papa.
    Ndarja ne komunist, ballista, legalista ne shumicen e kohes ka qene dhe mbetet nje ndarje fiktive. E njejta ndarje fiktive eshte edhe sot per gjithe keto parti me programe cuditerishte te njejte. Ato me teper i ngjajne bandave te hajduteve (sic i kane edhe ne terren) se sa grupimeve me interesa politike te qarta dhe me programe per te realizuar zhvillimin e vendit. Baza vitale shoqerore e atyre partive qe pretendojne se mbajne barren e ndryshimeve demokratike ne Shqiperi, jane rrugacet, trafikantet e droges, vrasesit, perdhunuesit dhe njerzit me veset me te ulta te shoqerise. E cfare do te prisje nga nje parti e tille qe mbeshtetet tek llumi i shoqerie? Te gjithe e dine; me socialista, kapitalista, komunista, fashista dhe gjithe ca kane nje cope tru normal. Askush nuk flet pervec pak zerave shqiptare te dobet qe ngrihen dhe thone se po vendoset fashizmi (ne fakt ai eshte vendosur qysh ne fillim te ‘90-s. Fashizmi serbo-grek eshte vendosur kembekryq ne Shqiperi dhe ka avancuar goxha ne keto 18 vjete, vec se presim te na e thone te tjeret. Te mos ngrihen disidentet e dikurshem dhe te heshtin me koken e ulur para serbofashisteve dhe grekomonarkisteve, e konsideroj nje humbje te ndergjegjes kombetare. Nuk duhet qe ndergjegjja e kombit te perkulet ne kete fare feje para skupidhicave dhe rrumpjeleve berishiane!

  20. xhenius thotë:

    1 July 2008 @ 3:09 pm

    ne bote ka shume budallenj,disa prej tyre jane edhe turiste.

  21. Artian thotë:

    1 July 2008 @ 3:14 pm

    Enver Hoxhen vetem per nje gje e simpatizoj, i vuri kufirn te thana Grekeve serbeve ! i pifsha dolline per kete, ishte dinjitoz! dhe i nderum!

  22. AI thotë:

    1 July 2008 @ 3:36 pm

    #
    Artian thotë:

    1 Korrik 2008 @ 3:14 pm

    Enver Hoxhen vetem per nje gje e simpatizoj, i vuri kufirn te thana Grekeve serbeve ! i pifsha dolline per kete, ishte dinjitoz! dhe i nderum!

  23. artian thotë:

    1 July 2008 @ 3:47 pm

    @Ai..
    Nje gjuhe flasim mo,dhe ti bir i yne je,vetem po ta kesh pas baben grek qendron ndryshe puna ..familjen mir.?

  24. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 5:22 pm

    Drejt Syri!
    Kjo menyre qe ti pershkruan eshte me te vertete mbreslenese gje qe mua nuk me ka rastisur.Te tilla raste jane dhe kane qene SHUME-SHUME te denueshme jo vetem moralisht . Ne cdo kohe qe te ndodhin ….por une e kisha fjalen per nje tregues TEKNIK me te cilin mendoj se spekullohet jashte MASE.
    Duke ngaterruar me qellim KOHET dhe MENYRAT e Mardhenieve midis BLLOQEVE….cilesisht kalohet ne dystandartesh per te njejtin FENOMEN…
    Ne se nuk kane rendesi nr.aq me keq per KAMPIONET e DEMOKRACISE te ATYRE viteve qe ndeshkuan e cuan ne LITAR kalibra BOTERORE e personalitete te MAJAVE te DIJES si ciftin ROSENBERG.
    Sot eshte tjeter gje…. KOMPLET tjeter gje..aspak e krahasueshme por shume TEPER e SPEKULLUESHME.
    Per kete ndoshta e kisha fjalen qe kerkoja shifra…te cilat njesoj si JU nuk i vleresoj perballe represionit te ushtruar ndaj DIJES e KULTURES individuale…tek e cila arriti majen I.KADARE e te tjere dhe jo “ronxhobonxho” qe vargezojne ne byth te lisit cdo lloj mendimi qe ju vjen ne mend dhe tentohet ti quajne POET apo DISIDENTE.
    Ne fund te fundit nje numeror i ekzekutimeve jep edhe percaktime te sakta ne raport me KANIBALIZMIN e SADAMIT i cili per nje “kmplot”te zbuluar kunder tij brenda nates ASGJESOI mbi 5ooo (mije ) njerez…
    dhe ca me keq per POl-POTIN qe vrau e preu me qindramije ….
    Dhe une per kaq e pata.

