BAC, U KRY!
Nga Prishtina, për peshkupauje.com sipas rendit alfabetik
Karmapolitick, Krasta Krau, StrangeMAN
16.2.2008
U kry, Bac! U kry njëherë e përgjithmonë. Kështu besojnë në Prishtinë. Beson kamarieri i hotelit, beson taksisti, besojnë të gjithë ata që kanë vënë flamuj të kuq nëpër ballkonet e shtëpive. Beson edhe nëna e njërit prej djemve në fotot e varura në murin e “të humburve”.

http://www.flickr.com/photos/krasta/2269299690/
Është ftohtë në Prishtinë, por kjo nuk pengon gëzimin e asnjë nga prishtinalinjve në rrugë, të cilët emrin “Kosovar” presin ta mbajnë që nga nesër nëpër pasaportat e tyre, në hapësirën : Shtetësia.
http://www.flickr.com/photos/krasta/2269308356/in/pool-peshku
Në sallën e gazetarëve në “Grand Hotel”, turma e reporterve trasmeton prej orësh në gjuhë të ndryshme të njëjtin lajm. Më 17 shkurt në orën 14.00 Kosova do të shpallë pavarësinë…
Tani po e lëmë e po shkojmë të dëgjojmë tupanat e pavarësisë… Oj, Kosovë, t`erdh dita! Kofsh me ymër e me nafak`!




16 Shkurt 2008 @ 8:27 pm
Cilido “Peshk” qe ndodhet ne Kosove eshte i ftuar te ndaje pershtypje mbi diten e pavarsise
16 Shkurt 2008 @ 8:38 pm
Dite e bardhe dhe gezimi per te gjithe shqipetaret…
Te festojme te gjithe bashkatdhetare se eshte dita per te festuar
16 Shkurt 2008 @ 8:38 pm
KOSOVE E GEZOFSH PAVARSINE .
16 Shkurt 2008 @ 8:54 pm
A do te kishte ne bote nje kryeqitet kaq te lumtur sa Prishtina? Prishtine, largesia na ben edhe me te emocionuar, pranoi lutjet tona, lotet tane te gezimit dhe na fal Sigurine e nje Kombi Martir!
16 Shkurt 2008 @ 9:05 pm
Cuna goca… merrni avionin.. neser ne oren tre pasdite do ngreme flamurin n’kosove… ne po ju presim.. (Krasta)
Oj Kosov`, zemren ta hangsha!!!.Na e ke bo zemren mal!… (Karmapolitick)
PS: SM duhet te jete tuj kercy “ne menyre politikisht korrekte”. (KP&KK)
16 Shkurt 2008 @ 9:14 pm
“BAC, U KRY”
E mrekullueshme!
16 Shkurt 2008 @ 9:24 pm
- Laura: O gjysh zgjohu! Bota njohu dy shtete shqiptare! Gezo dhe ti me ne!
- Gjyshi: O bije zgjohu! Bota le te njoh dy shtete, ne duhet te njohim vetem nje! Degjo ketu, nje amanet! Ka thene Skenderbeu, guxoni ma ndryshoni flamurin, mos me prisni kryelarte!
- Laura: O gjysh! Nuk e ndryshojme flamurin, as gjuhen, as emrin TONE… Cfare do na mbetej pastaj…
- Gjyshi: Ashtu besa-bese! Ika, se qielli i ka hapur portat, po festojme dhe ne atje lart… Kemi kuvend e do ta nisim se shpejti nje karte…
16 Shkurt 2008 @ 9:35 pm
http://youtube.com/watch?v=Fg5CDdLGGbI&feature=related
16 Shkurt 2008 @ 9:50 pm
Rrofte Shqiperia Etnike edhe Shqiptaria !
http://img.photobucket.com/albums/v145/letidfc/flamuri.jpg
NJE FOTO TE FLAMURIT TONE KOMBETAR TE SHPALLOSUR !
ps: neser vllezerit tone ne kosove ( dardani ) do te shpallosin nje flamur GJIGANT me permsa 3 KM I GJATE EDHE 5 M I GJERE ! BRAVO!
16 Shkurt 2008 @ 10:16 pm
Krasta, paske ik ne Kosove dhe sna ke thene???!!! Te kam zili!
16 Shkurt 2008 @ 10:24 pm
ME SHPIRT DHE ZEMER NE PRISHTINE!!!
GEZUAR PAMVARSINE!!!
16 Shkurt 2008 @ 10:58 pm
Gezuar, gezuar, gezuar…!!!
16 Shkurt 2008 @ 11:09 pm
Oj Kosove, sa fort te dua! Me behet zemra mal per ty, per ne.
