Berishëzimi i politikës shqiptare
E keni vene re qe partite opozitare ne Shqiperi shpesh elementin kryesor te platformes se tyre apo te “alternatives” qe ata paraqesin kane sharjet dhe akuzat ndaj kryeministrit, qofte tani qofte ne administrata te meparshme? Kjo dukuri Berishezimi eshte bere tashme nje fare mburoje politike, pasi i mundeson politikanet qe te duken sikur po punojne per popullin dhe sikur po paraqesin nje platforme apo alternative te mirfillte, nderkohe qe e vetmja gje reale qe ata po bejne dhe rrjedhimisht cka i ofrojne popullit si alternative eshte qe kur ata te vijne ne pushtet do te shajne Berishen. Si supozohet kjo qe te zgjidhe problemet e popullit?
Kjo nuk eshte risi shqiptare. Kudo politikanet mundohen ti “thjeshtezojne” argumentat e tyre, qofte argumentat vetepromovuese apo sulmet ndaj kundershtareve, dhe ti asosaciojne keto argumenta me figura te njohura dhe polarizuara. Por nese ne boten perendimore kane nje fare sensi mase dhe paraqesin dhe platforma reale dhe alternativa konkrete, keta tanet te vetmen platforme qe paraqesin eshte qe duan te vine ne pushtet.
E keqja eshte qe keto dukuri (aktualisht Berishezimi dhe para tij Nanoizimi) nuk jane vec retorika te politikaneve per te maskuar boshllekun e platformave te tyre, por jane perhapur shume dhe ne popull dhe jane bere motiv. Turma ka harruar ti gjykoje qeveritaret, dhe politikanet ne pergjithesi, ne baze te cfare ata bejne dhe c’fare nuk bejne per popullin. Tashme i gjykon vetem ne baze te emrit qe kane dhe perkatesise politike. Te pakten nje pjese shume e madhe njerzish e bejne kete, ne mos shumica dermuese.
Ironia eshte qe pikerisht kjo eshte cka politikanet rrumpallaxhinj duan! Ata nuk duan te paraqesin platforma dhe plane reale e konkrete qe ofrojne zgjidhje te ketyre problemeve te veshtira qe hasen sot. Ne fakt kjo supozohet te jete rruga per ardhjen ne pushtet; vleresimi i c’ka ke bere dhe cka do besh kur te vish ne pushtet. Por rrumpallaxhinjte duan ti bien shkurt dhe rrehat, sic i kane rene ka kaq vite. Ata duan thjesht te vine ne pushtet per te ardhur ne pushtet, dhe per te rrumPalluar popullin kuptohet. Dhe populli ja mundeson kete me se miri kur polarizohet aq shume sa ve perkatesine politike mbi interesat e veta, ose kur i harron fare interesat dhe problemet e veta ne kontekstin politik dhe ben lojen qe i servirin politikanet, e nuk i vlereson ata mbi bazen e cka bejne dhe ofrojne, por mbi baza retorikash dhe lojerash politike.
Nuk e di se sa faj i duhet vene popullit ne kete mes, pasi duhet te kemi parasysh qe autoret apo “strategjistet” e ketyre manovrave politike jane vete politikanet, e me pas jane mediat qe bejne aktualizimin e ketyre “strategjive” dhe lojerave politike (jo vetem ne Shqiperi) pasi jane mediat qe i japin jete ketyre lojerave duke i transmetuar ato dhe duke i percjelle tek populli, dhe keto behen deri diku dhe pa dashjen e popullit kriteret e reja per te gjykuar politikanet dhe qeveritaret. E nese ne mediat perendimore prap ruhet sensi i mases apo shpesh here shikon dhe autokritika dhe autokorigjime kursi, tek ne kjo nuk vihet re.
Por padyshim qe nje fare pergjegjsie populli e ka pavaresisht nga keto qe permendem, pasi vit mbas viti, zgjedhje mbas zgjedhje, shume nga nevojat elementare te njerzve ose permiresohen pak ose rrine ne vend numero, dhe njerzit ne vend qe te preokupohen me korrupsionin qe ka paralizuar dhe zaptuar vendin si kancer, me mungesen e ujit, dritave, nivelin e larte te papunesise, etj etj, preokupohen me retorikat politike dhe me kush politikan fitoi “mundjen” politike me lojera fjalesh dhe retorika Berishezimi.
Ja dhe nje artikull shtypi qe ilustron me se miri keto lojera Berishezimi te politikaneve tane. Mbas sulmeve te Metes ku ai deklaron qe eshte i vetmi opozitar (si parti) dhe qe Rama dhe Berisha kane bere aleanca dhe konçesione ne ndertime dhe gjera te tjera, tashme eshte PS qe po perdor te njejten akuze ndaj Metes, duke thene qe eshte Meta ai qe po Berishezohet.
Ketij artikullit fare mire mund tia kishin vene titullin dhe “Pasqyre moj pasqyre, kush eshte me i Berishezuari nga ne?”