  25. eT thotë:

    1 July 2008 @ 5:27 pm

    Kjo menyre qe ti pershkruan eshte me te vertete mbreslenese gje qe mua nuk me ka rastisur

    Ne fund te fundit nje numeror i ekzekutimeve jep edhe percaktime te sakta ne raport me KANIBALIZMIN e SADAMIT i cili per nje “kmplot”te zbuluar kunder tij brenda nates ASGJESOI mbi 5ooo (mije ) njerez…

    Rastise Drizo :D :D

  26. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 5:31 pm

    Ilachi eT!
    Me pikatore po kurus… :D :D :D edhe kur te hidheron….

  27. eT thotë:

    1 July 2008 @ 5:37 pm

    vap vap :D :D :D

  28. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 5:46 pm

    Njona ne Peqin u merzit shume se i vardisej nje qejfli…. dhe i thote te shoqit…. ish traktorist po qe i kishte falur natyra ca shpatulla e fuqi qe rrihej me Ariun :)E bone planin dhe nje dite behari zonja i le “takim ”
    qejfliut aty nga ora tre e mengjesit kur traktoristi shkonte per pune….
    S a hy ne bache qejfliu ja behu traktoristi me emri FAJ…..
    Me vrap qejfliu dhe ke pusi Fajes tu u shpla….
    E merthe Faja dhe e pyt?-Po ti car do ktu?????
    Ne qejfliu tu ju marre goja -Vap o Faje Vap…
    Dhe e kupton ti me vone se cfare ndodhi …..Faja i mbushi “formalitetet”
    Keshtu qe ne PEQIN edhe sot besoj e perdorin :-Vap o Faje Vap! :) :) :)

  29. Grupi Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 7:23 pm

    Para ksaj ndertese i ke shifrat Idris…Pra 5500 te eksekutuar…nje jave pune per kohen e Stalinit…dhe nja 6 muaj pune per kohen e Saliut.

    Saliu e permbushi planin 50 vjecar brenda 5 vitesh…kooperativist shembullor.

    Mire Enveri ishte se c’na ishte…ka vdek e eshte be hi. Po kti tjetrit c’ti bejme…se mire ti Syri i perjetove ato ne kohen e Enverit…po ne qe perjetuam Kallashet ne kohen e Saliut??

    …dum dhe ne nga nje bust…

  30. Permetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 7:25 pm

    ndeshkuan e cuan ne LITAR kalibra BOTERORE e personalitete te MAJAVE te DIJES si ciftin ROSENBERG.

