Beteja per te zene hapesiren botekuptimore

Nga Redi Shehu

Gazeta Start

www.gazetastart.com

Duket se në këtë dehjen tonë të pambarim përgjatë përpjekjeve për fotokopjim të gjithçkaje oksidentale, po konvertohet në domosdoshmëri mbushja me muzikë e çdo hapësire akustike që ekziston, mundësisht me formatet më të paimagjinueshme të hiteve.

Mund të jesh duke pritur në një vend publik dhe je i dënuar të dëgjosh shijet e atij që e vendos atë. Je në taksi dhe e merr vesh nga muzika botëkuptimin e taksistit. Në linjat transportit qytetar, pasagjerët së fundmi së bashku me çmimin e ri të biletës e kanë të paguar edhe sfondin muzikor kryesisht me perlat e turbo folkut mediokër komercial. Në shëtitore apo trotuare, përveç muzikës së lartë të lokaleve njëri pas tjetrit, disa të ashtuquajtura “music shop”, eksportojnë me volum të lartë muzikë, që natyrisht nuk është për kalimtarët por për banorët e lagjes tjetër për karshi.Në supermarkete apo qëndra tregëtare, gjen aq sa ka produkte edhe këngë, apo rastet kur gëzimi i dasmës së një familjeje kthehet në vajtim për të gjithë komshinjtë si pasojë e efektit shkatërues që sjell volumi i lartë i haresë.

Digjitalizimi gjithnje e më tepër i shoqërisë ka çuar në lehtësimin e infrastrukturave që prodhojnë muzikë. Këto të fundit pashmangshëm kanë filluar të kthehen në instrumente vetjake të secilit të cilat e shoqërojnë atë përgjatë gjithë aktivitetit të tij ditor.

Duke filluar nga kufjet e një Mp3 dhe duke mbaruar tek amplifikatorët vrasës të koncerteve live, muzika pa u lodhur punon gjithnjë e më tepër duke u futur në labirintet e trurit të secilit. Ashtu si njeriu postmodern ka ndryshuar shumë nga parardhësit e tij, edhe aktiviteti i tij ditor ka pësuar një transformim esencial.

Prodhimi apo shumëfishimi i gjithçkaje që ka të bëjë me muzikën është bërë jashtëzakonisht i lehtë. Po aq i lehtë është bërë edhe shumëfishimi i dijes. Të dyja këto falë kapërcimit mahnitës teknologjik, janë shërbime që lehtësojnë proçesin e përthithjes së informacionit. Por në ndryshim me dijen apo informacionin, muzika ka fituar betejën për të sunduar hapësirën botkuptimore të secilit., sidomos të brezit të ri.

E thënë ndryshe është zgjedhur proçesi më i lehtë dhe më pasiv i mbushjes me informacion të hapësirës ditore.

Në ndryshim nga dija e cila kërkon më tepër angazhim e cila stimulon intuitën dhe meditimin, dëgjimi i muzikës pa kriter kurdo dhe kudo, dalëngadalë udhëheq njeriun drejt mpirjes intelektuale duke kufizuar meditimin dhe tkurrur botëkuptimin e tij.

Aq shumë varësia jonë me muzikën është bërë e ndërthurur sa rastet që na sjellin në vete janë vetëm ato kur ndërpritet energjia elektrike. Menjëherë përvijohet një hendek i madh midis atij mashtrimi joshës euforik dhe mahnitës që të jep muzika dhe kthimit në realitet i cili na shpaloset plot me probleme.

I gjithe debati apo opinionet vërtiten mbi atë se sa mirë duhet që të administrojmë vetet tona, botëkuptimet tona dhe pasurimin informativ.

Sigurisht që idealja e një shoqërie njerëzore nuk do të ishte një pakicë e tkurrur e njerëzve të ditur që udhëheqin procesin e përthithjes së dijes dhe një shumice absolute e cila merr të gatshme produktin vetëm e vetëm si pasojë e bilancit difiçitar që ato kanë me kohën apo mbushjen e padobishme të saj me procese të njëanshme e pasive ndër të cilat renditet edhe teprimi me muzikën.

