Big Brother? Jo, faleminderit!
Prej emisionit shoqëria përfiton shumë…..Big Brother-i shqiptar ka më shumë efekte pozitive. Ai injekton një shok realizmi në një shoqëri të mbyllur si e jona që po hapet me shpejtësi
Jo, s’e kam parë asnjeherë një pjesë të plotë të të shtunave të Big Brother Albania dhe s’kam parë kurrë më shumë se 5 minuta rresht nga Big Brother. Jo s’dua ta shikoj, s’më vete kurrë në mendje e s’mendoj që po humbas gjë. U përpoqa në fillim ta shihja, u përpoqa vërtet por s’e gëlltisja dot përqëndrimin e idiotsisë, injorancës, trashësisë, arrogancës, dhe të gjithë mungesës së modestisë që domosdoshmërisht duhet ti krahasojë ata njerëz që zgjedhin të hapin zorrët e barkut para mijëra të tjerëve në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Dhe jo, ndryshe nga ç’thuhet në rrjeshtat e mësipërm të shkëputur nga një shkrim i sotshëm tek Gazeta Shqip, nuk mendoj aspak se prej këtyre orëve të panumërta transmetimi, reklamash të dhunshmë dhe përmendje në gazeta, kjo shoqëri do të përfitojë çfarëdo vlere positive, sado e vogël qoftë.
Pse po shkruhen këto rrjeshta? Hiç, kot, mendime pas një shkrimi që përpiqet të më bindë që Big Brother qenka gjë e mirë për shoqërinë ku jetoj. Se qenka një eksperiment ku mund të shikoj veten dhe njerëzit që më rrethojnë në mënyrë të përqëndruar. Se duhet t’ja di për nder. E të gjitha këto kur ma ka sjellë në majë të hundës me vëmendjen idiote ndaj një grupi majmunësh të mbyllur në kafaz. Normalisht nëse dua të shikoj majmunë do të shkoja në kopështin zoologjik, por duke qënë se kopështin e ka marrë lumi më mjafton të ndez televizorin dhe të shikoj majmunët që përpiqen të hiqen si njerëz. Gallatë apo jo?
Nëse Big Brother mund të më shërbejë për ndonjë gjë, është si një përmbledhje e asaj që s’do ta doja kurrë këtë shoqëri të ishte. Një grup njerëzish pa edukatë, pa civilizim, pa vlera. Një shoqëri llumi.
Fatmirsisht për Big Brother, këto mendime s’janë në mendjet e shumicës së njerëzve në vend. Big-in e shikojnë njerëzit, e shikojnë në familje, e shikojnë në kafene, e shikojnë edhe në punë kur munden. Mbase është vërtetë qejf të shikosh gjëra të këtilla, mbase ky është niveli jonë. Vajmedet. Për vete them “Jo, Faleminderit!”
Shkruar nga Visitor
30/04/2008
Forca e TV ose Big Brother-i shqiptar
Mentor Nazarko
Gazeta Shqip
30/04/2008
A mund të sjellin ndryshimet ekonomike, ndryshime në mendësinë shoqërore të individit shqiptar? Diçka po arrihet për mirë. Ka ecje para në Tiranë, në rrethe të tjera ku shoqëria lëviz më shpejt, siç lëvizin dhe makinat në rrugët e shtruara mirë të këtyre zonave. Por ka ama zona në të cilat ka kthim mbrapa. Veçanërisht në Veri, ku është shfaqur e fortë gjakmarrja dhe martesat e tipit të vjetër. Sigurisht në këto zona ka komunikim të dobët. Nuk ka fabrika, prodhim, rrugë të asfaltuara. Shtëpitë janë larg.Nuk ka sheshe fshati ku shoqërizohemi. Ekonomia nuk mund të sjellë gjithcka, megjithëse dihet se çka bën, e bën në mënyrën më të natyrshme.
A mund të sjellin zhvendosjet e popullsisë, brenda dhe jashtë vendit ndryshimet shoqërore? Sigurisht, mbi një milion shqiptarë kanë dalë jashtë dhe rreth një milion të tjerë kanë lëvizur drejt qyteteve. Djem e vajza fshatrash të thella jetojnë në kryeqytete të rëndësishme të botës, me statuse të ndryshëm shoqërorë. Shoqërinë nuk mund ta shohin më me sytë e baballarëve. Por të të njohurve të rinj atje ku jetojnë së fundmi.
