Login



Register

Aldo Bare: “Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit”

alfred-shkurti.jpgEmri i ish kryetarit te gjykates se Lushnjes dhe anetarit aktual te KLD, Artan Gjermenit, ndodhet ne pergjigjet e bisedave telefonike te Aldo Bares dhe pjestareve te tjere te bandes famekeqe te Lushnjes. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht dosjen e plote te hartuar nga Seksioni i Shtate i Antidroges se kuestures se Torinos. Materiali voluminoz prej 430 faqesh, pjese te te cilit Gazeta Shqiptare do t’i botoje ne vazhdim, perfdshin brenda tij qindra pergjime te telefonatave te bera mes kreut te organizates dhe pjestareve te saj. Në të përfshihen telefonata që u janë bërë drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për të mos guxuar të godasin njerëzit e organizatës, apo dhe afera të dyshimta të kryera ku përmenden emra politikanësh e funksionarësh të lartë shtetërorë.
Njëri prej këtyre emrave të përgjuar në bisedat telefonike është edhe antari i KLD-së, Artan Gjermeni, një emër i lakuar prej disa muajsh nga kryeministri Berisha si i lidhur me Aldo Baren. Sipas dosjes italiane, të ndërtuar nga seksioni i shtatë i Antidrogës së Torinos, emri i Gjermenit është regjistruar nëpërmjet celularit të Dondollakut, njeriut të cilësuar si “krahu i djathtë” i Aldo Bares. Dondollaku ka biseduar me kapon Aldo Bare, dhe i ka thënë atij se dëshiron ta takojë në Turqi, por nuk kishte dokumenta të rregullta dhe se rrezikonte të arrestohej nga Interpoli. “Profesori” (Aldo Bare) i jep zgjidhje duke i thënë se: “dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Tan Gjermenit”.
Ky episod nuk është rasti i vetëm që përmendet në dosjen hetimore italiane, të hartuar pas operacionit të koduar me emrin “Bijoux 2”(Bizhu 2). Në episodin e dytë, personat e akuzuar nga Drejtësia italiane si drejtuesit e kësaj organizate bisedojnë nëse “vazhdonte të ishte dosja e grupit të tyre në duart e Gjermenit, në mënyrë që të kenë mundësi të rihapin gjykimin për Maksim Çelën”, një anëtar të bandës që ndodhej në burg i dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë.
Të dyja bisedat telefonike të transkriptuara janë përfshirë në dosjen hetimore 9772/02 për të dëshmuar se sa e aftë ishte organizata të krijonte lidhje me persona të fuqishëm, të cilët ishin në pozicione të rëndësishme.
Pasaporta
Agjentët e Antidrogës së Torinos kanë identifikuar fillimisht Enver Dondollakun i njohur me pseudonimin “Goni”. Dondollaku shërbente jo vetëm si dispeçer për të siguruar kontaktet e organizatës me kapon e saj, “Profesorin”(Aldo Bare), që ndodhej larg, por njëkohësisht ishte dhe shefi i celulës që kryente trafikun e lëndëve narkotike në Veri të Italisë. Në faqen nr.25 të dosjes hetimore 9772/02, paraqitet përmbledhja e transkriptimit të telefonatës 157. Biseda është bërë në gjuhën shqipe dhe ka nisur në orë 22.32 të datës 6 mars 2003. Pritësi ka qenë “Goni” (Dondollaku), i cili ka përdorur aparatin celular me nr. Imei 350642073479560, ndërsa karta telefonike nga është telefonuar mban nr. 0040212317597, që i përket një kompanie të telefonisë në Rumani. Ky numër rezulton të ketë qenë në përdorim të Leonard Priftit. Telefonuesit janë identifikuar në Rumani dhe fillimisht në telefon ka dalë “Nardi i vogël” (Leonard Prifti). Menjëherë pas tij Dondollaku ka komunikuar me “Profesorin”, Aldo Baren. Në fund të bisedës, Dondollaku i ka kërkuar “Profesorit” se donte të shkonte në Turqi për ta takuar, por nuk kishte dokumenta të rregullta për të lëvizur lirisht. Dondollaku ishte në kërkim qysh prej 11 tetorit 1999, kur i shpëtoi arrestimit nga forcat speciale në Lushnje. Problemet për të u bënë më të mëdha në 26 shtator 2001 kur Gjykata e Elbasanit e dënoi me 20 vjet burg. Pesë muaj më vonë Gjykata e Apelit në Durrës ia minimizoi në maksimum dënimin, duke i dhënë vetëm 5 vjet burg për rrëmbim personi. Por ky vendim ishte i formës së prerë dhe qysh nga ky moment emri i tij ishte në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Dondollaku u kishte shpëtuar dhjetëra aksioneve të policisë brenda vendit, por i trembej arrestimit nga Interpoli gjatë udhëtimit jashtë Shqipërisë. Për këtë shkak ai i kërkon ndihmë “Profesorit”, i cili i përgjigjet se: “Dokumentat do ti bëjmë nëpërmjet Tan Gjermenit”. Në këtë periudhë Gjermeni ishte kryetari i Gjykatës së Lushnjës.
I dënuari
Në telefonatën nr.157 bie në sy dhe detaji që tregon se organizata kishte futur në qelinë e burgut të një anëtari të saj të dënuar, Maks Çelës, një aparat celular. Dondollaku i jep Leonard Priftit, i njohur në Lushnje dhe me nofkën “Çibiku”, numrin e celularit që Çela mbante në qeli. Këtë numër “profesori”(Aldo Bare) ia kishte kërkuar Dondollakut në një bisedë të mëparshme, edhe kjo e transkriptuar. Maks Çela ndodhej i dënuar në burg dhe “profesori” donte të fliste direkt me të nga Turqia, jo vetëm për t’i ngritur moralin, por edhe për ta siguruar se do të bënin të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë atë nga burgu si pjestarët e tjerë të organizatës që tashmë kishin fituar lirinë. Pikërisht për këtë motiv, në bisedën e dytë të transkriptuar nga policia italiane, Aldo Bare i thotë Dondollakut se nuk është i sigurt nëse dosja e “Bandës së Lushnjës” vazhdonte të ishte në duart e Tan Gjermenit, në mënyrë që të shikonin mundësinë për të rihapur dhe një herë çështjen gjyqësore të Maksim Çelës.