16 Shkurt 2008 @ 11:09 pm
Nga zemra ia uroj gjithe vellezerve e motrave shqiptare kudo qe jane GEZUAR DITEN E MADHE TE PAVARESISE.
Me mendje e zemer te gjithe do jene atje ne token e shumevuajtur qe neser do bej realitet endrren shekullore per LIRI.
GEZUAR PAVARESINE
RROFTE SHQIPTARIA
16 Shkurt 2008 @ 11:36 pm
Me këmbë të mbarë të na vij!
16 Shkurt 2008 @ 11:42 pm
Urime per Rilindjen e Shqiperise me Shtet!
16 Shkurt 2008 @ 11:47 pm
Rrofte Dita e Pavarsise.
Rrofte Kosova e Pavarur.
Le te shpresojme se dita e madhe e bashkimit kombetar do afroj se shpejti!!!
Te rroje Shqiptarizma.
17 Shkurt 2008 @ 12:13 am
Rreth 20 vete nga grupimi TIRONA FANATICs nisen ne kto ore per ne trojet Etnike te DARDANISE KRESHNIKE!
URIME TE GJITHE BIJVE TE SHQIPES NGADO JANE, URIME DARDANEVE PER LIRINE.
NDERIM PER TE GJITHE ATA QE SAKRIFIKUAN JETEN OSE VUAJTEN PER TE ARDH DERI NE KTE DIT!
BAC, U KRY!
17 Shkurt 2008 @ 12:17 am
Rrofshi dhe ju, se na e bëtë zemrën mal me ato foto!!!
17 Shkurt 2008 @ 12:29 am
Wow, cfare emocionesh qe me pershkrojne ne keto momente qe po lexoj dhe shikoj kete foto! Me mbushen syte me lot nga gezimi qe me se fundi kjo dite arriti per Kosoven dhe Shqiperine! Do doja te isha me gjithe shpirt ne keto momente ne Kosove dhe te festoja me vellezrit e motrat kosovare per kete dite kaq te vecante!
Krasta, Karma & SM, kalofshi sa me bukur dhe kaloni pershendtjet popullit kosovar dhe une:)
17 Shkurt 2008 @ 1:18 am
O kraste, tamam si milingone punetore je o burre,
Ke tash sa vjet qe e pret kete dite, lum si ti qe ia arrite
me e pa Kosoven te pamvarun e me gzu ne Prishtine,
Kraste, u Kry! :::)))
17 Shkurt 2008 @ 1:35 am
Per Krasten dhe te tjere,
dy vargje nga At Gjergj Fishta,
besoj se jane aktuale
Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,
Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari në Manastir,
Edhe Flamuri Shqipnisë
Si flakë mnijet e Perëndisë
Do t’valvitet në Kaçanik.
17 Shkurt 2008 @ 1:38 am
Shqiperia eshte e perjeteshme perderisa bijte e saj i qendrojne besnik.
E them me gojen plote:”Proud to be Kosovar “.
E per te gjithe ju, ja disa vargje te Asdrenit :
Kosovë, o vend’ i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule me e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
Si vashë e virgjen: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kunor!
………..
Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m’e ba në bot’ një vent t’lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli
Me rrnue një Shqypni
Si zonjë në lumni.
17 Shkurt 2008 @ 1:53 am
lavdi ju qofte trimave qe me ne funde amaneti i tyre u realizua.lavdi i qofte edhe te ndjerit bace.lavdi i qofte edhe te madhite te ndjerit presidentit rugova. qe per pake nuke ariti edhe aji te pres kete gzime te madhe qe do perjetojme gjithe kombi shqiptare edhe pse nuke do jemi ne kosove zemrate tona jane atje me ju populli ime i dashur dhe ne po ashtu me lote gzimi po presim momentin e shpalljes se shtetit me te ri ne kete planet.e gzofshume populli ime i dashure.nga montreali canada
17 Shkurt 2008 @ 2:15 am
GEZUAR VELLEZER DHE MOTRA KOSOVAR; NESER DO HAPE SHAMPANJA. JU PERQAFOJ FORTTTTTT
17 Shkurt 2008 @ 2:33 am
e gezofshin lirine fiset dardane te ilirise
17 Shkurt 2008 @ 2:35 am
Peshq NY
mos harroni neser ne 12.00 ne Times Square! Festoni per Kosoven!
17 Shkurt 2008 @ 2:49 am
BAC, U KRY!
Bac, u kry jo vetem per Kosoven por dhe per Shqiperin,
Gezuar Pavaresin dhe lavdi te gjithe te reneve per kete dite.
