Berisha mbi referendumin, imunitetin, G99-ën dhe varfërinë
Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha në qytetin e Shkodrës
KM.gov.al
10/05/2008
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Shkodrës në vazhdim të turit “Shqipëria në NATO”.
Në kuadër të kësaj vizite Kryeministri mbajti një konferencë për shtyp në kalanë e Rozafës.
Ndërkohë sot pasdite Kryeministri Berisha do të takohet me banorë të qytetit të Shkodrës në teatrin “Migjeni “.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha u shpreh :
“Në turin tim ‘Shqiperia në NATO’, sot unë gjendem në Shkodër në kryeurën shekullore dhe mijëra vjeçare që lidh kombin me perëndimin.
Shkodra i ruajti me çmimin dhe dinjitetin më të lartë, vlerat e saj.Askush në Europë nuk sakrifikoi gjysmën e dytë të shekullit për dinjitet dhe liri njerëzore, më shumë sesa qytetarët e këtij qyteti. Sot realizohet një ëndërr e madhe e atyre qindra mijëra qytetarëve të Shkodrës, të cilët u persekutuan dhe u sakrifikuan për vlerat e lirisë, u realizua një ëndërr e madhe e të gjithë shqiptarëve.
Por, sot jam këtu gjithashtu për të inaguruar një seri punimesh shumë të rëndësishme publike që janë kryer dhe po kryhen në këtë qytet, rrugë të asfaltuara, shkolla të modernizuara. Vazhdon ndërtimi i unazës, ne pamë restaurimin e shkëlqyer që i është bërë rrrugës më përfaqësuese të qytetit të Shkodrës, “Kol Idromeno”, që do të shtrihet edhe më tutje në vazhdimësinë e saj.
Shkodra ka qenë qyteti më i hapur në krahasim me të gjitha qytetet, Shkodra ka lidhur Shqipërinë me të gjitha territoret. Ndaj dhe jam këtu për të garantuar qytetarët e Shkodrës se në muajt e parë të vjeshtës do të fillojë ndërtimi i rrrugës që lidh këtë qytet me Podgoricën, një autostradë moderne e standardeve europiane.
Sikurse dua të informoj qytetarët e Shkodrës se është hapur tenderi për ndërtimin e rrugës tjetër që lidh Shkodrën me Kosovën, rruga Fierzë- Koman sepse Shkodra në shekuj lidhjet më të ngushta i ka patur me Kosovën në tërësi dhe me Kosovën Perëndimore në veçanti. Ndërkohë me urën e Bunës intensifikohën lidhjet me Malin e Zi. Pra ne do t’i japim Shkodrës të gjitha lidhjet e fuqishme që ky qytet meriton të ketë me botën.
Zoti Kryetar i Bashkisë, Shkodra mori Kupën e Shqipërisë dhe kjo është një ngjarje shumë e rendësishme për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë. Shkodra për mjeshtërinë e shkëlqyer që dëshmoi në futboll, meriton dhe e ka të domosdoshëm një kompleks sportiv, prandaj të takon ty zoti Kryetar të përcaktosh zonën , ku do të ndërtohet ky kompleks. Shkodra është një qytet i kulturës, një qytet që e do shumë sportin, qytet që njeh traditë të madhe sportive, jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera.
Prandaj edhe unë kërkoj nga ju që të gjeni terrenin, sikundër sistemimi i zonës industriale dhe inagurimi sa më i shpejtë i Parkut të Ri Industrial duhet të jetë brënda objektivave madhorë të muajëve që do të vijnë.
Edhe njëhërë me këtë rast unë dua të përshëndes të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe t’i siguroj se qeveria do të rrisë edhe më shumë investimet për ta.
Pyetje: Zoti Kryeministër, Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar një tubim në Tiranë kundër ndryshimeve kushtetuese.
