Albania? Bad Land

Ne faqen kryesore te versionit italisht te sitit Lonely Planet (sipas guides se mirenjohur te udhetimeve) promovohet libri i ri i themeluesit te saj, Tony Wheeler i titulluar “Bad Lands - nje udhetim i madh permes trajtave me te dhunshme e me groteske te pushtetit.”

Mes shteteve si Irani, Iraku, Koreja e Veriut, Libia, Kuba, Myanmari, Afganistani dhe Arabia Saudite, te perzgjedhura si vende te qeverisura nga qeveri totalitare, mike te terroristeve nderkombetare ose thjesht si vende ku jetohet keq, figuron edhe Shqiperia. Dhe kjo jo sepse vazhdon te jete nje “Shtet Maskara” por sepse ka ofruar shembullin mahnites te nje diktature te vogel dhe te vecante qe per dhjetera vjet e izoloi vendin nga shtetet e tjera duke i imponuar popullates kosto te konsiderueshme.

Autori i librit ka elaboruar edhe nje meter te vecante EvilMeter (metri i se keqes) sipas te cilit klasifikon tokat e keqija.

Ajo qe nuk kuptoj eshte arsyeja se pse autori ka perfshire ne liber Shqiperine dhe jo, p.sh., Rumanine e Causheskut, apo B.S.-ne e Stalinit, apo Gjermanine e Hitlerit, apo ndonje shembull tjeter diktature.

http://www.lonelyplanetitalia.it/articoli/articolo.php?id=5041

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. dukati thotë:

    4 July 2008 @ 10:22 am

    Nje vend i vogel shqiperia dhe kaq i pasur ne burime natyrore dhe prane te gjitha te mirave nuk ka pse te jetoj jeq veç faktit te qeverisjes se keqe

  2. emerkot thotë:

    4 July 2008 @ 10:32 am

    http://www.lonelyplanetitalia.it/video/index.php?video=32

  3. Vlore1920 thotë:

    4 July 2008 @ 11:10 am

    ky taljoni duket se e ka humbur metrin per Napolin, Siciline,Kalabrine, Pulian etj se nese shqiperia avash avash po behet keto rajone s’kane per tu bere kurre.

  4. peshkaqeni thotë:

    4 July 2008 @ 11:53 am

    Tony Wheeler e
    italiani siano boni
    Per mangiare macaroni
    e kakare in pantaloni

  5. Odysseus thotë:

    4 July 2008 @ 2:25 pm

    Lereni Toni Wheelerin se atij i ka ngec kalendari ne ‘97.
    Me mire pyesni ‘te jashtmit” qe vijne ne Shqiperi e kur ikin gati s’u besohet sa mire ia kane kaluar.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com