Se shpejti bashkimin
te rroj populli shqipter kudo ndodhet
17 Shkurt 2008 @ 3:01 am
Kudo qe jemi do te festojme diten me te rendesishme te kombit tone pas dites se pavaresise se Shqiperise me 1912.
Veçse kjo eshte nje etape e nje proçesi te paperfunduar.
17 Shkurt 2008 @ 3:34 am
Ja si vika pavaresia …me gjak….me sakrifica
Uroj me shpirt qe kjo dite e madhe te kujtohet si themel i ngritur nga gjaku i te RENEVE per LIRI dhe PAVARESI te KOSOVES. Kurre mos u tradhtofte ai GJAK…Qofte dita e Mallkimit e njejte me diten e PAVARESISE dhe LIRISE kush luan me gjakun e tyre.
Paqe per endrimtaret e veprimtaret te pushkes e te penes ,te dijes e te rebelimit,qe shtrihen sot nen dhe me amanetin e tyre te fundit;
Liri e Pavaresi Kososves.
Qofte dita e re e SHPRESES mbare Shqiptare per njevizion te ri ……….
Ne te njejten rruge te mbaresise e miresise……
17 Shkurt 2008 @ 9:35 am
Kosovë, sot heret nga gjumi je zgjuar
Një ditë të madhe ke për të festuar
Së bashku me vëllezërit e lirisë
Do festosh ditën e Pavarësis
Gezuar Gezuar Gezuar
Këtë ditë që kurr skem me harruar
17 Shkurt 2008 @ 11:19 am
gezuar dite e pavarsise oj kosove e Isa Boletinit. Your dream came true
17 Shkurt 2008 @ 11:23 am
une nuk i shpetoj dot ngazellimit kur shoh kaq shume shqipetare bashke te rrembyer nga idealet atdhetare,dhe vertete qe kuptoj edhe nje here me shume se sa e madhe qe eshte forca e asaj qe na bashkon nen te njejtin flamur,nen te njejtin komb.
e gezofshim pavarsine e kosoves.
17 Shkurt 2008 @ 11:26 am
Sot Pavaresia, Neser Bashkimi!
Sa jam i lumtur per kete dite, aq jam i hidheruar qe nuk jam ne Kosove.
Festoni vllezer dhe per ne!
17 Shkurt 2008 @ 11:29 am
Ansa.it ka bërë një faqe speciale (italisht)për të ndjekur zhvillimet në Kosovë.
17 Shkurt 2008 @ 11:32 am
Nje shkrim me i plote i botuar ne standard
Bacë u kry…
“Flamuri vendoset nesër (të dielën), simbolet i kemi”, - ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke pranuar për herë të parë zyrtarisht Ditën e Pavarësisë
Bacë u kry… Amaneti u mbajt. Tash mund të preheni të qetë. Prishtina dridhet nën -6 gradë celsius, por temperatura njerëzore në kryeqytetin e shtetit të 193-të të botës, matet veç me ritme tupanësh. Sot në mesditë, Parlamenti i Kosovës do i japë fund ankthit dhe pritjes 10-vjeçare, ndërsa prej dy ditësh mijëra flamuj zbukurojnë Kosovën prej Mitrovicës në Prizren, nga Peja në Gjilan. “Flamuri vendoset nesër (të dielën), simbolet i kemi”, - ka deklaruar në konferencën e orës 20:30, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke pranuar për herë të parë zyrtarisht ditën e pavarësisë.
Shëtitorja kryesore e Prishtinës prej orësh është mbytur prej qindra makinash dhe mijëra njerëzish në një festë që duket se do të zgjasë edhe 24 orë të tjera, ndërsa tash orët numërohen mbrapsht…
Në Prishtinë mbërritëm rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës, duke kaluar përmes Maqedonisë, duke marrë bekimin e një polici shqiptarë në Gostivar. “Hajt për hajër na qoftë”, - tha ai ndërsa na kthen dokumentet e makinës për të na lënë të kalojmë më tej. Më tej, pas doganierëve të qeshur të Kosovës në prag pavarësie, shtrihet gryka e Kaçanikut ku nuk ka më prita me armë. E vetmja gjë nga e kaluara këtu janë shenjat për kalimin e tankeve, ndërsa menjëherë të bie në sy flamuri shqiptar i vizatuar në anë të rrugës… Nga Shqipëria kanë udhëtuar gjithashtu qindra persona të tjerë, ndërsa zyrtarët e lartë të Tiranës, veç kryetares së Parlamentit, Topalli, kanë preferuar të ndjekin nga larg procesin.
