Autara ne vete te pare
Autara vishet shpejt e shpejt, lan syte, lan dhembet dhe del ne rrugen e gjate perpara shtepise, pergjate se ciles pemet jane skelete te gjendjes se tyre ne pranvere, ne rrugen ku dielli nuk ka dale akoma e ku kane celur lule te kristalta bryme qe kerrcasin ne kristalizime te tjera kaotike nen hapat e saj, ku prej se largu degjohet zhurma e trenave elektrike dhe nje shkryqje e pergjithshme e qytetit qe s’fle, dhe fut koken ne jaken e xhupit, rras duart ne xhepa dhe fillon te ec e vetmuar, e shoqeruar me punetore dhe me studente mengjezore te panjohur, e ajo, akoma pergjumesh, me shijen e nje endrre te keqe qe nuk i kujtohet ende mbi qepallat e renduara, duke i rreshkitur ngadale neper qerpike per te rene diku mbi trotuar te bashkohet me lulet e brymes, nje enderr ne largim, si nje zjarr duke u shuar qe i perzhit kete mengjes te zakonshem, mberrin fundin e rruges dhe hyp ne autobuzin qe pret te vej ora per t’u nisur.
Ne rruge kalon nje qen. Ajo e quan Argos me mendje dhe kerkon me sy per te zotin. Pas tre blloqe pallatesh eshte oqeani. Oqeani nuk ngrin asnjehere. Vetem ne pol te veriut. Eshte ftohte edhe brenda ne autobuz. Shoferi ka ndezur kondicionerin por nuk ka filluar te ngrohe akoma. Kondicionerit ne shqip i thone kushtezues. Air conditioner. Kushtezues ajri. Duket sikur edhe ajri merret me kushte, i rracionuar. Me tollona. Ajri del i bardhe nga goje e saj. “Avujt e ngrohte te frymes sime, si zogj te bardhe e te vetmuar, mberrijne tek ti”. Ka dy dite qe nuk e heq dot nga koka kete kenge. Ervin Hatibi dhe Ritfolk. Melodia e saj thyhet ne xhamat e autobuzit, veshur me lule te bardha avulli. Bardhesi kudo. New York eshte ajo kthine e botes ku sot mengjesi gdhin i bardhe. Nuk gdhin mengjesi, gdhin qyteti. Kthina gdhin e ngrire, gri e bardhe. E bardha eshte ngjyra e vdekjes se njeriut me ndergjegje te paster. Autobuzi ngrohet ngadale. Mbi kreshten e bardhe te dallgeve te oqeanit qendron nje varke prej letre dhe nje peshk elektrik. Peshku i ve zjarrin varkes dhe qesh. Ajo i eshte mirenjohese peshkut dhe ngroh duart mbi varken qe digjet. Por nje dallge jeshile ngrihet me lart se te tjerat dhe fik zjarrin e varkes. Penelopa ngre koken nga tezgjahu dhe mallkon detin. Syte e saj shprehin dhimbje te perjetshme nga kanvasi i nje pikture punuar papritur nga nje piktor i panjohur, i perjetshem, dhimbje infernale, dhe ferri eshte acar atehere kur olimpi pushtohet nga dogmat kristiane te perjetesise. Dheu rreshket poshte kembeve te saj, hapet nje humnere dhe Autara bie. Nje dridhme e zgjon nga endrra.
Autobuzi niset.
Ai eshte akoma ne gjume, mendon autara per mua. Mua nuk me vjen mire te perdor veten e trete per veten. Ai i ra me dore perpara vatres se zjarrit dje. Ai i bie gjithmone me dore kur flet ne telefon me mua. Pastaj kishte pare karin e tij perpara pasqyres. I kishte thene ne telefon se i ngjante me nje peshk elektrik. Peshku ha pjeshke me push. Ajo donte te ishte nje keter me push boje kaf te bute si kadife mbeshtjelle ne krahet e tij, te piqte geshtenja ne prrushin e vatres e te degjonte genjeshtra te bardha, te mendafshta, nga goje e tij. Genjeshtrat jane edhe te bardha. Genjeshtrat jane edhe ngjyre geshtenje
Pa pike papritur i vjen nje imazh sikur eshte lakuriq ne autobuz dhe ka ftohte. Dy karrike me mbrapa eshte nje djale rreth 25. Ai i afrohet, pa u zhveshur, vetem duke zberthyer pantallonat e duke nxjerre pallen jashte dhe e pallon lopthi dhe ajo derdhet ne sediljet e autobuzit dhe pa ia pare fytyren.
Sikur te ishin bashke ne new york, (me mua) kur te ishin bashke ne new york, do qiheshin ne autobuz.
C’eshte keshtu?
