Ambientalistët e Vlorës, biznesmenë ndotës
Gazeta Metropol
Ferati, Lulaj dhe Danaj aktivitete që ndotin tej mase ambientin
Tre aktivistët e qytetit të Vlorës, të cilët u liruan me kusht pak ditë më parë nga gjykata e këtij rrethi, duket se nuk janë edhe aq ambientalistë sa pretendojnë në protestat e tyre kundër ndërtimit të TEC-it në pyllin e Sodës. Kjo jo për faktin se gjatë protestës ata kanë bllokuar rrugën automobilistike me gurë të pisët, por për arsyen e thjeshte se Viron Ferati, Besnik Lulaj dhe Sadrit Danaj janë individë që biznesin e tyre e kanë përqendruar në disa aktivitete që rrezikojnë dhe ndotin tej mase ambientin në qytetin bregdetar të Vlorës.
Burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit kanë bërë të ditur për gazetën “Metropol” se pikërisht shtetasi Viron Ferati, i cili është edhe anëtar i Aleancës për Mbrojtjen e gjirit të Vlorës, disponon një furrë gëlqeroreje në periferi të qytetit.
Por duke ju referuar këtyre burimeve mësohet se edhe shtetasi Besnik Lulaj, i cili proteston “fuqishëm” për mbrojtjen e bregdetit të Vlorës, disponon një firmë ndërtimi, që kryesisht ndërton pallate shumëkatëshe në vende të ndryshme të Vlorës. Gjithashtu individi tjetër që pretendon se është ambientalist, Sadrit Danaj, kohë më parë ka qenë ish-pronar i një punishteje që prodhonte çimento të llojit “Koll”.
Tre aktivistët
Burime pranë Policisë së Shtetit bënë me dije se tre aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e gjirit të Vlorës, duhet të jenë të vetmit persona që nuk duhen të dalin të protestojnë për ambientin në qytetin bregdet.
Sipas tyre, Viron Ferati, Besnik Lulaj dhe Sadrit Danaj disponojnë disa aktivitete biznesi, të cilat sjellin shumë probleme në lidhje me pastërtinë e ajrit në Vlorë. Kështu një gurore që ndodhet në periferi të qytetit dhe që prodhon gëlqere, rezulton se është në pronësi të ambientalistit Viron Ferhati. Duke ju referuar burimeve, furra e prodhimit të gëlqeres funksionon vetëm me ndezjen e një sasie të madhe gomash, të cilat gjatë djegies në natyrë lëshojnë shtëllunga tymi që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve të Vlorës.
Gjithashtu një tjetër precedent kundër ambientalizmit duket se është edhe Besnik Lulaj. Në bazë të disa informacioneve të grumbulluara nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit, rezulton se Lulaj është pronar i një firme ndërtimi, që kryesisht veprimtarinë e saj e ka në ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në Vlorë. Lidhur me këtë fakt ambientalisti Lulaj ndikon drejtpërsëdrejti në shkatërrimin e bregdetit të Jonit dhe njëkohësisht me ndotjen e ambientit përreth. Sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia që makinat e firmës së Lulajt, të kenë shkarkuar inertet e pallateve edhe në bregdetin e Vlorës, pasi ky vend herë pas here është kthyer në kosh plehrash nga pronarët e disa firmave ndërtuese.
Ndërkohë një tjetër aktivist që pretendon se është arrestuar në emër të ambientalizmit, por që ka qenë ish-pronar i një punishteje çimentoje është edhe Sadrit Danaj. Sipas burimeve, në pronësi të këtij të fundit ishte një minifabrikë që prodhonte çimento të llojit “Koll”. Gjatë aktivitetit të saj, në atmosferë lëshoheshin një sërë gazrash, të cilët ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve të Vlorës.
Vendimi
Gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë ka vendosur pak ditë më parë të lërë të lirë me kusht aktivistët e aleancës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës, pasi ata vetë kishin pranuar se kishin shkelur ligjin, duke bllokuar rrugën gjatë një proteste në Vlorë.
Sipas burimeve pranë këtij organi mësohet se të ndaluarit, kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë, e cila i ka bërë të ditur se në rast të përsëritjes apo marrjes pjesë në tubim, ata do të arrestohen sërish.