Bacë u kry… Mbaroi siç duhej të mbaronte. Me mijëra njerëz në rrugët e Prishtinës të veshur kuqezi, me qindra flamuj të NATO-s, SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e vendeve të tjera të Evropës, e gjithë këta sepse ne, shqiptarët “Nuk do të harrojmë kurrë atë që ju keni bërë për ne”, siç shkruhet gjithandej në rrugët e Kosovës. Nesër me shumë gjasë, do të jetë një flamur me hartën e Kosovës në fushë të kaltër dhe pesë yje, por ndërkohë në rrugët e Prishtinës, festa vijon me shqiponjën në fushë të kuqe, e cila mbetet e pazëvendësueshme.
“E gëzofsh pavarësinë, loçka jeme”, - thërrasin të rinjtë të hipur në makina me bori që nuk heshtin për asnjë moment, me gjithë temperaturat e ulëta që nuk kanë penguar as fëmijët të jenë në rrugët e qyteteve të Kosovës. Thirrjet e vazhdueshme për qetësi, nuk e kanë pasur të lehtë të mbajnë nën kontroll festën edhe pse sipas të gjitha mundësive, ajo do të vijojë brenda normales, “përtej provokimeve” ashtu siç edhe e kërkoi për të disatën herë Thaçi, në konferencë për shtyp ku garantoi vazhdimësinë e agjendës.
“Bacë u krye”, shkruhet mbi një çarçaf të bardhë varur fare pranë teatrit të Prishtinës, prej nga portreti i Adem Jasharit vizatuar mbi të do mund të shohë ngritjen e flamurit për të cilin dha jetën. 10 metra më tutje, Ibrahim Rugova do ketë mundësi të shohë të njëjtën pamje, ndërsa gra të moshuara fshijnë me shami lotësh fotot e varura në murin e të humburve përballë zyrave të UNMIK-ut dhe me siguri u pëshpëritin… Bir u krye…
17 Shkurt 2008 @ 11:39 am
Sot ne oren 11 Thaci konfirmoi nga grand Hotel Prishtina, se Kuvendi i Kosoves do te mblidhje per te shpall pavaresine. Ne oren 12 percaktohet agjenda zyrtare. Kosova eshte tash per tash ne flake, megjithe qe gjithcka ka ngrire nga debora. Prishtines i ka rene nje hije hyjnore, nga ato qe u bien qyteteve ne prag pavaresie…
Nderkohe RTK gjate trasmetimeve te mengjesit pas cdo lajmi, ka trasmetuar kengen “Mall Per Camerine”…
Titulli me i bukur ne Kosove ishte ai i te perditcmes Ekspres… Tre foto te diktatoreve serbe prej Cubrillovicit te Milloshevici, me titullin Fuck YU (Jugusllavia ose Ju)
Hajt urime dhe gezuar
17 Shkurt 2008 @ 11:48 am
franca e kry menjeher njohjen e kosoves,prsidentit francez i hasen syte ne nje harte te vendosur ne murin e nje shkolle dhe u tha nxenseve ta heqin ate harte,eshte harte e vjeter dhe i mungon nje shtet,sot harta e evropes duhet te kete nje shtet te ri,eshte kosova.
17 Shkurt 2008 @ 11:52 am
…ndërsa gra të moshuara fshijnë me shami lotësh fotot e varura në murin e të humburve përballë zyrave të UNMIK-ut dhe me siguri u pëshpëritin… Bir u krye…
TE LUMTE DORA KRASTE
17 Shkurt 2008 @ 11:54 am
Rrofsh Krasta!
Me të vërtetë që fjalët e tua që atje ma kënaqin shpirtin.
Uroj që ktë ditë të çmuar të historisë së popullit tonë, ta kujtojmë edhe nëpërmjet fjalëve dhe fotove të tua.
Dhe një herë faleminderit Krasta dhe ekipit tënd
17 Shkurt 2008 @ 12:02 pm
urra urra urra urra
spo permbahem dot ne kete dite te madhe…
17 Shkurt 2008 @ 1:03 pm
Krastë,
rrofsh që ia “ngjite” hijen hyjnore të Prishtinës edhe Peshkut! “Bac, u kry” është gjigande!
17 Shkurt 2008 @ 1:17 pm
RROFTE KOSOVA E LIRE
17 Shkurt 2008 @ 1:18 pm
Une dua nje T-shirt me “Bac, u kry”!
Urgjentisht!
17 Shkurt 2008 @ 1:23 pm
Mund te me thote ndonjeri ku mund te shihet ne internet live, ceremonia e pavarsise. Do ju isha shume mirenjohes.
17 Shkurt 2008 @ 1:26 pm
Studento!
Shko ne www.plaku.com!