Kam filluar te mendoj ne menyre nudiste. Te gjithe jane lakuriq. Ne tren, ne autobuz, ne rruge, ne parqe, ne zyra, neper kafene e neper bare, duke nxjerre pare nga brima ne mur, ne biblioteke, ne rradhat e supermarketeve, e disa prej tyre nuk kane as floke. Natyralizmi eshte nga ato gjendje ku shpirti i njeriut lartesohet aq sa njeriu ndjehet nje me Zotin. Ne nje natyralizem te shfrenuar, ne nje qytet ku eksperimentohet utopia, apo ne nje bote te re trime, duke u shkerdhyer ne nje orgji megalopolitane, njerezit nuk do ishin vecse kafshe me deshira minimale. Atij do i pelqente. Edhe mua me pelqen. Edhe autobuzi kalon uren dhe hyn ne Brooklyn. Ne Brooklyn marr metrone qe me con deri ne shkolle. Jam e uritur. Hyj ne menze dhe marr nje supe kerpudhash me nje kupe kartoni. Kuzhinieria qe me sherben supen me qesh ngrohte. Ulem ne nje prej divaneve dhe rrufis supen ngadale. Ngrohtesia shperndahet nga stomaku ne te gjitha qelizat e trupit.
Ne menze hyn Tom. Edhe pse ka emer maceje, Tom ka vetite e qenit. Eshte mashkull besnik, dhe e do shume Jonen. Tomi ka filluar te mesoj shqip prej Jones. Me shikon te mbledhur kruspull ne divan duke rrufitur supen, nxjerr telefonin dhe me nxjerr ne fotografi. Ma tregon. Dukem bukur. Sikur te mos isha une ne fotografi, do t’a quaja “mengjesi i nje studenteje te humbur ne boten e vet”. Mbase nuk do i vija nje titull kaq te gjate. Autara do ma dergoje mua me vone.
Mua jam une per se.
Perse e perseriti?
Une po rrufis supen ne menzen e shkolles. Fillon te mbushet me hije studentesh, si te ishin tinguj te nje kenge eksperimentale, dhe neper xhupa, kapuce, kepuce, shalle e floke, iu zbardhellon nje shtrese bore qe tani po bie me stuhi. Argosi leh lehte diku mbi boren e bardhe, e mprehte e mpire, gjuhe qensh si mendim empirik. E prek pa frike. Me ngroh gjoksin nje rrenqethje e vaget, largohet. Largohet. Bora shkelet e shurrohet.
Mbaroj supen dhe shtriqem. Nuk me del kerthiza jashte se eshte ftohte e jam veshur ngjeshur. Syqeshur. Veshur me sperme. Me vjen era seks? Edhe po te me vije, pune e madhe. Sabrina vjen gjithmone era seks. Do e gjej letren qe i kam futur ne xhep? Jo sabrina, une.
Po flas. Nuk e di cfare po them. Po flas per klasen e historise se artit. Muza eshte mesuese kerkuese. Eshte e pamartuar dhe dje ne barin ku ka shkuar, ia dha numrin e telefonit dy meshkujve. Fiton kush merr i pari ne telefon. Zilja nuk lejohet te bjere me pak se tre here. Nuk ka te humbur. Po flas per filmin me qilim fluturues qe pame. Qilimi fluturues shkon gjithmone drejt lindjes. Tomi me Jonen flasin per njeri tjetrin dhe qeshin. Jona e di qe Tomi e do, dhe e sjell ne maje te gishtit. Vjen Lola. Tom, thote Jona, shko me merr nje molle. Jona eshte e holle. Lola ka nje vit qe nuk i ka hequr te zezat. Nuk harron te lyhet. Nuk i mban me veshur ne perkujtim te babait por se i shkon me shume e zeza se ndonje ngjyre tjeter, thote. Ulet me belldum, perplas canten prane meje, dhe fillon e qahet se nuk ka mesuar per testin e historise se artit modern. Tomi fillon t’i shpjegoje se surrealisti i pare ishte Pikaso, pastaj te gjithe me rradhe. Ai humbi perspektiven. Gjithcka pas tij mund te hynte kudo. Tom, thote Jona prape, shko me merr nje molle. Jona eshte e holle, Tomi e do. I papertueshem, iken. Pastaj vjen kubizmi, them une. Kubizmi eshte nje deshire e hershme e piktorit per te shprehur gjerat ne menyre teatrale.
Lola: Ketu nuk hyn teatri fare.
autara: Teatri hyn gjithe andej. Gjithcka eshte komitragjike, tragjikomike, trakomigjike. Bile edhe nje nga kenget me te bujshme te viteve 80’ eshte teatrale. Video killed the radio star.
Jona: Kete nuk do e quaja kenge te bujshme, e mbi te gjitha tele sesa teatrale.
