Banoret e ardhshem te Hënës !
Shitet truall per ndertime ne Hënë! Kushton 90 euro per hektar prona juaj e ligjshme ne Hene. Gjysme Hena e flamurit turk mund te shnderrohet ne hënë te plote, ashtu siç ndodh ne disa raste diten e Hene.
NASA ka autorizuar dy agjensi; Crazyshop dhe MoonEstates te shesin truall ne Hene ngaqe kjo ben pjese ne programin kolonizues te NASA-s per planetet e tjere. Kolonizimi do te filloje ne vitin 2020, pra shume shpejt.
Bleresit kryesor jane Izraelianet, 10 % e totalit te bleresve. Agjensite leshojne edhe çertifikata pronesie dhe nje harte satelitare ku mund te shikoni pronen tuaj ne Hënë.
Ndoshta kjo eshte nje vjedhje e bujshme, ngaqe s’ka asnje mundesi te realizohet nje qytet ose fshat ne Hene, por njerezit te dermuar nga kriza e identitetit mbi toke ,kerkojne jeten e re, jeten qiellore, ate qe i perket vetem Perèndisè ose shpirtrave (n.q.s shpirti mbijeton ) Jetè hyjnore, po pikerisht Hyjnore, ate me te bukuren e natyrisht. Ate me te pamunduren!
Erion Selmani
10 January 2007 @ 4:11 pm
3.4 milion njerez kane blere prone ne hene
Gjithsesi kontrata e blerjes sqaron se nese NASA ose ndonje organizate tjeter ne te ardhmen nderton nje stacion ne hene, ne token e ndonjerit prej ketyre pronareve, ky i fundit nuk ka asnje te drejte ligjore te kerkoj shperblim..
erdhen dritat?
10 January 2007 @ 7:46 pm
Nje gje te tille e pritsha , biles dhe ne Mars do te filloje “kolonizimi” , dhe kjo ben pjese ne planet e atyre qe llogarisin GDP (PBB) e vendeve te treta dhe te tere planetit, per t’ua ndare me pas ne forme “ndihmash” po ketyre. Sasia e pronave ne Hene dhe Mars shton bruton e teresise se kapitalit , dhe sherben per te gjeneruar fonde te reja per investime ketu ne Toke. Pjero.
10 January 2007 @ 9:45 pm
Ata qe kane blere prona ne hene e kane me tapi apo do te behet si Bathorja e Tiranes me legalizime.
10 January 2007 @ 9:47 pm
Ne fakt Hena na ka ngelur ne! Ne nuk po jetojme dot ne Toke jo me ne Hene!
10 January 2007 @ 11:16 pm
Erion,pse s’ke shtuar qe 90% e atyre qe kane blere ”te drejten” per truall ne hene ,jane izraeliane??(sepse ne dy tre vende qe e kam ndeshur kete lajm,theksohej dhe kjo gje,apo kishe frike se mos hapje ndonje debat me OCP?)
10 January 2007 @ 11:29 pm
Mire qe do vemi te jetojme ne shqiptaret ne hene, por ne jemi pa fat!
Do jete thatesire dhe ne hene!
Une nuk shkoj ne hene me shtepi, pa ma garentuar NASA qe bie shi ne hene ne dimer! Ha-ha-ha
10 January 2007 @ 11:55 pm
Une them se do vij nje dite qe te pasurit do shkojne te jetojne diku jasht tokes, dhe do na lene ne “sklleverve” te punojme per ta ne kete tok qe po behet mizerje!!!
11 January 2007 @ 4:37 pm
More kur te shkojne keta te pasurit a do kene nevoje per ne te varferit,qe ti bejme ndonje pune ?A do kete emigracion dhe si do organizohet me llotari apo ne menyre ilegale.
17 January 2007 @ 7:54 pm
po mire mo ne hene thone qe ska uje si do ja bejne per drita?
kushedi sa do e deshironin shqiperine ne hene qeveritaret tane keshtu qe do e kishin shume me kollaj justifikim per mungesen e enrgjise