Anëtarësimi, Shqipëria merr ftesën për në NATO

Gazeta Shqip
6 Shkurt 2008

Por Aleanca e Atlantikut vendos kushte të forta, “detyra shtëpie”, por jo afate

Shqipërisë do t‘i konfirmohet shumë shpejt marrja e ftesës për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 prill të këtij viti. Deri tani, asgjë nuk është zyrtare, por “Top Channel” ka mësuar se në zyrat e NATO-s në Bruksel, vendimi ende i pashpallur, tashme është marrë nga ambasadorët e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Burime të mirëinformuara thanë se ftesa e NATO-s për Shqipërinë mbetet vetëm një formalitet i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, që do të mblidhen më 6 mars.

Kushte të forta dhe “detyra shtëpie”

Të njëjtat burime sqarojnë se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO do të shoqërohet me kushte të forta dhe “detyra shtëpie” të vështira për vendin tonë, që në thelb do të përmbajnë kërkesa politike dhe ekonomike për arritjen e standardeve të NATO-s. Në të vërtetë, optimizmi për marrjen e ftesës nga Shqipëria u paralajmërua një javë më parë nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hop Shefer, pas seancës me dyer të mbyllura, që Kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe përfaqësuesit e opozitës zhvilluan me 26 ambasadorët e NATO-s.

Afatet për negociim

Ato që mbeten për t‘u qartësuar, kur shpallja e ftesës të bëhet zyrtare, janë afatet që do të negociohen për përmbushjen e kushteve që Shqipëria të bëhet vend anëtar i Aleances Veriatlantike. Për 7 vendet e Evropës Lindore, procesi i anëtarësimit, që nga marrja e ftesës në Samitin e Pragës, ka zgjatur dy vjet dhe po kështu ndodhi edhe me tre vendet ish-komuniste, Hungarinë, Poloninë dhe Çekinë, të cilat morën ftesën në Samitin e Madridit (Spanjë) në vitin 1997 dhe dy vjet më vonë u bënë vendet e para anëtare të NATO-s, që dikur kishin marrë pjesë në Traktatin e Varshavës. Tani duket se është herët për të folur për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë, por e sigurt është se rrugën e saj, si vend i ftuar për anëtarësim, Shqipëria do ta nisë me Kroacinë. Të njëjtat burime konfirmuan se bashkë me Shqipërinë, vendimi i marrjes së ftesës në Samitin e Bukureshtit, është një çështje e mbyllur edhe për Kroacinë, vendimi për të cilën në të vërtetë, nuk është surprizë.

Maqedonia, jashtë vendimit paraprak

Surprizë nuk është gjithashtu edhe fakti që Maqedonia, deri tani, ka mbetur jashtë këtij vendimi paraprak jozyrtar për marrjen e ftesës, ç‘ka ka rritur ndjeshëm shqetësimin e autoriteteve maqedonase. Presidenti Branko Cervenkovski u ka dërguar një letër presidentëve të 26 vendeve anëtare, ku për herë të parë pranon se çështja e pazgjidhur e emrit të shtetit maqedonas me Greqinë mund të kthehet prej saj në një bllokadë për marrjen e ftesës. Presidenti Cervenkovski u kërkon homologëve të tij “të mos pranojnë kërcënimet e Greqisë për një bllokadë të mundshme ndaj Maqedonisë dhe se çështja e emrit nuk përfshihet në kriteret për marrjen e ftesës‘, thuhet në një paragraf të letrës së publikuar nga agjencia zyrtare maqedonase e lajmeve.

Takimet

Lobingu i Topit, Topallit dhe Berishës

Vetëm dy ditë më parë, krerët e lartë të shtetit shqiptar kanë marrë premtimin nga Letonia, se do ta mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në momentin që vendi i vogël baltik ka një peshë të rëndësishme në përgatitjen e vendimit që do të merret në Samitin e Bukureshtit. Në fillim të marsit, në kryeqytetin e Letonisë do të mbahet Samiti i Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, të cilët do të përcaktojnë axhendën e Bukureshtit. Samiti i Vilnusit po përgatitet pikërisht nga Qeveria e Letonisë dhe në mënyrë të veçantë nga ambasada e këtij vendi në NATO. Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kanë theksuar, gjatë takimeve me ambasadorin e Letonisë në NATO se, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian mbeten projektet më madhore për qeverinë dhe shtetin shqiptar, për të cilat politika është fokusuar në përmbushjen e reformave.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

50 Komente

  1. desaparacidos thotë:

    6 February 2008 @ 4:29 pm

    Ca na duhet NATO neve mer aman? Na hedhin kot pluhur syve me keto arritje te medhaja…

  2. bledi thotë:

    6 February 2008 @ 4:46 pm

    Shqiperia e Maqedonia do marin ftese, vetem NGA KOSOVA, qe te krijohet nje rajon stabiliteti rrotull Kosoves.

