Berisha + youTube = humor

Parë fillimisht tek albaniac

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

74 Komente

  1. Jana thotë:

    19 October 2006 @ 7:28 am

    Nice!

  2. gatwick thotë:

    19 October 2006 @ 8:06 am

    Fantastike,ha,ha,ha, kam qesh me loooooot, nuk po them ,nuk po them nuk pothem ,nuk po them, por kjo eshte fantastike e kemi valut kete mortje genjeshtare,mashtruese nuk po them, nuk po them, nuk po them, pentium 4, por pentium 3 dhe pentium 100% e sigurt do ta kemi dhome per dhome secili nga ju,-nje premtim si te gjitha premtimet e tij te bejne me krah te fluturosh me presh ne b ….

  3. Genty thotë:

    19 October 2006 @ 8:29 am

    hahahaha edhe sikur tu japi pentiumin 2 dhe 3, i shton kufizimet e energjise nga 24 ore ne dite pa drita ne dimer, e ben 36.

  4. Enkeleas thotë:

    19 October 2006 @ 9:10 am

    Parti-Enver, jemi gati kurdoherë… ky sikur është në kongresin e Partisë dhe ka gjetur ca leshko që e besojnë dhe vazhdojnë ta ndjekin me besnikëri të verbër.

  5. Ilira thotë:

    19 October 2006 @ 9:23 am

    z.Enkeleas po ai ne kongresin e Partise eshte rritur e brumosur si te gjithe politikanet tane te nderuar.

  6. juliana thotë:

    19 October 2006 @ 12:27 pm

    eshte thjesht nje torollak, perfaqesues i denje i pjeses me torollake te shqiptareve

  7. e.T thotë:

    19 October 2006 @ 12:28 pm

    dmth Tones? :-(

  8. vlonjati thotë:

    19 October 2006 @ 12:54 pm

    Ne nje takim me handikapatet kur ishte president Sala u tha atyre teksualisht:
    “Ju handikapatet e shqiperise jeni e ardhmja e kombit”.
    E kishte fjalen per vete miku, si thoni ju peshkatar.

  9. e.T thotë:

    19 October 2006 @ 1:59 pm

    Po vlonjati, e ka thene,un isha ne Shqiperi dhe e pash ne lajme kur tha:”Ju jeni e ardhmja e kombit!”
    Puna ashte se Sali Berisha nuk eshte aq trap sa e bejne.Ai dhe kur ishte president edhe tash staffin e ka injorant.Eshte stafi qe duhet ti thote ku eshte,me ke po flet, e shume e shume gjera te tjera. :-(

  10. gatwick thotë:

    19 October 2006 @ 2:18 pm

    Gafat e Saliut jane aq shume sa duhe te behet nje liber i trashe ,ku mund te qeshesh sa te duash
    “Popull i GJirokastres”, -tha Saliu …nje ne krah te tij, i bie me bryl dhe i thote :
    Jemi ne Berat Saleee, Sala vazhdoi “Populli i Gjirokastres e do shume popullin Beratit”

  11. e.T thotë:

    19 October 2006 @ 2:58 pm

    Aj… aj… aj Sale!
    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=4214

  12. Cheney thotë:

    19 October 2006 @ 3:37 pm

    “Qeverisja

    Eficenca e qeverisë vlerësohet në -0,33%, duhet të ishte 29% ” vertet e sakte kjo e fundit..

    Sala ne Patos perpara naftetareve: te dhashur minatoooooreeee… i thone jemi naftetare o Sal… ai vazhdon te dahsur minatooooooreee..njerzit shkrihen gazi, gati e gjith turma qe kishte ardh aty per sport.. te shikosh videon, duhet ta vej ne u-tube besoj.. pastaj sala thote kem i plane qe ta shnderrojme zonen edhe ne zone minierash… prandaj ju them te dashur minatooooreeee…

  13. Dajoshi thotë:

    19 October 2006 @ 3:40 pm

    O rrofsh o sale, se na shqeve gazit…….puh cfare dordoleci, ky do kishte bere karriere me estraden e tropojes. E degjoni si e shqipton “kompjuter”? Kompjutur……..hahahahaaaaaaaaaa, osht i modh. Kjo video ja shton edhe me teper vlerat popullit tone te zgjuar, ka ditur ke te votoje per ne pushtet. Teper e habitshme se si njerez me njefare inteligjence si Topi apo te tjere ne PD vazhdojne te punojne per kete lengaraq histerik. Vertet te mbaruar. :(

  14. blete thotë:

    19 October 2006 @ 3:56 pm

    na moret ne qafe se nuk na le puna t’i hapim keto video. do me raportoje MIS per bud. e sales

  15. LlTako thotë:

    19 October 2006 @ 3:57 pm

    Blete, ky eshte qellimi yne “djallezor”; te bejme qe te pushohesh nga puna qe pastaj te harxhosh me shume kohe duke u marre me politiken Shqiptare :)

  16. Dajoshi thotë:

    19 October 2006 @ 3:59 pm

    Hmmmmm, Rruspmajli sapo deklaroi qe konstatimet e raportit te mijevjecarit i perkasin periudhes socialiste………….cfare bande legenash pa kurrfare koshience. Dumber than the big dumb.

  17. shqipo thotë:

    19 October 2006 @ 4:04 pm

    hahahahaaa! me dolen lot! eh… me kishte marre malli per kto mitingjet. Dhe turma qe uleret “enver ho…” -err - “berisha”. Shifni si i behet qefi me teper Berishes e krekoset me teper. hajde pentium hajdeee. S’paska dal naj nji i KOP-it t’i tregoje Berishes qe “kompjutur” me AMD mund t’i bleje me lire? :)

  18. ABI thotë:

    19 October 2006 @ 4:49 pm

    Une nuk arrij te shoh gje siper….mbase e ka interneti im ketu.. nuk e di po eshte e bardh… por nga shkrimet besoj se sala ka dale ne ndonje “miting” dhe ka thene ndonje gje shume te zgjuar….Por po shkruaj sepse me beri pershtypje qe shumica ketu mendojne qe sala eshte trap apo budall….kete gabim e beja dhe une… Por tani jam komplet e bindur qe Sala nuk eshte aspak budall….. mendoj qe nqs me duhet te pershkruaj Sali Berishen.. keto do te ishin fjalet… njeri shume i etur per pushtet, i etur per te qene njeshi, teper kokeforte, shume i duruar, shume realist, kameleon per te mbijetuar, dhe mbi te gjitha mashtrues i vertete….
    Abi