Artan Hoxha

Gazeta Shqiptare

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

38 Komente

  1. adriatik thotë:

    20 April 2007 @ 12:44 pm

    Po pse edhe ky tano gjermani paska qene antar i bandes. u temen, sa ka bota.

  2. ftjkt thotë:

    20 April 2007 @ 1:07 pm

    Gjermeni i krimit!?

    Epo keshtu eshte, kur bertet gjithe diten Ujku, Ujku, kur eshte me te vertete Ujku, s’ta var me asnjeri…

    Per mendimin tim PS duhet te distancohet nga keta Gjermenet as me pare per te treguar seriozitet, … interesante…. te shohim se c’do te ndodhe…

  3. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 April 2007 @ 1:25 pm

    Ehhh, si lidhen copëzat e puzzle-it…
    Duke futur copëzën “Gjermeni”, del që është copëza “Dhori” ajo që ka vendin e nderit në këtë pikturë makabre. Ishalla bëhet realitet ajo ëndrra ime për këta njerëz: Sot sulltan, ditën tjetër skllav i lidhur që rremon në një anije piratësh…

  4. Denis Çelaj thotë:

    20 April 2007 @ 1:31 pm

    Si artikull qenka i goditur por me i goditur me duket fakti nga kush eshte botur artikulli.Sepse ne te gjithe e dijme se sa here eshte perfolur familja
    Gjermeni ,kjo e fundit ka pase nje mbrojtje te fuqishme nga kjo gazete dhe te gjithe mediat e majta.
    Gjithsesi me duket interesant fakti qe ky publikim i ketyre telefonatave kalohet kaq ne heshtje nga bota jone mediatike, dhe kur ne te vertete behet fjale per nje pjesetare te bandes se Lushnjes te cilin presidenti yne e ka emeruar ne Keshillin e Larte te Drejtesise.Ky fakt na shtyn te dyshojme edhe tek presidenti i vendit se mos edhe ky na eshte anetare i ndonje organizate sikur ajo e ALDO BARES.
    Me paturpesine me te madhe zoti Moisiu, nuk e mori parasysh fare faktin qe Tan Gjermeni me grua ishin anetaret e Bares.
    Gjithesesi duhet te presim nga te huajt te na sjellin ndonje material edhe per familjen Sollaku, sepse edhe keta i kemi anetare te bandes shume gjakmarrese te Hakmarrjes per Drejtesi.
    Zoti e bekofte Shqiperine duke i perzene keta vampire nga postet me te larta te drejtesise shqipetare.