Por a mund të sjellin heronjtë e televizioneve ndryshime më të shpejta? Ka një prodhim të madh televiziv që vjen nga jashtë, por dhe nga brenda. Askush nuk ndal dot ndikimin e këtyre heronjve që ofrojnë modele jetësorë suksesi. Me veset dhe virtytet e tyre.
Vërtet nuk ka kudo kinema, koncerte, ndeshje futbolli, por ama ka televizion. Uniformohen shijet, përsosen apo keqësohen ato. Ndryshojnë bashkë me të rinjtë dhe prindërit. Disa vese kombëtare zhduken, lindin të rinj, disa mbeten të paprekur. Disa vese universale zgjerojnë hartën e shpërndarjes duke përfshirë dhe bashkëkombasit. Kjo është forca e globalizmit dhe këto janë shakatë e tij në një tokë të etur për ndryshim!
Loja më e re, Big Brother
Por le të merremi me njerën nga lojërat e globalizmit televiziv, Big Brother-in.
Pa hyrë në analizë të programit në rrafsh global, mund të thuhet se në Shqipëri ai përfaqëson eksperimentin shoqëror më të rëndësishëm, kryer ndonjëherë me vetëdije si eksperiment. Brenda tij mund të ketë përmasa të tjera, komercialitet, etj, por dimensioni eksperimental është i nënkuptuar. Anipse jo i përkryer në të gjithë elementët përbërës.
Nëpërmjet tij, ne shohim të projektuar shoqërinë në një shtëpi. Mund të thuhet se të përzgjedhurit nuk përfaqësojnë një kampion shoqëror, tipik i një sondazhi. Por njëlloj përzgjedhje është bërë. Për më shumë emisioni i së shtunës afron në këtë eksperiment dhe moshat e mëdha, prindërit e të mbyllurve dhe ti mund të kuptosh shumë. Mund të kuptosh veset e shoqërisë, hipokrizinë e pakushtëzuar nga çmimi i vendosur si premio për fituesin; aftësitë e dobëta shoqërizuese të individëve të veçantë. Raportin me higjienën individuale dhe të grupit. Lehtësinë me të cilën krijohen lidhjet dashurore- pa asnjë qortim për lehtësinë-, dmth sa pak investim duhet për të krijuar lidhjen e rradhës. Mund të kuptosh sa të ndryshëm dhe sa të njëjtë janë shqiptarët, dmth sa komb janë ata për shkak të veseve apo virtyteve të njëjta të tyre. Sa një kosovar, mund të merret vesh me një të Shqipërisë; si ndryshon një e re që ka jetuar jashtë nga një e padalë apo fatpadalë dhe sa komplekse thyhen prej jetës së saj të çlirët jashtë vendit.
Ne shikojmë sesi prindërit e fëmijëve, diku të tërhequr nga objektivi financiar, diku në mënyrë të pakalkuluar- prindërit nuk janë të tillë- justifikojnë drejtpërdrejt veprime të bijve të tyre që ndryshe jashtë nuk do t‘i pranonin. Ne shohim në ekran përditë jetën që emisionet e tjera, lajmet nuk e sjellin. Njerëzit po pranojnë me vështirësi sjellje që dikur i shikonin vetëm në telenovelat e huaja: i pranojnë me vështirësi, por do i pranojnë.
Prej emisionit shoqëria përfiton shumë. Emisioni shihet nga një familje e tërë (edhe veç e veç ama) dhe skena të caktuara provokojnë diskutim familjar. Kur shihet në klubin e fshatit, provokon diskutim fshatçe. Në klasa, kudo. Diskutim për veset, virtytet. Dhe projektimin televiziv të tyre. Dikush mund të thotë se ajo që del prej ekranit të vogël të futur në jetën e këtij grupi të përzgjedhur nuk është shembëllim i vërtetë i jetës së të rinjve tanë. Se ka shumë lehtësi në lidhje, në prishje, thyerje tabush, hipokrizi, ka shumë fjetje të simuluar bashkë, etj. Mundet, por duhet të kuptojmë diçka nga eksperimenti. Dmth të hyjmë në lëkurën e të ngujuarve vullnetarë. Përshembull për të kuptuar sesi një djalë i lidhur besnikërisht me të fejuarën e vet, i afrohet një tjetre, disa të tjerave, shtrihet me to, përkëdhelet, për aq sa duket. Mund të ketë le të supozojmë një shpjegim matematikor të dashurisë, apo ngrohtësisë që një njeri jep gjatë një dite. Jashtë, ia jep djalit, prindërve, shokëve, të afërmve, të dashurve. Brenda, kjo shumë dashurish, koncentrohet në atë grup që ke afër, në të zgjedhurit e atij grupi të vogël. Dashuria është një madhësi konstante, që në pamundësi për tu blatuar atyre të zakonshmve që ke jashtë, i përcillet atyre që si ty, po luajnë brenda. A thua të jetë kështu?
