Login



Register

Artikuj nga Loer Kume

Mr. PushShteti Dhe Nje Gote Skotch

Pershendetje mik! Sot, ne te gdhire te 20 nentorit te 2008, une, V.K. 46 vjec, drejtor drejtorie ne Ministrine e Brendeshme, sapo mbarova se shkrojturi nje letre zyrtare per gruan e femijet. E lashe mbi shtrat, sipas skemes se urdheruar.

Peisazhe te reja dhe telajo pa fund


AVE O Shpirt Njeriu!

Dolem nga taverna e rradhes e po ecnim si te hallakatur, duke u tundur.
Vellai me djalin e halles, pak hapa para nesh duke ngacmuar dy turiste “angleze” meqe cdo gje bjonde supozohej angleze.

Moonlight Drive


Libri i zi

Dyert e dhomave te familiareve te mi ishin zhytur ne errezire te zeze, energjia elektrike mungonte, nata ishte e zeze pa yje, dhe era frynte ne ngjyre te zeze, pashe veten ne pasqyre. U fiksova ne syte e mi dhe pashe aty nje pako, nje pako me tere erresiren e mundshme brenda… lidhur bukur me fjongo te zeza…

Deshire., E Fundit?

Si gjithmone oreve te para, isha vone serish. Po nxitoja si lepur duke menduar nje justifikim te mundshem… u prish autobusi, I vune gjobe furgonit…kur pashe qe te tjeret ishin mbledhur te dera e jashtme.

Re puplore


JOLLY !!!

C’budallalleqe qe mendoj e bej! Sa turp! C’me kishte zene? Si femije qaraman, si femer e tradhetuar per here te pare! Ik mor!
Ti shuaj tere c’shkruaja me pare ne copa letre. Ja! I grisa. Ti hedh me mire nga dritarja.
U shkri lepurushja e vogel qe hodha letrat une! Shih si qesh! I duken flutura!
Ku dreqin jam nisur keshtu? C’do bej poshte ne jug? Eshte dimer akoma. S’ka plazh o qyp! Do zbres ne stacionin e pare te ndaleses te kthehem ne shtepi.

Pasqyrat


Ajo

Na moj! Ndyresire! Sa e cuditshme! Kam qe kur linda qe te ndjek pas e s’te arrij dot! Jo jo. S’e arrij dot. Ecen, vrapon shume! Duket sikur shkon ngadale, tere ojna e naze si ato vajzat qe kalojne rrugen e bllokojne trafikun! Por, ashtu duket. Nuk eshte ashtu!
He ti, me ato numrat e tua! […]

Për kë nuk bie këmbana?

Durres. Gusht. Dite e hene. Plazh. Vape. Thone qe ne hije temperatura shkon 42 grade celcius. Diku nga mesdita ndodh nje alarmim i plazhisteve. Dikush ne det ka humbur ndjenjat. Disa djem e nxjerrin ne breg. E shtrine ne rere. Thane qe papritur u nxi nga qafa e siper ne koke, nuk foli dot, dhe u keput ne breg, duke u plandosur ne uje. Njerez kureshtare mblidhen rreth e rrotull. E shohin. Ikin.

Shkrimtari i Ri Shqiptar, Ose “Shkelqimi Dhe Mjerimi I Nje Romani”

Duke lexuar ne nje gazete debatin e hapur per letersine e pas ‘’90 ne Shqiperi dhe per shkrimtaret e rinj qe nje shkrimtare e huaj e interesuar per artin ne Shqiperi, I kerkon me qiri neper Tirane, me erdhi nder mend nje perralle. Nje perralle urbane qe flet per nje shkrimtar shqipetar pas viteve ‘’90.

Flamurë, themele dhe dema psikopatë

Ky dem u versul menjehere me tersellem cmendurak. Briret e tij godisnin e godisnin. Shponin e shponin. Flamuri i shkrete, statik, plagosej e plagosej! Nuk mund te ikte ose te mbrohej. Me levizjen me te vogel, tere shtepia qe mbante mbi shpine do te rrezohej.