Bashkimi Europian: Qeveria duhet të respektojë Kushtetutën

bashkimi-europian.jpgAmbasadoret e vendeve te Bashkimit Europian te akredituar ne Tirane, pas nje takimi ne ambasaden Franceze kane dale sot me nje deklarate ku shprehin shqetesimin ne lidhje me sa po ndodh se fundmi ne Shqiperi. Ata i bejne thirrje qeverise Berisha te respektoje Kushtetuten dhe parimet e mireqeverisjes.

Daklarata e Ambasadoreve te Bashkimit Europian:

“Keto zhvillime mund te sjellin nderhyrje te teperta dhe konflikte te mundshme mes institucioneve ne vend. Ne i bejme nje thirrje te forte te gjitheve, kryesisht qeverise, te respektojne dispozitat kushtetuese dhe parimet e mireqeverisjes, pjese e te cilave eshte edhe llogaridhenia perballe ligjit.”

Nje dite me pare per kete ceshtje reagoi edhe ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane, e cila kritikoi haptaz veprimet e ministrise se Brendshme dhe asaj te Drejtesise per nderhyrjet ne punet e Prokurorise se pergjithshme.

Mund te thuhet se ceshtja “Fazllic” me shpejtesi po merr formen e nje skandali. Keto jane notat me te forta te kritikes qe fatokri nderkombetar i ka adresuar ndonjhere qeverise Berisha ne keto tre vjete te mandatit te saj.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

89 Komente

  1. Hajdari thotë:

    14 October 2008 @ 12:16 pm

    Dje ja thyem hundet amerikaneve me intervisten e kryeministrit.
    Sot u dashka shpallur ndonje konference e re shtypi.
    Por ne do ecim perpara!
    Kemi akoma miqte e konferences islamike qe nuk na kane kritikuar.

  2. spiritus thotë:

    14 October 2008 @ 12:22 pm

    Po kur duan nderkombetaret jo qe i vene pikat mi i por edhe kembet ne nje kepuce.Po a ka kepuce shoku??

  3. Nexhi thotë:

    14 October 2008 @ 12:23 pm

    Mire aty !
    Tani po e rrethojne Salen nga te gjitha krahet :-)
    Vetem se nga brenda e kane keq punen me ja marre kalane :P
    Do rrojme e do shofim !
    Shume paraelektorale deklaratat e nderkombetareve.
    Situata te jetuara dhe me pare keto nga shqiptaret dhe qeverite e tyre ne prag zgjedhjesh.
    Mjere ne ca na pret.
    Do na bombardohen veshet ! :-(

  4. spiritus thotë:

    14 October 2008 @ 12:26 pm

    Edhe peshku pune do kete:) Ku te shkosh, nga t ja mbash?:)

  5. Hajdari thotë:

    14 October 2008 @ 12:27 pm

    Spiritus, heren e fundit e mbaj mend me kepuce dhe çorape te bardha :P .

    Shoqja Nexhi, mos u merzit, kur do te qetesosh veshet, lexo artikullin e Ramizit te Panorama :)

  6. flokenaja thotë:

    14 October 2008 @ 12:28 pm

    “Kunguj te mbushur , jo pikante, por mos harro futi i cike Sal mrena ;)

  7. gjergji thotë:

    14 October 2008 @ 12:29 pm

    i tha ..po kujt i tha?!

  8. Nexhi thotë:

    14 October 2008 @ 12:32 pm

    Oh Flok,
    E ke Kabim.
    Me keqardhje, por e pranoj qe me Salen do merremi se eshte kryeministri aktual.
    Dhe te merremi qe cke me te me gjera qe ja vlen, qe kane lidhje me punen e tij si kryeminister, kryepartiak etj. Tema ne fjale eshte goxha aktuale dhe e rendesishme per tu duskutuar.
    Jo ama te merremi me profilin psikologjik, shkundjen e dores pas shtrengimit dhe corapet e bardha ne plazh te Sales.
    Po me Kadarene pse ????????
    Per kete me ndriconi juve muve se jam pipll i thjeshte e sun e marr vesh !

  9. sol-nox thotë:

    14 October 2008 @ 12:36 pm

    O nexho, sun muj me ta shpjegu qat punen e kadares, po desha me t dhon ate dymilekshin, se e ke fitu :)
    lejeni mer salen rehat, pse t hujet do na qeverisin ne. bashkimi eropian se shpejti ka per tju bashkangjit shqipris, kaq shum rrefugjat sa kena cu anej, po ti llogarisesh me gjith fmit, shumzoi per 7-8 do flasi eropa pellazgjisht se shpejti

  10. flokenaja thotë:

    14 October 2008 @ 12:39 pm

    E dashur une nuk jam marre ndonjehere me Kadarene, rasti e solli qe ta permend analizen e tij per Migjenin, sepse kete te fundit e dua shume

    por as nuk kam qene ndonjehere dakort me shfryresit e mllefeve kunder tij ( Kadarese) kur e kane perdhosur “pa teklif”

    Une urrejtjen nuk e praktikoj sa duhet, por ne ka gje qe me ben ta urrej me gjithe forcat eshte pikerisht: mania e disa njerezve per te felliqur e perdhosur pa shkak, gjithcka qe i rrethon… kete po qe e urrej shume…

    Megjithate ngacmimi im ishte sa per humor… mbetesh e mirekuptuar nga une…

  11. xhibi thotë:

    14 October 2008 @ 12:42 pm

    Birisha iu pergjigj Evropes duke i thene “Do rini rrehat apo doni ta fshij by.then dhe me Financial Times ne te ardhmen ashtu sic bej tani me New York Times”. :D

    Blendi, ku eshte link origjinal per kete deklarate, ose link nga ku e ke mare lajmin?

  12. berberi thotë:

    14 October 2008 @ 12:43 pm

    O Sule,

    Qi keto nderkombetaret po ta bokan ftyren si kepuce me maje mi lale. Hajde gallate hajde. Dru me pre!

  13. TROPOJA thotë:

    14 October 2008 @ 12:57 pm

    Nuk shikoj arsyen e ketyre deklaratave qe ambasadoret i drejtojne qeverise Shqiptare, dhe, nuk shikoj ndonje reagim negativ te K/Ministrit BERISHA ndaj prokurorise. Qente le te lehin-karvani te shkone perpara.

  14. arb thotë:

    14 October 2008 @ 1:17 pm

    …………ANIJE plot me njerèz qè vèrshojnè drejt tyre???

  15. Peshku Fluturues thotë:

    14 October 2008 @ 1:37 pm

    Qente le te lehin, kar-vani te shkone perpara.

  16. patrioti thotë:

    14 October 2008 @ 2:01 pm

    Ec Sal, vendose edhe nje here Shqiperine ne qender te vemendjes boterore.

  17. patrioti thotë:

    14 October 2008 @ 2:03 pm

    Nuk po mendon keq Sorkadhja per Berishen, por Amerika dhe BE-ja o trim tropojan.

  18. lumidrin thotë:

    14 October 2008 @ 2:26 pm

    Veprimi i qeveris, kontrolli ne prokurori eshte gabim i pafalshem
    Menyra se si punon prokuroria eshte krim, korrupsion, diktat.
    Shqiptare jeni gati ti veme flaken vendit.
    GJITHMON GATI

  19. TROPOJA thotë:

    14 October 2008 @ 2:26 pm

    po Amerika i fut hunet kot more patriot.Amerika njihet si shteti qe fut hundet kudo.

  20. arb thotë:

    14 October 2008 @ 2:41 pm

    po Amerika i fut hunet kot more patriot.Amerika njihet si shteti qe fut hundet kudo……….si nè kosovè pèrshembull?????kam patur gjithmon bindjen se nuk èshtè sala apo fatosi iliri edi apo tè tjerè e keqja e madhe e shqipèrisè,por janè njerzit qè i mbèshtesin kudo e gjithmon dhe nuk pranojnè kurrè ti kritikojnè vetè apo qè tè jenè tè tjerèt qè ti kritikojnè..

  21. Sorkadhja thotë:

    14 October 2008 @ 2:56 pm

    O Tropoja, keshtu thoshte edhe Enveri kur ishte gjalle se ajo Amerika eshte tiger prej letre dhe ja fut kot. Por ne te shkretet jemi bo si ata te pastrehmit dhe i lutemi te gjitheve. Edhe ti ja mbathe se nuk kishe strehe dhe te strehoje Amerika. Por Amerika si vellau i madh qe eshte per ne, tha me mire te rini ne token tuj se shtepine jua ndertojme ne. Dhe si fillim ja legalizoi token Kosoves duke ja marre nga duart shkjaut, Amerika po perpiqet te na fuse demokracine ne mendim e ne veprim, pasi bashke me Salen kemi trasheguar mendesite e sistemit te kaluar ose sic i thone shkurt mendesite enveriste, por me nje ndryshim: Enveri hajdut per vehten e tij nuk ishte. Ndersa ky i sotmi qenka hajno profesionist i perzim edhe me fije agjenturash te dyshimta.

