AVE O Shpirt Njeriu!
Dolem nga taverna e rradhes e po ecnim si te hallakatur, duke u tundur.
Vellai me djalin e halles, pak hapa para nesh duke ngacmuar dy turiste “angleze” meqe cdo gje bjonde supozohej angleze.
Kapur krahu me vajzen e halles, ne, dy pjeset e fundit te babelit te atij momenti, dy te medhenjte, sapo mbaruam te qeshurat e fundit me Enean dhe Helion qe anglezeve u pane vetem fundet e shkurtra kur ato nxituan tu shpetonin fjaleve greqishtoshqipoanglisht…, erdhem ne ate gjendje mjegullore melankolie qe pason te qeshurat frenetike, perfshire ne nje perhumbje te cuditshme, dehur nga vera e mishrat e pjekur, ne filozofi e siper.
Secili fliste, asnje nuk degjonte. Migeni ishte e ngopur me veten, stomak, xhep e shpirt. Ate nate na shetiti neper tavernat tradicionale me muzike tipike, ushqim pikant, vere te kuqe te athet, buke e djathe te bute plot kripe. Nje dite perpara kishte dhene nje koncert te sukseshshem, violina kishte bere mijra greke te qanin..,
Dhe une, une plot ide…
koka me kendonte vetem letersi te mirefillte. Temat buronin nga cdo gur I lashte, cdo kthese, nje kryeveper fshihej pas cdo habie, te reje, emocioni, nje siguri per tu pelqyer nga ata qe lexojne shkrimet e mia, nga ata qe me mbeshtesin, tregime e tregime gojehapura qe nga shqipetaret futur ne cdo cep te atij shteti, deri dhe per bardhesine e mermerit te lagjes “plaka”.
Ishte mesnate, e pikerisht ajo bardhesi e rrugicave pasqyronte me se miri erresiren e qiellit pa yje…, rrugicat e ngushta, aroma e ajrit te nates, pastruar nga huhatjet e mijra turisteve ne dite, ajo arome perzier me ate te veres akoma ne hunde, qetesia, oh ca qetesie, erresira sugjestionuese, hapat tona qe trokisnin neper mure e dyer druri, etja per art, frymezuar edhe nga suksesi I mbremshem I migenit gjithe ky skenar me coi ne nje klime mendore te ndjeshme, qe nuk aprovonte fare planet e supozuara nga ne meshkujt e grupit per ndonje klub striptease.
Plot me poezi, artist deri ne palce, nga ata te llahtarisurit qe shohin henen, edhe pse hene s’kishte… e ndjeva qe u shkeputa shume ne kete boten time te brendeshme, duke lene pas dhe kusheriren time … po fluturoja, lart ne boten greke per te cilen une dhe homeri ishim deshmitare te vetem…
Nje kuisje menteshash, zhurma e mbytur e drurit qe perplaset me dru tjeter… diku aty para nesh, ne fund te rrugices u hap nje dere e nje shtepie perdhese, dhe nje hije u ul ne nje karrige qe ishte aty jashte, mu ne cep te rrugices.
Pas kohes se mjaftueshme per te rehatuar bythet ne stol, pikerisht ajrit te fresket te perbashket qe po shijonim te tere, I doli nje pronar tingujsh…
Buzuku I tij po luante embel, e cdo tel qe dridhej, cdo note, na zinte vend si puzzle ne mbremjen tone plot eufori. Ngelem te katert. Shtangem.
fluturonin ngjyra, pikellimi i ndarjes, dashuri e harruar, cuditerisht nota shokesh, bese, fjalesh te bukura… Ajo muzike te ngopte, trishtonte, te vallezonte pa levizur asnje muskul, te rrembente, tingujt e forte, te embel, te shetisnin sa ne kreten e burrave, sa ne emigrantet e shkelur shqipetare, sa ne kuaj troje, ne aleksis zorbe, agresivitet kufijsh, e tavolina miqsh…
muzikanti luante i perhumbur me nje shkathtesi gishtash fantastike, dhe mendja ime kuptonte koincidencen, kusherinjte e mi muzikante, une dikur rocker kitare amatore, tani shkrues I rregullt, e vellai im spektator takojme kete muzikant qe po luante vetem per ne… c’koincidence! Pikerisht ne kete moment, kur ne po kalonim ne nje nga rrugicat e shumta te ‘plakave’, duhet te dilte ky njeriu e te luante muzike? Kjo prerje rastesish ne kohe e hapesire ishte thelbi I magjise se asaj nate, thelbi I artit…
me vinte te kerceja e tundesha teri ne zbrazje mushkerish… dhe cresciendo e melodise precipitoi rrembimthi ne kataraktin fluturak lehte, embel, thekshem, te fundit…
kur… Fup! Nje djall I vockel violet karagjoz nxorri koken..,
C’eshte ky koqe more? Hahhah! Ne mes te nates ka dalur te lype ky?
