Berisha: Shqipëria, Bum!

Nga ato qe foli sot ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD mund te perllogarisim se qe nga hera e fundit kur doli ne publik Kryeministri shqiptar i eshte larguar planetit tone edhe disa vite drite te tjera. Berisha e ka konsideruar te shkelqyer punen e tij dhe te kabinetit qe drejton dhe eshte mburrur pare e prape me rritje ekonomike dyshifore “ne te gjitha fushat” gjate vitit te kaluar, dhe ka informuar deputetet e tij se vendi po perjeton “një bum”.

Edhe pse nuk ka permendur shifrat e Prodhimit te Brendshem Bruto, apo ato te papunesise, te perqindjes se larte te popullsise e cila jeton nen nivelin e varferise kryeministri eshte ndjere konfident qe ekonomia shqiptare po njeh nje zhvillim “te paprecedent”. Kjo sipas tij i kushtohet mbi te gjitha luftes kundra korrupsionit dhe zbatimit te programit me “te shkelqyer” qe ka njohur vendi - edhe pse sipas Barometrit te Transparency International lufta kunder Korrupsionit ne Shqiperi nuk ka fare duk ne syte e popullit. Shqiperia listohet e fundit per efektivitet ne luften kundra korrupsionit, dhe ky sondazh eshte mbledhur para Gerdecit qe tregoi sesi Korrupsioni, Qeverine Berisha e ka mbarsur per te pjelle zi.

Mes te tjerash, Berisha nuk harron te theksoje qe importet jane rritur me 13%, ndersa eksportet me 41% dhe shton pastaj “…rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve.” Nje lapsus? - Sepse 41% i X mund te jete realisht shume here me i vogel se 13% i Y. Ndaj, te thuash qe 41% eshte 3 here me i madh se 13% pa patur parasysh X dhe Y eshte ose paaftesi, ose pandershmeri.

Gjithesesi, nuk do merrem me demontimin e shifrave bujare qe i kane servirur besniket Berishes pasi nuk jam as i zanatit, e duket, nuk eshte as e nevojshme, pasi sensi i rrumpalles ne keto fjalime tip “Ju betohem qe jeni mire” - flet vete. Perhere me teper Kryeministri me ngjan me ato gamiljet afrikane qe kane deshiren e madhe te tregojne per deborën, qe nuk e kane pare kurre.

Blendi Salaj
peshkupauje.com

______________________________________________________________

Nga Faqja Zyrtare e Keshillit te Ministrave

Kryeministri Berisha: Shqipëria tashmë është vendi i rritjes me dy shifra në të gjitha fushat

Eksportet në 6 mujorin e parë 2008 janë rritur me 41 për qind, të ardhurat nga taksat e tatimet janë rritur me 19.1 për qind, krahasuar me 6 mujorin e parë të 2007-ës, numri i bizneseve të reja të regjistruar është mbi dyfishuar, duke arritur në 13.533

Kryeministri Berisha tha sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se rritja në të gjithë sektorët e ekonomisë së vendit është shumë e dukshme, duke shënuar tashmë vlera me dy shifra. Duke sjellë në vëmendje treguesit kryesor të rritjeve për këtë 6 mujor në disa sektorë strategjikë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Kryeministri tha se numri i bizneseve të rregjistruara është mbi dyfishuar; janë rregjistruar 13533 biznese të reja, kundrejt 6608 bizneseve të regjistruara në 6 mujorin e parë të vitit 2007.

Gjithashtu, Kryeministri theksoi se këtë 6 mujor, eksportet “Made in Albania” janë rritur me 41 për qind, krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar, ndërsa importet janë rritur me 13 për qind. Por Kryeministri nënvizoi se rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve.

Këtë 6- mujor, vijoi Kryeministri, rritja e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, krahasuar me të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2007, është 19.1 për qind, ose 19 miliardë lekë.

Kryeministri Berisha i vlerësoi këto arritje si zhvillime shumë pozitive në 13 vitet e fundit, që kanë të bëjnë me ekonominë e tregut. “Tre vjet më parë, kur u paraqitëm shqiptarëve programin tonë ekonomik në fushatë elektorale dhe në parlament, ne u zotuam solemnisht se do ta bëjmë Shqipërinë vendin e rritjes së shpejtë ekonomike”, u shpreh Kryeministri. Ky zotim, tha ai, bazohej para së gjithash në besimin tek programi i qendrës së djathtë dhe zbatimi i tij, por bazohej edhe në faktin se në vitin 1995 Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me rritje dyshifrore.

Kryeministri nënvizoi se këto arritje janë rezultat i luftës me zero tolerancë ndaj mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, klientelizmit, si dhe rezultat i zbatimit me besnikëri të programit të qendrës së djathtë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha bëri këto komente:

“Kam shumë kënaqësi t’ju informoj për zhvillime ndër më pozitivet në 13 vitet e fundit, zhvillime të cilat kanë të bëjnë me ekonominë e tregut. Tre vjet më parë, kur u paraqitëm shqiptarëve programin tonë ekonomik në fushatë elektorale dhe në parlament, ne u zotuam solemnisht se do ta bëjmë Shqipërinë vendin e rritjes së shpejtë ekonomike. Ky zotim bazohej, para së gjithash, në besimin tonë tek programi i qendrës së djathtë dhe zbatimi i tij. Gjithashtu, kjo bazohej edhe në faktin se në vitin 1995 Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë me rritje dyshifrore. Tre vjet më parë ne nuk folëm, nuk shqipëruam, nuk prononcuam dhe nuk u zotuam për rritjen dyshifrore, por u zotuam për rritje të shpejtë ekonomike.

Unë kam kënaqësinë t’ju informoj sot për zhvillimet e këtij gjashtëmujori dhe treguesit kryesorë të tij.

