Berisha, ofertë Cekës për zgjedhjet e 2009-ës
Gazeta Standard
21/05/2008
Shpresonte për një post ministror, por duket se ka mundur të sigurojë një aleancë të përbashkët me PD-në në zgjedhjet e 2009-ës. Madje dhe si kandidat për deputet nën siglën e koalicionit të djathtë dhe ky duket se do të jetë drejtimi i ri politik i kryetarit të Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, i cili tenton afrimin me të djathtën në zgjedhjet e reja parlamentare. Kjo siguri i është dhënë dje nga Kryeministri Sali Berisha gjatë një kafeje të përbashkët në ambientet e hotel “Sheratonit”. Ndaj, Neritan Ceka, ka vendosur të rikthehet sërish në partinë që e themeloi 18 vite më parë. Ceka dhe Berisha zhvilluan dje një takim kokë më kokë ku pas takimit z. Ceka pranoi se është folur edhe për të ardhmen e Partisë Demokratike. Vet Berisha e quajti një takim privat dhe të rëndësishëm. Por burime brenda takimit, bëjnë të ditur se mes tyre është rënë dakord për një kandidim në zgjedhjet e 2009-ës. Por Berisha për mediat mjaftoi me: “Mund të them se ishte një takim miqësor dhe i rëndësishëm privat”. Kurse kreu i aleancës demokratike deklaroi: “U fol për PD-në e djeshme dhe të djathtën e së nesërmes që do të krijohet pas zgjedhjeve të ardhshme. Biseda në përgjithësi dhe jo në veçanti ishte një takim krejt miqësor dhe pa një axhendë të përcaktuar”. Ky takim duket se do të jetë një shpërblesë e demokratëve ndaj ndihmës që Neritan Ceka i bëri zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, Bamir Topi. Ceka me kandidimin e tij arriti të zhbllokonte krizën presidenciale, duke futur në rrjedhën e duhur kushtetuese zgjedhjen e re presidenciale. Por duket se dëshira e tij ishte një post ministror, gjë që deri më sot nuk u bë. Gjithsesi, një zgjedhje e re, siç është ky bashkëpunimin zgjedhor në vitin 2009 me PD-në, nuk do ta nxjerrë kurrsesi të humbur politikanin e njohur Neritan Ceka, i cili karrierën politike e nisi pikërisht në Partinë Demokratike.


22 May 2008 @ 8:58 am
Ky Ceka eshte shume i pafytyre!
Ne pergjithesi politikanet tane jane te pabese,pa ide,imoral.
Ajo qe duan ata eshte vetem pushtet per te bere para!
Ne djall vafshin te gjithe!!!!!!!!!
22 May 2008 @ 10:39 am
I paska blinduar dyert rama. Per te mbetur ne parlament (qofte edhe ne opozite) cekes i duhej patjeter nje aleance. Mire e ka bere. Me mire ceka se “qendrestaret” ne listat e PD.
22 May 2008 @ 1:58 pm
Nje tjeter “sulm” i Berishes ne gjirin e opozites !!! Pu pu !! c’po i punon ai Opozites, e ka bere “lesh arapi” me pazeret qe ben per te kompromentua tere “lideret” e te majtes
Rames ja mbylli gojen, aq sa s’po e zevendeson Oken si ZV/Kryeminister (ka Ramen qe e loz bukur) - gjithashtu, Rama s’kritikon me tani, s’ka me goje te thote “Berisha ik” se vete me te i bejne marifetet.
Me LSI, PD ka bere lloj-lloj aleancash ne rang lokal, ku shpesh Kreret e Keshillave Bashkiake aty ku PS ka Kryetarin e Bashkise, i kane kaluar LSI me aleancat fluide me PD (prsh, Fier, Tepelene etj)
Me PAD-ne po ” piu” ne kafé Sala … vetem Gjinsuhi i ka ngelur per “te korruptuar”, por s’ma merr mendja se do denjoi te beje duart pis me Skenderin !!!
Harruam Nanon, shtrengimine duarve !! Priteni dhe Nanon, se ne Shtator kthehet nga Pushimet, - thone se do hapi Parti te Re (Partia Socialiste e Vertete)
Hajde gallat hajde !
22 May 2008 @ 2:34 pm
Akoma me Saliun ju? Ky eshte dead man walking sa te dali ne pension pas nje viti.
22 May 2008 @ 3:14 pm
dead man walking (njeriu qe ecen drejt egzekutimit e fundit te jetes)
Kete gje kane thene per Berishen, plot 18 vjet, e ky ”dead man walking” jo vetem ka ecur po do vazhdon te eci me sa shihet, per te keqen e ketij vendi.
Dhe nje nga me te keqiat, eshte kjo,ky nenvleresim, e ca here perdorie se ska problem se eshte i vdekur politikisht ky, qe perseritet nga PSja sote, ajo qe eshte thene dje sidomos pas 97tes, e koha e nxorri gabim, pasi Berisha eshte teper i rezikshem per ta toleruar duke e konsideruar i vdekur politikisht, e kjo mendesi e kundershtareve te tije e ka mbajtur ate ne politike.
Po eshte ”dead man walking” , varoseni politikisht, e mos i jepni oksigjen e mundesi te jetoj.
Nuk eshte cudi, po mjaft reale, qe Berisha te mari zgjedhjet e 2009tas, duke e ditur ca demokraci e shteti kemi ne sot. Madje eshte teper reale po te shikosh ”fitoren rurale” te tije ne 2007ten e ndryshimet e ligjit elektoral te Prillit te Thyer.
Do eci gjati ky ”dead man walking”, pasi sic duket i japin doren, plus ka pushtetin e blen te gjithe qe nga Ceka deri te kutite e zgjedhjeve ne fshatra e zonat rurale qe do mbushen per PDnje me thase, per permbysin rezultatet rajonale.
22 May 2008 @ 3:28 pm
Godsmack thotë:
22 Maj 2008 @ 8:58 am
Ky Ceka eshte shume i pafytyre!
Ne pergjithesi politikanet tane jane te pabese,pa ide,imoral.
Ajo qe duan ata eshte vetem pushtet per te bere para!
Ne djall vafshin te gjithe!!!!!!!!!
……………………………………………………………………..
Nje nga theniet qe simbolizoi ndryshimin e sistemeve qe ajo e Cekes ne Kuvendin e pare pluralist. Pasi Adil Carcani ju drejtua atij ”na more ti”, Ceka u kthye solemisht e tha, ” Une nuk jam ‘na more ti’. une jam Zoti Neritan Ceka”.
Pra, ne thame se ridolen zoterite, qe u thone me dinjitet edhe te medhenjeve qendrimin e tyre pa pyetur,e i qendrojne vlerave, madie Ceka , dhe per pamien e tije e trashegimine , nxorri karten e njeriut fisnik.
Sot duket sesi ka degraduar demokaria, ose keta ”Jam Zoti Neritan Ceka”, ne ca niveli kane rene, kur shiten si ato qe i theret ne telefon e te vine menjehere te te bejne pazarin se mbase del gje.
Keshtu Zoti Neritan Ceka, qe nuk u be dote i tille, madie ngeli qehaja , jo i Adilit qe qe njeri i urte, po i cakajve me Nanon e Berishen, madie dhe cunave te vegjel te PSse qe moren pushtet.
Pra, zoti Neritan Ceka,ti je ose u katandise, ”na more ti”, ….ato te 90tes qene vec nje show, e ske pike dinjiteti ”Zoterie” te qendrosh per ate ca eshte e mire e ca eshte e keqe.
”Na mor ti” Neritan Ceka.