Mësohet se këtë marrëveshje e kanë pranuar edhe aleancistët, të cilët kanë firmosur në procesverbalin e Prokurorisë dhe të gjykatës.
Viron Ferati
Pronar i një furre prodhim gëlqereje
Një gurore që ndodhet në periferi të qytetit dhe që prodhon gëlqere, rezulton se është në pronësi të ambientalistit Viron Ferhati. Duke ju referuar burimeve, furra e prodhimit të gëlqeres funksionon vetëm me ndezjen e një sasie të madhe gomash, të cilat gjatë djegies në natyrë lëshojnë shtëllunga tymi që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve të Vlorës. Lidhur me këtë fakt, burimet shprehen se është e pamoralshme që një individ, i cili dëmton çdo ditë ambientin dhe ajrin e Vlorës, të ngihet dhe të protestojë duke u vetëquajtur ambientalist. Aktualisht për Viron Feratin, gjykata e Vlorës ka dhënë lirim me kusht, duke pasur mbi shpinë akuzat e “bllokimit të qarkullimit të automjeteve” dhe atë të “organizimit të protestave të kundërligjshme”
Besnik Lulaj
Biznesmen ndotës me ndërtimet në bregdet
Një tjetër precedent kundër ambientalizmit duket se është edhe Besnik Lulaj. Në bazë të disa informacioneve të grumbulluara nga Prokuroria dhe Policia e Shtetit, rezulton se Lulaj është pronar i një firme ndërtimi, që kryesisht veprimtarinë e saj e ka në ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në Vlorë. Lidhur me këtë fakt ambientalisti Lulaj ndikon drejtpërsëdrejti në shkatërrimin e bregdetit të Jonit dhe njëkohësisht me ndotjen e ambientit përreth. Sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia që makinat e firmës së Lulajt, të kenë shkarkuar inertet e pallateve edhe në bregdetin e Vlorës. Aktualisht për të gjykata ka vendosur lirim me kusht, duke e akuzuar për veprat penale të “bllokimit të qarkullimit të automjeteve” dhe atë të “organizimit të protestave të kundërligjshme”.
Sadrit Danaj
Ish-pronar i punishtes së prodhimit të çimentos
Ndërkohë një tjetër aktivist që pretendon se është arrestuar në emër të ambientalizmit, por që ka qenë ish-pronar i një punishteje çimentoje është edhe Sadrit Danaj. Sipas burimeve, në pronësi të këtij të fundit ishte një minifabrikë që prodhonte çimento të llojit “Koll”. Gjatë aktivitetit të saj, në atmosferë lëshoheshin një sërë gazrash, të cilët ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve të Vlorës. Aktualisht gjykata e Vlorës ka vendosur për të lirim me kusht, duke mbajtur mbi shpinë veprat penale të “bllokimit të qarkullimit të automjeteve” dhe atë të “organizimit të protestave të kundërligjshme”. Duke ju referuar burimeve në rast se tre personat e sipërcituar do të marrin pjesë në tubime të tjera, ata do të arrestohen sërish nga uniformat blu.


17 Prill 2008 @ 9:33 pm
A ka njeri qe mund te verifikoje/pergenjeshtroje pronat e ketyre tre individeve? Artikulli eshte pak “intellectually dishonest”, prandaj pyes.
Per shembull, kjo fjalia:
eshte e pandershme, sepse a) ia atribuon gjykimin e autorit te shkrimit nje institucioni shteteror (qe mund te pyetet per fakte e jo per moral) dhe b) atribuimi mbetet anonim, dmth 99% i dyshimte.
Ose me poshte:
Perseri, “burimet” shprehen per moralin e tre individeve qe jane burgosur per arsye krejtesisht te palidhura me faktin se jane biznesmene ndotes.
Gjithashtu, njohuria e autorit mbi ambientalizmin eshte qesharake. Nje pronar i nje firme ndertimi nuk eshte automatikisht ndotes i ambientit.
17 Prill 2008 @ 10:01 pm
17 Prill 2008 @ 11:38 pm
Ehe!
