“Arte”: Shqiperia e varfer, kriminele, kanunore e mesjetare

“Arte”, per ato qe nuk e njohin eshte nje kanal dy gjyhesh ne frengjisht dhe gjermanisht. Ai eshte mjaft i ndjekur kryesisht per dokumentaret e reportazhet e shumte qe transmetohen ne te.

Se fundmi, me dt. 12 janar, ku kanal transmetoi nje reportazh mbi mafien e kanunin shqiptar. Reportazhi eshte realizuar ne Shkoder dhe ne te paraqitet dhe zonja Topalli e cila lavderon punen e shtetit shqiptar.

arte.pngFatkeqesisht, reportazhi tregon nje Shqiperi te varfer, kriminele, kanunore e mesjetare (term ky i perdorur nga gazetarja). Pavaresisht faktit qe keto jane deri diku te verteta te pamohueshme nga asnjeri prej nesh (kujto vetem vrasjet e ketyre 10diteve te fundit), reportazhi ne shume pjese te tija eshte i pasakte. Pa dhene asnje fakt, krimi i organizuar barazohet me totalitetin e popullsise shqiptare duke e cilesuar si nje “gjitheperfshires” i shoqerise shqiptare.

Per ato qe flasin frengjisht (dokumentari eshte ne mes) :
http://plus7.arte.tv/fr/detailPage/1697660,CmC=1875242,scheduleId=1869848.html

Per ato qe flasin gjermanisht :
http://plus7.arte.tv/de/detailPage/1697660,Grid=1640332.html

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

75 Komente

  1. ados thotë:

    17 January 2008 @ 9:40 am

    Yeah, edhe une e pashe te shtunen e kaluar tek ARTE ne version gjerman..Ashtu sic thua edhe ti, ka shume te paverteta…Me la nje shije te tharte!! Shume i zbehte ne koncept dhe pa kuptim ne disa caste..

  2. nio thotë:

    17 January 2008 @ 11:03 am

    Ndoshta ky kanali televiziv Frangoprusian ka te drejte deri diku per ato qe paraqiti ne emisionin e tij, por do ishte me mire ta krahasonte instiktin kriminal qe kane shqiptaret me ate te gjermaneve ne luften e 2 boterore, dhe me ate te francezeve ne Algjeri dhe ne kolonite e tjera te saj.. Sepse thone se duhet te kalojne 7 breza qe te mund te ndryshojne instiktet baze te njeriut, dhe nuk kane kaluar kaq..!

  3. losttext thotë:

    17 January 2008 @ 1:16 pm

    Kam pershtypjen se jemi mesuar keq ta shohim veten vetem nepermjet syve te te tjereve. Dokumentari i ARTEs s`eshte as i pari e as i fundit ne kete despotizem gjykimi qe i jepet nje populli te tere.

  4. Erolina thotë:

    17 January 2008 @ 1:26 pm

    Shqiperia eshte e bukur, energjike, moderne dhe unike ne gjithcka te saj. Po zonjusha nga ARTE ka ardhur e parapergatitur me nje skenar dhe i eshte dashur patjeter te gjeje grimceza ta paraqese ne formen qe do ajo.
    Edhe ne Shkoder ku paska qene ART-istja, embelsia ne gjuhe, afrimiteti pa hezitim, shpalosja pa rezerva e njerezve, mbase edhe izolimet qe ka kerkuar me domosdo, nuk kane ngelur pa i rrezuar mitin e saj kanunor per Shqiperine…dhe ky do te kete qene per te zhgenjimi me i pakaperdishem.
    Heren tjeter do mendoje ndryshe ART-istja e pabindur!

  5. anja thotë:

    17 January 2008 @ 1:37 pm

    Nuk jam e cuditur fare per kte “dokumentar” pasi para 6 vitesh nje liber botuar ne France hodhi hipotezen qe e gjithe Mafia, organized crime, rrjedh nga Kanuni i Shqiperise Veriore dhe eshte perhapur ne gjith mesdheun qe me emigrimin e Shqiptareve pas pushtimit Osman. Pra, hapur fare, dy “sociolog” Francez (s’ua kujtoj emrat tani) akuzuan trojet Shqiptare si djepi i gjith krimit te organizuar ne Europe. Kjo bias dhe rracizem Franco-sllave kundrejt Shqiptareve ka vite qe egsiston dhe vazhdon akoma. Eshte e veshtire qe une te mar serjozisht nje krijese Franceze per Shqiptaret duke e ditur mire qe ato jan vazhdimist me bias ndaj Shqiperise.

  6. VLORA PERLE! thotë:

    17 January 2008 @ 2:09 pm

    Po si e shpjegoni ju znj.Anja, qe e gjithe po e gjithe bota qenka kunder nesh? Me greke e me sllave e franke e gjermane, moj po te gjithe??

    Une per vete nuk mund te them sa i sakte eshte studimi i atij Francezit mbi kanunin, po qe Kanuni Verior, ka qene dhe eshte burim i krimit te organizuar te pakten per Shqiperine kete e besoj! E hidhur por e besoj!
    Bile besoj dhe shume gjera te tjera po s’po i them ketu se do me turreni…

  7. emigrant thotë:

    17 January 2008 @ 2:23 pm

    Hec mooo, si boni dhe ju…. sa e RR(TM)…

    PS (pak folk):
    Kur u rraf Tirona (kishte ca neshje rresht qe humte), i thane nji tifozi: “Si e bote kshu prap mer?”

    Ia ktheu ai: “Jom mpi, s’m'dhem mo!”

    Kshu ene kjo pune, po he…

  8. Ll thotë:

    17 January 2008 @ 2:24 pm

    Ndersa une “Vlora” besoj se ajo qe thua ti eshte po aq e sakte sa te thuash qe krimi i organizuar buron nga kanuni i Laberise ose nga kanuni i Skenderbeut. Besoj edhe qe eshte e hidhur kur te percmojne te huajt por eshte FARMAK E SHKUAR FARMAKUT kur percmojme veten tone. Kam pershtypjen se je ndikuar shume nga vendi ku ke flamurin “Vlore”….

  9. artian thotë:

    17 January 2008 @ 2:25 pm

    Nuk e besoj idene e mafjes shqiptare ,shqiptaret ndoshta jane perdorur nga mafia, deri me sot nuk dime ndonje shqiptar qe te kete qene koka e mafja.Ne te gjithe boten dihet se mafia ka lindur ne Sicili dhe Italianet jane te njohur ne bote per kete.
    Qellimi i disa Gazetareve franceze eshte te egzagjeroje fenomenin e krimit dhe ta fokusoje ate ne Shqiperi,dhe Kosove.Por mafia eshte sot kudo ne perendim e ne lindje…me shqiptaret spekullohet shume,pasi eshte vend ne zhvillim, i vogel dhe ne pozicion te rendesishme lindje perendim..

