Beogradi instalon te tjera struktura ilegale ne Kosove, UNMIK reagon
BALKANWEB
Zedhenesi i UNMIK ut, Aleksander Ivanko tha se UNMIK- u ka kerkuar nga selia e OKB se qe te ndermarre masa rreth hapjes se zyres se qeverise serbe ne Mitrovice te Kosoves
Beograd -Prishtine- Beogradi vazhdon me instalimin e strukturave ilegale paralele ne Kosove. Sic bejne te ditur agjencite kosovare te lajmeve dhe ato serbe me nje vendim te saj qeveria e Serbise ka emeruar Goran Arsicin, si kryeshef te “qarkut drejtues te Kosmetit” me seli ne Prishtine, strukture kjo e pushtetit serb ne Kosove qe nga koha e regjimit te Slobodan Milloshevicit. Gjithashtu qeveria serbe per te ashtuquajturin “qark te Anamoraves” me seli ne Gjilan ka emeruar Dragan Nikolic, kurse nga kjo detyre ka shkarkuar Sergjan Vasic, perkatesisht Radovan Denic.
Kjo nuk eshte nderhyrja e pare e qeverise serbe ne Kosove. Para tre ditesh qeveria serbe hapi nje zyre te saj ne veriun e Kosoves.
Nderkaq administrata nderkombetare ne Kosove edhge sot ka protestuar ndaj ketij hapi. “Hapjen e zyres se “ministrise serbe per Kosoven” ne veriun e Mitrovices, UNMIK e konsideron si akt te provokacionit politik”, tha zedhenesi i UNMIK ut, Aleksander Ivanko. Ai tha se UNMIK u ka kerkuar nga selia e OKB se qe te ndermarre masa. “Hapja e zyres tregon se Beogradi nuk po u permbahet as perkushtimeve qe te permbahet nga provokimet, ndersa hapja e kesaj zyre eshte shkelje e rezolutes 1244″, tha Ivanko, sipas te cilit UNMIK u ka plane per reagim ne çfaredo situate eventuale ne veri te Kosoves dhe tani per tani ka shtuar numrin e forcave policore atje. “Ne hapjen e kesaj zyre e konsiderojme si akt provokues i cili nuk eshte ne frymen e zotimeve te bera nga Beogradi gjate procesit te treshes qe te permbahen tentativave provokuese!, tha Ivanko. Ai theksoi se UNMIK u per hapjen e kesaj zyre e ka informuar edhe seline e OKB se ne Nju Jork, duke i ofruar disa opsione se çfare mund te behet si pergjigje ndaj hapjes se kesaj zyre ne ate pjese. “Ne do te mundohemi qe kete problem ta zgjedhim ne aspektin politik sa me shpejt qe te jete e mundur dhe per kete çeshtje jemi duke pritur pergjigje nga Nju Jorku”, tha Ivanko, duke shtuar se zgjidhja ideale qe UNMIK u i ka ofruar OKB se eshte Qeveria e Serbise ta mbylle kete zyre.
Edhe KFOR ka reaguar rreth hapjes se zyres serbe ne veri te Kosoves. ”Nderkaq per KFOR- in tani per tani hapja e kesaj zyre nuk konsiderohet si problem per destabilizimin e situates se sigurise ne Kosove”, tha Bertran Bono, zedhenes i trupave paqeruajtese. “Ne hapjen e zyres ne pjesen veriore te Mitrovices nga Qeveria e Serbise nuk e konsiderojme si nje problem per siguri”, tha Bono duke shtuar se KFOR i lidhur me kete mund te mund te nderhyje vetem nese ja kerkon PSSP.
13 December 2007 @ 11:51 am
Heret eshte kujtuar UNMIK-u te protestoje. Kjo thjeshte tregon se sa te pafuqishem jane. Kane vite qe nuk kane patur kontrroll mbi veriun e Mitrovices, mos te themi qe nuk e kane patur kurre. Nje vend ku njerezit nuk i nenshtrohen asnje ligji, ku nuk paguajne asnje detyrim ndaj administrates (edhe pse rrogat i marrin aty) dhe ku keto kohe mbizoteron fotografia e Putinit.
UNMIK-u punon me standarde te dyfishta, mjafton te konsiderohet levizja e lire.
13 December 2007 @ 12:44 pm
Kosova është bërë si Palestina - për së prapi.
Nê Palestinë, çifutën ngrenë koloni në territoret tashmë tê pushtuara, duke penguar palestinezët që të vinë,
Në Kosovë, serbêt ngrenë struktura administrative nê territoret e humbura, për tê penguar serbêt vendas tê ikin.
E vetmja diferencê është se në kosovë ka një UNMIK që ankohet!