Kryeministri Berisha: Ju e dini që qëndrimi im ndaj opozitës është bashkëpunim dhe vetëm bashkëpunim. Natyrisht opozita bën zgjedhjen e saj. Ajo çka mund të them unë, është se krijimi i Komitetit Kombëtar për Shpëtimin e “Dushkut” mund të quhet ndryshe Komiteti i Hipokrizisë Kombëtare.
Le t’u kthejmë në memorie qytetarëve, kur këta njërëz që sot thërrasin rroftë “Dushku” kishin 4- vjet që bërtisnin poshtë “Dushku”. Çfarë mund t’u thuash këtyre.Nga ana tjetër, dje në Tiranë pikërisht në vendin e organizatës “Debatik” u themeluan debatikasit e rinj. I patë vetë në terr dhe në errësirë dhe me këtë i them zotit Rama se Shqipëria me debatikas nuk shkon përpara. Shkohet përpara me shoqëri informacioni, me shoqëri dijeje, shkohet përpara me vizione për të ardhmen dhe jo me nostalgjira për të shkuarën.
Pyetje: Zoti Kryeministër, dje Shqipëria përfundoi raundin e dytë të negociatave me NATO-n.
Kryeministri Berisha: Dje në Bruksel ka përfunduar raundi i dytë dhe përfundimtar i bisedimeve me Aleancën e Atlantikut të Veriut që shënoi mbylljen me shumë sukses të tyre. Negociatat u mbylllën në kohën më të shpejtë që ka ndodhur ndonjëherë. Ka një ecuri shumë të mbarë në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO.
Pyetje: Zoti Berisha dje gjatë takimit me rastin e dy- vjetorit të nënshkrimit të MSA-së, Kryetari i Paartisë Socialiste, Edi Rama hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë dhe konkretisht ndaj jush. Cili është komenti juaj ndaj kërkesave të vazhdueshme të opozitës për largimin tuaj nga qeveria?
Kryeministri Berisha: Mendoj se dje në atë konferencë ka patur një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv dhe zhvillimi më pozitiv ka qenë se të dy palët, qeveria dhe opozita u zotuan publikisht për të shembur murin e imunitetit. Dua t’ ju them këtu se kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për këtë vend. Në këtë kontekst mendoj se vazhdimi i reformës kushtetuese është dëshmi e një ndarjeje të përgjegjshme, të përgjegjësisë dhe vizionit të përbashkët për problemet themelore të këtij vendi. Lidhur me kërkesat e opozitës, ja ku e keni Taraboshin, shpifjet e tyre ndaj meje janë më të mëdha se ai mal, por unë jam ky që jam.
Pyetje: Si janë marrrëdhëniet me presidentin ?
Kryeministri Berisha: Marrëdhëniet me presidentin janë shumë të mira dhe shumë normale.
Pyetje:Në rast se Nard Ndoka ju kërkon shkarkimin zëvëndësministrave Gurakuqi dhe Bushati, si do të vepronit ?
Kryeministri Berisha: Kërkoj mirëkuptimin tuaj që të mos ndërhyjmë në punët e brëndshme të një partie aleate që po përjeton disa procese të vetat.
Unë rri duarjashtë.
Pyetje:Varfëria nuk është vendosur akoma nën kontroll, a ka ndonjë projekt të qeverisë për këtë ?
Kryeministri Berisha: Varfëria në të vërtetë ekziston, ajo që është e dhimbshme është rrritja e disa çmimeve të ushqimeve, por siç e kam deklaruar, dua të siguroj të gjithë pensionistët shqiptarë dhe të gjitha familjet në ndihmë ekonomike se qeveria do të kompensojë qindarkë për qindarkë rritjen e këtyre çmimeve.
Ne i qëndrojmë këtij vendimi, i qëndrojmë me bindjen më të thellë. Të dhënat botërore për çmimin e ushqimeve janë pozitive. Mendoj se këtë vit do të ketë një prodhim më të mbarë. Ne do të kompensojmë qindarkë për qindarkë pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe ky është një vendim i pandryshueshëm.