    Shqiperia e aq me keq Maqedonia jane jashte cdo standarti per pranimin ne NATO.
    Te ne brenda ndikimi do jete negativ, pasi sic shihet ngaterimi ne punet e brendeshme te Shqiperise, pa pike takti, ka bere qe te instaloj nje mosqeverisje 17 vjecare, e njerez e grupe politike qe me teper interesohen qe ta kene mire e te kenaqin te huajt, sesa te regullojne punet ne vend e te kenaqin shqiptaret, qe eshte dhe thelbi i demokracise e koncepteve te vendeve te natos.

    Kjo do ta beje qeverine tone edhe me fodulle edhe me shurdhe e qore ndaj problemeve te shqiptareve, e ne menyre te gabimte e te genjeshter duke i veshur vetes merita qe si meritojne.

    Merita eshte e KOSOVES per futien tone ne NATO.

    Sidomos kjo qeveri jo vetem ska bere gje, po eshte pergjegjesia per shkaterimin e ushtrise e mbrojties e degjenerimin e demokracise, pra ne kete prizem ka vetem bilanc negativ. Ka punuar realisht kundra natos, ku eshte kontributi i saj.

    Iraku tregoi se demokracia nuk importohet, e do kushte ne nje vend te zhvillohet, dhe stabiliteti ka me rendesi sesa standarte artificiale, qe te ne jane vetem ne leter.

    Po shqiperia thuaj ROFTE KOSOVA, e shpetimi i vendit tone nga ky cikel vetshkaterimi qe ka keto 17 vjet, do ti vije nga pavaresia e kosove, forcimi i faktorit shqiptar ne ballkan, qe ne te ardhmen do gjeneroj fuqi te medha e vendos shqiptaret ne tjeter rang., e gjerat do kene tjeter peshe dhe ne po ashtu.

    Kjo nje leksion per ata qe keputin fjale pa pergjegjesi per kosoven e gjithbashkimin kombetar qe ka filluar tani, e faktori shqiptar vepron si i tille qe tani.

  3. bledi thotë:

    6 February 2008 @ 4:51 pm

    Ca genjejne dhe keto gazetat, vizitat turistike te Topit,Topallit e Brishes, qe na i quajn dhe looobing, skane pike rendesie.

    Brisha,Topi e Topalli me pare te benin punen ne shqiperi, ku ushtria eshte zero, demokracia eshte skandal,shteti pothuaj inegzistent, dhe e kane katandisur vendin jashte cdo standarti jo te natos, po te nje vendi normal.

    Puna e tyre eshte ketu, e ata se kane bere.

    Ca do bindin te tjeret me vizitat turistike, qe kane qellime personale promovimi jashte e lobingu per karieren e tyre duke shkrytezuar statusin si perfaqesus te institucionve te vendit, kjo eshte naivitet, e genjeshter e propogande.

    Shqiperia futet ne NATO……VETEM PER KOSOVEN….po keshtu dhe Maqedonia.

  4. Grupi thotë:

    6 February 2008 @ 4:57 pm

    O Bledi po i di ti cilat jane standartet e NATOs njehere?

  5. bledi thotë:

    6 February 2008 @ 5:03 pm

    Fshati qe shihet …sdo kallauz.

  6. Ll thotë:

    6 February 2008 @ 5:04 pm

    O Bledi merre ca me shtruar, pakez fare te pakten. Antarsimi ne NATO eshte nje vendim sa teknik, ashtu edhe politik, biles ne rastin e Shqiperise eshte rrezik me shume politik se teknikisht ne s’kemi ndonje gje te madhe qe ti shtojme aleances. Si rrjedhim, cdo vizite e shtetareve Shqiptare ne keto organizma s’ben keq kur vjen puna per tu marre ky vendim.

  7. bacterius thotë:

    6 February 2008 @ 5:17 pm

    - Nje karpuz i madh nen kumbull
    Te gjitheve na mblodhi grumbull
    Kur e çamë na doli kungull.

  8. bledi thotë:

    6 February 2008 @ 5:17 pm

    Une jam pro antaresimit ne NATO.

    As ka medyshje ketu.

    Rruge tjeter nuk ka, sic kane thene dhe shume specialist te NATOs, shqiperia e maqedonia dhe pse jane jashte cdo standarti te natos, eshte e domosdoshme te hyne per stabilitetin rajonal, e sidomos tani ne prag te pavaresise se kosoves.

    Kritika ime ka te bej, me keta politikan, qe jo vetem nuk kane bere gje per naton, jo vetem kane shkateruar ushtrine, kane degraduar demokracine e shtetin, po na bejne dhe propogande sikur bejne te kunderten.