  19. EMM thotë:

    19 October 2006 @ 5:10 pm

    Mbaj mend kur e pashe kete video per here te pare tek Fiks Fare ne Internet. Ka qene andej nga fundi i 2004 ne mos gaboj.(E ndava si pjese me vete nga Fiks Fare dhe e hodha diku ne rrjet duke e reklamuar neper forume)
    Me la goje hapur, jo nga e qeshura me teper, sesa nga habia: si mundet nje “politikan” te beje nje premtim aq ashiqare genjeshter.
    Cdo konvikt i universitetit Italian kur shkoja ishte i pajisur me nje salle kompjuterash dhe Interneti. Si mendoni ju tani? Ja kane hedhur si ide Sales kete lloj “premtimi” apo e ka shpikur vete aty per aty??? (duke marre parasysh dhe analizen qe i beri ABI krye-genjeshtarit tone)

  20. e.T thotë:

    19 October 2006 @ 6:06 pm

    سالي بريشا *duhet shpallur monument kulture ! :-(

    *Sali Berisha
    (seriously)

  21. Dajoshi thotë:

    19 October 2006 @ 6:29 pm

    Abi, jam dakort me pothuajse te tera ato qe shkruan per Sahalen, por nuk kuptoj se c’lidhje ka Berisha me te qenurit real !!!!! Nje i cmendur s’mund te jete kurre realist (flas per ata qe nuk jane ne spital), apo jam gabim ?!

  22. vloraboy thotë:

    19 October 2006 @ 7:28 pm

    Ka mundesi te ma perktheje njeri se cfare Sala? Per syte a ballit, e kam pare 5 here deri tani, dhe nuk po e kuptoj se cfare po thote.

    (Ndoshta jam akoma duke vuajtur sindromen e ‘97, ku zeri i Sales me bllokon veshet. :-) )

  23. blete thotë:

    19 October 2006 @ 7:38 pm

    Llukan, mos me me fut ne politike, se une jam me keq se Sala, Ju fus te tereve nga nje premtim per haroplan hidraulik hindividuall edhe ta shifni juve si me zgjedhin.
    Vloraboy, vertet do ta kuptosh se c’po flet Sala? Ti shikoje videon edhe kendo vete “Tungjatjeta, tungjatjeta,nje urim kumbin ne gji…” Aq mjafton

  24. Ceni thotë:

    19 October 2006 @ 7:58 pm

    EMM, nuk eshte video e 2004, eshte video e fresket, e ka nxjerre ne te njejten kohe me “Shqiperia ne moshen e Internetit”. Vini re fjalen moshen - naj keshilltar me master nga CEPU i ka perkthyer “age” fjale per fjale.

    Duket pak si diskutimet per Bushin qe e bejne per budalla e redneck. Problemi eshte qe USA ka demokraci dhe kontrolle dhe nuk ben dot shume deme, kurse Shqiperia nuk mund tja lejoje vetes luksin te mbaje ne krye nje palle te tille si Saliu.

    Sa per punen e budallait, me shume mund te thuash “zarar budalla” nga ata te cmendurit agresive qe bejne dem.

    E ne delet qe mendonim se kish ndryshuar nga 97, po ja shohim edhe ketij qe e mbanim per budall te ndershem,qe po i dalin aferat per te fituar leket nga korrupsioni.

    Une do thoja, jo shume i ndryshem nga Fatos Nano, por me me shume “Enver” brenda. Censuron, kercenon, perndjek, hakmerret, perjashton, ngrin…..

  25. ABI thotë:

    19 October 2006 @ 8:00 pm

    Dajoshi,

    Mendoj se Sala eshte shume realist, sepse ai me te vertete ia njeh koken popullit shqiptare, ai me te vertete e dinte qe shqipetaret edhe pas 97 do te dilnin dhe ta kerkonin ate prap, eshte realist sepse e mban nanon ne politiken shqiptare se ashtu mund te rri dhe vete, eshte realist sepse nuk underrron si une apo ju qe themi shqiperia po ndryshon, ndertime, shkolla, investime po behen…. eshte realist sepse tani per tani ai ka fituar dhe une apo ju jeni jashte shqiperise dhe ai eshte kryeminister dhe ka ne dore gjithe shqiperine… nuk mendoj se nje njeri larg realitetit mund te ishte ne fuqi….(psh…rast klasik per mua eshte Noli nje njeri shume i ditur dhe i zgjuar por jo realist prandaj dhe humbi ….zoku realist fitoi). Mendoj se te jesh realist eshte nje nga virtutet qe i duhet nje lideri (te mire apo te keq).. dhe nano shyqyr zotit nuk i mungonte realizmi….Mbase e kam dhe gabim por enderrimtari nuk fiton sidomos ne politike…

    Abi

  26. un4given thotë:

    19 October 2006 @ 8:20 pm

    Ne mos Pentium IV nga nje Intel486 do mundohemi ta veme… :) :) :)

  27. gatwick thotë:

    19 October 2006 @ 8:49 pm

    Kur ka qene mjek i Enverit, ky i ka thene se me kete popull mund te rrosh ne krye edhe 100 vjet,, vetem kur te vdesesh nuk ke cfare ben :)

  28. Danieli thotë:

    19 October 2006 @ 9:15 pm

    Do te beja nje sygjerim per keta te stafit te ketij website.
    Ju lutemi shume une prandaj ika nga Shqiperia se nuk duroja dot Salen dhe Tozin ju po na e vini dhe live ne internet. Eshte dhimbja me e madhe e kokes kur e shikon………

  29. labe thotë:

    19 October 2006 @ 9:20 pm

    “pentium 2 dhe pentium 3 me 100%”
    po ajo 100% ca eshte?

    tragjedi komedi shqiptaro-berishiane. vec per nje gje jam e lumtur qe u kthyer sala ne pushtet, dhe kjo eshte e vetmja: te pakten me te ka humor…gati cdo dite keputet ndonje

    patjeter qe do i dali premtimi sales…kur te marre Shqiperia pemtiuma 2 dhe 3 do jete aq vone sa ajo teknologji do jete bere shume e lire, gati falas…do na i japin bamiresi te huajt sic na japin autobuzat qe ata i kane perdorur para 20 vjetesh!