Këtë 6 mujor, krahasuar jo me 6 - mujorin e qeverisjes socialiste, jo me 6 mujorin e vitit 2006, por me 6 - mujorin e parë të vitit 2007, janë regjistruar 13.533 biznese të reja, kundrejt 6.608 bizneseve të regjistruara në 6 mujorin e parë të vitit 2007. Pra, numri i bizneseve është mbi dyfishuar, duke dyfishuar kësht fuqinë e iniciativës së lirë të shqiptarëve, guximin, vendimmarrjen e tyre në lidhje me bizneset.

Këtë 6 – mujor, eksportet “Made in Albania” janë rritur me 41 për qind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Importet janë rritur me 13 për qind, por rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve.

Këtë 6- mujor, rritja e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, krahasuar me të njëjtin 6 mujor të vitit 2007, është 19.1 për qind, ose 19 miliardë lekë.

Siç e shikoni, Shqipëria është një vend dyshifror në rritjet në shumë fusha. Në vitin 1995, kanë qenë të shumtë ata që më shtronin pyetjen se a do të jetë Shqipëria Tajvani i Evropës dhe unë kisha vetëm një përgjigje: Shqipëria do të jetë shqiponja e Evropës.

Sot, me bindjen më të madhe, ju them se Shqipëria do të jetë dyshifrore në rritjen e saj ekonomike. Ju keni ndjekur në media statistikat e fundit lidhur me rritjen e madhe të vëllimit të ndërtimeve, të vëllimit të tregtisë, të vëllimit të prodhimit industrial, të vëllimit të transporteve. Unë ju solla sot disa nga treguesit e rinj të 6 mujorit, të cilat janë të pa precedentë.

Dua të theksoj se këto rritje janë një bum i padiskutueshëm, pasi një vend në të cilin eksporti i prodhimeve vendase rritet me 41 për qind, një vend në të cilin, pavarësisht nga ulja e taksave, të ardhurat rriten me 19 për qind, një vend në të cilin bizneset rriten me mbi 100 për qind, sigurisht që krijon një bum.

Para së gjithash, kjo është rezultat i luftës me zero tolerancë ndaj mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, klientelizmit, është rezultante e zbatimit me besnikëri të programit të qendrës së djathtë. Në këtë drejtim, dua t’ju informoj se nuk ka asnjë qeveri tjetër që të ketë zbatuar më besnikërisht këtë program sesa qeveria ime. Të dhënat për këto rritje janë në web-in e Kryeministrisë dhe ju mund t’ju referoheni.

Të shumtë janë ata që flasin për taksën e sheshtë, por fatkeqësisht janë të detyruar, për rrethana të caktuara, të zbatojnë taksën progresiste, një taksë kjo kryekëput marksiste. Por qeveria shqiptare është modeli i qeverisë së vogël, e cila në raport me GDP-në, ka një fond pagash, si përqindje, ndër më të pranueshmet prej 6.2 për qind të GDP-së, me gjithë dyfishimin e pagave. Kjo ka ardhur si rezultat i formulës “qeveri e vogël”.

Të shumtë janë ata që flasin për shkurtim të shpenzimeve operative, por realitet e ka bërë qeveria e kryesuar nga unë, e cila nga 3.9 për qind që kanë qenë këto shpenzime në vitin 2005, i ka sjellë ato në 2 për qind, madje këtë vit do të jenë edhe më pak. Të gjitha këto, unë i raportova në seancën plenare të liderëve të 62 partive të qendrës së djathtë, që grupohen në Unionin e Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar. Këto arritje patën impaktin më pozitiv tek ata.

Modeli për të cilin ne luftuam është provuar tashmë si model tërësisht i suksesshëm. Pa u futur në detaje, ju them me kënaqësi se edhe të ardhurat nga akciza e duhanit janë rritur me 27 për qind, krahasuar me vitin 2007. Pra, Shqipëria deri tani është Shqipëria e dy shifrave. Ajo ka vetëm 1 njëshifror dhe ky është inflacioni, i cili këtë muaj po vjen drejt uljes. Ky program është program më i shkëlqyer që ka zbatuar ndonjëherë ndonjë qeveri shqiptare”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

58 Komente

  1. Frroku thotë:

    7 July 2008 @ 9:19 pm

    Sipas njoftimeve te fundit ministrat e qeverise se Salihit,pra te qeverise ne diete,kane filluar te kene shenja shqetesuese nga sistemi i tretjes.Vete krieministri nga qe e ka racionuar shume te ngrenin per arsye se mendon qe te ushqehet sa me mire populli, ka shtate dite qe eshte bere kaps.
    Ka ministra e ish ministra qe kane patur edhe shenja diareje etj.Psh ministri i jashtem detyrohet prej force qe kur eshte jashte shtetit per arsye diplomatike ta shkele dieten qe i ka caktuar Saliu dhe detyrohet te konsumoje nga nje here edhe haviar.Por sa kthehet ne memedhe vet krieministri e kthen me koke posht dhe ja nxjerr te gjitha ç’ka ka henger per arsye diplomatike.Keshtu thone qe ne kryeministri eshte vendosur peshore dhe nje kazan me uje ku perpara mbledhjeve peshohen ministrat dhe ndonjeri qe e ka tepruar me patriotizmin e tij dhe ka rene shume nga pesha e kompenson ate me nja dy litra uje.Une mendoj se gazetaret e tjere mund te bejne nje panorame me te plote per gjendjen e mjerueshme shendetesore te ministrave dhe nepunesve te qeverise ne diete te Salihit.Do te ishte mire te behej edhe nje referendum popullor qe ti detyronte qeverine tua shtonte pak racionin se keshtu skelete siç jane bere ata po na trembin edhe Europen..