  5. iliriani thotë:

    20 April 2007 @ 1:32 pm

    Ki Gjermeni ulet ne krah te Presidentit te Republikes gjate mbledhjeve te Keshillit te Larte te Drejtesise, kur shkarkohen dhe punesohen gjyqtaret e gjithe sistemit gjyqesor te vendit. Ki Gjermeni ka qene avokat i bandes, dhe e ka vazhduar kete pune edhe kur u be kryetar i Gjykates ne zonen ku vepronte banda…

    1. Kush e beri ate kryetar gjykate ne zonen ku vepronte banda?…
    2. Kush e beri ate anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise?…
    3. Pse u neglizhuan alarmet e opozites kunder ketij personi?…
    4. Pse presidenti dhe KLD durojne mbi shpine njollat qe u solli ky anetar?…
    5. Kush politikan fshihet pas tij, dhe c’interesa mbron Gjermeni ne KLD?…

  6. Lawman thotë:

    20 April 2007 @ 1:38 pm

    Di njeri se ca ke bere kjo banda e Aldo Bares? Ndonje link me informacion do me interesonte…

  7. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 April 2007 @ 1:47 pm

    Lawman:
    Gjera te vogla ka bere, psh me prerje kokash, rrembime, ekzekutime me shumice….. Gjeta nje link nga gazeta Metropol qe numeron krimet e bandes se tij.

    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=40578

  8. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 April 2007 @ 2:10 pm

    Cudi si s’po ndihet ndonje koment nga ata qe bejne tifo ne mbrojtje te kulluarin Dhori Sollakun.

  9. Lawman thotë:

    20 April 2007 @ 2:18 pm

    rrofsh Odysseus,

    Qeka si Tony Soprano. Shpresoj qe edhe Sollakut ti provohet bashkepunimi me Aldo Baren.

    Gjithashtu shpresoj qe edhe Sali Berishes nje dite te pergjigjet per 3000 vrasje, krime kunder njerezimit dhe genocid kunder jugut te shqiperise (na shketurran nje komb te tere e na detyruan te marrim rruget e kurbetit), nga periudha mars-prill 97 ne bashkepunim me krye-kriminelat Bashkim Gazidede, dhe Agim Shehu.

  10. Dori Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 April 2007 @ 2:20 pm

    A këta Italianët, hanno rovinato un operazione che era un bijoux

  11. Naimi Shkruaji mesazh privat thotë:

    20 April 2007 @ 2:27 pm

    Sistemi gjyqsor ne Shqiperi nuk eshte i korruptuar eshte me keq se kaq. Ne drejtimin e tij (gjykata dhe prokurori) jane ricikluar elementet me negative te sigurimit te shtetit. Nqs po ju vjen nder mend Katovica keni te drejte.

  12. butrinti thotë:

    20 April 2007 @ 3:02 pm

    Duhet te jap urgjentisht doreheqjen Presidenti i Republikes . Cfare kryeministri Berisha ka denoncuar prej kohesh tani eshte fakt flm. drejtesise Italiane.

  13. anonymus thotë:

    20 April 2007 @ 6:14 pm

    vini re qe kete pune e ka nxjerre gazeta private, jo qeveria! E ka ditur qeveria kete pune? Nese po, pse s’ka marre masa por vetem ka bere gam-gam? Nese jo, pse jo? Pse nuk ka bubrruar qeveria qe ti gjente keto gjera te renda per dy vjet por ka bere vetem gam-gam?
    Vini re qe deri tani kemi vetem komunikimet e dy te pergjuarve. Gjermeni implikohet por gje nuk provohet. Nje skeptik mund te thote psh, qe A po i shet mend B-se, duke i thene ’shiko ke njoh une!”, fenomen i njohur per Kriminalistiken.
    Tani i mbetet Moisiut qe te kerkoje sqarime nga ky Gjermeni, dhe nqs Moisiu nuk ben gje, atehere i mbetet Kuvendit te beje dicka. Argumenti qe ky ka imunitet eshte i pavlefshem sepse ky ka bere be te rreme kur eshte zgjedhur (nese keto jane te verteta) dhe si e tille beja e tij eshte “void”.
    Ishalla del gje se na plasen, terc-verc, asgje konkrete.

  14. Shteti thotë:

    20 April 2007 @ 6:20 pm

    Cfare kryeministri Berisha ka denoncuar prej kohesh tani eshte fakt flm. drejtesise Italiane.

    Eh tu te rujate Zoti, o Butrint!

