Arti shqiptar ose kultura e ujit të parajsës
Shpëtim Kelmendi
Le ta themi: përsa i përket nivelit të krijimit artistik në përgjithësi, jemi një vend vërtetë i prapambetur. Me këtë nuk bëj ndonjë zbulim. Por, meqë jemi tek zbulimi, duhet ta pranojmë se pikërisht prirja aventureske për të bërë zbulime e gjëra të reja, ka ndikuar në mënyrë fatale në mosecjen tonë përpara. Në një parabolë sufi të lindjes, rrëfehet për një beduin të panxënë, që ishte endur tërë jetën nëpër shkretëtirë. I gjori beduin ishte mësuar të pinte vetëm ujë të njelmët, ndaj, kur një ditë zbuloi një burim me ujë, nga ai që njerëzimi pinte normalisht prej mijëra vitesh, u lumturua së tepërmi dhe thërriti me zë të lartë se kishte zbuluar ujin e parajsës. Mbushi një rrëshek nga ky ujë dhe ia çoi mbretit. Ky i fundmi, meqë i erdhi keq t’ia shpërbënte iluzionin e “zbulimit”, i caktoi një rrogë dhe emëroi si kujdestar të ujit të parajsës, ujë me të cilin do t’ia shuante etjen falas të gjitha karvaneve që do kalin aty. Por, mandej, dhe këtu është pika kulmore e rrëfenjës, mbreti thirri mënjanë një nga ata që do ta shoqëronin, dhe e porositi: “Përcille këtë njeri të mirë, por kaloje nga porta e shërbimit, sepse po e kalove nga porta kryesore, do t’i qëllojë të shohë lumin Tigër që ka aq shumë nga uji që ka zbuluar ai, dhe do të tronditet”. Kështu, nganjëherë mendoj se ne jemi pikërisht ky beduin i mirë dhe naiv që endet nëpër shkretëtirë dhe bën zbulime të rëndësishme, nga ato që bota i sheh si gjëra normale. Ne bëmë për pesëdhjetë vjet filma patetikë, teatër të llojit bjeri t’i biem, këngë lavdie revolucionare, letërsi të tipit parullë, apo shkruaj shkruaj se diçka mbetet, e plot trapllëqe të tjera. Dhe e bukura është se, të gjitha këto, i shpallëm si zbulime të rëndësishme. Tashti, në epokën e re, që vetëm e re s’mund të quhet, ndodhi diçka e lezeçme. Ata që i bënë këto marrëzira realsocialiste (hodhën kiçin dhe fshehën dorën), e humbën vërtetë besimin dhe autoritetin e tyre si krijues arti, por nuk e humbën kurrsesi si pedagogë, mësimdhënës, estetë, urtakë, etj. “Artistë” që përpiqen t’u mësojnë të tjerëve për të bërë atë që nuk kanë mundur ta bëjnë vetë! Kjo po që është gallatë. Ata i mësuan dhe po i mësojnë nëpër auditore, artistët e rinj që orvaten të bëjnë art modern. Këta mjeshtra po japin edukatë estetike, që po ia luajnë pikat. Por, meqë thuhet se gjasat që nxënësi t’ia kalojë mjeshtrit janë të pakta, merreni vetë me mend se cila do të jetë ecuria e artit dhe e kulturës në Shqipëri. Përsa kohë që barërat e këqija vijojmë t’i kositim e jo t’i shkulim me rrënjë, nuk lipset ndonjë profeci e lartë për ta marrë vesh se si do venë punët. Kësisoj, jehona jonë kulturore në vendet e zhvilluara europiane, për aq sa mund të quhet jehonë, lidhet me nivelin minimal të vlerësimit. Pra: “E mirë për Shqipërinë”. Nganjëherë mendoj se, nëse ndonjë i huaj befasohet me punët tona artistike, kjo i ngjan mahnitjes që i shkakton majmuni që ecën në një tel ekuilibri. Mahniten, sepse konstatojnë që ne nuk qënkemi edhe aq për ibret sa ç’kujtonin ata. Në një bisedë të paradokohshme me të, përkthyesi i letërsisë shqipe, Robert Elsie, që në fakt edhe ai vetë po e përkthen letërsinë shqipe në të njëjtin nivel me të cilin shqiptarët përkthejnë letërsinë e huaj në shqip, pati thënë se sa herë vinte në Shqipëri, kishte ndjesinë e të kthyerit dy shekuj mbrapa! Dhe, as mos kini dyshim se këtë ndjesi e kanë edhe të tjerë, por thjesht nuk e thonë për mirësjellje. Kuptohet, kjo është panorama e përgjithshme kulturore në vendin tonë, gjë që nuk