Shoqëria, segmente moshore të ndryshme shohin në televizor dhe ndoshta reflektojnë më shumë, për ata që zgjedhin si idhuj; të fortin, playbojin, që e thotë fjalën itinerar, “intinerar”, që ndjek verbërisht dhe me vetëmohim modën e tatuazheve. Shohim sesi përbuzen të padjallëzuarit, dhe joestetikët. Janë gjëra që i shohim përditë jashtë, por të projektuara në Tv prej nga brenda shtëpisë është krejt tjetër. Ata që janë brenda sakrifikohen që ne që jemi jashtë, të mendojmë më shumë për veten.
Në eksperiment shkëputen lidhjet nga realiteti, proceset shoqërore zhvillohen paralel pa u prerë me njeri tjetrin. Qeniet e mbyllura humbin raportin me kulturën e përbotshme dhe shkëmbejnë fare pak; konsumojnë çfarë kanë brenda vetes, që në ndonjë rast dhe tretet pak si shpejt. Dmth ca njerëz të mbyllur s‘kanë ç‘të thonë pas ca ditësh. Por dhe nga kjo mund të mësohet prej atyre që janë jashtë. Ky moment përshembull është interesant ta zemë për ata që kanë kohë pa lexuar një libër: të kuptojnë sesa i ndikon kjo mungesë.
Janë këto disa reflektime të shpejta për një laborator të vogël shoqëror si Big Brother-i, që ama i projektuar jashtë prej dy kanalesh TV nuk ndiqet prej sociologësh, por prej lëndës së parë të tyre. Shoqërive. Në vende të ndryshme ku realizohet ky emision, efektet reciproke ndaj shoqërisë dhe e anasjellta, janë të ndryshme. Diku ka më shumë efekte negative se pozitive; dikush akuzon tjetërsimin njerëzor që projektohet live në një shtëpi televizive. Por Big Brother-i shqiptar ka më shumë efekte pozitive. Ai injekton një shok realizmi në një shoqëri të mbyllur si e jona që po hapet me shpejtësi, diku më vështirë, diku më lehtë. Prej rrugëve që po ndërtohen shpejt, prej ndryshimeve ekonomike, prej kufijve që hapen me gjak, gomone, viza fallso apo të blera prej konsujve të korruptuar europianë. Por televizioni ama mund të bëjë më shumë punë se ndryshimet kësisoji dhe krahas tyre. Veçanërisht një reality show ku shoqëria sheh të projektuar vetëveten. Me kushtin që shoqëria duhet të kuptojë se vetëm për atë grup minoritar të saj, koha ka ngrirë. Ne të tjerëve që gabimisht mendojmë se jemi jashtë, na ikën shumë shpejt.


30 April 2008 @ 11:24 pm
Mmm…
Sa me pelqen kjo pyetje!
1 May 2008 @ 2:16 am
Nuk besoj se ky emision mund te sjelle ndonje ndryshim sado te vogel ne shoqerine shqiptare. Vlera e emisionit eshte e madhe, por mos harroni se ata qe marrin pjese ne emision jane shqiptare. Une kam ndjekur vetem lajmet lidhur me ecurine e tij dhe kam pare se ka patur edhe skandale qe nuk kane ndodhur ne asnje vend tjeter. Fatkeqesisht jemi akoma larg nivelit kulturor boteror. Qofsha i gabuar!
1 May 2008 @ 3:36 am
e lagu nuk e lagu, get a life “Big Brother” eshte per defrim jo per me be shkence keta.sa inat kam kur ofendojne ne menyre indirekte:
“Mbase është vërtetë qejf të shikosh gjëra të këtilla, mbase ky është niveli jonë”.
njeri do djath kackavall njeri e do djath te bardh e clidhje ka kjo me nivelin? shijet personale nuk mund te gjykohen sepse i dashur “anormaliteti yt eshte normaliteti i dikujt tjeter dhe e anasjellta” thote nje miku im, dhe kur ty ste pelqen dicka, me po te njejten ironi dikush tjeter po te gjykon pikerisht per te kunderten e asaj qe po e gjykon ti.