    Nuk e di si t’ia ve emrin kesaj, por pse na qenkan Rosenberg-et personalitete te majave te dijes???? Faktet, madje ato ne favor te tyre, flasin pikerisht per inkapacitet intelektual ne kryerjen e vepres per te cilen akuzohen! Nuk eshte vendi te flasim per Rosenberg-et se dalim jashte teme, por ndersa roli i tyre ne suksesin e ndertimit te bombes atomike nga ana e ruseve eshte i debatueshem, nuk ka asnje dyshim qe Julius Rosenberg ishte spiun i ruseve, vodhi dhe ua percolli ruseve info per teknologjine ushtarake dhe rekrutoi spiune per llogari te Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo jo vetem e provuar me dokumenta gjate gjyqit dhe me pas pasi nje pjese e deshmive u publikuan, por edhe nga vete oficere te larte te KGB-se. Nje nga ata eshte p.sh nje kolonel i dale ne pension, i quajtur Feklisov, i cili ne nje interviste me NYT denoi ekzekutimin e Rosenbergeve, jo sepse ato nuk ishin spiune, bile ai (dhe jo vetem ai nga KGB-ja) e kane konfirmuar ate si fakt, por sepse nuk paten ndonje rol te madh ne ceshtjen e bombes atomike. Ja si eshte shprehur ai teksualisht: “He didn’t understand anything about the atomic bomb, and he couldn’t help us,” Feklisov said indignantly. “And still they killed them. It was a contract murder.” Megjithate ai pranoi se “in 1944 Rosenberg had given him a radar-controlled proximity fuse, which was vital in developing the Soviet air-to-surface missiles.” Ai madje, i indinjuar tregon se ishte dikush tjeter qe u dha atyre informacionin kryesor per bomben dhe ai u denua nga amerikanet vetem me 14 vjet. Nga ana tjeter, Hrushovi ne nje memuar te tijin ka shkruar se Rosenberget u dhane ruseve ndihme sinjifikative ne pershpejtimin e prodhimit te bombes atomike. Po duke ditur se Hrushovi ishte jo kompetent per ato pune mbase s’duhet marre shume ne konsiderate. Tani ku ishte gjenialiteti i ciftit Rosenberg? Apo thjesht fakti qe ishin anetare te partise komuniste amerikane i ben te tille? Dhe cudi se Idrisi na diskuton edhe dystandardshin pale. Mendo per nje moment se si i ka denuar E. Hoxha “agjentet e poliagjentet” e shumte ne ushtri se bashku me familjet e tyre. Se desh harrova femijet e Rosenbergeve jo vetem qe s’iu prek qimja e flokut, por munden te mbaronin shkollen e larte ne universitetet nga me te mirat ne Amerike. Krahasoji pak Idris me ato rastet shqiptare dhe pastaj ec e na fol per dy- apo tre- standarde po te duash.

  31. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 7:35 pm

    O Grup!
    Dikur nje ish Prokuror nga me te zellshmit e Regjimit dhe Nisimetar i sa e sa proceseve kunder ish “shokeve te tij” kerkoi falje….
    A ke ndonje informacion perse?????
    Ato shifra une i kam lexuar dhe i di shume MIRE dhe neqoftese te duhet ta dish te verteten prej VITIT 1945 e deri ne vitin 1973 te ngritur nga RAMIZ ALIA figuronin 208 (dyqind e tete) vendime per ARMIQ POLITIKE.
    Per vitet e tjera mund ti nxjerresh pas FESTIVALIT :P :P :P
    Ta kam theksuar POLITIKE dhe jo per DIVERSANTE e LLOJ-LLOJ kriminelesh ordinere pavaresisht qe rridhnin nga nje shtrese e MUNDUR por qe sulmonin shtetin per ta permbysur me DHUNE….
    AKT te cilin e denon ne EKSTREM cdo LEGJISLACION i BOTES.
    Nderimi per te renet nuk eshte kure i demshem, por eshte po aq i DEMSHEM spekulimi me NUMRAT per te fituar KAPITAL POLITIK e KARRIKE ….nga SPEKULATORET bosh ne FAKTE e Buri e Tambura ne LLAFE !!!!!!!
    Po te tregoj dhe nje “humor” kur binte fjala per “mbajtjen e pushtetit”
    nga nje pjese “curufjaksur”…Nga 200 PETRITAT dhe 200 Ballistet
    ishin gjalle disa dhjetra dhe te gjithe ME PROSTAT nga te dy PALET :D :D :D

