Identifikohu



Regjistrohu

BE-ja gjobit Microsoftin, sërish

microsoft.jpgBruksel - 899 miljonë €uro, ose 1.35 miljardë USD është gjoba që rregullatorët e Bashkimit Europian i kanë faurtuar sot gjigandit të softeve për shkak të mosrespektimit të urdhërit Antitrust që u lëshua për korporatën Microsoft më 2004. Kjo është hera e dytë që Microsofti gjobitet për praktika të padrejta në biznes, duke thyer kështu rekordin e vet për gjobë që qëndronte tek 497 miljonë €uro.

Bashkimi Europian e mbështet gjobën mbi akuzat se Microsofti fshehu nga rivalët informacionin e nevojshëm mbi mënyrën sesi sistemi operativ “Windows” funksionon në krijimet e rrjeteve që lidhin mes tyre kompjuterat e zyrave.

Informacioni që Microsofti nuk lëshon është i nevojshëm për zhvillimin e programeve që lejojnë kompjuterat e zyrave të lidhen në një rrjet të përbashkët dhe me printerat dhe makinat e faksit. Komisioni që rregullon konkurencën pranë BE-së është i qëndrimit që Microsoft e fsheh informacionin e nevojshëm nga rivalët në mënyrë që t’i dëmtojë këta dhe t’i hapë vend vetes për të marrë biznesin e tyre.

Microsofti ka mundësinë ta apelojë vendimin e regullatorëve në gjykatat europiane në Luksenburg. Rreth 95% e kompjuterave të botës përdorin sistemin operativ Windows dhe ndikohen drejtpërdrejt nga manovrat e Microsoftit për të ruajtur dhe shtuar thelën e luanit. Dëmtimi i konkurencës drejtërdrejt ngre kostot e përdorimit të kompjuterave për miljona biznese në BE dhe kudo në botë. Mosrespektimi i urdhërit të lëshuar më 2004 nuk është e vetmja akuzë ndaj Microsoft.

Muajin e kaluar hetime të reja u hapën në lidhje me dyshime se Microsofti gjithashtu ushtron praktika të parregullta për të ruajtur dominancën e vet në programet e natyrës “Word Processing” dhe “Spreadsheets”, duke penguar novacionet në mënyrë që t’i sigurojë jetë të gjatë paketës “Office” në kurriz të kosnumatorit.

Microsfoti regjistroi një fitim prej 14.07 miljardë USD dhe shitje në nivelin e 51.12 miljardë USD vitin e shkuar.

Blendi Salaj
peshkupauje.com
(Informacion nga burimet e Associate Press u përdor për këtë njoftim)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente »

  1. bacterius thotë:

    27 Shkurt 2008 @ 10:21 pm

    Po mer, vendosini dhe gjobe Koka Koles pse nuk po e shet sekretin e formules se saj? Mikrosoft ka harxhuar kohe e pare per te bere kerkimin e nevojshem per te nxjere produktin ne treg, eshte jashte cdo logjike ti kerkosh ti beje publike sekretet e produktit nga te cilat me pas do fitojne kompanite qe nuk kane derdhur asnje qindarke rreth kerkimit teknik. Eshte jo-kapitaliste te zhveshesh kompanine nga e drejta e autorit dhe ti japesh mundesine kopjuesve te perfitojne nga puna e dikujt tjeter. Ky Socializmi Europian po i ve fre mendimit inovativ e eshte ne kontradikte te plote me cdo rregull te tregut te lire.

  2. shqipe@ou Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Shkurt 2008 @ 10:23 pm

    leke xhepi per billnë

  3. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    27 Shkurt 2008 @ 11:20 pm

    O Bacterius nuk eshte njesoj Coca Cola me Microsoft. Ti po na del me katolik se papa mer burr ca esht kjo shprehje “Socializmi Europian” pak dispute ka pasur microsoft ne amerike dhe ka paguar parate e dynjase. Ne Europe mire ja bejne, tregu ka rregulla, nuk eshte si tregu i shqiperise qe iu shitem microsoftit dhe e trumbetojme si arritje. E di ti sa lek fiton microsoft ne europe? po sikur Europa (e kam fjalen per administraten) te dali me nje politke te re dhe te konvertoje te pakten gjithe parkun e saj informatik me sisteme opensource, po flasim ne vija te trasha os office = ~400euro per post pune , pastaj ata punonjes qe do mesohen me kete sistem do e kerkojne dhe per pc e tyre ne shtepi dhe ja ku humb microsofti.