………………………………………………………………………………………………………………….
Kodheli: Meta, nje vegel e verber ne duart e Berishes
Koha Jone
TIRANE - Ka reaguar ne menyre te menjehershme ndaj deklarates se nenkryetarit te LSI, zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli. Me nje gjuhe te ashper, dhe reaguese, ajo i eshte drejtuar jo nenkryetarit te LSI, por kryetarit te kesaj partie, Ilir Meta, te cilin e ka akuzuar se po hedh balten e politikes se vjeter mbi Partine Socialiste. “U kerkojme ndjese te gjitheve per daljet e perseritura per shkak te sulmeve pa etike dhe asnje te vertete te Ilir Metes ndaj PSSH. Por, jemi te detyruar te mos heshtim e t’u themi qytetareve shqiptare se Ilir Meta po thellon hendekun me socialistet e progresistet e ketij vendi, duke hedhur perdite balten e politikes se vjeter mbi PS dhe duke treguar perdite me fjalet e tij se perpara interesave te veta personale nuk njeh asnje interes te vendit e as te qytetareve. Keshtu Iliri po behet nje vegel e verber ne duart e Sali Berishes”, ka qene deklarata e Kodhelit. Nje reagim i ashper, duke akuzuar me te njejtin fjalor me te cilin kreu i LSI akuzon Ramen, ate te bashkepunimit dhe sherbimit qe i behet liderit te mazhorances se djathte ne pushtet, Sali Berisha. Perplasjet mes LSI dhe PS ka kohe qe kane nisur ne distance, duke paralajmeruar dite aspak te mira per kete koalicion, pikerisht 10 muaj perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Deklarata e Kodhelit se Meta po thellon hendekun me socialistet dhe progresistet paralajmeron nje distancim te metejshem nga njeri tjetri, duke prere te pakten deri ne keto momente shpresat per nje bashkepunim te afert parazgjedhor. Nderkohe qe debati ne distance ka vijuar me te njejtin intensitet, dhe ne qender te tij kane qene akuzat e ndersjellta per bashkepunim me Berishen. Nderkohe qe nuk kane munguar te pakten ftesat formale per bashkepunim, nga ana e LSI per reformen zgjedhore, nderkohe qe nga ana e PS per te ulur tonet dhe per t’u kthyer ne bashkepunimin normal mes partive te opozites qe do t sjellin dhe largimin e kryeministrit aktual.
21 August 2008 @ 12:42 pm
Mrika, ka filluar profesion te ri, zedhenese e trotuareve. Keta jane Demagoget e rinj te forcave te vjetera. Edhe thone qe PD eshte partnere kryesore per “reformat”, edhe me pas u djeg kur u flet per bashke/punimin me Berishen
21 August 2008 @ 1:30 pm
Shumë randsi po i jepni xhibosjes. Dmth stresit personal që ndjen KY sepse po “berishizohet” diskutimi.
Berishizmi -kopje banale spiropalimit, ypizmit etj. Tralala zura një galë. Argumente brenda ka, por po i mbyt arsyetimi xhibist, oportunist i mpakët në gjykim racional etj.
veçoj:
Turma ka harruar ti gjykoje qeveritaret, dhe politikanet ne pergjithesi, ne baze te cfare ata bejne dhe c’fare nuk bejne per popullin. Tashme i gjykon vetem ne baze te emrit qe kane dhe perkatesise politike.
“Turma”, nuk ka gjykuar ndonjëherë. Prandaj është turmë.
Po efekti i mbingopjes krijohet në “turmë”. Të shohësh të njëjtën fytyrë në ekran për mbi 18 vjet, me të njëjtat gjeste, me të njëjtën mimikë, me të njëjtën mënyrë fatkeqe gjykimi, me të njëjtën retorikë, me të njëjtin kapadaillëk arnauto-katnari, me rezillëk ndërkombëtar kur e shëtisin nëpër media të huaja si ariun e gabelëve, sigurisht që fiton një lloj alergjie ndaj personës në fjalë.
***
Kostandin Micotaqis, ish kryeministër grek, sot plot 90 vjeç.
Pseudonimi i përdorur më gjerë në shtyp është: Drakumel, apo Tersi (i Pojanit nëse do shqipërohej). Ka qënë në zyrë si kryeministër për vetëm 3 vjet dhe në politikë që prej viteve 60-70. Për shkak të moshës dhe karrierës së gjatë në vijën e parë të politikës greke, “shakaja” rutinë që përdorin për të është: kur do vdesë?
Makabre? Banale? Humor i zi? Ja që këtu perceptohet si normale. Edhe qenia e tij si tersllëk, edhe “shakaja” me moshën. Kur shkon në ndonjë varrim humoristët i thonë: Ça ka bërë pushti! Të gjithë i përcolli në botën tjetër! Apo kur thotë se është mirë me shëndet, ia kthejnë: ky do na degdisë të gjithëve përpara se të ikë vetë.