1 May 2008 @ 4:34 am
Nqs ajo shoqeri eshte si ajo e Big Brother e meriton te perfundoje ne fund te Detit te Vdekur bashke me Sodom e Gomorrah
1 May 2008 @ 6:43 am
Ka dite apo jave qe peshku pa uje rrezaton artikuj kulture, ekonomie, letersie, astronomie etj, etj. Ku i mbeti tema “BERISHA IIIIIIIIIIIIIIIIK”
Si duket po ben “politiken e re ” te Edi Rames.
Nuk po e zgjas me!
Konkluzioni: Sinor i Rames e asgje me shume.
Te fala Rames, fytyrekepuceve, Artan Lames, G99 dhe “idealisteve” te peshkut tashme me uje.
1 May 2008 @ 8:56 am
ky nazarko eshte i deshtuari i duhur per te fol per big brother-in. me pelqen
1 May 2008 @ 9:00 am
Sa inat qe me vjen kur disa si ai i “jo faleminderit” lart thone se nuk e kane pare me shume se 5 min rrjesht dhe nxjerrin direkt perfundime me si qenka apo nuk qenka. Eshte koke e kembe kontradiktor, sa per spektaklin e te shtunes nuk e pyeti njeri ne e sheh apo jo, dhe mua se si me duket “paksa” genjeshtar.
dhe ne si ne shume aspekte te tjera nuk jemi te paret .
Un a ndjek pergjysem, kur motra ime e vogel ka deshire ta shohe, dmth tv rri ndezur nderkohe qe un punoj ne pc, por sinçerisht me duket nje nisme e mire sepse reflekton “kaotiken ” e shoqerise shqiptare. Keshtuqe pse hyna ata aty brenda dhe bla bla blate e tjera , i them atij Jo-se se ky emision eshte nje praktike e njohur ne sh vende
Hajt tani gjithe te mirat !
1 May 2008 @ 9:01 am
Big Brother eshte nje reality show i programuar dhe sterprogramuar muaj perpara . Gjithcka eshte fallso , anetaret qe marrin pjese ne te shnderrohen ne aktor qysh para sesa show te fillonte. Ne cdo vend qe transmetohet Big-Brother punohet me te njejtin skenar pra nuk ka asgje spontane ne ate reality por gjithcka eshte e parapergatitur . Personazhet gjenden te tille dhe perpunohen gjate gjithe zhvillimit te spektaklit. Eshte nje spektakel qe i ka dale boja nje tip filmi i shfaqur me vite ne shume vende tani edhe ne Shqiperi.
1 May 2008 @ 10:08 am
Big Brother nuk ka lidhje me studimet psikologjike apo qe te ndergjegjesoje nje shoqeri per “vlerat dhe virtytet” e veta; nuk e kuptoj pse Mentor Nazarko shkruan me kaq shume ‘ndjenje’ per nje reality show. Prodhohet thjesht per te rritur audiencen….dhe duke qene nje popull ku nje formule si big brother funksionon (ne france psh nuk eshte futur kurre), audienca rritet.
Sa per nivelin e shqiptareve….jam shume dakort qe shumica e popullsise jane pa nivel (sigurisht qe sdua te ofendoj njeri, eshte gje normale te jesh pa nivel, sidomos ne Shqiperi) dhe kjo reflektohet kudo, ne te gjitha fushat e jetes, ne te gjitha ngjarjet e te perditshmes, ne politike, dhe se fundmi, pashmangshmerisht, ne big brother.
1 May 2008 @ 11:04 am
Angel:eshte gje normale te jesh pa nivel, sidomos ne Shqiperi) dhe kjo reflektohet kudo,
…………………………..
