Betejë, duke legjitimuar gabimet e njëri-tjetrit
Nga Mero Baze (Tema)
Kriza mes Presidentit të Republikës dhe shumicës në pushtet hodhi dje një hap të ri përpara. Me një mbështetje ndërkombëtare, të adresuar qartë pro tij, Presidenti i Republikës njoftoi nisjen e një procesi gjysmëpopullor, gjysmëligjor për konsultimin me emrat e kandidatëve që do të përzgjidhen për në Gjykatë të Lartë dhe ndoshta më tej, dhe në institucionet e tjera, për të cilat ai ka të drejtën ekskluzive të propozimit.
Në fakt, beteja mes Topit dhe Berishës deri në këto momente ka pasur një veçanti që nuk e ka pasur asnjë betejë tjetër. Të dy palët, ndërkohë që janë përplasur deri në fund me njëri-tjetrin në çdo hap që kanë hedhur, i kanë legjitimuar kundërshtitë njëri-tjetrit. Kështu, shumica u angazhua në një betejë të fortë dhe të patolerueshme ndaj presidentit, duke theksuar se “ai nuk mund të tërheqë zvarrë shumicën në pushtet” dhe se “shumica nuk mund të pranojë kurrë njerëz të inkriminuar në drejtësi ose persekutorë”. Pas një refuzimi njëmujor për t’i votuar kandidaturat dhe pas disa tentativave të dështuara për t’i bllokuar ato në procedurë, më në fund shumica legjitimoi aktin e presidentit, i cili i kishte nisur kandidaturat në Kuvend pa i konsultuar. Ky gjest i dha të drejtë morale presidentit në gjestin e tij, edhe pse nuk është korrekte që kandidaturat të kthehen në garë karshillëku. Por, nga ana tjetër, shumica i humbi gjatë votimit të gjitha kriteret morale, për të cilat u përbetua. Zamir Poda, një ish-gjyqtar i kohës së komunizmit, i cili, sipas Berishës, ka bërë gjyqe politike dhe ka qenë persekutor i shtresës së të persekutuarve, u votua nga shumica e Berishës, madje ishte i vetmi që u votua aq shumë dhe që turpëroi praktikisht moralin, me të cilin Berisha nisi betejën. Një tjetër kandidaturë, të cilën nuk e njoh nga afër, por nga CV që paraqiti, Medi Bici, një ish-i persekutuar, i futur në drejtësi me kurset gjashtëmujore si i persekutuar, mori vota kundër më shumë se çdo persekutor që mund të kandidonte. Pra, grupi i PD, edhe pas retorikës së fortë të Berishës, i dha më shumë vota kundër një të persekutuari dhe më shumë vota pro një persekutori. Të më falin të dy kandidaturat që po i përkufizoj me lëndën e parë, me të cilën Berisha ka furnizuar grupin parlamentar. Pra, me votimin e vet shumica e Berishës nuk respektoi asnjë kriter moral, legjitimoi procedurën e presidentit dhe ngeli pa tekst për kriteret që duhet të përdorte presidenti për të përzgjedhur kandidaturat.
Sikur të mos i kishte mjaftuar kjo fitore, presidenti Topi shpalli dje mekanizmin e ri, me të cilin do të përzgjedhë kandidaturat. Megjithëse Berisha ia dha gjithë fitoret që i duheshin, presidenti i hodhi poshtë ato dhe filloi t’i japë të drejtë Berishës që ngul këmbë te konsultimet. Dhe, për ta bërë fare formal këtë proces, ka vënë në qendër të procesit KLD dhe drejtuesin e saj, Kreshnik Spahiu, i cili rrezikon të tërheqë mbi vete tashmë sulmin politik të shumicës. Ky gjest rrit nervozizmin dhe nuk është kurrfarë zgjidhje për krizën. Ajo që kërkon shumica, është të pyetet për emrat dhe jo të pyesë për emrat. Kështu që presidenti s’ka patur arsye të bënte ndonjë gjest formal në këtë drejtim, pasi shumica ia legjitimoi procedurën. Kjo që bën presidenti Topi tani, i jep të drejtë shumicës të artikulojë nervozizmin e saj ndaj tij dhe të thellojë krizën. Presidenti ose pyet, ose nuk pyet shumicën për kandidaturat. Ai nuk e pyeti dhe shumica ia pranoi procedurën, megjithëse me nervozizëm. Kjo që po ndodh, është e tepërt dhe e padobishme për presidentin. Ai duhet të konsultohet politikisht dhe jo moralisht me shumicën. Politikisht, ai duhet të shkojë drejt kompromisit me shumicën dhe opozitën për emrat dhe ata të votohen në Kuvend. Skanimi i tyre publik është poshtërim dhe kam frikë se do ketë pak gjyqtarë që do të pranojnë të hyjnë në këtë valle. Ata të pestë që shkuan në Kuvend, sipas procedurës, janë tashmë të paqartë, nëse u rrëzuan si persekutorë apo të persekutuar, pasi rasti i dy prej tyre flet për të kundërtën, aq sa të lë të dyshosh thellë për lirinë politike që kanë shumë deputetë në raport me të shkuarën e tyre.