  22. cudia thotë:

    14 October 2008 @ 3:03 pm

    me falni po pse merreni me Tropojen???
    mesa duket eshte i vetmi person nga Tropoja qe mburr Saliun, do ta kete kuesheri,,,
    merruni me gjera me serioze, si siguria qe nuk e kemi, qeveria qe nuk e kemi, drejtesia qe nuk e kemi, korrupsioni qe e kemi, klanet qe i kemi, milionat qe i kane,,, tokat e blera qe i kane, te vdekurit qe i vrasin… vjedhjet qe i vjedhin,,, tropoja eshte nje gjemb me shume,,, qe nuk do te dije, se cfare ndodh jo se nuk di…

  23. patrioti thotë:

    14 October 2008 @ 3:10 pm

    OOOO TROPOJAN! Ne rregull atehere po e perzeme ambasaden Amerikane, po i sikterosim edhe te derguarit e BE-se, se ne e ndertojme vet demokracine ne Shqiperi, po ashtu si edhe Enveri qe ndertonte socializmin dhe qe ne ishim fanar ndricues ne bote

  24. Idris thotë:

    14 October 2008 @ 3:16 pm

    Cudia!
    Nuk eshte eveniment i perditshem te kesh rast te te vije si ky Nick i kendshem “tropoja” - artificial…..
    Ne tema te tilla mungojne Policet dhe Ta… :) ose lezeti i bilardos “choku”
    qe i shperndan guret dhe fillon loja e relaxit :)
    Pa lexo Xhibin ti ….. :P
    Edhe ate qe kishim si shpres te fundit intelektuale ne te krahut te djathte
    me duket se po e humbasim dhe po bo lojen e te majteve :)
    Ka fillu nga piruetat !
    -”"”"”"Birisha iu pergjigj Evropes duke i thene “Do rini rrehat apo doni ta fshij by.then dhe me Financial Times ne te ardhmen ashtu sic bej tani me New York Times”.”"”"”" Hec e besoju syve ….po vet e ka shkrujte :)
    Do ket pa nga ambasadoret ….”me duket ksaj rradhe e ka bo me kok t ‘ vet se une dhe Enveri (Saliu me fal) s’dime gjo . :)

  25. cudia thotë:

    14 October 2008 @ 3:58 pm

    Tropoja:

    do te te them nje arritje te S.B? e ka bere nje arritje
    te ka mbushur mendjen ty top, te ka bere ty me te lumtur, te ka pasuruar ty, te ka futur ne europe, te ka dhene pasaporte, te perfaqeson ne konferencen islamike ty tropoja, te ka bere te marresh ushqimet me liste ty tropoja, te ka bere qe te urresh ngjyren e kuqe ty tropoja, dhe jo sepse ai e ka inat ngjyren e kuqe, por sepse e do vetem per vete te kuqen…. e do te gjithen per vete, S. B ka bere arritje, sepse di gjithmone te dale nga llumi ku futet, di gjithmone te mbuloje diellin me shoshe dhe kur eshte verbues, di te mbuloje bombat qe shperthejne ne gerdec, ai ka arritur shume,, me shume se kaq, ka bere qe ti Tropoja te jetosh jashte shtetit, te ikesh nga vendi jot, dhe te gjitha i ke dhurate nga AI, nga pasardhesi i denje i Enverit.
    BRAVO! Nga fitorja ne fitorje do shkojme Tropoja, kete po presim te gjithe!

  26. Rob-terneti thotë:

    14 October 2008 @ 4:19 pm

    Ik Sali, me te mira!

    Nuk te le njeri ta besh mbreteri, aq me pak te trashegueshme.

  27. gjon cima thotë:

    14 October 2008 @ 4:24 pm

    Berisha ka humbur mbeshtetjen e Europes se Bashkuar dhe Shteteve te Bashkuara.

    Kjo eshte hera e dyte. Ju kujtohet hera e pare?

    Perparimet ne Shqiperi jane realizuar megjithese dhe jo per shkak te qeverise Berisha. Ligji i kohes. Berisha ka perfituar nga ndryshimet per interesa te veta.

  28. mushka thotë:

    14 October 2008 @ 4:27 pm

    ore, po cdo 10 vjet duam nje revolucion ne te heqim qafe Berishen? Ky eshte bere si kancer….zbrit nga kali Sali Berisha, para se te na marresh ne qafe te tereve prape…

    Po ai kokederr Topi, s’ka mundesi ti kerkoje doreheqjen Berishes dhe te shpalle zgjedhje te reja?

  29. xhibi thotë:

    14 October 2008 @ 4:29 pm

    Jam kurioz te di cfare tjeter thoshte ne teresine e saj kjo deklarata. Ky shkrim qe ka vene Blendi me ca pashe eshte mare nga Topi. Dhe GSH gjithashtu kishte vetem nja dy citate, dhe si gjithmone “parafrazime”, dmth shtesa nga vetja. :D
    Pse nuk e kane perkethyer te plote kete deklarate sic e perkthyen ate te ambasades amerikane?

  30. Blendi Salaj thotë:

    14 October 2008 @ 4:35 pm

    xhibi,
    paraqitjen e deklarates ketu tek Peshku e kam shkruar une. Deklaraten e kam marre sot nga nje burim burokrat brenda takimit te ambasadoreve. Kjo eshte deklarata e plote.

    Ajo pjesa e cituar aty lart eshte e gjithe deklarata. Nuk eshte “e perifrazuar” por ligjerate e drejte. Edhe perkthimin ne shqip e kane bere vete ata te Bashkimit Europian.

    Supozimet e tua jane sa kalamane aq edhe te lodhshme.

  31. xhibi thotë:

    14 October 2008 @ 4:48 pm

    Blendi, citati fillon me “keto zhvillime” pa asgje para kesaj. Cilat zhvillime? :D

    Nga kjo arrita ne konkluzionin se nuk eshte e plote si deklarate.
    Tjeter, Bashkimi Evropian i beka deklaratat zyrtare per shtyp nepermjet burimeve burokrate nen dore? :P

    Supozimi nuk ishte ndaj teje, se nuk e dija qe ti e paske mare te fresket deklaraten, kujtova se e ke mare nga ndonje organ, dhe kur kerkova me pas pashe qe cka kishte vene si lajm Topi ne thonjeza si deklarate eshte fiks me kete citatin tend; do e keni mare nga i njejti burokrat. :)

    Dhe termi eshte kalamanesk, jo kalaman. :P

  32. mushka thotë:

    14 October 2008 @ 5:06 pm

    Xhibi me kujton ate skecin e Dave Chappelle - kur Dave rreshtonte kushtet qe duhet te plotesoheshin per ti mbushur mendjen qe R.Kelly ishte fajtor…

  33. J. thotë:

    14 October 2008 @ 5:16 pm

    Nuk shikoj arsyen e ketyre deklaratave qe ambasadoret i drejtojne qeverise Shqiptare, dhe, nuk shikoj ndonje reagim negativ te K/Ministrit BERISHA ndaj prokurorise. Qente le te lehin-karvani te shkone perpara.

    Nuk ka gajle, diagnostifikimi është i thjeshtë: Je QORR.
    Po jo lloj i thjeshtë qorri. Je si tip i Vehbi Qorrit që vërtet nuk shikonte po e njifte Enverin nga zëri.

    - Si je Vehbi?
    - Ah Enver erdhe?
    Kshu dhe puna jote. Ti dhe balot si puna jote janë Salë detector, qen besnik i të zot.

    Receta:
    Ha kumbulla Tropoje pas buke që të jashtëqitesh më lehtë e më shpesh.

  34. hunter thotë:

    14 October 2008 @ 5:19 pm

    Ambasadoret e nderuar kane te drejten e fjales dhe kritikes si shume te tjere. Por kete t’ja thojne edhe biznesmeneve dhe te punesurve te tyre, te cilet ngelin pa pune, sepse bizneset, llogarite e tyre bllokohen ne menyre komuniste prej prokuroreve ne kerkim te protagonizmit. Ti shpjegojne punetoreve e familjeve te tyre, qe kete muaj nuk do ta marrin rrogen, sepse prokurori X apo Y i ka bllokuar firmen pas dyshimeve, apo me mire akuzave histerike, per mafia qe i ka rrasur organi jo-zyrtar i prokurorise, Gazeta (Anti)Shqiptare.

  35. TROPOJA thotë:

    14 October 2008 @ 5:36 pm

    J.
    Andej nga krahina jote (korça) i njoh mire, po ti me shum je grek.
    balot dhe zarben shiko se i ke ne shtepi.

  36. ThoughtPolice thotë:

    14 October 2008 @ 5:39 pm

    Miqte e Shqiperise nese lexohet deklarata me kujdes, i kane bere thirrje te gjithe paleve qe te jene te kujdesshem dhe te tejkalohen “perplasje” te tilla qe si fillim mund te japin nje pershtypje jo te mire, por ne te vertete i sherbejne demokracise dhe institucioneve. Se pari ky fakt tregon qe qeveria nuk kontrollon punen e prokurorise, pra kemi nje prokurori teresisht te pavarur qe me raste abuzon me kete pavaresi sic eshte rasti ne fjale, ku prokurore sherbetor politike bllokojne vetem me thashetheme gazetash pronat e biznesmeneve. Ne kohen kur qeverisnin socialistet, kjo gje as nuk mund te mendohej. Prokuroria ishte e partise ne pushtet dhe gjyqesori gjithashtu. Pra kemi nje hap cilesor ne kete drejtim, ku institucionet e pavaruara jane realisht te tilla dhe nuk kontrollohen apo jane arme te partise ne pushtet.
    Se dyti, veprimet e qeverise, megjithese mund te nxisin ndonje kritike nga miqte e huaj, duheshin bere pa as me te voglin ngurrim. Ore, ka nje arrogance te prokurorise qe kerkon te tregoje se nuk pyet per askend dhe asgje. Ka keqperdorim politik te prokurorise nga opozita per te bllokuar pronat e biznesmeneve me thashetheme. Neser ose pasneser mund te jeni ju ne nje situate te tille, kur nje prokuror thjesht se lexon dicka ne gazete apo te ka inat te bllokon pronat dhe pasurine. Nese nuk do te kishte perpjekje te qeverise per te treguar se prokuroria eshte e pavarur nga institucionet e tjera por jo e pavarur nga ligji, imagjinoni se cfare mesazhi do te merrnin biznesmnete e vendit por sidomos ata te huaj.

    Largoni emocionet politike dhe shikojeni ceshtjen sic duhet.

  37. Grupi thotë:

    14 October 2008 @ 5:56 pm

    Haha! Jane bere si partizanet maj maleve adhuruesit e Haxhi Sali Berishes ktu ke Peshku…

    “karavani do heci perpara…nga fitorja ne fitore…shoke dhe shoqe, miqe te shqiperise…” Dhe pastaj “proletariatet e shtypur e te papune te firmave ambasodre mafioze…”

    Oh c’gallate.