Populli shikon cfare i serviret por ne rastin e Big-Prodherit kemi nje mashtrim te madh falsifikim te realitetit qe ky Reality pretendon. ‘Shtepia’ e Big Brodherit gjendet ne Vore kulmi i mashtrimit arriti kur mediat qe sponsorizojn kete film si top-Channel informonin publikun qe banoret u spostuan mbas shperthimit ne Gerdec ne fshehtesin me te madhe dhe mungesen e informacionit total me qellim qe banoret te mos dinin asgje cfare ndodhte jashte ???? ai shperthim u degjua deri ne Maqedoni e jo 10 km tek shtepia e Big-ut. Di te them qe neper Evrope i ka dal boja fare sepse gjithcka eshte fallso fatkeqesisht ne Shqiperi media akoma nuk po informon publikun qe gjithcka ne ate shtepi eshte e programuar asgje nuk eshte spontane.
1 May 2008 @ 3:16 pm
“ne france psh nuk eshte futur kurre”
Nuk eshte e vërtet, edhe ne France eshte futur ky emision , nuk u quajt “Big brother” por Loft Story. tri a po kater vite me resht u persërit emisioni por vetem heren e parë u shendru ne nje fenomen. Njerzit ngopen. Edhe ne do te ngopemi. Nuk do te thot qe jemi ma te paditur se sa frnaqezët, thjesht te gjith jemi njerëz, jemi kureshtar
Mami im eshte 50 vjeqe dhe shikon Big brother, meqen se ne jemi nga Kosova asaj i duket interesante te shikon mentalitetin e te rrinjëve shqiptar. Nuk do te thot se te gjitha femerat shqiptare jan si Noçja apo shiptaret si olsi ose te gjitha kosovaret sikur Besa. Jo! Ne fund te fundit Big brother reflekton ne njefare mënyre mentalitetin ton e sidomos mentalitetin mes shqiptarëve te shqipëris dhe atyre nga kosova.
1 May 2008 @ 3:21 pm
Personalisht me duket budallallik me oke. Sme kane pelqyer asnjehere, po edhe TorNazarkos mos ja vini fajin se do haje buke dhe ai. Jane leshuar te gjithe gazetaret, opinonistet e Top-it tu bo publicitet per BigBrotherin, fundja per buken e vet po luftojne.
Ne keto kohe krizash fukarallikun e kemi te gjithe pas dere, kshu qe sa me shume te mundemi te bertasim ashtu sic do shefi!!
Filozofi mbijetuese, apo jo?
1 May 2008 @ 3:49 pm
Iku per lesh dhe nazarko, u bo si ai kokpalari qe mjafto me fol po s’ka rendesi per ca flet
1 May 2008 @ 10:28 pm
z.nazarko jeni me gjithe mend i bindur per ato qe keni shkruar apo thjesht se ju paguajn?! shpjegohem:Ju thoni se prej emisionit shoqeria fiton shume!! personalisht mendoj se shoqeria shqiptare fiton po te mesoj te kete respekt per
punen,pronen,ligjin,lekun dhe kur te mesoje dy fjale shume te tjeshta dhe magjike:te lutem dhe me fal;dhe me poshte:”nepermjet tij shohim te projektuar
shoqerine ne nje shtepi” po pse ajo shoqeri hipokrite(e pohoni dhe ju) dhe ato mashtrime qe populli i vuan sa del nga dera e shtepise qenka e nevojshme te koncentrohen edhe ne tv?!
2 May 2008 @ 8:29 am
Big Brother eshte emision vetem per shtepiaket qe nuk kane me se te merren gjithe diten.
Po Nazarko c’pati qe i hyri ketij muhabeti….kisha vertet respekt per te…!
2 May 2008 @ 8:46 am
Nazarko i sherben sistemit te propagandes qe eshte ngrituar per te sponsorizuar kete evenment per te rrituar audiencen televizive ku gjithcka eshte e paraprogramuar. Eshte nje formul e zbatuar ne te gjitha edicionet e Big_brother ne vendet qe eshte shfaqur. Gjithcka eshte fallso eshte mashtrim asgje e sakt nga ato qe thuhet pjesemarrsit ne show jane te parapergatitur tamam si aktor nje tip telenovele.
2 May 2008 @ 10:40 am
Big Brother? (:I “sincerisht” edhe pak dhe na e mbushi mendjen Topi me gjithe topat e tij per kete budallallek me brire.
Vizitor mor vizitor: “Fatmirsisht për Big Brother, këto mendime s’janë në mendjet e shumicës së njerëzve në vend. Big-in e shikojnë njerëzit, e shikojnë në familje, e shikojnë në kafene, e shikojnë edhe në punë kur munden. Mbase është vërtetë qejf të shikosh gjëra të këtilla, mbase ky është niveli jonë. Vajmedet. Për vete them “Jo, Faleminderit!”