  2. Leon thotë:

    7 July 2008 @ 9:20 pm

    dhe ka informuar deputetet e tij se vendi po perjeton “një bum”.
    bum i sateme.. IDJOT

  3. bledi thotë:

    7 July 2008 @ 9:36 pm

    E pershendetim per keto haritje me kengen e Bleones, Bum-Ciki-Bum.

  4. Permetari thotë:

    7 July 2008 @ 9:40 pm

    O Blendo, por edhe Ypi edhe Elisa sikur e konfirmuan kete tek ai emisioni, apo jo? Si thoshte Ypi - “hajde Blendi, hajde - nga kush trembesh nga llojet e picave apo nga kafenete plot? C’me rrini atje ne ate “verre” (SHBA), kokulur e te merzitur tere kohes. Ngelet duke u ankuar e qare ne ate blogun tuaj…” etj, etj. :-) :lol:
    Sa double-standard qe je bre! ;)

  5. emigrant thotë:

    7 July 2008 @ 9:42 pm

    “Ju betohem qe jeni mire”

    Hahahaaa… shum e dhime kjo… :D :D

  6. Qafir Arnaut thotë:

    7 July 2008 @ 9:54 pm

    Ore ktij ka me i rreshqit situata nga duret prap si ne 96. Ceshtje muajsh.

  7. bledi thotë:

    7 July 2008 @ 9:54 pm

    Nuk eshte cudi, madie eshte me e mundshmia qe Berisha te mari (jo te fitoj) zgjedhjet qe vijne , e te jete dhe 4 vjet te tjera ne pushtet.

    Kjo propoganda bajate e tije, qe e mbaj mend ketu e 18 vjet te shkuara….. po Berisha ka nje imunitet ne shqiperi…mund te thote budallallekun me te madh, e bej gjemen e papare, e prape ta shikojme ne krye, madie si ne 2005sen, kur dhe analisti mbi analist Fatos Lubonja bente shkrime qe po vinte te zhdukte korrupsionin, ish-’’sfinksi” i piramidave?!

    Bajat eshte Berisha, po si moster ka jetuar e mbajtur peng vendin keto 18 vjet….e ne vajzhdojme te kendojme…Ore ore lule bore..kemi demokraci shembullore..e jemi ne euro-nato-re, e kemi mostra ne krye si ky.

  8. edrus thotë:

    7 July 2008 @ 10:01 pm

    Këtë 6 mujor, krahasuar jo me 6 - mujorin e qeverisjes socialiste, jo me 6 mujorin e vitit 2006, por me 6 - mujorin e parë të vitit 2007, janë regjistruar 13.533 biznese të reja, kundrejt 6.608 bizneseve të regjistruara në 6 mujorin e parë të vitit 2007.

    Dhe bën mirë kryeministri që nuk përmënd fallimentimin e atyre pak bizneseve që mund të kenë ndodhur vetëm për shkak të forcave madhore (përfshirë dhe atë biznesin e Delijorgjit :( )

  9. J. thotë:

    7 July 2008 @ 11:02 pm

    Qenka bo update doku me shijet muzikore që përkojnë me hite verore.
    http://www.youtube.com/watch?v=gEBM-8lmcjg

  10. ftjkt thotë:

    7 July 2008 @ 11:20 pm

    Berisha: Shqipëria, Bum!

    Me ne fund dikush e morri persiper pergjegjesine e Gerdecit!!! :(

  11. Artian thotë:

    7 July 2008 @ 11:36 pm

    Berisha e ka konsideruar te shkelqyer punen e tij dhe te kabinetit qe drejton dhe eshte mburrur pare e prape me rritje ekonomike dyshifore “ne te gjitha fushat” gjate vitit te kaluar, dhe ka informuar deputetet e tij se vendi po perjeton “një bum”.

    Hajde,kanistra,kanistra…po dihet o njeri qe Ari-xhofka,e shoqa e arixhiut mburr me shume kanistren e vete!..edhe Berisha i bie qe te kete mendjen e aixhofkes,tek tregu i “GABIT” :)

  12. Olka thotë:

    8 July 2008 @ 3:16 am

    Ore shenjtoret e peshkut, po “marketingu” pak genjeshter brenda ka. Eshte si puna e Coca Coles apo McDonalds qe marketon produkte te shendetshme.:) Ose ne terma shqiptare, si puna e refugjatin qe vjen nga amerika dhe hapet by.. ne Shqiperi se jeton ne New York, Boston, apo Chicago kur ne fakt jeton nja tre-kater ore larg “civilizimit” ne ndonje qyteze te humbur dhe me ndonje pune medioker … Jo per gje po keshtu jam edhe vete .. lol

    Nese krieministri i suporton the dhenat me fakte, dhe do besoja se nuk eshte aq ekstremisht genjeshtar, atehere me behet zemra mal qe eksportet jane rritur me 41% … Nese do me hidhet ndonje goje zeherr :) e te me thote se vlera neto ben diference ne raportin import-expot dhe jo % ne rritjet respektive, do i pergjigjesha: Epo nuk jeton ne Shqiperi o vella, e mesa duket nuk merr vesh mbi ekonomine e vendit. Qe kur ti, dhe me gjere vendi, ka pasur shpresa per mos-varesi nga importi e ZOti mos e thente sufficit tregtar ..? :))

  13. Genty thotë:

    8 July 2008 @ 7:50 am

    Hallall ja bafte zoti, hey ky memedheu dashur, sa here e kujtoj me del bythplasur.