  30. Dirk thotë:

    19 October 2006 @ 9:31 pm

    Une kete video e kam vene te profile im in MSN dhe AIM prej disa javesh. Per humor i papare eshte Sala.

  31. andrea_nako thotë:

    19 October 2006 @ 9:57 pm

    Ky eshte gomar komplet. Njeher tjeter tha “nuk pranojme ne qe ca te vishen me dolce-gabano ca te vdesin per buke”. Mire “poezia” krejt mjerane ne nje retorike populiste te grades me te fundit, po vini re si e shqiptoi “dolce gabano” me “o” ne fund. Eshte kampion i injorances per keto gjera, vetem autoriteti i tij prej nevrasteniku e ekuilibron performancen e tij komike. Ndryshe kishin per te qesh te gjith me kte, do hynim ne histori edhe si vendi qe u udhehoq dy here nga nje idiot qesharak

  32. klajdevour thotë:

    19 October 2006 @ 10:12 pm

    mire ju qe jeni larg, po ne qe e kemi perdite???? E kjo qe pate eshte shume pak, se ai vazhdon cdo dite, madje disa here ne dite me te tilla gjera, me keq se ne ‘97!!!

    E ska te beje fare me keshilltaret, se ata nuk i pyet fare. As u ka nevojen per asgje.

    Per here te pare jam dakort me ABI-n. Ai (Sala, jo ABI :) ), ne qenien e vet, nuk eshte budalla. Budallenj jane ata shqiptare qe e votuan!!!! Qe do te thote se ne ketu, na duhet te merremi jo vetem me Salen, i cili budalla budalla, po ato qe ka ndermend ti beje po i ben ngadale ngadale e ne sy te te gjitheve, po puna eshte si t’ia besh me ata mijera budallenj qe e kane votuar pra, te cileve nuk u shmangesh dot me nje te fikur te TV se i ke ngado!!!!

  33. gjergji thotë:

    19 October 2006 @ 10:14 pm

    Ej, mir pentiumin e zgjidhem, po ca versioni Windows, thot gjo vazhdimi i vidjos?

  34. andrea_nako thotë:

    19 October 2006 @ 10:27 pm

    duhet ul numri budallenjve klajd. jo duke i zhduk, se esht si me vra mizen me vare, po duke i nxjer ne minoranc. per kte duhen leju emigrantet me votu. dhe e dyta alternativat politike te ftojn 50 perqindshein e neveritur qe nuk dine as kur eshte dite votimit. se po shkojn vetem injorantet ne votime dhe u cmendem - njeher ai nano hajduti, pastaj ky qe eshte i trash te zoti. E dini ku eshte bo kjo video? ne qytetin studenti. dhe e degjoni sfondin si bertet: berisha-berisha? Po pse normale eshte kjo? student qe bertasin si pioneiret e enverit dikur… O Zot, sa inat me vjen… Me falni ndoshta e kam ndy gojen..

  35. klajdevour thotë:

    19 October 2006 @ 10:32 pm

    andrea, mos e vrit mendjen. kur pi njecike aq sa te kesh mendjen per ate qe thua, ne fakt, thua te verteten :)

    shume e drejte pika per votimin e emigranteve. Problemi ehste te rregullsite ne zgjedhje, te cilat kerkojne ende vemendjen e te gjitheve. Mund te kthehemi shume hapa mbrapa me kete punen e zgjedhjeve.

    Tani, per kete problem po ju nis vetem nje sinops, te nje shkrimin tim qe botohet te shtunen ne revisten MAPO, shkrim qe flet per kete problem. Eshte nje skandal, ne fakt… si me poshte:

    Në muajin më të nxehtë të këtij viti, kur shumëkush kishte zgjedhur të pushonte, një grup i vogël njerëzish po bëhej ditë pas dite dëshmitar ose i një procesi të dështuar tenderimi, ose i një konspiracioni përpara zgjedhjeve të pushtetit vendor.

    Në një magazinë në Mullet të Tiranës, nëpunës të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe të Ministrisë së Brendshme, pjesë e një komisioni për kolaudimin e mbi 7 milion e 365 mijë certifikatave të porositura nga shteti shqiptar, po kalonin ditë edhe më të nxehta se ato të gushtit.

    Dita shënonte në kalendar 28 Gusht 2006

    Në zyrat e Gjendjes Civile po vërehej një mangësi shqetësuese e certifikatave të lindjes. Ndonëse shumëkush kishte zgjedhur të mos interesohej ndoshta për asgjë në atë kohë relaksi, në fletët e ardhshme të kalendarit 2006, Shqipëria parashikonte zgjedhje për pushtetin vendor. Parashikonte regjistrime masive për në fakultete, por edhe deklarime zyrtare për procesin kombëtar të legalizimeve, si edhe shumë procedura të tjera, të cilat kërkonin në mënyrë të pashmangshme një certifikatë lindjeje, në mungesë të një karte identiteti që shqiptarët ende nuk e kanë…

    Në orën 9.00 të mëngjesit të atij 28 gushti, një komision kolaudimi malli fillon punën për lëvrimin e certifikatave për vitin 2006. Pa e ditur se brenda 7 ditëve tmerrësisht të shkurtra, e njëkohësisht jashtëzakonsisht të gjata, puna do të shndërrohej në një ferr të vërtetë.

    Pak, ose aspak njerëz, janë në gjendje të thonë sot se atë ditë, pikërisht në atë orë, kryetari i atij komisioni, një nëpunës i thjeshtë me emrin Saimir Lacej, e dinte 100 përqind se do të largohej nga puna e tij pak ditë më vonë. Punën e kishte nisur në atë sektor që në vitin 2002, në ish administratën e socialistëve.

    Më 3 tetor, pra pak ditë më vonë, Saimir Lacej, ish Përgjegjës i Sektorit të Dokumentacionit dhe Procedurave në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile në varësi jo më të Ministrisë së Pushtetit Vendor, por të “superministrisë” së Brendshme, do të dilte në një konferencë për shtyp ku do të akuzonte indirekt titullarët e tij se po tentonin të fallcifikonin procesin e ardhshëm zgjedhor, përmes certifikatave skarco.

