Eda Derhemi

Për Prufrock-un dhe për mua

E vërteta e gjendjes sonë nuk ka faqe të krenohet, dhe ne këtë e dimë më mirë se kushdo. Ndoshta edhe prandaj hidhemi me kaq zell në rrjetën e merimangës patriotike.

Sa jemi ne të përfaqësuar tek “protestuesi” simbolik i Revistës “Time”?

Në Shqipëri, ku vlerat janë rastësore e në fikje, jetohet me frikë nga e nesërmja, dhe kush mundet çan përpara pa mëshirë e pa skrupull të fitojë sot e sa mundet. Nesër mund të mos i vijë më radha. Ky është një kopsht zoologjik...