  10. trimi thotë:

    17 January 2008 @ 2:33 pm

    Ai ishte jo nje dokumentar por nje turp. Skenari i tij ka qene pregatiur qe me pare dhe me pas kane ardhur e kerkuar ne Shqiperi cfare i eshte dashur. Pjesa me e madhe e te dhenave ishin ose te pasakta ose te keqinterpretuara dhe pa thellim ne analizen e tyre.
    Por ajo cka nu arrita te kuptoj eshte qarku i shkurter qe kishte bere ne mes te mafies dhe kanunit. Shkon e merr ne interviste nje grua te nje familje te varfer si te ishte shefe e mafies a ku ta di une.
    Turp.
    Ndersa per Vlora Perle, kam pershtypjen se ke folur gabim. Kanuni nuk eshte vetem gjakmarrja. A e dine sa nene ka per gjakmarrjen ne kanun?
    A e dine se e pare per kohen kur eshte krijuar ai eshte nje perle?
    Gjakmarrja sot nuk eshte tjeter vecse nje shtremberim i turpshem i kanunit. Nese do te pyesesh te gjithe ata qe vrasin ne emer te kanunit te siguroj se asnje prej tyre nuk do te jete ne gjendje te te thote as edhe nje rregull te tij mbi menyren si duhet te mirret gjaku dhe sidomos ne cfare rrethanash.
    Ka plot studiues nga bota qe kane shkruar mbi vlerat e tij, ndersa ne akoma vazhdojme te shohim bardhe e zi.
    Mjafton te te permend nje pjese te tij: lajmesi nuk mban pergjegjesi dhe nuk duhet ndeshkuar per lajmin qe sjell. Sot kete rregull e ke si ligj nderkombetar per gazetarine.
    Ju lutemi futni edhe ngjyrat e tjera ne shikimin tuaj se bota do t’ju shfaqet shume me e bukur.

  11. olsib thotë:

    17 January 2008 @ 2:34 pm

    Pak gazetare nuk jane cinike dhe informohen gjeresisht rreth temes per te cilen flasin. Po te shikosh ne pergjithesi reportazhet neper revista, gazeta, televizione shqiptare dhe te huaja, per ata qe e njohin mire situaten, ndjenja qe te vjen eshte se gazetaret shkruajne ne nje menyre siperfaqesore dhe shpesh bejne nje tip “foto casti” te dekontestualizuar.

    Duhet thene se jane pakez cinike dhe perpiqen te fitojne me sa me pak pune rrogen e tyre.

    Dhe ne fakt gazetar apo jo nqs. ti shkon ne disa zona te Shqiperise, le ta themi, ne pjesen me te madhe te Shqiperise, duhet te jesh pakez i verber nga emocioni per te mos patur ate ndjenjen e te qenit ne nje realitet teper te prapambetur dhe pse jo mund ta quajme edhe mesjetar. Natyrisht ketu evitojme analizat historike e arsyet e ndryshme qe kane cuar ne kete gjendje. Une jam aty dhe shikoj realitetin konkret. Bej nje fotografi. Harroj psh. ose as nuk e di fare se ne ate qytet (Shkoder) ka lindur dhe rron nje nga koleksionet me te vjetra te fotografise sic eshte Marubi apo qe edhe sot e kesaj dite, megjithe alienizimin otomano-komunist egziston ende nje artizan ne Shkoder qe vazhdon te bej maska per ate qe njehere e nje kohe ishte “kryeqyteti” i tij, Venecian.

    Keto jane gjera qe ndodhin. Ne duhet te shqetesohemi me teper per mungesen e kundrapeshave. Sepse edhe atehere kur ato jane, si psh tek kunderpergjigja e TCH rreth reportazhit te RaiDue, jane pakez primitive e bixarre dhe duket sikur i japin te drejte atyre reportazheve te cileve ju kunderpergjigjen.

    Por ndoshta edhe ne pergjithesisht duhet te heqim velot nga syte dhe ta shikojme Shqiperine tone te dashur nga jashte dhe nga brenda, pa arrogance apo komplekse inferioriteti, por thjesht me realizem. Dhe po ta bejme kete, mund ta kuptojme me mire reportazhin e Artè dhe ne te njejten kohe te hyjme ne nje dialog me toke-toke me njerezit qe kane prodhuar kete reportazh.

  12. eddy thotë:

    17 January 2008 @ 2:42 pm

    Neqoftese se “Arte” perhap te paverteten atehere eshte problemi i Televisonit Franko-Gjerman. Ne Shqipetaret duhet te mesojme se cfare qendrimi te mbajme kunder kritikave te qe na djegin apo si te sillemi ndaj realitetit te hidhur. Ne jemi me te vertete shume larg kultures se shtetit te drejtesise ligjore. Ne kemi shume per te mesuar dhe duhet te merremi me shume me veten tone se sa me te ashtuquajturit kundershtaret tane. Le te bejme ne detyrat e Shtepise tone.

  13. nio thotë:

    17 January 2008 @ 3:04 pm

    Vlores perle;
    Besoj se ke rene viktim e prapagandes se grekeve, te cilet thone per shqiptaret ate qe thoshin dikur gjermanet per ta ,se greku=hajdut-i shkurter,dhe i shemtuar.Sa per kanunin e Lek Dukagjinit,lexoje ne fillim pastaj gjykoje…

  14. emigrant thotë:

    17 January 2008 @ 3:20 pm

    Mas reports te ketij tipi, futini i jasha-jasha ka mrapa, si pune lavazhi… :D

    http://www.youtube.com/watch?v=GsPobjEpeU8 (source: Laurent alias Rual)

    rrak e tak teneqe,
    sajmiri me musteqe… :D

  15. AK thotë:

    17 January 2008 @ 3:42 pm

    Imazhi i vendit tone eshte mese negativ jashte shtetit dhe per kete nuk kemi cte themi. Shteti yne, ashtu sic paraqitet ne kete reportazh eshte akoma shume i dobet qofte per te siguruar rendin publik, ashtu si dhe per te promovuar nje imazh pozitiv tonin.

    Ndersa, ne, shqiptaret qe jemi ne diaspore mund te bejme shume :
    http://www.youtube.com/watch?v=l3sezCpZyc8

  16. Artian thotë:

    17 January 2008 @ 3:43 pm

    Problemi i shqiptareve nuk eshte mafia,por vet shqiptaret.
    Nga jugu eshte nje shprehje e bukur dhe dmth per kete:
    “o Balo, te hengert tenja te keqen e ke brenda”
    Historia i ka denuar shqiptaret te mos e duan shtetit e tyre dhe te mos i besojne atij”.Shqiptari kurre nuk e pranon gabimin ose fajin, por e dorovit ate .

  17. njeri thotë:

    17 January 2008 @ 3:47 pm

    Fale peshqve edhe une e pashe kete dokumentar.Nuk arrita ta shoh ne TV sepse punoja,jo per mafien,por per nje restorant shik,pra paraqes pjatat te pasurve dhe mbush xhepat e pronareve te cilat i paguajne shtetit taksa dhe keshtu shteti francez funsionon me mire.
    Ia dergova nje mikut tim linkun dhe pergjigja qe me ktheu (ai eshte shqiptar),eshte: qenka dokumentar i fresket, se qenka fotoja e presidentit Topi;
    dua te them, qenka pagese e fresket e serbeve, ndaj ARTE, (ose thjesht per miqesi pro-serbe), me rastin e pavaresise se Kosoves.
    Sa turp, lane nam keta serbet, rrace e keqe shume… E çuditshme, se elitat e dine fort mire se kane davanë te humbur (Kosoven); por si dket, si qeni qe leh para se te ngordhe…
    Edhe “courrier des balkans” eshte bere çerdhe pro serbe. Te forte serbet, per ti marre shembull!