Nuk po lyp ore, po fiton lekun, po kjo nuk ben te mos jete koqe, se leku me sa di une vjen nga njerezit qe degjojne, jo?
Po pra, po e degjojme ne, po hajde ikim tani, se u mor vesh qe eshte koqe…
Ej, po mire, nuk do I japim ndonje lek? Gjynah I shkreti, del dhe ne mes te nates te fitoje leke, shume gjynah, luante dhe aq bukur, si mos ti hedhim ndonje lek? Ja, do I jap keto eurot.
Kthehem duke goditur djallin e vockel karagjoz me shkelm, I perfshire serish ne valen e asaj nate te erret plot enderra, fryre me nje solidaritet artistesh, dhe e pira ime hiperbolike e pakmeperparshme, me nje heshte te madhe 5 eurosh ne dore, eshte komode kur te paguajne prinderit pushimet, dhe ia lashe tere kenaqesi sarhoshesh te kembet.
Ai po luante tere kenaqsi muziken tjeter. Ia lashe leket ne toke, dhe ne te qinden e sekondes, edhe pse se kisha per qellim, nje pjese egoiste e imja priti falenderimin…
Trapin!
Personi jo vetem qe nuk levizi as dhe nje qime te tijen, per aq sa te dukshme ishin qimet ne erresire, por ne lojen e gishtave te tij, tingujt u perthyen fare pakapshem ne nje nervozizem te lehte, a mbase ashtu mu duk mua…
po ky ca dreqin ka? Kundershtia e tij u ndie si tip energjie ne ate moment. I ktheva kurrizin per te mos u dukur arrogant, dhe eca me tutje ku po me prisnin te tjeret.
As faleminderit nuk tha…
Po? E kush eshte koqja ne kete mes?
Por, sikur te kisha nxjerre koken nga uji, kheva koken dhe kuptova gjithcka…
Ishte e qarte, mjaftonte te shihje kemben permbi kembe, koken e perkulur anash, syte e perhumbur diku lart taracave, mbi kodra, para kembeve nuk kishte asnje tas a kapele, shtepia nga ai doli, ajo shtepi qe vlente si prone qindra mijra euro, e katandisur si bodrum piktorest…
Ate sekonde te caktuar kur ktheva koken e pashe keto shenja, u shkarkua kaseta ime, dhe uji rrembeu tere budallalleqet artistike qe hidheshin e perdridheshin ne koke si krimba. Krimba qe kishin nevoje te ushqeheshin nga pelqimi njerezor, per tu fryre e per tu rritur aq sa te thonin me gojen e tyre fjalet e para “une jam shkrimtar! Une jam artist!”
Tere c’figuronte ai njeriu aty me buzuk ne dore, ishte anateme e neve njerezve te vegjel, e imja si aspirant shkrimtar, e Helios, si aspirant perkusionist, e Migenit si violiniste profesioniste fituese e madhe lekesh, e Eneas si spektator…
ai njeriu aty… as nuk I plaste te ne, te asnjeri, te asgje,
Ai njeriu aty… po derdhte shpirtin e tij neper nate!
Tani do ikim te pime dhe nje gote vere te ai lokali qe ju thashe qepare qe po me pelqente aq shume. Do ikim se s’ben. Do pime. Hajde se me vjen te qesh shume, ecni perparaaa…
do ngreme nje dolli per ty o shpirt njeriu I derdhur rrugeve te shkreta ne erresire per qejfin e shpirtit tend!
