Balade… (poeme)

Mora rrugen e gjate, te gjate sa nje jete,
Pa ndalur kam ecur me dite e me nete,
Ne pluhur, ne plumba, ne diell i zhuritur,
Ne kembe, ne karroca, ne kuaj kam hipur.
Me ndalen hajdute e bandite, por s’me ngane,
Dhe buke, dhe uje, dhe zemer me dhane.
Kepucet mu shqyen, mu bene rrobat zhele,
Por rruga s’me lodhi, vec peshe e nje letre.
E rende sa bota ngarkesa e dhimbjes,
Une zvarre e terhiqja drejt fshatit te lindjes.
Me duhej t’i thosha nje nene atje:
Ti djalin mos prit, se djale me nuk ke!
Te dy moshatare se bashku qeme rritur
Dhe kurre s’u ndame, sic ishim te mitur.
Erdh vala e luftes, na mori dhe ne,
Te dy ne llogore, te dy ne trase.
Dhe buken, dhe ujin, dhe dhimbjen ndame tok.
Te dy ne gjithcka, vec plumbin s’dame dot…
…U ula ngadale, ia ngrita pak koken,
Mbi gjoksin pergjakur me kot vura doren.
“Jo, hic mos me luaj!” mes dhembjes me tha.
“Po vdes, por te koka t’kam ty o vella.
E di ti, ne fshat e kam une nje nene.
Je biri i saj, amanet ta kam lene.
Dhe motren e vetme kam lene aty,
Tani qe po vdes, vella te ka ty!”
Kur hija e vdekjes mbi ballin i ra,
“Degjoma dhe fjalen e fundit!” me tha.
“Atje larg, ne fshat, e kam dhe nje vashe,
Kaluan tri vjet, kur se fundi e pashe.
Askush, pervec teje, s’e di lidhjen tone,
Ndaj lutjen e fundit, ti mua degjome.
Do shkosh ta takosh, “shum’ e desha” i thuaj,
Por dy syt’ e bukur mos qajne per mua.
Te gjeje nje tjeter, me te mire se une
Ta doje sa me deshi, dy here me shume”.
I tha keto fjale dhe fryma iu sos,
Se zemra e madhe i fjeti ne gjoks.
Mes lotesh ia mbylla dy syte e lagur,
Me duart e mija, varrin kam hapur.
Kur hodha te fundmen lopate me dhe,
Dhe gjysmen e shpirtit varrosa atje.
Diku prane e gjeta nje drrase te vjeter.
Ne te emrin shkrova, nuk kisha ku tjeter.
U nisa me forcen qe dhimbja te jep,
Nje leter me dhane, e futa ne xhep.
Ne te fare shkurt, dy fjale qene shkruar:
“Biri juaj ka rene, si burre ka luftuar!”.
…Kur ra nate e fundit, ndjeva rruga kish sosur,
Se cdo gje qe shihja me ishte e njohur.
Ja dhe fshati im, ja rruga, ja kisha,
Ja tempulli tej, dhe pylli me pisha!
Ja.., dhe gjithcka m’u zhyt krejt ne mjegull.
Si valle do t’i flas nje nene shpirtdjegur?!
Mbi naten capitja i kerrusur si plak,
Ca saze degjova qe tutje ne fshat.
U ndala nje cast, se fryma mu zu.
O Zot paska dasem, martohen diku!
E kembet me conin, pa ditur as vete
Atje ku me priste nje nene e shkrete..
S’degjoja asgje, as shihja as ndjeja.
Kerkoja ne terr nje porte te gjeja,
Dhe ja, para saj, zemerdridhur qendrova,
Sa munda bertita, por ze nuk degjova.
“Me mire te trokas,” por dora s’mu bind,
Mu mpi si kercu i gjithe trupi im.
Diku tutje, fundrruges, nje dere u hap.
Nje ze qe e njoha me foli qe larg:
Aty s’ke njeri! Mos prit, o i huaj!
Dhe vajza dhe plaka ne dasme kane shkuar.
E gjen shume kollaj, se ndihet avazi.
Eshte mbledhur tere fshati, marton djalin Nasi!
Kur vijne te keqiat, thone “deren u hap!”.
Perpjete mora rrugen, i rende qe cdo hap.
Tek porta e madhe sa hyra me pane,
Me njohen te gjithe dhe vallen e lane.
Me ftuan te hyja. U binda pa fjale,
Vec ndjeva t’me lagnin ca lote te vale.
Atje nena ime, atje nene e tij,
Te dy motrat tona dhe ati i im.
Ne qafe mu hodhen, me puthen me mall
Ne faqe, ne mjeker, ne floke, ne balle
Dy nena, dy motra dhe ati i im,
Perreth kishte dasem, gjithkush kish gezim.
Une letren ne xhep e xhyta me thelle
Me pyeten, u thashe “Kam ardhur me leje.
Malli shume me
kish marre,” thashe syte duke fshire,
Me vete mendova “Eshte neser me mire.”
Te gzojne si te tjeret te dyja kte nate,
Kane kohe te vajtojne nje jete te gjate.
Goxha dasem qe, nuk ke c’thua tjeter,
Plot mezet, rakia dhe vera e vjeter.
Perreth ishin miqte dhe krushqit me radhe
Ne balle dhendri dhe nusja me velon e bardhe
Une bera urimet sic ishte zakoni,
Pastaj zura vendin, u ula tek froni.
Ne castin kur shihja te njihja gjith’ njerzit,
Shikimi me hasi fytyren poshte velit.
Ajo qe per mua nje vdekje e dyte
“Jo,” thashe, “s’eshte e mundur, s’me shohin mire syte.”
Nga buzet vetiu ne cast doli lutja:
“O nene pa me thuaj, cila eshte nusja?!”
“Ajo qe martohet, mor bir, esht’ Maria.
Po ti c’ke keshtu, te zu gje rakia?!”
“Jo, nene s’kam gje,” i fola ngadale,
“Vec zemra prej gjoksi kerkon te me dale.”
Per mur u mbeshteta, te rende ndjeva koken,
Me doren qe dridhej, me fund ktheva goten.
Ne vesh me ushtonin te dhimbshurat fjale:
“I thuaj, te lutem, per mua mos qaje!”
Por kur dheu ne varr ate e mbulonte,
Me tjetrin Maria, shkujdesshem lodronte.
Kur shkruaja emrin mbi drrasen e vjeter,
Te bukren Marie e puthte nje tjeter.
C’te thosha, c’te beja, si mundet te rrija?
Te shkoja, po ku? Ku shpirtin ta fshija?
Ku te gjeja vend te strukja une koken?
Shpetimin ate cast, ciganet ma sollen.
Nje dhemb i florinjte, ca buze vesh me vesh:
“Na thuaj mor bir, c’muzike te pelqesh!”
“I bini,” u thash, “ne kini ju bese
Asaj kenges “Mbece tek Ure e qabese!
E di qe per dasem s’ka hije kjo kenge,
Po une vij prej lufte, kam shpirtin te rende.
Vec me pare do ngre per dhendrin dolli:
E mbushte plot djem gjithe kete shtepi!
Do pi dhe per nusen, Marien me fat,
Me t’miren, punetoren, me besniken ne fshat!
Dolline e trete per ciftin do ngre
Ne vend te vellait qe larg po me fle.
Me tha t’ju uroj: “Gjithmone qofshi bashke!”
Ndonese kur dha shpirt s’dinte se kish dasme…
S’mbaj mend qysh atehere sa vite kane shkuar,
Qese isha ne dasme at’ dit’ te mallkuar.
Ka mbetur pas lufta, kujtimet jane tretur,
Ne fshat jane kthyer te gjalle e te vdekur.
Nje vella qe kisha s’eshte me ne kte bote,
Tani kam nje moter, e ka emrin “gote.”
Dal fshatit, rrugicash, sic bej per c’do dite
Shtepise se shkrete s’i hedh dot as syte.
Femijet i shoh tek lozin korijes,
Mes tyre dalloj tre djemte e Marijes.
Une pas e le fshatin, ne krye dal fare,
Ne xhep tre qirinj, me presin tri varre…