    Udhetimet e Topallit, e Berishes e Topit jane per lobingje personale, per karrieren e tyre, krijuar mbeshtetie per karieren e tyre duke shfrytezuar postet qe kane.

    Punen per NATOn ata duhet ta benin ne shqiperi, te kishim nje ushtri te pakten, e nje nje nivel sado minimal, qe te hunim ne NATO me dinjitet, per vendin e popullin e tije, dhe te vendosnim ca standarte demokracie e te shtetit.
    Keta keto si kane bere, pra punen e tyre.

    Problemi ky antaresim ne NATO do kete ndikim teper pozitiv afatgjate e vendimtar per kombin tone, po ne afat te shkurter , jo vetem nuk do kete ndikim, po do monopolizohet nga politikan qe i kane sjell vendit da te keqia, e do mbaj ata ne politike.

    Nuk eshte cudi se shume politika e aleanca, BE,NATO, ETJ keto 17 vjet, jane monopolizuar e keqperdorur nga politikanet ordiner te rastesishem shqiptar te ketyre viteve, e populli jo vetem nuk ka fituar gje, e nuk kane pasur ndikim ne jeten e tije, madie me keq ne shume drejtime, se kane hequr pergjegjesine qe ka qeveria e shqiperise te populli i saj, e te ajo qe ne shqiperi duhet te vendos vullneti i popullit shqiptar.

    Kjo eshte baze e gjithe vendeve te natos, qe jane demokraci e shtete sa te forta e aq te mira per qytetaret e tyre.

  9. hunter thotë:

    6 February 2008 @ 5:20 pm

    Eshte nje lajm shume i mire qe Shqiperia mori ftese per NATO. Sigurisht per arsye nderkombetare NATO nuk ka me rendesine e dikurshme sidoqofte eshte motiv krenarie dhe hap paraprak ne hyrjen zyrtare ne familjen europiane.
    Kush mundohet ti ule vlerat ketij hapi eshte vetem nje snob me frustracione te theksuar te personalitetit………

  10. Ll thotë:

    6 February 2008 @ 5:23 pm

    Po pra Bledi, e kuptoj shume qarte qe ti hallin e ke se do ta marri meriten Berisha dhe Topalli per kete ceshtje por kesaj s’ke c’i ben e s’mund te jete kurrsesi gjeja me e rendesishme ne kete ceshtje. Nese pranohet qe antarsimi ne NATO eshte gje e rendesishme per vendin, atehere nuk ka rendesi se kush i merr meritat.

    Sa per ushtrine Shqiptare, ka vdek me kohe ai muhabet keshtu qe kot i sillesh verdalle. Sado qe te ndreqej ushtria s’do te ishte ne gjendje te antarsohej ne NATO me forcat e veta, keshtu qe mbetet vetem politika.

  11. bledi thotë:

    6 February 2008 @ 5:27 pm

    Snoba jane ata qe kane 17 vjet qe flasin ne ajer te NATOn e BEne sikur jane ”grupe” muzikore.

    Te kerkosh qe vendi jote me te vertet te jete brenda standarteve te NATOs e BEse, eshte gjeja me normale.

    Te kerkosh mos te genjejme veten , pasi nuk e kemi bere punen tone, se NATO na fut per Kosoven e jo se ne kemi cuar vendin ne nivelin qe do NATOja.

    Madie kjo eshte kontribut, qe mos genjesh veten, e vendi me te vertet te vendos e harije standartet e NATOs e vendeve te tjera te saj.

    E qytetari shqiptar ne vend te meret pas emrave te medhenj, duhet ti kapi per veshi, Topallet, Topat,Brishet, e tu kerkoj pjesen e tije, ndryshimin ne jeten e tije, se vec fjaleve shqiptaret nuk marin gje.

  12. FALKON thotë:

    6 February 2008 @ 5:28 pm

    Po rregullohet edhe ushtria po he :) Harroni se cfare ringritje ka bere pas ‘97.

    Kush ka ndonje pikpyetje pastaj mbi domosdoshmerine e hyrjes ne NATO atehere eshte nga ata qe bejne pyetje te tipit…po mire…na duhet nje ure…po si do e bejme, per se gjati apo per se gjeri.

  13. Blendi Salaj thotë:

    6 February 2008 @ 5:29 pm

    Lajm shume i mire por as qe merret vesh se nga doli. “Burime te mireinformuara”, por te pacituara. Burime sekrete, anonime…(ketu dyshoj se T-C ua egzagjeron rendesine burimeve)…pastaj vazhdon, “asgje nuk eshte zyrtare…”

    Nuk dua ta prish gezimin e festes…por nuk lexoj asnje send ketu qe nuk e kam lexuar me pare ne dhjetra versione…Afate, Detyra shtepie, standarte…po ndonje te re a permban “lajmi”?