Autara: Dakord. Teleteatrale. Aty doja te dilja. Me ane te kesaj kenge doja te ilustroja presionin qe arti i piktures ka marre prej kinematografise dhe televizionit. Nderkohe qe menyrat qe ky art ka zhvilluar per te bashkejetuar me artin e teatrit jane gjetur me kohe, filmi zevendeson teatrin dhe eshte me i percueshem. Bombardohemi gjithnje e me shume me imazhe qe vijne nga gypi i televizorit. Nderkohe qe audienca eshte ne nje habitat si c’mund te jete kolltuku i shtepise, e jo ne nje salle, qe natyra e qete te mbijetoje, kubizmi dhe surrealizmi kthehen ne nevoje per vazhdimesine e piktures.
Lola: Dmth ti thua se surrealizmi eshte reaksion ndaj zhvillimit shtepiak te kinematografise?
Autara: Po. Hiq eksperiencen e salles se kinemase. Eshte herezi. E dija. Ideja eshte qe jo vetem piktura ka marre drejtim reaksionar, po krejt arti ne pergjithesi, duke vazhduar me mix media e me instalime videosh, qe tashme kane marre dimension me vete. I vetmi ndryshim eshte se reaksioni i Pikasos ishte ndaj ngurtesimit qe kishte perspektiva vizive e filluar me rilindjen, nderkohe qe reaksioni i sotem eshte ndaj pushtetit te pakundershtueshem te mediave elektronike.
Lola: Paske mesuar ti, po une si t’ia bej?
Autara: Vetem mbaj mend qe teatri hyn gjithe andej. Kinematgrafia nuk jam e sigurt. mund te behet fjale edhe per fotografine. Ha.
Kthehet Tomi duke treguar nga nje kokerr molle ne secilen dore e nje qeshje mbi buze i shkelqen tinzare si lekure gjarpri. Me jep nje mua dhe nje Loles e Lola e mballos mollen ne goje pa u menduar. Haba, Haba, Haba. Jona e shikon e habitur. Une nuk desha molle, desha uje, por gjesti i tij me ben t’i kthej nje buzeqeshje dashamirese mirenjohjeje.
Para se Jona te humbase durimin, ai nxjerr nje molle tjeter nga xhepi i brendshem i xhaketes dhe e vendos perpara fytyres pa ia ndare syte Jones, e perkedhel mollen me te dyja duart ashtu si mund te perkedhelen vetem mollet, ben sikur do e kafshoje, ia zgjat, e terheq, djalli vete, nema, thote Jona, nema dreq, dhe Tomi me nuk e terheq.
Erdhi mollaxhiu,
molla me na shit.
Dardha e ka bishtin mbrapa, si tek ajo shishja e veres ne Selfridges, qe kishte nje kokerr dardhe brenda, aq te madhe sa nuk kishte se si te kishte hyre nga gryka. Per t’a nxjerre, thyhet shishja.
Pi uje. Me largohet shija e supes nga goja. Po m’u beka shurra. Me shikon Sabrina duke pire uje. Syte i ka te veshur me epsh si gjithmone. Uje dhe sex. Maje sabre ne sy. Etje mengjesi. Molle ne vend, haha. Breket lagura me afsh mengjezor. Ne te mengjer te henes, Aferdita me duart e saj te lehta e te padukshme luan me… I bie fyellit magjik dhe gjarpri ngrihet ngadale. Mozardiziak. Cfare endrrash shikon? Me cilat muza, zana, shtojzovalle, valle, gllenjke, valle?
Lola, duke nxjerre pasqyren nga canta: mos qesh kur pi uje mi goce.
Valle. Venus. Varg vreshtash musht qumesht e mjalte. Vajza eshte nga venus, djali ka penis. Pjate planetare polake me kopernik e koperton plasur me kar. Duhet shkuar ne Krakove. Atje duhet te bjeri shume bore. Turqisht bores i thone “kar”, por Latinum Dexteris ne kopertine te librit, ama. Heart on the right side. Bullshit. Mut. Shkerdhate. Mut. Mut. Mut. Gjuhe qensh. Aferdita me duart e saj te lehta e te padukshme luan me karin e tij.
A thua ka gop gjithesia, apo kar?
Largesia dhe mungesa, malli, Molly blue, molla jeshile me ngjizin ndjenjen se ka dell ndezur ne ameshim te pameshire. Djalli shkon si kal hamshor ne penisin e tij gjithe kurvat me te bukura, si t’i shkonte ne hell e ulerima. Ferr. Deshire ndezur prej vagine. Me enderro. Oh, te ndjej ne fund te barkut. Nuk do jemi me asnjehere larg. Afer dites zerat e nates zbardhen ne harrese. Afer dites, Aferdita bie ne dite, ne diell, drite verbuese, derdhje kozmike. Duhet t’a arrije token me afsh. Qielli shperthen errur me gjethe te gjelbra keputura yjesh-pasqyre pyjesh, renia mbaron mbi boren e sapo rene, tashme te lyer, toka ngjyer e gjelber dhe lumi i njerezve e ka shpejtesuar ritmin neper rruge me nje nyje, si te komanduar me pult, ne nje film me nje shkrehje ne tre sekonda, shoqeruar me orkester fyejsh.
