Valixhja e kurbetçiut
Aty, mes viteve ‘30 të shekullit që kaloi, kur Shqipëria qe mbretëri, nga familja e Bezatajve në krahinën e Tomorricës, iku Ganiu në kurbet. Qe i ri Ganiu kur iku dhe aty, në fshat, la të ëmën, Refikon, dhe të vëllanë, Shefitin. Ky, Shefiti, qe i martuar dhe kur iku Ganiu kish tri fëmijë. Kurse Ganiu qe i pamartuar. As Refikua, e ëma, dhe as I vëllai, Shefiti, nuk e donin këtë ikje, por hajde t’i mbushje mendjen Ganiut pa?!