    E keni humb…nuk e kuptoni? Amerika jo thot…HIK…Evropi ju thote…HIK…po juve ju ka mesu Xhaxhi mire se si te kryeni rezistence popullore maj maleve te Tropojes.

    PS: Gjahtar qe ta marr vesh une…po thua qe ambasadret jane mafioza?? :)

    PPS: Gjahtar…mos ke qen gje andej nga Voskopoja ti para ca javesh?

  38. TROPOJA thotë:

    14 October 2008 @ 6:01 pm

    Grupi ik maro klasen e pare se nuk kuptohet ç’far ke shkrujt. Kur ta mbarosh hajde prap

  39. xhibi thotë:

    14 October 2008 @ 6:02 pm

    Po sigurisht qe eshte FIKS sepse perkthimin ne shqip nuk e ka bere as Top-i as Blendi por vete BE.

    Jo vetem qe deklarata eshte FIKS tek te gjitha organet e mediave, po bile qenka FIKS FARE. :D

    Shekulli paska variant me te plote per kete deklarate.

    Në nje njoftim per shtyp, ata shprehen se e shohim me shqetesim situaten qe eshte krijuar ne vend. “Ambasadorë nga vende të Bashkimit Europian janë të shqetësuar për zhvillimit e fundit, si ndërhyrjet e tepërta kryesisht në çështjet e drejtësisë. Këto zhvillime mund të sjellin ndërhyrje të tepërta dhe konflikte të mundshme mes institucioneve në vend. Ne i bëjme një thirrje të fortë të gjithëve, kryesisht qeverisë, të respektojnë dispozitat kushtetuese dhe parimet e mirëqeverisjes, pjesë e të cilave është edhe llogaridhënia përballë ligjit”, ”- theksohet në njoftimin e bërë publik që mban firmën e ambasadorëve.

    Ty vertet nuk te habiti (nga ana gjuhesore, e formulimit) fakti qe nje deklarate per shtyp te fillonte me “Keto zhvillime” pa asnje reference para kesaj fjalie se per cfare zhvillime behej fjale?
    Mesa duket burokrati jot dhe i Topit ia u paska bere me hile juve se nuk ia u paska dhene te plote. :)

    Nderkohe GSH permend fjali komplet te tjera qe simbas GSH jane pjese te kesaj deklarate, fjali te cilat nuk gjenden ne variantin e Topit, Shekullit, apo tendin.

    Këto zhvillime mund të sjellin ndërhyrje të tepërta dhe konflikte të mundshme mes institucioneve në vend“, citohet në deklaratën e përbashkët për shtyp. Deklarata vazhdon me një thirrje e fortë, drejtuar kryesisht qeverisë “për të respektuar dispozitat kushtetuese, parimet e mirëqeverisjes, pjesë të së cilës diplomatët europianë kanë nënvizuar llogaridhënien para ligjit“.

    Keta te GSH mesa duket paskan nje burokrat komplet tjeter qe i ka dhene keto fjalite shtese. :D
    Dhe nderkohe kemi parasysh qe Topi, Shekulli dhe GSH jane nga mediat me te medhaja. Hajde mere vesh, dava mediash shqiptare te (pa)varura.

    Polico, spinning the news again? Dje the qe ambasadori amerikan flet per veten dhe jo per Ameriken. Sot cilen pjese te togfjaleshit “kryesisht qeverise” nuk e kuptove tamam tek kjo deklarate? :D

  40. hunter thotë:

    14 October 2008 @ 6:11 pm

    Gjahtar…mos ke qen gje andej nga Voskopoja ti para ca javesh?

    Pune o Grup, pune. Ai tjetri ne Voskopoje vdiq duke ndjek pasionin e vet, ne po vdesim ne pune.
    Berisha HIK, sllogani i ri?
    Varet si e sheh kete punen e ambasadoreve. Psh. kryeministri ishte ne Gjermani e mori mbeshtetje per integrim, mbeshtetje ekonomik. Para disa javesh erdhi edhe kryeministri i Luksemburgut, figure e rendesishme e BE edhe ja perplasi te gjitha ne fytyre mikut te vet Sali Berisha. Per pak kohe ne Shqiperi do te vije Silvio Berluska, “miku personal” i kryeministrit i vendit tim e tend. Tani nese ambasadoret kane me teper rendesi se kryeministrat e presidentet e vendeve tyre, dakort ke te drejte ti.
    P.S. Mos e nevlereso kete punen e bizneseve te bllokuar, se ato japin te hajne jo ambasadoret e politikanet.

  41. ThoughtPolice thotë:

    14 October 2008 @ 6:24 pm

    Keni pare opozite me mjerane se kjo e Edi Rames? Nuk besoj, dhe nuk do te shikoni te tille edhe ne te ardhmen e afert dhe te larget. Opozite pa alternativa, opozite pa programe qe aksionin politik e ka bazuar ne vakite/ndodhite qe rastisin pasi nuk kane nje plan se si te perballen me qeverine. Opozita e Edi Rames ishte ne gjume, nuk dinte se me cfare te sulmonte qeverine, deri sa humbi jeten Trebicka. Nuk fliste dot as per reformat fiskale, as per rritjen ekonomike, as per rritjen e rrrogave dhe pensioneve, as per investimet ne rruget e Shqiperise etj. Fatkeqesisht humbi jeten ne aksident qytetari Trebicka dhe u zgjua opozita. Po sikur te mos kishte pesuar aksident Trebicka, cfare do te bente opozita? Edhe protesta qe u organizua ishte nje turp me vete, pasi jo vetem keqperdoren vdekjen e nje njeriu dhe genjyen publikun sikur ishte vrasje, por u perleshen me njeri- tjetrin se kush te ishte me i dukshem ne proteste, gje qe deshmoi plotesisht se aty nuk ishin per qytetaret por per propagande politike. Tani doli emri i Fazllicit dhe kane dite qe merren me te pasi ju mungojne platformat. Kane dite qe akuzojne, por nuk arrijne te sjellin qofte edhe nje fakt se ku ka perfituar nga fondet publike Fazllici, ku eshte favorizuar nga Qeveria Fazllici? Kur deshtuan me keto lloj akuzash, kalon ne shpifjen tjeter se ministrat paskan raportuar tek Fazllici. E kuptoni sa qesharake jane bere?

    Kjo eshte opozita e vakise, qe kryesohet nga Edi Rama, qe keto dite po prezanton planin rregullues te Tiranes, pasi i ka dhene lejet e ndertimit. Hapesirat jane zene me lejet e tij ky prezanton planin rregullues qe edhe ato pak hapesira publike qe kane ngelur te betonizohen dhe Rama te marre 10% e tij.

  42. toko thotë:

    14 October 2008 @ 6:26 pm

    Por kete t’ja thojne edhe biznesmeneve dhe te punesurve te tyre, te cilet ngelin pa pune, sepse bizneset, llogarite e tyre bllokohen ne menyre komuniste prej prokuroreve ne kerkim te protagonizmit. Ti shpjegojne punetoreve e familjeve te tyre, qe kete muaj nuk do ta marrin rrogen, sepse prokurori X apo Y i ka bllokuar firmen pas dyshimeve, apo me mire akuzave histerike, per mafia qe i ka rrasur organi jo-zyrtar i prokurorise, Gazeta (Anti)Shqiptare.

    Ja perseri humanzmi demokratik liberal all G99 apo Beirshe ( ska fare ndryshim) doli ne drite
    Hunter me mire pa pune se sa te lihen te punojne e te perfundojne si Ggerdecaret e shkrete. Sekjo solli Gerdecin. Jo kontrolle se jane njerez qepunojne qe marin kafshoren e gojes nga ajo pune dhe si perfundim moren predhat kokes. Ketyre njerezve u duhet dhene alternativa PA PUNE vs GERDECI
    Dhe kjo ska fare per gjynah apo meshire. Eshte ne mbrotje te tyre.

  43. ThoughtPolice thotë:

    14 October 2008 @ 6:27 pm

    Per nje njeri qe po me bind cdo dite qe ka probleme me mendjen po e bej kete sqarim te fundit: Une nuk mohova “togfjaleshin” kryesisht qeverise, vetem se vura ne dukje (mesa shihet kot) qe BE ju drejtohet te gjithe institucioneve pa hedhur poshte ate per qeverine, citoj: “Ne i bejme nje thirrje te forte te gjitheve, kryesisht qeverise,”

  44. Koth thotë:

    14 October 2008 @ 6:31 pm

    Po ti mos u ngut mer Polic, mos u ngut

    neser ka shkrime te tjera mbi deklarime qe po bejne persona te permendur keto dite nga shtypi. Lere mer Ramen, se nuk eshte produkt i Rames ky.

    Sot kane fol A. Berisha qe pohon dhe mbron shitjet e kompanise se Faslliut.
    Neser doe kesh ne media . Ka fol ajo ekspertjakontabel dhe me rradhe.
    Sic e shikon Berisha ra brenda keltup brenda ne nje ndeshje pa sens per nje parti mazhorance : Berisha vs Baze.

    Tani si thu ti opozita te mos perfitoje nga kjo situate ?

    A nuk te thashe qe eshte gabim hapja e kesaj loje ?

  45. xhibi thotë:

    14 October 2008 @ 6:32 pm

    Pulic, ke te drejte, ka mundesi qe dhe ambasadoret evropiane nuk flasin zyrtarisht per qeverite e tyre, po do jene dehur me raki dhe keta si ambasdori amerikan dje, dhe nxjerrin deklarata te tilla mbasi kane ngrene qoften e fundit dhe nuk e tretit dot ushqimin, dhe ngaqe pertojne te cohen ne kembe te te ecin shkruajne deklarata te tilla.

    Nga ana tjeter, mediat tona duke nxjerre secila nga nje variant te ndryshem per kete deklarate nuk jane me mbrapa lojes se spin news sesa je ti. :D

  46. ThoughtPolice thotë:

    14 October 2008 @ 6:37 pm

    Pa me thuaj ti punonjesi i Klosit se cfare ligji ka shkelur Berisha apo vajza e tij? Cfare ligji ka shkelur dhe Fazllici. Argita Berisha ka folur dhe ka bere shume mire, pasi ujqerit tym duan. Gjerat duhen sqaruar.