Shtate.
Trembedhjete minuta.
Trendafil pranvere.
Autara ne vete te trete dhe une kercell ne vete te pare. Alkemia i perket labirinteve te gjuhes, ndersa William Shakespeare aktori, luante Zhulieten, zhul me makiazh nga fytyra. Me shpejt xhiruar filmi dhe do arrijme tek “Gjoja” se. Gjynah. Reklame pa dashje. Doja te thoja Joyce gjoja. S’jam Gje. Jam Joyce. Jam Bloom ne vjeshte. Te vjedhsha kalin e djallit. Djali, cjapi i Ezmeraldes, krruan briret ne nje mullar me faqe te zverdhura librash. Merci, Dorian! De rien monsieour Hugo, de rien! Gri! Asgje gri. Gje e bardhe, bore. Gri sallate romantike! Seks ne lakra e ne gjethe te gjelbra mbi bore te bardhe. Me ke e ka? Me De Sade me siguri. Sallate greke. Marke ziu i Sajdes. Nene Xhikja dhe fryma deshirore. Fishekzjarre dhe lekura e tyre prej kartoni jeshil bie mbi boren e bardhe. Bora eshte flori. E verdhe si shurra. Orgazem apokaliptike, apokalova lumin te dhjefsha kalin? Bora sapo ka pushuar. Po une s’jam as nga Fieri! Edhe era ka pushuar firshellimen mbi dritare. Dhe nuk ka as gjethe te gjelbra nga qielli dhe as fishekzjarre. Vetem menza e shkolles mbushur me studente.

15 September 2008 @ 4:26 pm
Seks_Joni i letërsisë.
15 September 2008 @ 4:46 pm
Kam harruar si quhet nje teknike letrare qe qendron ne kete : merrni nje flete te bardhe, nje pene, uluni ne nje tavoline dhe filloni te shkruani ç’tju vije ndermend. Edhe nese ska asnje lidhje, shkruajeni. Kjo quhet “roman live”.
Kete teknike e kam pare ne versionin gojor ne Paris, ne Panairin e madh te librit, mars 2008. Ne nje tip kabine gjithandej me xhama, dy tipa me nje mikrofon ne dore flisnin me rradhe. Perpara kishte njerez te mbledhur.
Miqte e mi, fliste i pari, me thoni nje fjale çfaredo. Corape ! thoshte njeri, pa lidhje, ngaqe e vrisnin ca. OK, pergjigjej tipi dhe fillonte :
Nje dite, nje çorape doli shetitje. Shetitje ne kembe. Kembet me çorape. Corape pambuku me viza. Vizat jane drejteza dhe formojne kende. Kendi mund te jete i drejte, i ngushte ose i gjere. Aq sa dhe gjeresia gjeografike, qe me te larten e ka Alaska ku rriten arinj polare, dhe pinguine. Por pinguin quhet dhe nje shtepi botuese ne Amerike e cila sot po lufton ne Irak, Irak i mbushur plot me arabe te cilet hane kuskus. Kuskusin e njihni ju, eshte shume i mire per semundjet e zorreve qe shpesh i kap kanceri, kancer i cili u zbulua nga shkencetari Taip Llastiku, qe perdoret per te mbajtur breket per te mos rene tek kembet ku gjendet dhe çorapi ne shetitje.
Ju pelqeu mo ? na pyeti ai tipi. Pooooooooo, ia bene nja tre plaka ne te majten time. Njera ktheu koken dhe me buzeqeshi. C’me shikon ashtu ? Plake e ndyre ! ia prita une dhe pastaj ika. Binte shi e frynte ere. Ne darke u futa brenda, nuk lexova fare, fola pak me fqinjen, dhe rashe gjume.
Ja keshtu, per dreq ia harrova emrin si e ka kjo teknika !
15 September 2008 @ 5:21 pm
roman “al dente”? do te shkruaj nje shije e mrekullueshme
15 September 2008 @ 7:18 pm
Degjo Lulian!Tregimi per mua(jam pak konsevator,de!) ka vetem dy mangesi:
se pari,eshte shkruar me fjali shume te gjata,ku presja ka vene poshte piken dhe lexuesi,sado i zellshem,lodhet.
se dyti,(eshte verejtje vec imja,sigurisht!)duhet te perdorje nje lime me te holle dhe ca fjale,per mua:vulgare,te vrasin veshin dhe shemtojne shijen.
Te emblat ne fund:tregimi i bukur.
15 September 2008 @ 7:28 pm
15 September 2008 @ 7:33 pm
Papi, unë thashë shyqyr që paska dhe të tjerë që nuk ja vënë pikën pa shkuar deri në fund të asaj që duan të thonë
.
) nga ku më dukej si artifiacial dhe i sforcuar.