17 Shkurt 2008 @ 3:15 pm
Nuk e di nese dikush ketu e ka vene kete video ne youtube te zanafilles se “Bac, u kry!”
17 Shkurt 2008 @ 3:50 pm
GEZUAR PAVARESINE!!
17 Shkurt 2008 @ 4:30 pm
GEZUAR!!!!
17 Shkurt 2008 @ 4:45 pm
17 Shkurt 2008 @ 5:07 pm
Gezuar Zagollajve dhe Hoxhajve!!!!!!!!!!
Gezuar Leftit,Shqipos,Darfusit a Mafusit,Meros e Albit,Fariut E K.Myftaraj
Velos e Lubonjes,Trebeshines e Kadarese,Fishtes dhe Migjenit
Gezuar Emigrantit dhe Krastes,Cajupit dhe Tironsit,Tropizmes dhe Akullnajes,P.F e Lostit.
Nje i madh Urim per Nanon e Berishen!
Gezuar kujtedo qe e ndjen veten SHQIPTAR
Dhe “last but not last ” ju te mireve ADMIN.qe na i bini me ngrohtesi keto ngjarje afer e gjithperfshirese.
Me vrap ne NYC!
17 Shkurt 2008 @ 5:13 pm
Gëzuar dhe Idrisit!!!:)
Ky qyteti im në Zvicërland është mbushur me makina që sokëllijnë sa u ha boria, mbuluar me flamuj të kuq, me zhgaba a me kryqe të bardha. Të çohet shpirti peshë kur i sheh.
GEZUAR!
17 Shkurt 2008 @ 6:06 pm
Shqiperia po njeh e para pavarsin e Kosoves!!! Presidenti Topi beri deklaraten ne parlament.
17 Shkurt 2008 @ 6:10 pm
GEZUAR, GEZUAR, GEZUAR…..
17 Shkurt 2008 @ 6:43 pm
Nuk perben ndonje lajm,Shqiperia.,lajme i mire eshte Amerika dhe Europa,Japonia etj .projektuesit e planit te pavarsise! urime! urime !
17 Shkurt 2008 @ 7:01 pm
Sa per saktesim Shqiperia akoma nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves, ishin vetem deklarata, sic e kam kuptuar une. Llukan na sqaro me teper. Me c’kuptova nga ca fjale te berishes (qe meqe ra fjala mu duk me idiot dhe me i neveritshem se kurre, po hajt mo, kishte lezet Topi), Shqiperia do prese reagimin e amerikes dhe botes. Si ghithmone edhe per te pjerdhur na duhet te marrim leje.
Sidoqofte, U KRY, ONCE AND FOR ALL.
17 Shkurt 2008 @ 7:06 pm
By the way,Topi foli si kur, nuk kishte ngrene buke.! te pakten sa per sy e faqe ta trashte zerinmmer amon!
17 Shkurt 2008 @ 7:12 pm
E gezofte lirine populli kosovar. E gezofshi shtetin e lire.
17 Shkurt 2008 @ 7:25 pm
Artian, dihet c’politikane kemi, pothuajse i kam zili kosovaret per ata lidera qe pashe sot, te qete dhe te vendosur, pa eksitime psikopate, vertet te impononin respekt. Topi krahasuar me Berishen kishte lezet ku e ku, fatkeqesisht dihet etaloni jone.
U R I M E P A F U N D
17 Shkurt 2008 @ 8:50 pm
e mrekullueshme…edhe pikellimi behet me i lehte…
17 Shkurt 2008 @ 9:06 pm
Zeri I Popullit , e vetmja gazete , ndoshta ne bote , qe nuk i kushton asnje artikull Pavaresise se Kosoves . Cudi !!??
17 Shkurt 2008 @ 9:42 pm
shteti kosovar eshte i pavarur zyrtarisht qe prej 5 oresh tani. e gezofte perjete pavarsine
18 Shkurt 2008 @ 8:18 am
KOSOVA = GJYSMA E SHQIPERISE
18 Shkurt 2008 @ 8:35 am
Kraste, lajmet dhe fotografite e tua e kane sjelle me prane kete moment kulminant per te gjithe ne qe jemi larg gjithckaje qe ka perqafuar Prishtinen dhe tere Kosoven. Rrofsh per punen e mrekullueshme!
Dje ne NYC qindra shqiptare gezuan dhe festuan Pavaresine e Kosoves ne Times Square! Momente te paharrueshme per te gjithe sa ishin prezent te cilet me flamujt kuq e zinj, me borite e makinave dhe muziken e daulles qe kushtonte me gjithe force, dhe me zerat brohorites te gjithe njerezve te cilet ulerisnin “Gezuar Pavaresine Kosove” “USA, thank you” etc, e bene diten e 17 Shkurtit me te bukuren dhe me te paharrueshmen!