    Lacej denoncoi disa nga parregullsitë në prodhimin e certifikatave që ai vetë kishte dokumentuar si kryetar i komisionit të koaludimit të tyre. I menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Brendshme por edhe i shtypshkronjës që kishte prodhuar certifikatat. Ato bënë një kallëzim penal për të për shpifje dhe për përhapje paniku.
    Lacej largohet nga detyra me motivacionin “shkelje e rëndë e disiplinës”, por problemi nuk merr fund këtu… Ai amplifikohet, me raste ngushtohet e zbehet, por në cdo moment nuk arrin të zhduket…

    Kjo histori përmban në vetvete dy pyetje ende të papërgjigjura: kemi të bëjmë me një tender të dështuar, apo jemi dëshmitarë pasivë të një konspiracioni të rrezikshëm që synon të manipulojë zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor?

    Java e nxehtë…

    Saimir Lacej deklaron se që në momentin e parë të punës së komisionit që do të duhej të bënte koaludimin e certifikatave, vërehen mangësi. “Madje që në pakot e para ka mangësi, dhe mbi bazën ligjore, po këtë ditë fillon numërimi një për një i çdo certificate”, thotë ai duke kujtuar gjithë kronologjinë e ngjarjeve. Madje duke e kujtuar atë në një mënyrë aq të detajuar e të përpiktë sa të cudit

    Vazhdimin, e lexoni te shtunen! Ata qe skane mundesi ta blejne MAPO-n (:) ) mund ta lexojne ketu pak dite me vone…

  36. juliana thotë:

    19 October 2006 @ 11:38 pm

    me fal klajd po nuk e kuptova. pse ishin false kto certifikatat

  37. kujemine thotë:

    19 October 2006 @ 11:40 pm

    Ky popull kemi ngelur ne ne Shqiperi, se te gjithe te mencurit iken. Kane ngelur ata hallexhinjte dhe mafiozet ne vend. Per ata u leverdis te jete nje njeri si Sala apo kaubojs si Nano. Sala erdhi ne fuqi vetem me friken e madhe qe u krijua ne popull qe mos ngelte prape Nano, pasi boll u ngop duke vjedhur. Populli yne i shkrete shkon ne votime vetem per ti prere rrugen hajduteve qe te mos pasurohen pafundesisht. Pasi po e le nje qeveri me shume se kater vjet te ne ata behen me keq se dikaturat komuniste dhe me te pasur se sheiket e Arabise. Sala ishte e keqja me e vogel kur u zgjodh. Dhe e keqja me e madhe u be qe krahu i djathte nuk arriti tja ulte makurine per pushtet Sales. Sala eshte tipik komunist i padryshuar qe kur e brohorasin njerezit e tij te paguar ne cdo manifestim arrin te kaloje ne Ekstaze. Eshte fatkeqesi per popullin tone qe perfaqesohet ende nga keta komuniste kokegdhe qe nuk kane cipe e moral, pasi ate qe kishin ua hoqi Enveri dje, dhe marrin guxim dhe na udheheqin ne. Per mendimin tim te gjithe ish-komunistat pa perjashtim nuk duhet te perfitojne nga taksat qe paguan populli per shtetin. Ata e mbajten dje pushtetin komunist ne kembe si mund te presim ne nga ata nje gje te mire. Te hiqen te gjithe ata qe kane qene komunista, pa dallim. Ska nevoje ky popull per ate lloj rrace te poshter dhe te pafytyre ne asnje sektor te shtetit. Ata po na shkaterrojne sot ne, ku mbreteron shperfytyrimi i njeriut akoma. Eshte kjo lloj rrace qe nuk ka din e iman, nuk njohin dhemshuri qe eshte kryesorja. Ti shohesh nga afer ata jane njerezit me te etur per para, per pushtet si kryeministri, per vjedhje te shtetit. Nuk ndalen dhe nuk kane fytyre dhe ti shash dhe ti degjenerosh para publikut ata nuk ndalen dhe nuk kane brerje ndergjegje. Nuk kane pasi nuk u ben pershtypje fjala njerezore, por vetem forca dhe zhdukja pasi ato gjera perdoren dje ndaj njerezve te pafajshem dje kur nuk kishte asnje te mbronte njerezit e pafajshem. Ai qe e quan veten ish-komunist neutral ditete e sotme eshte nje trajte e kameleonit modern, nje rrace akoma me e peshtire dhe kjo. Shiheni kabinetit e Demokrateve, 5 Ministra kane qene ish-komunista dhe te tjere ish bijsh komunistash. Cfare te presim prej tyre ne qe do te mendojne per te vene rregull ne jeten tone. Po ata hane buke me komunistat e djeshem. Duhet fati i popullit shqiptar te ndahet ne duart e komunisteve neutral qe e kthyen rroten shpejt dhe u ben demokrate dhe te komunistave qe vetem nderruan emrin dhe u quajten socialiste? Nuk e kupton ky popull pafytyresine e Malokut tone komunist te emancipuar? Ai punon nate e dite qe ta shtije shtetin shqiptar ne duar e tij si ne 97. Ai eshte nje maniak si te gjithe ish-komunistet por ai eshte me shume per pushtet dhe ti shohi kundershtaret e tij te vuajne pas kangjellave te burgut dhe perseri nuk ngopet. Ai perfaqeson nje shtrese te komunisteve maloke qe dje nuk ndiheshin pasi ishin ajo shtresa e pagdhendur dhe sot kane distributore nafte, toka dhe shtepia pa fund. Eshte e jashtelogjishme per mua tia marresh token tjetrin p.sh dhe tia japesh nje tjetri pasi ai pati guxim dhe e zuri atehere kur nuk funksiononte shteti. Per mendimin tim ata qe kane zene tokat, ose tja paguajne pronarit ose te kthehet andej nga kane ardhur. Smund ta kuptoj kur thojne na legalizoni keto qe kemi ndertuar se duam te ndertojme akoma. Pra kane para, aq sa dhe i japin dhe qeveritarev te tanishem per te nxjerr nje ligj komunist te shperndarjes se hajduteve te tokave te drejten e pronesise. Shume qytetare tiranas shtrengohen te banojne ende ne pallate si ne geto, kurse maloket tane( te me falni por jo me ironi, por si percaktimi krahinor) kane shtepi dykateshe e me bahce. Nuk jam ziliqar aspak, se edhe une te kisha nje toke do e kisha ngritur nje shtepi dalengadale por nuk pata dhe nuk e marr guximin ta ze token siç ben kaubojsat ne Westerin Amerikan ne fushat pa fund. Pasi e njoh shtetin dhe e respektoj dhe e kam per turp te me vije polici te me trokasi ne dere.
    E permbledhur, ne saje te komunisteve ne pushtet, po dominojne ne jeten shqiptare ca zakone shume te poshtra, ato me te keqijat qe flinin dje ne komunizem sot jane bere ideologji sunduese. Ndaj populli shqiptar po nuk e shkuli nga rrenjet kete fare te poshter te komunizmit kurre, kurre, kurre ska per te pare nje dite te bardhe. Pa meshire ndaj tyre ashtu sic ata nuk kane meshire ndaj te tjereve.