përjashton arritje shumë të rëndësishme në rrafshe individuale. Por, individuale ama, sepse në rrafshin kolektiv jemi thjesht zbulues të ujit të parajsës. Meqë kriteri më fatal, të cilin nuk e kemi përmbushur kurrë në art (përjashto rastet individuale) është bashkëkohësia, do të ishte krejt normale që arti shqiptar t’ia mësynte për ca kohë kah majmunëria, pra kah imitimi i arritjeve bashkëkohore europiane. Kjo, derisa ta gjejmë zërin tonë, që edhe nëse do t’i ngjante zërit të bretkosës, do të tingëllonte gjithsesi bukur se do të ishte yni. Në të vërtetë, imitimi po gjallon e harliset që ç’ke me të, por në mënyrën më të papërshtatshme. Ka piktorë që imitojnë dukshëm Pikaso, Miro, Shagall, Moné, për të mos thënë Van Gog, këngëtarë e kompozitorë e këngëtarë që i referohen një muzike démodé, regjisorë teatrosh e filmash që mbështeten në metoda të vjetëruara e të tejkaluara, shkrimtarë që imitojnë Remark, Sartër, Bodler apo Hygo, e kështu me radhë. Jo se ata nuk ishin të mëdhenj, mor Zot, por tashmë janë të vdekur. Pra, edhe kur imitojmë, e bëjmë në mënyrë të gabuar, me të paktën pesëdhjetë vjet vonesë.
Vendet e zhvilluara europiane janë shumë hapa para nesh, e kjo ka ndodhur kryesisht për arsye se ata nuk i janë ndarë për asnjë çast komunikimit të ndërsjelltë kulturor. Këtë duhet të bëjmë edhe ne: të komunikojmë. Përndryshe, është e sigurtë se nuk do heqim dorë kurrë nga dëshira delirante për të zbuluar ujin e parajsës, e do t’i drejtohemi qytetit të bashkohësisë duke patur me vete një shakull me ”ujë parajse”, që tekefundja është uji që njerëzimi e pi qysh prej zanafillës.


25 Prill 2007 @ 12:01 am
E keqja jone eshte se si puna e beduinit por me nje ndryshim.
Ne dolem “hyme” nga dera kryesore, shohim edhe lumin Tiger e vazhdojme te injorojme ato qe kemi para syve.
Ne Shqiptaret nuk ndihemi keq se na shkoi dem 50 vjet nga jeta,po ndihemi keq se keto te lumit nuk dine sa dime ne.
25 Prill 2007 @ 10:03 am
Artikull shume i goditur po hajt dhe tregou artistave te memedheut po ste varen per kembesh.
25 Prill 2007 @ 6:33 pm
Ahh, te them te drejten qysh ne fillim e kundershtova me mendje, por duke lexuar dhe perfunduar, mendova se ky me duket se ka nje fare te drejte, sepse eshte e vertete qe ne vazhdojme te bejme imitimin me te keq te Europes, sikunder qe eshte e vertete se perendimoret , nje pjese nuk na i thone te metat nga kultura e tyre, ndersa nje pjese jane te gezuar qe ne vazhdojme me traplliqe, dhe kuptohet qe s’kane ndermend te na i thone te metat, veç te na ngaterrojne.
25 Prill 2007 @ 9:29 pm
…ska fare te drejte artikulshkruesi….se eshte i panjohur ne artin shqiptar…dhe duhet te jesh dicka te flasesh keq per te….
…shqiptaret , te pakten ata qe jetojne e studiojne jashte e kane treguar veten…..por edhe ata qe jane brenda kane arritur te hapin ekspozita jashte, te japin koncerte, biles te lujane edhe filma….
25 Prill 2007 @ 9:48 pm
http://yli-skatten.blogspot.com/2007/04/frike-nga-suksesi.html
25 Prill 2007 @ 10:16 pm
….ja Berti (jo per ti bo qefin) nje artist/talent shqiptar….
….po humbas kohen kot, te gjej menyren per te gjetur se si e gjete ti…por me kot….
….”egoista” shqiptaret, asnjehere ste tregojne “artin” qe dine…..
…mire thone : po je on line e ke shit b…..n
…je i modh anyway….
25 Prill 2007 @ 10:31 pm
.”egoista” shqiptaret, asnjehere ste tregojne “artin” qe dine….
Ji i qete se askush nuk te do te shesesh b….
——
Ard , ate qe kerkon dhe e quan sekret, e ke ne faqe te pare te “peshkut pa uje”
eshte ne drite te diellit ,
25 Prill 2007 @ 10:52 pm
….et….gjithmone enigmatik…….!!!!!!