  47. ThoughtPolice thotë:

    14 October 2008 @ 6:45 pm

    “Veprimet e prokurorisë, të nxituara”

    Në çështjen Fazlliç përfshihet edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës.Sipas së cilës bllokimi i llogarive bankare të kompanisë “Global Construction” dhe asetet e kompanisë ‘Megatek” nga ana e prokurorisë e cila po heton për pronat e biznesmenit boshnjak Damir Fazlliç ka qënë e nxituar.Gjithashtu Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Tiranë i ka kërkuar prokurorisë të heqë sa më parë sekuestron ndaj këtyre dy kompanive pasi ato nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje. Nisur nga ky rast Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë do të iniciojë një rishikim të bazës ligjore për të shmangur përsëritjen e këtyre ngjarjeve.

    Ora-News

  48. mushka thotë:

    14 October 2008 @ 6:49 pm

    Polic - mjaft e mbrojte Berishen me kaq zjarr se je bere si Safet Zhulali…derisa te ta fusi dhe ty gishtin Sala. Nuk shikon njeri tjeter ketu qe te hidhet perpjete sa here qe shahet nje figure partiake apo nje tjeter

  49. Koth thotë:

    14 October 2008 @ 6:50 pm

    :P

    Polic ,

    keto pune zgjidhen kur te kthehet Bamiri nga Italia, po ca gjera i ke te zorcme ti , te zorcme.

    Po mire mer dakort si ta kesh : le te flasin.
    Po pyt Meron cer ligje ka shkel Faslliu ; i ka dal Tema gazeta me e shitur per momentin pa mire e ke ti .

    Ti mos u merzit mer burr se nuk zgjidhet gje ne peshk , plus qe ca gjera jane dhe te veshtira me i kuptu ti keshtu me 20-30 fjale.

    Ke te fala nga Fatos Klosi, cer ti them ndonje fjale te mire per ty ? ;)

  50. lupi thotë:

    14 October 2008 @ 6:52 pm

    Une nuk kam asnje shprese qe ky skandal i fundit i cunit te Rams (Salihut) do ndreqi dicka. E di pse?

    Se NUK KA SKANDAL QE E LARGON NGA PUSHTETI FARAONIN SALI.

    Kjo eshte e gjitha. Cfaredo skandali qe te ndodhi tek ne nuk largohet ky langaraq njeri. Ne 1997 vendi digjej ky e rizgjodhi veten president ne mes te kasaphanes. Qe atehere e kuptova qe si cdo diktator tjeter mjetet normale te demokracise si sitem nuk i aplikohen dot ketij derdimeni.

    Per shume kohe kam besuar se vetem vota e lire do ta largoje kete kerme. Tani nuk jam me aq i sigurt. Mendoj se ai do ta manipuloje edhe voten dhe do na ngele prape ne pushtet. Ndaj me duket se sja vlen fare te merresh me diskutime per skandalet e pushtetit salist ne shqiperi se ato nuk sjellin as reflektim as ndryshim kursi dhe as larg qofte doreheqje demokratike.

    E vetmja rruge per largimin e ketij vemje eshte ajo qe ka thene Namik Hoti. Rruge tjeter nuk ka.

  51. ThoughtPolice thotë:

    14 October 2008 @ 6:53 pm

    Koth, po gazetat me shpifje dhe genjeshtra ne Shqiperi kane treg te madh (Po e marr te vertete ate qe thua). Te na tregoje minatori Mero ku ka shkelur ligjin, Fazllic, Berisha apo dikush tjeter qe permendet. Te gjitha deri tani kane dale flluska sapuni.

    Lere Klosin per here tjeter, mi bej te fala Ilir floririt.

  52. toko thotë:

    14 October 2008 @ 6:55 pm

    Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Tiranë
    Cfare eshte Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Tiranë qe ti kekroj prokurorise keto gjera? Hajde socializem komunist hajde.
    Organizata e rinise komuniste i kerkoj prokurorise. Organizqta e Gruas komuniste i kerkoj gjykates, organizata e pensoinisteve komuniste i kerkoj policise, etj etj tani kemi Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë në Tiranë i kerkon prokurorise Dhe tere keto nga “anitkomomuistet e djathte”. E dimi more zoterinj cfare do te thote anitkomuniste te djathte.Keni ngateruar krahet me duket.

  53. Silie thotë:

    14 October 2008 @ 6:58 pm

    Te lumte xhibi,qe solle deklaraten e plote,kjo eshte menyra me e mire per te argumentuar, e di qe shumica e ketyre komunisteve jane si ata fundamentaslistet fetare qe nuk kane deshire dhe as nuk pranojne te diskutojne me fakte.kur i ballafaqon ose i kerkon fakte solide ata kalojne ne nje gjendje trullosje dhe ndryshojne temen ose kalojne ne nje blog tjeter me te njejten teme

  54. Koth thotë:

    14 October 2008 @ 7:03 pm

    Jam prish me Liken, ka 2 muj qe e kam dredh. ;)

    Nga dje do mbeshtes Jozefinen se ka thene diku qe kam mesu fjale te urta popullore shqiptare ( se ka dhe kinese po ato nuk i kupton dot ti se dun spjegim )

    Ajo qe ka mesuar se fundi Zanfi eshte : i mbyturi , te mbyt dhe ja futi nja dy dite andej nga Jordania me Rusmailin dhe Ben Blushin. Plus qe ka thene qe duhet me pa edhe nej here : Dhe i vetem trim ne lufte .

  55. arb thotë:

    14 October 2008 @ 7:13 pm

    po mirè ore…sipas jush nè qoftè se kèto deklaratat ambasadorèt nuk i kanè pèr tè kritikuar qeverinè….pèrse dreqin i kanè nxjerr??pèr tè kritikuar opozitèn e prokurorinè???po ju nuk dini ku tè kapeni mè duket…e nuk kuptoni deri nè fund rèndèsinè e tyre..po pse ça dreqin qenka sali berisha qè nuk gaboka kurrè sipas jush??mirè kur e kritikojnè shqiptarèt…se etikohen komunist e ku e di unè..por kètè kur ta thotè edhe gjysma e botès ju nuk besoni por kèrkoni me çdo kusht justifikime!! e kam thènè edhe mè lart fanatikèt e servilat janè gjèja mè e keqe e shqipèrisè!!

  56. mushka thotë:

    14 October 2008 @ 7:24 pm

    Silie - antikomunistet dhe ne amerike po marrin fund..nuk ka vend ne bote qe ju do…jeni kauze e humbur, vemje te abandonuara…lol

  57. toko thotë:

    14 October 2008 @ 7:32 pm

    Ku jeni, o anti sllavo-ortodoksë?
    13 October, 2008 01:56:00 Kico Blushi

    Si ju mban shtrati, si e vini kokën në jastëk, si hani, si pini e si këndoni këngë patriotike e nuk e pëlcisni prej marazi ju, o anti sllavo-ortodoksë të përbetuar të diasporës, që së largu ju digjet xhani për vatanin.u që mbushni faqet e internetit me sharje, analiza dhe akuza për antikombëtarët e shitur, për ne që jetojmë këtu, për ne pra, “armiqtë e Salës nacionalist”, tash që qeverinë e djathtë dhe antikomunistin demo-mysliman Berishë e ka zaptuar dhe marrosur një “mik” safi sllavo-ortodoks me emrin Damir Fazlliç!?
    prej marazi ju, o anti sllavo-ortodoksë të përbetuar të diasporës, që së largu ju digjet xhani për vatanin; ju që mbushni faqet e internetit me sharje, analiza dhe akuza për antikombëtarët e shitur, për ne që jetojmë këtu, për ne pra, “armiqtë e Salës nacionalist”, tash që qeverinë e djathtë dhe antikomunistin demo-mysliman Berishë e ka zaptuar dhe marrosur një “mik” safi sllavo-ortodoks me emrin Damir Fazlliç!?
    Ngrihuni e bjeruni të shiturve, hipuni avionëve, daç edhe çartërave, lini për ca kohë sharjet e shpifjet anonime në internet, lini mënjanë mllefet e hedhura në kuturu mbi intelektualët e ndershëm që ala kanë gojë e guxim, lëpini pështymat tuaja, lani duart e fytyrën si për avdes dhe ejani në Tiranë e na shpëtoni nga ky klan mafioz e makut, nga këta rrufjanë pa din e pa iman që na paskan shitur toptan, jo vetëm ne që jetojmë këtu, po gjithë qeverinë e Shqipërisë! Paskan vënë në tender jo vetëm Shqipërinë e vjershave të Naimit e të Fishtës, po atë Shqipërinë reale, atë të patundshmen, të tokave e të pronave, të pyjeve e brigjeve, të kufijve e të simboleve shtetërore, madje edhe atë të trashëguarën nga folklori e legjendat e Mujit e Halilit, të cilat na është dukur sikur nuk mund të zhbëheshin dot as nga bajlozët fashistë apo komunistë!
    Këta biçimsëzë qeveritarë të vetëquajtur demokratë na paskan shitur me gjithsej te serbi! Nuk qenka vetëm Fazlliçi që na ka blerë, jo! Tani është më se e qartë se miellin e bukës së gojës na e jep serbi, dritën e natës serbi, rrugët urbane dhe rurale i shtron serbi, “biznesin e pastër” e bëka serbi; sot e mot kush do të quhet mik e kush armik, kush është “ne” e kush do të jetë “ata” në këtë palo shtet do ta përcaktohet nga serbi! Ky është vërtet integrim: o me ne, o kundër nesh! Është integrim i mirëfilltë, pasi jo rastësisht edhe zonja Bregu, ministre e Integrimit, pas ikjes së Fazlliçit e pas përcjelljes spektakolare të tij nga policia në Rinas, në një ndalesë të avionit diku në Europë, na qenkësh takuar enkas me serbin Fazlliç (sipas kryeministrit), për t’i raportuar “mikut” të Kryeministrit edhe për punët tona të integrimit, veç atyre të investimeve strategjike…Të vjen të brohorasësh me shpirt: Allah, Allah, si po na venë kaq sahat këto punët e integrimit e të bizneseve këtu tek ne! Si zumë përsëri vendet e para në botë, tash që ne jemi bërë “faktor stabiliteti” në rajon e më gjerë, tash që na futi Fazlliçi e Tom Ridxhi në NATO!…Vdiq patriotizmi, vdiq idealizma, u shkrinë kufijtë, ranë muret e nacionalizmës në Ballkan; tash jemi përnjëmend të integruar e të shkrirë në një trup të përbashkët me serbin, paçka se na mbeti në dorë karta e anti sllavo-ortodoksisë!
    Tani po dalin fakte intriguese se në selinë e Kryeministrisë na paskan hyrë e dalë si në shtëpi të vet njerëz të Millosheviçit e të Karaxhiçit…Kjo është dava më domethënëse se takimi i Nanos në Kretë me Millosheviçin, takim për të cilin asokohe ju, anti sllavo-ortodoksët e diasporës u bëtë pikë e zeher, sepse dyshuat për tradhti kombëtare! Kushedi sa do të jenë gëzuar këto ditë vorjo-epirotët e megalidhesë, madje edhe vetë Bollanoja i Himarës, ky mik me kokë i Berishës! Tani ka të drejtë Bollanoja të dalë e të na thotë: Pse bëni gam- gam për shkollat greke, për varrezat e ushtarëve grekë, për tabelat greke në Breg ju, o qirje shqiptarë, kur serbi bëka ligjin në qeverinë e Tiranës?!
    Nuk paskësh qenë rastësi as thyerja e embargos së naftës me Beogradin nga “Shqiponja “ e Salës në kohën e luftës, po punë “miqsh” që e mbajnë fjalën e besën, në të mirë e në të keq, në luftë e në paqe, në pozitë e në opozitë!…Për shkak të kësaj miqësie “me kokë” tani doli që edhe ministrat paskëshin raportuar për sigurinë kombëtare (disa muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës) te kapot e Beogradit, të Millosheviçit e të UDB-së, para mikut tonë të shtrenjtë Fazlliç e kjo, këtej, nga viset tona, quhet sjellje demokratike, normale, në të mirë të Shqipërisë, të së ardhmes, sigurisë e integrimit!…O vëllezër anti sllavo-ortodoksë të ushqyer me paragjykime integraliste islamike, a e kuptoni sa larg e se ku ka për të sosur rrugëtimin e hyrjabyrjas Shqipëria e drejtuar nga Berisha juaj?!
    Mirë ne që flemë mbi dosjet e krimit, po ju andej, o nacionalistë të thekur, si nuk e kini ditur që ne qenkemi shitur me kuç e me maç, me ndihmën e studiove të zyrës së avokatisë së vajzës së Kryeministrit, d.m.th me tapi “të rregullta” ( sipas Dhomës së avokatisë), me kompani të regjistruara në QKR, me dokumente, me ligje, me prona dhe sidomos me atë që quhet “trafik influence” apo më shqip akoma, me do punë “miqsh”, tarafesh e farefisnish?!…Të vjen vërtet keq e të zë të qarët kur përfytyron se ju, o anti sllavo-ortodoksë të përbetuar keni vuajtur, duke pandehur se këtë krim e këtë tradhti kombëtare e patën bërë sllavo-ortodoksët e qeverisë Nano, po ja që tani po na del disi më ndryshe…Ne qenkemi integruar pa e ditur së pari në Serbi e më pas, bashkë me të, me siguri do të integrohemi pas nja 17 vjetësh edhe në BE!
    Si na ndodhi kështu? A nuk e ndjeni veten sadopak të zhgënjyer, e pse jo, edhe të tradhtuar nga idhujt tuaj pa krena e me sa duket, edhe pa ideale kombëtare? Apo kjo është në të mirë të Shqipërisë dhe ne që jetojmë këtu nuk e kuptojmë dot, se nuk vështrojmë dot aq larg, sa dhe si ju?
    ***
    Dashamirë e shokë të mi, këtu e në diasporë, më thonë se në faqet e internetit, në Forum, ka shgarra-shkrues që nuk përtojnë, por shkruajnë sa herë që dikush merr guximin të botojë ndonjë shkrim në gazetë kundër qeverisë Berisha…Nuk jam kurioz të di se ç’broçkullijnë këta anti sllavo-ortodoksë të zjarrtë…Nuk i lexoj jo se nuk dua të prish humorin, po se nuk do t’ia vlente një përgjigje për ta, aq më tepër duke shfrytëzuar rastin “Fazlliç”. Po u ngatërrove me krundet të hanë pulat, thotë një shkrimtar, po u përzjeve me derrat, na kujtoi Fazlliçi Kisingerin, jo vetëm që bëhesh me baltë, po del edhe i mundur!…Por çështja duket dhe bëhet më e kokolepsur po ta vështrosh me syrin e interesit kombëtar. Ndaj është e vështirë të heshtësh, edhe para turinjve të derrave e horrave me pushtet e me para!
    Pas viteve 90-të ne kemi gjeneruar konflikte dhe përçarje kombëtare, sherre dhe mospajtime mes vedi, sa absurde aq edhe tragjikomike, duke mbetur më të fundit e më të përkequrit në Ballkan, jo vetëm për nga imazhi, po edhe nga synimi ynë historik për integrim në Europë për shkak të farës së mbjellë të përçarjes kombëtare jo vetëm në Shqipëri, në Kosovë e në Maqedoni, po veçanërisht e kryesisht në diasporë. Sipas këtyre zërave të sponzorizuar nga qarqe jashtë Shqipërie, po qe jugor, në mos je një kriptokomunist nostalgjik, d.m.th një enverist i pandreqshëm, patjetër je një socialist. E po qe kristian dhe ca më keq akoma; po qe ortodoks me origjinë nga Jugu, automatikisht je ose pro grek, ose pro sllav, ose vllah, pra një sllavo-ortodoks i kamufluar e i blerë nga Janullatosi, që do të thotë edhe një antishqiptar në gen!
    Jo, kurrsesi nuk dëshiroj të provoj me këtë përsiatje vërtetësinë e thënies aq shumë të përdorur në këtë tranzicion të keqpërdorur moralisht, se nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve, e fondamentalistëve, e hajdutëve, e syleshëve injorantë arnautë që vazhdojnë të shërbejnë si mish për top në betejat e ndyra të krerëve tanë të politikës së korrupsionit, të cilët po e rrënojnë përditë e më tepër Shqipërinë dhe aspiratën për demokraci. Korrupsioni nuk njeh as të majtë, as të djathtë, as veriorë, as jugorë, as myslimanë, as ortodoksë. Krerët tanë njohin vetëm një ngjyrë: ngjyrën e parasë pa djersë! Ashtu si ish-komunistët fanatikë u bënë antikomunistë të përbetuar, ashtu si ish-spiunët u bënë demokratë të thekur, ashtu edhe anti sllavo-ortodoksët tanë do ta kuptojnë një ditë, me dëshpërim, se edhe ata kanë pas qenë të “konvertuar” në sllavo-ortodoksë pa dashje e, madje, edhe pa dijeninë e tyre! Por do të jetë vonë kur ta kuptojnë se janë përdorur nga ata që thërresin nëpër media: ujku, ujku, që çakalli të bëjë kërdinë! Sepse korrupsioni i klanit sundues “Berisha”, me sa po shihet, nuk ka dhe nuk njeh as atdhe, as moral, as kufij, as shoqëri, as komb, as ideale, as bindje, as parime, as demokraci, as interesa kombëtarë, dhe natyrisht, as turp publik? Ja ku fle lepuri, të dashur vëllezër, që verbërinë vazhdoni ta quani virtyt!

  58. sol-nox thotë:

    14 October 2008 @ 7:42 pm

    Damir Fazllici eshte myslymon. kshu qe eshte sllavo-myslymon, nuk ka faj sala.

  59. hunter thotë:

    14 October 2008 @ 7:43 pm

    Po mire mer dakort si ta kesh : le te flasin.
    Po pyt Meron cer ligje ka shkel Faslliu ; i ka dal Tema gazeta me e shitur per momentin pa mire e ke ti .

    hahaha, po sa kushton Gazeta Tema?
    Po pate ndonje kopje, ruaje se pas 10 vjetesh ka per tu shnderruar ne artikull cult Si kopjet e gazetes “Koha Jone” ne ‘97, “Oburra, Ja Vdekje, Ja Liri. Rrembeni armet”

  60. Puma thotë:

    14 October 2008 @ 8:48 pm

    Peshku Fluturues thotë:
    13 October 2008 @ 8:38 pm
    Ambasada Amerikane eshte e shitur tek amerika. Ne fshime bythen me NYT. Ne jemi anetare te Konferences Islamike dhe s’na plas per Europen. Rrofte Haxhi Qamili dhe Sali Berisha, Shakatori i Perparimit.