    Pastaj, “Shqiperia MERR ftesen…” eshte thjeshte e pavertete. Si perdoret koha e shkuar per ngjarje qe nuk kane ndodhur? S’e marr vesh…Po kur Shqiperia ta marre vertete ftesen per NATO cfare do jete titulli i gazetesh ‘Shqip’, “Shqiperia merr per te dyte here ftesen per ne NATO”?

  14. desaparacidos thotë:

    6 February 2008 @ 5:29 pm

    Ndoshta hunter, ndoshta!

    Por degjome : Evropa u be muaj qe po ja ben qefin Serbise e po i hap dyert vetem per nje gjysem aprovimi, ndersa ne nuk dime te luajme ne te njejtin nivel per anetaresimin ne NATO. Nuk futemi per merita po per “gjynah” ashtu si kur lu futboll merr budallain e lagjes qe te rrije ne porte!

  15. lulian kodra thotë:

    6 February 2008 @ 5:37 pm

    Gazetari i mire, thote Orhan Pamuk, nuk pret qe dicka te ndodhi qe t’a shkruaj ne gazete, ai e shkruan lajmin para se te ndodhi.

  16. bledi thotë:

    6 February 2008 @ 5:42 pm

    Ll

    Mua nuk me intereson kush i mer meritat, e ca merita ka ketu per te mare?!

    MERITAT I KA KOSOVA.

    Ajo qe ka rendesi eshte qe mos genjejme veten, e biem ne histeri kur ne realisht nuk e kemi bere punen, e duhet te jemi te qarte, qe eshte nje pune per te bere, qe vendi jone te kete nje standart normal, te vendeve te NATOs e BEse.

    Se po ngopemi ne lugen boshe, e ne darke pa uje e pa drita prape, e shikojme lajme te medha, e populli nuk fiton gje.

    Eshte shanc i madh historik i kombit tone BEja dhe NATO, po per faj te politikes sone, populli jone sot nuk po e shfrytezon kete shanc kaq te madh.

    Kjo qe dhe shkrimi im.

    Me ka bere pershtypje qe ne 90ten, vendi qe ne prag te luftes se Kosoves, e Berisha sla njeri pa zene e sherr pa hapur ne shqiperi, pa thene qe u shiti karburat serbeve, dhe filloi shkaterimin total te ushtrise.

    Tani prap ne pushtet te njejten gje.

    Pra njerezit duhet te kuptojne gjerat sic jane, qe te dime si te veprojme e te kapim mundesite qe na jep koha, qe jane teper te medha me NATOn dhe BEne.

    Berisha e shume politikane te ketyre 17 viteve, sa na kane penguar per te kapur keto shance te medha, e kjo duhet thene hapur, qe vendi me te vertet te kapi keto shance, e jo ti veme dafina ne qafe ketyre qe kane 17 vjet qe na kane mohuar te kapim shance qe koha i dha shqiperise. E kjo na ben qe te humbim prape e rime ne vend, e mos te shfrytezojme shancet.

    Berishes shqiptaret ja dhane voten e mundesine qe ti bente keto gjera qe ne 92shin po ai beri vetem te keqia, e tani jemi pas cdo vendi e jashte cdo standarti.
    Keshtu ja kemi dhene shancin e madh ketij njeriu me shume se cdo tjetri, e ska pse te pergojohet njeri sikur se do Berishen.
    Ky deshtoi besimin e njerezve vete.

  17. afrimi thotë:

    6 February 2008 @ 5:43 pm

    me behet qefi qe qeveria Shqiptare ia arriti qellimit te antarsimit te vendit tone ne Nato.Shihet fare qarte se qeveria ne kete legjislature ka arritur rezultate te mira dhe po e nxjerr Shqiperine nga tuneli qe e la qeverisja e te majtes.

  18. toko thotë:

    6 February 2008 @ 7:11 pm

    I zoti e jep tellali s’e shet.
    Rama-Berisha kerkojne mirkuptim per hir te kesaj marveshje ndersa ne bejme akoma politike dhe ziremi per gradat kush do ti mari. Me duket se politika po na e kalon ne kete pike.

  19. bledi thotë:

    6 February 2008 @ 7:50 pm

    I zoti eshte populli.

    Tellallet jane keta qe i shikojme pernate ne tv-ra.

    Politikanet te bejne punen se e kane katandisur shqiperine si mos me keq gjithe keto vite…E eshte akoma heret qe te ndajne meritat e marin dafina.

    E aq me teper kur thene hapur qe futemi nga kosova e as shqiperia e aq me pak maqedonia skane standarte per te hyre ne nato.

  20. toko thotë:

    6 February 2008 @ 8:47 pm

    Bledi e drejte por ja qe ne kete rast kemi ndruar rolet. Po ju a japim apo mohojme ne meritat atyre kur ata vete kane thene “lereni meritat menjane.”