PS: Eshte mire te rivemi te 90ta e tu kujtojme ketyre politikaneve sote, se kur vjen dhjetori mburren si gjela, e ti veme ne pasqyre ca pretenduan atehere e ca bene e ku u katandisen sote.
22 May 2008 @ 3:44 pm
Gjeneral legjendar keni vertet…i duhet be ndonje BUST…
22 May 2008 @ 4:00 pm
Edhe ne qeverisien e pare te PDse, 92-97, shtypi i saj qe i mbushur perdite, ”pu pu ca i ben Berisha opozites”, (te hapte barkun e te vinte per te vjell nga retorikat e tije), se Berisha rinte gjithe diten merej me sulmet e intrigat kundra opozites, sesa me punen e tije qe ishte ”qeverisia e vendit” e per te cilen do vleresohej. Mendesi bandash e cubash, jo per nivelin qe duhet te kete nje klase drejtuse politike europiane, aq me teper pretendonte ne 90ten se do sillte nje stil modern europian ne politike, po vajtem ne epoken e gurit e comanges.
E pasi Berisha,atehere, sipas shtypit pro tije vente ”nga fitoria ne fitore”, ne luften e perditshme kunder opozites, i ra si papritur si karton shteti i tij ne 97ten.
Po nuk duhet nenvleresuar, se Berisha me kete ”berien e te fortit”, u tregon atyre qe i terheq nga pas, se ky eshte i ”forti”, e duhet te vemi pas tije nqs duam te fitojme. E keshtu mblidhet turma pas Berishes, mendesi per banda e jo per klase drejtuse politike.
Po kur ja jep dhe opozita e tije kete karte,madie i ben dhe ligje per kete, sduhet fajesuar vetem Berisha se eshte Berishe.
22 May 2008 @ 4:02 pm
Ja pse Rama thot “une nuk jam politikan” Politikani eshte nje njeri qe lufton per post personal…per deputet…dhe nuk i vret shume per detyrimet ndaj popullit dhe ndaj kombit. Ilir Meta u prish per 15 deputet…Neritani u prish per nje post deputeti…Xheveleria.
Rama ka parime…ose perime sic i thot Lefti…Ai u fut ne kte loje sepse ka nje vizion, ka nje detyrim ndaj shoqerise, do te arrij nje zhvillim te ri ne shoqeri. Dhe kto nuk i kompromenton per poste personale. Ja pse duhet nje njeri si Rama ne Shqiperi…sepse Shqiperie nuk i mungojne politikanet…i mungojne “teknokratet”…i mungojne njerzit e afte per te sjell rezultate te prekshme.
S’ka problem se lojrat politike nuk te sjellin gjithnje sukses…me e rendesishme eshte te kesh nje vizion te qarte per permirsimin e gjendjes dhe te popullit.
Dhe sic na ka mesuar komandanti legjendar…”bar do pime dhe parimet nuk i shkelim!”
22 May 2008 @ 4:06 pm
Rama ka parime?
Epo ka harxhuar gjithe jeten duke lexuar libra e fillozofira, kuptohet do kete parime djali ?!
Ca shkolle ka mbaruar, ndonje qe i eshte dashur te lexoj nje ton me libra?
PS: Nuk flas per leximet nen reren e plazhit.
22 May 2008 @ 4:11 pm
Epo edhe ne plazh lexohet…
Rama e ka treguar veten…ai s’ka nevoje qe te mbrohet. Eshte njeri qe ka sjell me teper zhvillim ne ate vend se cdokush ne kto 18 vite. Kjo eshte e mjaftueshme per ta nxjerre me lart se kushdo nga kta “politikanet”. Dhe ata e kan treguar veten dhe vazhdojne ta tregojne veten se per cfar luftojne dhe ku i kane interesat.
Permirsimi vjen hap pas hapi…dhe per mua Rama eshte hapi i pare drejt nje normalizimi te situates.
22 May 2008 @ 4:24 pm
Epo Rama mo Grupi nuk po ben ate qe beri ne Bashkine e Tiranes ne politike sot, ate qe ai u vleresua ne maksimum.
Ka ndryshuar komplet e nuk eshte provuar ne kete loje te re qe po ben, e ska asgje garanci e nuk jane pikat e tija te forta ne ato drejtime qe ai e ka futur politiken e PSse.
Kur doli Rama ne fillim njerezit e vleresuan , jo per fillozofira e per parime etj , pasi e njihnin mire Ramen ca qe.
E vleresuan per ate qe vajti e beri gjera direkt, pra prakticitetin e mbajtien e politikes te thjeshte e te prekshme, thua disa gjera dhe i ben, e njerezit kane mundesi te lidhen me ty.
Plus, shkeputia nga e kaluara, qe i prere madie ne ekstrem kundra Berishes, dhe kjo qe e drejte, se duhej vendi te ndahaj nga ”Modeli Berisha”, (Mitingje–Sherre–LLafe e asnje pune).
Rama sot.
Ka bere marveshje me Berishen, i ka dhene oksigjen e jete nje politikani te vdekur qe ska cti japi me ketij vendi, vec dhimbies.
Ka ikur nga ajo politika e thjeshte e praktike qe njerezit e vleresonin Ramen si njeshin qe ka mundesi te sjell ndryshimin, po eshte futur ne ca spirale e llafe pa fund qe nuk e mer vesh njeri per ca eshte e ca do te thote.
Plus ne vend te bashkimit te se majtes , sic beri ne fillim, qe nga ish partizanet e pesionistet, deri te kapitalistet, tani ka kufizuar spektrin e te majtes .
Meta nuk eshte egjell, politikan eshte ai e njelloj si te gjithe, e as Rama seshte me i paster se ai, me me pak uri per pushtet se ai, po duhet qe sa per sy e faqe mos bente marveshje me Berishen per te luftuar nje ish-kryeminister socialist.
Te harinte nje marveshje me te, per bashkimin e te majtes, kjo qe sfida politike e te majtes pas 2005ses.
Shiko Berishen tani, i dhane uje,e ca uji, oqean, e si balene hidhet e perdridhet.
22 May 2008 @ 4:40 pm
Politike konfliktuale, dhuna verbale ka sjelle vetem deme ne historine shqiptare. Dialogu dhe mirekuptimi eshte rruga me e drejte per te zgjedhur problemet. Nuk kam te njejtat bindje politike me Edi Ramen, po kjo nuk me ndalon ti njoh, ne kete rast, meriten per gjetjen e konsensusi per reformen zgjedhore (shpresoj konsensus edhe ne reforma te tjera). E. Rama, nuk ka pse te trembet per humbje popullariteti ne kete rast.
Kritikuesit e ketij dialogu thjesht kane frike nga ndryshimet.
22 May 2008 @ 4:41 pm
…kur ka arrit sala, me te genjy me nji kafe, mendo ku ka arrit niveli i politikaneve shqiptar….mir tha Dash Shehi - …pa u zhduk sala, ska as qeveri as politik as shtet…..
….ne fakt ky po i xhiro te gjithe….
22 May 2008 @ 4:48 pm
hunter thotë:
22 Maj 2008 @ 4:40 pm
Politike konfliktuale, dhuna verbale ka sjelle vetem deme ne historine shqiptare.
…………………………………………….
Kush ka qene protagonisti i kesaj lloje politike keto 18 vjet ?
Nuk qetesohet politika nqs ”Babai i Konfliktualitetit” vazhdon te jete ne politike, cedo se per te kaluar radhen ca here na vishet si dele e na mban leksine demokracie, qe ai vete i ka treguar me fakte qe as i beson fare.
Izolimi i Berishes, bojkotimi i tij, e largimi i tij nga politika, do sillte ulien e konfliktualitetit direkt, e do ti jipte shanc vendit per nje politik te re.