26 February 2008 @ 10:37 am
Here I am, rock me like a hurricane
26 February 2008 @ 11:26 am
As nuk i plaste PER ne, për asnjeri, për asgjë. Interpretime si ky e ta prishin gjithë qejfin e leximit. Po mbase as ty s’të plas për lexuesin e shkretë…:) Ngeca diku në mes, por përfundimisht lexova me qejf deri në fund. Ti je përtac, dhe kjo është gjë që duket. Subjekti është, si gjithmonë, i kërkuar, po ta kishe lodhë dhe ca, do kishte dalë një tregim i denjë për libër që unë do blija me qejf dhe jo vetëm për ta lexuar në avion. (Unë ta kuptoj hallin se jam përtace vetë…:))
Përshëndetje!
26 February 2008 @ 12:15 pm
Shkrim i bukur ..
Persa i perket”virtuozitetit ” te nje artisti ne rruge i cili, me nje talent te gjitheanshem terheq vemendjen e kalimtareve, eshte me te vertete per tu admiruar.. dhe ja vlen nje moment ta degjosh ,une kete e bej kur me jepet rasti .. Ata, ndoshta luajne me shume, te japin SESA TE MARRIN .. dicka te bukur, duke menduar se ATY ka jete,jo per te fituar ca kacidhe ..por per te fituar Admirim.,dhe nje pohim se ai eshte dikush, nuk ka rendesi paraja ne kete mes.. por talenti.
…. sepse eshte talent te luash nje pjese me instrument ne rruge a diku,
…ose te pikturosh a po te besh “opera” ne nje treg te larmishem, ne mes krijesave njerzore qe nderkohe ndalen, degjojne me vemendje per nje cast, ecin ndalen dhe marin nje ndjesi,nje kenaqsi..
Kjo ndodh ne edhe Londer.. “London eye”,..”Trafalgar Square”… “Piccadilly Circus”….”Convent garden ” ..etj ..
Atje ka artist “Rugesh” qe mund te sfidojne ata qe luajne ne skena te mbyllura mondane ,ku ka shume shpenzime.
….kam pare nje violinist ne Underground, Metro,qe luante pjese te muzikes klasike ,kur kaloja prane ,nuk kishte efekt me romantike se sa ato tinguj,.. atje poshte nenetoke ..ku njerzit jane te lodhur nga puna ose te bezdisur nga nje udhetim nentikesor…
26 February 2008 @ 12:40 pm
Më erdh në mendje një poezi e Elinda Markut që flet, mes të tjerash, për një saksofonist të famshëm që luante në rrugë veç ditëve me shi. Vijon kështu:
Vjeshte 2003- Vere 2007
Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
vec periferive ku gjarperonte autostrada….
qe pervecse gjitheandej te conte
edhe ne Firenze
(Toscana).
E bukur Toscana kesaj here.
Me e bukur se heren e fundit!
Pastaj ne Milano
Ne piazen me te madhe atje
njeren prej mbremjeve qe ngjante
aq shume me tonat
e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme
Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen
lojen e bukur te nje saksofonisti
te talentuar
qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty
dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten
se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
ashtu sic vetem di TI te flasesh .
Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit
i cili ishte “gucci”.
Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze
te cmuar…
Sandalet i kishte si te Jezusit .
Luante trishtimin !!!
Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues
e thyente muziken dhe behej”amator”…
Njerezit pakesoheshin.
Vetem une rrija pa levizur.
Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim
-Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?-
Ai m’u pergjigj.
-E shikon, xhupin e ka Gucci
Unazen e ka diamant
dhe sandalet nga me te shtrenjtat “Ecco”
Eshte muzikant i njohur!
Del ne piaze e luan vetem kur bie shi!
-Ky duhet te jete saksofonisti i “N”.
i thashe vetes time me bindje
Ende cuditem si durova pa iu afruar
sa te mund t’i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
***
Te nesermen sigurisht dola prap.
Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste
madje kam pare ne mes te kryqezimit
( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender)
nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon
e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe
te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere
rreth tingujve .
Kam pare piktore,
madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
dhe tete vjet rrjesht ne klase.
Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
Diten punonte murator,
ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
dhe piktornte portrete turistesh
Nje portret 30 euro.
Kur e pashe m’u be nje lemsh transparent ne sy
kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
***
Mbas 4 ditesh m’u desh te shtyja bilenten
prisja shiun e rralle ne vere
te shikoja saksofonistin ne piaze.
