Login



Register

Artikuj nga

Google nxjerr libra për shkarkim

Google sapo ka bërë të mundur shkarkimin e librave të tërë të cilat s’janë më nën mbrojtjen e të drejtave të autorit. Kërkim Librash (Book Search) të jep mundësinë të kërkosh në tekstin e shumë librave që Google ka dixhitalizuar nga shumë librari të botës. Nëse zgjedh opsionin “Full view books” (Libra me shikim të […]

Të ndalohet pirja e duhanit në vende publike

Sipas AENews qeveria po përgatit një ligj për ndalimin e pirjes së duhanit në vende publike. Gjobat për pronarët e lokaleve do të arrijnë deri në 500 dollarë. Ligji shpreson të uli pirjen e duhanit  nga shqiptarët të cilët janë një nga konsumatorët më të mëdhenj të duhanit në Europë.

Luftë tjetër për Kosovën?

Kryetari i Partisë Radikale të Serbisë (SRS), Tomislav Nikoliç, paralajmëron se Kosova duhet mbrojtur qoftë edhe nga ushtria nëse aprovohet pavarësia e saj. Partia Radikale ka qenë partia e Millosheviçit dhe duket se akoma nuk ka zënë mend. Gjithashtu duket se edhe një pjesë e mirë e shtetasve serb vazhdojnë me mendimet e tyre ekstreme […]

Kur përkthimi del më i mirë se origjinali

Top-Channel dha një intervistë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Jaap de Hoop Scheffer, rreth ftesës që mund t’i bëhet Shqipërisë këtë vit për në NATO. Ky është një lajm shumë i mirë, por ajo që më bëri përshtypje ishte përkthimi që ju bë fjalimit të z. Scheffer. Ky i fundit edhe u habit […]

Inagurohet diga më e madhe në botë

Mbas 13 vjetësh është inaguruar në Kinë diga më e madhe në botë, e quajtur Tre Grykët, mbi lumin Yangtze.

Rryma sipas Google-it

Google ka nxjerrë përsëri një vegël interesante rreth kërkimit që bëhet tek Google. Google Trends tregon rrymat e vërshimit të kërkimit dhe krahas tyre tregon edhe lajme nga ajo kohë.

Pamje të Shqipërisë nga Google Maps

Sapo vura re që Google Maps ka nxjerrë fotografi shumë të detajuara të disa qyteteve shqiptare si Tirana dhe Durrësi. Shumë e çuditshme t’i shohësh këto qytete nga sipër kaq kthjelltasi.
Shtesë: Disa qytete të tjera meqë më dukej vetja si turist:

Shkodra
Kuçova
Vlora
Berati
Saranda
Cërriku
Lushnja

Central i madh energjie në Fier

Konsortiumi internacional ASG Power SA dhe qeveria Shqiptare bënë të ditur se kanë arritur të sigurojnë fonde nga investitorë amerikanë dhe italianë për të ndërtuar një central energjie me vlerë 1.9 miliardë dollarë, i cili do të financohet nga U.S. Import Export Bank. Ky do të jetë projekti më i madh i ndërmarrë në Shqipëri […]

Me se mbahet Shqipëria?

Rastisa në dy artikuj rreth ekonomisë së Shqipërisë të cilët tregojnë dy nga këmbët mbi të cilat qëndron ekonomia e Shqipërisë. Mbështetja më e madhe vjen nga imigrantët shqiptarë të cilët kanë arritur të sjellin mbi 1 miliardë dollarë në Shqipëri gjatë vitit 2005. Kjo shifër është rritur me 21% nga viti 2004, gjë që […]