  21. ados thotë:

    7 February 2008 @ 12:04 am

    Ngopemi me fjale boshe…Vetem Kroacia do te kete antaresim te menjehershem, pasi e meritojne.. Shqiperia, ndoshta jo plotesisht. Do te na hedhin ca fjale te mira,por ne fund do na thone se duhet te beni me shume.. Dhe me te drejten e tyre…NUK plotesojme asnje nga kushtet paraprake qe te behemi pjese e NATO-s( dhe mos te dali njeri te me thoje se jam gabim)….
    Sa per Maqedonine. ajo e ka te humbur ftesen persa kohe ka probleme me Greqine…!!!Te flasim drejte kur flasim..

  22. shqipo thotë:

    7 February 2008 @ 12:50 am

    Une nuk e kuptoj pse merziten disa ketu , qe nga nje ane nuk lene sekonde pa share qeverine dhe politikanet se nuk po bejne asgje , dhe nga ana tjeter nuk ju vjen mire qe shqiperija te mare ftesen dhe bashke me te shume dryra shtepije per qeverine dhe politikanet
    Mjaft me keto idiotliqe se na hapet barkun .

  23. shqipo thotë:

    7 February 2008 @ 12:55 am

    Nese ky lajm eshte i vertete , eshte nje aritje shume e madhe per popullin shqiptar , per shume arsye , disa nga ato jane :
    -Shqiperise i garantohet sovraniteti teritorjal .
    -Politikaneve shqiptare te cdo ngjyre , ju zvogelohet mundesija per te demtuar shqiperine dhe popullin shqiptar .
    -
    -
    -
    -
    -
    -
    -etj. , etj.

  24. Bogdan thotë:

    7 February 2008 @ 9:13 am

    Aleluia !

    Ky po lajm.Mendoj se pranimi ne Nato i Shqiperise eshte feste nje lloj e madhe si Kuvendi i Lezhes para 500 vjetesh, apo shpallja e pavaresise.

    Po e beri Sala kete, ka te gjithe bekimin tim.

  25. daku thotë:

    7 February 2008 @ 1:13 pm

    Ca nato po thoni ju.
    Me rrogen fillestare te ushtarakut 200e dhe pa status,plus pension max 100e.
    Ne me keto kushte sfutemi dot as tek vendet e botes te 3 jo me ne nato.
    Dhe ne Nigeri,Kenia,Sierra leone trajtohen me mire ushtaraket.

  26. oficeri thotë:

    7 February 2008 @ 2:00 pm

    daku, mos ji kaq pesimist, nuk ke perfshire ne trajtim kuoten mujore qe jepet per ushqim per oficeret shqiptare te nato-s: ajo perfshin 3kg patate nga argjrntina, 10 kokrra veze maqedonie dhe 2 kg miell me rrezatim cernobili nga ukraina… ndihma keto te nato-s per ushtrine shqiptare

  27. iliriani thotë:

    7 February 2008 @ 2:07 pm

    Edhe pse jam nga natyra njeri qe nuk para u besoj lajmeve te pakonfirmuara zyrtarisht, sidoqofte besoj se kjo do te ishte gjeja me e mire qe mund ti vinte shqiperise ne keto momente. Aresyet dihen. Politika shqiptare me deshire apo pa deshire do te detyrohet te krijoje standarte ne çdo kuptim, madje keto perpjekje kane filluar qysh tani. Sa per meriten se kush do ta marre. kjo pak rendesi ka, megjithate merita se pari i takon popullit shqiptar, se dyti opozites shqiptare qe per hir te interesave madhore te kombit dhe vendit per here te pare po tregon vullnet per bashkepunim me poziten per çeshtje te rendesishme, se treti i takon pozites qe gjithsesi i eshte nenshtruar dhe ajo disa detyrimeve ndaj opozites po per te njejtat interesa, e se katerti i takon te gjithe klases politike shqiptare perveç Skender Gjinushit qe spo le gur pa leviz per te sabotuar çdo perpjekje te’ politikes shqiptare qe i hap rruge marrjes se fteses per ne NATO dhe te tjera rrealizimeve madhore per kombin dhe vendin.

  28. Odysseus thotë:

    7 February 2008 @ 2:18 pm

    Ushtaret shqiptare ne Nato do sherbejne per 1 nga keto 3 gjera:

    1. Si mburoje njerezore (si puna e zezakeve te South Park)
    2. Per te qeruar patatet e ‘te jashtmve’.
    3. Both 1 and 2 (do qerojne patatet ne fillim)

  29. ilirfort thotë:

    7 February 2008 @ 2:30 pm

    Shans historik per Shqiperine e shqiptaret.Pune efekive dhe eficente e qeverise ,kryeministrit z.Berisha,kryeparlamentares znj.Topalli,ministrit Basha etj.kjo qeveri nenshkroi MSA,tani NATO e keshtu me radhe.Duket qeveria me e suksesshme ne keto 17 vitet e fundit.