Gezuar!
18 Shkurt 2008 @ 9:20 am
gezuar!
dhe bravo ju qofte qe te treve qe iken dhe na i sollet lajmet live!
18 Shkurt 2008 @ 9:24 am
Hallall qumeshti i nenes BAC
hallall buka,hallall kripa
hallall te mira te liga.
BAC U KRY.Rrofte KOSOVA!
18 Shkurt 2008 @ 10:27 am
“Bac, u kry”
Kraste, faleminderit. Faleminderit qe e ndave me ne atmosferen e pavaresise, temperaturat e Prishtines dhe foton rrengjethese.
18 Shkurt 2008 @ 10:30 am
BAC E KRYNE !!!
18 Shkurt 2008 @ 11:57 am
Pa dashur ta prek aspak atmosferen e paperseristshme te shpalljes boterisht per mevetesine e shume-pritur, nuk rri dot pa e ndare ate copez te vogel hezitimi qe e pengon “diqysh”gezimin te shpertheje i plote nga kraharori. Ndjehet kur ngrihet e valvitet flamuri i Kosoves se pavarur; flamuri i ri, bluja me harte te verdhe e me yje te bardhe.
Shqiptarizmi qe me dashje apo pa dashje gelon brenda te gjithe neve, sesi ndihet, paksa “i tradhetuar” perse pavaresia nuk u valvit kuqezi.
Por do te jete keshtu patjeter. Do te jete….
Vlora ishte e tera kuqezi dje. Qe ne mengjes ne cdo shtylle te bulevardit kryesor punetoret e bashkise sfidonin te ftohtin e acarte dhe ngiteshin majave te tyre per te vendosur flamujt kuqezi qe rrinin si kurore ne te dyja anet e rruges. Ne Sheshin e Flamurit ishin vendosur dy grupe flamujsh gjigande mu perpara permendores se pavaresie. Te gjitha ndertesat perreth skuqnin gjithashtu qendren e Vlores se pavaresise shqiptare te dielen e 17 Shkurtit. Edhe ne ballkonin e shtepise ku Ismail Qemali doli 75 vjet me pare mes shqiptaresh te te gjithave trevave ku jetonin ata, valviteshin dje flamuj te tjere kuqezi, qe ndeznin deshiren per te pershperitur: “Mbaroi, Ismail Be. Mbaroi, Isë. Flamuri yt u ngrit edhe ne Prishtine”….edhe pse nuk ishte kuq e zi.
Por me shume se ngjyra, Vlora skuqej e tera ne gezimin, brohoritjen, mbeshtetjen dhe krenarine per perfundimin e misionit te mezi-pritur ne Prishtine. Ta gezosh pavaresine, Kosove.
Vlora te don fort!
18 Shkurt 2008 @ 12:42 pm
t_Red, nga Vlora kishin ardhur nja dy autobuza a më shumë, mbushur cit me vlonjatë patriotë, të cilët gjëja e parë që bënë ishte kënga. E t’u mbush Hotel Grandi me : “Cili je ti more burrëëëëëë”… me iso
18 Shkurt 2008 @ 3:16 pm
Cili je, cili je, cili je ti more burrë
Që na vjen nga Shqipëria?
Unë jam Ismail Qemali,
Dua vatanet e mia.
Do t’i marr se s’është punë.
Është e jona Shqipëria.
Me Kosovë e Camëri
Është e jona Shqipëria
Do e thotë vetë historia
http://www.youtube.com/watch?v=lT4YqHpZPmA
18 Shkurt 2008 @ 5:53 pm
RUAL:
Na e thyeve moralin?
Hallall rroga …………………..
18 Shkurt 2008 @ 6:04 pm
t-red,
Dje per bese vetem nje flamur blu kam pare te valevitet ne qindra fotot e live-stream qe ndoqa. S’behet qejfi qeder per formalitetet, sidomos kur sheshet e gjokset e shqiptareve flakeronin kuq e zi!!
18 Shkurt 2008 @ 6:24 pm
Monumentale. No comment
18 Shkurt 2008 @ 11:36 pm
Qohu Bac nga vorri e shiko per kan,e per çka ke luftue ?
20 Shkurt 2008 @ 1:44 am
JO JO KURSESI S’JEMI NE ANDERR PO ME TE VERRTET U KRYY U KRYY VLLAZEN, TA VAZHDOJM TUTJE PUNEN E PA BER… TE GJITH BASHKK.