    E çfare te thuash me teper.Kalimi nga mafia tek kanuni,siç eshte thene me siper,krejt pa vend.Kalimi nga Brukseli,tek Jozefina qe flet anglisht,edhe ketu pa lidhje.Flamuri shqiptar ne nje zyre policie belge dhe francezi e amerikani ne trajnimin e policeve qe vine ne pune me biçikleta,edhe ketu pa vend.Pra,nje deshtim si nga ana historike,por dhe nga ana estetike.Madje do te thosha agresiv per shqiptaret qe jetojne jashte ne vendet e lart permendura.Nuk ngelet me asgje per te bere,kur edhe nje televizion kulturor dhe i financuar nga taksapaguesi francez dhe gjerman,merret me qellime te tilla qe mbjellin vetem fare te keqe.
    Une nuk e di sesi ta argumentoj ndryshe.

  18. anja thotë:

    17 January 2008 @ 3:52 pm

    VLORA PERLE!

    me aq sa kuptova, domethene ju jeni dakort qe mafia italiane mund ti ket rrenjet ne ligjet tribale te Shqiperise. Kjo eshte komplet absurde pasi i gjth mesdheu i ka ato ligjet qe i ka Kanuni si gjakmarrja, nderi, lidhja fisnike, dhe besnikeria ne te cilen bazohen te gjitha kto elemente per mbijetesen e fisit. Kto nuk jan fenomen SHqiptar, pasi Korsika ka qene ‘notorious’ per gjakmarje per pune nderi po ashtu dhe sicilianet, spanjollet e jugut dhe popujt e levantit…me pak fjale..i gjith mesdheu.

    Dhe dicka tjeter: Ndoshta Shqiptaret urrehen ne Evrope, por ne USA nuk qendron. Ketu jemi mjaft te integruar fal tolerances Amerikane kundrejt popujve te ndryshem…gje qe europa s’e ka. Dhe pikerisht kjo tolerance na ka lejuar te vazhdojm perpara kurse ne Evrope na ka penguar dhe i ka detyruar imigrantet te marin rrugen e krimit.

    Te lutem mos shkruaj me me tone anti-veriore sidomos kur behet fjale per nje te huaj qe ul vendin tend..apo nuk e konsideroni veriun si vendin tend?

  19. anja thotë:

    17 January 2008 @ 4:00 pm

    “Por ajo cka nu arrita te kuptoj eshte qarku i shkurter qe kishte bere ne mes te mafies dhe kanunit. Shkon e merr ne interviste nje grua te nje familje te varfer si te ishte shefe e mafies a ku ta di une.
    Turp.”

    Trimi,

    sipas hipotezes se ’sociologeve’ Francez, krimi i organizuar bazohet ne besnikeri perndryshe organizatat kriminele nuk mund te funksionojne; duke lexuar qe ne Kanun besnikeria eshte elementi me i rendesishem i fisit, ata i ran shkurt e shkurt duke e nxjerrur kanunin si ligji supreme i nje organizate ‘tight’.

    Vlora, si e shpjegon ti krimin e organizuar te Vlonjateve si ne Shqiperi dhe ne Itali meqe kanuni nuk hyn tek vlonjatet?

  20. Grupi thotë:

    17 January 2008 @ 4:05 pm

    Jo per gje po…ata Shqipot qe iken ne Itali perfunduan ne Sicili e ne Kalabri…I kemi kushurinj pepinot qe ne kohen e Ilirve se gjysma e Italise ishe me fise Ilire…e pastaj vajtem dhe si ushtar. Jo se duhet marre seriozisht…po nje pike te vertete e ka. Po ne ne jemi fajtor per krijimin e Mafies…po ashtu jemi fajtor per Napolonin (qe ca thone paska qen Arberesh…ku i dihet). Prandaj na e kane borxh Francezet…

  21. anja thotë:

    17 January 2008 @ 4:10 pm

    Jo per gje po…ata Shqipot qe iken ne Itali perfunduan ne Sicili e ne Kalabri…I kemi kushurinj pepinot qe ne kohen e Ilirve se gjysma e Italise ishe me fise Ilire…e pastaj vajtem dhe si ushtar. Jo se duhet marre seriozisht…po nje pike te vertete e ka.

    Grupi,

    Si shpjegohet gjakmarrja, fisnikeria dhe besnikeria ne vendet te afrikes veriore, spanjes dhe te levantit: libani, siria, jordania etj? Mos ka pasur koloniste shqiptar dhe ne kto vende? Pastaj , kanuni nuk ka egsistuar ne kohet Ilire, por ne mesjete, kur ishte i me nevojitur.

  22. njeri thotë:

    17 January 2008 @ 4:16 pm

    te dhemb shpirti kur shikon video te tilla qe shperndahen nper bote.
    http://www.youtube.com/watch?v=ou_0V2_NrxU&feature=related

  23. toko thotë:

    17 January 2008 @ 4:21 pm

    ….Ia ktheu ai: “Jom mpi, s’m’dhem mo!”…….
    E bukur Emigrant
    Gjithe bota kunder nesh por ne jemi me te mencer se bota te themi se bota eshte gabim? Mendoj te njohesh realitetin dhe ta pranosh ate nuk eshte ….FARMAK E SHKUAR FARMAKUT kur percmojme veten tone…, mendoj se eshte ilac dhe ilaci eshte i hidhur por te sheron.
    Si thoni Ll me mire te jetojme te semure per hir te rehatise qe krijon vetkrenaria apo te pranojme realitetin megjithese eshte farmak i hidhur dhe prish rehatine, por te sheron nga semundja e korupsionit, injorances, fukarallekut, te jep uje drita e buke?

  24. Zana thotë:

    17 January 2008 @ 4:37 pm

    LLukan!Ju qe keni “fatin”te jetoni ne Tirane e kaloni te keqen.Dilni e sodisni mozaikun………S’ka masturbim me te mire per shpirtin!!
    Keq miq ,keq punet per ne…..Kjo do te thote qe imazhi yne nuk ka ku shkon me zi.E me besoni qe nuk jane te paguar nga boshti serbo-greko -rus.Ne nuk tregojme asgje ne te qenit civil,sepse me se sa duket nuk jemi.Nuk po tregojme asgje se duam te jemi civile.S

  25. Ll thotë:

    17 January 2008 @ 4:57 pm

    Toko,

    Racizmi/percmimi ndaj nje pjese te vetes tone s’ka asgje te perbashket me realizmin e ftohte qe kerkon ti, dhe qe nevojitet. Mos i ngaterro gjerat.

    Zana,

    Masturbimin le ta beje kush te kete kohe e deshire; une e shumica e njerezve qe njoh ne Tirane s’kane kohe/nge/deshire te merremi me kotesira.

    Sa per imazhin tone tek Francezet, pfffff. Lexoje mire, pfffffff! E pastaj? Ja doli nje dokumentar i ketille, kujt po i prish pune? Mos valle do frenoje turizmin Francez drejt Shqiperise? Cilin turizem? Mos valle do ndikoje politiken Franceze ne lidhje me Kosoven? Pf, s’ma merr mendja qe politikanet Franceze do ndikohen nga nje dokumentar per nje ceshtje me rendesi boterore.

  26. Artian thotë:

    17 January 2008 @ 4:58 pm

    Zana

    Ne nuk tregojme asgje ne te qenit civil

    Sipas eksperiences tende masturbimi mos eshte gje”te qenurit civil” :)

  27. Irisi thotë:

    17 January 2008 @ 5:09 pm

    Qeveria e ka fajin! :)

  28. M O Z A thotë:

    17 January 2008 @ 5:14 pm

    Shume shume keq e keni kap me Tiranen, MOZAikun, Shqiperine, imazhin.
    Boll me i futet hidherim zemres.
    Ju pershendes me ket kengen, muziken bejeni vete me nai teneqe :-)
    Hej fort po shndrit ai diell
    Dhe burimi kenget lugjeve m’i percjell
    Hej fort po ngroh ai diell
    Edhe trimat neper mend m’i sjell
    M’i perkedhel.