Po kështu dhe me Birishën, që po e ndihmon veten shumë ta urresh duke sharë e shpartalluar gjuhën shqipe jo vetëm në nivel prevalimi kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar.
***
Ajo e ilustrimit me NJË artikull të një çështjeje përgjithësuese siç pretendon të trajtohet kjo jotja, e bukur teknikë.
Quhet “me të lanë dobiçin në derë”.
21 August 2008 @ 4:20 pm
Ti te 10s se qeshuri me keto analizat e analizave te analizave te tua
C’rendesi ka rendesia e rendesive te rendesive te komenteve dhe shkrimeve tek Peshku ne krahasim me qeverisjen e popullit dhe politiken shqitare?
Apo u bere xheloz ti? Mos me thuaj qe ke shkruar artikuj plot dhe nuk ti ka botuar Peshku dhe tani po xhelozon per artikujt tim.
Meru a derzi me thelbin e artikullit, ose bej artikujt e tu…ose gjej ndonje hobi tjeter gjithsesi.
21 August 2008 @ 5:50 pm
Ne fakt eshte teme interesante,
Ne vend qe partite (opozitare) te merren me program dhe te kontribuojne dicka, merren me Berishen dhe nuk kontribuojene asgje. PS, LSI pak a shume e kane marre ate rruge dhe mund te na duket normale se ashtu jemi mesuar t’i shikojme, por me beri pershtypje dje kur edhe Erion Veliaj doli me nje deklarate anti-Berishe, ne nje kohe qe partia sapo eshte formuar dhe akoma njerezit nuk njihen me programin e saj dhe cfare ofron ajo parti. Thjesht mund te jete fenomen jo i dobishem qe po ndodh per cudi
21 August 2008 @ 6:04 pm
o xhib, kishte ca artikuj ne lidhje me ekonomine sot tek GSH. Shih mos na i sill nje cike se ti ia ke marre doren atyre grafikeve
21 August 2008 @ 6:10 pm
Ca do benin partite opozitare sikur Berisha te mos egzistonte? Ai eshte thesari i tyre, eshte “platforma” e tyre.
Imagjino sikur Berisha p.sh. per nje moment te mos ishte aq arrogant dhe autokrat dhe despot, dhe te deklaronte qe nuk do garoje me per kryeminister mbas perfundimit te mandatit aktual te tij, dhe qe do jape dhe doreheqjen si kryetar i PD-se ne fund te ketij mandati. Ose qe do dale komplet ne pension politiksht.
Kjo do ishte padyshim dicka pozitive per politiken shqiptare (pasi po riciklohen te njejtat figura), po do ishte nje bombe per opozitat e Berishezuara shqiptare. Ata do detyroheshin pastaj te benin platforma reale politike, se nuk do kishin me Berishen si platforme. Ose do kapeshin me nje individ tjeter per tu Berishezuar.
Berisha padyshim qe per shume arsye nuk duhet te garoje dhe te jete me ne krye te PD-se, e aq me pak ne krye te qeverise. Po eshte pikerisht kjo arrogance Berishiane qe shihet dhe tek liderat e tjere politikane dhe (ish)qeveritare, e kombinuar me dukurine e Berishezimit, dmth te polarizimit te cdo gjeje dhe metaforizimit te situates vetem tek nje person, qe mundeson rrumpallen.
Berisha bente te njejten gje vete kur ishte ne opozite. Te kujtohen fjalimet e tij te zjarrta per Nanon dhe epitetet qe i vinte, te cilat i kishte automatikisht dhe pavaresisht se cila ishte situata konkrete per te cilen ai fliste?
Kete po bejne dhe keta qe tani jane ne opozite, perfshi dhe pinjollat e rinj, sic thua ti per Veliaj. Veliaj po behet po aq qesharak sa Berisha qe ai po kritikon. Sic e kishte bere Berisha refren vargun e epiteteve per Nanon, ashtu e ka bere dhe Veliaj per Berishen. Po kuj i plasi per Berishen mer tyç ti thuash. Jepi popullit nje alternative se ca do besh per hallet e tij!
Kurse per keqinformimet e shtypit shqiptar ne lidhje me raportin e fundit te FMN dhe BB per Shqiperine, shih temen e grafikeve, se i shtova si komente qe mbreme.
22 August 2008 @ 11:25 am
Xhibo, Berisha po te ishte engjell, nuk do e zinte kush ne goje si thua ti, po do benin bé ne koke te Berishes.
hall qe nuk kuptoj dot une eshte se ku e gjeni kohen per t’u marre me te tilla llafe ju qe jetoni ne Amerike e gjetke!!!…
22 August 2008 @ 3:39 pm
zotrules,
ne kohe edhe mbase nuk kemi, po cuditemi ku e gjejne kohen ata politikanet ne Shqiperi qe merren tere kohen me Berishen ne vend qe te kontribuonin ndonje gje te hajrit.