Mbaruan ditet,te tjera dite s’me jepnin te rrija
deri ne nje mbremje tjeter me shi
as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
26 February 2008 @ 2:39 pm
Loer!I bukur shkrimi dhe,po aq i plote,megjithese me disa rreshta del figura e atij muzikantit qe”luan per qejf…”.Keta boheme sec fshehin ne ate vetmine tyre qe,megjithate,flet shume..Degjo,pse me duket mua se ndonjehere sikur te shpeton fraza nga dora dhe del si pakutpim,si:”…(s’po e shkruaj te gjithe fjaline,po eshte ajo ku “i doli nje pronar tingujsh”…”Shikoje vete se sa qendron fjalia.Duket sikur dikush ka marre shkopin dhe po te ndjek,aq shume te ka rrembyer personazhi.
26 February 2008 @ 11:15 pm
Sa pak me intereson muzikanti, por aq shume vezhguesi i skutave te mendimit ne rrugica te vjetra te tij (mendimit).
Kjo eshte edhe per poezine e Jolinda Markut, pamvaresishte se e vesh muzikantin me rroba te shtrenjta per te aluduar, kurse tek shkrimi i Loer Kume une kame lirine e te menduarit per kontekst te trgimit.
27 February 2008 @ 12:17 am
ah akullnaja qe ngordh pe rvogelima, detaje te imta goditese, mistrecerira fotonesh mendimi, nukkenaqesh kurre moj


nejse, ne avion e lexove ti njehere
do you feel rocked by this, rocky?
kete bisede artian, kam bere dhe me nje kusheriren time qe kishte degjuar nej violinist ne rumani ne nje klub casual, qe ishte maja e tere violinave qe kishte degjuar ndonejehre,dhe ka luajtur dhe me vanesa mae, qe nuk dinte psh si te sinkronizohej me orkestren… mund te duket e pabesueshme e?
mbase e kam zgjatur e sterholluar ate fjaline o perparim, por e ke parasysh ti si shperhapet tingulli ne ajer, kete kam dashur te shpreh…. faleminderit ..
vemendje, c’eshte liria e te menduarit mbi kontekstin? dhe c’kontekst te dhuron kjo liri te menduari tY??? pls, ma trego pak se jam kurioz.
salut!
27 February 2008 @ 12:59 am
Loer Kume, ne se degjove muzikantin ate nate dhe s’arrite te merrje nje shenje falenderimi nga dhurata qe i dhe ne trgim, s’do te thot se ai s’te pershendeti (vleresoi), por ndofta ndryshe nga vlersimi i te dashurve qe shoqeroheshe ne tregim.
Mos kerko edhe nga une ate qe kerkoj personaxhi nga muzikanti pasi i la pes euro-shin, se mund t’a keshe pergjigjen po aq retorike si me muzikantin.
27 February 2008 @ 1:00 am
Keto lloji tregimesh , (perjetimesh, me lini te them ) mbartin ngarkesa te bukura emocionale. Dikur kam lexuar nje tregim te A. Roshit, per nje saksofonist… saksofonisti i A.R ishte i varfer ne veshje…. Kur ne milano pashe krejt sic edhe e kam shkruar , nuk e di pse desha te besoj se saksofonisti qe shikoja une , veshur shtrenjte, ishte pikerisht saksofonisti i tregimit te A R, tani i pasur dhe i njohur , ( luante ne nje nga orestrat e famshme te europes ,) e megjitheate dilte ne piaze te luante per shiun , per veten , per ata qe nuk kane fat e mundesi ta ndjekin ne koncertet e medha. Desha ta bej fatlum saksofonistin e tregimit. Ndonese ai qe shikoja vertete ne piaze, thuhej se ish vertete i njohur, e ,meqe kurre nuk e zbulonte fytyren te vinte te besoje se ishte vertete ashtu sic kishte dale nami. Luante vetem kur binte shi.
etj etj.
Urime per tregimin,,,, duke dashur t’i shikosh sugjerimet qe te kane bere miqte (peshq).
27 February 2008 @ 1:11 am
Ah, Loer… ç’të të thom… Ave o shpirt njeriu!…:)
Seriozisht, jep shpirt në ato që shkruan, ti. Por, si thotë populli dhe Përparimi, ti e prish dasmën për një qepë (ose për një kile qepë…:)).
Shëndet, shëndet!