    Sa per kompanite qe nuk hedhin qindarka ateher MS te mos integroje ne sitem programet e veta po tja leje ne dore perdorusit se ca do te zgjedhi.
    Une s’e du psh IE dua Firefox ose Operen keshtu qe kompanite e tjera duan s’duan do programojne per IE, po qe tu dali programi mire dhe kompetitiv u duhet te dine si funksionon IE qe MS nuk ua tregon se ne rastin e pare qe nje kompani do prodhoje nje program te suskeshem do dali MS te beje nje te ngjashem dhe e falimenton kompanine njesoj.
    Sic beri me Windowsin qe e kopjoi, me Netscape ose sic beri me Zune.
    MS qe nga DOS e ketej nuk ka dale asnjehere me ide origjinale te vetat e ti thua per te drejta autori.

  4. ados thotë:

    27 Shkurt 2008 @ 11:41 pm

    oh 1 miliard gjobe Microsoft…Po cbeni mor malukate….kur mendohej qe Bill Gates te japi te njejten shume per te luftuar varferine ne Afrike…

  5. system32 thotë:

    27 Shkurt 2008 @ 11:45 pm

    Sikur para nja ca muajsh u gjobit dhe 500 milion euro ,per perfshirjen pa pagese te nje audio playeri(Windows media player) ne sistemin operativ te ashtuquajtur “windows”…………………………Microsoft nuk do te respektoje konkurrencen………………………Monopol…………………….

    Madje duhet te gjobite prape,pasi OS VISTA(sistemi operativ vista) eshte nje “kopje” e Mac.

  6. Cheney Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 12:21 am

    interesantja eshte se pertej gjobave, stoku i MS vazhdon te rrije gati konstant ne kohe

  7. Leon thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 12:27 am

    BE teorikisht mund te kete te drejte, por me duket pak e veshtire se si mund te ndalohet MS me gjoba??
    Ne fund te fundit eshte konsumatori ai qe paguan gjobat, pasi gjoba do ti kaloj atij..
    Eshte shume e thjeshte te kritikosh MS, pasi edhe ata vete e pranojne qe jane monopol ne treg..
    Para disa vjetesh Francezet me Gjermanet kerkuan te krijojne nje sistem te ri search evropian,per tju kundervene google…
    Niveli i bashkepunimit ishte i rrangut qeveritar dhe me qindra miliona euro u investuan…Pas 1 viti Gjermanet u terhoqen plotesisht,ndersa Francezet vazhdojne, por me pak investime dhe shume pak sukses (mesa di vete)…
    Arsye e gjermaneve ishte se praktikisht ishte e pamundur, ose thjesht nuk ja vlente investimi…
    Pra ka nje diference midis teorise dhe praktikes.. Hapja e konkurences mund te sjelle edhe gjera te pakendshme per konsumatorin, sidomos kur ajo forcohet…

  8. Bostonian thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 3:05 am

    1) Te ardhurat kreysore per Microsoft nuk jane Office dhe Windos OS (desktop) pasi pothuajse shumica e kompanive i blen ne formen e “volume licensing”. Kjo politike e Microsoft me qellim qe te dekurajoje kompanite per te pare per open source.

    2)Te ardhurat kryesore te Microsoft vijen nga programe si:
    Sharepoint Server: $150.000 /ne vit (cmime reale qe paguante kompania per te cilen une punoja) = 5000 users
    SQL server : $5.000 per core (pra per processor) duke llogaritur qe nje enterprise ka shume/qindra servera brenda per mbajtjen e te dhenave.
    Pa futur ketu Exchange Server apo mjetet e porgramimit si Visual Studio Enterprise = $5000 ne vit etj etj.

    Shkollat e marrin produktet e Microsoft me cmime minimale me qellim qe brezi qe po edukohet te jete shume familiar me Microsoft dhe mos te rendin pas Linux.

    Linux nuk eshte bere akoma aq i thjeshte sa te preferohet apo perdoret nga “dumb users” ndersa Microsofti eshte nje “dumb user environment built with simplicity in mind”

  9. emigrant Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 3:19 am

    Ti paska fut thonjte mire ne fyt Microsofti… :) :P (thenie attribuar fillimisht Tuc Mak(donaldit) te toka jone)

    Se mos na perfundo nadonje dite te bukur andej nga Siatelli, se e do i gjys dite fluturim me ardh e me te pa… :)

    Seriozisht, tani: B. Gates do studiohet ne textbooks e shekullit te 26-te, per gjenine e lindur te kapitalistit; mbase do i studiojne trurin, harten gjenetike a ku di une!