    Duke lexuar “Shqipe me dy koka” kam kujtuar se ke qene i djathte,por mesa shoh qenke alla Edi Rama dhe Erion Velia.Ndersa per mua ishte gabim futja ne Konferencen Islamike,nuk duhet harruar se si “rastesisht” MSA firmoset ne kohen e ketij Haxhi Qamili,po keshtu edhe vendi futet ne NATO ne kohen e tij.Me e madhja eshte se edhe presidenti amerikan vendos te vizitoje Shqiperine ne kohen e ketij Haxhi Qamili(nuk te pyeti ty departamenti i shtetit per kete gje?) .Edhe rruga Shqiperi-Kosove ndertohet ne kohen e ketij Haxhi Qamili.Edhe ne 2009 BE do te heqe vizat se ne krye eshte Haxhi Qamili.Edhe Angela Merkel do te jape doreheqjen ne Gjermani se ka pritur Haxhi Qamilin.Apo jo!
    Personalisht mendoj se ky sulm i terbuar qe ka marre e majta nuk eshte kunder Fazllicit,se ata jane serbe koke e kembe vete.Ky eshte sulm kunder Tom Rixhit i ndermare nga gazeta anti shqiptare e Karlo Bollinos.I te njejtit person qe ne poshteroi ne Shqiptereve me incidentin e ores se Bushit.Akoma ju shqiptare besoni keto plera?Me qafe paci veten!Faktet qe solla me siper per arritjet e kesaj qeveri nuk mund ti prishe as Peshku pa uje as Peshku fluturues.Sa per PF meqe sipas teje periudha 1998-2005 ka qene me e lumtura e popullit shqiptar,mendoj se sic ka nisur sulmi kunder kesaj qeverie,segmentet e se majtes mund te vijne ne psuhtet ne 2009-2017.Atehere populli shqiptar sipas PF do te jete perseri i lumtur.
    Mua taktikat e se majtes me duken njelloj kudo.Ketu ne SHBA ndersa Obama eshte shoqeruar ne terrorista dhe recista per median nuk perben problem.Ndersa per Palin qe pushuar dike nga puna media eshte hedhur ne sulm.Edhe ne Shqioeri njelloj.Ndersa ne 2000 Prokurori i Pergjithshem kapej me kokaine media e justifikonte dhe PF ka qene i qete si peshqit.Po keshtu edhe per korrupsionin galopant te funksionareve te PS dhe per vrasjet e dhjetra biznesmeneve ne ate kohe.Ska problem se nuk ishte Haxhi Qamili ne pushtet dhe lejohen te gjitha!

    Dhe mos harroni ta votoni prap!

    Populli shqiptar eshte djegur per 50 vjet nga vellezerit e tu dhe ndersa Berisha ka te meta dhe nuk eshte perfekt,megjithate eshte shume me i mire se Meta,Gjinushi apo Ruci.Hajde naten e mire!

  61. toko thotë:

    14 October 2008 @ 8:49 pm

    sol-nox thotë:
    14 October 2008 @ 7:42 pm
    Damir Fazllici eshte myslymon. kshu qe eshte sllavo-myslymon, nuk ka faj sala.

    Kush po pyet per musliman apo orthodoks sot punet jane bere lemsh si tek peshku. Spyetet me as per fakte as per konkluzione flitet si tju vije pas veres njerezve
    Ah mor te mjere
    Politika ju ka hutue
    me ju genjye e ju mashtrue.

  62. Monda thotë:

    14 October 2008 @ 9:19 pm

    Me vjen keq qe z. Blushi (artikulli i sjelle nga toko) i ka dhene nje ngjyre te tille debatit. Ndersa eshte e vertete qe ne forume te tjera, ekziston nje fryme e tille (karakterizimet negative dhe pozitive ne baze te fese apo ndarjes krahinore) ketu te peshku te pakten diskutimi s’para kam vene re te ulet ne nivel te tille. Nje nga arsyet qe kam lexuar gjithmone peshkun me endje, dhe arsyeja qe tani shkruaj vetem ketu.
    Virtualistani shqiptar vertete ka marre permasa te cuditshme, shume here duke iu larguar realitetit shqiptar. Ama dhe nje nxitje e tille haptaz, nje segregim apo kualifikim i tille i diaspores nga nje analist shqiptar nuk ndihmon, perkundrazi.
    Per deklaraten e BE, s’di c’te them vecse po afrohen zgjedhjet. Jane aq larg sa jane afer. Nje opozite normale dhe e organizuar mire do ta kishte shume kollaj kete fushate. Por deri tani s’kam pare nje reagim koherent te tipit:
    Qeveria e sotme ka bere kete, kete dhe kete.
    Ne kemi kete program dhe do bejme ate, ate dhe ate.
    Populli te vendos.

  63. Taqi thotë:

    14 October 2008 @ 9:22 pm

    Nuk fliste dot as per reformat fiskale, as per rritjen ekonomike, as per rritjen e rrrogave dhe pensioneve, as per investimet ne rruget e Shqiperise etj. Fatkeqesisht humbi jeten ne aksident qytetari Trebicka dhe u zgjua opozita. Po sikur te mos kishte pesuar aksident Trebicka, cfare do te bente opozita?

    Tani doli emri i Fazllicit dhe kane dite qe merren me te pasi ju mungojne platformat. Kane dite qe akuzojne, por nuk arrijne te sjellin qofte edhe nje fakt se ku ka perfituar nga fondet publike Fazllici, ku eshte favorizuar nga Qeveria Fazllici? Kur deshtuan me keto lloj akuzash, kalon ne shpifjen tjeter se ministrat paskan raportuar tek Fazllici. E kuptoni sa qesharake jane bere?

    Kjo eshte opozita e vakise, qe kryesohet nga Edi Rama, qe keto dite po prezanton planin rregullues te Tiranes, pasi i ka dhene lejet e ndertimit. Hapesirat jane zene me lejet e tij ky prezanton planin rregullues qe edhe ato pak hapesira publike qe kane ngelur te betonizohen dhe Rama te marre 10% e tij.

    Rama ketej hedh nje shashke per te bajtur militantet e tij nen mobilizim kunder “gogolit Berisha” me parimin “Gjithmone Gati”, nda ana tjeter i dha 70 leje ndertimi pernjehere para 3 ditesh, por kjo kaloi pa u ndjere fare …

    nga 1 milione euro per pallat, sa i vete hesapi or mik, duke ditur se 23 pbjekte ishin vepra publike ? Nje nxenes i klases se III duhet t’a gjeje kollaj !

    Ai mbush konton ne Zvicer, keta ketu merret me “kocken” Fazlliç qe u leshon Rama per konsum mediatik

  64. Taqi thotë:

    14 October 2008 @ 9:31 pm

    une them te hapim konkursin “Kush gjen skandalin e radhes”

    Duhet te jete teper interesant dhe argetues

    Deri ne fund te zgjedhjeve duhet te kemi te pakten 2 skandale ne muaj qe prekin qeverine, sipas planit 9 mujor (shtator 2008 - qershor 2009)

    Per mendimin tim, pasi te shuhet tollumbacja “Fazlliç” pas 10 ditesh - (po, po, duhet te zgjase akoma sepse ka zona te thella malore ose fshatare, aty ku nuk deperton mire sinjali i TV, qe nuk kane akoma dijeni te sakte per “Fazlliç”) - skandali i rradhes do te preke femijet e Kryeministrit Berisha (Argita si fillim, pastaj Shkelzeni)

    Kush ka bast per ndonje version tjeter ?

  65. Monda thotë:

    14 October 2008 @ 9:46 pm

    taqi thote:

    une them te hapim konkursin “Kush gjen skandalin e radhes”

    Duhet te jete teper interesant dhe argetues

    Pse mos te argetohemi mo Taqi, jane bere keto skandalet si buka me uje e sheqer ne kohen e mavrise. Edhe te embelson (argetimi) edhe te mbush barkun se helbete populli ate do, te ushqehet me llogje. Dhe me kryesorja, pjese e pandare e dietes shqiptare.

  66. Taqi thotë:

    14 October 2008 @ 10:30 pm

    sa per temen,

    ky eshte reagimi i PD ne lidhje me “deklaraten” :

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PD deklaron se hetimi do të nxjerrë në pah andrrallat e opozitës

    Patozi: Përse kërkojmë një hetim ndërkombëtar

    Një ditë, pasi kryeministri Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar rreth çështjes së Damir Fazlliç, kryetari i Grupit parlamentar të mazhorancës, Astrit Patozi, sqaron anën politike dhe teknike të kësaj nisme të kreut të ekzekutivit. Gjatë një prononcimi për shtyp, kreu i grupit të shumicës ka nënvizuar se, opozita me reagimin e shfaqur ndaj nismës së kryeministrit, tregon se i druhet hetimit ndërkombëtar, pasi është koshiente për rezultatet e këtij hetimi.

    “Opozita i trembet një hetimi ndërkombëtar për çështjen Fazlliç. Ajo që po kërkon qeveria është një sfidë e pastër politike, ku i thuhet opozitës se në rast se një përqind e pretendimeve të tyre qëndrojnë, ato do të verifikohen nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë dhe hetuesish shqiptarë, gjë e cila do ta bënte më të shpejtë rezultatin e hetimit”, u shpreh Patozi. Më tej, ai ka sqaruar se janë dy çështje mbi të cilat qeveria bazon nismën e saj për hetim ndërkombëtar. “Së pari, ekspertët e huaj do t’i bashkohen ekspertëve shqiptarë për të dalë në një konkluzion të përbashkët dhe së dyti kjo është një sfidë e qeverisë për të qenë sa më transparente. Hetimi ndërkombëtar bëhet me iniciativën e qeverisë për dy çështje, në mënyrë që ekspertët e huaj t’i bashkëngjiten trupës së ekspertëve shqiptarë për të arritur në një konkluzion të përbashkët për implikimin e mundshëm të qeverisë në çështjen Fazlliç, si dhe është një sfidë e pastër që qeveria ia bën opozitës dhe opozita duhet ta mbështeste, por në fakt ka ndodhur e kundërta“, pohoi në vijim kreu i grupit më të madh parlamentar.

    Gjithashtu, kreu i grupit të deputetëve të shumicës, ka reaguar për deklaratën për shtyp të ambasadorëve të Bashkimit Evropian, si dhe trillimeve të opozitës mbi këtë deklaratë. Duke iu referuar kësaj çështjeje, Patozi theksoi se ambasadorët e BE-së nuk flasin për përplasje mes institucioneve në komunikatën e bërë publike. Megjithatë, ai ka shtuar se do të jetë komisioni parlamentar ai që do ta vërtetojë nëse ekziston apo jo ndonjë përplasje mes Prokurorisë dhe dy ministrive, asaj të Brendshme dhe të Drejtësisë. Patozi ka ritheksuar edhe njëherë se opozita trembet nga komisioni parlamentar, pasi ai mund të nxjerrë në pah andrrallat e reja dhe të vjetra të saj.