Shume mire mund te quhet ….”Qingji dhe Ujku” me nentitull
Pralle nga kohe moderne ne nje shtet imagjinar se si cinizmi eshte argumenti kryesor i UJKUT qe perfaqesohet nga QEVERIA nepermjet POLICISE se SHTETIT.Subjekti ka te beje me NDOTJEN MORALE te nje ish “QEVERIE ne DIETE”
Moral PISANJOSESH!
17 Prill 2008 @ 11:43 pm
Se kush jane kta persona dihet…dhe pa lexuar artikullin. Kte kisha then dhe une me kohe…kta “biznesmena” Vlonjat qe vet e ndotin ambjentin…dalin e protestojne. Ktu ka interesa personale dhe asgje tjeter…
18 Prill 2008 @ 12:30 am
Ndoshta mund te jete ashtu si thua ti Grupi, por druaj, qe ti vetem sa po hamendeson. Kjo dava ka kohe qe ka nisur dhe une ende pres te degjoj emrin e NJE “biznesmeni pisanjos” qe eshte protestues apo mbeshtetes i aleances.
Tani ai hamendesimi yt nuk eshte i pabaze, ndoshta eshte dhe i sakte sepse ti po ben llogjiken e thjeshte qe ne rast se nje biznesmen ka interesa vetjake perfitimi ai eshte i prire ta mbeshtese Aleancen per gjirin e Vlores per arsye te tjera, cingune, vetjake…
E ja te supozojme se eshte vertete keshtu. Le te themi qe ka biznesmene ne Vlore qe kane interesa vetjake per te mbeshtetur protestat. Po a i ben kjo protestat me pak te vlefshme? Valle pse i puqen interesat me ca vete te tjere a behet qellimi i Aleances me pak i rendesishem? Une them se jo. Une them se eshte thjeshte e pamundur qe Aleanca e gjithe te jete nje truk i ca “biznesmeneve Vlonjate”. E gjej Aleancen shume te sinqerte per te qene buratin.
18 Prill 2008 @ 10:35 am
Keta te dhje.sin gazit qy me mjes :
…Burime pranë Policisë së Shtetit bënë me dije se tre aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e gjirit të Vlorës, duhet të jenë të vetmit persona që nuk duhen të dalin të protestojnë për ambientin në qytetin bregdet.
Sipas tyre, Viron Ferati, Besnik Lulaj dhe Sadrit Danaj disponojnë disa aktivitete biznesi, të cilat sjellin shumë probleme në lidhje me pastërtinë e ajrit në Vlorë…
Policia si Ministria e Ambientit !
Keta jane palla, po fare fare them une.
18 Prill 2008 @ 10:46 am
Shkuan ca miq e shoke civile tek Bujua i Nishanajve per t’iu ankuar zyrtarisht per keta “fakiret” qe ndosin ambjentin, edhe iu tha mystaqe-beu:”Nuk i dini te gjitha ju, jooooo! Keta te tre kane bere ca gjera te tjera te pahijshme ne Vlore, edhe kane dosje ketu te ne”

Po ne fund premtoi se do t’i lironte sic beri, me kusht, dhe kushti na ishte qe keta te mos ndotnin me ambjentin vlonjat…duke mos dale me neper rruget e Vlores per te protestuar.
S”u mor vesh shume, shume qarte, po gojet e liga thane se Vloren nuk e ndoten bizneset, po vete prezenca e ketyre te liruarve me kusht.
18 Prill 2008 @ 10:55 am
Shiko tani ca farse Gazeta Metropol e Alban Xhaferrit (Biznes Ndertimi) shkruan se biznesi i ndertimit eshte ndotje me e rrezikshme se industria PetroKimike.
Mos te behem dhe une si Kac MYftari po nuk rri dot pa permendur nje fakt qe me kabere shume pershtypje si ka mundesi qe ata qe mbrojne me me flake interesat e petrokimike ne gjirin e Vlores jane te gjithe KOLONJARE
Gazmend Shalsi

Artan Lame
Vellezerit Nazarko
(GRUPI ndoshta)
Edhe dicka tjeter 3 aktivistet u arrestuan me telefon ata nuk ishin ne rruge kur u arrestuan, ata u mbajten ne burg te sigurise dhe u liruan po me telefon.
Ca tregon kjo???