20 Shkurt 2008 @ 6:58 pm
Lavdi Deshmoreve te Kombit qe ja ndriten fytyren flamurit dhe Kombit tone!
Rrofte Kosova e Pavarur, rrofte Kombi Shqiptar!***
20 Shkurt 2008 @ 8:49 pm
Se pari duhet falemderuar gjakun e te gjith deshmorve te kombit e ne veqanti familjes JASHARI qe ,e nderroi historin e Kombit shqiptar .
Un them qe jemi gjenerata me më fat qe e arritem ket dit dhe te jetoim ne keto koh qe tash me KOSOVA esht shtet KOSOVA esht e pavarur .LAVDI GJITH ATYRE QE DERDHEN GJAKUN PER KET TOK
RROFT SHQIPTARIJA
21 Shkurt 2008 @ 8:29 am
Te gjithe shqipetarve ju uroj diten e madhe, dite kjo per te cilen shume breza u sakrifikuan per te gezuar lirin e plot te levizjes, shprehjes se mendimit etj. tani endrra e kahmotshme po realizohet. Ky popull eshte besnik ndaj vetevetes, dine te kujton te kaluaren dhe te nderton te ardhemen. Ah sa veshtir e kam te shkruaj kur me kujtohen vuajtjet e shoqeris sone; sa gjate nuk u pam perinder e femije te cilet me dhune u detyruan ta braktisin vendlindjen, sa vuajtje neper burgje, sa gjenocid u ushtrua ne kete popull te lashte, sa vrasje mizore por me ne funde drejtesia e tha te veten. Duke mos dashur te thellohem me shume ne mendime UROJ NGA ZEMRA GJITHE TE MIRA per popullin shqipetar kudo ku jane, UROJ DITEN E MADHE TE PAVARESISE, URIME,URIME…”REPUBLIKA E KOSOVES”.
21 Shkurt 2008 @ 9:05 am
Neper Prishtine po qarkullon pergjigja e Baces qe thote:
“Jo Bacit, ju ka mbet ene Mitrovica, mos e rreni Bacen!”
21 Shkurt 2008 @ 7:26 pm
ke te drejt suelita se ende ska mar fund . po shpresojm se do behet mir .sido qe te jet gezuar pavarsin sidomos atyre qe nuk kursyen as jeten per te………………..
23 Shkurt 2008 @ 12:06 am
bac u kry edhe kjo puna e pavarsis po edh epuna e mitrovices bac ka me u kry shpejtta veq bac na duhet me i famiminderu shum SHBA per perkrahjen e tyne qe kan pas per neve gezuar pavarsin te gjith shqiptarve ku do qe jan e lavdi deshmorve te ren per ket tok e ket liri qe sod ne te gjallet jem tu e gezu
23 Shkurt 2008 @ 1:17 pm
kish pas qef mi faliminderu tegjth keta qe e kan pergjedh ket potret te komandatit ton Adem Jashari BAC U KRY e faleminderoj ZOTIN se erdh kjo dit e mathe per shqiptart aj na ka qu kit dit te madhe falendroni ZOTIN te gjith edhe SHBA te qe na kan ndimu Urime te gjthve
23 Shkurt 2008 @ 2:37 pm
pavarsia e KOSOVESu be shumë mir u brit ne sheshin nenea terez ju falimenderit
23 Shkurt 2008 @ 2:38 pm
PAVARSIA E KOSOVES U PRIT SHUM MIR NE KOSOV SI DHE NE DIASPOR
23 Shkurt 2008 @ 10:37 pm
urime pavarsia oh shqiptar kudo qe jeni tung nga arxhend tafilaj
24 Shkurt 2008 @ 11:17 am
Urime pavarsia te gjithve por ate dit si u shpall pavarsia krymenistri `thaqi` e harroj familjen Hajradinaj nga gllogjani ta fton ne parlament ket hsimit nuk do tja fal kurr dugagjini po nuk ka faj se esht njeri i pa shkollum pershndetje nga zvicrra
24 Shkurt 2008 @ 5:46 pm
urime te gjithve pavarsin e kosoves kudo qe gjendeni ketu ne kosov edhe juve atje ne diaspor pra edhe ni her e pershendesim adem jashari si dhe kryeministrin THaqi
24 Shkurt 2008 @ 10:18 pm
falemderimi i takon vetem ZOTIT,i cili i krijoj njerzit ,, SI ADEM JASHARI ZAHIR PAJAZITI AFRIM ZHITINE E KREJ ATA TRIMA E PATRIOTA GJAKU I TE CILVE U BE FEST PER NE , E DRITE PER KOSOVEN .. E SA PER POSTERIN BAC U KRY ,, JA KINI QELLU DJEM BRAVO JU KOFT.
