Identifikohu



Regjistrohu

Al Gore dhe paneli i OKB fitojnë Nobelin për paqen

Aktivisti i fushës së ndryshimeve klimatike, Al Gore dhe Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike janë fitues të Çmimit Nobel për Paqe.

Z. Gore, 59 vjeç, ka qenë zëvendëspresident në administratën e presidentit Bill Clinton dhe i është përkushtuar që nga ajo kohë, çështjeve të mjedisit.

Paneli i OKB-së, që ka në përbërje 3 mijë shkencëtarë me emër nga mbarë bota në çështjen e mjedisit, është organizmi qendror për ndryshimet klimatike.

Komiteti i Nobelit tha se dëshironte të ndihmonte që bota të fokusohej në kërcënimin me të cilin përballet nga ndryshimet klimatike.

Duke njoftuar fituesit, kreu i Komisioni të Çmimit Nobel, Ole Danbolt Mjoes, tha se fituesit e këtij viti ishin zgjedhur “për përpjekjet që kanë bërë për të shtuar dhe përhapur njohuritë për ndryshimet klimatike që shkaktohen nga njeriu dhe për të vendsour themelet për masat që nevojiten për të përballur ndryshime të tilla”.

Z. Gore kandidoi pa sukses për president në SHBA në vitin 2000.

Që nga ajo kohë ai iu është përkushtuar çështjeve klimatike.

Në vitin 2006 fitoi çmimin Oscar për filimin e tij dokumentar të viti 2006 “An Inconvinient Truth”.

Dy fituesit do të ndajnë çmimin në vlerë 1.5 milionë dollarë.

 

Burimi: BBC në shqip

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

12 Komente »

  1. Haxhi thotë:

    12 Tetor 2007 @ 2:25 pm

    Qmimet per Nobelist u ipen njerezve dinak (gjelateve)

    Ndersa ndaj atyre qe kan kontribue per njerezin per te miren e tyre keqtrajtohen !
    me nderime per te nderuarit.

  2. tropizma Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Tetor 2007 @ 2:48 pm

    E kam te veshtire ta kuptoj/sqaroj mire, po ja qe me bezdis cmimi. “Ceshtjet e medha” qe kapin politikanet ne SHBA, mgjs te rendesishme, jane edhe taktika politike - cdo politikan tashme duhet ta kete nje ceshtje, keshtu eshte transformuar politika ne konkurence mes ceshtjeve. Sic me bezdis fakti qe panelet e OKB-se apo OKB-ja vete rregullisht ushqehen nga Nobeli me dekorata milionere.

    Per te qene me pozitive, te pakten po theksohet ngrohja e globit per nja-dy jave ne saje te Nobelit. Sic nuk ishte pak qe perpara disa javesh Mr. Bush pranoi ekzistencen e ngrohjes globale (per ata qe nuk jetojne ne SHBA apo nuk e dine, republikanet rregullisht e mohojne problemin si baptistet evolucionin).

  3. VLORA PERLE! thotë:

    12 Tetor 2007 @ 3:01 pm

    @Haxhi,
    e kishe fjalen per Cmimet dhe jo Qmimet, se na shkrive fare me kete shqipe domethene

    @tropizma,
    E pashe ate DVD-ne e fundit qe qarkullon nga Al Gore, “An Inconvenient Truth”.
    Pershtypja eshte qe eshte nje perpjekje shume e mire per te ndergjegjesuar “human being”, lidhur me problemin e mijevjecarit, ndryshimet klimatike si pasoje e “uncontrolled industry”, edhe pse nja dy si fakte “shkencore” m’u duk se nuk qendronin, si dhe nje chapter te tere ia ka kushtuar vetes, nje si nenkuptim i qortimit ” po te me kishit zgjedhur mua, do kisha shpetuar boten nga ngrohja..”

    Cmimi, nuk ka gjithmone kriter madheshtine e punes apo aktivitetit te bere, por edhe temen, dhe vemendjen mbareboterore, dhe kthesen pozitive qe shkakton ai aktivitet apo studim.

    Kshu qe ky cmim nuk i eshte dhene vetem Al Gore dhe Paneli Ndërqeveritar, po me kete jane inkurajuar te gjithe njerezit Green Peace ne cdo cep te botes.

  4. Cheney thotë:

    12 Tetor 2007 @ 3:07 pm

    tropizma,

    Filmi i Al Gorit nuk lejohet te shfaqet ne shkolla si suplement edukativ nese nuk do te rregulloje nja 2 fakte te deformuara shkencore.
    Kot ti hyme ketij muhabeti, ngrohja globale eshte e pamohueshme dhe e pa kontestueshme. Njekohesisht, ndonese aktiviteti njerzor eshte nje nga arsyet e ketij ndryshimi eshte e pamundur te percaktojme magnituden e efektit ‘njeri’.

  5. artan thotë:

    12 Tetor 2007 @ 3:26 pm

    Ndotesit me te medhenje te globit,qe kane efekte te konsiderueshme ne ngrohejen globale jane,jane shtetet industriale me te zhvilluara,ku hyn vet Amerika,
    Inisiativa e Al Gore eshte e drejte por nuk besoj se demi mund te riparohet,pasi njerzit nuk mund te jetojne dot pa teknologjine industriale,e cila prodhon shume ndotje .
    Djegjet e ndryshme te qymyrit,gazit,karburanteve, provat e ndryshme berthamore ,ose aktivitete e termocentrave rrisin artificialisht temperaturat,dhe pranine e gazrave ne atmosfere,kjo ka bere qe te demtohet shtresat e ozonit,te cilat mbrojne token nga rezatimi vdekje prures i planetit ,diell.