  38. juliana thotë:

    19 October 2006 @ 11:51 pm

    kujemine ke te drejte. te detyruar te zgjedhim mes hajdutit ish-komunist dhe budallit ish-komunist. tragjikomike vertet. sa per ate policin qe troket te dera, te te korigjoj cik. nuk u troket asnje polic te dera atyre. leqe gjysma jan polic vet

  39. dajoshi thotë:

    20 October 2006 @ 1:44 am

    juliana, nuk jam dakort me ty, askush dhe asgje nuk te detyron te zgjedhesh me force. Une per vete vetem njehere votova ne 92 dhe pasi pashe cfare mostrash benin politiken, hoqa dore, nuk votova me. Nuk dua te ndjehem fajtor kur nuk jam i sigurte per ate te cilit/ciles ja hedh voten, vota eshte pergjegjesi. Po keshtu edhe te njohurit apo familja ime qe ne fakt ne zgjedhjet e 3 korrikut ja hodhi voten zogut, vetem per ndryshim. Nuk ka pse voton te marrosurin qe ishte provuar njehere, vetem per inat te hajdutit, nuk ka llogjike sepse ne cdo rast ke votuar per te keqen tende. Shpresoj (sado qe eshte utopi) qe njerezit ne zgjedhjet lokale te mos dalin fare ne votime, ose nese dalin te mos votojne as PD, as PS……….por te pakten kurrsesi PD (sa kohe qe e drejton maloku i cmendur).

  40. john thotë:

    20 October 2006 @ 2:04 am

    I modh je Sale
    I jap te drejte vetem per nje gje ketij.Ky o gjysem burr, ndersa politikanet e tjere i kena gra. Ky te pakten e ka tregu nja dy tre here, kur e la pas dere te derguarin e Klintonit,apo kur tha do bejme lufte per Kosoven.Nuk perulej.Ama vetem gjysem burre, se burri qe o burre, e mer vesh qe s’ben per politike e per lesh, e le postin e iken, ne e do vendin kaq shume.Perkundrazi ky po merr si keshilltart ate Rumsfeldin si dreqin e ka emrin.Me vjen cudi si asnje gazete shqiptare nuk e ka thene, qe ky RRUshsfeldi eshte nje nder njerzit me te urryer ne Amerike e ka kerkuar doreheqjen, por nuk e le Bushi me ik.Sala shkon e merr keshilltar.
    Hajte nj i duartrokitje tani
    Ndoshta nji ndoshta nji jo, por dy a tre duartrokitje i du un.

  41. james thotë:

    20 October 2006 @ 2:30 am

    Une kam frike se Salizmi ne politike nuk luftohet me maskilizem te tipit “burri qe osht burr” dhe me denigrim te femrave (”politikanet e tjere i kena gra”) ose me referenca organesh seksuale. Peshku per mendimin tim duhet te kete pak me shume kontroll me postimet ketu …

  42. enzo thotë:

    20 October 2006 @ 2:57 am

    Gallata e radhes.”burri qe eshte burre”se shpejti do te rrihet nga deputetja Rajmonda Stefi.Ajo premton se “do ta rrah kryeministrin ne parlament po shau edhe njehere opoziten ,nuk duroj dot me”.Ndeshja nuk do te jete e barabarte se ndeshen dy sekse te ndryshme[megjithese nga foto ajo duket si burre],por keto jane normale per nje parlament si i joni dhe per nje vend qe do ngelet gjithmone ne tranzicion.Pesha duket si e barabarte ,mosha mund te kete pak diference.Megjithate spektatoret te pregatiten per ndeshjen e radhes,do te jete shume ndeshje interesante dhe mundesisht te jepet LIVE.Kam nje propozim kush fiton ndeshjen duhet shpallur edhe fitusi i zgjedhjeve lokale ,dhe populli shpeton nga votimet dhe kursehen miliona per fushaten.

  43. blete thotë:

    20 October 2006 @ 3:37 am

    kur do te jepet ndeshja?
    po sa para do te beje hyrja, dhe bileta ne tribune?
    kush do te jete arbiter?
    do t’i tregoje edhe nje here …dhembet Saliu, apo dote na premtoje nga nje komp tjeter?

  44. jani thotë:

    20 October 2006 @ 10:48 am

    budalle apo jo Saliu punet e veta po i di mire.Vajza e tij bredh me makinen prej 58 mije eurosh neper rruget e Tiranes,kurse Berisha betohet se do ja beje te paberen korrupsionit.Per cilin korrupsion e ka fjalen ky njeri, kush mund te ma shpjegoje????????

  45. ardi2 thotë:

    20 October 2006 @ 12:26 pm

    Me ndryshe se keta llozhurat Nanoist eshte . Ne nje vite ka bere me shume investime sesa ne 8 vjete derrat komunist.
    Edhe Bushi s’di te flas por amerikanet e votuan dy here.

  46. Derr Isha thotë:

    20 October 2006 @ 12:47 pm

    ardi thotë:

    20 Tetor 2006 @ 12:27 pm

    Edhe Bushi s’di te flas por amerikanet e votuan dy here.

    ardi ti e imagjinon dot Salen te flase english?
    nuk do e kishim votuar as edhe nje here!!! O’

  47. Jani thotë:

    20 October 2006 @ 12:47 pm

    Sidomos e bija e tij po kenaqet duke investuar.
    Ne nuk ka ngel gje tjeter vetem te kenaqemi duke i zene me goje per mire a per keq,kurse ato e kane kuptuar me kohe se çfare eshte jeta.
    Une e dija qe Berisha ish karrierist, por e bija e tij me ka bindur se qenka edhe diç me shume…
    Ah mjeret ne ne dore te kujt jemi.
    Zot, te lutem mendo per shqiptaret,nxirri nga ky llum.
    Te lutem o zot,ndihmoji!