  32. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 7:57 pm

    O Permetar !
    Nje miku im ka patur KONTAKT FIZIK me ish K/Partise komuniste AMERIKANE…..
    Tani ti mund te kesh patur personalisht kontakt me ndonje sinonim si i thone HOMOLOG ne te kundert dhe per kete nuk kam dyshim.
    Per dijeni per HRUSHOVIN ne te gjitha ENCIKLOPEDITE e zeshme te BOTES si Amerikane dhe Angleze thuhet (cilesohet) VOLUNTARIST ! Ndersa kolonele e gjenerale “ish” ka me mijra qe thone te kundertat.. :) :) :).Mbase dhe u beson….
    Po them se ndryshe e kishim argumentin me SYRIN dhe ndryshe hyre TI duke vertetuar se ne SHQIP e vetmja fjale qe shkruhet NDRYSHE dhe LEXOHET “ndryshe” eshte vet fjala NDRYSHE…. :D :D :D
    Ne biseden e kishim vetem per NJE dmth s’ka rendesi nr i te denuarve POLITKE dhe jo …. e te tjera e te tjera…

  33. Artian thotë:

    1 July 2008 @ 7:58 pm

    Idris,
    kur u rezua dhe u plas ne toke, busti i enverit. shume vete, renden andej ketej te grabsnin ndonje cop te thyer nga lugati i madh bronc,arsyeja ishte,-deshmi ne lufte kunder komunizmit dhe enverit,ishin keta qe fotografine e tij e mbanin neper shtepira,mirpo copat e broncit ishin mesele tjeter,..dhe u shtuan te presekutuarit e regjimit dhe u bene me mijra,deshmore kunder diktatures ,qe i kishin sherbyer ose kishin jetuar si te dhjere pa u ndier!

    Ajo godina atje,me ate numrin e emrave,sic e shikojme duket si nje lubi, qe te kall friken edhe si aparence,edhe si korrupsion dhe mashtrim me duart te pasterta,nga ekspert mashtrues dhe delirant!
    Te PRESEKUTUARIT E VERTET jane te tjere,por te fillosh e te flasesh per regjimin i gjithe populli ishte nen diktature,dhe ne sherbim te saj,pa dashje ose me dashje te gjithe e kishin ngrene barin e miut!

    Kundeshtaret e vertet te regjimit

  34. Permetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 8:01 pm

    Idris, mua thjesht me beri pershtypje dicka qe thoje ne ate komentin tend ashtu si kalimthi, thjesht per korrektese. Ne qofte se ti nuk i ke me gjith mend ato qe thua, s’ka problem, terhiqem une.

  35. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 8:13 pm

    Permetar i nerum!
    Me kete “terhiqem” me dhe ngjyrat e nje imponimi gje qe nuk e kam KURRE nder mend por nga qe nuk “lodhem” se kembyeri mendim terheqjen e quaj DOBESI kur pranohet nga te dy palet ndersa ZGJUARSI kur kuptohet vetem nga njera pale …. :D :D :D
    Keshtu qe po terhiqem edhe une.

  36. lumidrin thotë:

    1 July 2008 @ 8:15 pm

    Idriz, duke qene i bindur tek dituria jote, mundem te drejtoj nje pyetje.
    Pse nga nje jete pa triska, kaluam ne nje jete gjysemshekullore me triska?

  37. Permetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 8:18 pm

    Ndonese e vleresoj strategjine tende, ver re se une jam terheq me nje kusht… :D :D

  38. Permetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 8:18 pm

    Idris,

    Ndonese e vleresoj strategjine tende, ver re se une jam terheq me nje kusht… :D :D

    Je i nerum gjithashtu!