  10. costa Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 5:16 am

    Shume interesante te gjitha argumentat per dhe kunder microsoftit.

    Jashtezakonisht interesante jane disa qe se lene pa rrahur qe microsofti nuk ka dale asnjehere me ide origjinale, por me pas brohorasin qe BE gjobiti ms-in qe nuk in ndau “secretet” edhe me te tjeret…..hahahaha
    Cilat secrete mundej ms-i te ndante kur nuk qenkan dhe aq origjinale. Te gjithe e dime qe nuk jane origjinale, atehere ca presin nga ms-i tua veje biberonin te goja !!!!!

    Nga ana teknike MS-i nuk ka pasur asnje ide origjinale, por tani i kerkojne secretet….ose gjobe.
    BE akoma nuk ka arritur te sofistikohet aq sa duhet dhe prandaj vazhdon lojen e gjobave sepse nukdi te beje as nje gje tjeter pervec asaj.
    Nga ana filosofike, eshte njelloj sikur ti vesh gjobe ujkut se vazhdon te haje dele, sikur se dine te gjithe qe atij i duhet te haje per te mbijetuar….dhe gjobat jane vetem per leshin qe ngelet.

    BE kujton se po ben gjuetarin me lojen e gjobave, por ne fakt gjuetar gjithmone ka qene MS-i ….dhe te gjuajtur jane konsumatoret e BE.

  11. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 6:26 am

    Bostonian, është e njohur në industri që Windows dhe Office janë “cash cows” kryesorë të Microsoft-it. Ato programe që përmend ti kushtojnë më shumë, por pothuajse çdo kompjuter i shitur vjen me Windows. Edhe sikur $30 të shitet licensa për to Microsoft-i merr miliarda dhe i merr automatikisht, vazhdimisht, pa harxhuar pare (pas prodhimit).

  12. Bostonian thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 7:29 am

    Dori, per mendimin tim Windows dhe Office mund te kene qene me pare “cash cows” te Microsoft.
    I bazuar edhe nga eksperienca ime ne kompanite amerikane, flasim gjithmone per sisteme network “enterprise” vlera qe paguante kompania per Office dhe Windows XP Pro ishin qesharake ne krahasim me c’fare permenda me siper kuptohet “volume licensing” po flasim. Dhe dihet qe Microsofti i ben shumicen e lekeve nga busineset private. Pra per mendimin tim shumica e revenue per Microsoft jane programet qe permenda me siper.
    Per sa i perket OS qe vjen i instaluar me desktop te them te drejten nuk e di sa leke mund te marri Microsoft.

    Dhe me te thene te drejten pjesa tjeter e tregut pra home use me sa njoh une s’me ka thene njeri bleva Win XP = $300 apo Office = $450.

  13. hajdarmozi Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 8:17 am

    Per os e preinstaluara OEM microsoft mer 40-70 $ ndersa office blihet vec. sigurisht qe cash caw i MS jane OS dhe Office suite se jane ato baza e enterprise development. cdo gje ka evoluar ne menyre te tille qe te nxjerre jashte loje produktet e konkurrences (osffice suite eshte i integruar me share point qe si solution out of box, ne pamje te pare, i masakron konkurrentet po pastaj kur e instalon adminet e dine ca heqin per ta siguruar me patche e me the te thashe) dhe po ja dilnin shume mire deri ne momentin qe ne loje u fut google. ketu do jemi dhe do vi nje dite qe microsoft do mundohet te manipuloje dhe facebook ose social networket me zgjidhjet e veta e me visual studio ne menyre qe te dominoje dhe kete sektor.

    PS. Ubuntu po evulon shpejt dhe nuk eshte aq dumb ofron 3-4 programe alternative pre cdo task plus qe po futet ne loje dhe google me zgjidhjet e saj origjinale online do vi nje kohe qe pc nuk do instloje fare os po do beje boot direkt nga interneti.

  14. bato bujku Shkruaji mesazh privat thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 10:34 am

    Costa,

    Penalizimi i M$-së u bë për motive antitrust, jo për motive antiorigjinaliteti.

    Nga ana tjetër, sekreti nuk është e thënë që është ide origjinale: ty të vjen një ide origjinale, e sendërton si produkt, fillon dhe e shet… deri sa vjen një ditë që të trokasin në derë nja dy bukuroshë të M$-së me një valixhe me para dhe HOOP! Ideja jote origjinale u bë sekret i M$-së.