1 Maj 2007 @ 6:05 pm
brishtë perëndimi në Tiranë
Nga Isuf KURTAJ
A ecin dhe të rinjtë shqiptarë si gjithë të rinjtë e Evropës. Ku shkojnë ato mbrëmjeve… Po t’i kesh ca euro në xhep, mund t’i kalosh rojat dhe të hysh në klubin e mbushur me mysafirë që dëgjojnë rok pop pse jo dhe fanky. Pothuajse gjithnjë e kemi përdorur fjalën perëndim për të kërkuar diçka moderne në të. Kjo ndoshta për të justifikuar atë mungesë të gjatë të ‘perëndimit’. Dhe e gjemë veten ta përdorim, në klasifikimin e një ushqimi të mirë, një muzike ndryshe, deri tek një mentalitet apo mënyrë të foluri. I imituar apo i përvetësuar perëndimi ka gjetur copëzat e tij dhe në kryeqytetin tonë. Rrallë ndoshta, dhe shpesh i keqkuptuar po ndodhet diku. Kjo gjë padashur na bën të harrojmë që thellë kemi ende nevojë të pasqyrojmë kulturën apo mentalitetin tonë, për të ruajtur kështu deri diku ato pak vlera që ende mund të hyjnë në punë. Apo për të respektuar atë që pa e ditur kush jemi nuk mund të bëhemi askush tjetër. Derisa pica e kudo ndodhur në Tiranë hahet dhe tretet njësoj si kudo në Evropë dhe shishet e birrës cakërrohen duke u parë sy në sy si në Paris. dhe muzika është po aq e lartë sa në Londër pa droje kushdo mund të konstatoj se jo rrallë Tirana është perëndim. Pak kujt do t’ia merrte mendja se kësi situata ndesh edhe në Tiranë, por kryeqyteti shqiptar tashmë në disa aspekte po i afrohet perëndimit. Teksa gjendesh në kryeqytetin e shqiptarëve ta përkujton, pos dis-balancës meshkuj-femra që shtohen sa më shumë që zgjat nata - gjuha shqipe që flitet gjithandej. Mirëpo, mos u brengos shumë nëse nuk e di shqipen. Njerëzit këtu e njohin aq mirë anglishten dhe italishten, sa do t’ua marrin fytyrën vendeve tjera. Shqiptarët më të vjetër e flasin rusishten dhe disa gjuhë të tjera të lindjes kryesisht të mësuara gjatë viteve të shkollës. Në këtë qytet me mbi 700.000 banorë ka jetë nate por dhe errësirë totale. Kontrasti është gjëja më e bukur për artistët, prandaj ka aq shumë vizitor të huaj Tirana. Këtë të shtunë mbrëma disa shqiptarë, së paku, përzemërsisht duket se e mbajnë derën hapur për jetën e përbashkët me të huajt në kryeqytetin e Shqipërisë. Në kërkim të harresës “Duam të jemi këtu, siç bëjnë të rinjtë tjerë në Evropë dhe në vende të tjera”, thotë kamerieri i një prej lokaleve tek Pallatet Agimi. “Ka pasur kohë kur shqiptarët ndoshta do të mund të ndiheshin keq karshi të huajve, por jo më”. Mesazhi i tij është që në Tiranë të ketë jetë si në kudo në perëndim. Artur Dibra është pronari i një klubi xhazi, ku po përpiqemi të bisedojmë nën tingujt e muzikës. Duke biseduar ndërmjet sesioneve me grupin, njeriu, të cilin të gjithë e njohin “turn”, nuk ka ndonjë iluzion për hendekun mes lindjes dhe perëndimit. “Përpiqem të mos mendoj për gjërat e këqija që ka kaluar dhe po kalon vendi im”. Ai e di se ka mungesë kulturore në Shqipëri por atë e gëzon fakti që shqiptarët janë tolerant ndaj të gjithëve. “Sapo jam kthyer nga Londra dhe kam studiuar në Amsterdam, kështu që kam parë miliona njerëz nga vende të ndryshme, të kombësive të ndryshme, të religjioneve të ndryshme, duke jetuar së bashku, njësoj si në Tiranë”. Shumë të huaj që jetojnë në Tiranë e shohin disa syresh kryeqytetin. Një frymë e rëndë hyn në klubin e “Turn”: “Nuk është edhe kush e di çfarë vendi Shqipëria. Është e vocërr dhe modeste, por njerëzit më duken shumë ambicioz”, thotë gazetari Vitracc nga Sllovakia. Ai na e bëri mendjen top se një pjesë e të rinjve shqiptar kanë ecur pa rrena drejt Perëndimit, por ka dhe shumë rezerva që sa herë që flet rrudh buzët