  48. ardi2 thotë:

    20 October 2006 @ 1:00 pm

    Po Sala pse do flas english ????? pastaj kemi Nanon qe flet 5 gjuhe e coj Shqiperin ne fund te botes vendin me te korruptuar. Berisha puna e pare qe duhet te bente ti sharronte te gjithe ate opoziten Socialiste qe vodhe 8 vjete miljarda dollar .

  49. gatwick thotë:

    20 October 2006 @ 1:19 pm

    Vetem ne v 1997 shqiperia pati 3000 viktima,shkatrim total te shtetit dhe fiksionimit te tij,veriu u hodh ne ofensiv me tabore te Salihit,Gazidedit kundra “jugut komunist” kjo ishte politika largpamse e Salihit,Ardi.-” qe te shpetoje syri, hiqe !” ky eshte parimi i tij

  50. e.T thotë:

    20 October 2006 @ 1:31 pm

    ardi-6 forte !

  51. BUSHI thotë:

    20 October 2006 @ 1:34 pm

    …spo them, nuk po them, nuk po them, nuk po them pentium nuk po them pentium 4 po pentium 3 dhe pentium 2 me 100%…

    1D10T.

  52. ardi thotë:

    20 October 2006 @ 1:51 pm

    Ata qe pretendonin se do sillnin demokracin ne 97 sollen shtetin me te korruptuar ne bote me Nanon,Angjelin,Ramen etj ne pushtet. Gabimi i Berishes ishte se nuk veproj si ne Kili apo ne Greqi ne 74 vende qe sharruan Komunistet dhe jane sot shume te zhvilluara.

  53. e.T. thotë:

    20 October 2006 @ 1:54 pm

    edhe Kili shume i zhvilluar?

  54. gatwic thotë:

    20 October 2006 @ 2:23 pm

    E ,sa metode e mire sharra ,gijotina do ti akishin prere koken Saliut po te vazhdonte me ..

  55. ardi2 thotë:

    20 October 2006 @ 2:28 pm

    Kili i eleminoj Greqia i shfarrosi edhe Spanja te njejten gje beri ne Shqiperi ata u rikthyen ne 1997 me dhune ashtu si edhen me force ne 1944.

    Sala i ka fituar te dy heret zgjedhjet ne rruge Demokratike si ne 92 dhe ne 2005 ju i morret me dhune 1944-1997 jeni e keqja e Shqiperis.

    Po indoktrinoheni keq nga keto gazetat qe financohen prej Edi Rames cdo dite shajn Berishen .

  56. shqipo thotë:

    20 October 2006 @ 3:36 pm

    Jashte temes: e.T.: Kili eshte me i zhvilluar se Greqia; eshte ekonomia me rritjen me te shpejte ne Ameriken Latine.

  57. enzo thotë:

    20 October 2006 @ 3:51 pm

    Permendni Kilin,Greqin Spanjen,por keni harruar Indonezin se cfare beri me komunistet.Dhe ne rast se kom e paten jeten te gjate dhe do ta kene, eshte nje merite e atij YOU+Tube qe ju beni fun sot.E kam thene dhe do ta them qe te gjithe kom pa perjashtim duhet ti ngren permendore atij dhe ta falenderojne dhe te falen per te 5 here ne dite.

  58. e.T thotë:

    20 October 2006 @ 3:58 pm

    edhe Kinezet.

  59. NIK thotë:

    20 October 2006 @ 4:20 pm

    Po lal, po! Do te falemi jo 5 po 10 here ne dite. Dhe pastaj do t’ia kalojme edhe musulmanizmit e do te shpikim fene tone te re “Berishian”. Dhe do te dalim nga 5-10 here ne dite ne maje te minareve dhe do te shajme e do te genjejme pa pike turpi kedo qe do te kaloje ne rruge.

    Dhe nese ndonje na buzeqesh do ti tregojme rrugen drejt zotit te pagabueshem Berishian, kurse nese ndonje na shikon vrenger do ti tregojme ferrin e korruptuar e kriminel …

    Se ne fund te fundit vetem komunistet e kane fajin, e kam fjalen per ata te vertetet se ne Berishianeve na bene me zor komuniste …

    Bile kam edhe nje ide tjeter:

    Te blejme You+Tube edhe Google …

    :-)

  60. comoir thotë:

    20 October 2006 @ 6:44 pm

    Ky dhe kur flet me ze normal, duket sikur cirret.
    Nje arsye me teper per te ikur nga Shqiperia eshte qe ti shpetosh cirrjeve te perditshme, te paevitueshme, te Sales ne tv, qe te bejne me dhembje koke.

  61. NIK thotë:

    20 October 2006 @ 9:00 pm

    Ja edhe nje tjeter:

    http://www.youtube.com/watch?v=njdXWaCLUNk&NR

  62. Dajoshi thotë:

    20 October 2006 @ 9:12 pm

    NIK, medet mer daj me mire mos e kishe treguar, na e prishe terezine mo keq, puh cfare murtaje e drejton ate cope vendi. Shiheni si fillon avash dhe pastaj eksitohet budallai dhe kalon ne ekstaze, nuk do cuditesha sikur te ejakuloje sa here cirret ne ekstazi, duhet te jete rast i rralle psikopati. Po zonja Macbeth qe i fliste Sterkajt sikur te jete edukatore, phu cfare putane. Me duhet te shkoj pak te vjell.

  63. NIK thotë:

    20 October 2006 @ 9:29 pm

    Hahahaha me shkrive Dajoshi :-)