Mangësi për mua është mospërdorimi i “ë”-së… sepse përsa i përket vulgaritetit të fjalëve të përdorura, jemi të gjithë maxhorenë dhe të vaksinuar, nuk është përdorimi i tyre që po thyen ndonjë tabu, por është përdorimi pothuajse artificial i atyre fjalëve në ndonjë rast.
Janë fjalë që përdoren pa doganë në një rreth shoqëror… ndoshta më shumë për të cilësuar ndonjë prej shokëve ose për ti futur ndonjë të sharë vënçe ndonjë tjetri… prandaj përdorimi i atyre fjalëve më dukej sikur theksoheshin më tepër për të treguar thyerjen e tabuve (ose realizimi i ëndrrës së megaorgjisë ndërplanetare
15 September 2008 @ 8:15 pm
Pothuajse te gjitha referencat nga eshte vjedhur kjo teknike, jane ne vete shkrim, duke filluar qe nga “Air conditioned nightmare” e deri tek Joyce (pa permendur ato muhabetet e teatrit ne mes). Sidoqofte, eshte shkrim i vjeter, skolaresk, te cilin e vleresoj gjithnje e me pak, por qe duke e shkruar me ka dhene shume kenaqesi.
Sa per banalitetin, kerkoj ndjese, por jam i mendimit se nje mashkull nuk mund t’a perfaqesoje dot nje femer, dhe anasjelltas. Do te ishte aq hipokrite sa perfaqesimi i te pastreheve apo lypesve nga nje klase me pretendime te tjera ekonomike. Njeriu mund te perfaqesoje vetem veten. E vetmja gje qe mund te behet ne te tilla raste eshte nderhyrja, dhe jo perfaqesimi, e cila duke qene e tille, nderhyrje, nuk ka si te mos jete nje art banal, i sforcuar, por qe ne fakt, eshte me art se cfaredolloj arti atehere kur rezultatet jane pozitive.
15 September 2008 @ 8:34 pm
Nja dy fjale per vulgaritetin. Jo se ka ndonje rendesi te madhe kjo qe do te them por sidoqofte do ta them :
Nuk me pelqen aspak. Ceshtje ndjeshmerie. Vulgariteti ne nje shkrim letrar me duket sikur vjen aty si nje mish i huaj ne hunde. Me pelqen erotizmi i holle, pershkruar mes plot metaforash te zgjuara. Nganjehere bie me erotizma te tille ndersa kam ne dore Woolf psh. E pra, ajo ka qene e klases “high” dhe s’para fliste zhargone. E megjithate, erotika e saj ne rreshta, aty ku ka, eshte mjaft e bukur.
Do te thoni juve, po neve jemi bijte e Ginsberg e Bukowski. E une ju them, po mire ore se bijte jane bij e eterit jane eter. Bukowski shkruante ashtu sepse fliste ashtu, dhe sepse jeta e kishte katandisur ne ate dite. Kurse tek ne ketu, nuk besoj se po jetojme alla bukowskiane qe t’ia mbeshtjellim pa dogane.
Megjithate, e perseris, nuk ka asgje te keqe per admiruesit e ketij stili. Ka buke per te gjithe, une pelqej ndryshe e tjetri ndryshe. Oh, mu kujtua, kam shkruar dhe une diçka te tille, nje si biçim erotike, kushedi e sjell ndonje dite… por eshte light, e fshehur nen shtate pale fustane.
15 September 2008 @ 8:37 pm
Pse ku e di ti XYZ se si flasim ne?
15 September 2008 @ 8:41 pm
Nuk e vulosa, Edrus. Thashe : “nuk besoj se po jetojme alla bukowskiane qe t’ia mbeshtjellim pa dogane.”, qe ne shqip do te thote : nuk mendoj se beni keshtu. Po bete, OK, te me falni. Neser ka diell.
15 September 2008 @ 8:52 pm
edrus pse kaq modest mer plak, ne ja kena kalu bukowskit.
15 September 2008 @ 8:59 pm
XYZ, edhe njehere, ishte zgjidhje e rracionalizuar keshtu: 1. Cdo nderhyrje eshte vulgare, sa do qe te sheqeroset me fjale te bukura. 2. Si autor, nuk mund te flisja per Autaren ne vete te pare, pervecse duke nderhyre atje ku s’me takon. 3. Rrjedhimisht perdora vulgarizimin. Shkurt muhabeti, vulgarizimi duhet lexuar si celsi per te hyre ne veten e pare te nje personi qe nuk jam une. A ka mundesi te tjera? Natyrisht. Thjesht mua kjo m’u duk me e sinqerta.
p.s. Bukovskin nuk e njihja. Sikur t’a njihja, mbase nuk e shkruaja.