Pra, mos u anko per konfliktualitet, kur mban ”Hitlerin” ne pushtet.
22 May 2008 @ 5:00 pm
S. Berisha eshte sulmuar politikisht e personalisht ne menyrat me te egra ne kohen kur ishte ne pushtet dhe mosperfillur kur ishte ne opozite. Ne te vetmet raste kur eshte ftuar (nen udhezimin e te huajve) per dialog si ne rastin e zgjedhjes te presidentit Moisiu, perberjes te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte gjetur gjithmone konsensusi.
22 May 2008 @ 5:03 pm
Me kte nuk pajtohem dot. Ja pse. Rama pikerisht vazhdon ate rruge…shkeputja nga politika e vjeter e mitingje-sherre-llafe e asnje pune dhe une do shtoja po ashtu arkivole-tankse dhe kallashe. Vazhdon me rrugen e politikes te prekshme per popullin dhe me qellim…rezultatet.
Ti e akuzon se ka “bashkunuar me Berishen”. Kte akuze e kuptoj…por kjo akuze eshte e bazuar ne “politiken e vjeter” qe e karakterizon deshtimin politik Shqiptar te ktyre 18 viteve ke nje PERSON dhe individ…ne kte rast Birisha. Kur vertet deshtimi ka qen gjithperfshires.
Une nuk e shikoj aspak ashtu. Une e shikoj se Rama ju fut rruges per te permbushur reformat e duhura per te normalizuar gjendjen. Kto reforma DUHET te beheshin ne bashpunim me QEVERINE…pa dallim se kush eshte ne ate post. Sepse politika e re nuk eshte vetem politika e prekshme…por edhe politika e ligjit dhe demokracise. Nese ishim NE poplli qe votoj Berishen ne ate post…kjo eshte pergjegjsi jona dhe jo e Rames. Por gjithses, politika e vjeter ka qene politika PERSONALE…ku opozita dilte dhe thoshte…ne nuk flasim me qeverine se eshte FILANI ne ate post. Dhe ashtu asgje nuk hecte perpara.
Gjithsesi, nuk shikoj ndonje “bashkpunim” me Berishen. Shikoj bashkpunim me institucionin e qeverise per te permbushur reformat e detyruara. Kjo duheshe bere dhe nuk mund ta konceptoj dot kundershtimin ne kte mes…perve faktorit PERSONAL (qe e kuptoj dhe pajtohem 100%).
Opozita ka nje detyrim ndaj popullit…dhe ky detyrim eshte qe nese populli dhe shteti kan nevoje per nje reforme ose nisme te re…e cila duhet permbushur nepermjet nje bashkpunimi me qeverine…atehere ky bashkpunim duhet bere. Opozita ka nje detyrim ndaj popullit qe te bej kritike KONSTRUKTIVE dhe te sjelli alternativa me te mire. Roli i opozites nuk eshte te bej zhurme per hir te zhurmes..nuk eshte te sulmoj INDIVID sepse nuk na pelqejne ata individ…sepse fundja ishim NE poplli qe votuam ate individ. Pergjegjsia e opozites eshte te sjelli alternativa me te mira qe VOTA e popullit te vendosi…
Rama po ashtu…ne mendjen time…vazhdon me ate rrugen gjithperfshirse…qe perfshin shume me teper se e majta dhe e djathta. Perfshin ata njerez me ndergjegje, me vizion, dhe ata qe kerkojne nje fund per kte politike shkatrmitare dhe personale te ktyre viteve. Ti thua Rama kufizon ‘te majten”. Kjo nuk eshte aspak e vertet. “E Majta” kufizohet nga klanet personale te Ilir Metes, Nanos dhe te tjerve…te cilet kane interesa personale qe s’kan ASPAK te bejne me interesat e te majtes, te djathes, apo te kombit Shqiptar. Nese Ilir Meta e quan veten ‘te majte” dhe nuk i pelqejne qendrimet e Rames…atehere shume mire do bej qe te hiki. Qellimi i Rames NUK eshte dhe nuk ka qen ASNJEHERE “bashkimi i se majtes”…nga pensionisti ke kaptialisti. Ka qen thjesht bashkimi nga pensjonisti ke kapitalisti per te miren e Shqiperise…per ti gjetur nje rrugedalje ksaj Shqiperie.
Dhe ai vazhdon me ate politike “te thjeshte” the te prekshme. Prandaj dhe thot “une nuk jam politikan”. Politikan eshte Ilir Meta…Po te ishte Rama si Iliri…shume kollaj mund ti kishte bere pazaret me Iliri per 15 deputetet…dhe Iliri do vazhdonte ti rinte nga mbrapa ne mitingje si qen stani. “Politika e re”…eshte politika qe nuk kompromenton interesat mbi-partiake dhe mbi-politike te vendit per hir te interesave personale. Eshte politike qe fokusohet ke arritja e rezultateve te prekshme per popullin…jo ke ndarja e posteve qeveritare dhe deputetve. Politika e Ilir Metes dhe te tjerve ka vetem nje qellim…poste deputetesh. Prandaj u nda me Nanon…prandaj bashkpunoj Ilir Meta me Berishen ne shume shume raste (dhe ky ishte bashkpunim tipik personal dhe i politikes se vjeter…jo thjesht vendimi qe te votojne nje ligj ne parlament qe duheshe votuar)
Dhe me kte…une mendoj se Rama terheq me shume njerez…jo vetem nga e majta..po nga gjith sfera. Une vet s’kam qen asnjehere “i majte” S’kam qen asnjehere “socialist” Me Nano e me Ilir Meta ne ate pozite une kurre nuk do ti afrohesha asaj politike. As i djath s’kam qen se Sali Berisha eshte personifikimi i politikes klanore. Isha thjesht nje person qe kerkonte rezultate, mirqenje dhe normalizim. Ishte arrdhja e Edvin Rames ne ate pozite, me pikerisht kte politike te re…me ndarje nga e kaluara…me nje politike me moderne dhe me konstruktive…me nje gjithperfshirje te Shqiptarve…qe me solli “ne gjirin e Partise”
Po te kish ardhur dikush si Rama ne PD…po ahtu do isha me ata…sepse s’ka rendesi “majtas djathas” apo D apo S…ka rendesi dalja nga kjo krize ekonomike, politike, morale etj etj.
Nese mund te me tregosh ti NJE force politike tjerer…nje person tjeter…qe ka si prioritet kto qellime dhe qe e ka TREGUAR veten se pikerisht kto jane qellimet…atehere do ndryshonte muhabeti.
22 May 2008 @ 5:10 pm
Jo jo keni 120% te drejte qe Sali Ram Birisha eshte pergjegjsi numer 1, 2, 3, dhe 27 i ksaj gjendje te mjerrueshme.
Por kjo nuk ndryshon faktin se ishim NE qe e votuam perseri.
Kjo nuk ndryshon faktin gjithashtu se reformat zgjedhore ishin te detyruara…se dhe nje opozite konstruktive dhe moderne do “bashkpunonte” me qeverine per kalimin e ktyre reformave.
Humbja e popullaritetit…ose konceptimit se ka ndodh nje gje e tille…vjen vetem sepse problemi klanor nuk ndodhet vetem ne politike por ne te gjithe ne. Ne e konceptojme politiken si “njerzit tane” dhe “te tjeret”.
Rama s’ka pe te ndryshoj dhe sduhet te ndryshoj…se eshte Iliri i Inatosur, apo se eshte Ceka kafe-pires, apo se Milo do te jet deputet. Kjo mbase tregon se Rama si politikan nuk eshte…dhe mbase pikerisht AJO duhet ne Shqiperi sot…dhe jo me teper politikan.