27 February 2008 @ 1:26 am
E bukura e saksofinistit ishte gjithandej, edhe tek shtrnjtesia e rrobave, por eshte nje forme qe turn off ne krahasim me kuriozitetin qe te zgjone mcefja e fytyres dhe deshira per t’a zbuluar. Rrobat dhe objektet e shtrenjta per portret jane efekt rrjedhes te poezise.
Fatlumturia e deshmise tende eshte se pe ate qe the, dhe fatlumturia e muzikantit mbushi dhe derdhi enen me kenaqesi, pa gjerat e shtrenjta qe siellin tjeter dimension ne poezi.
27 February 2008 @ 8:28 am
“se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
ashtu sic vetem di TI te flasesh .”
Qe kjo vjen era Nitroshi vetem ata qe i kane marre fryme prane sqetullave e dinin. Me vjen mire El qe e the me ze te larte ku more fryme-zimin.
Loer, te them te verteten, pasi lexova:
“Dhe une, une plot ide…
koka me kendonte vetem letersi te mirefillte. Temat buronin nga cdo gur I lashte, cdo kthese, nje kryeveper fshihej pas cdo habie, te reje, emocioni, nje siguri per tu pelqyer nga ata qe lexojne shkrimet e mia, nga ata qe me mbeshtesin, tregime e tregime gojehapura qe nga shqipetaret futur ne cdo cep te atij shteti, deri dhe per bardhesine e mermerit te lagjes “plaka”.”
nuk lexova me.
27 February 2008 @ 10:05 am
hahahah, STAR WARS, “the lulian kodra return”



te pakten e ben nje funksion, je shume shakator, me ben te zbardh dhembet, por, nejse, te pakten kesaj here reagimi yt ishte burreror, mos e lexo me mire lulian, me ke pelqyer..
sa per Vemendjen, per ato qe me thua mbi mirenjohjen e muzikantit ndaj lekeve, pikerisht ky eshte tere thelbi, atij vertet qe as i plaste fare, atij vertet qe i erdhi nje rryme nervoze ne lojen e tij kur shkova dhe e bezdisa.. ai po jetonte teresisht momentin e tij, dhe jo 5 euro ti jepja une, po dhe 500 jam i sigurte qe po ashtu do reagonte, sepse as nuk i pa fare sa i dhashe, nese ke lexuar detajet e rretheqarkesise se muzikantit, kuptohej besoj qe ai nuk kishte probleme parash kur ne ate rrugice cmimet e shtepive shkonin shhume shume… dhe ai prape jetonte ne nje arredim bodrumor. kjo eshte e tera..
ah, nuk e di nese atij do i ishte terhequr vemendja sikur ti kisha dhuruar nja 5000 euro, por nuk i disponoja te mteh te drejten, pastaj edhe sikur ti kisha, hahah, harroje se mund te jem aq i lajthitur
tanks macja blu
ej, akull, a i shtojme dhe nje raki, icik buke te thekur ne djathe asaj qepes, dhe e bejme fora?:P
27 February 2008 @ 10:48 am
O Loer, po ti lexo dhe kupto dy radhe te shkruara, se une lexova dhe kuptova qe ti doje te terhiqje vemendjen e muzikantit gjat dhe pas veprimit ‘euro’, ate qe ai s’ish i interesuar une e quaj vleresim te llojit te tij ndaj teje, i ngjajshem me hezitimin tim te pergjigjem pyetjeve tua qe ti duhet ti vetpergjigjesh, ne kohen e tyre natyrisht.
27 February 2008 @ 10:53 am
Kisha disa jave qe kisha ardh ne Londer ,dhe shoku qe takova me coi ne “qender”,sipas konceptit shqiptar per qytetin ,por Londra nuk ka nje Qender sipas konceptit tone,por disa, te cilat nuk jane pak dhe aq me teper nuk mund te konceptohen fjala vjen si laj thaj “sheshi skenderbe,Taiwan,blloku” ku ske se cfare te shikosh ndonj gje interesante..nejse fytemi ne turme dhe degjojme tinguj te perzier me kenge,miku kishte nje kitare elektrike te lidhur me nje amlifikator,disa raqe te hedhura ne toke dhe nuk pushonte komunikimin me publikun e rruges qofte me kenge qofte me humor.
