Identifikohu



Regjistrohu

Berisha: Taksë për kultet

Armando Meta / Gazeta Shqiptare
a.meta@gazetashqiptare.com

Edhe pse me kushtetutë jemi shtet laik, do të kemi një taksë të re për institucionet e kultit. E ka paralajmëruar këtë nismë vetë kryeministri Sali Berisha, gjatë një vizite që bëri në xhaminë e qytetit të Kavajës ditën e djeshme, ku uroi besimtarët myslimanë për festën e Iftar Bajramit. Sipas tij, taksa e re, “e pandjeshme për qytetarët” do të shkojë për restaurimin e objekteve të kultit. Madje, veç kësaj, do të ketë edhe një fond nga buxheti i shtetit, që do të përdoret për këtë qëllim.

“Do të kemi një fond të veçantë në buxhet, ose do të krijojmë një fond të veçantë me një taksë të veçantë të ulët, që nuk mund t’i rëndojë askujt, që ne duhet t’i japim për kultet”, - deklaroi Kryeministri. Përtej qëllimit të mirë, futja me vendim qeverie e një takse të re mbi qytetarët për objektet e kultit, shënon rastin e parë për një shtet laik, i cili vjel taksa për qëllime fetare. Është e paqartë se përse kreu i qeverisë krijon situata të tilla, duke vendosur “gjoba” mbi qytetarët pa pyetur askënd. Duket pak absurde dhe një mungesë e theksuar e laicizmit, fakti që shteti tenton të vendosë dhe të vjelë taksa për institucione fetare.

Pronat
Kryeministri ka prekur gjatë kësaj vizite edhe çështjen e pronave të institucioneve të kultit. Ky problem vijon të jetë një çështje mjaft delikate, për shkak të një mish- mashi të tërë që është krijuar për pronat në fjalë. Thuajse të gjitha komunitetet fetare kanë pretendime pronash. Këto probleme kanë ardhur si rrjedhojë e zhvillimeve urbanistike në vend, konfliktet me një seri institucionesh shtetërore, zaptime tokash ku janë bërë ndërtime me karakter social etj. Lidhur me pronat, Kryeministri ka siguruar se ka qenë e mbetet shumë i vendosur, që përparësinë më të madhe në kthimin e pronave, ta kenë institucionet e kultit.

Barazia
Kryeministri e ka deklaruar edhe dje: “Shqipëria e hendeqeve të mëdha nuk është Shqipëria që unë dua”. Deklarata e kryeministrit i cili sapo dilte nga xhamia ku kishte shkuar për urim për festën u drejtohej më së shumti shtresave në nevojë, ku sipas tij, ka dallime të shumta. “Shfrytëzoj rastin për të shprehur zotimin tim se unë jam shumë i vendosur, që të ardhurat e këtij vendi të njohin një shpërndarje të re. Në këtë shpërndarje të mos ketë të harruar, të mos ketë të skajuar se vetëm kështu ne do të krijojmë solidaritetin familjar, shoqëror, njerëzor. Vetëm në këtë mënyrë ne do të shpetojmë shoqërinë shqiptare nga një hendek i neveritshëm midis atyre që kanë dhe atyre që s’kanë, atyre që vuajnë dhe atyre që jetojnë në parajsë tokësore” tha Berisha duke kujtuar edhe një herë siç duket “skemën e kafshatës” por që nuk e përmendi.

  • Taksa
    Kryeministri Berisha paralajmëron vendosjen e një takse të re, e cila do të shkojë për restaurimin e objekteve të kultit. Kreu i qeverisë nuk ka përjashtuar mundësinë edhe të krijimit të një fondi të veçantë në buxhetin e shtetit për këtë qëllim.
  • Pronat
    Qeveria është e vendosur për rikthimin e pronave, institucioneve të kultit. Kreu i qeverisë deklaroi dje në Kavajë, se për qeverinë që ai drejton, përparësinë më të madhe në kthimin e pronave do ta kenë institucionet e kultit.
  • Të ardhurat
    Të ardhurat për frymë në shkallë vendi do të kenë një shpërndarje të re. Projekti në fjalë është bërë i ditur nga Kryeministri Berisha. Qëllimi i kësaj shpërndarjeje sipas tij, është që shoqëria të shpenzojë më shumë për shkollat, mjekimin për të moshuarit etj.
  • Ferexhetë
    Besimet duhet të respektojnë standardet e institucioneve laike. Ky ka qenë në vija të përgjithshme komenti i kreut të qeverisë, lidhur me debatin e ditëve të fundit për mbajtjen e ferexhesë në shkolla. Berisha ka theksuar se ai është i gatshëm të presë zonjat, si me shami ashtu dhe pa shami.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