Ka raste qe nese duhet bere marveshje me djallin per nje te mire…athere duhet bere marveshja me djallin. Kjo nuk do te thote qe u bere Satanist.
22 May 2008 @ 5:22 pm
Te huajt atehere i kerkonin te dilte nga politika, e ky nuk qe dakort. (haron ?!)
Presidentin konsesual e komisionin e zgjedhjeve, sot e hodhi ne kosh Berisha…i konsesusit ?!
Nano si Edi Rama sote, tha te bente marveshje me ”nje njeri te vdekur politikisht”, per tia futur Metes,e hequr ate nga qeverisia,e klanin e tij, po kjo solli ardhien e Berishes ne pushtet, duke pasur dhe pakicen e votave para votave te majta.
Kjo,pastaj, cau pak e nga pak dhe izolimin nderkombetar qe kishte Berisha.
Nje kujtese e mire Hunter, per te ilustruar marveshjen e sotme Berisha-Rama.
22 May 2008 @ 5:39 pm
S. Berisha eshte sulmuar politikisht e personalisht ne menyrat me te egra ne kohen kur ishte ne pushtet dhe mosperfillur kur ishte ne opozite.
Aman Hunter, kujt kujton se po i flet ketu, bogygardeve te Sales apo si???
Vetem shiko fytyrat e dermuara te gazetareve apo opozitareve te Berishes dhe del tamam llafi qe ke thene….
22 May 2008 @ 5:44 pm
Grupo…po bere marveshje me djallin…duhet te jesh gati te pranosh dhe djallin pastaj…e mos te jete cudi qe dhe pas 2009tes Berisha te jete ne pushtet.
Berisha i ka mbushur ditet, dhe si ”djall’ madie, duhet te izolohet, abandonohet e te largohet apo zhduket nga politika.
Kjo opozita e sotme, mund ta quash ”Opozite Diabetike”, se si diabeti te mbush gjakun me sheqer, e te mjegullon syte, ashtu dhe kjo opozite qe vjen nga vite qendrimi ne pushtet e nje dhjamosje qe duhen vite qe te bier, po dhe kryetari i saj eshte ne pushtet se ka nje pushtet nga me kryesoret ne shqiperi.
Pra kjo opozite do vije ne vete, kur tu bier sheqeri pas 2009tes, e ndoshta e meritojne.
Shikoji si sillen, si ”elitist’, koka te medha qe vetem presin se do tu vij pushteti vete, ca duke qene ne pushtet. Madje ta ndajme qe tani, te leme kete jashte, se na hyn ne thele, madie te marim dhe deputetllekun dhe pa zone fare.
Shiko u mbushen televizionet me Perallat e Blushit, ne vend te merej me politike meret me peralla, per gjera qe sia ka idene, e qe ne thelb merzisin te gjithe.
Do kene kohe te vine ne vete pas 2009tes….e te shikojne ca eshte marveshia me djallin.
22 May 2008 @ 6:08 pm
Kjo opozite eshte marre/leshuar me konçesion me vendim te KM.
Pritet te riheton edhe disa dosje te ish zyrtareve te larte socialiste. Kjo duhet inkurajuar.
22 May 2008 @ 6:21 pm
Bledi ti voton?? Po njerzit e tu ne Shqiperi votojne?? Ti i kerkon opozites…hiqni Berishen. Ti i kerkon opozites…mos flisni me Berishen.
Po ti nuk e heq dot Berishen?? Ti nuk ke gje ne dore??
Me fal por nje verejtje kam…kush e votoj Berishen ne pushtet?? Nanon?? Ilir Meta?? Edvin Rama?? Apo TI DHE UNE??
Ne themi…pse eshte Berisha ne pushtet per 18 vjet? Dhe ja vem fajin…Nano e ka fajin. Edvin Rama e ka fajin…Te huajt qe e mbeshteten e kan fajin…kur 40 e ca % te Shqiptarve qe ne mentalitet jane si Lefteret dhe Policet dhe Gjahtaret…votojne per Ram Birishen.
Atehere pse gjith kjo zhurme qe opozita duhet ta heqi Berishen?? TI e ke ne dore o vlla…kaq gje e pranon??
Dhe kjo s’ka te bej fare me Edvin Ramen ose nese ai sjell nje alternative me te mire apo jo. TI e ke ne dore…me kaq mbaron muhabeti.
Nese ne si popull jemi aq te trrashe dhe injorant sa te votojme Berishen…per here te trete…atehere e meritojme me gjith mend dhe ta gezojme. Atehere une perfundimisht i heq vizen Shqiperise…dhe Edvini mos ki merak se po ndodhi ashtu do japi doreheqje nga PS-ja dhe do vazhdoj punen e tij. Dhe ne ta gezojme Berishen dhe Ilir Metat pergjithnje.
Kjo eshte demokracia…votojme ata si vetja jone.
Po ky eshte muhabet tjeter qe s’ka lidhje me Edvin Ramen. Te bashkpunosh me djallin per dicka te DETYRUAR ngajehere eshte e nevojshme. Nuk do ta pranosh nje gje te tille?? Ok atehere do kishim mbetur me te njejtin sistem zgjedhor…qe do sillte perseri ne poste ministrie PDK-et e PR-et e Ilir Metat.
Po une qe jam person qe do te respektoj ligjin dhe do te respektoj shtetin si institucion…sepse kjo eshte e VETMJA menyre per te krijuar nje shoqeri moderne dhe te zhvilluar…po mua cfar do me thuash?? Do me thuash mos bej nje gje te tille se ne krye te ksaj qiverie eshte Sali Ram Berisha?? Dakord do te them…po pse kam faj une qe 40 e ca % te Shqiptarve jane injorant?? Atehere une mbetem me 3 alternativa…1. te mos respektoj ligjin dhe qeverine si institucion sepse ne krye jane njerez qe nuk me pelqejne dhe te paafte 2. tja heq vizen Shqiperise dhe te hiki (fakt i kryer tashme) 3. te mundohem te sjell nje alternative me te mire per popullin, dhe per te kryer reformat e detyruara duhet respektuar ligji dhe shteti se pari dhe vullneti i popullit qe solli ne pushtet ate kriminel…sadi injorant te jet ky popull.
Alternativa e pare eshte rrethi vicioz qe kemi patur kto 18 vjet…ajo “mosbindja civile” e famshme e Peshkut. Kte pune kemi bere…kte pune vazhdojme bejne…dhe kjo pune krijon vetem politikan te ati tipi qe e mbajne gjalle kte degjenerim. Alternativa e dyte s’ka nevoj per komente. Alternativa a trete…mebetet alternativa e vetme…se ndryshe s’ka rruge tjeter.
Qendrimi i Berishes apo jo pastaj…e ke ne dore TI bledo…se une s’besoj se do votoj as ksaj rradhe.
Leri kto pune me Blushat se s’eshte problemi atje…Te thuash i zgjidhem problemet dhe tani te merremi nese Blushi beri mire qe shkruajti librin apo jo…kujt i plasi? Pune e tij dhe as me ka interesuar ndonjehere. Ktu po flasim per dicka tjeter apo jo?
22 May 2008 @ 6:22 pm
ka te drejte grupi bled
Rama po tregohet kokeforte ne rrugen e tij. Pikerisht sic u tregua ne bashkine e tiranes. Rruga qe ka zgjedhur eshte e drejte dhe meriton mbeshtetje.