    Ka plot në këtë botë që nuk turren pas parasë si të babëzitur dhe i vënë idetë e tyre në tavolinë për të gjithë botën, përfshi M$-në, e cila nuk bën gjë tjetër vetëm se i përvetëson, i patenton dhe pastaj ia tund klientëve para hundës.

    Falë Zotit që BE nuk është “sofistikuar” deri në marrëzi si ato që të shpien të patentosh edhe sanduiçe:

    Sanduiç me gjalpë kikiriku

    Një shembull i famshëm është rasti i shoqërisë ushqimore Menusaver së cilës ju dha në Dhjetor 1999 patentë për sanduiçe pa kore, me gjalpë dhe marmelatë. …filluan veprimet ligjore kundër Albie’s Foods për shkelje të drejtash mbi sanduiçet e veta pa kore, me gjalpë dhe marmelatë (”gjalpi i kikirikut, rreth e qark mbushjes në qendër, bën që kjo të mos kullojë anash copave të bukës,” lexohet në një nga këto patenta qesharake).

  15. Bostonian thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 4:36 pm

    Thjesht per informacion:

    “Leading the way in Microsoft’s first quarter was its Server & Tools division, which sells the Windows Server operating system, the SQL Server database management system, and the Visual Studio and .NET development tools. Revenue in Server & Tools amounted to $2.5 billion, a 17 percent increase over the first quarter of fiscal year 2006, and a 7 percent decrease sequentially from Microsoft’s fourth quarter, when it brought in a record $2.69 billion. While all products in Server & Tools did well, SQL Server did the best, as its revenues increased 30 percent during the quarter. Operating income for the quarter rose 36 percent to $827 million”

    Gjithashtu

    Microsoft’s Client division, which sells the Windows XP desktop operating system, continued to grow, albeit at a slow pace. During the quarter, revenues increased by 4 percent from the same quarter a year ago to $3.3 billion, while operating income was $2.64 billion, a 3 percent increase. Microsoft is eager to see any momentum in this, its largest segment by revenue, and this is why it decided last week to give free or dramatically discounted licenses for its upcoming Windows Vista operating system to people who purchase a computer with Windows XP over the holiday…”

    Per gjithe artikullin:

    http://www.itjungle.com/two/two110106-story02.html

  16. Pjer Thomas thotë:

    28 Shkurt 2008 @ 8:38 pm

    Gjith shtypi perendimor fliste sot per kete gjobe te kripur ndaj Mikrosoftit. Komisaria e EU per Konkurencen, hollandezja Neelie Kroes, dukej shum e kenaqur nga kjo ekstra gjobe.

  17. genti Shkruaji mesazh privat thotë:

    29 Shkurt 2008 @ 12:21 am

    Te ardhurat dhe detajet e fundit mund te shikoni ketu:
    http://www.microsoft.com/msft/earnings/FY08/earn_rel_q2_08.mspx#Channel

    Me pak fjale shumica e xhiros dhe te ardhurat jane nga:
    1. Windows
    2. Office
    3. Serverat dhe programet e tjera.

    Puna me spec tani eshte OpenXML qe ne te vertete vetem emrin e ka open (te hapur).
    Neser ne 29 Shkurt ne Gjeneve mbaron konference per standartet dhe te shikojme cdo dali.
    Vjet Microsofti u mundua te blente me leke votat ne Suedi dhe u be skandal.
    Nqs nuk miratohet si ISO Microsofti i ka punet pisk sepse I jane vene kundra mjaft qeveri qe nuk duan te bllokohen te formatet e mbylluara te MS. Debati i madh tani eshte OpenXML vs ODF.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.

  • Komentet e fundit

    • J.: Një mrekulli! Urime dhe faleminderit. :)... e puthura
    • losttext: e kisha lexu perpara por vetem kisha honger thonjt me vete... antimall-makth i kulluar
    • avocados: Emo dhe Lost Si e kuptoni ju skematizmin? Falemners cuna, po ju ... antimall-makth i kulluar
    • ThoughtPolice: Kur kane ngelur edhe injorantet te na japin mesime latinishteje, eshte... Morali i dyshimtë i G99
    • Darjeleeng: Luçi mos doje të thoje, Miranda sqaro veten më mirë? Thjesht pyes.... e puthura
    • Luçi: Me duket se eshte dhe ne ndonje antologji, apo permbeldhje te letrave ... e puthura