    Nga ky diell i kohes sime
    Shndrisin shekujt ne agime
    Dhe naganti i shqiptarit zjarr flakeron.

    Po ku ka si ty o Shqiperia ime
    O fisnikja permbi gur.
    rrjedh ne kenge e ligjerime
    Ballelarta me flamur.

    Hej fort po rreh ai tel
    Dhe lahuta tingujt m’i con larg, m’i percjell.
    Hej fort po rreh ai tel
    Edhe trimat neper mend m’i sjell
    Po m’i sjell.

    Nga ky diell i kohes sime….

  29. Erolina thotë:

    17 January 2008 @ 5:16 pm

    Hmmm, s’na bie ndonje fat nga ata qe permend ti Zana ne keto ane. Ja dhe e soditem Mozaikun? Ja na vjen keq qe eshte, na vjen keq qe do hiqet, na vjen keq per ata qe mund te tentojne te bejne ate qe sugjeron ti perpara fytyres qe i kane dhene muzeut. Edhe? Nje dite po, nje dite jo, ka diell te bukur ne Tirane. Kurse ne Shkodren e dokumentarit, ne zonat ku francezka ka kerkuar kanunin, sot ka ajer te kristalte e kane filluar te celin sythet, edhe pse eshte Janar.
    Shqiperia, oh, sa e bukur kur ma shajne!

  30. Ll thotë:

    17 January 2008 @ 5:29 pm

    Ah, se harrova dicka. Dokumentare mund te jepen plot por s’besoj se e ndikuan shume Societe Generale kur bleu Banken Popullore.

  31. M O Z A thotë:

    17 January 2008 @ 5:35 pm

    Societe Generale nuk bazon vendimet e veta te ekspansionit tek ca palo dokumentare, mundesisht as tek ndonje artikull te sojit “The Economist”, por ka burimet e sakta te informacionit per shqiperine qe blehen tjeterkund, apo qe updateohen cdo sekonde ne database-et e atyre qe blejne e shesin tere dynjane e qe merren me investime.
    Per 2 sek, ta qisin vleren e shqiperise dhe ate cka kthen investimi. Dhe formula ka parametra te sakte gjeografike, politike, ekonomike dhe fakte te te ardhmes qe ne ketu si dime akoma.
    Fol mer Cimo, se matematike eshte e gjitha, madje e thjeshte fare :-)

  32. toko thotë:

    17 January 2008 @ 5:41 pm

    E drejte Ll
    Duke vazhduar metaforen time ndryshimi qendrorn qe neqofte se ja ke hequr fillin vetes, mendon se do te vdesesh, ska sherim ( Racizmi / percmimi ndaj nje pjese te vetes tone ) ateherehe as ilacet nuk te bejne derman. E drejte duhet besim tek vetja dhe deshire per tu sheruar.
    Me fal per keqkuptimin e qellimshem dhe faleminderit per shpjegimin tuaj te detyruar nga keqkuptimi i qellimshem timi, te dyja keto me ndihmuan te dal atje ku desha une :)

  33. emigrant thotë:

    17 January 2008 @ 6:23 pm

    Natyrisht, Moze; cer lesh dokumentaresh; kush i 10 dokumentaret, amon!
    Kur s’ke pune do perplasesh ene deren najher! Se cer jemi ne e dim vete shum mir. Ksaj i duhet vu naj emer shQencor si sindrom, them una, sindromi i referencave; psh filon dokumentar tha qe ne jug te Shqiperise flitet me shume ne dialektin tosk, a dicka e tille…..

    Hajt bojm i eksperiment: sjellim prap artikullin e Gill, i futim i hyrje, ca citime nga Ypi te kondrapergjigja, edhe shif po s’dulen nja 150 komente te tjera…. nga 97.3% e komentuesve neper vene t’jashtme (sinqerisht i nick-uari included), qe ju njecte buka e kapitalistit n’fyt, ju njecte, jarabi… cer do bojm, duhet vra koha najher…. :)

  34. Blendi thotë:

    17 January 2008 @ 6:55 pm

    Ja doli nje dokumentar i ketille, kujt po i prish pune? Mos valle do frenoje turizmin Francez drejt Shqiperise? Cilin turizem?

    —-

    Ll, ky dokumentar eshte ai qe eshte, nje cope e shemtuar e bias-it AntiShqiptar ne Europe, dhe per kete eshte nje plehre. Por qe prish pune prish.

    Ti ke argumentuar qe juve brenda ne Shqiperi nuk ju prish asnje pune, dakord. Por mos harro qindra mijra shqiptare (apo mbi 1 miljon me gjithe Shqiptaret e Kosoves) qe rropaten neper Europe. Diaspora e remitancave i dashur vella. Keta qe kane vite qe behen filter per perbuzjet dhe talljet Europiane, tash kane edhe nje fyerje me shume per te duruar. Kur 1/3 e kombit eshte Diaspore/emigrante, si mund kaq lehte ta anashkalojme?

  35. swed thotë:

    17 January 2008 @ 7:00 pm

    Cudia me e madhe ne kete pune eshte qe paska akoma njerez ne Europe qe shofin Arte-n!

  36. don archer thotë:

    17 January 2008 @ 8:34 pm

    Kalamoja mos boni kshu e mos qani me kaq inat.:) duke perifrazuar shqiptarin e vertete te memedhimbjes SKENDERBEUN…Mafien dhe krimin e organizuar moj evrope, nuk e solla une ate e gjeta mes jush…S me harrohet kur isha per trajnim ne washington post dy vite me pare, nje gazetar amerikan me te cilin mesoja per gazetarine amerikane me tha :Krimi i organizuar(mafia) shkon dore me dore me zhvillimin ekonomik dhe politik te nje shteti…Si kujton ti se u be amerika kjo qe eshte sot? nga burgaxhinjte dhe kriminelet e evropes qe zbarkuan 400 vjet me pare.ata qe ne i quajme sot baballaret e kombit.pastaj me pa ne sy dhe qeshi… ju skeni mafie te vertete ne Shqiperi, ju keni vetem imitimin e saj…ashtu sci perpiqeni te imitoni dhe kapitalizmin.na njifte mire ai neve :)

  37. minator thotë:

    17 January 2008 @ 9:08 pm

    Cudia me e madhe ne kete pune eshte qe paska akoma njerez ne Europe qe shofin Arte-n!

    :) Edhe une u habita. Ato filmat e arte-s te ngecnin ne fyt. Shifeshin vetem se ishin pak me “liberal” se kanalet e tjera.

  38. Ardi thotë:

    17 January 2008 @ 10:28 pm

    Ishte nje nga emisionet me te dobeta te ARTE-s.
    E para: Jeder Albaner besitzt eine Waffe!!!(Cdo shqiptar ka arme)
    Der Kommunismus unterdrückte die Blutrache und die Kanun!!!
    (komunizmi mbajti nen fre gjakmarrjen dhe kanunin)
    a thua sikur beri ndonje gje te keqe a te llahtarshme. Vetem me keto shprehje ai dokumentar ishte idiotesi dhe injorance e gjalle. Ju lutem shkruajini Arte-s dhe vini ne dukje se do te kete bojkot per kete kanal dhe do te shikoni …

  39. gjergji thotë:

    17 January 2008 @ 10:30 pm

    @don archer: Ke jashtezakonisht te drejte Duhet te jesh teper i zgjuar per te mos u kapur dhe qe te besh nje organizim perfekt! Eshte zotesi prandaj europjaneve i vjen inat se nuk po kapin dot njeri dhe se paret europjane investohen ne Shqiptari! Europjanet jane vete te korruptuar deri ne fund! Dhe te politikanet gjerman u gjeten ne banjo gjurme droge! FBI CIA me shitje droge u moren ne fillim sa kapen veten! Sa me i forte te jete shteti aq me forte do jete mafja.