Kurre me nuk do t’i vije rasti nje politikani shqiptar qe te jete ne pozicionin ku gjendet Rama sot. Nga ana elektorale ka nje epersi aq te madhe (kete do e shohim ne vote ne fakt) sa te mund ti lejoje vetes te jete “parimor” dhe “konsensual” e te “dialogoje” me kundershtarin (per here te pare ne shqiperi kemi nje opozite qe sheh kundershtare dhe jo armiq ne anen tjeter-te pakten ashtu i trajton).
Rama po tregon se di te orientoje kokefortesine e tij aty ku i duhet shqiperise.
Rama po i ben mire shqiperise qe sot, edhe si kryetar i opozites.
22 May 2008 @ 6:36 pm
….jam dakort plotesisht me Grupin, pervec se do te thoja - me Salen nuk do pranoja asnje kompromis edhe fundi i botes te vij…..dhe ketu per mua Rama ka humbur pike….
22 May 2008 @ 6:43 pm
Mbase mbase…por mbase dhe ti nderroje mendje po te ishe ne ate pozite. Dhe nuk eshte pune pike ktu se s’eshte loje.
22 May 2008 @ 6:45 pm
Me shumicen parlamentare dhe jo me salen.
Sot rama percepton se mund ti lejoje vetes te jete “burre shteti”. (kjo ndodh ne pergjithesi kur je i sigurt ne fitoren)
22 May 2008 @ 6:47 pm
Ej Tirons…ta ndrrova mendjen?? Te riktheva ne “gjirin e Partise”??
Hajd be ca auto-kritike…
22 May 2008 @ 6:49 pm
Nuk kemi me kohe te hame “buke e krype e inat”.
Insitikti te con te besh lufte me berishen ne cdo moment por ata qe pretendojne te na drejtojne eshte mire te vene ne pune edhe koken e siperme ndonjehere.
22 May 2008 @ 6:54 pm
O grupo
Kush e votoi Berishen?
Berisha mori me pak vota se e majta dhe fitoi qeverine..vetem kjo fjali eshte pergjigjia.
Populli nuk voti per Berishen, ai fitoi si pasoje e lojerave politike.
E rrenja qe marveshja Nano-Berisha, qe e beri Nano per te hequr Meten.
Neser po fitoi Berisha, baza eshte marveshja Berisha-Rama.
Nuk jam simpatizant i Metes, vetem opozitar i Berishes, Meta ka gabimet e tije, po MARVESHJEN ME DJALLIN E BERI RAMA.
Sa per dijeni, Berisha po te qe ne rolin e Rames sote do bente marveshje me Meten, pra brenda spektrit, sic beri para 2005ses e u dha goxha pushtet atyre qe vet su kishte lene gje pa thene, se pa se qe me e rendesishmia qe maria e pushtetit, per momentin, pastaj dominimi zgjidhej pastaj pasi kishte pushtetin.
Po drejtusit e PSse sote vuajne nga dhjami, e elitizmi e qenia akoma ne pushtet.
Po fitoi Berisha ne 2009ten, do bejne marveshje me Meten, ashtu si Berisha qe nuk beri marveshje me Pollon ne 2001shin, po beri pas 8 vjeteve te renda ne opozite .
22 May 2008 @ 7:05 pm
gene
Rama spo tregohet fare kokeforte, madie ka bere ate qe se ka bere asnje drejtus opozite, ne Prillin e Thyer.
Kokeforte me pjesen tjeter te se majtes…tani e dime kjo konflikt e kokfortesi brenda te majtes…solli ne qeveri ate qe se votoi populli.
PS: Per kujtim, kur Rama erdhi nga Parisi e filloi te cohej ne karriere qe njeriu me ekstrem ndaj Berishes, kurse sote eshte e kunderta.
22 May 2008 @ 7:17 pm
Pikerisht bledi
Po te hapim temat e meparshme mund te sjell nje citim timin ku e quaj ramen te papaershtatshem per kryeminister te vendit pasi teper “diktator” teper i ngjashem me berishen (ke krah te kundert)
Sot rama po na tregon se eshte vertet burre shteti.
Rama po kryen funksionin si lider i opozites ne nje menyre qe nuk eshte pare ndonjehere ne shqiperi.
Rama po kundershton berishen kudo ku e kerkon roli i opozites (rasti i me i fresket eshte ai i ligjeve te falimentimit dhe procedurave tatimore) por po eviton “ti marre frymen” kryeministrit te vendit me nje lufte qe do te ishte shkaterruese per shqiperine (akoma).
22 May 2008 @ 7:22 pm
Ohh Bledi me duket se ti je akoma me “politiken e vjeter” mendjen e ke ke Berisha…jo ke alternativa me e mire. Prap vazhdon me…mos bej marveshje…mos i fol qiverise…se eshte Berisha ne ate post.
Sic thash…klanizmin e kemi ne gjak ne si Shqiptar dhe s’eshte nje dukuri politike.
Ti vertet thua qe Berisha morri me pak vota se “e majta” Po sistemi zgjedhor i kohes perseri nxorri Berishen fitimtar…ashtu eshte sistemi zgjedhor dhe s’ke cti besh. Edhe Klintonesha ka me shume vota nga populli se Obama…po Obama del fitimtar perseri. Ky nuk eshte argument qe te thuash…nuk i flas Berishes une. S’eshte pune Berishe ktu…eshte pune institucioni…dhe nese pretendon te jesh opozite moderne dhe konstruktive duhet te merresh me institucionin.
Opozita andolleke eshte ajo e Metes dhe te tjerve….se faktikisht ishte Meta qe solli Berishen ne pushtet duke mos bashkuar votat kundra Berishes (dhe 100% kjo do ishte arritur po te ishin bashkuar “te majtet”…por Meta donte pushtet personal) Une nuk shof asnje aresye pse duhet bashkpunuar me Meten se Meta eshte anadollek dhe i Inatosur. Bashkpunim me Meten eshte vetem loje politike dhe loje deputetesh…kte e ka ne dore Meta dhe jo Rama. Rama ka per detyre vetem permbushjen e reformave per te miren e popullit…dhe nese kjo detyron bashkpunim me institucionet e qeverise…atehere le te behen.
Nuk e kuptoj dot kte perceptim se po bashkpunove me qeverine…ke ber “marrveshje Berisha-Rama”. Ky eshte mentaliteti klanor…qe i shikon te gjitha gjerat ne menyre personale…qe i shikon te gjitha gjerat si “tanet dhe te tjeret”…klane. Rruga qe kemi ndjekur per 18 vjet.
Rama e tregon veten si “burr shteti”…kte merite e ka te padiskutueshme.
Qenja ekstrem ndaj Berishes nuk eshte alternative…
22 May 2008 @ 7:24 pm
Nuk ishte KY konflikt qe solli berishen ne pushtet.
Ishte konflikti i metes me nanon dhe sinqerisht nuk i ve aspak faj metes ne ate qe beri (qe solli berishen ne pushtet).
Rama po na verteton CDO DITE se vizioni i tij nuk eshte thjesht ndonje fraze e perkthyer ftohte nga ndonje liber amerikan.
Rama po na verteton cdo dite se nuk ka ndermend TE MBIJETOJE ne politike por ka ndermend te drejtoje vendin.
22 May 2008 @ 7:30 pm
gene
Rama ne fillim beri karrier ne PS si anti-Berishist, madie shume thane se e teproi se Berisha qe atehere i dobet. Tani del e ben marveshje qe i zgjasin jeten atij, e Berisha deklaron se po te kete dhe 30 vjet do jete ne politike, kur nje muaj me pare , pas Gerdecit, filloi te numeronte ditet.
Ca vlere se ti shan Berishen ne nje takim, kur ti i jep atij fitoren ne tavoline?!
