Login



Register

Artikuj nga A. SH.

Nobeli 2008 në letërsi

Jean-Marie Gustave Le Clézio, 68 vjec, fitoi sot cmimin Nobel në Letërsi nga Akademia Suedeze me motivacionin “autor i nisjeve të reja, aventurës poetike dhe ekstazës sensuale, eksplorues i njerëzimit përtej kufijve të qytetërimit”.

2 * fiq


(me një + akoma pa)*frymë


Flash II

Ime ‘më bën bakllavanë/

me petët që s’po i ecin/

Im atë është me grip;/

Kërkon përtueshëm një kanal/

me muzikë popullore të pamodifikuar/

gjenetikisht/

e seanca parlamenti/

(njëkohësisht)…

Xhaz cingëritës

Është pasdite pranvere, gjaku zjen në të veten, dhe unë pres në radhë për të dorëzuar një video që s’e kam marrë hua vetë. Pasi kam lexuar titujt e librave në anën e djathtë, i drejtohem tabelës në të majtë. Një fustan i kuq më tërheq vëmendjen mbi një afishe të çelët; një vajzë […]

Produkt 28 - Si pemë

Pranej s’bohet Shqipnia!…

Shitorja e rrugicës sime në Tiranë, brënda 20 metrave katror të veta, ka 5 rafte me lloj-lloj mallrash, që nga kruajtëset e veshëve e “çerealet” me oriz dhe çokollatë, deri te cigaret “pa pullë”, pjesa dërrmuese importuar nga fqinjët tanë dashamirës. Vëndi i rezervuar për blerësit: 1.5 metra katror. Një çun i ri jep e merr me shitësen afër arkës. Një grua rreth të pesëdhjetave pret rradhën pas tij duke shëtitur sytë nëpër rafte, përfshirë dhe atë që ka pas kurrizit

Mjellma, qeni dhe pasiguria ime një pasdite vere

 Jam ulur në buzë të liqenit. Njolla e diellit mbi të është ende e gjerë. Duhej të isha larg prej këtu, por diçka më mban në stolin pa shpinore. Tek e fundit, është e diel, arsye e mjaftueshme për të mos respektuar orarin. Filloj të rilexoj librin që kam marrë me vete për të mbytur […]

Vjeshtë

Ditë të brymta si të kremte
të pakremtuara
u shtohen çasteve-dritë
mes meje e botës që ka harruar të rrotullohet

Rrëfim në kufinjtë e xhelozisë për komshijen time dhe K-në II


Rrëfim në kufinjtë e xhelozisë për komshijen time dhe K-në

Ka 5 ditë që skena përsëritet të paktën 5 herë në ditë. Dhe shtëpinë e ka pushtuar një lloj gëzimi që ajo e tërheq me vete nga një dhomë në tjetrën, nga kuzhina në banjë, nga korridori në bodrum, bashkë me buzëqeshjen që s’i shqitet nga fytyra për asnjë çast.

Gjyshi

Sot s’vajta te gjyshi. Shumë larg. Shumë ftohtë. Gjyshi është sëmurë. Gjyshi është i vogël. Gjyshi më tregon përralla duke pjekur gështenja. E ka kapur ai bronkiti i poshtër. Ai që e kap gjithmonë në dimër. Po e marr në telefon. Më përgjigjet Sibija. Sibija është komshija që banon sipër gjyshit. Sibija është e madhe. Me flokë të verdha si fshesë dhe me sytë bojëqielli të hapur. Sibijen e kam shumë frikë. Sibija bën gjilpëra.

Karkalec

Një karkalec ka qëndruar mbi pllakën ngjitur me këmbën e krevatit. Pasi kam vrarë ca nga të ngjashmit e vet që morën guximin të më ngjiten nëpër flokë apo mbi lëkurë, çdo tendencë ensifericide duket të më ketë vdekur. Dielli përvëlues duhet të ketë bërë të veten. Dhe karkaleci s’po më shqetëson. Rri një pllakë […]

Monologotash

Mos u mjaltos pra kaq shumë sonte! Sillu si zakonisht; gjysëm i egër, me pak mospërfillje, më guxhulit si kalama herë pas here, më hidh atë vështrimin blu indiferent, më bëj sallatën e preferuar të Ishes tënde! Të pimë dhe një birrë të ftohtë; shenjë miqësie! Bëj sikur kam qenë aty gjithmonë! Fshiji gjurmët e mungesës sime! Zhduki pra, ato dy gota vere! Bëhu pra, kavalier!