  67. xhibi thotë:

    14 October 2008 @ 10:45 pm

    Kico Blushi, nepermjet kompjuterit te nje shokut te vet ne diaspore, thote:

    Dashamirë e shokë të mi, këtu e në diasporë, më thonë se në faqet e internetit, në Forum, ka shgarra-shkrues që nuk përtojnë

    Ky si Bushi qe tha the internets ne shumes, sikur behej fjala per minjte e gjirizit. :D
    Kico, “forumi” nuk eshte anija ku jane ankoruar keto faqet e internetit, dhe nuk eshte emer i pervecem qe e ke formuluar ashtu fjaline dhe shkruar me te madhe kete fjalen. E veme me bast qe ai miku jot do te ta thote dhe kete koment ty? :D

  68. toko thotë:

    15 October 2008 @ 12:58 am

    O Taqi te gjithe Pozita dhe Opozita i tremben jo hetimit te nderkombetareve por i tremben e vertetes. Te gjithe bejne gam gam gam thjesht per sy e faqe te miletit dhe votat. Asnje nuk mer persiper te zbuloj te verteten se ne ate te vertete jane te gjithe brenda.
    Per nderkombetaret asnje ska firke Ata e dine se nderkombetaret jane thjesht tymnaje pasi ata nuk kane asnje mundesi praktike te zbulojne te verteten kur ajo fshihet nga te gjithe. Qe te shtjellosh nje lemsh duhet te gjesh fillimin e fillit. Si i behet kur te gjithe e fshehin fillimin e fillit Cfare te bej ndekromebtari i shkrete. Shembuj ne hisorine 20 vjecare ka shume fillo qe nga vrasjet ne kufi, vazhdo me firmat piramidale me shkaterimet me 97 me vrasjen e Hajdarit, me grupin Hakmarja, pasurite e Nanos, vjedhjet e Rames ne Tirane, Gerdecin, e deri tek Trebicka e tani ky Vici. Tymnaje azgje tjeter, Te gjithe e dine kete ndryshe do te ishte bere revolucion dhe gjerat do te ishin ndryshe. Kalon nje qeveri vjen nje tjeter dhe fajin e ka gjithmon ai qe eshte ne pushtet Cfare ka bere pasardhesi per fajine paraardhesit? Azgje vec tym tym tym

  69. Idris thotë:

    15 October 2008 @ 2:49 pm

    O Polo !
    Po BE-U e njeh psikologjine e “majkrahit” bre !
    Kur thote ….”te gjitheve dhe… kryesisht qeverise ” ajo e di qe Mixha eshte nga Veriu ku pershendetet:
    -Turqeta i zoti shpise . Merhaba ju t’qereve . :P
    Ne Sala keshtu bo kur flet :
    Ne ju thame miqve tane EuroAtlantikasVorioKomunoEuropiane se
    ( merhaba Ju te qereve) :P poplli yne veshderr osht i knaq me mue !
    Po ne ti keshtu flet mre
    Turq

  70. xhibi thotë:

    15 October 2008 @ 7:02 pm

    Me nje fjale kete deklaraten e perbashket te ambasadoreve te BE e paska dhene per shtyp Ambasada franceze ne Tirane.

    (…) they added in a statement issued by the French embassy, the current EU chair.

    S’kam kohe tani te kerkoj se mos gjeja ndonje link per variantin origjinal dhe te plote te deklarates. Mbase me vone. Kjo jo se ndryshon gje per deklaraten vete, po me teper per te verifikuar variantin origjinal me ate te mediave tona te (pa)varura, te cilat sic e kane zakon shpesh here parafrazojne dhe nuk japin te gjithe variantin e plote, sic ndodhi dhe ne kete rast.

  71. Silie thotë:

    16 October 2008 @ 1:39 am

    Nuk e di perse me eshte zhdukur pergjigjia ime ndaj MUSHKES,(eshte nick nami qe ka zgjedhur vete autori).Po e perserise I ose E dashur MUSHKE te lutem me thuaj qe ate koment e ke bere per te justifikuar emrin ne blog.Nese peshku mendon qe me MUSHKE mendoje ofendim atehere ata mendojne se komentet e MUSHKES jane komente mushke.Por nese kishin ndonje dyshim se ai koment do te kishte ndo nje merite ata do e mernin per kompliment ndaj autorit se pa dyshim ka dhe mushka te mencura

  72. xhibi thotë:

    16 October 2008 @ 1:33 pm

    Kjo duket se eshte deklarata e plote e ambasadoreve te BE:

    “Ambasadorët e BE të akredituar në Tirane, janë të shqetësuar nga zhvillimiet e fundit lidhur me sistemin e drejtesisë në Shqipëri. Këto zhvillime mund të sjellin ndërhyrje të tepërta dhe konflikte të mundshme mes institucioneve në vend. BE, përmes deklaratës së ambasadorëve të tij në Tiranë i bën një thirrje të fortë palëve, të përfshira në debat, kryesisht qeverisë për të respektuar dispozitat kushtetuese, parimet e mirëqeverisjes, pjesë të së cilës diplomatët europianë konsiderojnë llogaridhënien para ligjit.”

  73. Pjer Thomas thotë:

    16 October 2008 @ 8:07 pm

    Eshte ajo qe kam thene une djema, se me budalliqet qe mavria jone ben, kane filluar ta urrejne dhe te huajt, dhe ata kane nje gje qe nuk nxitohen ne gjykime, shohin qe ti e ke shkelur nje here, mbyllin njerin sy, e shkel per here te dyte, jane te detyruar te shprehen, per here te trete te heqin vizen.
    Komentet shum pak flisnin per shqetesimet e EU.

  74. mushka thotë:

    16 October 2008 @ 9:03 pm

    silla you silly beech…me fal se nuk e kam emrin e bukur sic ta ka bere mami ty. Nderkohe, shush se po lexoj komentin e 19-te te Xhibit.

  75. Taqi thotë:

    16 October 2008 @ 10:47 pm

    Ju jeni të kapur këmbë e kokë nga klanet, që kanë ndërtuar parajsën e tyre sipas raporteve ndërkombëtare me anë të drogës. Pas shërbimeve që i janë bërë Dondollakut nga korrierët e tij këtu në Parlament, pas agresivitetit dhe lidhjeve me Kadrovskin dhe vizitën në shtëpinë e tij siç e pohon ai vetë, pas një seri aktesh të kapur këmbë e kokë pas dhjetra lejesh ndërtimi të dhëna Delijorgjit vetëm tre ditë para arrestimit, pas pushimeve në Kretë dhe në vende të tjera të kryera me paratë e tij, pas vrasjeve me jastëk në hotelet e Spanjës, pas plumbave në qelinë e 313 në Tiranë, ju keni gjetur një kauzë të re.

    Opozita e boshit, e trillimeve, mashtrimeve e kapur këmbë e krye nga klanet kriminale që kanë marrë goditje dhe janë të pashpresë, por lidhur me të gjitha këto do të jetë sovrani ai që do të japë verdiktin, siç do të japë verdiktin për Trebickën që e ekzekutuat për së vdekuri dhe s’iu ka ngelur asnjë grimcë moral të kërkoni të falur. Përdhosni të vdekurit, profanoni dhe nuk kërkoni të falur, i përdorni të vdekurit për qëllime makabre politike dhe nuk kërkoni të falur, i thërrisni qytetarët në pseudomitingje dhe nuk u kërkoni të falur.

    Unë nuk merrem me këto, por do të merren shqiptarët. Keni ngritur shpifjen dhe trillimin se Fazlliç ka blerë tokë tek njollat e termocentraleve dhe unë kam me vete propozimin konkret. Sillni ligjin për shtetëzimin dhe ju jap fjalën se do të shtetëzoj çdo centimetër tokë në atë zonë. Mos lehni si kone, mos u keqpërdoroni si kone, por sillni ligjin, se jeni ju të përzier aty të gjithë, ju jeni hajdutët e tokave që janë shitur aty, sillni ligjin dhe unë do t’ua faktoj.

    Bëjeni propozimin nëse ua mban, por ju nuk guxoni, o të gjorë, o të kapur, o të skllavëruar nga zinxhirët e mafies !

    Në rast se s`doni të dilni të kapur përpara tyre, sillni propozimin të shtetëzoj çdo metër katror që është në Porto Romano, por ju keni frikë, sepse makthet e krimit me të cilin jeni të lidhur, lidhjet tuaja me bosët dhe ish-bosët e krimit, të cilët s`kanë të ardhme ju shtyjnë ju të merreni me shpifje dhe trillime. Duke mos pasur asnjë alternativë, ju shkoni dhe shkrehni kallashnikovin mbi kufomat e të aksidentuarve, një makabritet që se ka bërë askush në histori, ekzekutoni të vdekurit moralisht vetëm për qëllime politike. Ky komb ka kodin më të hekurt dhe më të lartë, kodin e të vdekurit, dhe këtë kod opozita e ka shkelur, duke mos kërkuar as të falur.

    Ju keni të drejtë të vini këtu dhe lakoni emrin e kryeministrit sa herë të doni, është e drejta juaj, por dhe unë kam disa fjalë për ju. Drejtësia do të bëhet, ka një drejtësi që do të vijë gradualisht. Vazhdoni të mashtroni, mos kujtoni se do t`iu besojë njeri. Ky është vend i lirë, keni me muaj të tëra që merreni vetëm me trillime dhe mashtrime. Ju jeni opozita që përdhos të vdekurit, opozitë sterile pa alternativa. Përse nuk e bëni mocionin e mosbesimit ndaj meje, po jeni opozitë e inkastruar që në momentin që ju nuk vendosni aktin e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit ju dëshmoni se jeni të inkastruar.