Rama skishte nevoje per kete marveshje, qe i ri e i sukseshem e qe radha e tije te vinte ne pushtet, e vetem te FSHINTE BERISHEN, me gjithe rumpallen e tije.
Njerezit e kishin qejf Ramen per kete, sic e shpjegova dhe mesiper, se qe i dretperdrejte ne politike e i jipte zgjidhje gjerave, pa u futur ne keneten politike qe krijoi rrumpalla pas 90tes, e Nano nga qe ishte ne burg e i dehur shumicen e kohes nuk qe ne gjendie ta nxirrte.
22 May 2008 @ 7:32 pm
Mal me mal o ushton jehona
Edi Rama ne zemrat tona,
Kemi ra ne hall s`dime kujt t’ia thona
te gjithe na qeshin oooooo
22 May 2008 @ 7:35 pm
Ju eshte bere Edi Rama si burri i nenes. (jo babai) Edhe ne enderr Edi Rama ju del…per me keq ju del lakuriq…pts. e pabesueshme!!!
22 May 2008 @ 7:46 pm
Grupo
Me politiken e vjeter beri marveshie Rama….une them qe ajo duhet te fshihet nga skena politike….pra te mos perfillet me,te lihet vetem, te hiqet dore nga ajo, e te fshihet nga skena politike nje dite e me pare.
Grupo se filluam debatin ta bejme si rreth, e vime rrotull atyre qe thame.
Berisha eshte ekstrem, e po nuk e pe si te tille, e kerkove qe ndaj ti te maresh ato masa qe ai meriton, atehere strategjia jote eshte e deshtuar.
Ja shiko ca ben me Ceken, prit se ca do bej, se ka fuqine ne dore, qe Rama ja betonoi.
Grupo se kemi dhe pune te tjera.
Me te mira per sote.
22 May 2008 @ 7:49 pm
Pikerisht ate them edhe une.
Rama eshte i drejperdrejte dhe i jep zgjidhje gjerave.
Rama nuk po rruan hic fare se sa vota mund te marre meta e ceka e te tjeret, rama nuk po e rruan hic se sa vota mund te marre berisha nese ai lejon qeverine te marre pak fryme (te kete pak shprese) ne te mire te shqiperise (mendo sa i rrezikshem eshte berisha po te mos kete asnje shprese ne zgjedhjet e ardhshme).
Rama eshte i sigurte se do te fitoje zgjedhjet e ardhshme (ka mbeshtetjen e elektoratit dhe te nderkombetareve - nuk e quajti grupi “burre shteti” por ambasadori amerikan per qenderimin pas gerdecit).
A nuk eshte e udhes qe rama te mos e shtyje shqiperine ne nje konflikt politik te kote?!
KJO ESHTE POLITIKA E RE
Ata qe mendonin se ishin fjale ne ere duhet te pranojne realitetin.
Ata qe nuk e duan kete politike te re kane LSI gati ne pritje ne pozicionet e vjetra te PS (pa asnje paragjykim).
22 May 2008 @ 7:52 pm
Blendo…lere fare kte muhabet se ti paske mendjen tende. Do te thush ka ber marveshje, ja ka zgjat jeten Berishes…etj etj. Bukur fort…mbaje kte mendim.
Prap mendjen e ke…Berisha. Ajo qe ka rendesi per ty eshte..te jesh anti-Berishian.
Sic thash kjo nuk eshte alternative Belndo…kjo eshte politike. Po gjithashtu nuk na e shpjegove perseri si ju “zgjat jeta Berishes”…se ca te tjere si Koth-ja na thone se Rama “po behet diktator”
O njera o tjetra…po asnjera ane s’na ka shpjeguar asgje deri tani. Keni vetem llafe e llafe maremendse.
Edhe njehere…nuk eshte alternative te thuash “une nuk dua Berishen…une nuk i flas Berishes”. Kte gje te gjithe e bejme. Me kaq kenaqet Shqiptari…se do bam-bam gjith diten. Alternativa eshte te sjellesh nje opozite moderne dhe konstruktive, nje vizion per rrugdalje. Sa me zhgenjeni gjithmon :(…shyqyr qe ka nje gene qe me kujton nganjehere qe ka akoma njerez ne kte bote qe kan vizione (jo si ato te Capitan Planetit
) dhe “perime”…
22 May 2008 @ 7:56 pm
Shume mire e the. Me jep shprese Gene sa here qe flet.
22 May 2008 @ 8:01 pm
Gene kemi pozicione te kunderta.
Politika e re ishte qe e majta te bashkohej e te zhduknin Berishen, kete qenie primitive nga politika.
Nuk eshte mire te thuash, se can koken per meten etj, se ata jane pjese e te majtes dhe sfida e te majtes pas 2005ses qe ribashkimi, se VETEM GRINDIA I COI NE OPOZITE.
Tani tregoju i mire me berishen e i ashper me nje pjese te spektrit tend…kjo nuk ka pike llogjike.
Une do ta quaja se Rama e kaloi sfiden e kohes e te se majtes, kur ai te bashkonte te majten e bente marveshje me te, e jo me berishen.
Edhe berisha ne 2005sen, kaperdiu ca kishte thene e zene me partite e vogla te anes se tije, e madie u dha dhe goxha pushtet, se vleresoi (pas 8 viteve ne opozite), se me rendesi kishte maria e pushtetit, sesa grindia kur skishe gje ne dore, e pasi mer pushtetin je ne nje pozite me te forte per cdo gje. E koha vertetoi se qe zgjidhje e drejte.
Mirupafshim per sote .
22 May 2008 @ 8:06 pm
Bledo e ke ne rregull plako, po me ke flet me Ushtar Lamen??
Rama i vuri masken e oksigjenit Berishes pas Gerdecit. Sillet si i moderuar se e ndjell fuqia e pushtetit po sic duken bathet e ka te humbur.
Se mbase Grupi nuk e di po njerezit kane filluar te nderrojne kanalin edhe kur u del Rama me retoriken e tij boshe te politikes se re dhe debatit me shqiperine qe vetem debat nuk eshte se flet vetem AI.
te gjith ne PS presin si VIPa kur te vi 2009 te marrin pak pushtetin se pffff u lodhen duke prit. o tempora o mores
22 May 2008 @ 8:09 pm
shqiperia eshte shume me teper se Bashkia e Tiranes, eshte jashtezakonisht me komplekse e nuk mjafton ta lyesh me boje qe te ndryshoje.
22 May 2008 @ 8:20 pm
mozi,
nese PS humbet zgjedhjet vitin tjeter, socialistet e thjeshte do ja shkrulin koqet dhe do ja varin ne qafe Rames.
Ka fillu distancimi i xhaketave : qe te dalesh ne TV per te denoncu ndonje gje per votuesit duhet me marr edhe Erion Bracen me vete : qe daja PS-ja e Rames :
http://ps.al/index.php?option=com_content&task=view&id=977&Itemid=1
ai me xhakete te bardhe eshte deputet i PS qe degjon cer thote Brace i politikes se re per votuesit e zones se tij.
qe dhe kjo tjetra : http://ps.al/index.php?option=com_content&task=view&id=974&Itemid=1
ketu shikoni Kac Islamin qe flet me lejen e Erion Braces.
22 May 2008 @ 8:35 pm
Aspak…politika e re eshte “pertej te majtes dhe te djathtes”
Mentaliteti klanor kerkon “bashkim i njerzve tane” kundra “njerzve te ati tjetrit”.
Rama e ka treguar veten gjithnje mbi kto lojra patetike aranutlleke.