  14. Godsmack thotë:

    8 July 2008 @ 8:34 am

    Dje,takova nje shok qe sapo kishte ardhur nga Shqiperia.
    Po e pyesja se ca behet ne Shqiperi.
    Nje fjale me tha-FUKARALLEK!!!
    Fukarrallek ne kulm,shtrenjtesi e madhe,korrupsion!
    Te gjitha keto i dime se i kemi pare vete kur vemi ne Shqiperi.
    Nje gje nuk mund ta kuptoj une!!?
    Si ka akoma njerez akoma qe perkrahin ate “njeri”? Babain e Argites dua them!!??
    Vetem nje menyre ka qe te behesh i pasur ne Shqiperi.
    Te jesh shok i Argites…

    Sa pa fat qe jam!!!

  15. artian thotë:

    8 July 2008 @ 8:42 am

    “..me nje opozite si ju ,une rri ne pushtet edhe 100 vjet!”-tha z.Berisha mu ne mes te parlamentit.

  16. adriatik thotë:

    8 July 2008 @ 9:21 am

    Kur ishim te vegjel, mesuesja e klases se katert (mund te kete qene edhe e pesta) na vinte te luanim “numrash”. Te gjithe duhet te ishim te vemendshem, nxenesi i pare thoshte 1, i dyti, 2, i treti -bum-, i katerti 4, dhe keshtu me rradhe; shifrat qe mbaronin me 3 dhe plotpjestoheshin me 3, nuk duhet te permendeshin por te thuhej -bum- ne vend te tyre.
    Tek numuri 12 qelloi nxenesi me i mire ne matematike dhe ai foli -bum-bum, tjetri qe vinte prapa filloi te qaje sepse nuk gjente dot bumin per te cilin ishte pregatitur para kohe, etj etj.

  17. bumci thotë:

    8 July 2008 @ 9:24 am

    E ndjej veten shume krenar me arritjet e qeverive te mija.Nga 44 e ketej te gjitha qeverite kane pasur vetem arritje dhe suksese.Me te vertete nje bum bum ciki bum qe vetem ne shqipetaret mund ta shijojme.Nuk eshte pak nje rroge qe fillon nga 150$ dhe perfundon ne 150euro dhe kur cmimet jane me te shtrenjta se ne amerike apo gjetke.Vetem bangladeshi ose Mongolia mund te na e kaloje me ciki bumin e tyre.
    Bum bum gerdec,bum bum doktorat qe te heqin nje veshke pa e dijtur dhe shtojne kapitalin e tyre,bum bum qeveritaret me te vjedhur toka edhe pasuri,bum bum ketu e bum bum atje,bum bum ne parlament me dosjet e spiuneve qe eshte bere nje terkuze 18 vjecare.bum bum ,vetem kur te plasin bumjet si ne gerdec atehere shkundemi ne shqipetaret nga gjumi letargjik dhe nga ginjeshtrat e mashtruseve.

  18. Shqiperi Etnike. thotë:

    8 July 2008 @ 10:13 am

    Legen kryeminister,ngaterron bumin e familjes dhe ministrave te tij me ate te popullit.

  19. berberi thotë:

    8 July 2008 @ 10:41 am

    Arritjet e ketij Krye K….mund te krahasohen vetem me bemat e planeve 5 vjecare te PPSH-se.
    Lart me larte o shoke,
    Flamujt e kongreseve.
    Beteja fitoresh,
    Perpara na presin.

  20. hunter thotë:

    8 July 2008 @ 11:01 am

    Tema Berisha, Shqipëria, Bum! ne perfekt “Shekulli” style.
    Perpara komenti e pastaj lajmi!
    Kush eshte me patetike? Retorika e kryeministrit (zanati i tij, ne fund te fundit i bazuar ne shifra) apo retorika e prologut te kesaj teme, ku antiberishizmi eshte elementi i perbashket i cdo arsyetimi viktimist dhe nihilist.

  21. berti thotë:

    8 July 2008 @ 11:30 am

    hunter, meru me permbajtjen jo me “Shekulli” e kshu gjonash. Te pakten ruaj kete linje kur Sales t’i hyje helli. Jo per gje po ju te Salihit jeni si plastelina, merni formen qe ju japin.

  22. njera thotë:

    8 July 2008 @ 12:28 pm

    …se vendi po perjeton “një bum”.
    ————————————————

    Do e kete per bumin e Gerdecit, se ai eshte i vetmi bum qe dalluan shqiptaret. Keto bumet e tjera i sheh vetem kryeministri jone (qe i rafshin bumjet n’kaptine atij!). Sinqerisht, une nuk kuptoj pse ky njeri kembengul te flase idiotsira. Ose eshte idiot vete ose kujton se jemi idioter ne e do besojme genjeshtrat e tij.
    Mjere ne qe e ekmi ne krye!

  23. njera thotë:

    8 July 2008 @ 12:36 pm

    hunter thotë:
    … retorika e prologut te kesaj teme, ku antiberishizmi eshte elementi i perbashket i cdo arsyetimi viktimist dhe nihilist.
    ——————————————————

    Ke shume te drejte hunter. Ky kryeminister na ka shnderruar te gjitheve ne viktima dhe, kur flasim per te, pervec nihilzmit e dekadences nuk na frymezon asgje tjeter. Idealizmit i ka vdek nona per Salen.

  24. arbi thotë:

    8 July 2008 @ 12:40 pm

    tema:mbreti lakuriq…komenti:rroftè mbreti..!!he he he po ky mbreti ynè nuk di as tè flas,”ju betohem qè jeni mirè”!!!duhet zanat edhe tè gènjesh..i uroj me gjithè zemèr mbretit tonè tè nderuar qè tè filloj sa mè parè tè jetojè si qytetar i thjeshtè nè vendin fantastik e nè zhvillim tè paparè qè pèrshkruan!!