    Saliu me Jozefinen

    hot-tropojani69 :whazup, whats yr name?
    jozi_brunette: jozefina. yrs?
    hot-tropojani69: padyshim!
    jozi-brunette: Padyshim??
    hot-tropojani69: Jo jo, mu mquejn Sali Berisha, jam krenar qe po chatoj me popullin tuej sot. Nji popull i nderuem me tradita te lashta chati qe…qe rrjedh nga fiset dardane.
    jozi-brunette: Nuk jam popull, zoti Sali, jam femen
    hot-tropojani69: Padyshim, gjej rastin me pershendet t’gjith femrat brune te cilt e kan lartsue shqipnin, e kan nderue ntgjith boten. Femrat brune jan e ardhmja e kombit ton te vye. Posht bjondet!
    jozi-brunette: Qfar muzike pelqen zoti Sali?
    hot-tropojani69- Muziken e liris, muziken e demokracis!Poshte korrupsioni dhe Edvin Rama
    jozi-brunette: Qka lidhje ka Edi Rama ketu mor zotni?
    hot-tropojani69: Ai asht mashtrus, ai asht i korruptuem. Ai futet ne chat me nikun Colorful_mayor e don me tmashtrue e te degradue ashtu sic ba ni me zogun e zie.
    jozi-brunette: Zoti Sali, kaq shpejt hyne n’cyber seks a? Pse permen zogun e zie?
    hot-tropojani69- O Brune e burimeve tkullume te valbons’, ti je zog i bardh, je zogu i demokracis, je zogu i liris e europes. Zog i zi jan dosjet e krimit te sollakut, politikant e tmajtes ata kapot e bandes s’lushnjes, klani i zemunit!
    jozi-brunette: Aa, ather ti mendo se un jam ma e mir se Arta Dade
    hot-tropojani69: Padyshim!Bjondet jan tkorruptume, vegla tNanos e te Edvin Rames.
    jozi-brunette: Po thon se bjondet kan more fun a?
    hot-tropojani69 : Mund tken pasur fun npushtetin e perlyr t sociaistve, po ju garantoj se une sali berisha, nuk do lejoj qe bjondet e inkriminuara tvazhdojn tvjedhin e tmashtroj popullin. Some like it hot ka than Merlin Monro, po une sot po t’them Some like being shot!
    jozi-brunette : Bravo zoti Sali, me plumb ballit do i bijm
    hot-tropojani69: Jozefin, ti qeke komplet tipi im! Ca ke vesh ?
    Jozi-brunette: Nji bluz golfi de ri tek mjekra, nji gjaket, dhe floket i kam te pakrehura prej javesh.
    hot-tropojani69: Ti Jozefin, je nderi i ktij kombi, je martire e lirise se bruneve nga veriu e n’jug. Me kte pershkrim fizik, ma ngrite lart deshiren per me t’caktue ty ne krye t’parlamentit, ose ma sakt, n’krye te odes se burrave.
    jozi-brunette : E qka me ba aty?
    hot-tropojani69: O brune e bjeshkeve t’mirdits, atje ti do kenaqesh fort. Ke me godite t’gjith burrat nga ana majt e jotja e me mbrojt vllaznine nga ana e djatht
    jozi-brunette : Po sikur t’me godasin kta tmajtit?
    hot-tropojani69: Mos u frikso, po t’goditen m’thuj mue se i le pa asnji antar komisioni te kqz
    jozi-brunette: lol. Desha me t’than, qka po bahet me at qe vje ktu me nik Sollaku_prosecutor se mka ngacmu shum koht e fundit.
    hot-tropojani69 : Do e bajm banned, se spo vendos ai administratori Lieutentant_Moses_78.
    jozi-brunette: Po mos me pranue
    hot-tropojani69 : Shkatrrojm chatin e ndertojm nji t’ri , vec per na t’dy. Une behem edhe administrator e ty tbaj ministre, dmth supervisor te rendit ktu
    jozi-brunette : Ti qenke shume i amel, po m’pelqen. Pse stakohena?
    hot-tropojani69: Padyshim. T’pres tek sheshi Skenderbej
    jozi-brunette: E nga me te dallue?
    hot-tropojani69 : Jam i gjate, simpatik me dy gishta lart. Kur t’vish ti do jem duke bertit � Posht krimi organizuem, rroft krimi i len per moment t’fundit!�
    jozi-brunette : Pasha zotin, ti qenke i lezecem fort
    hot-tropojani69 : L-O-Lue…kam humor e di. Jozefin, o burim i demokracis, t’pres aty
    jozi-brunette : Do vij m’prit.
    hot-tropojani69 : Ah se per pak pata harrue. Jam i martuem.
    jozi-brunette : Ska problem se un sbaj seks, kam nja 15 vjet qe e kam lan
    hot-tropojani69: JE komplet tipi im! T’pershnes.

  64. blete thotë:

    20 October 2006 @ 9:32 pm

    e paskan rinovuar kete bisedim. lol.

  65. gatwic thotë:

    20 October 2006 @ 10:05 pm

    Ardi,
    po te kundershtosh xhaxhin Sali ,mos je komunist ,keshtu i quan ti te gjithe ata qe jane kundra Saliut ???
    dhe me kete mendje tende ,duhet ti sharrojme ,ti vrasim si ne kili,greqi apo ne shqiperi me Enverin ?? atehere ti kerkoke nje diktature tjeter,por nuk mendoj se do te vendoset ndonje here ne shqiperi .qofte ajo komuniste qofte fashiste (preferenca jote )

  66. john thotë:

    21 October 2006 @ 3:28 am

    Ardi2 tha: Edhe Bushi s’di te flas por amerikanet e votuan dy here.

    Amerikanet nuk e votuan dy here. Aifitoi me numerim zonash jo me numerim votash.

    Pashe kete videon:

    http://www.youtube.com/watch?v=njdXWaCLUNk&NR

    O ZOT! Çfare jane keta mo çfare jane keta kafshe.Si e mbajne veten keta per intelektuale e per politikane.Si kerrcenon kryeministri nje parlament te tere.
    Qesh ti qesh
    Po si mos me qesh mor’ kur ti flet broçkulla dhe jo me fakte.
    Si mor Jozefina thote ne mes te parlamentit “Ulu ti aty!” Ku ngeli “Zoteri ju lutem te uleni ne vendin tuaj”. C’jane keta plera mor lale.
    Si mor kryetarja e parlamentit kerrcenon median i thote ‘Media seance nderpritet, perndryshe…”

    A keni shkallu ju qe me krahasoni B-ushin me B-erishen? O djema, B-Shit i lejohen ne fund te fundit gabimet se eshte pergjegjes per nje bote te tere,jane 1001 probleme, po ky koqija jone 2 milion ka aty e si rregullon dot.
    Ky filmiim ishte degjenerate.shiheni deri ne fund.
    çfare fjalori me bo bo sme besohet
    Zgerdhiu ti zgjerdhiu…kuqo sterrkuqo…nuk jane nuk jane jane.
    Ai duket ne te folur qe po shpik fjale kote se nuk eshte i pergatitur.
    Mos ZOT, na ndeshkove 50 vjet, pse po na ndeshkon dhe 50 te tjera!

  67. kristal thotë:

    22 October 2006 @ 5:21 pm

    “Shkruaj një koment”
    Ça me shkrujt që shqipja ka dy krerë … por me sa duket bosh !!!?

