Identifikohu



Regjistrohu

Artikuj nga Nebi Caka

Dy ripërkujtime për një faqe historie

Jeta e tyre u shua që në fillim të luftës, por jo edhe ideali i tyre, dashuria e tyre për liri, që u bënë frymëzim për bashkëluftëtarët e tyre. Janë këto dy raste, ndër shumë të tjera, të cilat tregojnë se vendimi për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut, kushtrimit të lirisë, ishte dhe është shpesh zgjidhje individuale, jo e marrë nga ndjenja e detyrimit qytetar, por nga një ndjenjë që rrënjët i ka shumë më thellë se kjo.

Çka korrigjon, e çka nuk korrigjon korrektori kompjuterik?


Male të larta a Male të lartë

Një kërkesë e një studenteje gjermane, e cila mëson shqip, drejtuar para sa kohësh gjuhëtarëve a “gramaticienëve”, siç i quan ajo, të Forumit Mbarëkombëtar të Studiuesve Shqiptarë “Alb-Shkenca” që t’i ndihmonin të zgjidhte një problem, për të cilin nuk kishte gjetur dot zgjidhje logjike, e që në fakt kishte të bënte me ambigjininë a dygjinishmërinë […]

“Alb-Shkenca” dhe shkenca botërore

Më 15 dhe 16 gusht, në Prishtinë, do të mbahet takimi i dytë i Institutit Alb-Shkenca, që do të jetë përpjekje për tubimin e elitës intelektuale- shkencore mbarëshqiptare në një vend. Me këtë rast do të mbahen tetë konferenca paralele shkencore nga fushat kryesore të dijes. Është kjo sfidë e madhe jo vetëm për pjesëmarrësit dhe organizatorët, por edhe për institucionet dhe mbarë shkencën shqiptare…

“Pakoja e Ahtisaarit” në gjuhën e simboleve

E shumëpritura “Pako e Ahtisaarit”, më në fund, më 2 shkurt, arriti edhe në Prishtinë. Në Prishtinë, asaj i dëshiruan mirëseardhje posterat e afishuar në bilbordat (panotë reklamuese) në udhëkryqet kryesore të qytetit, të vendosur qysh më 30 janar. Në një fond të zi shkruante me shkronja të kuqe (këto mbase ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar) 12:45 e nën të (me germa të bardha, kjo mbase një nga ngjyrat e flamurit të ardhshëm të Kosovës): “Kosova mirëpret të ardhmen”

Huazimet leksikore dhe qëndrimi ndaj tyre

….“Si do të flinim pa çarçaf, jastëk dhe jorgan? Si do të pastroheshemi pa sapun e peshqir? Çka do të mbathnim nëse jo çorape dhe papuçe a sandale, e ndoshta edhe çizme? Çfarë do të pinim nëse jo çaj me limon, kafe me sheqer a raki e duhan? Si do të hanim pite a sarma? […]