  25. casual thought thotë:

    8 July 2008 @ 1:16 pm

    Mes te tjerash, Berisha nuk harron te theksoje qe importet jane rritur me 13%, ndersa eksportet me 41% dhe shton pastaj “…rritja e eksporteve “Made in Albania” është 3 herë më e madhe se rritja e importeve.” Nje lapsus? - Sepse 41% i X mund te jete realisht shume here me i vogel se 13% i Y. Ndaj, te thuash qe 41% eshte 3 here me i madh se 13% pa patur parasysh X dhe Y eshte ose paaftesi, ose pandershmeri.

    Nuk eshte paaftesi, as pandershmeri, por nje gje qe e bejne politikanet ne te gjithe boten: interpretim i statistikave per te mburrur punen qe bejne vete.

    Nuk eshte hera e pare qe Sala ben interpretime te tilla dhe nuk eshte Sala i pari qe po i ben. Dihet qe ai 41-shi jo mund te jete por eshte shume me i vogel se 13-shi, pasi merret nga nje baze shume me e vogel, qe eshte vlera e eksporteve ne krahasim me te importeve. Po Berisha per ate po flet, per rritjen si perqindje, jo si vlere. Ju mund ta kritikoni per shume gjera por kur flet me shifra te sakta mos flisni kot…

  26. gre_wireless thotë:

    8 July 2008 @ 1:37 pm

    votoj qe kjo te jete thenia e dites:

    “Shqiperi Etnike. thotë:

    8 Korrik 2008 @ 10:13 am

    Legen kryeminister,ngaterron bumin e familjes dhe ministrave te tij me ate te popullit.”

  27. Vlore1920 thotë:

    8 July 2008 @ 1:51 pm

    Komandanti paska humor. Marrte nga ditet tona se po na e ben Shqiperine te lulezuar cdo dite. Bum ekonomik i bere nga qeveria me Jemin gjanen, xhuvelrat, ndokrat, me keta palaco s’ben as bum halesh jo bum ekonomik.

  28. kapedani thotë:

    8 July 2008 @ 2:37 pm

    Ju betohem qe jeni mire! - Gjeniale!

    Filloheni dhe perpunoheni kete mendim ne koke. Ai amerikani i firmes se Konsulences per imazhin dhe marketingun e firmes “Berisha” ka shartuar dy ide, ate modernen (- coolness, ), me ate tradicionalen (- Bacen, autoritetin qe flet: ndegjo plakun!, ose vallahi bilahi, je top, ndegjo baben!)

    Vetesugjestionimi me telekomande. Ky eshte nje ushtrim i forcave kibernetike (cybernetic) te kontrollit. Berisha, midis modernes dhe tradites.

    E imagjinoj kete varg ne nje kenge rap ala-marokene. Ju betohemmmmm….betohemmm…..I swear……wallahi……..jeni mire… top….shkelqyeshemm…..super (ta marrin vesh ata nga kosova)……get cool….(Refreni) ju betohemi…..ju…betohemi….!

  29. Moza thotë:

    8 July 2008 @ 2:39 pm

    :-)
    Qafsha Lirien, shume mire jemi !
    Per marshalla, ene duhet me e kap me dore ! :-)

  30. mroklla thotë:

    8 July 2008 @ 2:59 pm

    Thote qo: Per marshalla, ene duhet me e kap me dore !
    Tuj, tuj, tuj! :)

  31. Idris thotë:

    8 July 2008 @ 3:04 pm

    Bam bum bom bim….Jepi Mixhe me fishekzare..se dhe ne 96 keshtu na the :
    Kalum ke nje strategji e re Ke “HOPI I ZHVILLIMIT” dhe na cove ke …

  32. Frroku thotë:

    8 July 2008 @ 3:09 pm

    Perse ma keni ulur…flamurin e fitoreve te Salihit?

  33. emigrant thotë:

    8 July 2008 @ 3:09 pm

    kapedan… big-big smile… me at marokencen… hihihihiii…. FLM!

  34. Moza thotë:

    8 July 2008 @ 3:09 pm

    Nuk thuhet ma ashtu me llafe turpi,
    Thuhen ke Gryka e Kelcyres ! :P

  35. emigrant thotë:

    8 July 2008 @ 3:10 pm

    Allah-ile you R fine…
    swear to God, birinxhi….

    hahahaaaa…. a bofsh hajer, jarabi… :D

  36. Artian thotë:

    8 July 2008 @ 3:37 pm

    Malet me blerim
    mbuluar,
    plot me bukuri,
    Bum,bum,bum!
    Bleron Qeveria,blerim ane e mbane!
    Hani, o dele hani, se edhi behar!

  37. berberi thotë:

    8 July 2008 @ 4:22 pm

    Sukseset e qeverise Bisha: Gerdeci BUM BUM !

  38. zimi thotë:

    8 July 2008 @ 4:48 pm

    mos e merrni seriozisht sepse ka lajthitur.po drita ka,uje kur ka eshte i ndotur,pune sa te duash,korrupsion ska me etj.etj.ky ka pjerdhur fare

  39. Pjer Thomas thotë:

    8 July 2008 @ 5:11 pm

    Frroku;…. Sipas njoftimeve te fundit ministrat e qeverise se Salihit,pra te qeverise ne diete,kane filluar te kene shenja shqetesuese nga sistemi i tretjes.Vete krieministri nga qe e ka racionuar shume te ngrenin per arsye se mendon qe te ushqehet sa me mire populli, ka shtate dite qe eshte bere kaps…..
    ……Do te ishte mire te behej edhe nje referendum popullor qe ti detyronte qeverine tua shtonte pak racionin se keshtu skelete siç jane bere ata po na trembin edhe Europen…

    :-) :-) :-)

  40. Idris thotë:

    8 July 2008 @ 5:20 pm

    Mire Pjer! :D
    ..ka shtate dite qe eshte bere kaps…. do shtoja se nga vizita mjeksore qe ju be u vu re se shumices se kabinetit Qeveritar :
    “”"”u kishte zene b@tha MERIMANGA……

  41. gjon cima thotë:

    8 July 2008 @ 5:37 pm

    Shifrat shkojne te gjitha perpjete ne Shqiperi, çdo gje shkon ne rritje. Shkelqyeshem.
    Saliu jeton akoma me djetat qe merr jashte shtetit, merr nje rroge “mizerabel”, nuku ka kurrfare gjeje si prone…
    pisllek.