Kjo tregon qe filmat me Erin Brokovich ose Michael Clayton po ndodhin ne Shqiperi ne mes te dites me diell, Shumkobshet e medha e perdorin shtetin per tu bere presion qytetareve shqiptare te heshtin, te pranojne vdekjen.
18 Prill 2008 @ 3:09 pm
Kam pershtypjen nuk ja vlen te komentosh nje shkrim te tille ne nivel profesional shume te ulet. eshte harxhim kohe.
Shihni burimi eshte policia. Pra na del qe detyra e policise eshte mbrojtja e ambjentit ose duket ky burimi i policise mund te jete ndonje i partise se Xhuvelit dhe nuk mund te rri i shkreti pa shprehur shqetesimin per ndotjen e ambjentit nga te burgosurit e Aleances. Kaq nuk ja vlen. Ah, ka harruar eneidin, studentin qe ndoti me veze kostumin e Shalcit.
18 Prill 2008 @ 3:15 pm
Po se mos ia vlente niveli i se henes? Apo kontributi aty? Ne mos e folesve, koha e degjuesve u harxhua se s’ben me diletantizmat e pas 09-es se mbremjes.
18 Prill 2008 @ 7:22 pm
Po pse nuk e dini ju se policet jane jo vetem per ruajtjen e rendit, por edhe per funksione te tjera? Jane multifunksionesh - ne gjuhe intelektualesh
Nuk e keni vene re se sa here qe ndodh ndonje vetvrasje apo vethelmim, gazetari shkruan se sipas burimeve policore viktima (apo kandidati) vuanin nga depresioni. Kush i vizitoi? Kush ua percaktoi diagnosen dhe c’ilace u dha? -Policet. Jane doktorra te mbarum.
Megjithate, per rastin konkret, fakti qe burimi i lajmit eshte policia nuk do te thote se nuk eshte i vertete, sic supozohet nga disa. Thjesht duhet verifikuar. Megjithate ka nje fakt qe me ben te besoj ne vertetesine e tij - pranimi i fajit nga ana e te arrestuarve.
18 Prill 2008 @ 8:43 pm
c’jane keto gazeta pash zotin. niveli panorames. kane informacione te brendshme, ekskluzive..
do shtoja: me diferencen qe te ne edhe gjykatat i marrin urdhrat me telefonata.
Faleminderit qe na i sollet kete artikull ketu dhe na dhate mundesi te shikojme nivelin e ketyre gazetave pacavurre dhe ketyre “hetimeve gazetareske”.
18 Prill 2008 @ 9:42 pm
Qeveria ka konstatuar se gazetat dalin me me shume faqe se sa gazetare kane,prandaj Saliu ka vendose qe te vendos per çdo faqe bosh nga nje polic. Keshtu qe mos u habitni po shikuat per publiçitate e lavatriçeve diçituren:FRIGORIFERE.
Eshte nga policia e Vlores.
19 Prill 2008 @ 10:32 am
Qeveria po vepron shume gabim dhe se eshte ne varisine e shteteve te tjera qe i thone cfare te beje ,i thote SHBA te ndertoje central berthamor ajo e nderton ,i thote Italia te ndertoje Petroliferen ne Vlore e nderton dhe shume e shume gjera te tjera he se eshte bere koshi i shteteve te tjera duke i dhene ryshfet kryeministrit dhe shtete e tjera bejne cfare te duan me Shqiperine e perdorin ata si te duan .Eshte gjyna qe nuk del asnje kryeminister qe te mendoje vertet per kete vene sepse tundohen nga parate.
19 Prill 2008 @ 12:57 pm
kjo puna e ndotjes ga biznesmenet eshte thjest qesharke. Cdo aktivitet gjeneron nje ndotje. Problemi eshte se ku ndot dhe sa ndot. Nese biznesmenet e Aleances kane ndotur ne nje vend qe sduhet te ndosnin dhe kane ndotur me shume se lejohet te ndotin te gjobiten apo arrestohen per kete ndotje. Edhe nje qen qe ke ne shtepi do te ndos me shuren e tij dhe je i detyruar ta pranosh e ta detyrosh te shuroj ne vend te caktuar, por nese qente e lagjes vine e shurojne ne shtepine tende e ku ti doj qejfi edhe ne guzhine apo ne dhomen e ndotjes a do ta lejoje?