Pyetje : Qeveria shqiptare ka dhënë shumë fonde për infrastrukturën, duket se arsimi i lartë është lënë në harresë, zbatimi i kartës së Bolonjës ka bërë që universitetet të jënë në udhëkryq, ka qindra studentë, të cilët marrin një diplomë dhe nuk mund të punësohen.
Kryeministri Berisha: Qeveria ka dyfishuar buxhetin për arsimin e lartë. Ekzaktësisht vitin që kaloi investimet në arsimin e lartë kanë qenë 4 herë më të larta, të tilla janë edhe në Shkodër. Ka një problem që është stafi pedagogjik. Unë i bëj thirrje rektorit, i cili është një akademik i vjetër në Universitetin e Shkodrës, të bëjë përpjekje për të rekrutuar vajza dhe djem të talentuar të Shkodrës, kudo që ata të jenë për t’i sjellë në katedër. Kjo është e domosdoshme, në universitete duhet të punojnë njerëz me grada, tituj shkencorë, botime shkencore dhe unë kam besim se kjo do të realizohet. Universiteti i Shkodrës është një universitet që ne e përparësojmë dhe do ta ndihmojmë me të gjitha mjetet. Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha vendimet në përputhje me standartet, por është e domosdoshme që këto standarte të respektohen.


11 May 2008 @ 5:52 pm
Ky eshte sinjali miqesor qe i jep Berisha Rames per te hequr dore nga mbeshtetja per Levizje Veliaj.
Mos te harrojme, se dhe Meta eshte shprehur shume here kunder Mjaft dhe njerezve te saj, madje Xhufi i ka cilesuar “organizate masonike”. LSi eshte shprehur gjithashtu se Partia Politike e Mjaft ngrihej nga Rama me qellimin e vetem per te demtuar LSI
Gjithsesi mirese te vi G-99, dhe do t’a shofim sesa % votuesish do te marri
11 May 2008 @ 5:55 pm
Sa sylesh duhet te jete njeriu sa te mendoje qe LSI dhe G99-a kane synim te njejtin grup zgjedhesish?????
11 May 2008 @ 6:05 pm
‘Shqiperia ne Nato’ pu cfare emri prej fatosash me te ardh me vjell. Akoma vazhdojne te mjelin Naton per te cilen qytetari i thjeshte as qe do ti ja dije. Iko Sal dil ne pension se je bo si Ver Llapa.
12 May 2008 @ 9:16 am
verit i morte te ligat ky
12 May 2008 @ 9:28 am
Për Ll. :
Në cilin elektorat drejtohet G99, atë nga qendra e majtas apo në atë nga qendra e djathtas?
12 May 2008 @ 9:30 am
G99 rri ne te djathte te PS dhe ne te majte te PD
12 May 2008 @ 2:26 pm
Ore qe Saliu eshte bere si Ver Llapa, nuk ka dyshim, puna eshte se edhe Veri vazhdon aktivitetin e tij si gjithmone. Ne muajt e fundit ka ndenjur para gjykates, tani eshte zhvendos te kryqezimi te 21-shi. Po pritet te dali ne pension Veri, do duhen edhe shume vite, se duket goxha ne forme kohet e fundit.
Puna eshte se Verin e genjen me 100 leksh, po ca t’i bosh Saliut, si ta genjejme qe te iki.
12 May 2008 @ 8:35 pm
E nderkohe PD bie dakort me PS per heqjen e imunitetit te deputetit, ashtu sic Berisha, Topalli e gjithe PD ne pergjithesi kerkonin para dy vitesh. Po tani i “famshmi” avokat Ngjela, opozitaret e vejushat e atehershme qe shkulnin floket perpara ketij propozimi si do t’ja bejne? Kush i harron thirrjet, ulerimet per shkelje te drejtave kushtetuese, per puc istitucional? Ku kane perfunduar vajtoset me pagese?