  15. Sigurimsi thotë:

    20 April 2007 @ 6:27 pm

    Duhet pasyr parasysh vetem nje gje mendoj une. E para ai pergjim nuk perben prove, aq me teper qe nuk eshte i autorizuar nga gjykata shqiptare. Keshtu qe ne njefare menyre qeverise shqiptare nuk i mbeti asnje mundesi tjeter vecse te arrestonte gjermenin te cilin me siguri prokuroria do ta lironte me pas. Por eshte shume e cuditshme sesi prokuroria shqiptare bazuar ne pergjime italiane, ka arrestuar e goditur dhjetera grupe kriminale qe kane bere trafiqe dhe kane ardhur e kane investuar ne Shqiperi. Ajo cfare eshte botuar sot ne kete te perditshme perben nje rast teper te vecante i cili do mbeshtetur plotesisht dhe madje do pergezuar. Eshte mundesi e mire per te thene se te pakten njehere, akuzat qe pati bere Berisha, (i cili me siguri duhet te kete qene i sinjalizuar) u vertetuan. Une mendoj se nje kryeministri nuk i shkon te ekspozoje dosje penale qe mund te demtojne hetimet. Per tju shmangur debateve dhe trajtimit politik te kesaj ceshtje, mendoj se duhet thene se njerez te tille nuk kane fare vend ne KLD madje ata nuk duhet te jene pjese e asnje strukture te administrates shteterore.

  16. Pjer Thomas thotë:

    20 April 2007 @ 7:33 pm

    Normalisht , nje njeri duhet te pergjigjet per krimin ne vendin e tij, vrasje apo çfare mund te kete bere tjeter, por jo se ka transportuar droge nga Turqia ne Itali apo EU. Eshte i njohur fakti i supershteteve qe bejne zhurme rreth kesaj teme (droges) dhe ushtrojne trysni tek vendet e vogla, per t’ua percielle atyre trafikantet e medhenj, per arsyet e tyre financiare. Mua me habit fakti se si paska dale kaq i forte ky lushnjari, kur dihet historikish se Lushnja ka qene nje qytet me njerez te bute e te mbyllur ne rrethin e tyre. Me habit dhe fakti tjeter se si paska ngelur ne doren e ketij trafikimi i droges nga Turqia ne EU, kur ate e lozin lobet e fuqishme ne perendim.

  17. Aleks Kola thotë:

    20 April 2007 @ 8:00 pm

    Une jam vete nga Lushnja dhe e di mire se per ç’fare flitet :

    Gjermeni ka qene Kryetar i Gjykates per vite me rradhe, te tere e dine ne qytet qe kane pasur lidhje me “Banden”. Me vjen keq se disa thone se Berisha flet “ujku, ujku”. Ne raste te tjera mbase ka qene keshtu, por per kete rast, nuk e di njeri tjeter me mire kete pune, sesa vete Lushnjaret. Te gjithe i shikonim “kopilet” e tyre qe vini rrotull kurse policet u rrinin “gati_tu”, ne kohen e socialisteve (1997-2005).

    Priteni kur te hapen kartat e Arta Dades, se dhe per ate ka patur llafe plot per lidhje te dyshimta.

  18. Aleks Kola thotë:

    20 April 2007 @ 8:52 pm

    Sa per ata qe thone se Lushnjaret qenkan te bute, gabohen aq rende, sa gabohen ata qe thone si presidenti yne qe thote se : “Nuk kam asnje pike dyshimi mbi Sollakun”.

    Ne fakt, Lushnjaret kane qene nga me aktivet nga 97-ta e ketej, dhe fakti qe Bandat tek te qendruan deri diten e fundit te socialisteve ne pushtet (kujtoj se me 3 Korrik 2005 egzekutuan 2 persona poshte selise se PD-se ne qender te qytetit tek Muzeu Historik, kur qytetaret po festonin fitoren e PD-se ne zgjedhjet e Pergjithshme), tregon se lidhjet e tyre ishin me sferat e larta te politikes se aso kohe perderisa jo vetem qe nuk kapeshin, por mbroheshin nga pushtetaret e kohes.

    Drejtesia vonon, por nuk harron, nuk harrojne dot as qindra biznesmenet Lushnjare, qe u jane vene “gjoba” nga kjo organizate, as te tjeret qe jane vrare nga njerezit e tyre per bindje politike, apo per “biznes-droge”.