Çdo individ në vetvehte është një potencial i cili sipas shkallës së vet rrezaton dhe mund të kontribuojë në procesin e mendimit intelektual shoqëror si paraprirës i dobisë së përgjithshme, ndaj edhe nënvlerësimi i hapësirës kohore individuale është në radhë të parë nënvlerësim për vetvehten.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente

  1. spiritus thotë:

    20 August 2008 @ 10:28 am

    Vdekja morale po na vjen nga muzika?? Kjo eshte pyetja dhe ky eshte shqetsimi??

    Muzika ka lindur bashke me njeriun dhe eshte arti me demokratik, me i kuptueshem, me i lehte per tu asimiluar dhe shijuar nga te gjithe( ne te gjitha zhanret-pervec klasikes qe kerkon nje nivel kulturor).
    “”Në ndryshim nga dija e cila kërkon më tepër angazhim e cila stimulon intuitën dhe meditimin, dëgjimi i muzikës pa kriter kurdo dhe kudo, dalëngadalë udhëheq njeriun drejt mpirjes intelektuale duke kufizuar meditimin dhe tkurrur botëkuptimin e tij.”"

    Edhe duke degjuar muzike mund te meditosh,te reflektosh.Sigurisht libri, burimet e informacionit dhe leximi japin me shume dije.Por njeriu nuk eshte vetem QENIE RACIONALE, eshte dhe QENIE EMOCIONALE.
    “”Menjëherë përvijohet një hendek i madh midis atij mashtrimi joshës euforik dhe mahnitës që të jep muzika dhe kthimit në realitet i cili na shpaloset plot me probleme.”
    Frika se permes muzikes po manipulohemi me duket nje frike e shpikur se sa reale. Njeriu ka nevoje jo vetem ta shikoje realitetin ashtu sic eshte por edhe ashtu sic e deshiron. Ndryshe cdo forme eartit qe rikrijon reallitetin duhej te merte fund dhe te mbetej vetem…FOTOGRAFIMI si art.
    Muzika sidomos te te rinjte eshte ne koherence me shpirtin e tyre romantik dhe rebel.Jo me kot ata jane konsumatoret me te medhenje t e saj .Kjo edhe fale teknologjise digitale e cila e ka kthyer te shijuarit e saj nga nje akt i izoluar ne dhome, salle koncerti etj. ne nje dimension permanenet te njeriut modern.
    >
    Ky po eshte problem.Problem qe ka te beje me dhunimin e hapsires publike por edhe problemi me i madh i dhunimit te shijeve dhe vrasjes se muzikes cilesore ne emer te KOMERCIT .NA MBYTI SHIJA BANALE E MUZIKANTEVE QE PRODHOJNE MUZIKEN SI SIMITET NE FURREN E FITIMIT!!

  2. XYZ thotë:

    20 August 2008 @ 11:11 am

    Po se mos truri shqiptar po shpartallohet vetem nga muzika allosoj !

    Po gazetat ? Po lajmet TV ? PO SPIKERET E TELEVIZIONIT ?!

    Eshte nje torture e veçante te ndjekesh tonin e spikereve tona te televizionit. Nje bombardim sistematik i trurit me llafe, llafe, llafe pambarim. Toni i tyre me ngjan me bresheri kallashnikovi. E pamundur te percjell me shume se dy minuta lajme.

    Po harruat juve librat ? Harruat juve çfare shijesh jane edukuar tek lexuesi shqiptar ? Me perjashtim te nje apo dy shtepive botuese, te tjeret kane katalogun me te çuditshem ne bote. Shembull :

    - Si te behemi te pasur ?
    - Si te behemi te zgjuar ?
    - Si te behemi te bukur ?
    - Dhjete keshilla per vajzat e reja.
    - 33 porosi per biznesmenet e rinj.
    - Si u bera milioner ?
    - Arsyet e mia te suksesit.

    Ku do vemi ne me keta tituj ? Cfare pret nga truri i nje 20 vjeçari kur ai perpin libra te tille ?

    Tjeter, truri shqiptar po shpartallohet dhe nga letersia fetare. Nga vijne keto mijera kopje budalliqesh gjithfarelloj mbi terrci-verrcet e Jezusit qe kalon mbi det dhe te vashes muslimane qe e ruan nderin me shtate pale pantallona ?

    Tjeter, truri shqiptar po shpartallohet dhe nga MUNGESA E PLOTE e pikave te references. Ne nuk kemi ende nje personazh publik qe te kete autoritet te plote moral mbi shumicen e popullsise. Idhujt tane jane pseudo-idhuj : gazetare portokallesh, televizione big-bradheresh, dhe bisnesmene telebingosh.