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. emigrant thotë:

    28 June 2008 @ 11:48 pm

    Ah… cfare shije prej Remarku… brez i humbur… mendoja qe nuk shkruante me keshtu njeri.

    U rrenqetha.

    Gezim, URIME! Dhe FLM!!!

  2. Perparim Hysi thotë:

    29 June 2008 @ 2:32 am

    Poema e dhimbshme deri ne rrenqethje.

  3. emigrant thotë:

    29 June 2008 @ 3:01 am

    Eshte elementi i femres qe shkon me ate tjetrin, qe sjell letersi te vertete ketu! Te tjerat, dasma, Ura e Qabese, vdekja e shokut ne duar, jane te njohura.

    Duke ndjekur Lasgushin, a dashurojne meshkujt ndryshe nga femrat? A ka me shume “llogari” ne nje bote femre; nqse po, pse?

  4. Vemendje thotë:

    29 June 2008 @ 6:55 am

    Femra ne poeme e ben rrefyesin autor. S’kish me kohe te humbiste. Autori/rrefyes kurorezon femren me dashurin e saj qe doli me frymen e fundit te shokut ne krahet e tij, duke iu besuar dashuria si shok jo per t’i treguar asaj, por per te jetuar ate.

    Poeme elegji, jo gjyq.

  5. blete thotë:

    29 June 2008 @ 9:17 pm

    po te doni telenovela, te pakten postoni dicka nga zhade!
    sa premtues ishte fillimi, aq zhgenjyes ishte zhvillimi dhe fundi. gjithe ato figura, gjithe ajo rime, per te thene sa te paqendrueshme jane grate, dhe sa pak mendojne ato per martiret clirimtare qe bien ne lufte per t’u siguruar lirine ketyre kuckave qe hargalisen me te tjere.
    e kane thene telenovelat spanjolle shume me bukur se autori.
    me zgjoni kur ai te shkruaje per ndonje teme qe ia vlen vertet.

  6. edrus thotë:

    29 June 2008 @ 9:21 pm

    Bletë, asgjë nuk të mungon të shprehesh lirshëm në vargje edhe ti :)

  7. blete thotë:

    29 June 2008 @ 9:46 pm

    ah une i kam vargjet te ndaluara me ligj!

  8. Moza thotë:

    29 June 2008 @ 11:20 pm

    Same with Blete !
    Ne fillim ma puckurrizi mishin, por pastaj nderthurja prej perralle te mocme shqiptare e dasmes me mortin e zbehte gjithcka.
    Per me teper kur behet llaf per femer shqiptare, hyn ne gjynah !

  9. Zana thotë:

    29 June 2008 @ 11:34 pm

    E rende…Artistkisht keshtu-ashtu…………

  10. censura thotë:

    29 June 2008 @ 11:52 pm

    shume e gjate. e mufatme. Keni ndonji haiku? :-)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com