  42. Eralda thotë:

    8 July 2008 @ 5:39 pm

    Moza thotë:

    8 Korrik 2008 @ 2:39 pm
    :-) Qafsha Lirien, shume mire jemi !
    Per marshalla, ene duhet me e kap me dore ! :-) #

  43. Marshalla thotë:

    8 July 2008 @ 5:45 pm

    :-) Eralda

  44. shefi kuadrit thotë:

    8 July 2008 @ 6:12 pm

    Keto fjalimet e Salliut me ngjasojne me fjalimet e plenumeve te enverit. Vetem krahasimi me vitin 39 mungon.

  45. Manjola thotë:

    8 July 2008 @ 6:19 pm

    #

    Marshalla thotë:

    8 Korrik 2008 @ 5:45 pm
    :-) Eralda

  46. MILA thotë:

    8 July 2008 @ 6:24 pm

    O ketijt i kane bere trrute bum me kohe…Ka the fantazi te detajuara per bumin ekonomik ne shqiperi jo per gje….

  47. hunter thotë:

    8 July 2008 @ 8:36 pm

    Ky kryeminister na ka shnderruar te gjitheve ne viktima dhe, kur flasim per te, pervec nihilzmit e dekadences nuk na frymezon asgje tjeter. Idealizmit i ka vdek nona per Salen.

    E pse jemi te gjithe viktima o njera? Nuk jane viktima shqiptaret. Jashte vendit emigrantet kane punuar e ndertuar sa per nja 10 Shqiperi bashke. Po edhe ne Shqiperi eshte investuar, ndertuar. Ku mire, ku keq, dakort. Kshu me fjale per vendin tone te gjithe ankohen, shajne, te gjithe kunder te gjitheve per te mberritur te fraza qe i ve kapak muhabetit “…ah nuk behet ky vend, jo”. E urrej kete mentalitet fatalist.
    Kur them qe menyra e prezantimit te kesaj teme eshte tendencioze ne Shekull-Style, e them se me vjen nder mend shkrimi i Shekullit per klasifikimin e Shqiperise si vendi i fundit ne bote per klimen e biznesit e pastaj zbuloje se sipas “Forbes” Shqiperia kishte levizur nga vendi i 111 ne 77.
    Berisha ben propagande, dakort. Do ta benin te gjithe ne vendin e tij. Shifrat jane ekzakte? Ti pergenjeshtroje opozita me fakte. Vetem kujdes se shifrat jane te INSTAT. Jane te verteta, por nuk paraqesin realitetin? Opozita te jape motive te bindshme per kete teze. Apo E. Rama eshte teper i zene me takimet “gju me gju me popull” ne fshatrat e Mirdites edhe ka lene ne parlament Erjon Bracen, qe i nis letra OKB ku thote se kryeministri (edhe i tij) eshte burre i poshter.

  48. hunter thotë:

    8 July 2008 @ 9:05 pm

    Se harrova.
    Ne nxitim e siper per te “demaskuar e ti cjerre masken armikut Berisha” askush nuk lexoi njoftimin per shtyp te kryeministrise e nuk i vuri askush rendesi nje fraze, qe eshte me te vertete nje shigjete ne harkun anti-Berisha. E kam fjalen per

    Të shumtë janë ata që flasin për taksën e sheshtë, por fatkeqësisht janë të detyruar, për rrethana të caktuara, të zbatojnë taksën progresiste, një taksë kjo kryekëput marksiste.

    Le te themi, qe per momentin problemi nuk shtrohet (jemi teper te varfer), por progresiviteti i taksimit nuk eshte takse marksiste. Garanton barazi ne kontribuim dhe perdoret ne vende me histori te ekonomise tregu me te vjeter se ne.

  49. Bumja thotë:

    8 July 2008 @ 9:24 pm

    hunter
    Kshu me fjale per vendin tone te gjithe ankohen, shajne, te gjithe kunder te gjitheve per te mberritur te fraza qe i ve kapak muhabetit “…ah nuk behet ky vend, jo”.

    ahh gabim zoteri vendi eshte i mrrekullueshem, me njerez te bukur dhe natyre te vecante.. Problemi eshte Sala qe nuk ka per tu bere kurre robe.. d.m.th. “ah nuk behet ky sala,jo”..

  50. emigrant thotë:

    9 July 2008 @ 1:12 am

    PO sjell kete koment nga ky blog. Komentuesi (me nickname “Tropoja”) ma do mendja qe flet nga Shqiperia; personalisht e falenderoj dhe i heq kapelen:

    “…fati e ndoshta edhe tipi, me ka krijuar mundesine te shikoj cfare realisht po ndodh ne Shqiperi. Dhe po ju them se nuk po ndodh ajo qe thone mediat, raportet nderkombetare, ministrite, agjencite qeveritare, Presidenti, OJF-te, analistet e gjitha te tjerat. Ate qe po ndodh vertet, ose me perfersine me te afert tek e verteta, nuk po e thote askush. Dhe une mendoj se eshte shume keq. Ketu mashtrohet, ketu shitet emri, kombesia, kufiri, morali, gruaja e vajza, ketu vidhet, ketu vritet, ketu ka krim, ka barbari, ka makuteri, ka korrupsion e njemije e nje te zeza. Nuk eshte kjo qe po them, nje kendveshtrim pesimist i ardhur prej veshtrimit me syza dielli, jo,jo, me ka qelluar ti njoh nga afer zyrtaret e shtetaret e ketij vendi, me ka qelluar te pres para zyrave shteterore e private, me ka qelluar te shkoj spitaleve e shkollave, dhe me besoni, eshte shume keq. Ne mos e gjitha, pjesa me e madhe e kesaj situate vjen pre politikes dhe me radhe pastaj, prej te tjerave. Politikanet tane jane mashtrues, jane manipulatore, ata genjejne, ata kane blere mediat jo vetem qe mediat te mos denoncojne krimet dhe genjeshtrat e tyre por edhe ti zbukurojne fjalimet dhe platformat e tyre boshe. Keta politikane kane blere gjykatat dhe prokurorine, kane blere shtetin dhe antishtetin, ne jo pak raste udhehiqen ose mbrojne trafikante me emer, keta politikane mendojne dite e nate se si te pasurohen per veten e tyre dhe nuk mendojne kurre per popullin, ata nuk i kane beler OJF-te, ata i krijuan ato ne menyre qe ti kene nje ze shtese per te dale ne publik e per te mbajtur nje qendrim pro politikanit baba dhe kunder politikanit armik. Politika ketu eshte bere biznes ne mos kumar, dhe nuk konceptohet fare si perballje idesh e platformash per nje te ardhme me te mire. Dikush mund te thote si dhe cka mund te ndryshojme? Ndryshimet ndodhin gradualisht, une do ta quaja normale protesten masive, por harrojeni, keta politikane nuk preken prej saj. Ndaj ajo qe duhet te bejme, eshte qe fillimisht te ndryshojme vetveten. Ta shpallim se e dime mire kush jane keta horra qe po na pine gjakun, qe po na shesin token brenda kufirit shqiptar e gjuhen po ashtu, ta shpallim se fjalet e tyre jane genjeshtra dhe si te tilla nuk duam ti besojme, ta hedhim ate te shkrete vote me pergjegjesi dhe te luftojme deri ne fund qe ajo te shkoje per ate qe kemi zgjedhur, ti vrojtojme mire personat qe zgjedhim dhe qe u japim pushtet, ti japim secilit nga ne ne vecanti dhe popullit ne pergjithesi, pushtetin e kerkeses se llogarise ndaj qeverise, pushtetin e ndryshimit e ndeshkimit te qeverive dhe ti denoncojme mediat, OJF-te, sektet, kryebashkiaket e pandehur dhe gjithe te korruptuarit tjere qe kane humbur cdo lidhje me realitetin e mbushur me halle e probleme ne kete vend, duke enderruar ne strofkullat e tyre te ngrohta kriminale se si te pasurohen edhe ca dhe se si te na pine edhe piken e fundit te gjakut qe na ka mbetur.”

  51. Ndergjegjja thotë:

    9 July 2008 @ 12:35 pm

    Jam shume dakort me emigrantin, ndryshimi duhet te vi nga ne se pari. Kam pasur gjithashtu rast te jem para dyerve te ambasadave e te refuzohem pa asnje shkak duke humbur komplet dinjitetin dhe krenarine time. Babai im ishte duke vdekur e nese nuk paguaje ne xhep doktorin nuk te fillonte operacionin. Kam degjuar nga miq qe ne se nuk paguanin mesuesen e femijes se tyre ata rrezikonin t’a ngelnin femijen pa shkak ne klas edhe pse notat ishin te mjaftueshme. Te gjithe keta persona, mesuesi, doktori,shitsi jane prinder, nena e baballare qe dhe atyre diku ja u kane futur, i kane mashtruar, rrogat
    Po c’mund te beje une e pafuqishme pa asnje force ndryshimi te ketyre ceshtjeve shume te rendesishme ne jeten time e te individeve si une, po te pa vlefshme aspak ne jeten e qeveritareve tane medioker ku forca e dituris dhe diplomacise shkrumbohet pa meshire ne fytyrat e tyre te dhjamosura…
    Ajo qe me “vrau” me teper ishte kur u ndodha me pinjollet e Berishes ne Sarand nje nje lokal, atehere kur Berisha do te hapte sezonin e ri turistik 2008 dhe ku asnje kembe turisti nuk ka shkelur akoma edhe tani qe po shkruaj. Nje nga trimereshat e xha Saliut i thote nje mikut te saj ne telefon - ik se me eshte q… motra ketu dhe zedhenesi i xhaxhos me te mbrapme te bemshme i kthehet nga tavolina e mbushur me prodhime te fresketa deti per te cilat paguante lokali, po pse vetem motra? E vajza ja kthen po edhe nena atehere, motra dhe nena me jane qire ketu….
    Ata ishin te ri, nje grup rreth 6 persona, mesatarja e moshes 30-35, e ardhmja e PD, ambizioz deri ne palc dhe te degjeneruar deri ne dhemb. Ata qe mbushin fjalimet medioker te Berishes, ata qe kopjojne e qe fantazojne me shume se Andersen, ata jane e ardhmja e PD, e ardhmja e Shqiperise. Kush zedhenes i xha Berishes, kush kordinatore e presit etj keta te rinj me pasqyruan ne nje fraksion te sekondit te ardhmen e frikshme te politikes qe na pret. U tremba, u shokova e me dhimbje mund te them qe gjerat jane degjenuar deri ne palc, krimbi ka hyre shume thell, myku eshte perhapur kudo.
    Duhen prere te tera deget e mundshme, po c’mund te mbetet me pas?!!
    Eshte vone, eshte teper vone.
    Koha per ndryshim duhet te vi ne kete sekond, po kjo nuk behet pa ty e mua, pa ne tere, qe keshtu e vetmja zghidhje qe kemi eshte te mendojme mire per te ardhmen tona para se te perdorim armen tone te vetme “VOTEN”

  52. Artian thotë:

    9 July 2008 @ 1:02 pm

    Emigrant,ke sjell ate qe ne konstatojme te gjithe!Nuk eshte ceshtje debati,opinione te kunderta,pozite -opozite.Gjendja ne Shqiperi eshte jashte imagjinates,dhe faji perseri mbetet POLITIKES.eshte turp dhe duhet ti vije turp, kush e quan veten politikane ne Shqiperi!!