7 Komente »

  1. e.T thotë:

    25 Tetor 2006 @ 9:07 am

    Berisha: Taksë për kultet-Opoo …..jepi!
    “deri kur kshu ma ?!”

  2. anonim thotë:

    25 Tetor 2006 @ 10:17 am

    Edhe ne vende te tjera laike ka takse per kultet, psh per kishen. U lejon institucioneve kishtare te pakten te mirembajne objektet e kulteve si monumente historike.

  3. Enkeleas Shkruaji mesazh privat thotë:

    25 Tetor 2006 @ 7:58 pm

    Budallallëk me brirë kjo puna e taksës së kultit…. Unë, p.sh., që s’vë këmbë as në kishë, as në xhami, të paguaj për mirëmbajtjen e tyre? Sikur s’shkon kështu. Nëse paguaj për gjë, le të jetë për hapësira publike, muzeume, ose monumente kulture, që u përkasin të gjithëve pa dallim.

  4. Qafir Arnaut thotë:

    25 Tetor 2006 @ 10:41 pm

    Anonimo: ato vendet e tjera ku qytetari pagu takse per kishen jane 90 % lutherane. Berishici do krijoje edhe nje molle tjeter sherri.

  5. areda thotë:

    26 Tetor 2006 @ 12:04 am

    “Berisha eshte gati te prese zonjat..si me shami ashtu dhe pa shami”….aman se ky te shkrin

  6. emigrant thotë:

    26 Tetor 2006 @ 12:45 am

    Sala ka aftesi te habitshme per konsumim jashtezakonisht te shpejte te pushtetit. Edhe pa shkak. Madje ne me te shumten pa shkak. Si rrallekush.

  7. Jana thotë:

    5 Nëntor 2006 @ 2:03 pm

    Ky u ka cmendur me duket mua!!! Po si vendos taksa ky ne nje shtet laik?! Ketu ku jam une, ne Gjermani, ti mbajne nga rroga nuk e di sesa % nese je katolik apo protestant, dhe kjo ndodh sepse shteti duke qene se u ka marre pronat, per rindertimin dhe mirembajtjen e tyre ti mban ty si invidid, dhe nese ti deklaron qe nuk je antar i kishes, a mysliman a ku di une atehere nuk paguan. Kisha Ortodokse si dhe te tjerat mbahen me te ardhurat qe fitojne nga shitja e qirinjve, ikonave apo ku di une. Se qekur na qenka rritur kaq shume mireqenia ne Shqiperi kete nuk arrij nuk ta kuptoj dot!

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • dudla: "interviste me shkrimtarin e madh ismail kadare". Sna lane njehere reh... Një rrëfim për dashurinë dhe vdekjen
    • dudla: thnx xhib.. gjithsesi ideja ishte "ata dhe ne". kaq. apo nuk guxojme t... Konventa e Denverit, politikanët tanë dhe ne
    • spiritus: Une e pelqeva( nuk eshte kompromis) dhe dicka qe mu duk se kerciste, m... e puthura
    • karkaxhualli: spiritus, nese mendon se kam bere keto komentet lart thjeshte per pune... e puthura
    • miranda haxhia: Asnje promovim, ku te bejne hero pa te lexuar, nuk do ishte kaq i vlef... e puthura
    • flokenaja: Ndryshe nga te tjeret une nuk pata problem te gjeja kryefjalen, kallzu... e puthura