  40. Ll thotë:

    17 January 2008 @ 10:31 pm

    Blendi,

    Te drejte ke qe dikush mund te ndikohet por ceshtja eshte c’te bejme per kete? Ose per ta bere me ekstrem, si ti ndalojme “Gill-et”? S’i ndalon dot Blend dhe prandaj bejme mire ti marrim gjerat me qetesi dhe te mos merakosemi shume per keta idiote.

  41. anja thotë:

    17 January 2008 @ 11:50 pm

    “Kalamoja mos boni kshu e mos qani me kaq inat.:) duke perifrazuar shqiptarin e vertete te memedhimbjes SKENDERBEUN…Mafien dhe krimin e organizuar moj evrope, nuk e solla une ate e gjeta mes jush…S me harrohet kur isha per trajnim ne washington post dy vite me pare, nje gazetar amerikan me te cilin mesoja per gazetarine amerikane me tha :Krimi i organizuar(mafia) shkon dore me dore me zhvillimin ekonomik dhe politik te nje shtet”

    HA! Kjo ishte great! Fatkeqesisht ne sapo i hedhim hapat e para per nje shoqeri civile dhe te tregut te hapur.

    ‘Don Archer’, ne Washington Post jeni akoma?

  42. Zana thotë:

    18 January 2008 @ 12:01 am

    Per mua eshte idiotllek te thuhet qe Amerika u be nga mafiozet e gangsteret.Nuk eshte ashtu ,nuk mund te jete ashtu.Eshte edhe e poshter sepse keshtu po i gjeni alibi mafies e qelbesirllekut shqiptar.Jo ,Amerika u be sepse ju dha shanset e oportunitetet lunderthyerve,qe donin te kishin te arrinin “riscato sociale”(me ndjeni nuk e di si i thone ne shqip).

  43. njeri thotë:

    18 January 2008 @ 12:51 am

    Une i shkruajta Arte ne frengjisht per dokumentarin, por ç’vlere ka. Se mos i ndryshon mendimi produktoreve dhe te nisin nje trupe gazetaresh per te folur per ndryshimin e Shqiperise, veshtiresite, mafian e vizave (austri, gjermani…)…Mendoj se tashme e kane vene vulen shtetet e fuqishme, ashtu siç kane luajtur gjithmone.
    Na mbetet ta vazhdojme jeten dhe te sillemi si njerez midis njerezve.

  44. Idris thotë:

    18 January 2008 @ 1:08 am

    Pse e merrni me inat…Ku vajten ato deklaratat e atij qe ulerinte dhe qe duartrokitej me denglat..
    Se Kanuni zotrij,ishte me i mire se LIGJEt KOMUNISTe…
    Se Mafia zoteri ishte ulur kembekryq ne PUSHTET
    Se krimi organizuar Zoteri projektohej ne zyrate shtetit kriminel
    U ulen kembekryq gazetaret e HUAJ dhe nxorren nje dokumentar…Car ka ketu te keqe ?
    Asgje!! Per me teper figurat e zbulimit te MAFIES dhe KRIMIT te ORGANIZUAR ne Mememdhembje,tashme drejtojne shtetin me prejardhje kriminale por NDRYSHE…..pjesa e pare….

  45. Bariu thotë:

    18 January 2008 @ 1:15 am

    “Vlora” fo-bizhu’, flet per gjera qe nuk e ke idene aspak dhe as me te voglen njohuri. Monumente si kanunet e Arberise (te Lekes, Laberise, Skenderbeut) ruajten ekuilibrin e ketij populli nder shekuj. Te mos njohesh eshte injorance, te japesh mendim per dicka qe nuk njeh, eshte ne rastin me te mire gomarllek.
    Nuk na e kan fajin te huajt. Nqs shqiptaret do te nderonin paraardhesit e tyre duke i mbushur sheshet me figurat me te larta qe ka nxjerre kjo toke, ne vend te heronjve ideollogjik ose pashallareve osmanllinj, gazetarja e Arte-s do te gjente ne piedestal ne mes te Tiranes, Konstandinin e madh, qe ne Kuvendin e Nices i dha drejtim asaj Europe, ne te cilen ajo nuk na llogarit, Iustinianin, Teuten, Agronin, Gentin, Princat shqiptare qe nuk lejuan hordhite osmane te kalojne ne Europe, etj.
    Zgjohuni shqiptare, njihni dhe nderoni Historine tuaj.
    Asnje nuk do t’ju respektoje , nqs nuk respektoni vetvehten.
    Dhe respekti fillon nga njohja.
    Perndryshe do te vazhdojme te quajme themelues te Tiranes ate halldupin tek kinema “partizani”, kur kisha tek IKF “Vojo Kushi” eshte e shekullit te 4-t te e.s. dhe keshtjella antike egzistonte edhe me pare.
    Te tjeret mundohen te gjejne rrenje te paqena sa me te vjetra, ne mohojme tonat thjesht sepse dikur nderruam mbret, fe ose ideollogji. Deri atje sa as kampionatet e paraluftes nuk numeroheshin dikur.
    Deri sa te gjejme vetveten ne te gjithe epokat dhe dimensionet, do te na duhet te gelltisim shijen e hidhur te ketyre emisioneve.

  46. Idris thotë:

    18 January 2008 @ 1:29 am

    Duhet mesuar qe edhe ne se te duken kot ,asnje gje nuk LIND e EMETOHET pa shkak.
    Shkaku per dokumentarin e ARTE eshte shume afer C.ZYKES,bestsellerit franko-shqiptar.Dhe perse ?
    Sepse AI qe ti sapo fshive mesazhin e FUTI ne BURG.
    Mesohu te jetosh me rrenjet se po qe per dege sado qe ti shtrengosh e ti mbash nuk te mbajne…..
    Shko se ke nje liber te N.Jorgaqi “Afer-Larg” dhe lexoje me VEMENDJE….
    Shiko dhe dokumentarin serial (ose film serial) me 8 seri per origjinen e MAFIES ITALIANE ne AMERIKE.
    Kanunet qe permenden jane QESHARAKE per te formuar nje tradite…..
    Ashtu sic qene qesharake ata qe i tunden…..

  47. Idris thotë:

    18 January 2008 @ 1:33 am

    Zana!
    Me vjen keq per interpetimin e “Risciato Sociale”..
    Do te rekomandoja vetem librin “Ekspedita e Zbulimeve Gjeografike” per te lexuar shenimet e dokumentet HISTORIKE se ku u REKRUTUAN “lunderthyesit” dhe ndoshta do heqesh dore vetvetiu nga ORIGJINA e fjales se SHANSEVE te BARABARTE per ata qe REZIKUAN…
    Fisniket e rene nga vak(f)ti.