  30. Grupi thotë:

    7 February 2008 @ 3:34 pm

    Po e pyes dhe njehere se nuk mu pergjigj njeri…cilat jane standartet e NATOs…per te cilat ju qenke KAQ te sigurte qe ne nuk i kemi arritur ose jemi duke i arritur?? Shume fjale te kota ala-Peshkatar.

  31. anonymus thotë:

    7 February 2008 @ 3:37 pm

    O njerez, po gezohuni nga nje here, gezohuni!
    Skepticizmi per cdo gje, nuk eshte gjithnje shenje intelekti.
    Edhe sikur te mos hyjme ne NATO kete rradhe, prape mire eshte per Shqiperine qe te jemi, te pakten, ne paradhome. Me e pakta eshte qe ngjarje si ato te 97-tes, kur shteti shkoi per lesh brenda nates, nuk do te ndodhin me!

  32. oficeri thotë:

    7 February 2008 @ 9:26 pm

    jam nje oficer prej verteti i ushtrise shqiptare, qe aspiron te hyj ne nato. nuk e kam kuptuar akoma cdo te thote termi nato per ne…marr 261 mije leke te thata ne muaj ne dore, jam beqar dhe vetem qerane e shtepise e kam 250 mije leke ne muaj, cfare te bej une ne nato me 11 mije leke shume te vjetra ne muaj??? nuk e pi cigaren, nuk qethem cdo muaj, nuk pi kafe cdo muaj, nuk rruhem cdo dite, nuk vishem, nuk hypi ne autobuz se skam bileta,,,etj etj…por aspiroj te hyj ne nato

  33. toko thotë:

    7 February 2008 @ 11:45 pm

    Officer, kur te hyjme ne NATO do te kesh me shume mundesi te maresh ate qe te takon. Nuk e di nese ke ndonje fare dashurie per profesionin tuaj apo eshte thjesht nje pune ku siguron rrogen, por di nje gje, qe edhe profesionalisht do te maresh ate qe te takon.

  34. tanitani thotë:

    8 February 2008 @ 2:20 am

    Ilirian !!!!!!!!!!!!
    Piqem me mendimin tend per ate….Skender Gjinushin.(se intelekti nuk ma lejon te perdor fjale te renda)….
    Une do isha kurioz te dija mendimin e atyre qe kane simpati per kete qenie gjakepirese…. Nqs tek keta persona qe kane simpati ben pjese ndonje vlonjat betohem se nuk hyj me tek ky siti :-)
    Rrofte trasparenca!

  35. FALKON thotë:

    8 February 2008 @ 11:03 am

    Odysseus, je jashte loje fare kete here! Sa here ke marre pjese me misione qe flet ne ate menyre?

    NATO kerkon standarte, nese do na fusin “me zor” atehere do detyrohen politik-beresit tane t’i plotesojne ato standarte me kohen.

  36. Ll thotë:

    9 February 2008 @ 12:40 am

    Deklaratë për Shtyp nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara
    (8 Shkurt 2008)

    Si Ambasada që shërben si pikë kontakti e NATOs, kemi vënë re raportime nga media në datat 5 e 6 shkurt që sugjerojnë se Aleatët e NATOs kanë marrë tashmë një vendim për t’i ofruar ftesën e anëtarësimit Shqipërisë apo vendeve të tjera të Kartës së Adriatikut. Dëshirojmë të sqarojmë që asnjë vendim formal nuk është marrë ende në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në NATO për Shqipërinë apo ndonjë prej vendeve të Adriatikut 3. Të 26 Aleatët duhet të jenë në një mendje në mënyrë që të ofrohet një ftesë.

    Kohët e fundit, kemi vënë re përparim domethënës në përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur standardet e bazuara mbi rezultate të NATOs, siç janë përvijuar në Planin e Veprimit për Anëtarësim. Megjithëkëtë, mbetet më shumë për t’u bërë.

    Jemi inkurajuar nga qëndrimi i përmirësuar bipartizan kundrejt bashkëpunimit, diçka e evidentuar, midis të tjerash, nga miratimi unanimisht i një rezolute të paraqitur nga opozita në mbështetje të reformave për të përmbushur kriteret e NATOs. Megjithatë, një numër domethënës reformash, specifikisht në fushat e reformës zgjedhore dhe gjyqësore, mbeten të paplota. Vazhdojmë të presim përparim të mëtejshëm drejt këtyre reformave për t’u siguruar që Shqipëria të jetë kandidatja më e fortë e mundshme në kohën kur të merren vendimet përfundimtare të NATOs.

