Identifikohu



Regjistrohu

Albania Mania - Të “bëhesh” shqiptar, për të qenë i famshëm?!

Para ca netesh nje mikja ime i degjon ne Washington Sq Park ne NYC dhe me merr ne tel e me thot “ej ke degjuar ndonjehere kte grupin Albania Mania?” Dhe mu kujtua qe i pata gjetur neper mjet artikullit te meposhtem.

—-

Të “bëhesh” shqiptar, për të qenë i famshëm?!

Gazeta Metropol

I vetmi problem është se historia nuk është tërësisht e vërtetë. Në fakt, banda, anëtarët e së cilës variojnë nga 18 deri në 25 vjeç është formuar në Knoxville. Shumica e tyre janë albaniamania.jpgse, me këngë folklorike ku spikat fizarmonika, e të përshkruara nga melodrama e botës së vjetër…

Kanë zgjedhur të jenë shqiptarë! Jo se kanë ndonjë njohje apo lidhje të veçantë me Shqipërinë. Por për një arsye fare të thjeshtë: duan të ngjallin kureshtjen e të tjerëve.

Nëse bëni një shëtitje poshtë Broadway ose në Second Avenue këtë fundjavë, patjetër që do t’i shihni dhe “do të vraponi” bashkë me ta brenda “Albania Mania”; një orkestër e Evropës Lindore dhe këngëtarë-tekstshkrues që aspirojnë të jenë yjet e shtetit.

Në tufën e instrumenteve të tyre ka të tillë të quajtur cello, trombon, violinë, teneqe govate dhe sharrë muzikore. Kurse ata flasin një anglishte të thyer me theks të trashësive, origjinave dhe konsekuencave që variojnë. Ndaloj për një bisedë me fizarmonicistin, Joshan- burrë i biznesit dhe ai më tregon në mënyrë energjike se ata janë një familje muzikore emigrantësh shqiptarë.

“Ne punonim në një fabrikë që prodhonte topa për ushtrime vallëzimi dhe i shiste”, thotë Joshan. “Dhe ne thjesht vodhëm 100 prej tyre duke i lidhur në autobusin tonë, pastaj i ramë qark gjithë Amerikës. Kështu mund të bëhemi të famshëm dhe në fund do të kthehemi në Shqipëri, në atdheun tonë, si superstarë”.

I vetmi problem është se historia nuk është tërësisht e vërtetë. Në fakt, banda, anëtarët e së cilës variojnë nga 18 deri në 25 vjeç është formuar në Knoxville. Shumica e tyre janë nga Tennessee; të gjithë janë lindur në SHBA dhe të gjithë jetojnë në Nashville. Një trupë shqiptarësh të rremë, përmasat e së cilës luhaten nga udhëtimi në udhëtim, madje edhe përgjatë një udhëtimi, ndërmjet katër dhe nëntë personash. Sigurisht një gjë të tillë nuk e bëjnë për t’u pasuruar, për famë gjithashtu, por… kurrë nuk të bën keq të ëndërrosh.

“Kur u takuam, ne thamë: “Le të fillojmë të luajmë muzikë në rrugë”, thotë daullexhiu Charice Starr, emri shqiptar i të cilit është Jehona. “Nuk kisha saksin tim dhe atyre iu nevojitej ritmi, kështu që fillova t’ju bija daulleve duke shpresuar se askush nuk do të më dëgjonte. Gjithçka duhej të bëja ishte të krijoja ritëm. Në mënyrë origjinale (në fillim të 2005-ës), ne luajtëm në pjesën e poshtme të qytetit vetëm sa për të pasur lek për një birrë. Dhe funksionoi, njerëzit na dhanë para”.

Në qershor të vitit të shkuar ata blenë me urgjencë një autobus shkolle, i shtuan një serbator special që nuk harxhonte shumë dhe me të mund të vraponin e bridhnin në restorantet plot yndyrë dhe të vizitonin shtetet perëndimore për aq sa ishte e mundur.