  48. Idris thotë:

    18 January 2008 @ 1:35 am

    Mu send pa dashje pa te shtuar thelbin qe e mendoj une:
    Megjithate ATA asnjehere nuk ishin ORIGJINA apo Baballaret e asaj qe quhet MAFIE…..Ketu te jape te drejte…

  49. don archer thotë:

    18 January 2008 @ 2:49 am

    Anja…ishte nje trajnim.. jo nje punesim.aktualisht jam ne boston i pa pune.. mergimtar i fresket prej 4 muajsh nga memedheu.
    Sa per dokumentaret e keij lloji, e dini si eshte puna?se kam bindjejn se i njoh pak me mire se sa shume prej jush pa dashur te fyej kerkend…
    rikthimi mbi temen e Shqiperise per ben per shume tv te dores se 2 apo 3 ne europe, si nje pike nisje per te rifituar “ndoshta prestigjin e dikurshem”, sidomos ne ceshtje te tilla te humbura ne kujtesen e shekujve dhe vete njerezve si eshte kanuni.Pa mendoni pak,te huajt informohen kryesisht nepermjet te tilla emisioneve dhe ve bast se gjithkujt prej juve ju ka rene rasti t ju shofin me habi se jene Shqipetare. Ashtu si dikush tha pak me larte” filtri i imazhit te Shqiperise” jemi ne e na takon po neve ta gelltitim kete “hape te hidhur”… perpara se te mberrije tek ndonje “Burre kanuni qe te marre gjak ne vetull” e ta beje pershesh francen me gjithe arte e gjermani bashke… :)

  50. shefi kuadrit thotë:

    18 January 2008 @ 3:03 am

    E pashe kete dokumentarin dhe nuk ngela i habitur. Pashe ate qe prisja. Ne shqiperi ka edhe gjera te bukura por ne pergjithesi dominon e keqja, vesi, agresiviteti dhe poshtersia. Ky dokumentar eshte fokusuar tek dominanca jone negative. Kaq, mire apo keq kjo eshte e verteta.

  51. InfraRed thotë:

    18 January 2008 @ 3:28 am

    “„Ne nuk kemi lejuar dhe nuk do të lejojmë që ujku të na futet në vathë. Atij ne i kemi dhënë dhe do t’i japim plumbin, paçka se na akuzojnë se qenkemi izoluar nga „bota e qytetëruar“.
    “Rreziku Anglo-Amerikan Për Shqipërinë” (Enver Hoxha)

    ose ndryshe,

    kujt i plas b****, gazetare te paguar injorante dashakeqas serbofrankogrekogjermanosllave, na ka inat Evrope rruspia….ehh, fundi fundit, edhe Amerika nga burgaxhinj dhe kriminele u be, edhe ne Amerike do behemi lol

  52. Peshku Fluturues thotë:

    18 January 2008 @ 3:42 am

    Pa dashur te hyj ne diskutime te thella se ky eshte nje nga ato diskutime qe mund te zgjaten pa fund, desha gjithsesi ti them dy fjale. Dokumentari i Artes eshte bere nga nje gazetare, e cila ka pare nje realitet te caktuar, ne nje menyre te caktuar (ose paracaktuar, c’rendesi ka). Gazetare te tjere (p.sh. National Geografic) e kane pare ndryshe. Ajo mund ta kete shtremberuar disi realitetin nepermjet gjyslykeve personale, por hej, te gjithe jemi koshient qe realiteti, pak me i mire, ose pak me i keq ekziston aty. Ne shqiptaret duket se edhe per nje kohe relativisht te gjate do te vazhdojme te mbetemi provinciale persa i perket reagimit te tepruar karshi vleresimeve qe na bejne te tjeret. Them te tjeret, pasi ne vete kur na vjen shpirti ne maje te hundes, fillojme e shajme me nene e me babe qe nga Skenderbeu, e deri tek zedhenesja e FRESH, qe nga hajdutet e rruges deri tek Mafia qeveritare, shajme ato qe si mbledhin plehrat dhe ato qe i hedhin , themi Ne shqiptaret jemi te tille e te atille dhe kjo jo vetem nuk perben ndonje problem, por quhesh edhe realist e mendje hapur. Por sapo nje i huaj na ve gishtin e na thote: po, Ti je tamam ashtu sic e pershkruan veten kur je i nevrikosur, na kercen gjaku ne koke.
    Provoni ti thoni nje anglezi qe Arte ka bere nje dokumentar ku shan nje pjese te realitetit britanik dhe shikoni kush do jete reagimi. Ose nje amerikani qe kane share Ameriken ne nje dokumentar gjerman.
    Nganjehere ata qe s’te duan ta thone te verteten troc ne sy, me shume se ato qe te ferkojne krahet se kane ndonje interes apo thjesht te kane shok lagjeje.(Kjo s’ka lidhje me dokumentarin ne fjale)
    Them se ka ardhur koha qe te gjithe te rritemi nga pak, e sidomos te heqim dore nga ai kapadailleku provinciali tipit : “Po ti cil shef ashtu?!”

  53. Idris thotë:

    18 January 2008 @ 4:24 am

    Mafia ne ORIGJINE eshte PRODUKT nga posht..I perdorur ne fillim si “pistoleros” ;plebeu u “habit’ nga fuqia qe te jepte PARAJA…dhe… LIRIA e DEFORMUAR e shprehur ne AUTORITET ndaj tjetrit.
    Dhe tani me nuk ka vend thjesht per te sherbyer por per te qene” SI ATA” Dhe keshtu LINDI dhe U zhvillua Ajo qe quhej MAFIE Klasike.Neper vrasje ,krime por edhe neper vepra…
    Per pjesen e dyte te formes ose asaj qe quhet MAFIA ne PUSHTET brenda te cilit ka nga te gjitha ORIGJINAT por mbi te gjitha dominohet nga ish VARFANJAKE(lexo “MAFIA dhe POLITIKA”).Tipari baze i tyre eshte komplexi i inferioritetit qe ne shkalle te ndryshme cfaqet ne cdo nivel edhe ….tek pjeset kur mohohet per hir te mohimit ne kohe diametralisht te kundert ku askush nuk ta kerkon SERVILIZMIN pervec bindjes se fshehur se je” iteri dhe i beri” per PUNE te MEDHA
    Tipike per te mbetet DOMINIMI..mbi vlera te cilat per sa kohe pjellin n/shtrimin ti “je me te” ne te kundert..po e le hapur…..
    Megjithate ne filmin per Falconen..pyetja “c’eshte” prej tij u la e HAPUR…

  54. Paulo thotë:

    18 January 2008 @ 12:07 pm

    Ne ankohemi gazetaret e huaj, ngrejme lloj lloj hipotezash, nese ka qene nje artikull i parapercaktuar, apo dashakeqes apo eshte bere nga nje gazetare e painformuar apo kudi une se cfare…?
    Nderkohe ne Shqiperi jane shume pak gazetar qe kane nje njohuri te siperfaqesore per kanuni (se per ta lexuar as qe behet fjale) dhe me keq akoma nuk e marrin informacionin ne terren por thjesht e percjellin me te degjuar.. fatkeqesi…. Jo cdo vrasje behet ne emer te kanunit…
    Eshte po e njejta gje per kriminalitetin ne pergjithesi.
    Media ne Shqiperi e amlifikon kaq shume nje ngjarje kriminale, sa jo vetem demton imazhin vendit tone bote,por me keq akoma komromenton dhe punen e drejtesise…(per aq sa ekziston)

  55. njeri thotë:

    18 January 2008 @ 12:32 pm

    Pergjigje e perkohshme:

    Monsieur,

    Nous vous remercions pour votre courrier et de l’intérêt que vous portez à notre chaîne.