15 September 2008 @ 9:12 pm
lulian bukur. une mendoj qe ai vulgariteti i jep nje dimension me real narracionit. (sikur ky tregim te ishte ne frengjisht apo anglisht, s’besoj se ato fjale do tingellonin kaq “vulgare” - gjuha jone ka ndrydhur shume shprehi qe ne bote nuk jane me tabu). pajtohem me xyz ne nje pike, qe ndoshta fjalite duhet te ishin me te shkurtra, te lihet nje kohe frymemarrjeje. Paragrafi i pare, nje fjali e vetme, eshte à la viktor hygo. Lexova dicka te kendshme.
15 September 2008 @ 9:13 pm
Lulian, refleksionet e mia mbi vulgaritetin ishin te pergjithshme. Sinqerisht, nuk kam hyre aq thelle qe te gjej arsyen e vulgariteteve tua. Nuk e di pse jane perdorur, dhe ka mundesi qe te mos me interesoje shume. Arsyeja ? Nuk eshte per ndjeshmerine time. Nuk thashe aspak qe eshte gabim apo lajthitje apo tjeter. Thashe qe ky stil ka admiruesit e vet, ku nuk futem une.
Ne lidhje me Bukowskin, ai shkruante vulgaritete, por ama kur shkruan per jeten e tij shqeto, e pamundur te mos qepesh pas saj. Shkurt, vulgarizmat e Bukowskit jane ne funksion te historise dhe nuk e mbysin asnjehere kete histori.
Erotika nuk eshte nje lloj i lehte. Tehu eshte fort i mprehte. Nisesh per erotike e mberrin ne vulgaritet. Duhet vertete nje usta i mire ne keto pune, jo te gjithe levrijne erotiken. Jam munduar njehere por me teper per zbavitje, pa pretendime. Por erotika e shkrimtareve qe nuk njihen fare per erotike, eshte mjaft e bukur dhe prekese.
15 September 2008 @ 9:23 pm
luliani:
Lulian, bajagi mire e ke bere qe e prune ketu, se kshu e bon peshkun tani, vend per krijime qe nuk jane ne zenit te pelqimit as nga autoret e tyre. Ksaj i thenkerkerkershin qasje alternative. E bukura eshte kur nje autor (jo ti, Lulian) thote qe e solla tregimin me tall menderen nje here me ju lexuesit e peshkut, sa me ju gudulis e gerga nga nje cike. Se ashtu du. Ose thjesht se jom cu mahmur.
Bash kur kjo faqe erdhi ne nivelin qe kishte ngaqe nje dore krijuesish (ti perfshire DK) e paten me qejf, e pane si nje sallon te bukur arti nga ata frenget apo ruset e qemotit, edhe donin te befasonin shokun ne menyre te kendshme… edhe as qe u shkonte ndonjehere ne mend qe te benin “reqendera”.
Natyrisht ishte nje naivitet qe kishim qejf ta besonim, pra qe nje web page te merrte ato atributet qe thame. Te behej nje lloj reviste “Nature” ne llojin e vet. Por ke pare ti, we really ejoyed it as long as it lasted. Se ka Shqiperi ketu, qe mua ma ben gjemen - flas per vete - dhe e sjell koken perdite.
Sa per pjesen, Lul, nuk e mbarova dot. C’ka ne asnje menyre, kurrsesi dhe gjithesesi NUK do te thote qe eshte pjese e dobet.
15 September 2008 @ 9:39 pm
Mos u bej kaq pesimist se letersia e mire nuk del cdo dite.
15 September 2008 @ 10:17 pm
Ndaj mendim te njejte me autorin ne lidhje me kete krijim, por ndoshta jo me aq pesimizem sa e sheh ai vete ate qe ka shkruar, ndaj nuk po bej ndonje koment per vleren e ketij krijimi. Por dua te theksoj se gjej ne kete proze momente qe meritojne pergezime, gjej edhe fraza te ndertuara me vende-vende me nje sere aliteracionesh elegante qe rrezohen nen efektin “domino”(si psh: Orgazem apokaliptike, apokalova lumin te dhjefsha kalin). Pra dicka qe e kam ndeshur ne autore te huaj, por jo ne autore shqiptare si teknike.
ps. Disa ketu e quajne tregim erotik te mesipermin. Nuk mendoj se eshte i tille. Perdorimi i fjaleve taboo te seksit ( qe ne kete krijim me duken te perdorura ne menyre te sforcuar) nuk eshte kusht i domosdoshem ( e shpesh as i mjaftueshem) per ta bere nje tregim erotik.
Te gjithe e dime qe nga bashkimi i molekules se hidrogjenit me oksigjenin teorikisht prodhohet uje, por ne praktike kjo nuk arrihet, pra nuk prodhohet dot uje edhe pse bashkohen dy perberesit e vetem kimike te ujit. Pse nuk prodhohet uje? Sepse mungon dicka e trete thone shkencetaret: fryma e shenjte thone disa…
Pra ne rastin e ketij krijimi mendoj se duhet edhe dicka tjeter qe quhet fryme erotike qe ai te behet erotik.