  39. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 8:26 pm

    Mire i nderuar DRIN!
    Ne nje kohe qe s’ke cfare te hash nuk ka nevoje per TRISKA ….dhe gradualisht kur formohen shoqeri me BASHKEJETESE NJEREZORE te ORGANIZUAR ……jo neper pyje,male e kodra…. detyrimisht si c’do shoqeri ne bote kalohet GRADUALISHT nga prodhimi thjeshte ne ate te ZGJERUAR qe nenkupton disa masa EKONOMIK…Pra kalimi nga URIA ne BOLLEK.
    Per tu sqaruar me mire mund ti referohesh edhe SHTETEVE LIDER ne BOTE si USA se c’fare ndodhte ne krizen 29-33 ne kohen qe HITLERI deklaronte “HAPIN e MADH”
    Edhe ky budalli jone deklaroi “POLIN e ZHVILLIMIT” ne 96 …dhe e di ti pastaj se ku perfunduam….
    Po je i paqarte une kaq kam, por ne se desheron ne forme bisede pa paragjykime dhe pa te “ngulura” J E P I …po jo si para ca muajsh :) :) :) qe te kishte mbete ora tek NALTMADHNIA :) :) :). Ke filluar, ndoshta e kam jo te sakte, por me nje NIVEL shume here me te LARTE .
    Jo vetem qe ja vlen Bashkebisedimi por ndjen edhe kenaqesi per NJOHURITE qe ke, dmth meson prej TEJE , gje qe tregon se te lexoj me VEMENDJE.
    J E P I .

  40. lumidrin thotë:

    1 July 2008 @ 9:01 pm

    Nuk mund ta di se ben vete, apo e ke per loje.
    Pyetja ishte pse kaluam ne triska, per 50 vjet,nuk kemi humbur luften,nuk patem fatkeqsi natyrore,nuk u shkaterrua industria sepse nuk kishim.
    E nuk u shpreha se jetonim pa triska ne kohe te mbreteris, por shume me perpara mbreteris.
    Pse u beme me te varfer?

  41. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 9:07 pm

    Po mire THUAJ ne CFARE vitesh si QYTETARE te nje SHTEI kemi qene te PASUR te them dhe une kur u varferuam…sepse bjeri ti biem nuk del gje.
    Thuaj psh…. Nga ky vit ne kete vit nje shtet me popullsi prej kaq e aq kishte….. Kaq te ardhura per fryme dhe kete ritem zhvillimi….
    Nga ky vit dhe ky vit kishte……… e me rradhe se une nuk po kuptoj KUR qeme TE PASUR e kur U VARFERUAM.
    Me propogande e di shume mire, me fakte s’po KUPTOJ cfare do te thuash se nuk thua gje.
    Nuk kam asnje gje per LOJE por po e kuptove keshtu…. lere ….dhe futja nje…. Rrnofte NALTMADHNIA! Ne rrjegull jemi :) :) :)

  42. ujku i zi thotë:

    1 July 2008 @ 9:25 pm

    O Edrus,
    Une e thashe qe ne fillim qe po zihemi per koqet e Verit, dhe kush i’a kishte kapur koqet Verit. Te them te drejten kjo nuk eshte pjesa e debatit qe me intereson, sepse perhere do dali dikush qe do argumentoj qe Veri i ka pasur koqete e lira, dhe qe nuk ja ka shtrenguar kush sepse i kishte te medha, i kishte per popullin e vete, i kishte keshtu apo i kishte ashtu. Ky eshte muhabet pa bereqet.
    Konkluzioni qe nxora une nga artikulli eshte se sigurimi i shtetit ka qene themeluar dhe nen vazhdimisht ndikimin e UDB-se dhe te KGB-se. Perendimi deshtoi me spiunazhin ne Shqiperi. Dhe une pyes: kesaj klikes qe nderron pushtetin ne Shqiperi, pasardhese e sigurimit te shtetit, kush ja shtrengon koqet?
    Me intereson e tashmja, jo e shkuara.

  43. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 9:31 pm

    Pak fare UJK i ZI duke te mirekuptuar ….
    Dy zbulime njihen ne BOTE nga te cilat rrjedhin te gjitha ZBULIMET e TJERA ne CDO shtet te BOTES
    KINEZ——-Shpirteror(pak a shume si IDEOLOGJIK)
    ANGLEZ—–Po ka Bythe dhe Goje eshte i kompromentuar.
    Me mirkupto per nderhyrjen qe te kuptosh me mire te ardhemen.. :) :) :)
    Po do IDEALISTE te KULLUAR shko se ke plot tek VARREZAT ose ne Cmendine…

  44. ujku i zi thotë:

    1 July 2008 @ 9:38 pm

    O Idriz,
    Nuk ka fare idealizem ne komentin tim. Une thjesht po pyes kush i tund keta politikanet tane si sallam lart e poshte, qe ne na vjen mendja verdall duke i ndjekur nga pas…?