Ah ju lumte goja per shprehjet qe keni o te Inatosur…
Ju e perfaqsoni dhe e pasqyroni ne menyre shembullore…gjith klasen politike ekzistuese si “mixhistet” e Berishes si te Inatosurit e “socialistet e thjeshte” E ju jeni dhe “poplli” pale…dhe prisni me shume nga politikanet tuaj. Jo or jo…ju i meritoni.
Ramen e keni lluks te madh…ju jeni mesu me koqe ne qafe…
——-
Bahh…prap mbetem i zhgenjyer nga vreri juaj. Me njerez si ju ne ate vend…s’jane cudi ato qe ndodhin.
22 May 2008 @ 8:52 pm
hihihi
Ej o grup !
Po me stres te madh shume me dukesh . Zin e dreq na nji te dashur !
22 May 2008 @ 9:23 pm
Ca parimesh mor ? Ca parimesh ka Rama ? Na i numeroni njeçike t’i shofim ?
Ore, thirrini mendjes, se edhe Rama nje m*t eshte si gjithe te tjeret ! Ca kujtoni ju, se i piktor bir piktori (piktor rrumpalla) do na dali tani parimor e “intelektual i mirefillte” ! Ai eshte nje njeri ordiner, qe bredh plazheve naturiste te botes me parate e taksapaguesve (siç bridhte Nano neper kazino kur ishte Kryeminister).
Ky njeri, ky karrierist qe s’i ka zbritur mender prapanica nga karrikja e pushtetit qysh prej ‘98, ky njeri s’dashka POSTE POLITIKE ?! Kush eshte ai idiot qe e “ha” kete ?! Po pse qenka ne politike ky “a-politikani” atehere, meqe post s’dashka, atehere qe ka 10 vjet rresht me poste te larta ?! Nese s’do post atehre, do LEK, do gjoben 10 % qysh i ka dale emeri …
Akoma jeni te bindur se Rama po fitoi ne zgjedhjet e 2009, do vazhdoje te jete Kr Bashkie, dmth s’do japi doreheqje, meqenese s’dashka post ? Po se kuptoni atehere qe lufta PS LSI behet qysh kur Ruçi tha se Kryeminister do jete Rama ? Nuk e kuptoni se per post po hane kokat, dhe s’po i plas fare as Metes as Rames per te ndryshuar modelin politik ne Shqiperi ?
Aty qenka “parimorlleku” i tij ? Mister 10 % na qenka bere parimor, na qenka bere ne syte e disave si nje “engjell” i vertete, si “Gjigandi i Madh i Mire” …
Per cfare “misioni”, ideali, detyre shoqerore e keni fjalen kur thonis se Rama paska detyrime madhore ndaj shoqerise ? Ca, mos ju duket Rama si Presidenti i USA, ku shume prej tyre thone se ka mision divin, dmth se i ka zgjedhur perendia te perhapin begatine, demokracine ? JO vetem qe po idealizoni ne ekstrem kete njeri, por po e beni engjell …
Dhe akuzoni te tjeret se kane idhull kete apo ate; shikoni veten tuaj dhe ato qe thoni, ju eshte bere Rama si fotokopja e Barak Obames, ju duket ndoshta si Mesia qe ka zbrit nga qielli e me shkop magjik do ndryshoje politiken - e me ç’fare ? Me llafe edhe ky ! Me premtime boshe siç ka bere me tonelata qe kur eshte ne jeten publike !
Pse hidheni perpjete ju, nga shprehja, “pertej te majtes dhe te djathtes” ?
Mos ju duket valle origjinale ? Mos ju duket sikur kjo do laje mekatet e komunizmit, luftes etj, dhe popullli shqiptare do vellazerohet ? Aspak, UTOPI ! Kjo shprehje nuk eshte aspak origjinale, perderisa Enveri e perdorte ne nje forme te perafert : “pa dallim feje, krahine e ideje” - edhe kjo ishte engra, utopia qe mashtroi klasat fshatare atehere, se te gjithe do ishin njelloj, siç u mashtruan me “lugen e floririt”.
Kam frike se ata qe kritikojne te tjeret per tifozllik politik, per ushtarllek karshi Sales apo ku t’a di une, kam frike se keta njerez jane per mbi çdo gje hipokrit, sepse ata jane njelloj si vete ata qe kritikojne, pa pike ndryshimi, veçse nuk kane idhull Berishen, por Ramen (deri ne 2005 kishin Nanon ose Meten)
Edhe po fitoi Rama ne 2009, do t’a shikoni sesa shpejt keni per t’u zhgenjyer, atehere do zgjoheni nga endrat tuaja
22 May 2008 @ 10:51 pm
Duhet te biem dakort se cfare duhet te kuptojme me “e majta”.
Jo per gje po une nuk nenkuptoj ramen dhe meten apo gjinushin apo … por zgjedhesin qe identifikohet ne nje alternative politike te caktuar.
Une personalisht e identifikoj veten SOT ne nje politike si ajo e rames.
Une mendoj se “te majtet” si une mund ti lejojne vetes ate grimce fisnikerie sa te konsiderojne “te djathtet” kundershtare e jo armiq.
Kete mund ta bejme sepse: 1- kot per pordhe, se mund t’ia lejojme vetes pa patur frike ne rezultatin e zgjedhjeve per shkak te reputacionit cope cope te berishes; 2- i ben mire shqiperise; 3 do i heqe cdo mundesi berishes per mbijetuar ne politike pas zgjedhjeve te ardhshme (pa alibi per “qendresetaret”); 4- nuk humbasim kohe dhe “fillojme” qe nga opozita te hedhim disa baza te shendosha per qeverisjen e neserme.
22 May 2008 @ 11:04 pm
Kjo ishte gati e barazvlefshme me DIHET QE te perdorur pa tvsh ne seline blu.
Ja nje shembull i fresket (i paskan ul edhe kuoten se dikur ishte 20%)
22 May 2008 @ 11:30 pm
Grupo e ke kap keq me ata te lsi ti keto kohet e fundit.
Duhet te kuptosh se strategjia e LSI ne keto momente eshte ajo e zenies se pozicioneve te lena bosh nga rama.
Per te bere kete i takon te theksojne se vertet rama i ka lene (ose po i le) keto llogore. Kete nuk e kundershton askush (as ti).
Eshte mire qe personat te cilet nuk identifikohen ne politiken e rames te aderojne ne LSI dhe te mos mbeten thjesht te egersuar pa orientim politik (na bejne ndonje ‘97 tjeter perndryshe). Proporcionali rajonal pastaj ben punen e tij me aleancat paszgjedhore te blinduara (nuk e di se kujt do i shkulin koqet socialistet, sidomos ata qe do aderojne ne LSI per lufte te ashper kunder berishes, po qe se “ndonjeri” refuzon aleancen).
I takon rames te gjeje menyren per te percjelle mesazhin e tij sa me mire dhe te lere sa me pak vete “jashte”.
Ndryshe nga berisha i cili flet per punet ne kohen e ardhme (une DO TE) Rama ka “difektin” te flase ne kohen e shkuar (une bera) dhe sot ka nevoje te akumuloje “bema” per te shpalosur si prova ne fushaten elektorale.
23 May 2008 @ 10:30 am
@GENE o shoku une jam socialist “i diteve te para” kam kritikuar gjithmone ato qe per mendimin tim nuk shkonin ne PS. Ashtu sic kam kritikuar zgjedhjen e papeergjegjshme, alla shqiptarce duke shkeluar me te dyja kembet statutin, ne krye te PS te Rames nga kongresmenet.
23 May 2008 @ 12:53 pm
Pohim me gjysem zeri se 1997 e paskan bere te majten “pa orientim politik” ! Interesante kjo, sepse nga asnje socialist nuk kisha degjuar t’a pranon as indirekt nje gje te tille : per t’a ‘97 e beri Berisha qe ishte ne pushtet, kuptohet, per te rene vete nga pushteti.