  19. Kuqo thotë:

    20 April 2007 @ 9:15 pm

    Aldo Bare njihej si Komisariati nr2 i qytetit te Lushnjes dhe ishte mur me mur me komisariatin nr1 (te vertetin). sigurisht qe ky 1 per shume vite bente si i thoshte komisariati 2. Konflikti nuk filloi per politike, por per para. Ne nivel lokal, Aldo bare ka ‘punuar’ me te dy partite ose se paku me anetare te te dy partive kryesore.

    Vrasjet e 2005 tek sheshi i qytetit nuk ishin direkt politike. eshte e vertete se mendohej se krahu tjeter do te merrte mbeshtetjen e PD, por vrasjet ishin larje hesapesh.

    Gjyqtaret jaen sigurimsa te riclikuar? Kjo nuk eshte e vertete. sigurimsat e riclikuar sot jane avokate.

    Hapi i pare i presidentit te republikes eshte qe ti kerkoje Gjermenit doreheqjen. Nuk mund te mendohet qe ai te vazhdoje ne KLD duke qene praktikisht nen hetim. Aldo Bare nuk kishte se pse ti mburrej Dondollakut. mandje nga biseda te krijohet pershtypja se kontakti mes Aldo Bares dhe Gjermenit mbahej permes Dondollakut.

    Gjermeni dhe Sallaku s’kane patur asnjehere te bejne me njeri-tjetrin. ata perzihen bashke vetem ne ligjeratat e udheheqesit.

  20. Brigadieri thotë:

    20 April 2007 @ 10:58 pm

    Kot ja fusin , ky shkrim verteton cmendurine e radhes te Berishes qe ja fut kot gjithmone , kete Gjermenin shume shpejt do ta ngrene ne detyre .

  21. Etrusk thotë:

    21 April 2007 @ 8:27 am

    Mjere ne per gjygjesorin tone te “lavderuar” nga OSBE dhe ODIHR se po mbijeton nen nje presion te tmerrshem nga krimi dhe pafuqia e ekzekutivit!!!

    Sheksipiri ka thene ne vitet e trazirave te medha en UK:
    “Gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te vrasim te gjithe avokatet!”.

    Natyrisht kjo ne menyre figurative por qeshte e verteta nqs ka njerez me probleme te medha me drejtesine jane vetem ata qe merren me te!

  22. Andisi thotë:

    21 April 2007 @ 11:56 am

    “Kot ja fusin , ky shkrim verteton cmendurine e radhes te Berishes qe ja fut kot gjithmone , kete Gjermenin shume shpejt do ta ngrene ne detyre .”

    ——————————————————————————————————————————————–

    C’mendurine e radhes te Berishes ?!

    Qe kur Gazeta “Shqiptare” na paska dale Djathtas, ose e pakta, t’i japi iso thenieve te Berishes ?!

    Ne vend te merreni me Baren dhe Artan Gjermenin, merreni gjithnje me Berishen … (rrezik edhe kur Berisha te jete larguar nga politika, prape atij do t’ja faturoni te gjitha gjerat qe ndodhin ne Shqiperi :) ! )

  23. Edi thotë:

    21 April 2007 @ 1:00 pm

    Kuqo ky emri te shkon shume. Kuqon fare o burre i dheut.

  24. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2007 @ 1:32 pm

    nje bisede midis persona x e y

    x- une ia kam … motren atij z
    y- po ajo qenka krv fare more
    x- dhe ai eshte moter…

    populli- po po po ajo eshte krv dhe ai eshte moter…

    Si u be dallaverja FAKT

    Kjo nuk do te thote se ajo motra e z nuk eshte krv
    nuk do te thote as qe motra e z eshte krv
    ne fakt nuk do te thote asgje

  25. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2007 @ 1:44 pm

    Me shpresen qe salinistet e vegjel te jene shkrehur nga ngazellimi i madh vijme tek rasti konkret.

    Une me thjeshtesine time mund te gjej te pakten dy interpretime te ngjarjes.

    1- aldo bare e dinte qe pergjohej (kush nuk e di ne pozicionin e tij) dhe mendonte t’ia zhyste me kete rast gjermenit qe e kish inat pasi kish marre mase arresti per te (ky po qe eshte FAKT) (ndeshkohet penalisht - shpifje)

    2- Aldo Bare qe duhet te mbaje e forcoje rolin e tij si kapo-bande (se nuk jane si ne ushtri atje dhe ta fusin shoket) dhe i duhet ti ngreje moralin vartesve, shpalos lidhjet e tij shume te fuqishme (e di ti kush jam une apo jo?!). Nuk di sipas ligjit shqiptar por sipas atij italian kjo eshte millantazione dhe ndeshkohet penalisht (eshte nje fenomen aq i njohur pra, sa kerkon nje ndeshkim penal)

    Cilen pjese te teorise se probabilitetit do te perdorim per te vendosur nese alternativa e vlefshme eshte ajo 1, ajo 2 apo ajo e kryeministrit????

