Identifikohu



Regjistrohu

BILBAO

DJE

Dje mbi trupin e kohes,
te rrudhur e mbushur me krisje ikjesh
derdha kolonine e brinjeve te mia,
Ndersa ti ne dritaren e kureshtjes sime
Nderroje kemishet
Poshte te cilave rriteshin gjinjte e tu

Dje me pelqente te luaja
Sot e di qe dikush do te lendohet nga loja e se djeshmes
Nga loja jote e kemisheve
Dhe format e fryra poshte tyre
qe ne gjuhen time te shenjave
psheretinin droje

Dje nuk me duhej besimi
zjarri, ngjyrat dhe tingujt ishin te verteta
edhe pse asgje nuk mund te ishte vetem e imja
as ti, qe sfiloje droje ne dritaren e mallit tim
dhe as loja jote e kemisheve
qe i bindeshin formes e gjinjeve te tua.
————

Portat

Cdo porte e vjeter e ka nje dashnor
Ne fund te kalldremit te jetes
menteshat te mbuluara me kancer ndryshku
angullijnë, kerrcasin, kolliten.
Dhimbshem shtyhen pengesat e ajerta
nga duar pa emer
nga duar te mbushura me dashuri portash
ne fund te kalldremit te jetes
humbasin hijet e dashnoreve te portave

C’DO DITE

Jeta ime mbushur eshte
me qindra vdekje te heshtura
Per cdo dite nje perralle
Per qetesite e mia te mishta,
Cdo dite nje vdekje e vogel
veshur me fustanin tend
me pershendet

Kureshtja jote zgjat qafen
mbi mendimet e mia.
Me shikon ne sy
dhe kerkon te degjoje
kengen time te bulkthave.

Jeta ime mbushur eshte
me mijera vdekje te vetmuara
per cdo dite nje enderr
per urite e mua jetime
Cdo dite nje vdekje e vogel
veshur me fustanin tend
me nxjerr gjuhen.

Titulli

Mendimi per ty
eshte casti
ku ti qendisur je nga duart e kohes.

Gjithcka zgjat sa nje enderr
ne te cilen qellon te jesh shtrire mbi kureshtje
a mbase duke ecur drejt fundit te nje rruge
qe te con ne askund.

Une nuk jam.
Une here kujtoj, here di,
dhe here perpiqem te harroj

—–

Jete

Ne cep te oborrit nje arre
e nen arre nje stol i vjeter
mbi stol nje plak dremit

Ne dritare nje grua e re
shikon arren, stolin e plakun
dhe perkedhel barkun e mbushur me jete

KENGA E MBREMJES

Kjo zhurme e larget eshte kenga e mbremjes
Per gjumin ne syte e nje femije.
Dhe hirin e ngrohte brenda ne vater
per vallen e shthurur, lakuriqe te henes
Dhe thinjat e ne koken e lodhur te plakes

Kjo zhurme e larget eshte kenga e mbremjes
Per burrat qe te lodhur kthehen nga puna,
Dhe per lojen e fluturave me driten genjshtare
per fytyrat pas xhamave te zbehur te kafeneve
Dhe Enderrat e vajzes qe pret ne dritare
Bashke me kujtimin e nje peme

Kjo zhurme e laget eshte kenga e mbremjes
Per kalin e zi qe ecen pergjate lumit,
dhe ciganin plak qe thur vec shporta.
Per te vertetat qe di cdo fije bari.
Dhe gjuhen e vjeter sa bota

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

3 Komente »

  1. Perparim Hysi thotë:

    22 Shkurt 2008 @ 5:03 pm

    Poezite ,ne teresi,jane te bukura.Une mendoj qe titulli i nje poezie apo qoft nje cikel si ky juaji,duhet,ne fund te fundit,te trajtohet qoft edhe ne njeren nga poezite.Cikli eshte titulluar “Bilbao” dhe asgjekund s”u fol per te.
    Ke figura te bukura,si:”kurreshtja jote,zgjat qafen mbi mendimet e mia…”dhe,natyrisht,nuk do merrem me cdo njeren prej tyre(se nuk jane pak),por duke u kthyer tek ajo qe thashe,edhe tek”Titulli”sikur s”realizohet ajo qe mendohet.

  2. doriani thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 10:54 am

    me pelqyen vertete shume keto poezi,dhe me ndodhi ti lexoja per here te dyte,vetem per ti shijuar edhe nje here.Nuk ka vetem figuracion te ndjere dhe “te fuqishem”,por mbi te gjitha ka siguri poetike,mendoj se autori eshte shume qarte i profilizuar ne kete forme poezie.Vargu eshte i mbushhur me kalime te logjikshme ose jo,qe krijojne atmosfere,imazh,si “fluturimet pindarike”,por qe ne te vertete i rrijne mire ne trup poezise.Shoh te gershetuar ne keto vargje tradite dhe moderne,figuracion dhe thjeshtesi.NUk po ndalem ne hollesi te metejshme,por po bej me gjithe qejf urimet e mia per ciklin poetik ne pergjithesi,edhe pse pati ndonje poezi qe nuk mu duk ne lartesine e te tjerave.

  3. karkaxhualli Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 Shkurt 2008 @ 7:37 pm

    faleminderit per komentet.
    Bilbao do te thote: ‘ I QORROLLEPSUR ‘

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.