Qellimi i tij i shte ti mbante sa me gjate dhe sa me shume njeres ne anen e tij,sepse te njeten gje benin disa te tjere,diku me tutje me flaut,ose me aktivitet tjeter,psh cirk me biciklet me nje rrote dhe numra xhongleresh njekohesisht,Te gjithe ishin profesionist,shfaqjet ishin cilesore dhe free,sipas deshires mund te hidhje nje cacidhe,sa per qef si i thone .
E pyes shokun, pse nuk merr kitaren dhe te dalesh ketu per qef,jo per gjo!
Jaaa ,me s`dal une ketu-mu pegjigj shoku.
I thash do byth ,kjo pune ..
Shoku im kishte mbaruar liceun artistik dhe i binte mire kitares,violincelit disa here kishte lujtur ne PUB,muzik blu ,, por ishte dembel pak te dhe i turpshem te luante ne rruge..
27 February 2008 @ 8:36 pm
Ndoshta e lexova pakez me shpejtesi, ….tregimet e meparshme kane qene me te bukura.
27 February 2008 @ 8:59 pm
Lulian… .Ti me shume se askush , e di se une nuk e kam fshehur , as nuk do ta … per asnje arsye ne bote, ate qe ka ndryshuar ne jeten time ( ne ate jeten e vogel prej poetuceje) dhe sa jam rritur njeheresh nga njohja , leximi , miqesia e te tjera me Nitroshin, per me teper nuk kam nguruar , madje sa kam mundur (mundsi te kufizuara ndonese) e kam pohuar edhe ne daljen time te fundit me liber. (habitem si nuk e ke vene re’)
Ky saksofonisti ketu ne “Vjeshte 2003 deri ne vere 2007″ eshte krejt ashtu sic e shikon ( nese e shikon dhe e besoj se e shikon edhe ti) ne piaze luanin gjithe ato muzikante “fatlum e jo fatlum le te themi, por ama saksofonisti u be dy here i dashur per mua. Nje here se saksi vertete me pelqen shume , ( cka ka ndikuar te pelqej edhe tregimin , sikur ta kish shkruar kushdo, po c’faj kam une qe nitRoshi shkruan per shiun dhe saksin ( pelqesat e mija) e megjitheate edhe fyell-axhi te kish qene personazhi i nitRoshit, une prap do ta kisha pelqyer. c’faj kam une se ai shkruan bukur?Dhe heren e dyte se
saksi me kujtoj pikerisht vjeshten e 2003 , saksofonistin e tregimit me gjithe autorin qe une kujtoja se po me priste ne Tirane , teksa une isha harruar ne Milano ne pritje te shiut e te saksofonistit. sidoqe nuk jam penduar ende per asnjeren prej ketyreLoer Kume, te lutem me ndje per kete post timin krejt jashte temes tende.
Me ndje edhe ti nitRosh , qe dashje pa dashje (me dashuri) te pergojuam.
…
27 February 2008 @ 8:59 pm
Here pas here na vjen dhe Loeri si per mos ta lene “gjellen pa krype”.
:) 
:D
.
Mo i hudh a shume ere se nuk hahet
Na lajmero qe ne fillim psh.
Ne kete prurje behet fjale per ….etj etj qe ta marim vesh pse e bie….ose edhe nje shenim i nje lloi tjeter:
“Cdo banalitet njerezor i frymezuar nga nje grup pijanecesh mund te shprehet ne menyre letrare”…dhe si n/tekst mund te jete ajo e famshmja Lume:-S’me ….fare kush nuk e lexon dhe aq me teper as per ate qe e lexon…
Nuk eshte koment per tregimin…
27 February 2008 @ 11:15 pm
Loer,
Ne pergjithesi tregimi me pelqeu. Tregimet e tua kane nje shpirt dhe vrull karakteristik…
Mbeten verejtjet qe te kam bere per prozen tende nga te cilat me kryesore jane dy:
1) Ajo qe ka permendur dhe Perparimi aty me siper qe duket sikur shkruan i ndjekur nje nje njeri me shkop ne dore
2) Ki pak me teper besim ne intelektin e lexuesit. Pra me pak moralizime ( psh dy paragrafet e parafundit), dhe me shume nenkuptime per lexuesin. Pra qe lexuesi ta veri mendjen ne pune per te kuptuar cfare ke dashur te thuash dhe jo tia japesh ti te gateshme cdo gje.
Suksese te metejshme…
28 February 2008 @ 10:59 am
faleminderit izabel, shpresoj te te degjoj me shpesh…