24 Shkurt 2008 @ 10:42 pm
Pa Dukagjinasit nuk kisht me ardh lirija po Rrnoft RAMUSH HAJREDINI i cili e mbajti luften deri ne fund pa u terhek as 1min nga Kosova. e jo si thaqi rrike ne Tiran e komentoje se jam ne vijen e frontit hahhaha tung nga zvicrra
25 Shkurt 2008 @ 12:12 am
urime PAVARSIA te gjithve shqiptareve kudo qe jan ne bote….
25 Shkurt 2008 @ 1:55 am
Ma ne fund ERDHA… PAVARSIA
26 Shkurt 2008 @ 3:24 pm
bac , u kry ,,,,,,, urime pavarsia e kosoves gjith shqiptarve ku do qe ndodhen
26 Shkurt 2008 @ 4:00 pm
hej leni komentet cili ka luftu ma shum se secili ka dhene kontributin e vet te jemi te gjith te bashkuar urime pavarsia ghith shqiptarve ku do qe ndodhen usa europ australi , marss jupiter etj etj RESPET EDHE PER KRASTEN
26 Shkurt 2008 @ 8:19 pm
http://pueblonuevo.spreadshirt.com/us/US/Shop/Article/Index/article/BAC-U-KRY-2773664
27 Shkurt 2008 @ 11:47 pm
urime pamvarsia te gjitheve nga zemra njerez bravo e kena kallxu veten qe jemi teper te civilizum .ju lumte
28 Shkurt 2008 @ 12:27 am
SE PARI I PERSHENDES TE GJTH SHQIPTART KUDO QE GJINDEN
DHE JU UROJE DITEN E MADHE PAVARSIN E KOSOVES .
URIME REPUPLIKEN E KOSOVES…………
2 Mars 2008 @ 8:26 pm
jo me bacen nuk u kry hala, ku e lat mitrovicen me becen
4 Mars 2008 @ 6:19 pm
ja uroj pavarsin e kosoves te gjith shqiptarve an e mban kosoves por mir e ka pas niku per mitrovicen
4 Mars 2008 @ 6:22 pm
urime pavarsia e kosoves te gjith shqiptarve kudo qe jan urime republika e kosoves
7 Mars 2008 @ 11:49 am
tung pershendetje kini ber nje pun te mir shum ju pergezoj per punen qi e kini ber gzuar pavarsia e kosoves tung tung
7 Mars 2008 @ 11:54 am
tung urime pavarsia e kosoves shum ju pershendes tung
12 Mars 2008 @ 7:00 am
kemi pritur me vite kete dite po me ne fund te gezuar te pavarur une egzoni ju uroj shume diten e pavarsise te ghithe shqipetarveurime urime urime kosova e pavarur
12 Mars 2008 @ 7:02 am
tung nga mili ju uroj festen e pavaRSISE TE GHITHE SHQIPETARVE URIME KOSOVA E PAVARUR
13 Mars 2008 @ 7:19 pm
GEZUAR PAVARSIN ME 17.02.2008
19 Mars 2008 @ 5:39 pm
me 17.02.2008 u shpall pavarsia dhe populli shqiptar e priten me gezim dhe krenari .Si dhe deshmoreve tan qe dhan jet per ket dat lavdi ju qoft o ju populli shqiptar i vuajtur neper vite te tera me hajr ju qoft pavarsia e kosoves serbeve tash masi pavarsia na erdh jau kallxojm rrugen per ne kufi te tyre dhe jau jepim nga ni duar trokitje shpullash hahahahha
22 Mars 2008 @ 6:40 pm
me 17.02.2008 u shpall pavarsia e kosoves urime pavarsia e kosoves
29 Mars 2008 @ 8:31 am
Pamvarsia KOSOVES eshte ngjarja me e madhe ecila ka ndodhur deri sot ne Europ.
44604351Kosova Republik5 Prill 2008 @ 6:00 pm
urime pavarsia e kosoves te qitheve shqiptareve ku do qe jan an e bar botes
21 Prill 2008 @ 8:35 am
Urime Pavarsia Shqiptar kudo qe jeni por ende skemi mbledhur mend prej pavarsis e kendej shum vrasje per shkaqe pronsie nuk na vyn kjo pavarsi keshtu ….LAVDI DESHMORVE TE KOMBIT……LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI…LAVDI ZAHIR PAJAZITIT …….LAVDI DR IBRAHIM RUGOVES …
3 Maj 2008 @ 12:41 pm
Urime panvarsijaa oo shqiptar dhe e gezofshimm me te gjithat te miratt