15 September 2008 @ 11:35 pm
Whisper, ke te drejte. Kjo pjese nuk eshte erotike, dhe nuk ka si te jete erotike, kur ne fakt, qan mungesen e erotizmit te vertete te ofruar vetem nga afria. Kjo nuk eshte vecse pornografi telefonash. Dhe nuk ka pretenduar kurre, (e jetuar kjo pornografi, me qe kembengulet tek jeta e bukovskit qe nuk eshte jeta ime) te jete gje tjeter pervecse pornografi telefonash dhe interneti.
Whisper, fakti qe nuk me pelqen me si ne fillim, ka te beje pikerisht me ate qe kjo pjese eshte krijuar ne kushte te nje malli befasues dhe kur e kam shkruar e pak kohe me pas, ishte kjo befasi qe me ngjallte kenaqesi. Mirepo, befasia zvenitet me kohen, e bashke me te edhe kenaqesia. E vetmja gje e mbetur eshte malli per mallin qe e krijoi.
Emigrant, nuk te justifikohem, dhe nuk dua te me keqkuptosh, por nuk po ia bej me hile peshkut me kete pjese. Teksti vertete nuk me pelqen sic me ka pelqyer, por ne qofte se do citoje tamam, duhet t’a kishe shtuar edhe kete pjese: “duke e shkruar me ka dhene shume kenaqesi.” Ne qofte se nje forum si peshku do ishte faktor ne kete mes si katalizator per shkrime te mira, duhet pranuar qe kjo pjese eshte improvizuar ne nje forum tjeter, ku dinamikat edhe pse te ngjashme, ishin pak me te ndryshme nga peshku. Puna eshte qe, improvizimi refuzon te kristalizohet, te ngurtesohet, njesoj si xhazi, folku apo vulgariteti, qe nuk shkruhet, por performohet. Duke e sjelle te ngurtesuar nga nje forum tjeter, mua nuk mund vec te me qaje zemra se sa shume me ka pelqyer ne trajten e saj te ujshme. Ktu ta kishja llafne.
16 September 2008 @ 1:20 am
Pak replik!Po me hane hundet per”sherr”!Epo plak jam tani dhe s’kam se c’humbas?!Pikerisht per ate frazen epare eshte verejtja ime(kete kerkoja nga autori!),por ketu na dalka se ajo e”gjata”qenka made in Hygo.Ore kujtesa me ka lene,po ku eke Hygone,o Ar31,se ty po te drjetohem, ty?.Po Hygoj,ben krejt tekunderten se m’i ka fjalite krejt si sentenca:si gozhde qe te ngulen ne koke!Bam!bam!Ti,Lulian,nuk e njihke Bukowskin,po s’prish pune,mor evlat: e ke vene poshte dhe pa enjohur.Por si nuk dalka ajo qe do te thoshje,pa ato banalitete.Whisperi te mban anen:tohidho e solli ai nje para teje.Se shih rrushi-rrushin dhe piqu.As qe jam per keto perversitete dhe rrofshi se administartoret i kini vene poshte dhe i kane mbyllur syte si bullari.Jane”emancipuar” dhe”ha-ha krushqit!Ha-ha dhe nusja!”.Nuk eshte letersi perversiteti dhe mos kujto se te gjithe frymoret nuk i njohin ato”instrumente” qe ju i lakoni banalisht.
16 September 2008 @ 3:40 am
Papi (gjej rast te te pershendes si nje nga komentuesit me te miresjellshem te ketij blogu)
E sakte cfare the per Hygoin, i cili (meqe ra fjala) per mendimin tim mbetet nje nga gjenite e paarritshem te letersise se perbotshme, ndoshta me filozofiku nga te gjithe shkrimtaret e epokes se tij. Dhe vertet fjalite dhe paragrafet e Hygoit jane ne pjesen me te madhe te tyre sentenca universale filozofike.
Kurse per pjesen tjeter te postimit tend te mesiperm nuk kam asnje koment pervec asaj qe kam shkruar ne ato tregime qe u referohesh ti.
16 September 2008 @ 3:47 am
Homo dhe Ursusi ishin miq te ngushte. Ursusi ishte njeri, Homo ishte ujk.
Whisper, e mbaj mend mire?
16 September 2008 @ 3:59 am
Homo homonis homosexual est.
16 September 2008 @ 4:00 am
I sakte je Cim…”Njeriu qe qesh”
(fillimi i romanit mesa mbaj mend)
16 September 2008 @ 4:01 am
Correct. hominis
16 September 2008 @ 4:49 am
me qe u hap fjala per “Njeriu qe qesh” jam i sigurte qe komenti i bostonian nuk do te vonoje ai i njeh shume mire KLASIKET!!!!
16 September 2008 @ 4:52 am
Per te pershendetur miqte e mi (Emo, PF, Whisper) nje fragment nga romani ne fjale.