Grasoja ishte pa lekë, ata zakonisht e merrnin atë nga restorantet japoneze. Me pak fjalë, ata i ndiqte aroma e përkohshmërisë dhe shumë shpejt mësuan si të jetojnë vetëm me pak dollarë në ditë. “Nëse ke vetëm 2$, do të gjesh si të jetosh vetëm me 2$”, shpjegon Joshan, emri ligjor i të cilit është Josh Kaufman. Lakër, gjalpë kikiriku dhe gjevrekë të skarcuar ishin ushqimi bazë që hanin, aq sa për ndonjë gjë që mund të përdornin mërzitshëm, rrëmonin. “Amerika është kaq shkapërdare, sa gjithmonë mund të gjesh një kuti me mollë në një depo ushqimore në Dumpster”, shton ai.

Ndanë Josh dhe vëllait të tij më të madh Justin, i cili gjithashtu ka një të kaluar muzikore “gjithëpërfshirëse”, qëndrojnë shumica e anëtarëve “Albania Mania”. Ata i bashkëngjiten grupit të pafamiljarizuar me instrumentet e tyre, kështu që pritshëm edhe muzika është copë-copë. (Kanë një faqe të tyren në internet: “MySpace”- myspace.com/albaniamaniareally, me ”shembuj” për kuriozët, dhe tashmë po regjistrojnë albumin e tyre).

Muzika që luajnë është një kakofoni drithëruese vajtonjëse, me këngë folklorike ku spikat fizarmonika, të përshkruara nga melodrama e botës së vjetër. Ata vishen si endacakë “të stolisur” për martesë, veshin fustane modestë dhe të gjerë, kostume të ngushtë dhe luajnë me një fitim absolut, duke filluar që nga ofshamat e lirikave të thyerjes së zemrave dhe fatkeqësive ndërsa priren kah instrumenteve, të cilët gjithmonë iu largojnë nga vetja një fije dëshpërimi. Ky potencial për melodramë është ajo çfarë vizaton tek ata teatralitetin e muzikës lindore. Dhe ata zgjodhën Shqipërinë për të njëjtën arsye, ashtu si edhe Dustin Hoffman bëri në “Wag the Dog”: “Kush di ndonjë gjë për Shqipërinë”?

Duke lënë mënjanë artin e organizimit të shfaqjeve, ata nuk janë në “majë” të shoqërisë.

“Mënyra e vetme si mund të pëlqehej muzika jonë ishte nëse kishim karaktere të fshehur mbrapa, njerëzit që e duan Amerikën dhe muzikën që ne luajmë, mendojnë se ne jemi mbresëlënës dhe vetëm dua të bëhemi të famshëm”, thotë Kaufman.

Pra, “të jenë shqiptarë” për ta është një udhë-lojë, ku mund të arrijnë diku dhe në të njëjtën kohë të jenë sërish vetvetja. “Në këtë mënyrë ne nuk kemi për të bërë asgjë nga këto gjëra (shën aut.: të vjedhin, të bëjnë muzikë “të çuditshme, etj.) dhe akoma mund të jemi ‘vetja’ në jetën private, ndërsa në publik mund të jemi drejtues shfaqjesh dhe të fshihemi pas karaktereve tona”.

“Muzika jonë thithet, por ne bëjmë shumë para për të jetuar, e kështu ndjehesh më mirë si dhe ke nevojë për më tepër para. Fillimisht angazhohesh për një natë, pastaj shkon më tutje. Sa më mirë të marrësh, sa më shumë para të fitosh dhe sa më shumë të rehatohesh, gjërat fillojnë përkeqësohen”.

Shpenzimi i fundit më i madh për bandën, e cila vitin e kaluar i ra përmes vendit duke udhëtuar, ishte zëvendësimi i motorit të autobusit, pasi ai u prish në Savannah përpara se të vinte dita e St. Patrick. U shkrumbua ndërkohë që ata vështronin. Më pas u ça plotësisht, kurse “shqiptarët” në mënyrë të gabuar vendosën të grumbullojnë para për ta riparuar. Në fillim të Qershorit ata përfunduan tre muajt e tyre të pushimit dhe filluan të udhëtojnë sërish, këtë herë në Çikago, Nju Jork dhe Quebec.