    Ju kanë marrë tre veta përpara, si e lejoni këtë, politikanë që kanë nga 20 vjet në politikë, dhe ju udhëheqin politikanë që kanë tre vjet në politikë. Megjithatë këto janë punët tuaja.

    Nga fjalimi ne Parlament me 16/10/2008 i Sali Berishes

  76. ThoughtPolice thotë:

    16 October 2008 @ 11:16 pm

    Kjo eshte opozita me e shkaterruar qe ka pasur Shqiperia qe nga rrezimi i komunizmit. E paafte, pa platforma dhe alternativa, e vetmja arme e saj jane shpifjet te cilat qeveria dhe njerezit qe jane perfolur i kane hedhur poshte nje per nje me fakte.

    Berisha po ju ben sfide publike; nese keni dyshime per pronat e Fazllicit ne Porto Romano, sillni ligjin ne parlament t’i shtetezojme, pra t’ia kalojme shtetit.

    Keshtu te gjen kur merr trillimet dhe genjeshtrat e tender-gazetarit Mero Baze dhe i fut ne perdorim ne luften politike. Opozita e vakise tani qe dy shpifjet e fundit ju dolen flluska sapuni, cfare vakie tjeter po pret te ndodhe, nese ndodh, se vaki hesapi, nuk dihet gje?

    Hmmm, lejet e ndertimit Delijorgjit tre dite para se te arrestohej, kush ja dha eee? E degjuar me para kjo, apo jo? Po vrasjet te 313? Droga, Gina, vrasjet ne seri mes rivaleve, Rudina Magjistari dhe “guess who”, Edi Rama, edhe kjo si e degjuar. Pervec atyre qe diheshin, tani qe i cmenduri u nda nga Rudina duke perdorur dhune kunder saj, kjo e fundit ka filluar te flase pak nga pak…

  77. daniel thotë:

    16 October 2008 @ 11:52 pm

    Kur do ja fusin ndonje plumb ketij Sali Berishs? Jo per gje po na ben nder te gjitheve.

  78. ThoughtPolice thotë:

    16 October 2008 @ 11:57 pm

    Kerkoj ndjese, opozita e Edi Rames, pervec shpifjeve dhe genjeshtrave ka si alternative dhe plumbat. Ja e konfirmojne edhe ketu tek peshku ithtaret e tij!

    Kryeministrin e vendit, te zgjedhur ne menyre demokratike nga shqiptaret e kercenojne me plumba!

  79. daniel thotë:

    17 October 2008 @ 12:00 am

    Plumb the e? Ai e meriton napalmin mu ne goje. Ku ke pa ti te rrish perjete ne pushtete si ky zullapi a thua se eshte mbret? Edhe Toni Blair qe ishte politikan brilant nuk ndenji me shume se 8 vjet ne pushtet kurse ky karagjozi plakush akoma do te rrije edhe pas 2008. E ka bere Shqiperine si me qene prona vet. Edhe ropt si ty i ka kthyer ne zombi qe perserisin si papagalle dokrrat e plakushit.

  80. ThoughtPolice thotë:

    17 October 2008 @ 12:12 am

    Kerkoj perseri ndjese, pervec shpifjeve dhe plumbave, Edi Rama me shoke paskan dhe eksplozivet si alternative. Kjo eshte - shikoni me kujdes - politika e re e Rames.

    Kush nuk pelqen demokracine apo eshte lodhur nga ajo te provoje sistem tjeter. Sali Berisha eshte i votuar ne menyre demokratike nga zgjedhesit shqiptare dhe me sa po shihet e ka te sigurte rivotimin ne ‘09. Ka dicka qe nuk shkon ketu? Por vota per Berishen nuk eshte thjesht konfirmim i punes se mire te qeverise se tij, eshte edhe vote qe qytetaret shqiptare kane per te dhene kunder Edi Rames, kunder politikes se tij te shpifjes dhe genjeshtres dhe mesa konfirmohet edhe nga itharet e tij edhe kunder politikes se plumbave dhe eksploziveve. Eshte vote kunder atij qe e ka kthyer Tiranen ne TiRama, e ka kthyer ne minieren e tij te arit ku gjobit ndertuesit per lejet dhe sheshet e ndertimit qe ju jep, duke e kthyer TiRamen ne nje fjetore te ndotur ku pervec betonit nuk sheh gje tjeter! Kete nuk do te lejojme qe te beje me gjithe Shqiperine!

  81. Monda thotë:

    17 October 2008 @ 12:17 am

    Daniel, mund te ishte me keq, mund te kishim nje kryeminister si Bjellorusia :)
    Nejse, THP dhe Daniel ekstreme me dukeni qe te dy.
    @THP, ndersa mund te kete individe si Dani me lart qe jane me te lirshem te shprehen per instiktet e tyre te topit dhe pushkes, kjo s’do te thote qe gjithe opozita, apo individe te tjere qe s’jane dakort me politiken e kryeministrit, te futen te gjithe ne nje thes. Te kapesh me nje postim te tille ne virtualistanllek dhe te karakterizosh ne menyre te tille ata/ato me bindje te kunderta apo jo te ngjashme me te tuat, me duket shume fataliste.
    @Dani, sapo mbarova nje liber nga Katherine Neville, dhe nje fjali e nje personazhi me mbeti ne mendje: “The word is the weapon of mass destruction.” Ndersa ishte shprehur per rrethana krejt ndryshe (roman fiktiv) e solla ketu per te kujtuar se ne krahasim me xhunglen, ku kafshet hane njera tjetren per te mbijetuar, njerezit kane dhuntine e fjales, dhe qe ne demokraci perkthehet ne liri te votes. Nqs opozita apo kushdo tjeter s’eshte ne gjendje te kundershtojne idete e pozites ne menyre te sukseshme, dmth ate te votes, atehere me mire ta qepi.

  82. daniel thotë:

    17 October 2008 @ 1:48 am

    O polic qeke tamam rrk, prit ta rregulloj icik qeke RRK me te madhe. Po care pune kam une me Ramen mer zymbyl? Une nuk kam votuar kurre ne shqiperi edhe nje here qe votova ja dhash voten mbretit Leka. Pse cdo kundershtim vjen vetem nga Rama e? A pika juve. Un nuk ja jap voten kurre Sales tat se pronat e mija ne tiran ai ja legalizoji kuksionve, me keq se Enveri dikur. Ku ka ndodh kjo ne demokraci qe prona e tjetrit te zihet dhe ti jepet tjetrit si pa te keq. E morre vesh, mora thuaj. Ik tani raportoji icik babit tat sales se kane dal ca komuniste neper forume qe te organizoj divizionin e bathores.

    O Monda po cfare votimesh thu ti mi goc po me votime te pastra ai i humb zgjedhjet 100 here po ai ka per ti vjedh votat mi Monda se e ka zakon, ai e dashuron pushtetin, ate vetem plumbi e heq nga pushteti car vote thua ti ku ka aq civilizim ai sa ta pranoj voten. Poplli thote qe me derrin sillu derrce dhe derri do plumn. Cfare ben kot sofizma, ai te vjedh token edhe voten ti thua ik voto.

  83. Silie thotë:

    17 October 2008 @ 3:21 am

    O daniel breath o burre i dheut, hajde ketu ne shqiperi i kapim kallashet se , jemi si miu tani e mesuam rrugen, edhe ai withers amb am po na suporton, zgjedhjet sic e the ti do i vjedhi qeveria me ne krye kriminelin, vagabondin, fallcifikuesin, mashtruesin, vrasesisin e foshnjave, helmuesin e ujit te jetimores dhe te azilit te koteleve dhe klyshve te vegjel te qenve,hooligani, mafiozi, shoku me i ngushte i cunit te xhajes se nenes se hitlerit, dhe komshi i dikujte qe dikure mund te ishte akuzuar per nje krim

  84. Silie thotë:

    17 October 2008 @ 3:30 am

    O MUSHKE Nuk eshte komenti im qe te oshetine dhe ste le per te lexuar,(you just can`t make this shit up) por mbase gjaku ne damare

  85. J. thotë:

    17 October 2008 @ 4:32 am

    O Monda… instikti matern të qenka ngrit në nivele të larta, që ke marrë përsipër të edukosh kta ti. :D

  86. arb thotë:

    17 October 2008 @ 7:52 am

    ” Ja e konfirmojne edhe ketu tek peshku ithtaret e tij”……—hahahahahahahhahahahahaha ik or se tallesh ti!!s”ka mundèsi…..

  87. xhibi thotë:

    17 October 2008 @ 11:32 am

    Raport qe OSBE ka perpiluar dje per Shqiperine, ku ka vleresime dhe sugjerime per nje sere sektoresh dhe ceshtjesh, midis te tjerash dhe per ceshtje te prokurorise dhe drejtesise ne pergjithesi.

    http://www.osce.org/documents/html/pdftohtml/34390_sq.pdf.html

  88. Idris thotë:

    19 October 2008 @ 2:59 pm

    …..”e solla ketu per te kujtuar se ne krahasim me xhunglen, ku kafshet hane njera tjetren per te mbijetuar, njerezit…..”
    Me te shkurtume pa zarar e pruna ket thenie te Mondes me i shtu nje kuptim tjeter thenies ne roman….
    …”njerzit hane kafshet e shpendet,por edhe speciet ujore dhe sipas kinezeve cdo gjallese ” :P
    Dhe keshtu pambarim natyra kot se koti ha njeriun produktin e saj me te kendshem qe ka krijuar :)
    Ka kuptim Monda? Po pejes , nuk po e die..!

  89. drini thotë:

    19 October 2008 @ 7:59 pm

    toko thotë:
    14 October 2008 @ 8:49 pm
    sol-nox thotë:
    14 October 2008 @ 7:42 pm
    Damir Fazllici eshte myslymon. kshu qe eshte sllavo-myslymon, nuk ka faj sala.
    ………………………………………………………………………………………..Damir Fazlic e ka nenen srbe ortodoxe kurse babai i tij eshte boshnjak-musliman nena e tij eshte ne lidhje familjare me disa serb te kryesise se Republika srbska

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com