Por nejse, kjo s’eshte objekt i temes se sotme
23 May 2008 @ 12:55 pm
HajdarMozi,
dukesh tamam si Petro Koçi, se dhe ai ka kritikuar gjithnje PS kur ka pasur “dallavere” - siç kritikoje shume ashper ardhjen e Rames ne pushtet ne PS me kongresmenet e vjeter dhe me shprehjen “1 pallat, 1 vote”
23 May 2008 @ 3:10 pm
Gene mu s’me ka kap asgje me te Inatosurit mos ki merak…vec tallem ktu me ta se nganjehere te Inatosurit te argetojne me mllefin e tyre.
Ti ke te drejte qe te Inatosurit kan zene llogoret e lena PAS nga Edvin Rama. Kjo nuk mbeshtet te Inatosurit se kan bere zgjidhjen e duhur dhe kjo nuk mund te perdoret si nje argument per te “shpjeguar” se pse te Inatosurit jane Inatosur.
Ti e shikon c’mentalitet apo c’shperhje perdorin kta “socialistet dem babadem”…dhe pse kjo i perket politike se vjeter.
Fjala kryesore ktu me ato llogoret eshte fjala “te lena PAS”…sepse Brigada e V Sulmuese tashme i ka lene llogoret dhe eshte ne sulm frontal ndaj armikut te thyer nga bombardimet e Batalionit te Artilerise “Gerdec”. Kur beteja zhvillohet diku me perara…eshte shume kollaj te zesh llogoret e lena pas me Skraparllinj me cadra djelli.
Por per cfar vlejne kto llogore…kur lufta nuk zhvillohet me ne ate terren?? Ilir besoj ka bere ushtri…por jo ne Mamurras…do ket qen ke kundra-ajroret ne Divjake.
Une e kuptoj shume mire kaq…po kjo nuk do te thot qe une duhet te PRANOJ kte levizje. Kjo levizje u krijua me pare si nje levizje anti-Nano…qe megjithse u krijua per interesat personale te Ilir Metes…terhoqi ata njerez qe ishin te Inatosur me Nanon…per aresye te pranueshme. Por sot Ceta e Ilir Metes ka mbetur pa armiq per te luftuar. S’ka me argumentim per ekzistencen e ksaj Cete…se lufta eshte zhvendosur shuuume larg ndersa ata kan mbet ne malet e Skraparit. Sot eshte zhnderruar ne nje levisje personale per Ilir Meten…pa nje qellim te qarte…pa nje vizion…pa nje alternative dhe pa nje program. Pra eshte kthyer ne nje parti te vogel tipike Shqiptare.
Dhe kush jane ata qe “lihen pas” nga Edi Rama…dhe qe i bashkangjiten Cetes se Ilir Metes?? Njerez si Hajdari me siper?? Petro Koci?? Une e thash me kohe qe Iliri do bashkpunoj me Fatos Nanon bile dhe me “grupin e Petro Kocit” ne te ardhme…dhe kjo padyshim do ndodhi. A jane keta njerez qe duhe mbajtur “te perfshire” ne politiken e re?? Per mendimin tim….ne asnje menyre. Po a jane kta njerez qe kan ndonje mbeshtetje ne POPULL dhe ne BAZE?? kane militantet e paguar te tyre dhe asgje me shume. S’besoj se ekziston ndonje qytetar “i thjeshte” (sic thot Koth-ja) Shqiptar qe me vetdije i thot vetes…”do t’ja jap voten Fatos Nanos dhe Petro Kocit sepse ata kane alternative me te mire”. Nje gje e tille nuk ekziston.
Pra…kto jane grupime INTERESASH me teper se grupime politike ose qytetare…qe nuk ja vlen te perfshihen ne sulmin e Brigades se V. Ilir Meta e pa veten te degjeneruar ne te njejtin rol…si prapavije kundra-ajrore ne nje lufte pa aeroplan. E pa veten te degjeneraur pa deputet ne parlament…dhe aq me keq me sistemin e ri zgjedhur. Prandaj i kerkoj Edvin Rames 15 deputet…tja falte. Dhe kur nuk ju dha…atehere Ilir filloj te qelloj me kundra-ajror drejt linjave te VETA.
Une nuk mund ta pranoj nje gje te tille…aq me pak nese qellimi ktu eshte krijimi i nje alternative konstruktive dhe me te mire. Kto jane lojra te ndrya politike…dhe Edvin Rama duke len pas ne prapavije kto lloj grupimesh…e lehteson avancimin e Brigades se V dhe perfshirjen ne te te shume me teper njerzve sec la pas.
Kto Gene do dal pak kundra teje…sepse sipas meje qellimi i Edvin Rames dhe i “politikes se re” nuk eshte aspak perfshirja dhe bashkimi i “se majtes”…atje ku s’ka asnje kuptim fjala “e majte apo e djathte”. Eshte perfshirja e qytetarve ne ndergjegje dhe qe kerkojne nje alternative me te mire. Ilir Meta le te ri ne prapavija duke thirrur per bashkimin e “te majtve te vertet” dhe atyre “dem babadem”. Mua nuk me intereson aspak kjo loje fjalesh.
23 May 2008 @ 3:21 pm
Edhe nje shtese me teper per Lefterin…Lefter mbase nuk je ne djeni se lejet e ndertimit jepen nga KRRT-ja e Tiranes…dhe jo nga Edvin Rama (megjithse ky eshte pjestar i KRRT-es) Kjo eshte perbere nga 15 antar…ku jane perfshire edhe pjestar te qiverise qendrore dhe perfaqsues te grupeve te ndryshme. Nese akuzat toko-iste per kte “10%” jane te verteta…i bie qe ky 10% te ndahet mes 15 antarve, ku perfshihen dhe PD-ist…dhe i bie 0.6% per person.
Pra…emri i sakte duhet te jet “Mr. 0.6%”…nese thashethemet e kafeve te Kothes me Tokon jane te verteta
24 May 2008 @ 12:38 pm
Vetem ata qe kane punuar gjate si majmun cirku mund te bejne akrobacira te tilla ne interpretim.
24 May 2008 @ 1:08 pm
Aleanca per Demokraci sa antar ka?Habitem c`fare parti-sh ekzistojne ne Shqiperi.,njesoj si kompani buinesi ..Partia e Cekes,e Metes,e Sales,e,Edit,e Gjinushit-te gjitha jane te regjistruar me numer protokolli,dhe me te ardhura nga shteti,dhe burime te dyshimta ne rruge te dyshimta…financiare.!Gjithe diten rrine neper kafenete,me dashnore pa dashnore,lloqe kavaje ne Parlament ,rroga te majme per vete dhe familjaret,ohoho te keqen Daja!
Ceka me te djathten,cer kuptimi ka kjo? po sallaken ku e la,ta do me lujt me te djathten…mes fushor,tip hidhsi..
25 May 2008 @ 3:05 am
Ec aty Grupi “d
28 May 2008 @ 2:02 pm
Ka shtete apo jo.
Keto partite shqiptare mesa duket RREGJISTROHEN ne gjykata si parti vetem per te mos paguar tatime mbi fitimet e tyre dhe pastaje e dine vete se cbejne,
Ky CEKA me duket po i vazhdoka SHUME DIARREJA sepse nuk po ngulet ne nje vend sa per POLITIKE u pa politika shqiptare qe kur u terhoqe RAMIZ ALIA…
O popull ikni ne votime dhe votoni KONDRA KUJTDO QE NUK ESHTE NJERI……..