“Zoterinj une i mesoj njerezit. C’fare u mesoj do te pyesni ju? Dy sende te ndryshme: ate qe di dhe ate qe nuk di. Shes barera dhe dhuroj mendime. Afrohuni dhe degjoni. Po ju therret shkenca. Hapni veshet mire; po ti keni te vegjel, do te kapni pak te verteta; po ti keni te medhenj, do te hyjne ne ta plot marrezira. Prandaj keni mendjen. Une u mesoj njerezve ate shkence qe quhet “Pseudodoxia epidemica”. Kam nje shok qe te ben te qeshes, kurse une te bej te mendosh. Ne banojme po ne nje kuti, sepse te qeshurit eshte gjithaq fisnik sa dhe dituria. Kur e pyesnin Demokritin “Si mesen ti te verteten?” ai u pergjigj: “Une qesh!” Dhe sikur te me pyese njeri mua: “Pse qesh?”, do te pergjigjem: “Sepse kam mesuar te verteten”…..
P.S.
Shyqyr une i kam veshet e vegjel e nuk me futen shume marrezira.
16 September 2008 @ 5:00 am
Juli pak ,po me gjyko si Idris….
(jo letrar) kush te doje ..Une JO!
Qe na ke fut te gjitheve aty kjo s’ka diskutim…por vetem per nje gje jam kunder…..
Burulovskin le ta mbaje per baba
Me vjen keq qe s’te ndjek dot ,mendje te paformuara per te tilla sprova por MESAZHIN me duket se e kuptova mire , duke pare edhe Peshq qe po perpeliten si “”"Peshkat (do thonte eT) pa uje”"”"
16 September 2008 @ 10:02 am
bukur. me ngazelleve serish.
tani jam plot gazmend dhe shendevere.
16 September 2008 @ 1:49 pm
whisper:
Tan, Perparimi eshte “gjak blu”, nqse do ta dish tamam. Prandaj edhe komunikimin e ka te tille. Nuk eshte vetem ceshtje moshe dhe urtesie (ne te dyja kuptimet kjo e fundit, dhe sidomos ne ate kuptimin e dyte). Konceptet “harbut” dhe “katunar”, po te zhvishen nga ojnat raciste, nga ADN-ja me nje baze te peste sui generis, dmth me bazen e “noble”-s, nga “brahmanizmi” i verber, dalin domosdo edhe te etika e mesuar dhe e trasheguar (”dru nga lisi, gru nga fisi”), te komunikimi normal, jo vetem ne forme, te komunikimiqe eshte, sic e kam sterthene, mungesa numer 1 ne shqipot e sotem, nder te cilet dhenie-marrja e informacionit shume shpesh eshte asgje me shume se sa reflekse me ngarkesa cerebro-hormonale me shenja te kunderta.
16 September 2008 @ 2:19 pm
Cim, me te vertete qe me ka bere shume pershtypje menyra e tij e komunikimit…e permbledhur ne nje fjale te vetme eshte ZOTNIA FISNIK i ketij blogu.
16 September 2008 @ 2:34 pm
Edhe dicka Tan: courage is grace under pressure, thoshte Ernesti. Nuk di pse medoemos “courage”; per mua ajo do ishte “klasi” - ne mendjen time klasi e ka zevendesuar prej kohesh fjalen kurajo tek ky citim. Ka patur caste, ketu te peshku (ti nuk besoj te keshe qene around), kur Papit i eshte detyruar te degjoje njemije e nje myfka per lirikat e tij, deri tek gjepura e papare qe dashurise duhet ti kendoje mosha 18-2x.y vjec etj etj, dhe ky, megjithese kishte arsyet e gjithe botes te turfullonte si kale i eger, te hidhte shqelma pra, pasoi me nje heshtje-dhe-permbajtje-leksion per cdonjerin.
E keqja e vetme eshte se harbutet i marrin tingujt e heshtjes se tjetrit per dobesi dhe per triumf te harbutllekut te tyre. Rreth vicioz ky, si edhe dinakeri mijvjecare e harbutizmit (”fashturandizmit” tha peshk - me nje neologjizem pesciana allegro vivace ma non troppo).
16 September 2008 @ 2:36 pm
Une them qe ka lirshmeri poetike pjesa. Duket sikur po e rrefen nje njeri qe nuk i kujton apo nuk i shikon ato qe shkruan, por kupton qellimet e tyre, dhe nganjehere i justifikon dhe vesh me tendenca naive. Kjo padyshim i jep krijimit nje thyerje dhe e ben ate komplekse.
E di si jane shkrime te tilla. Jane si vorbulla, ku gjerat e rendesishme sillen rreth njera tjetres, ti i bashkevendos, i mbivendos, dhe krijon figurina nga me te ndryshmet. Nuk ka rregull bashkimi, ka vetem instikt dhe intuit.
16 September 2008 @ 2:58 pm
Gjitmone e kam menduar te njejten gje dhe cuditerisht eshte hera e pare qe e degjoj nga nje tjeter. Thanks. You made my day.