Ku e gjen forcen te jesh i sjellshem edhe ne sarkazmen e perfundimeve aman? C’”JO, Faleminderit”?!
ja, keshtu mbase kuptohet me qarte!
“Jo o ju hengert ujku dhite, jo! Nuk e dua Big Brodherin”
2 May 2008 @ 11:16 am
per Big brother mund te diskutohet me dite e me nate, edhe perseri nuk ka per te patur nje mendim te qarte, e ndoshta kjo eshte edhe pjesa me interesante e nje formati qe dua te them, s’eshte vetem program televiziv. formati i big brother shenoi nje kthese ne programet televizive, solli realitetin ne boten virtuale, e pas tij shume formate te tjera. me duket me e rendesihme pyetja: a mund te sjellin ndryshimet ekonomike ndryshime sociale?! po! dhe vetem ato mund ta bejne kete. nje individe i varfer ekonomikisht eshte i destinuar te jete i varfer shpirterisht, menderisht etj.
2 May 2008 @ 1:55 pm
Po pse ju qepet Nazarkos more peshq… pa me syte e tij realitetin e shoqerise ne TV, edhe artikulli i tij qendron… se si do dilnit ju “peshqit” me te “zgjuar” (mos ju rrej menja ;)), duke “komentu” “injorancen” e metropolit. Si do diferencoheshin njerzit… kjo eshte bere me cdo program ku jan prezantuar personazhe te ndryshme te artit, politikes, sportit… jo vetem neper reality… kemi komentuar per kedo. Pastaj pse habiteni per nivelin qe ka brenda… un nuk shkoj, ti jo, ai jo… epo njeri do shkoje :)!
Sigurisht qe ka shume gjera qe nuk pertypen. Po le ti shikojme ne edicionet e tjera. p.s aman se mos Kafaziiiiii art, pupupuppu…
2 May 2008 @ 3:28 pm
Klenni:Po pse ju qepet Nazarkos more peshq… pa me syte e tij realitetin e shoqerise ne TV
……………………………
Cfare pasqyrohet ne TV nuk eshte realiteti eshte dicka e parapergatitur me nje regji te caktuar qe luhet prej atyre pjesemarresve ne ate shtepi, tip telenovele. Firma ja ka shitur formatin Top-Medias per 2.5 miljon Euro dhe tani Top-Media ka ngarkuar gjithe median e saj qe me te gjitha menyrat te shes kete menu televizive tek publiku i gjere ashtu si ka bere mediaset me kanalet e saj dhe mediat e tjera ne vende te tjera. Eshte nje format trash televiziv i cili fatkeqesisht u fut edhe ne Shqiperi , mall i skaduar importi …
2 May 2008 @ 4:11 pm
ketu behet fjale vetem per nje “rreth” qe permbledh elementet e TV , marketingut , reklames .
ka shum pak te beje me nje faktor shoqeror. aty nuk eshte nje laborator per te studjuar nje shoqeri me te avanzuar sesa ajo qe kemi , aty eshte nje laborator ku eshte e domosdoshe shfaqja spektakolare ….objektivi ehte nje dhe vetem nje . AUDIENZA !
3 May 2008 @ 12:57 am
Te na roje Olsi me Najaden, te tjeret e hane buken kot. Te ishin te gjithe si keta dy tipa.
3 May 2008 @ 1:31 pm
Sigurisht Ardi, po jan pershtatur realitetit edhe ata qe i monitorojn (mesojne)… se ne te kundert do kishin fut ndonje gay aty, edhe shifshe audiencen shqiptare ti, ose ndonje trans… sic behet aty ku jeton ti e une…
Saper iden e marketingut , sigurisht qe eshte prezente… kudo eshte prezent marketingu… dhe per info ne angli (mos gaboj e kishte LaRepubblica dje) po behej panairi i shtepive te big brother ne te gjitha vendet… house & design!
“Problemi” eshte se nuk eshte se i dhame audiences shqiptare dicka tjeter edhe nuk e nderruan kanalin televiziv… pastaj mos harrojme brezi prinderve tane jan me kurioza se ne per gjera te reja. Kshu qe me te drejt tere mamat po ti pyesesh, din te te thone qoft 3 llafe per Nocen ;).