Hapi i djeshëm i presidentit nuk sjell ndonjë gjë të re për ta institucionalizuar procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave që kërkojnë propozim nga presidenti dhe miratim nga Kuvendi. E vetmja gjë e re aty është fakti, që faktori ndërkombëtar është kundër përpjekjeve politike të kryeministrit Berisha, por kjo nuk ndihmon asgjë në zgjidhjen e krizës, nëse nga pala tjetër nuk ka propozime racionale.
21 June 2008 @ 11:47 am
Ne sondazhet e medias shqipetare ,mbi 70% i japin te drejte Presidentit.Patjeter ,mjafton te jesh i panjohur qe te jesh me i besushem.! Por ,ajo qe me habit eshte fakti qe 70% i te pyeturve i njohin ligjet me mire se sa vete ligjberesit!Por ,une shtroj pyetjet? Perse duhet ti kalojne Kuvendit per votim kur ata qenkan te miratuar nga Presidenti?Po cili eshte rroli i Kuvendit ne nje Rrepublike parlamentare?Po a ka te drejte Kuvndi te votoje pro apo kundra?Ne nje Rrepublike parlamentare organi me i forte eshte ai i Kuvendit dhe askush tjeter.Por ,perse askush nuk ju drejtua Gjykates kushtetuese per intepretim te ligjit?Por,meqense Presidenti paska pasur te drejte per proseduren e ndjekur perse perdor tani nje tjeter?Z.Topi ka zhgenjyer ne mase ata qe besonin ne moralin politik te tij.Mjafton te shohesh se kush ishin kanditaturat e zgjedhura prej tij qe te shohesh sa i shkeputur eshe nga e kaluara e klaneve per ambicje personale.Tani e kuptoj se perse Z.Berisha i ofroi postin e Ministrit te Bujqesise.Me te vertete i mungon eksperjenca per te qene nje President .
21 June 2008 @ 3:33 pm
me sa kuptoj une presidenti po kerkon te beje te fortin , duke pare se parardhsit ishin kukulla . edhe une mendoj se anetaret e gjykates se larte duhet te jene te paster . ketu ne amerike po nuk ke rekord te mire nuk mundesh me punu ne pastrime e jo ne rangje te larta . presidenti u tregua se eshte agronom
21 June 2008 @ 3:37 pm
e sa per mero bazen nuk kemi qfare te flasim se eshte nje i deshtuar, sali berisha desh ta beje deputet dhe ai humbi, keshtu qe ai priti te fitoje partia demokratike qe te vjele frutet por vari koqet ne qafe e tani leh per ndershmeri
21 June 2008 @ 5:54 pm
futjani pordhes kot.. “mero baze” esht vetem nje “rresht” i shkrimit. aty ka 100 rreshta analize qe mendoj se jan sh te sakta. me ato merruni o shqipo.. pupupupuu ca race paskemi qen
21 June 2008 @ 6:54 pm
4 nga 5 kanditadet kishin perfundu fakultetin e padrejtesise ne vitin
1975 ndersa Altina ne 94.Ju lutem te me thote dikush nga ju kjo eshte rastesi apo Topi ja ka besuar ndonjerit prej te katerve kete pune.Mendoj
qe shumica nuk gjykohet as nga Topi,ai eshte i zgjedhur prej tyre pra 1 nuk mund te gjykoje 71 deputete.Ata i gjykon vetem voteusi kur te vine zgjedhjet.Te tjeret japin vetem mendime duke perfshire ketu edhe Topin.
Ketu ne UK njerzit thone:I THINK.Mos e harroni kete patriote.
21 June 2008 @ 7:00 pm
Patriot nga Britania !
Ne ketej nuk themi I think , por shko bej çiçin !
22 June 2008 @ 6:11 pm
Si mund te hidhet poshte nje gjyqtar brilant (dhe e peshoj mire kete fjale) qe per 9 vjet ka qene gjyqtari i Shqiperise ne Gjykaten e drejtave te njeriut ??? Per me teper ka punuar me profesionalizmin maksimal…
TURP TURP TURP per shumicen tone parlamentare.
22 June 2008 @ 8:39 pm
Nje gjyqtar “brilant”(do beje mire te ne paraqitje brilantinen e tij Ervin) hidhet poshte me vote,e vetem me vote.
Atje ka qene i emeruar, jo i zgjedhur me vote.
Vota eshte e lire dhe e padiskutueshme.
Duhet te mesohemi te respektojme voten.
22 June 2008 @ 11:58 pm
Ai greku qe na ka bo kushtetucin, po na lun fene!
23 June 2008 @ 12:59 am
Lumidrin - Gjyqtari ne fjale, ka qene nje nder aktoret kryesore te hartimit te te dy Kushtetutave (pra te kesaj qe kemi ne fuqi; por dhe te asaj qe Berisha vete e hodhi poshte duke u perpjekur mal me mal e fushe me fushe per te bindur njerezit). Ka qene dhe zv.minister i drejtesise ne kohen e pare te Berishes. Brilant ? Absolutisht po ne lemin e drejtesise.
Dhe mbi te gjitha, ka qene 9 vjet gjyqtari i Shqiperise ne Gjykaten e Strasburgut. Me thuaj pak te lutem, si mund te mos votohet ky gjyqtar ??? Skandal dhe nje paradoks shqiptar me shume. Mbi te gjitha turp per mazhorancen tone…
23 June 2008 @ 2:55 am
mire e merua