  45. lumidrin thotë:

    1 July 2008 @ 9:41 pm

    Gjate e pas dy lufterave ballkanike,gjate luftes se pare e pas lufte nuk kemi jetuar me triska,mos te harrojme se kemi mbajtur me buke ushtrit e 7 shteteve.

  46. edrus Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 9:41 pm

    Ujku, s’besoj se kishte ndonjë gjë për tu zënë aty (dhe as më shkon ndërmënd që të ngre zërin për gjëra që s’kam ndërmënd të marr pushkën në dorë ndonjëherë për to ;) ), ajo që më bezdis nganjëherë është mohimi i të dhënit Çezarit të asaj që është e Çezarit (P.sh Sali Berisha akoma pa mbushur 15 vjet udhëheqje ka dhënë shumëëëëë për Shqipërinë… llogarit sa ka për të dhënë kur të mbushë 50 vjet drejtim si Enver Hoxha :P )

  47. anonim thotë:

    1 July 2008 @ 9:52 pm

    Ujk,

    Une e thashe qe ne fillim qe po zihemi per koqet e Verit, dhe kush i’a kishte kapur koqet Verit.

    po ti c’ne me kete gjuhe?

  48. Permetari Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 9:55 pm

    Thuaj psh…. Nga ky vit ne kete vit nje shtet me popullsi prej kaq e aq kishte….. Kaq te ardhura per fryme dhe kete ritem zhvillimi….

    Im gjysh, ndjese paste, kur ia shtronim ndonjehere me mish (jo tolloni) kulmaku, thoshte: “Ka lezet keshtu, pilaf e mish si ne kohe te Zogut”. Une e ti s’kemi jetuar ne kohe te Zogut, as statistika te sakta nuk dime (s’kishte emigrant atehere te merrej me ato gjona). Por ca gjera te tjera na jane percjelle. P.sh qe perdoreshin monedha floriri per kembim dhe qe pas lufte jane konfiskuar sasi te medhaja floriri aq sa nje pjese e tyre ka shkuar per te ndihmuar ceshtjen komuniste ne Brazil apo gjetke :-) . Apo qe ne kohe te Zogut, mesuesi apo xhandari s’donte me ia dit se po i coje nji qengj te pjek…

  49. ujku i zi thotë:

    1 July 2008 @ 10:06 pm

    Anonim thote:

    po ti c’ne me kete gjuhe?

    Nuk calon gomari nga veshet dhe as nga fjalet e mia te ndyra. Por shteti calon… sidomos kur e kane kapur ne vend te keq. Me sa duket, jo per ato qe themi ne ketu, por per ato qe bejne te palodhurit ne terren, Shqiperise do t’i duhet edhe nje 30-te vjecar te zbusi ndikimin e agjenturave dhe njerezve me dosje qe bejne politiken ne ate vend.

  50. ujku i zi thotë:

    1 July 2008 @ 10:11 pm

    Ju kerkoj te falur se kam ngaterruar temen! I kisha komentet per tek tema me Jugosllavet!
    IKeshtu eshte kur do te besh edhe punen edhe te lesh komente tek peshku!

  51. ujku i zi thotë:

    1 July 2008 @ 10:15 pm

    Admin,
    Te lutem fshij komentet e mija ne kete teme!

  52. peshkatari thotë:

    1 July 2008 @ 10:15 pm

    Ju kerkoj te falur se kam ngaterruar temen! I kisha komentet per tek tema me Jugosllavet!
    IKeshtu eshte kur do te besh edhe punen edhe te lesh komente tek peshku!