  37. toko thotë:

    9 February 2008 @ 1:02 am

    Gazeta Shqip
    6 Shkurt 2008

    …Shqipërisë do t‘i konfirmohet shumë shpejt marrja e ftesës për anëtarësim në NATO gjatë Samitit të Bukureshtit, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 prill të këtij viti. Deri tani, asgjë nuk është zyrtare, por “Top Channel” ka mësuar se në zyrat e NATO-s në Bruksel, vendimi ende i pashpallur, tashme është marrë nga ambasadorët e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Burime të mirëinformuara thanë se ftesa e NATO-s për Shqipërinë mbetet vetëm një formalitet i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, që do të mblidhen më 6 mars….
    Ll ke te besojme Ambasaden apo Gazeten shqip dhe Top Channel :)
    Le te shikojme kush ka then te drejten me 6 mars. Po se mos u skuqet faqja ketyre gazetave kur genjejne Sa ju skuq faqaj Sokolit me ate perkthimin nga nga anglishtja te artikullit te “tij” Hajde dhe lexoje shtypin tone po deshe pastaj. Nje te mire ka kjo qe te paketen luftetaret e dekoratave do te qetesohen tani. Nuk paska dekorata per tu shperndare.

  38. ardi thotë:

    9 February 2008 @ 12:55 pm

    ….SHQIPERIA ANETARE E NATOS….

    Numri 2 i Ministrise se Jashtme Amerikane per ceshjet Evropjane Kurt Volker konfirmoj lajmet e diteve te fundit se Shqiperia do te marre ftesen ne NATO bashke me dy vendet e tjera .

    Me ne fund Shqiperia i bashkohet vlerave perendimore .

  39. AR31 thotë:

    9 February 2008 @ 1:49 pm

    ardi: “Me ne fund Shqiperia i bashkohet vlerave perendimore”
    de jure se de facto prit edhe ca

  40. shqipo thotë:

    9 February 2008 @ 9:08 pm

    Sa keq qe kjo ndodh tani , pikerisht kur qeveris berisha .
    Sa lajm i mire do ishte nese qeveriste nanua , ose ky i PS-se

  41. shqipe@ou thotë:

    10 February 2008 @ 4:21 pm

    Duke lexuar komentet vertetoj se Shqiptaret jane ambicioze te medhenj, dhe kjo eshte dicka shume e mire. Jemi te uritur per sukses, jemi te uritur per madheshti dhe vleresim, ndaj do punojne me shume dhe forte se kushdo.
    Para 5 vjeteve nje lajm i tille do pritej me brohorima, me daulle, dhe muzike ne internet, ndersa sot lajmi eshte i pritur, normal, dhe jo impresiv. Kjo tregon se c’ka presim ne per Shqiperine dhe c’ka enderrojme per te eshte ngritur ne nje shaklle me lart se thjesht antaresimi ne NATO.
    Bravo Shqiptare.

  42. Idris thotë:

    10 February 2008 @ 4:53 pm

    Qe mund te antaresohemi kjo eshte rendesishme.
    Ama kur kupton se nuk po futemi ne ne NATO,por po na FUTIN te tjeret
    fillon abstragon nga veprimi dhe gjen qe e vetmja fjale qe nuk shndrohet
    ne kuptime te tjera eshte folja me FUTE. :( :(
    Dhe kur te 26 vendet do bien dakord….BOBO 26! :( :(

  43. toko thotë:

    10 February 2008 @ 5:01 pm

    E bukur Idris
    “U futem” vs “Na futen”
    “Na futin” dhe kekrojme dekorata. Dekoratat duhen kur “te futemi” dhe jo se “na futen”. Ha ha ha Mbase dekorata do te jepen per studimet gjenetike se jemi pjese e Evropes Nordike (NATO). Gjithe ky mund pune e djerese kafeneve duke debtaura gjenetiken tone Bravo qeveria dhe politika meritoni nga nje dekorate :)

  44. Idris thotë:

    10 February 2008 @ 5:40 pm

    Me fal LL .Kam bere nje gabim …Nuk e kam pare kush “specialist” i problemeve te NATO-s e kishte prure… :( :( …prandaj mora pjese.
    Nato -eshte organizem POLITIK ?????????????
    Nato -ka ambasadore ??????????????
    Nato -permbush misione te ngarkuara nga OKB ?????????
    Nato - ka standarte te larta ekonomike ????????????
    Nato- Nato -Nato -ka edhe ushtri e oficer me kaptere qe i paguan..:( :(
    Dhe per kete te fundit qe po na FUTIN ,kuptohet rroli qe do kryejme :) :)
    Gjithsesi nga zemra dhe me shpirt UROJ qe tek ushtaraket pavaresisht nga emertimi karagjoz qe i kane vene MINISTRISE( e panevojshme-me mire nje komande) pra USHTARAKET te cdo niveli do te opaguhen me nivelin MINIMAL te NATO-s d.m.th jo me pak se 1200 euro ne muaj….