    Si te orientohet pastaj nje tru çunaku i etur per te marre vesh ç’ndodh ne bote dhe perse eshte ai aty ?

    Salut.

  3. zarathustra thotë:

    20 August 2008 @ 11:52 am

    Si nuk paska Shqiperia personazhe publik qe duhen mbajtur si reference per brezin e ri, tani me vijne ndermed: 1 - ERION BRACE (pi bira me krikell). 2 - KASTRO XIXA (misherimi i Kurt Cobain). 3 - Nini i Bules (KRONKRONDRILI). 4 - SKENDER GJINUSHI (Me kujton teatrin e kukullave kur isha femije te dielen ne 10.15 ” e paske shpinen te bute si pamuk or taj”). 5 - INIS GJONI (TU BOFT HUNA SA I FSHES KORENTI), A DONI ME……….

  4. kapedani thotë:

    20 August 2008 @ 12:00 pm

    XYZ, mos e merr me kaq yrysh kete muhabet. Edhe une, qe pretendoj se shijet e mia muzikore i kam te sofistikuara deri diku, ma ka ënda te ndegjoj ndonjeher ndonje kengë popullore shqeto ose te perpunuar (megjithese edhe ato shqetot te perpunuara jane, se mbas 60 vjetesh kultivim dhe institutionalizim (standartizim) te muzikes popullore nuk mund te pretendohet origjinalitet).

    Ndegjimi i muzikes ka motive te ndryshme. Dikuj i sherben si Soundtrack ne jeten e perditshme (rremuje, katrahure, daulle dhe klarinet), dikush tjeter ndegjon per te “fikur” trurin (jo vetem trance ose house, porse edhe BBF dhe muzike jevgjitesh), dikush tjeter e ndegjon per tu treguar i kulturuar dhe modern, dhe askush ne fakt nuk e di me siguri efektin e muzikes tek njeri apo tjetri, dhe motivet personale te tyre.

    Problemi ne Shqiperi, persa i perket perkujdesjes se nje zhanri muzikor cilesor, eshte se nuk ekzistojne SUBKULTURA te mirefillta, sic ekzistojne ne boten perendimore, te cilat kane fituar nje lloj pamvaresie nga kultura e mases (POP). Psh. merr zhvillimin e subkultures se Punk-ve, keta kane zhvilluar nje lloj muzikor (psh. Punkrock) qe i pershtatet kultures dhe ideologjise se tyre (anarshiste, te majte dhe liberale). Ose merr shembull kulturen e ketyre hippi, me llojin e muzikes se tyre qe vijne nga New Age, mish-mash veglash indiane dhe filozofi indiane (tantra, sikh etc.). Dhe nga te gjitha keto subkultura zhvillohet nje kultur underground, ne periferi te qendres se pushtuar nga tregu (si psh. Indirock dhe te tjera rryma te ngjashme).

    Pra baza e zhvillimit te muzikes ne pamvaresi nga tregu eshte pasoje e pamvaresise se Subkulturave nga nje kulture hegjemoniale (psh. ne boten e muzikes nga ajo e POP). Ku edhe kjo kulture hegjemoniale eshte pasoje e nje ideologjie hegjemoniale, ne rastin tone te Neoliberalizmit, pra te Forces se Tregut. Kjo ideologji ka penetruar cdo kulture, edhe ate etnike, i ka pushtuar damaret e krijimit dhe si pasoje kemi kete lloj tregu muzikor. Nga ana tjeter kjo ideologji ne kulture nuk vjen nga qielli, porse ka aktoret e vete (tregtaret, jevgjit, dhe masen). etj. se u lodha.

  5. spiritus thotë:

    20 August 2008 @ 2:10 pm

    Ktu ke PESHKU nuk di pse me kujtohet nje tregimi humoristik “Faraone dhe Firaune” Studenti qe po pergatitej per provim duhej te fiksonte dhjetra data, ngjarje dhe shifra nga historia e faroneve, e gjeti zgjidhjen.Faraoni vdes nje dite ..dhe e hane Krimbat.I ra shkurt .Ai mesoi shkelqyer temen mbi Krimbin dhe ne provim pasi tha pese fjale brenda tezes per periudhen e x faraoni ,doli te .. Krimibi. Tema eshte MUZIKA QE PO NA INVADON DHUNSHEM TRURIN.Po flisnim per SPECAT dhe dolem te Arti Gatimit.uff.
    XYZ kjo ndodh me librin, TV, muziken dhe gjithcka qe quhet art ketu sepse gjithcka eshte kthyer ne MERKATO.Edhe m…. po ta paketosh bukur dhe ti besh nje marketing te mire kam pershtypjen se do eci goxha ne treg.Sidomos po u be paketimi me leter ku eshte stamposur ndonje figure femre NUDO.