  53. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 10:19 pm

    hihihi… :D :D ajo shprehja e fytyres se atij peshkatarit eshte e papame… :D

  54. ujku i zi thotë:

    1 July 2008 @ 10:24 pm

    Peshkatar,
    Thuaj shyqyr qe ishte cironke, sepse po te kish kapur ndonje peshkaqen zor se do t’a leshoje aq kollaj. ;)
    Megjithate faleminderit!

  55. Idris thotë:

    1 July 2008 @ 10:33 pm

    Permetar!
    Nuk du ta shtyj se bie ne mes te Laberise dhe Kolonjes KULMAKU po qe ajo kenga e DEMIR ZYKOS sikur thote ndryshe…ose na i ka fut Emigranti kur na i ka postuar si MADHESHTORE dhe FILOSOFI e GJALLE dhe FAKT i Pa kundershtushem popullor… :) :) :)
    Biles per ti shtuar ca te thena thenieve te gjyshit tend do ket pas miqsi me gjyshin tim qe bertiste me keq se i YTI kur i jepnim makarona
    “Eh te ishte ajo kohe kur na dhiu ne Makarona ITALIA…
    Them se nuk duhet banalizuar dhe mashtruar kaq ulet…ISHE mire…
    Une per te mbeshtetur do te tregoj edhe vendin ku priteshin FLORIJTE ne SHEMBERDHEJ te TOMORICES Vogel….ne ate Kohe quhej edhe GREMSHALESH …..dhe qe andej niseshin me karvane kuajsh per t’ju shperndare POPULLIT qe hante MISH e PINTE RAKI ne kohen e….SADRAZEMIT….
    Biles thone qe ka nje vend edhe prane TEQES se KULMAKUT po e mbane sekret Skrapalinjte se presin Luften e Trete Botrore qe te Furnizojne Luftetaret e Lirise …qe do dalin malit.

  56. berberi Shkruaji mesazh privat thotë:

    1 July 2008 @ 10:45 pm

    Kush eshte i zgjuar dhe ka nuhatje biznesi, duhet qe tani me grumbullu foto, vidio, fjalime te Sales, se shume shpejt kane me u shit si relike, ashtu si po shiten sot keto te baces Enver. Sa per cmimin besoj se do arij aty te 10% krahasuar me cmimin e baces.

  57. Putin thotë:

    1 July 2008 @ 11:05 pm

    Berber dil nje here nga berberhanja e kalo nga kollonat. Bustet e sules kushtojne 1000 lek. :)

    Permetar,

    Sinqerisht, te lutem, ndrysho emer :)

  58. adriatik thotë:

    2 July 2008 @ 12:47 am

    Boll o Idriz djali, se kurre ndonjehere s’eshte degjuar qe pyka te haje pyka. Serbet kane gjetur njerzit e duhur, kohen e duhur dhe momentin historik te duhur. Vetem Shqiperia nuk ka asnje tradhetar, asnje spiun, asnje hajdut, asnje kriminel, te gjithe jane kthyer ne heronj, deshmore dhe pidhtare te demokracise. Na ka mbetur vetem Kalami me Bylymanin nga Kakosi, jane pikerisht ata qe e ndihumuan Enver Hoxhen ti hidhte shqiptaret ne fund te Otrantos, ata u bene edhe kurvare profesioniste duke cuar gocat e te gjithe istave (se mos ka ndonje qe i mbetet hatri) per te qeruar kokat e peshkut. (Jo te peshkut tone)

    “Flet bleta nga maje e malit
    flet dhe miza ne bithe te karlit.”