Në fund, autobusi nuk bënte më dhe shumë shpejt u braktis në favor të makinës së udhëtimit.

Së fundmi, në Montreal iu kërkua të luanin në festivalin e muzikës së Evropës Lindore në Shtator, kështu që shumë shpejt ata do të bëjnë rrugën e tyre drejt veriut. Në të njëjtën kohë, ata do të interpretojnë për disa “mbrëmje” rreth Nashville, duke përfshirë pjesën e poshtme të qytetit këtë të shtunë, në afërsi të Broadway dhe Second Avenue.

Nëse gjithë këta tinguj ngjasojnë sadopak me versionin mjuzikal të “Borat gag” (Mashtrimi i Borat), vërejmë se dy angazhimet më të mëdha ideologjike të bandës lidhen me “artin publik, por sigurisht, dhe me shqiptimin”,- sipas Justin Kaufman. “Nuk mund të marrësh asnjë nga këto shumë seriozisht, kurse shqiptimi ndihmon që çdo gjë të duket më budallallëk se sa është në të vërtetë. Dëshirojmë të mbajmë çdo gjë si “budallallëk” sa më shumë të jetë e mundur”. Përveç braktisjes së tyre të autobusit si mënyrë e të udhëtuarit, ata nuk kanë harruar parimet e tyre themeltare, as e kanë humbur panoramën e famës që vetëm toka e premtuar, Amerika mund të ofrojë. “Ne duam të sponsorizohemi nga Sparks dhe Oprah”, thotë Starr. “Ne duam të bëhemi të famshëm, sepse… nuk jam në kolegj dhe prindërit më urrejnë…”

Marrë nga “Nashville Scene”

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente »

  1. ardi thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 3:43 pm

    …argetim eshte kjo adresa poshte… :)
    …kjo eshte e para band qe ka dhene koncert ne pallatin e kongreseve dhe ka hapur rrugen e grupeve te tjera me kenge te huaja qe nga - the beatles, dylan e deri tek celentano e battisti….e para band qe ka manaxhuar A Boshnjaku….
    koncerti eshte dhene 11/21/1991

    http://www.youtube.com/ARDIJON4466

    cilesia nuk eshte e mire se fotot jane te vjetra…

  2. artan thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 3:48 pm

    Kesaj i thone te “talesh k.q.e.t me “muzike” dhe te behesh i famshem,me te “pa fameshemit” Shqiptaret,”Albania mania”-eshte si te thuash te kthesh historine mbrapa kur portugezi eksplorues Amergo Vespuci, zbuloje nje kontinent te ri qe me vone i vune emrin per ta nderuar,sepse kishte zbuluar rrugen per ne kontinentin e ri,qe shume Erupian do ti bente me endra per tu bere te pasur,dhe ashtu ndodhi..tani ka filluar anasjelltas,te “zbulojme” Shqiperine ,ne Amerike qe te bejme ca para.. shume e forte si fillim, c`fare nuk ndodh ne Amerike,cudite me te medha te botes do te gjesh atje.

  3. Odysseus thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 4:26 pm

    Uu, po keta qenkan krize fare.. Muzika qe do bente Tom Waits po te jetonte ne Korce. :) Me pelqekan.

    myspace.com/albaniamaniareally

  4. aloire thotë:

    5 Nëntor 2007 @ 11:10 pm

    degjoni nje cik dhe kte grupin tjeter qe ne frymen e posmodernitetit dhe sampling kendon kenge shqiptare.

    http://www.myspace.com/zagnutorkestar

  5. blete Shkruaji mesazh privat thotë:

    7 Nëntor 2007 @ 9:06 pm

    shihni edhe giovanni & sebastian, po te jeni ne myspace. kane edhe nje kenge “albanian girls” qe me kenaq fare.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.