  6. anonim thotë:

    20 August 2008 @ 2:31 pm

    ok, burra, po sjell nje risi te muzikes shqiptare, per ta shperndare pak kete peshe te rende ketu: qeshni, ne se nuk qani dot, ose e kunderta. Here i go:

    Alo, alo ambulanca
    zemra ime eshte semure
    po ta dija, po ta dija
    s’do ta dashuroja kurre

    Kjo eshte kenga hit e Sinanit qe perseritet per momentin papushim ne reklamat e radios.

  7. blete thotë:

    20 August 2008 @ 9:13 pm

    “Duket se në këtë dehjen tonë të pambarim përgjatë përpjekjeve për fotokopjim të gjithçkaje oksidentale, po konvertohet në domosdoshmëri mbushja me muzikë e çdo hapësire akustike që ekziston, mundësisht me formatet më të paimagjinueshme të hiteve.”
    shqip ju lutem. kam nevoje per perkthyes.

  8. Qafir Arnaut thotë:

    20 August 2008 @ 9:41 pm

    Mgjs o myslimon i rrezikshem, Red Shehu ka te drejte. BBF OUT

    Aq shumë varësia jonë me muzikën është bërë e ndërthurur sa rastet që na sjellin në vete janë vetëm ato kur ndërpritet energjia elektrike.

  9. enka thotë:

    21 August 2008 @ 9:35 am

    ndoshta nuk eshte muzika arsyeja e vdekjes morale.
    por kanale si bbf apo te tjera kanale me videot dhe muziken e tyre , ku epiteti “mediokre” do te ishte nje lavderim, kane arritur vertet permasa shqetesuese ne degradimin apo ka krijuar rendomesi ne perzgjdhje,idete e shume njerezve sidomos rinise.
    nuk dua te perçmoj askend me kete qe them, por nuk mendoj se po bejne ndonje pune te lavderueshme me ato video e kenge shumica te vjedhura ,me kontekste qesharake me cilesi bloze..

  10. flokenaja thotë:

    21 August 2008 @ 9:45 am

    une habitem me nje fakt, perse kenget duhet ti ndertojne mbi ca tekste pacavure te tipit:zemra me shkoi tek themra!!! ne nje kohe kur ka plot poete te talentuar nuk mund ti shfrytezojne? nuk po flas ketu per muziken “tallava” qe me cingerit nervat, apo imitimet e shmetuara qe i bejne orientit…

  11. etmond thotë:

    21 August 2008 @ 10:41 am

    muzika muzoka shqypetare???
    a s”eshte keshtu? cfare munde te komentoshe dhe cfare munde te thuashe per te ashtuquajturen muzika tradicionale. ku duke filluare qe nga me i fameshmi e deri te me i pa degjuari nuk u intereson se cfare bejne dhe cfare kendojne. per ta rendesi ka se sa do te fitojne se keshtu eshte ktandisure muzika shqipetare. ke ske talente ke ske ze je i denje apo sje ska asnje vlere profesionale dhe kulturoroartistike!
    cdo kenge e sukseshme nga cdo trev e balkanit cila do qofte sllavomaqedonokroate bullgarogrekoturke dhe latinoamerikanoitalianospanjolle nuk e di ne lashe gje tjeter pa permendure!!!! vetem muzike tradicionale dhe artistikokulturore shqipetare nuk kendohet dhe as qe e ka kushe ne liste…….
    ku grekosllavobullgarizim i muzikes shqipetare eshte nga me te sukseshmit ne te gjithe globin tokesor, per vet faketin se sanje shte tjeter ne te gjithe boten nuk ke arriture deri ne ate pike sa te zhduke dhe te injoroje muziken e tije tradicionale dhe te (kultivoje ne maksimum muziken komerciale) ne shqipetarety jem i shume proto tipa more amane????????????????