  26. Brigadieri thotë:

    21 April 2007 @ 1:45 pm

    gene , lere lere se na mbushe mendjen .

  27. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2007 @ 1:49 pm

    Persa i perket sollakut
    Sollaku duket te jete ushtar i pabindur i berishes (ai e zgjodhi kryeprokuror) dhe pergjithesisht tradhetaret ndeshkohen me rende se armiqte.
    Shto ketu edhe tendencen e salinit per te kontrolluar pushtetet dhe lind konflikti institucional qe po shkaterron akoma me shume shqiperine.

  28. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2007 @ 1:52 pm

    o brigadier mendja i mbushet atyre qe e kane akoma ne koke e jo atyre qe e kane lene peng tek selia e PD ;)

  29. Edi thotë:

    21 April 2007 @ 1:54 pm

    A ia vlen te merresh me qene? Qeni mund te lehe, te kafshoje kemben, po a ia vlen t’i kafshosh qene-s kemben back? It’s not worth it.

  30. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2007 @ 1:57 pm

    Bravo edi

    qenke lodhur shume dhe ke nxjerre nje perle te mendimit bashkekohor

    Temen edi temen

    ke gje per temen?

  31. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2007 @ 1:58 pm

    Nuk mu pergjigjet

    Si do vendosim nese vlen alternativa 1, 2 apo ajo e debilit kryeminister

  32. klodi thotë:

    21 April 2007 @ 2:02 pm

    Mua nuk me shqeteson vetem Gjermeni por edhe Gjermenet e tjere si ai .
    ne 8 vitet e PS keto kriminel ndertuar bandat e tyre kundra popullit te tyre .
    Le te shohim tani nese Sollaku do bej ndonje hap perpara.

  33. gene Shkruaji mesazh privat thotë:

    21 April 2007 @ 2:09 pm

    nuk u pergjigje as ti klodi

    si zgjedh midis ketyre alternativave te intepretimit?

  34. Klodi thotë:

    21 April 2007 @ 2:20 pm

    Gene , nuk dua te komentoj “alternativat” e tua por po i pergjigjem direkt pyetjes tende .
    alt 1; - Aldo bare ne diskutim ne tel , po kerkonte te kryente nje operacion , jo tja “fustte” gjermenit . Aldo bare nuk e dinte se po pergjohej , ashtu sic nuk e dinte as Moggi (juventus) me te gjith kompanine e arbitrave dhe te imlikuarve te tjere ne scandalin e futbollit italian . Me kete un e hedhe poshte alternativen tende 1.
    alt 2: Nuk besoj qe aldo bare kishte akoma nevoje te tregohej “me i forti” kur ne fakt kete status e gezonte . pastaj , nuk duhet te tregohej “mendjemadh” me bashkepuntoret e tij me te afert . mendjemadhsine mund ta tregonte me ndonje rival apo ndonje te panjohur.
    keshte gene , ti more mbi shpatulla te besh avokatin mbrojtes te alfred shkurtit , por me sinqeritetin me te madh te them qe nuk ja dole mire . Akuza eshte shum e forte , duhet te funksionoje Sollaku.

  35. Klodi thotë:

    21 April 2007 @ 2:22 pm

    me fal , kerkove te beje avokatin mbrojtes te gjermenit.

  36. Joni Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 April 2007 @ 1:45 am

    Kush ka prioritet ne hetime Gjermeni, anetar i KLD apo Lufter Xhuveli minister i mjedisit?!

  37. Odysseus Shkruaji mesazh privat thotë:

    23 April 2007 @ 9:53 am

    Gene, mos je me origjine edhe ti nga Gjermeni? Mos je ne fis me te? Se me duket sikur te dhemb diku tjeter kjo ceshtja e Tan Gjermenit.

  38. alban thotë:

    20 June 2008 @ 8:22 pm

    aldo bare ka mar hakun e vellait si e perfytyroni sikur tju vrasin ju vllain cfar do benit

Burim RSS për komentet

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.