    Shembuj ,dikur bente nje dimer shume i ftohte,sa kur shkonim ne shkolle,luanim me akujt e pellgjeve te ujit,duke rreshqitur mbi to,Bora ishte e pranishme,ne dimer.
    Ndersa sot nuk ka dimer te eger si dikur ..

  6. Penar Musaraj Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Tetor 2007 @ 4:48 pm

    Cheney, E drejte qe filmi i Al Gore ka hasur probleme persa i perket saktesise keto kohet e fundit. Nje gjykates anglez ka vendosur se ka 9 gabime shkencore ne film, dhe si rrjedhim filmi mund te perdoret ne shkolla vetem nese eshte i shoqeruar nga nje guide qe nxjerr ne pah keto gabime.

    Linku i artikullit:
    http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/education/7037671.stm

  7. Blendi Shkruaji mesazh privat thotë:

    12 Tetor 2007 @ 5:10 pm

    Ky duhet ta kishte fituar Nobelin kur “shpiku internetin”…
    Kur s’ke personalitet me mund George W. Bush pasi ke qene Zv. President per 8 vjete eshte icik veshtire te mos e perceptosh si “humbes”…LOSER.

    He sat down when he needed to step up. Urime Al, now shove it.

  8. INA thotë:

    12 Tetor 2007 @ 5:33 pm

    Me vjen keq ta them, po sa mire qe nuk u zgjodh president. Per mendimin tim eshte njeri i dobet ne fushen politike.
    “Shpiku internetin” :D
    Ai s’ka thene teksualisht ashtu, por ka qene nje budallallek menyra si eshte shprehur.
    Cmimin per paqe e fitoi dhe Jaser Arafati (’94, ne mos gaboj), por me vone u kuptua qarte qe nuk e meritonte. Do vije dita kur te thuhet qe dhe Albert nuk e meritonte (per mendimin tim).

  9. Haxhi thotë:

    12 Tetor 2007 @ 5:45 pm

    VLORA PERLE

    Ti moje Vlore deles ja pave nje here e i bene kritike duket se luajte nga mendja!!!!
    Une nuk e kam germen (ç )te madhe dhe vendosa ta nisi me (Q) sa per fillim e ti zonje e rende nuk e sheh veten se me Cmim nuk shkruhet ta pafsha piken e hajrit!!Por une nuk po te japi kritika,sepse i qeshuri te perqesh!!!!
    Dhe sa per çmime per paqe e per Nobelista kam ndejtur me shumeeeeee dhe i njohe se sa jane me peshe!!!!!!!!!!!

  10. Leon Shkruaji mesazh privat thotë:

    13 Tetor 2007 @ 4:01 pm

    Ja edhe disa pyetje qe mund ti bejne shqiptaret vetes..
    Sa ndikojne ata ne ngrohjen globale?
    C’fare bejne per mjedisin?
    A mesohet neper shkolla respektimi dhe mbrotja e mjedisit??
    Sinqerisht eshte pak komike, qe dikush e ka vendusur kete shkrim ne nje faqe shqiptare!

  11. hellrazor Shkruaji mesazh privat thotë:

    14 Tetor 2007 @ 2:51 am

    ‘ngrohja globale’ eshte nje scam dhe po te shikoni me kujdes se sa veta punojne per kete fenomen eshte marramendese…gazetare , aktiviste, institucione qeveritare me mijera e mijera.
    Fondacione qe mbledhin leke ne popull dhe nje ‘ceshtje’ tjeter per te mbajtur njerezimin te preokupuar
    ceshtja eshte teme e gjate dhe une shkruaj vetem me dy gishta…

  12. Pjer Thomas thotë:

    14 Tetor 2007 @ 3:04 pm

    Ne fakt problemi i ngrohjes globale, eshte shume me i rrezikshem nga ç’pandehin njerzit. Ne vitet e ardhshme priten te ngordhin shum specie te domosdoshme per ekuilibrin natyror, sikunder priten te dalin disa specie/insekte agresive. Miliona njerez priten te vdesin apo te semuren nga ndotja e ujtit dhe ajrit. Rastet e te semurve nga mushkrite po shtohen me shpejtesi. Kerkesa per energji po rritet , gje qe po ben qe shtete te ndryshme te vazhdojne te ngrejne akoma termocentrale me qymyr dhe nafte.
    Ne fakt , dhenia e çmimit Nobel Al Gores eshte nje apel ndaj politikanve te shteteve te ndryshme , duke filluar nga Xhorxh Bush e deri tek te tjere qe nuk marrin masa per ambientin.

Burim RSS për komentet · TrackBack URI

Shkruaj një koment (login)


Peshku ruan të drejtën të fshijë ose zbehë komentin që po dërgoni, sidomos nëse:
1) komenti fyen autorin, komentuesit e tjerë apo persona publikë
2) komenti është jashtë teme
3) komenti është shumë i gjatë
Nuk kemi qejf të censurojmë askënd, por ama diskutimet në faqe duam t'i mbajmë civile dhe të sjellshme.