    Po citoj nga shkrimi:

    Ketu mashtrohet, ketu shitet emri, kombesia, kufiri, morali, gruaja e vajza, ketu vidhet, ketu vritet, ketu ka krim, ka barbari, ka makuteri, ka korrupsion e njemije e nje te zeza. Nuk eshte kjo qe po them, nje kendveshtrim pesimist i ardhur prej veshtrimit me syza dielli, jo,jo, me ka qelluar ti njoh nga afer zyrtaret e shtetaret e ketij vendi, me ka qelluar te pres para zyrave shteterore e private, me ka qelluar te shkoj spitaleve e shkollave, dhe me besoni, eshte shume keq.

    Shume e vertete,nuk je as i vetmi dhe as i fundit qe e konstaton,komntuesi me nick Tropoja.!
    Ka shume vite qe kjo gjendje,eshte mjerane,por tani po qelbet fare!!

    Ne mos e gjitha, pjesa me e madhe e kesaj situate vjen pre politikes dhe me radhe pastaj, prej te tjerave. Politikanet tane jane mashtrues, jane manipulatore, ata genjejne, ata kane blere mediat jo vetem qe mediat te mos denoncojne krimet dhe genjeshtrat e tyre por edhe ti zbukurojne fjalimet dhe platformat e tyre boshe. Keta politikane kane blere gjykatat dhe prokurorine, kane blere shtetin dhe antishtetin, ne jo pak raste udhehiqen ose mbrojne trafikante me emer, keta politikane mendojne dite e nate se si te pasurohen per veten e tyre dhe nuk mendojne kurre per popullin

  53. canart1975 thotë:

    10 July 2008 @ 2:02 am

    I mjeri Sali po mundohet te genjeje harron qe jetojme ne “kohen e internetit”
    Shkoni tek faqja e drejtorise se doganave dhe beni nje llogari te thjeshte
    ,do shikoni qe deficiti i eksporteve nga importet eshte rritur nga 600 milione euro ne 2005 ne 1 miliarde euro ne 2008
    I rente bumi ne tajare te shkretit.Per nje cast e besove dhe vura ne shitje shtepine per tu kthyer ne Shqiperi.Shyqyr qe i futa nje te kontrollume thuaj.

  54. Sinani nga Elbasani thotë:

    10 July 2008 @ 8:54 pm

    RRINI TE QETE SE KY VIT ESHTE NJE NGA HALLKAT E ZINXHIRIT TE GJATE!!!
    KANE FILLUAR INVESTIMET ME UTURIME PER TE MOS NDALUR EDHE PER NJA 12 VJET TE TJERA…
    KOMUNISTAT ME “POLITIKEN E TYRE TE RE” NUK DO HYPIN MO N’KALE, SE I KA NGORDHE I HERE E PERGJITHMONE!!!! ;-)

  55. xhibi thotë:

    11 July 2008 @ 12:34 am

    “Ju betohem qe jeni mire”

    ————————–

    “Sikur ta dinit sa mire qe jeni o njerez, do kishit zili veten tuaj.” :D

    Me gjithe debatet e zjarrshme qe shikon ne media dhe tek Peshku se nen cilen parti ishte me mire Shqiperia, veshtire te shikosh shume krahasime mbi fakte, mbi shifra. Lexon me shume demagogjira dhe propogande, dhe tjetersim faktesh me qellim, shume here dhe nga media, sic i kemi pare dhe ne ato artikujt qe ka bere Shekulli per raportet boterore p.sh.

    Do ishte mire sikur ndonje ekonomist (mundesisht apolitik) te kishte bere nje tabele krahasuese me shifra te ndryshme te treguesve ekonomike te Shqiperise gjate cdo viti qe nga koha e demokracise, dhe me shifra te mara nga institucionet shqiptare, dhe tregues nga institucione nderkombetare.

    Me pas krahasimin njerzit e bejne vete duke pare shifrat, pa qene nevoja te degjojne versionet e Sales, Edit, Erjonit, apo te te komentatoreve te pasionuar politikisht te Peshkut. Kjo e fundit nuk i referohet kesaj teme, se po pertoj te lexoj ato qe ka thene Sala dhe ca keni komentuar ju. :P

  56. Bogdan thotë:

    13 July 2008 @ 11:17 am

    Tani edhe shume keq nuk eshte ! Se mos kemi qene me mire perpara.Saliu ben detyren, ate te mbaje me shpresa popullin.Shqiperia keshtu ka per te mbetur edhe per shume kohe.

  57. Nostra_22 thotë:

    13 July 2008 @ 9:24 pm

    E keni keqkuptuar kryekaqolin, e ka patur fjalen per Gerdecin boom dhe jo per ekonomine bum. ;)

  58. Tropoja thotë:

    14 July 2008 @ 9:41 pm

    Emigrant, flm per publikimin e komentit ketu! Nickname perfaqeson personin tim, shkruaj, jetoj, punoj dhe vuaj ne Tirane. Ne Amerike nuk kam qene ndonjehere edhe pse dua shume te shkoj!

    PS: Sqarimi lidhur me Ameriken behet per shkak se nje nick-name i njejte shkruan dhe prej andej, te cilin e respektoj ne mendimet dhe qendrimet e tij me te cilat ne fakt, nuk kam asgje te perbashket!
    faleminderit!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com