  12. flokenaja thotë:

    21 August 2008 @ 10:50 am

    Etmond meqe flet per tradite, po te kujtoj ketu nje kenge te cilen une e pelqej shume: per nje cast me ndali zemera e ka titullin apo une dhe ti ? nuk e di mire, e kendon rovena me pirron…
    http://www.youtube.com/watch?v=itXXedQnArg
    muzika eshte ndertuar mbi nje poezi perle dhe natyrisht mbi poezi te tilla nuk ka se si te besh muzike te keqe…
    C’me thua per kengen: po kur e jesh merzitur shume?
    http://www.youtube.com/watch?v=kY3GxGxHfYg
    ndertuar mbi vargjet e te madhit dritero?
    Natyrisht qe kemi profesioniste edhe tradite…dikur ka qene ansambli i kengeve dhe valleve popullore, perpunimet kane qene perla te verteta… por profesionistet e vertetete ne art nuk stimulohen are nga shteti, ngado sundon commercializimi i nje gustoje te keqe

  13. etmond thotë:

    21 August 2008 @ 1:45 pm

    flokenaja, une thashe shume saket. te fameshmit dhe te pa njohurit?
    pasi ata te fameshmit njekohesishte jane dhe te pa njohure ata jan ikonografik dhe vizive jane stimulues dhe te varfer nga ana artistike. jane konsum kalimtare sa shume here humbasin aqe shpejte dhe mjerishte saqe nuk u dele koha te qajne fatin e tyre se. populli thote “nuk mbahet shtepia me miell hua” dhe asnje keshtiell e ndertuare ne rer nuk mund te ket jetegjatesi!!!!!
    sa per DRITERON dhe shume te tjere te ketije klasi. nuk munde ti pershkruash me fjale per ta flet vet vepera e tyre pasi ata nuk jane te fameshem figurative ase intrigues dhe ase jane lypesqare qe te vjedhin cdo kenge sipas qejfit te tyre dhe shume here te behen lesh e li me njeri tjeterin….
    dua te them troc, ndryshe morali dhe ndryshe imorali!!!!!!

  14. flokenaja thotë:

    21 August 2008 @ 1:51 pm

    po te kuptoj etmont

    sa per vjedhjet, mos mi kujto, me ka ndodhur njehere, qe kisha ekspozuar diku nje poezi ne internet dhe nje dite te bukur i degjova vargjet e mia te perziera ne tekstin e nje kenge, tekstin e se ciles e kishte bere nje poete e njohur…
    per momentin me erdhi inat… po pastaj e kalova me nje batute…
    kjo eshte shqiperia per fat te keq…

  15. etmond thotë:

    21 August 2008 @ 2:03 pm

    me vjen shume mire qe ajo poetja e njohure te vodhi poezin. ti pra shkrove nje gje te vlefeshme qe ndikoje tek ajo e fameshmja?????
    ti me reagimin tenden nuk u tregove naive! por e kalove lehet dhe me batuta kjo do te thote shume.
    une flokenaja jame muzikanet. por kure ndeshem me kengetare dhe kengetare qe kendojne ato budallaleqe neper shume aktivitete me ngrihen leshet perpjet.. nuk mund ta imagjinoshe se si ndihem. se shume here ne publikun e salles ka te huaje vec shqipetareve dhe keta kengetare krenarohen me kenget e tyre!!!! kjo eshte teper absurde dhe e pa pranueshme!

  16. flokenaja thotë:

    21 August 2008 @ 2:07 pm

    une e kalova me nje batute se nuk e mbaj veten se di te shkruaj poezi, edhe pse me duhet ta pranoj qe me dhembi pak, por c’te beja…

    per ata te stilit bbf mos me fol, se ai kanal duhet mbyllur me kohe e me vakt
    zhvishet nje goce para nje makine te bukur dhe kendon zemra me shkoi te themra…o kuje kuje

    po dhe top festi, vaj medet eshte

  17. etmond thotë:

    21 August 2008 @ 2:25 pm

    qe ka nje evolim te keti lloje fenomeni ne te ter boten kjo eshte reale!
    por infektimi dhe zhvillimi negative i ketije fenomeni eshte i paa pare me ne shqipetaret. cdo gje duhet ta marim per se mbrapethi dhe ta bejme dukuri!!!!
    a kane vetedije keta persona apo pika e moralit dhe influenca eshte zero!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com