  68. arbeni thotë:

    2 November 2006 @ 3:47 am

    Ju te gjithe qe flisni kunder Sales me ngjani me ate perrallen e minjve me macokun. Minjte meqenese e kishin frike dhe e urrenin macokun vendosen t’i varnin nje zile. i) Zilja do te lajmeronte ardhjen e macokut dhe minjte do te fshiheshin. ii) Zilja do te cmendte macokun me zhurmen e saj.
    Plan shume i mire apo jo. Kur erdhi macoku ne dhome te gjithe u fshehen.
    Komunistet vazhdojne t’i bien zileve dhe Saliu se can hic. Dhe ju djema e vajza vazhdoni… por me shume talent e mbi te gjitha me shume pune. Hapni pak librat me pare se te hapni gojet e liga. Saliu budalla… Konsensusi eshte se Saliu lexon me shume se te gjithe politikanet e tjere. Perdor me shume SMS-te. Thone se tani se fundmi ia mesoi Toni Blerit… i cili nuk dinte akoma se fundmi se si t’i perdorte…ha,ha,ha.
    Saliu budalla…. Ai i mbaroi shkollat e tij me rezultate te shkelqyera. Shikoni deftesat tuaja. Jo shume te bukura besoj.
    Ai u tha deputeteve socialiste. “Ua permbysa eterit, tani ju permbysa dhe ju.”
    Tabloja e zgjedhjeve lokale nuk duket shume e bukur per komunistet dhe ish-komunistet. Deri atehere bjeruni zileve dhe kenaquni, se macoku do te vije shume i lumtur ne dhome…..

  69. Joni thotë:

    2 November 2006 @ 3:59 am

    o beni, ku i gjen keto perralla mo… se si me ngjajne nga nje kohe tjeter, shume pre-’90! Shume Berishiane si perralla. E ke ne terezi ti vella i dashur, si gjithe ne te tjeret - jemi larg, pune e madhe se rrahu kete apoa te Berisha. Pune e madhe se tha kete apo ate budallallek. Une di qe kam 2 vjet e ca ketej nga kanadaja, dhe kesaj here do kem me shume frike se kurre te kthehem ne shqiperi. Frike se si dihet ca te ndodh - po behet cdo dite me keq - dhe kjo fale antiheroi-t tend. I rrofte shkolla Berishes. Edhe Bushi jot ka mbaruar Harvardin po ne nje deklarate te fundit thoshte “Yeah, I like to use THE GOOGLE”. S’po e perkthej se turp ti felliqim dhe amerikanet.
    Po iki ne paqe beni … edhe ti ec, mundohu te ecesh vete ama se kshu sic e ke nisur rrugen ke gje ne vije…

  70. arbeni thotë:

    2 November 2006 @ 6:01 am

    Joni.
    Isha ne Shqiperi dhe me pelqeu shume. Aeroporti dhe te gjitha ne rregull. Nuk e futa doren ne xhep. Bandat ishin eliminuar.
    Bushi e ka mbaruar Harvardin,(me nota C) por ai nuk mund te shkonte atje pa perkrahjen e prinderve te tij, sepse ata kishin kontribuar me perkrahje monetare dhe politike per ate Universitet. Plus Bush-i plaku ishte anetar nderi i atij universiteti, si puna e Edi Rames dhe Fatos Nanos medemek, qe shkuan ne shkolle se ishin bijte e eterve te tyre. Berisha ka care me forcat e tij, si Bill Klintoni medemek. Keshtu qe Joni suksese ne emigrimin tend. Une jo si Beni i Kico Blushit e kam care vet rrugen e jetes. Beni i Kicos eshte Sekretar Politik i PS-se sa per dijeni, dhe babi i tij Kico-ja s’po le gur pa levizur ne media e jashte saj per ta ndihmuar.
    Si gjithmone mirupafshim ne zgjedhjet lokale. Te shohim ne se Ben-at e Kicos dhe Fatos-at e Enveri-t will pull it off. I do not think so. Do you want a bet.
    Suksese dhe Gjithe te mirat.
    Arben (the Dulo)

  71. Skenderbeu thotë:

    8 November 2006 @ 7:37 pm

    edhe dicka persa i perket shkrimeve te mesiperme
    dikush quhet derr dikush kristal dikush john, a jeni shqiptar apo grek?
    sipas mendimit tuaj berisha duhet ta ndryshoj djalektin
    c´far ka te bej djelekti me mendejn apo esht ajo qe thash un me siper… ironia te vjen inat… edhe sikur berisha te kishte folur me djalekt prap do kishin then patriotet,po te kishte qen aq patriot kishte ruajtur djalektin e kulturen e vet,
    me ju bjen njeriu ne hall,sepse mendoni qe jeni te zgjuar shum e nuk ja keni iden fare,nuk dua te them se saliu esht profekt per shqiptaret,sepse per mua ka pasur vetem nje qe ka qen Gjergj Kastrioti SKENDERBEU, poe dua te them
    se nuk ka as dyshim qe esht 1000000 her,me aktiv se nano per shqiperin
    kete e dini edhe vet,flasim ktu per shqiperin jo per interesa personale
    se ndoshta keni pasur ndonje post ne qeverin e nanos.perfundimish zilia
    ju ka qerruar vazdoni te merreni me llafe ,ne ved qe te diskutoni cili do te ishte burr qe ta coj shqiperin perpara, nuk flas ktu per burrat qe kemi ne parlment e qe kan qen ne politik gjat ketyre viteve,po flas per ndonje burr qe duhet ta kerkojm vet ne qe nga mitrovica e deri ne cameri, se jam i bindur qe ka.

  72. e.T thotë:

    18 February 2007 @ 1:55 pm

    juliana thotë:

    19 Tetor 2006 @ 11:38 pm

    me fal klajd po nuk e kuptova. pse ishin false kto certifikatat
    Pse ?

  73. tramadol side effects thotë:

    1 March 2007 @ 4:11 pm

    tramadol side effects…

    news…

  74. red thotë:

    6 May 2007 @ 7:58 pm

    rroft sali berisha o njerez qe e solli shqiprin deri ktu…kaq ishte misioni tij,(fatkeqsisht sesht politikan, po ishte njeriu qe i duhej shqiperis)tani shpresoj tja le vendin dikujt tjeter, kurr komunistave…RROFT DEMOKRACIA, RROFT SHQIPERIA

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com