Pse mendohen këto sheshe
Sa herë që kaloj në rrethrrotullimin e Zogut të Zi e gjej veten duke imagjinuar mbledhjen në të cilën ky sheh u emërua sheshi “Rilindja”. Kjo më ndodh sepse sa herë që kaloj aty, më kaplon një ndjenjë sikleti në lidhje me këtë emër, për shkak të pluhurit gjithnjë të bollshëm dhe trafikut asnjëherë të pakët, por jo vetëm për këtë.