    Nous avons transmis vos critiques au sujet de l’émission “ARTE REPORTAGE ” (12/01/2008) à la Direction des Programmes ainsi qu’à la rédaction “INFORMATION” qui en ont pris bonne note et vous en remercient.

    Nous restons à votre disposition pour tout renseignement complémentaire et vous souhaitons d’agréables soirées en notre compagnie.

    Cordialement,

    F. B.
    Service Téléspectateurs

  56. Aiglon thotë:

    18 January 2008 @ 12:51 pm

    me dergo adresen ti dergoj dhe une nje mail

    Aiglon

  57. njeri thotë:

    18 January 2008 @ 12:55 pm

    http://acc.arte-tv.com/artetv_reaction/fr/loginForm.do

  58. Drit thotë:

    18 January 2008 @ 1:24 pm

    Arte eshte stacion i subvencionuar nga shteti francez (dhe gjerman).
    Ky “dokumentar” eshte ne vezhdim te serise se “studimeve” franceze mbi “rrezikun” shqiptar qe ne fakt nuk jane gje tjeter veç aksione propagandistike ne favor te kamaradve te tyre serb. Fatkeqesisht, gjermania vazhdon te mbaje nje qendrim indiferent.

  59. AR thotë:

    18 January 2008 @ 1:42 pm

    Po pse “Drit”, a nuk eshte keshtu ne Shqiperi? A e dini ju qe veçse nga nje familje jane vrare 14 antar? Kjo ka ndoshe ne Tropoje, por keso gjerash ndodhin dita-dites ne Shqiperi. Çka eshte me e keqe, qe ne vend se te zhduken, keto dukuri po perhapen edeh ne jug te vendit.

  60. nio thotë:

    18 January 2008 @ 2:23 pm

    Mafia dhe krimi i organizuar ndoshta jane vertete industria e rende e shqiperise, por njehesimi i shqiptarit me kriminelin me bene te dyshoj per realizmin e reportazhit, dhe per sinqeritetin e gazetares. Une mendoj se gazetarja e ARTE vajti ne shqiperi me titullin e reportazhit gati, dhe se atje u perpoq te gjente ose te sajonte fakte per ta vertetuar ate…. TE gjithe ata qe duan ta paraqisin realitetin shqipetar te zi, mund ta bejne shume thjeshte duke marre gazetar dhe kanale televizive mercenare… Sa per kanalin televiziv mos e shikoni me VARINI k-ARTE

  61. eddy thotë:

    18 January 2008 @ 3:14 pm

    Duke lexuar komentet e fundit del shume qarte qe shumica konsiderojne kete dokumentare te shpifjeve dhe trillimeve etj, ejt. por meqe qe eshte keshtu atehere nuk eshte nevoja te indinjohet askerkush. Te komentosh gabimet e dikujt dmth. te besh gabim te njejte vete. Persa i perket kanalit televiziv “Arte” eshte me i kompletuari ne Itali, France apo Gjermani. Shtypi dhe Mendimi jane te lira. Ndalimi i Shtypit dhe Mendimit te lire eshte Censur. Kush Shpif, mund te ndiqet penalisht dhe jo te perfolet si ne Pazar. Eshte me korrekte te tregohesh i matur edhe ndaj atyre qe mendojne se mund te njollosin ose te pergenjeshtrojne Popullin Shqipetar. Varferia dhe padituria nuk eshte turp ose njolle. Popull negativ nuk ekziston. Shqiperi dhe shqipetaren mundohen dita dites qe te rregullojne jeten e tyre. Nganjere bejne gabime nganjehere ja qellojne pikes. Mafija apo drogaxhijte, apo armata e korruptionit do te mundohen si ne te gjithe boten edhe ne shqiperi te fuqizohen. Eshte detyra dhe kulture e cdo qytetari te parandaloje dhe te mospajtohet me keto ndikime, fenomene apo si mund ti quajme.

  62. nio thotë:

    18 January 2008 @ 5:10 pm

    eddy:
    Une as nuk fyhem ,as nuk indinjohem nga ato qe paraqiti emisioni ne fjale,ose emisione te tjera te ketij lloji.Por mendoj se duhet tu tregojme frymezuesve dhe financuesve te ketyre veprimeve antishqiptare, per te cilet jame i sigurt se i ndjekin reagimet tona, se harxhojne kot kohen dhe paret e tyre duke u perpjekur te na njollosin perpara te huajve, ose te na bejne qe te na vij turp per ate qe jemi .Ne e njohim realitetin shqiptar dhe perpiqemi duke punuar ta ndryshojme ate drejt se mires, dhe heret a vone do tja arijme…

  63. shefi kuadrit thotë:

    18 January 2008 @ 7:19 pm

    Nuk asnje lloj prirjeje apo komploti antishqiptar te organizuar ne keto reportazhe sic kujton mendja diabolike e shumekujt ketu. Bile une do ta analizoja antropologjikisht kete fenomenin shqiptar te perdhosjes se cdo kritike te huaj qe nuk na pelqen sipas arsyetimit se nje komb si ky i joni ka nje konfidence kombetare shume te brishte. Kjo konfidence apo besim tek vetja eshte shume i dobet pasi te gjithe jemi te vetedijshem se si komb modern nuk kemi arritur asgje per te qene dhe jemi shume mbrapa kombeve te tjera ne arritjen e nje jete normale dhe nje shteti po kaq normal. Por truri jone zevzek ballkanas ne themel te se cilit funksionon koncepti i Nderit e ka shume me te le hedhe poshte e te godase cdo kritike qe cenon Nderin tone proverbial sesa ta procedoje kritiken dhe ta pranoje kokeulur nese eshte e vertet apo ta dekonstruktoje racionalisht nese eshte relative. Nuk arrihet kurre tek racionalizimi pasi Nderi funksionon si faktori paresor qe shperfill cdo gje qe vjen ne kontakt per te pasi per shqiptarin Nderi eshte themeli i botes, ai eshte i padiskutueshem dhe hija e tij rrezon poshte cdo argument sado llogjik qofte.

    Ja ky eshte themeli i reagimit tone aspak normal ndaj cdo krahasimi qe na nxjerr lakuriq. Per shume kohe ekzistonte vetem togefjaleshi qesharak ‘veper e armiqve sllavogreke’ por tani gurra popullore e ka pasuruar kete me armiq te pikasur rishtas dhe kemi tipofonine ‘grekosllavoturkofrankogjermane’. Dhe fondi i armiqve te kombit tone do pasurohet perdite me emrin e cdo shteti gazetaret e te cilit goxojne te hedhin balte mbi nderin tone prej letre.