  45. ardi thotë:

    10 February 2008 @ 6:48 pm

    Ne NATO eshte anetaresuar ESTONIA qe kishte vetem 1500 ushtare apo pas luftes ne Kosove jane anetaresuar edhe Rumania e Bullgaria gjoja per kontributin qe ato dhane per stabilitetin ne rajon… kur Shqiperia priti 500 mije refugjat . Asnje vend qe eshte anetaresuar ne Bashkimin Evropjan apo NATO nuk i plotesonte kriteret te gjitha pranimet kane qene politike. Edhe Shqiperia po te ishte bje fjala jo me shumice Myslymane do te ishte anetaresuar ne BE dhe Nato qysh nga viti 2000 . Fatkeqesisht kemi fqinj Greket qe po bejn gjithcka qe ne mos te anetaresohemi kurre as ne NATO as ne BE. Muajt e fundit Greqia ,Gjermania dhe disa vende te tjera po bejn gjithcka kunder anetaresimit por vendimi eshte marre sepse per anetaresimin ne NATO vendosin vetem USA . Shqiptaret u perrulen para Bushit kur erdhi ne Tirane vetem nje aspekt miqesie dhe Amerikanet bejn politike pa paragjykime , detyrohemi ti falenderojm per vendimin qe kane marre .

  46. Idris thotë:

    10 February 2008 @ 9:51 pm

    NATO ne themel te saj ashtu si Traktati i Varshaves e Forma te tjera Angazhimesh ne cdo kend te botes jane organizime praktike te TEZES se KLAUZEVICHIT….Vazhdimi i politikes me mjete te tjer= me dhune.
    A e pranon BE tani kete organizim apo po e perdor e shfrytezon deri ne nje objektiv te caktuar ?
    A ka NaTO- per organizime te tilla brenda SHBA-se apo forma te tjera organizimi FEDERALE ?
    A do te jete ne nje gjendje te tille organizimi BE-u qe e ka formuar berthamen e nje organizimi te ngjashem me USA ?
    Ne se kuptohet e zgjidhet drejt ky RAPORT atehere qartesohet me mire dhe percaktohet me drejt vlera e ketyre ORGANIZIMEVE.
    Personalisht kam mendimin qe kur te vije koha e per tu anetaresuar PLOTESISHT ne NATO atij organizmi do ti kete ardhur FUNDI…………..
    Rrolin qellimin detyrat do t’ja kete “DELEGUAR “BE-ut,Sigurise se TIJ.
    Urime ushtarakeve per pagesat qe do te perfitojne dhe UROJ qe ky shtet e kjo klase POLITIKE e shquar per SERVILIZEM absolut( alias Yes MAN) te mos marre e ratifikoje vendime ne TROJE e PASURI te patundeshme ne funksion e sherbim te NATO-s.

  47. xhibi thotë:

    10 February 2008 @ 11:04 pm

    Urime “jo zyrtare”, derisa te behet formale ftesa :)

  48. ardi thotë:

    11 February 2008 @ 1:50 pm

    BE s’ka per te realizuar sigurine e saj , nje cope Kosove dhe nuk eshte ne gjendje qe ta administroj jo me sigurine e gjithe kontinentit. NATO-ja eshte organizata ushtarake me e forte ne bote dhe Amerikanet do ta mbajn per te mrojtur sigurin Evropjane dhe indirekt ate boterore. Zgjerimin ne Lindje po e ben Amerika jo Evropa sepse vendet e BE-se donin te anetaresonin vetem Polonin,Cekin dhe Hungarin . Per anetaresimin e Shqiperise s’kane dashur kurre por per ne NATO vendos vetem USA sepse ata dhe paguajn 90% te shpenzimeve ushtarake.

  49. shqipo thotë:

    13 February 2008 @ 12:51 am

    Idriz , se perse me duket se ty ta ka qefi qe shqiperija te beje pakte me Rusine :lol:

  50. ndricimi thotë:

    4 April 2008 @ 11:07 am

    shqiperia me ne fund e mori ftesen per ne nato urime te gjithe kombit shqiptar.persai perket komenteve sa me siper besoj se shqiperia eshte nje vend i varfer pa infastrukturene duhur per te hyre ne nato.porse me ndihmen e shteteve antare do de behet akoma me mire .qeveria e sotshme nuk eshte e afte te qeverisi vendin keshtu pas samitit te natos qeveria duhet te jape dorheqjen e menjehershme per ti hapur rruge frymes se re rinore perparimore.Vetem ata persona te cilet kane kulturen e duhur mund te qeverisin vendin.kryeministri yne megjithse mundohet te beje dicka por eshte i paafte.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com