Artikuj nga Gjergj Xexo
17 Maj 2008 @ 4:11 pm
· në Opinion, Shqipëria
Shopenhauer - Njeriu është një kafshë metafizike.
Pakkush në vend – për të mos thënë askush - injoron Këngën e Kalasë së Shkodrës, të njohur gjithashtu si Legjenda e Rozafës. Sipas mendimit të përgjithshëm – dhe të mirëpranuar, bëhet fjalë për një krijim të lashtë – një gojëdhënë – e kënduar dhe e transmetuar […]
19 Prill 2008 @ 1:16 am
· në Opinion
Për dikë si puna e ime, i lindur dhe i rritur në një vend të tillë si Shqipëria – dikur laborator i socializmit të vërtetë – dhe njëkohësisht, thellësisht i ndjeshëm ndaj letërsisë dhe artit, një pyetje e tillë si : « Në ç’raporte qëndron Artisti ndaj Artit të tij, kur pushteti kontrollon çdo qelizë […]
6 Prill 2008 @ 12:11 am
· në Mos Humbisni, Opinion
Duam apo s’duam, Shqipëria, ushtari më i ri i NATO-s, i ngjan atij kandidati të provimit të patentës, i cili herë-herë ka dështuar në provën teorike, herë-herë në atë praktike, por që mungesën e lejes e kompenson me përvojën e ngarjes së qerres ose të motoçikletës 50 kubikshe.
31 Mars 2008 @ 10:22 am
· në Mos Humbisni, Opinion
Po t’ju besojmë gazetave të shkruara dhe virtuale që analizojnë çdo fakt dhe gjest të jetës politike, dy partitë më të mëdha të vendit –dhe njëkohësisht përgjegjëse të të gjitha gjëmave që i kanë rënë atij përsipër – janë marrë vesh me njera tjetrën dhe janë të një mendjeje për t’a vënë në jetë, bile sa më shpejt. A janë vallë vetë gjeneralët që janë parë dhe kanë folur me njeri tjetrin ? apo janë kapterët përkatës që diskutojnë në prapaskenë mbi detajet ? Pak rëndësi..
26 Mars 2008 @ 12:05 pm
· në Mos Humbisni, Opinion
E pra, një demokraci berishjane kësaj here e pjekur vazhdon të manipulojë armët dhe municionet jo më për tregun e « brendshëm », por për tregun vrastar të përbotshëm. Kur do të vemë mend dhe të kuptojmë një herë e mirë që armët dhe municionet s’janë lëndë e parë – dhe aq më pak lodra – që mund të lihen në duart e pafajshme të civilëve ?
9 Mars 2008 @ 4:53 pm
· në Mos Humbisni, Opinion
Vlora përbën edhe një model të ri për t’u marrë shembull, për t’u kopjuar. Nuk bëhet më fjalë për një pushtet, të bazuar mbi traditën luftarake, mbi fuqinë trafikuese ose edhe kapacitetet intelektuale, por thjesht mbi fuqinë për të tërhequr tjetrin, aftësinë e saj ndjellëse – fuqinë e saj qytetare. Duke e karikaturuar, kjo fuqi mund të përshkruhet si një lloj kolonizimi civil i mbarë vendit, sa tronditës aq edhe mësimdhënës.
15 Shkurt 2008 @ 11:06 am
· në Mos Humbisni
bizantinët nuk zbuluar asgjë prej gjëje, të paktën diçka të re që ja vlente barra qiranë për t’u përshkruar. Ata i kishin patur përpara syve, banorë të këtyre territoreve që prej kohësh që s’mbaheshin mend dhe për më tepër subjekte besnikë të perandorisë romake. Përfundimisht, bizantinët fillojnë dhe i shohin si të ndryshëm – si një entitet të ri – duke filluar nga momenti që këta arbër dalin ndesh interesave të tyre në këtë qoshe të perandorisë, e quajtur me këtë rast Arbëri
11 Shkurt 2008 @ 8:42 pm
· në Mos Humbisni, Histori
Në periudhën e bronzit të vonë, si rezultat i përparimeve të shënuara në të gjitha fushat e ekonomisë, u zhvillua me shpejtësi procesi i ngjizjes së bashkësive më të vogla në bashkësi më të mëdha dhe, si rrjedhim, në fund të epokës së bronzit u krijua një bashkësi e gjërë ilire me tipare të përbashkëta kulturore, kultike dhe gjuhësore.
8 Shkurt 2008 @ 11:24 pm
· në Mos Humbisni, Histori
Në fund të fundit, nga vijnë këta Ilirë, Trakë dhe të tjerë Getë ? Cilat janë tiparet e tyre dalluese dhe elementët e përbashkët ? Përpara nesh shtrihet oqeani i paanë i parahistorisë ballkanike dhe në mënyrë të pashmangshme, do të na duhet të zhytemi në të, në kërkim të paraardhësve të paraardhësve – indo-evropianëve të parë.
7 Shkurt 2008 @ 6:39 am
· në Sociale
“Historia e tjetrit” nga Ismail Kadare nuk ishte tjeter vec historia e vetvetes.
26 Janar 2008 @ 12:13 pm
· në Opinion
Çdokush që ka përjetuar epokën e diktaturës komuniste në Shqipëri – i madh dhe i vogël – rrallë herë i shpëton tundimit të të kthyerit të kokës prapa. Sipas individit, vështrimi mund të jetë nostalgjik – veçanërisht kur mosha dhe vështirësitë e jetës errësojnë pamjen e të sotmes ; kritik – kur vëren se e […]
17 Janar 2008 @ 7:02 am
· në Mos Humbisni, Shqipëria
Ja pra kush është Shqipëria e sotme : ndërkohë që shpirti i pavdekshëm i kombit është zhytur në një letargji të pashpresë, mendja dhe aftësia krijuese largohen nga vendi, energjia e pastër dhe talenti gjenial shpenzohen rrugëve të botës dhe gjithçka reduktohet në biznes, në një rrethqarkullim frymëmarrës paraje dhe malli, në një luzmim njerëzish të preokupuar nga vajtje-ardhja papushim mes brigjeve
4 Janar 2008 @ 12:55 am
· në Mos Humbisni
Befas, morali lakuriq i parajsës m’u shfaq përpara syve: gjuetia e minjve të arave që dalin nga bari i kositur i fushës, me anë të sqifterit të padukshëm që i ruan duke u sjellë në ajër. Sidoqoftë sot, gjahu i vërtetë gjendej në paradhomë dhe priste me durim vendimin e gjykatësit. Për t’u kthyer në ferr, në mëshirën e të tjerëve sqifterë.
5 Dhjetor 2007 @ 3:48 am
· në Shqipëria
Skema mjaft e ndërlikuar e identiteteve etnogjuhësore të kombit shqiptar mbetet jo e plotë po qe se nuk plotësohet me një aspekt qënësor siç është ai i identiteteve fetare. Edhe kësaj here, tabloja që përfitohet është e pazakonshme. Të ndarë mes dy besimeve të mëdha fetare monoteiste – krishtërimit dhe islamit, sejcila e nëndarë në […]