  64. Pjer Thomas thotë:

    18 January 2008 @ 9:33 pm

    Artikullin dhe nje pjese te komenteve i lexova dje , por per shkak te bllokimit te kompiutrit, komentet e tjera i lexova tani. Per hir te vertetes duhet thene qe kanali ARTE , eshte nje kanal prestigjioz, me shum shikues, ku dhe shum emigrante, organizata , qarqe e ndjekin vazhdimisht dhe rregullisht ate kanal qe jep tema nga me te larmishmet e me te çuditshmet. Programin ketu nuk e pashe, dhe per shkak se gjermanishten po e harroj, por e besoj se gazetare torrollaker ka dhe kendej ne perendim, qe i interpretojne gjerat sipas oreksit te tyre. Bashkohem me komentin e Shefit te Kuadrit se, s’besoj se ka nje kompllot antishqiptar, veç meskinitet te gazetarit/res, ne trajtimin/interpretimin e temes ne fjale.
    Ajo qe me intereson do te ishte qe kanali National Geographic qe jep reportazhe nga historia, infrastruktura etj. te filmoje tynelin me te gjate ne Ballkan, qe po ndertohet ne Shqiperi. Te mos harrojme se ata filmojne apo blejne filmin, nga fillimi i punimeve deri ne fund. Me kete rast i bej thirje dhe ndonje tv shqiptare, te filmoje punimet e atij tyneli, nje dokumentar qe shkon ne çdo program nga 45 minuta deri ne 1 ore e gjysem. Pra dite te tera filmimi, shkurtohen dhe jepen evenimentet me te rendesishme te reportazhit , per publikun.

  65. Drit thotë:

    19 January 2008 @ 11:45 am

    Shef Kuadrit,
    Ai “dokumentar” nuk eshte kritike. Eshte nje “analize” e bazuar ne vezhgime siperfaqesore edhe tendencioze.

    Nje “kritike” e bazuar mbi vezhgime siperfaqesore e tendencioze drejtuar postimit tuaj do te ishte:

    I dashur “shef kuadri”, nje debat konstruktiv zhvillohet mbi baze te njohurive te mjaftueshme mbi subjektin ne fjale, pra dokumentarin. Por ne rastin tuaj kjo njohuri eshte inegzistente, sepse ju banoni ne US, ndersa Arte e ka vene kete dokumentar ne dispozicion te nje komuniteti te caktuar ku US nuk ben pjese. Dhe si rrjedhoje e kesaj analize siperfaqesore dhe tendencioze, mund te ngreme pyetjen; se cilat jane arsyet qe ju shtyne te perkrahni nje emision me tendenca denigruese ndaj shqiptareve, pa e pare fare?

  66. nio thotë:

    19 January 2008 @ 12:49 pm

    Drit:
    Shefi,do te kthielloji (trurin tone zevzek ballkanas) duke na thene se,nuk duhet te reagojme ndaj “kritikes dashamirese” te te huajve,sepse ajo nuk perpiqet te hedhi balte mbi( nderin tone prej letre) por do te na tregoi realitetin shqiptare te cilin ne mohojme me ngulm qe ta shikojme. Tani se si e nxori kete perfundim pa e pasur fare haberin se per cfar behet fjale, nje zot e di.

  67. ardi thotë:

    19 January 2008 @ 1:36 pm

    Dokumentare te tilla shfaqen 2 muaj perpara sesa Shqiperia te anetaresohet ne NATO plus pavaresia e Kosoves. Ne kemi nje problem imazhi shume te theksuar do te jete e veshtire te permiresohet me shtetet shoviniste qe kemi perqark te cilat financojn projekte vetem per te nxire Shqiperin.

  68. olsib thotë:

    20 January 2008 @ 4:20 pm

    Pjer Thomas thotë:
    18 Janar 2008 @ 9:33 pm
    … Ajo qe me intereson do te ishte qe kanali National Geographic qe jep reportazhe nga historia, infrastruktura etj. te filmoje tynelin me te gjate ne Ballkan, qe po ndertohet ne Shqiperi. Te mos harrojme se ata filmojne apo blejne filmin, nga fillimi i punimeve deri ne fund. Me kete rast i bej thirje dhe ndonje tv shqiptare, te filmoje punimet e atij tyneli, nje dokumentar qe shkon ne çdo program nga 45 minuta deri ne 1 ore e gjysem. Pra dite te tera filmimi, shkurtohen dhe jepen evenimentet me te rendesishme te reportazhit , per publikun.

    Ide shume e bukur. Nqs. je i sigurt per vertetesine e ketij fakti dhe nqs. te intereson me te vertete, une te keshilloj qe te kontaktosh direkt National Geographic revisten dhe televizionin si edhe ndonje televizion ne Shqiperi si Top Channel ku t’i propozosh idene tende. Njerez te National Geographic kane qene para disa muajsh ne Shqiperi per prezantimin e revistes “National Geographic Junior”, rrjedhimisht vendi yne nuk eshte krejtesisht i panjohur per ta.

    Provo te shkruash dy rrjeshta sintetikisht, pa pasione kombetare brenda, por thjesht duke ilustruar anet pozitive dhe te vecanta te idese tende, dhe se sa ajo do te ishte e vlefshme per National Geographic dhe publikun e tij.

    Mos u pengo nga fakti qe ndoshta ne jete nuk punon ne kete fushe. Nganjehere projekte te rendesishme lindin andej nga s’do mund te imagjinohej. Vetem se besoj se duhet te provosh te besh ndonje veprim me shume ne kete drejtim, (Ide - Veprim - Rezultat).

  69. KKK thotë:

    21 January 2008 @ 8:19 am

    ajo video nuk punon

  70. eddy thotë:

    21 January 2008 @ 12:01 pm

    Nio
    Me sa shikoj e kuptoj jemi te nje mendimi. Problemi i shtypit dhe opinjonit Perendimor eshte se keta nuk arrijen te kuptojne si funksionon Mendimi, Jeta, Mardhenjet midis Zakoneve dhe menyrat e veprimit te Shqipetareve. Te gjitha keto qe permenda jane shume Eksotike. Shume Gazetare ose Kolumniste perpiqen te shkruajne mbi Jeten e Shqiptareve, mbi Zakonet, dhe Kulturen e tyre, mirpo deri tani askush nuk ka arritur ne menyre te detajuar te pershkruaj ne menyre te kuptueshme per perendimin si funksionon Shqiperia. Shqiperia eshte e thjeshte dhe shume e komplikuar. Eshte nje vend i vogel Gjeografik por me jehone shume me te madhe se mendon dikush. Pra nje emision i Arte eshte jo kaq i rendesishem sa mund ta bejme ne me diskutimet tona.

  71. Sky News thotë:

    22 January 2008 @ 12:31 am

    Eshte veshtire te mendosh se do te behet ndonjehere Shqiperia, kur shikon djem e vajza te reja, gjoja te edukuar ne Perendim, te harxhojne kohen me nje dokumentar te nje kanali televiziv qe nuk e shikon askush.

    Ne vend te merreni me gazetaren, merruni me pislliqet qe jane me aq me shumice ne Shqiperi. Shqiperine duajeni, por duajeni te mire dhe bukur jo me plehra shpirterore dhe fizike.

    Dhe plehra ai vend ka plot. Pastrojini njehere ato plehera dhe pastaj merruni me franko-prusianet… etc..

  72. GENTI-7 thotë:

    22 January 2008 @ 5:45 pm

    Sky News:
    Besoj se doje te thoshe?Ti pastrojme nje here ato plehera,dhe pastaj te meremi me franko-prusianet..ect..

  73. Sky News thotë:

    23 January 2008 @ 3:43 pm

    Mire do te ishte ashtu sic thua ti Gent, por une kam hequr dore nga ajo pune…. se e di se nuk ia dale dot… jane shume

  74. GENTI-7 thotë:

    23 January 2008 @ 4:02 pm

    Sky News:
    Te pakten provoje(ose me mire ta provojme),sepse thone se udhetimi ka rendesi jo destinacioni.

  75. Sky News thotë:

    23 January 2008 @ 4:09 pm

    epo hajde Gent, ti kryeminister une zevendes ose une kryemnister dhe ti zevendes..

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com