    (Nga Evliha Celhebiu, pinjolli me i shquar i figures historike me permasa biblike, Johan Kantakuzeni)

  59. Patrioti Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 2:10 pm

    Sa te ktehem ne shqiperi do it marre te tera keto suvenire,se flamurin nuk kam nevoje kam qendisur ne shpirt.
    Te na polqeje apo jo eshte pjese e historise tone !!!!!!
    A te qe ka bere xhaxhi Enver dhe i gjithe populli shqipetare ne ato vite jane per tu kujtur dhe tu nderuar me goje te plote, dhe me ze te larte. Kjo nuk do te thote qe nuk kane bere gabime, edhe te renda ne disa raste, por nuk mund te mohoshe 50 vjet perparime, duhet te kritikojme gabimet por duhet dhe te analisojme peridhen historike.
    Je kujtoj vetem, qe na dha mundesine te quheshim Shqiperi ( me zogun u beme rajoni i 21 i Italise fashiste, ju kijtoj shqiperia u shit, dhe mbreti yne quhej Vittori Emmanuele II). I vuri kufirin te thana atyre qe donin te na coptoni, e liruam vendin me forcat tona pa ndihmen e ndonje aleati.
    Ju kujtoj se per hire te mbretit Zog, anafalbetismi ne shqiperi kaptet masat e 90%, dhe jeta mesatare ishte 40 vjec !!!!
    Ju kujtoj se u hapen shkolla, u bonifikuan tokat, u hapen rruget, erdhi uji ne cdo shtepi, erdhi energjia elektrike, edhe ne fshatin me te larget te malesise garatohej shendetesia me mjek dhe veteriner. U hapen universitete, miniera, fabrika e industri metalurgjike. U zhvillua sporti dhe kultura !!! te gjitha ne vetem 50 vjet !!!
    Do te blej bunkerte sepse me mbrojten koken
    Do te blej bustet , si ate te skenderbeut, luftuan per popullin tim
    Do te blej rregjistrimet, sepse ne 1960 u piu gjakun ne vetull tere botes ne Moske, dhe ishim vete nje cope bythe toke
    Do te blej DVD e CD sepse atje mund te shikoj shqipeatar qe punuan per shqiperine dhe shqipetaret
    Dhe to ti paguaj te tera te ndihmoj ekonomine e popullit tim

    Prandaj harroheni ate fjalene e urte popullore:
    “Kalova lumin te dhjefsha kalin”

  60. rual thotë:

    5 July 2008 @ 2:21 pm

    bliji me shumice e ndaji ketej nga peshku, ene popullin e ndihmon edhe peshkun e edukon…..

  61. edvin thotë:

    5 July 2008 @ 2:28 pm

    O,patriot a e di cke ti?ma va fan culo va

  62. rual thotë:

    5 July 2008 @ 2:31 pm

    ca patrioti je ti kur ia ve kemben shqipes e na perdor fjale te huaja, patriot=atdhetar

  63. edvin thotë:

    5 July 2008 @ 2:37 pm

    e te lumte o rual.patrioti qe eshte patriot ha buke e .qepe dhe nuk shkon ne emigracion

  64. Patrioti Shkruaji mesazh privat thotë:

    5 July 2008 @ 6:12 pm

    Rual me gjithe qejf, sa te bej furnizim do te te sjell dicka. Popullin edhe e ndihmoj por mendoj se peshku nuk ka nevoje per edukim, mbase edukata i duhet ndonjerit prej antareve.

    Edvin, nuk di cfare te te them, me vjen keq per ty. Une jam ne emigracion pikerisht, per te evituar qe femite e mi dhe nje dite te tute te mos hane buk e qepe. Por me sa duket ti nuk ja ke provuare ndonjehere shijen dhe nuk ke si te kuptosh.

  65. luani thotë:

    12 July 2008 @ 10:39 pm

    kush nga ju djem dhe vajza ka ndonje informacion per femijet e enver hoxhes,ku punojne ku jetojne etj.jo thashetheme kafenesh po ndonje gje te sigurte

  66. Artian thotë:

    12 July 2008 @ 10:53 pm

    Pyetje interesante,Nexhmija me sa kam pa ne Tv ron ne laprak ne nje shtepi tip barake,perdhese..me qira :)

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.